Close
Faqja 27 prej 27 FillimFillim ... 17252627
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 538 prej 538
  1. #521
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    S'e di pse sot ?!

    S'e di pse sot mė the tė dua,
    Kur vitet lumė ishin pėr ty,
    Ne kurrė tė dy s'u dashuruam,
    Por nuk u shamė e s'thamė, s'ke sy.

    Ti Perėndi pa eksploruar,
    Unė Zot i madh pa njė pendesė.
    Nėse tė dy s'u dashuruam,
    Kjo dashuri na ra nė pjesė.

    Po ti po ike dhe s'tė pėlqeu.
    Pėr fatin tėnd unė s'dua pjesė.
    Jam bir Malėshove qė s'tė gėnjeu,
    Por fatin tonė e ndan nė mes.

    Ndaj si fisnik kurrė nuk ndaj pjesė,
    Pėr ty dhuroj ēdo pasuri.
    Po kam gabuar, tė kėrkoj ndjesė,
    Po asnjėherė s'ndaj dashuri.

    Si njė fshatar mė duhet prona,
    Por prona femėr s'ka kuptim.
    Nė dashuri,kur s'njihen norma,
    Kėtu gjithēka ka njė mbarim.

    Unė nuk mbaroj ,jo s'e nuk dua,
    Prova kam dhėnė nė infinit.
    Nėsė dashurinė ti ma jep hua,
    Askujt nė jetė nuk i them prit !

  2. #522
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Vėrtetė

    Vėrtetė ēudia ndodhi mbrėmė,
    Pa turp Hėna mė tha: Tė dua !
    Ajo s'e di, jam tip i rėndė
    Edhe s'mendon qė kam njė grua.

    S'e di ēfar pati kjo lozonjare,
    Njė gjė e bukur dhe delikate,
    M'u shfaq si ėngjėll nė dritare,
    Si njė hajdute pas mesnate.

    Kjo orė, vėrtetė ėshtė pėr kusarė,
    Jo kush ėshtė i dashuruar,
    As, pėr dashurinė e vrarė,
    As, pėr ēifte tė lumturuar.

    Fajin e ka Hėna vetė,
    Qė mė thotė : Veē ty tė dua !,
    Por unė, se kam kaq tė lehtė,
    Se nė krevat e kam njė grua.

  3. #523
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Vajzat Korēare

    Kush nuk ka puthur vajza korēare,
    Mė kot beson nė dashuri.
    Ato mbi buzė kanė mjaltė arre,
    Kumbull stambolli,O Njeri !

    Ēfar tė shikosh i bekoftė Zoti,
    Llokum me arra janė ato.,
    Nėse s'i puth tė marrtė morti,
    Unė do ti puth, me domosdo.

    Njė Drenovare e kam pas ėndėrr,
    Po u tregua e pa besė,
    Mė bukur s'kish se ajo femėr,
    Po mua nuk mė nxorri pjesė.

    Sot jam nė Korēė e do puth ēupa,
    Do bėhem njė djalosh i keq,
    Pa tjetėr qė do pėrmbys kupa,
    Omer Khajam,askush s'mė ndreq.

    More do puth vajza korēare,
    I kam fiksim dhe pse s'kam mosh.
    Ato kur dalin nė dritare,
    E heqin diellin osh, or osh.

    Kush nuk ka puthur vajza korēare,
    Mė kot jeton nė kėtė jetė,
    Unė sot e dogja shpirtin fare,
    Unė sot vėrtetė ndjehem poet.

    Nuk bėj shaka kuptomni mirė,
    Vajzat korēare Perėndi !
    Njė autobot do pi me birrė,
    Mbi gjijtė e saj do bėhem fli.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar riza2008 pėr postimin:

    Ilirana (14-12-2013)

  5. #524
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Kam dėshirė

    Kam dėshirė qė askush mos tė vdiste nga kjo bot,
    Asnjė qėnie e gjallė,asnjė mizė,
    As dhe hajduti mė i kot,
    As dhe kryeministri qė tė fut nė krizė.

    Le tė jetojnė tė gjithė,s'prish punė,
    Sejcilit sipas hesapit tė vetė
    Dhe ata qė tė hėnės i thonė tė shtunė
    Dhe ata qė kanė lindur nė epruvetė.

    Dhe ata qė turpin e hanė me bukė,
    Lėpijnė gishtat e gajasen mbi pjatė
    Dhe ata qė gabimet e tjetrit i zmadhojnė me lupė
    Dhe ata qė helmin e quajnė mjaltė.

    Kėshtu mendoj unė ,vdekje mos tė kishte,
    Vdekja mė e mirė ėshtė ajo pėrsėgjalli.
    Tė gjithė do thaheshin si njė barishte
    Dhe do ngordhnin si njė zhabė bri moēali.

  6. #525
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Nėse mė besoni

    Nėse ju them : Mė zuri pleqėria,
    Mos mė besoni,kėtu ka hilera.
    Akoma zemra rend pėr dashurira,
    Akoma truri e di se ku ėshtė vlera.

    Ua them ta dini dhe mos t'ju gėnjej,
    Syrin prapė e shkel,kur shikoj tė bukura.
    Vlej pėr to, apo fare s'vlej,
    Nuk ka rėndėsi,i dua si flutura.

    Jeta mė ka dashur,jo s'mė ka mėrzitur,
    Ndaj dhe pleqėri nuk ndjej aspak.
    Veē pėr dashuri vazhdoj i uritur,
    Ndaj s'kini ē'tė thoni,s'mė thoni dot plak.

    Vitet pėrmbi supe s'i quaj ēudira,
    Se ēudi e jetės,jam do mbetem unė,
    Mėndja fluturon nėpėr dashurira
    Edhe nuk kursehet i dhuron si lumė.

    Ndaj mos u gaboni nga thinjoshi plak
    Dhe njė dhėmb nė gojė vlen pėr tė kafshuar.
    Nėse ju gėnjej,puthjen s'e kam hak,
    Nėse mė besoni : Vdes i dashuruar !

  7. #526
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    S'pėrkulet kjo kockė

    Mėngjeseve,mė vjen turp qė tė dal,
    Me fytyrėn e lodhur nga nata.
    Kjo fytyrė e kthyer nė djall,
    Mund qė tė tjerve t'u kallet data.

    Gjėj forca dhe veten e mbledh,
    Sa hap derėn e shkallėt i zbres.
    Nga shkarpė,kthehem nė gjeth
    Dhe rrugėn e vazhdoj serbes.

    Duke qeshur pėrshėndes kalimtarė,
    Mė i lumturi thonė ata nė botė,
    Por s'e dinė se kjo mėndje e marrė,
    Buzėqesh e i pėrshėndet kot.

    Mėngjesi kuptohet me mua,
    Si nėna me birin e vetė,
    Si burri me tė mirėn grua,
    Si qielli qė kupton rrufetė.

    Vazhdoj aktroj nėpėr rrugė,
    Ēdo minutė njė Riza tjetėr.
    Mbrėmjeve i kthyer nė muzė,
    Pėr gjithė ditėn e vjetėr.

    S'pėkulet kjo kockė si letėr !

  8. #527
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Dikush

    Dikush mendon se unė jam karamele
    Mund tė lėpijė sa herė qė do sheqer.
    Mund tė mendoi se edhe mund tė velet,
    Por mund tė ndshet dhe me njė zeher.

    Dikushi mendon sipas hesapit vet,
    Pėr mua kjo aspak s'ka rėndėsi.
    Se unė askėnd nuk e fus nė kulet
    Dhe dashurinė se blej me pasuri.

    Dikush mendon se jam lėpirse dore,
    Pa frikė mendon se mund tė mė gėlltit,
    Por kurrė s'mendon, si ndonjė dashnore,
    Qė ti puth hiret dhe tej tė vėrtit.

    Dikush pėr mua mendon, siē i thotė truri,
    Njeri pa sens,njeri fare kot.
    Njė dikush tjetėr thotė njė palo huri,
    Qė jeton, pa derdhur njė pikė lot.

    Dikush mendon se jetėn ka trazuar,
    Me rima botėn shpesh e ka pushtuar.
    Dikush mendon se mė ka dashuruar,
    Njė dikush tjetėr thotė ka tradhėtuar.

    Dikush,dikush mendon tej jetės sime,
    Mendon pėr njerzit qė sot, s'janė tė gjallė.
    Mendon se unė gėnjehem dhe me njė thėrrime,
    Por kurrė s'mendon qė shpirtin s'e kam tharė.

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar riza2008 pėr postimin:

    Ilirana (14-12-2013)

  10. #528
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Unė sinqerisht tė pėrgėzoj mikRiza ĒATO, pėr palodhshmėri, pėr dashurinė ndaj fjalės sė bukur...tė uroj shėndet e suksese tė reja...

  11. #529
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Njė gllėnjkė qetėsie i lyp botės mjerane

    Ē’tė bėj unė,endacaku qė s’ mė flihet,
    Pas gjurmėve qė i ka lėnė koha ec.
    Me shekujt jeta ime, rrihet e zihet,
    Mes fjalės egėrsirė, pa dashje ngec.

    Mbi supe e mbaj diellin dhe hėnėn,
    Ylberin e hedh gjithmonė shall nė qafė,
    Shamia e kokės,simboli i nėnės,
    Flamur e kthej ,kur bėj ndo njė gafė.

    Kush jam unė ? Ēfarė jam unė ?
    Nė kėtė botė tė trazuar nga urrejtja.
    As gjė mė pak se njė pikėz ujė,
    Mė shumė se ai ,qė nuk ėshtė vetvetja.

    Njė gllėnjkė qetėsie i lyp botės mjerane,
    Ta kaloj pa mė ngecur nė fyt,
    S’ka gjė nėse eci kėmbė zbathur,pa nallane,
    Vetėm urrejtjen, me kėto vargje ta mbyt.

  12. #530
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!




    Nė vendin ku krasiten kokėt

    Nė vendin ku krasiten kokėt,
    Sytė lotojnė e shpirti dhemb.
    Paqe s’ka kurrė me botėt,
    Plumbi di se ku bėn vend.

    Rrugėt tremben,pemėt nxihen,
    Kalimtari sytė pėrpjetė,
    Rrezet me vetveten zihen,
    Ditėt vetėm tatėpjetė

    Edhe zogjtė struken tek retė,
    Cicėrima lot vajtimi.
    Hėna gdhihet,petė-petė,
    Pėrcaktohet fundtakimi.

    Nė vendin ku krasiten kokėt,
    Baruti rritet dhe nė gur.
    Jo s’pėrfillen fare lotėt,
    Fjala shkėmb e heshtja mur.

  13. #531
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Jam modest me veten time


    Jam modest me veten time,
    Veten s’e jap pėr as gjė
    Dhe pse mosha s’ėshtė pėr trime,
    Unė bėhem qė ē’ke me tė.

    Nė mėngjes dhe pse s’kam fjetur,
    Fytyrė ēelur dal nė rrugė,
    Pak humor qė mė ka mbetur,
    Ja fal vargut,kur kam muzė.

    Vishem shik edhe krekosem,
    Pėr tu dukur mė i ri,
    Nuk harroj qė po rrudhosem,
    Po s’tė dua pleqėri.

    Kur takoj miq edhe shokė,
    Buzėqeshje u dhuroj.
    S’i mbuloj thinjat nė kokė
    Dhe nuk them qė s’dashuroj.

    Jam modest me veten time,
    Po nuk e kthej manekinė.
    Dhe nė halle sjell gėzime,
    Rroj nė jetė pėr Dashurinė !

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar riza2008 pėr postimin:

    shigjeta (19-01-2014)

  15. #532
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    S’u bėra dot

    S’u bėra dot Omer Khajam,
    Esenin, s’do bėhem kurrė.
    Kėtu ngela,ashtu siē jam,
    Po nuk ngela, palo burrė.

    Sa shumė dėshira ka ky shpirt,
    As bota vend nuk ka t’i mbajė.
    Robert Bernsin e kam mit,
    Lasgushi dallgėt diti t’i ēaj.

    Desha tė jem pak Dritėro,
    Thosha : Ē’ka ai mė shumė!
    Lexo Riza,gjithmonė lexo,
    Se poezia do shumė punė.

    Mė shumė se kushdo, Sejfulla,
    Se ai vend tė dy na rriti.
    Me Lame Kodrėn, s’bėhet shaka,
    Vargu i ti malet i ngjiti.

    Po unė s’u bėra e s’u bėra,
    Ngela rob i ndjenjės time,
    Poezia do shumė gjera,
    S’e pranon gjellėn me qime.

    Sa shumė ėndrra unė kam parė,
    Me Pushkin e Ahmatova.
    Qeshur kam edhe kam qarė,
    Por askujt nuk ja tregova.

    Erdhi dita tė rrėfehem,
    Kalama nė poezi.
    Pėr poetėt mallėngjehem
    Dhe pėr ta fal dashuri.

  16. #533
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Tė them pėr Ty

    Tė them pėr Ty qė je mbi bukuritė,
    Them, kam thėnė, pak e ndoshta shumė pak.
    Unė edhe ti i puthim shpesh liritė,
    E them me vete shyqyr, s'kam merak.

    Por s'di ē'tė them edhe s'di ē'tė shkruaj,
    Se bukuritė i kalojnė perėnditė.
    Po them me vete, lutem tė mos vuaj
    Se dashuritė i shtojnė marrėzitė.

    Unė qesh e vuaj edhe pėr njė mizė,
    Pėr dashurinė gjithmonė kam venė maraz.
    Nuk mund tė ndodh qė mund tė prodhoj krizė,
    Se dhe nė dhimbje ,njerėzve u sjell gaz.

    Po ja s'kuptoj ca gjėra qė vinė rishtazi,
    Mendohem e mendohem pa kufi.
    Unė jam ai qė as njė herė s'vi brishtazi,
    E s’mund ta di kush quhet tradhėti.

    Tė them pėr Ty qė i ēmend Perėnditė,
    Vetja ime, ėshtė ēmendur me kohė.
    Po unė pėr ty i respektoj gjinitė,
    Nė tė kundėrt botės i sjell llohė.

  17. #534
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Na lini tė qetė

    Na lini tė qetė o mendje tė liga,
    O njerėz pa shpirt na lini rehat.
    S'ka ē'na duhen mė llastika me biga,
    Na lini tė qetė nė tė vetin fat.

    Na lini tė shkruajmė dy rreshta nė vdekje,
    Tė gjithė njė ditė ikim nga kjo bot,
    Na lini tė pimė njė gllėjkė nė etje,
    Boll sa jemi gjallė ,sa lėvis kjo rrot.

    Mjaft me kokė mėnjanė e turinj tė varur,
    Mėritė dhe zėnkat,jo nuk janė pėr ne,
    Koha qė ka ngelur tė mos jetė e mardhur,
    Qielli i poetit kurrė tė mos ketė re.

    Qielli i poetit nuk pranon laraska,
    Krrokėrrima korbi nuk ka pse i duhen.
    Pėr tė gjithė fytyrat s'ka pse tė ketė maska,
    Zoti qė tė gjithė na merr e na ruan.

  18. #535
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Kur tėmthat tė mė rrahin trupin

    Kur tėmthat tė mė rrahin trupin,
    Do desha gjuhėn ta kafshoja.
    Me zemėr tė bėja tė urtin,
    Qė as njė herė tė mos gaboja.

    Mbi ballė tė vendosja qetėsinė
    Dhe fjalėt mirė ti peshoja,
    Tė bėja be pėr dashurinė,
    Si manushaqe tė kundėrmoja.

    Do desha pranė menēurinė,
    Me fjalė tė ėmbla tė mė fliste,
    Qė plaga tė mos zėrė pusinė
    Dhe si kriminel tė mė vriste.

    Kur tėmthat tė mė rrahin trupin,
    Me duar kokėn do kafshoja.
    S’do desha mik tė kisha turpin,
    Por si njė gjarpėr ta helmoja.

  19. #536
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!




    Nuk zhgėnjehem kurrė nga Perėnditė

    U gėnjeva,por gėnjeshtėr e bukur,
    Iku mendja, harroi 1Prill.
    S'kisha mendje as dhe pėr tu lutur,
    As tė thosha : Mblidh or mendjen mblidh !

    Shtanga,ngela,si njė gjė e gurtė,
    S'po kuptoja dot as veten time.
    Unė qė e heq veten si tė urtė,
    M'u ngjeth trupi,sikur kam bėrė krime.

    S'tė kam mik nuk vlen mė pėr mua,
    Tė hoqa nga lista,ndjej zhgėnjim,
    U skuqa,u zverdha si njė kokėrr ftua
    Dhe i thashė : Mos e ke gabim !

    Jo mė tha me njė zė tė prerė,
    Mė ke sharė dhe je sjellė keq,
    Si ky prill pėr Zotin s'jam ndjerė,
    Ē'ėshtė kjo datė thashė me vete : Dreq!

    Veshėve mė nuk do tu besoja,
    Se ndoshta nuk dėgjojnė fare,
    Por sė shpejti nxjerr njė fjalė nga goja:
    Ėshtė 1 Prill dhe shahet pa pare.

    Ėshtė mirė ,kur tė gėnjen njeriu,
    Se vetveten e vendos nė provė.,
    Pėr njė ēast zemra krejt mė ngriu,
    Vetėm kokėn e kreha me dorė.

    U gėnjeva ! U gėnjeva ėmbėl
    Dhe nuk them qė s'do gėnjehem kurrė,
    Ēdo gėnjeshtėr e ka mendjen femėr,
    S'ka mė lehtė tė pushtosh njė burrė.

    Jam krenar,mirė qė u gėnjeva,
    Them si kjo u gėnjefsha ditė pėr ditė,
    Se nė zemėr,jo nuk u zhgėnjeva,
    Nuk zhgėnjehem kurrė nga Perėnditė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga riza2008 : 01-04-2014 mė 09:17

  20. #537
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Tė jem

    Tė jem besnik me Ty dhe vetn time,
    Vėrtetė e quaj mė shumė se sakrificė,
    Kjo jetė qė e pėrzien miellin me ime.
    S'e ka problem tė ngul dhe ndonjė spicė.

    Si unė ka shumė,shyqyr qė s'jam i vetėm ,
    Ndaj rruga nuk mė duket aspak e vėshtirė.
    Gėnjeshrėn s'e kam marrė asnjėherė pėr vepėr
    Dhe vetes nuk kam pse ti them gjė e pėshtirė.

    Unė vagabond do jem veē nė parajsė,
    Atje ku horrat s'do gjejnė kurrė vend,
    Por mund tė ndodh qė me dikė dhe ngjasė,
    Por s'mund tė ndodhė tė jem njeri pa mend.

    Tė jem ashtu siē mė ka lindur nėna,
    Kur botėn s'kisha parė, isha memec,
    Askėnd s'do lija qė tė bėnte gjėma,
    Asgjė s'do lija tė ngelesh nė mes.

    Ja qė unė njeriu jam i tjetėrsuar,
    Me nėnėn shpesh kam rėnė nė diskordancė.
    Por nėna ime ka vite e larguar,
    Por prapė me shpirt mė ndjek dhe nė distancė.

    Tė jem besnik me Ty dhe veten time,
    Vėrtetė e quaj mė shumė se sakrificė.
    Kjo jetė na rriti si njė gjė thatime,
    Por kurrė s'na la qė tė prodhojmė ngricė.

  21. #538
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    S'dua tė mė quash ikje

    Kėtu mes pyllit fjalė pak,
    Ku fėshfėrimė ėshtė vet era.
    Njė puthjen tėnde e kam hak,
    Tė lulėzoj si vet pranvera.

    Kėtu mes hijes qė s'ka djersė,
    Ku gjelbėrimi tė bėn pėrvete.
    Mbi gjoksin tėnd me ler tė vdes,
    Qė mos tė them ishte lanete.

    Kėtu tė pres ku vdekja vdes
    Dhe ikjet kthehen vetėm pritje.
    Asgjė s'dua tė lė nė mes,
    Se s'dua tė mė quash ikje.

Faqja 27 prej 27 FillimFillim ... 17252627

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •