Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    Thumbs up Myslim Pasha, Personazhi i Vitit 2010

    Eshte Myslim Pasha Personazhi i Vitit 2010, ish-drejtori i Institutit tė Topografisė Ushtarake tė Shqipėrisė, koloneli ne pension qe deshmoi nje akt atdhedashurie tė fortė nė mbrojtjen me ngulm tė kufijve detarė tė Shqiperisė, duke dalė kundra marrėveshjes pėr ndarjen e ujrave detare me Greqinė.
    Njė njeri qė nė mėnyrėn mė demokratike, pėrms njė oponence tė paqtė nė media, pa luftė dhe pa shkrehur asnjė armė, arriti tė shpėtoje njė pjesė tė detit tė Shqiperisė. Njė zgjedhje e publikut, qė pėr herė tė parė nė historikun e sondazhit tė faqes sė internetit tė Top Channel, vendos nė krye njė personazh qė nuk ėshtė politikan, ēka dėshmon vlerėsimin pėr njerėz qė jo domosdoshmėrisht kanė nė dorė pushtetin, por qė pėrpiqen me sa munden tė ndikojnė pozitivisht pėr vendin dhe pėr fatet e tij.

    Politikės, por jo asaj tradicionale, i takon vendi i dytė, i fituar nga lideri i “Vetėvendosjes” Albin Kurti. Nė fakt, i politikes ndryshe, duke konsideruar faktin qė Kurti, ndonese jo gjithmonė brenda rregullave dhe institucioneve, ka dalė me forcė kundra politikės sė vjetėr, nėse mund ta quajmė kėshtu, dhe politikanėve tradicionalė qė shpesh herė me veprimet e tyre janė kthyer nė objekt polemikash dhe kundėrshtish. Njė vote e forte e publikut kundėr, qė jep me shumė se njė sinjal dhe shumė vlerėsime se ēfarė mendojnė vertetė njerėzit. I votuar pėr dy vite radhazi si personazh i vitit, kryetari i opozites shqiptare, Edi Rama kėtė vit zbret nė vendin e tretė.

    "Rezultatet e votimit tė ketij viti, ndryshe nga vitet e shkuara, tregojnė njė zhvendosje tė vemendjes sė qytetareve nga politika tek persona qė kanė dhėnė kontribut nė fusha tė tjera tė jetės, siē ėshtė fituesi Myslim Pasha i cili ngriti zėrin kundėr njė padrejtėsie tė madhe qė mund t'i bėhej shqiptarėve. Po ashtu nė vendet e para figurojnė edhe emra te tjere qe nuk i pėrkasin politikės, si Julian Assange, themeluesi i Wikileaks apo aktori Nik Xhelilaj, ndėrkohė qė dy politikanėt kryesor nė vend, renditen nė vendin e tretė dhe tė gjashtė" - vėren webmasteri i Top Channel, Igli Gjelishti.

    Nė vend tė katėrt eurodeputetja Tanja Fajon, e cila dha nje kontribut tė rėndėsishem nė liberalizimin e vizave me BE-nė. Julian Assange, thelemuesi i Wikileaks, njeriu qė publikoi njė pjesė tė tė fshehtave tė diplomacisė amerikane, nė tė pestin. Njė vleresim i nje personazhi tė huaj qė sėrish tregon tendencen pėr t’iu rebeluar pushtetit tė njerezve me pushtet. Ne vend tė gjashtė kryeministri Berisha. Nė tė shtatin aktori Nik Xhelilaj. Vendi i tete dhe i nėntė shkon pėr sportin, pėrkatesisht Lorik Canėn dhe Vioresin Sinanin. Nė vend tė dhjetė Shkelqim Cani, ish guvernatori i Bankes se Shqiperise, i cili parashikoi pėrpara nė kohė se edhe Shqipėria do tė preket nga efektet e krizės globale ekonomike.

    http://www.top-channel.tv/artikull.p...1393&ref=lajme
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    DESTINY Maska e freiheit
    Anėtarėsuar
    20-11-2010
    Vendndodhja
    al
    Postime
    229
    thjesht, dhe vetem e meritonte. s'mund te shtohet asgje.
    Liebe -die schwankungen in mir wenn ich deine Schritte höre

  3. #3
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Thone se ia kishte kaluar Berishes vetem me nje vote!

    I uroj jete te gjate profesor Pashait,Shqiperia ka nevoje per njerez te tille!

  4. #4
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Mos na lashte zoti pa njerze si Myslim Pasha!

  5. #5
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Myslim Pasha eshte shembulli me i mire se si me vendosmeri e pamundshmja behet e mundshme. Bravo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illyrian rex : 02-01-2011 mė 17:01

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Myslym Pasha , eshte heroi i gjalle i Shqiperise se sotme !

    Ishalla eshte lulja e pare e luftes dhe guximit intelektual ne Shqiperi !

    I uroj te kete me shume shoke dhe njerez te idealit te tij ne 2011 e ne vazhdim ! U shtofshin rradhet e tyre .

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Shkruani pse nuk shkruani ? Kjo eshte tema qe duhet te ishte mbushur me shume se kurre me postime !

    Madje mos te them se kjo si teme mund te sherbente edhe si indicie per krijimin e nje shoqate me patriotet e atdheut te cilet nuk ishin lakenj te ndonje force poltike , por thjesht te atdheut tone SHqiperise !

    Shoqate e cila te monitoronte cdo akt , Vendim te Keshillit te Ministrave , Ligj , Marreveshje , ndryshim kushtetues dhe cdo lloj levizje tjeter te pushtetit , te cilat dihen me siguri qe nuk shkojne ne interes te Shqiperise dhe te Shqiptareve , por ne interes te pushtetareve dhe komandanteve te tyre te huaj qofshin greke , serbe apo cfaredo !

    Cfare eshte kjo mungese solidarizimi me kete teme dhe me shembullin Myslym Pasha ?

    Atehere "mu.t" te hame si komb , se nuk e meritojme as lirine as zhvillimin ! Shkurt nuk kemi b.ythe . Mire te na e bejne si greket , si serbet , si Sala dhe kushdo tjeter qe i do b.ytha !

    Nuk behet stan me lepuj !

    Nganjehere kur ke pire dicka, mendimet dalin me paster ! Hajt gezuar skllaverine o lepuj !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 09-01-2011 mė 17:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •