Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283

    Fjalor katergjuhesh i vitit 1760

    Nje fjalor katergjuhesh maqedonisht, greqisht, vllehisht dhe shqip i punuar nga prifti Danail nga Moskopolis ndermjet viteve 1760 dhe 1770. Per here te pare publikohet ne gjuhen popullore maqedone me shkronja greke (Venedik 1802).

    Per kete fjalor nuk kam degjuar te jete shkruar ne qarqet shqiptare por kam hasur ne faqe interneti anglisht dhe maqedonisht.

    Di ndonjeri rreth ketij fjalori me gjersisht diēka...

    Emri:  Sg1903.gif

Shikime: 6057

Madhėsia:  72.1 KB

    Ēetirijaziēnik", na makedonski, grēki, vlashki i albanski jazik, sostaven od Danail Moskopolec. Prvipat se publikuva na makedonski naroden jazik so grēki bukvi (Venecija, 1802).

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2009
    Postime
    3,262
    kurre spaskam ndegju.....
    Jetė e rėndė.......!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Giulio22
    Anėtarėsuar
    15-11-2009
    Vendndodhja
    Arban
    Postime
    50
    Citim Postuar mė parė nga Archicad Lexo Postimin
    Per kete fjalor nuk kam degjuar te jete shkruar ne qarqet shqiptare por kam hasur ne faqe interneti anglisht dhe maqedonisht.
    Para disa muajsh u fol nė njė artikull pėr kėtė vepėr.
    -------

    E vėrteta pėr fjalorin katėr gjuhėsorė i Dhanil Mihal Adham Haxhiu (1754?-1822?)

    I fshehur nėpėr arkivat e Sofjes, Athinės dhe Londrės ky fjalor-ushtrimesh pėr rreth 200 vite nuk u fol pėr pėrmbajtjen e vėrtetė tė tij. Por shumė shpejtė lexuesi shqiptar do ta ketė kėtė vepėr nė gjuhėn e sotme shqipe.

    Sot pėr lexuesin do tė shkruajmė pėr Dhanil Mihal Adham Haxhiun i cili ėshtė hartuesit tė fjalorit nė katėr gjuhė romaikos(greqisht), vlleh(arumune), bullgarisht dhe shqip. Ky fjalor-ushtrimesh pėrbėhet nga 1072 fjalė tė kėtyre gjuhėve.

    Dhanil M.A. Haxhiu lindi nė Voskopojė. Viti i tij i lindjes nuk dihet, por shumica e biografėve me dyshime pėr vitin e lindjes kanė vendosur vitin 1754(?) dhe duhet tė ketė vdekur dikur mes viteve 1822-25 sipas dėshmive gojore. Ai studioj nė Akademinė e Voskopojės dhe pati mėsues Teodor Kavalioti(1718-1789) i cili ėshtė njėri nga themeluesit e Akademisė sė Re nė Voskopojė. Pasi morri mėsime fetare Dhanil Haxhiun e shohim tė punoj prift dhe mėsues nė Akademinė e Re tė Voskopojės. Sipas disa shėnimeve atė e ndeshim edhe si anėtarė tė Hierarkisė sė Kishės Ortodokse greke nė Pellagoni ku qendrėn e kishte nė qytetin e Manastirit. Pra, ai ishte i edukuar me ideologji fetare ortodokse tė Patriarkanės sė Stambollit e njohur me emrin Fanari i Konstandinopojės. Nė ato vite bėhesh njė propagandė e madhe pėr asimilin e kombeve tė tjera tė Ballkanit si shqiptarėve, bullgarėve dhe vllehve qė i pėrkisnin ritit fetar ortodoks. Tė cilėt nuk kishin kishėn e tyre autoqefale, por vareshin nga kisha greke dhe serbe. Kėshtu, Dhanil M.A. Haxhiu si njė prift ortodoks u vu nė shėrbim tė propagandės greke pėr asimilimin e kėtyre kombeve. Ai nuk i fshehu kurrė synimet e tija pėr tė propaganduar mėsimin e gjuhės greke qė atėherė njihej si gjuha romaikos pėr tė pėrfituar karrierė fetare. Nė ndihmė tė propagandės pro greke dhe kundėr mėsimit tė gjuhėve bullgare, shqiptare dhe vllahe punoj pėr botimin e njė libri nė katėr gjuhė qė mendonte se do tė ndihmonte qė kėta popuj tė braktisnin gjuhėt e tyre amtare. Libri kishte titullin:“Εισαγωγική Διδασκαλία”(Mėsimi Pėrhyrjetore). Paradhėnia e kėtij libri iu kushtua nxėnėsve tė Akademisė sė Voskopojės duke ju thėnė: “O ju shqiptar, vlleh e bullgarė, tjetėrgjuhės, gėzohuni e gatituni tė bėheni tė gjithė romaikos(grek) dhe lini gjuhėn e zakonet tuaja barbare, qė stėrnipėrve tuaj do tu duken si pėrralla. Zgjohuni nga gjumi i thellė i paditurisė. Tė mėsoni gjuhėn romaikos(greke). Mėmėn e Sofisė(Shėn Sofisė)”.

    Qė nė parathėnie autori paraqet qėllimin e botimit tė librit tė tij, pra tė harrojnė shqiptarėt, vllahėt dhe bullgarėt gjuhėt e tyre dhe tė mėsojnė greqishten. Deri nė vitet 1900 gjuha greke quhej nga vetė grekėt gjuha romaikos, qė do tė thotė gjuha greke e re. Grekėt parapėlqenin tė thirreshin romaikos se sa elenas dhe grek. Daniel Haxhiu bėnte thirrje pėr mėsimin e gjuhės romaikos qė nė ato vite quheshin njerėzit e fesė ortodokse tė ritit bizantin dhe nuk bėnte thirrje pėr gjuhės e vjetėr greke dhe qytetėrimin e lashtė tė saj. Kultura dhe shkolla e grekėve tė vjetėr ishin armiq tė betuar tė kristianizmit. N; Greqi kristianizmi u pėrhap me dhunė, vrasje dhe prishjen e tė gjitha Tempujve tė Greqisė Antike.

    Fjalėt greke tė mbledhura nga gjuhėtari Dhanile M.A. Haxhiu dhe janė botuar nė fjalorin-ushtrime tė tij janė fjalė tė gjuhės popullore, pra fjalė gojore dhe jo tė mėsuara nė shkolla tė mirėfillta. Njė pjesė e tyre janė fjalė qė janė pėrdorur dikur nė lutjet kishtare ortodokse. Fjalė qė sot nuk pėrbėjnė lidhje-kuptimėsie nė fjalorin e gjuhės sė sotme greke. Mundet qė shumica e kėtyre fjalėve qė na ka mbledhur autori i fjalorit katėrgjuhėsh ti ketė hasur nė ndonjė fjalor tė vogėl gjuhėsore qė janė pėrdorur nga tregtarėt e kohės. Fjalėt vllahe(arumune) nė fjalor janė fjalė qė i pėrdorte vetė Dhanili sepse gjuha e tij amtare ishte vllahishtja. Pra, ka pėrdorur fjalėt e gjuhės sė mėmės sė tij. Ai pėr fjalorin ka pėrdorur shkronjat greke pasi gjuha vllahishte edhe sot nuk ka njė fjalor unik tė sajin sepse vllahėt jetojnė nė disa shtete dhe pėrdorin fjalorė tė gjuhėve tė tjera si p.sh vllahėt e Greqisė e shkruajnė gjuhėn e tyre sot me shkronja greke, vllahėt e Shqipėrisė me shkronja latine, vllahėt nė vendet sllave me shkronja sllave. Ashtu siē kanė bėrė edhe shqiptarėt e Greqisė qė gjuhėn shqipe e shkruanin me shkronja greke, shqiptarėt e Perandorisė Osmane me shkronja arabe, ndėrsa shqiptarėt katolik me shkronja latine deri nė unifikimin e Alfabeti shqip mė 1908 nė Kongresin e Manastirit. Dhanil Haxhiu fjalėt shqipe duhet ti ketė mbledhur nė Voskopojė dhe fshatrat pėr rreth saj sepse Voskopoja banohej nga vllahė dhe shqiptarėt.

    Nė fjalor vėrehet se shumica e fjalėve shqipe janė tė dialektit toskė dhe shumė pak tė dialektit gegė. Qartė dallohen fjalė qė ende i flasin edhe sot qytetarėt e Prefekturės sė Korēės. Ndėrsa fjalėt gegė janė fjalė qė ende i pėrdorin shqiptarėt nė Tetovė. Siē dihet dialekti gegėrisht flitet nga Elbasani e lartė dhe nga krahu i Maqedonisė dialekti gegėrisht fillon diku nga fshatrat e Kėrēovės duke vazhduar nė Gostivar, Tetovė e nė vazhdim nė Kosovė.

    Fjalėt bullgare qė ka sjellė nė fjalor atij ia ka dhėnė njė prift ortodoks nga qyteti i Ohrit i quajtur Stefan. Kėto tė dhėna sipas disa letrave qė u gjetėn nė vitin 1918 dhe u botuan nė vitin 1925. Sipas kėtyre letrave Dhanil M.A Haxhiu i shkruan priftit Stefan mė 13 prill tė vitit 1793 ku i kėrkon njė fjalor tė vogėl me fjalė bullgare. Nė letėrkėmbim shkruhet se fjalori i mbrin Dhanilit nė fillim tė vitit 1794. Shumė studiues japin mendimet se fjalėt bullgare tė fjalorit janė tė folmes sė qytetit tė Ohrit dhe rrethinave tė tij.(Pasi qyteti i Ohrit sot i pėrket Republikės sė Maqedonisė studiuesit maqedonas pretendojnė se fjalėt janė maqedonisht dhe pėr herė tė parė kemi fjalė tė shkruara tė gjuhės sė sotme maqedonase).

    Fjalori katėrgjuhėsh greqisht-bullgarisht-vllahisht-shqip i Dhanil Mihal Adham Haxhiun shumė studiues pretendojnė se u botua pėr herė tė parė nė vitin 1794 nė Venedik. Kopje tė botimit tė parė tė kėtij fjalori nuk janė gjetur deri mė sot sipas tyre. Mendoj qė fjalori-ushtrime nuk mund tė jetė botuar pėr herė tė parė mė 1794, por nė vitin 1802 dhe nga ky botim ekzistojnė nga njė kopje nė Athinė, Sofje, Vjenė dhe Londėr. Logjika e thjeshtė na bėnė tė mendojmė pėr botimin e parė mė 1802 prej faktit se asnjė kopje nuk ėshtė zbuluar deri mė sot tė botimit tė vitit 1794. Si pretendojnė disa studiues. Kemi faktin me interes se fjalori me fjalė bullgare tė dėrguar nga prifti i Ohrit Stefani i mbrin Dhanilit mė 1794, dhe ėshtė e kuptueshme qė nuk mund tė realizohej botimi po atė vit. Duke patur parasysh edhe vėshtirėsitė e kohės pėr botim, studimi qė duhej Dhanili ti bėnte fjalorit bullgar tė dėrguar nga ati Stefan.

    Anglezi Willam Martin-Leake i cili ka qenė ushtarak ėshtė i pari qė e studioj kėtė fjalor dhe e pėrktheu nė gjuhėn angleze tė cilin e botoj mė 1814 nė Londėr me titull: “Researches on Greece”(Kėrkime nė Greqi). Ai i shtoj fjalorit edhe krahasimet e fjalėve tė katėr gjuhėve me fjalėt angleze. Shumė studiues shkruajnė se nė botimin e Leake ku gjendet fjalori i Dhanil Mihal Adham janė hequr disa vargje nga botimi origjinal. Kėtė gjė e vėrtetova edhe unė gjatė studimit me vėmendje tė dy kėtyre veprave.

    Nė vitet 1800-1811, Dhanil Haxhiu punoj drejtor i shkollės sė Mitropolisė sė Voskopojės. Studiuesi I. Qafėzėzi ka gjetur nė Korēė akte zyrtare tė shkruara nga Dhanil Haxhiu si prift dhe disa tapi me emrin e tij tė viteve 1811, 1819 dhe 1822, viti ku supozohet tė ketė vdekur.

    Dhanil Mihal Adham Haxhiun botoj vetėm kėtė vepėr e cila u ribotua tre herė brenda 8 vitesh. Kjo tregon se i bėhej njė propagandė e madhe pėr mėsimin e saj. Kuptohet financuesit e saj ishin strukturat fetare greke tė cilat financonin dhe propagandonin kundėr popujve tė tjetėr tė Ballkanit, nė veēanti tė kombit shqiptare. Njėri nga propaganduesit fetare antishqiptare nė mesin e shekullit XVIII ishte Shėn Kozmain i cili shėtiste nė ēdo fshat ku banohej nga shqiptarėt ortodoks dhe mysliman pėr tė pėrhapur greqizmin. Shėn Kozmai u vra nga shqiptarėt nė rrethinat e Fierit mė 24 gusht tė vitit 1779. Shėn Kozmai nė Predikimin e shtatė drejtuar shqiptarėve nė Epir thoshte: “Dėrgoni fėmijėt tuaj tė mėsojnė greqisht pėr arsye se kisha jonė ėshtė greke. Dhe ti, vėllai im, po nuk mėsove greqisht, nuk mund tė kuptosh ato qė thotė kisha jonė. Mė mirė, vėllai im, tė kesh shkollė greke nė vendin tėnd, se sa tė kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterė, burrė apo grua, qė mė premton se brenda nė shtėpi nuk do flasė shqip, le tė ngrihet nė kėmbė dhe tė ma thotė kėtu. Unė do t‘i marr atij tė gjitha mėkatet nė qafėn time, qė nga dita e lindjes sė tij deri sot, do t‘i porosis tė gjithė tė krishterėt qė t‘i flasin dhe do t‘i shlyej tė gjitha mėkatet. Ai nuk do ta gjente kėtė rast sikur tė jepte para me mijėra”.

    Vepra e Dhanil M.A. Haxhiu thelbėsisht pėrmbante vazhdimėsinė e librave fetarė qė la nė mes Shėn Kozmai. Edhe pse ishte shkruar pėr edukim dhe mėsime pedagogjike, ishte njė libėr qė i shėrbente propagandės greke pėr asimilimin e popujve tė tjerė ballkanik. Kleriku Dhanil i jepte prioritet mėsimit dhe edukatės greke. Vlerat e kėtij fjalor-ushtrimesh katėr gjuhėsh janė se vite mė vonė do tu shėrbente studimeve tė gjuhės shqipe, vllahe, greke dhe bullgare. Duke treguar se gjuhėt e popujve tė Ballkanit kanė vlerat e tyre historike dhe gjuhėsore.

    Gabimet apo fshehje tė Williamn Martin-Leake

    Williamn Martin-Leake nė veprėn e tij “Researches on Greece”(Kėrkime nė Greqi), kaptina “Shtojse II, Proverbe tė gjuhės sė Re Greke”, ku paraqet fjalorin me emra dhe proverba (fq. 383-384), pasi bėra krahasimet e kėtyre me faqet origjinale tė Dhanil Haxhiut. Vura re disa shtrembėrime tė fjalėve shqipe dhe greke (pėr fjalėt bullgare dhe vllehe nuk mund tė jap shpjegime nėse ka shtrembėrime pasi nuk i njoh kėto gjuhė), por edhe heqjen fjalėve me numėr rendor 15, ta qela-uqellille-jagulite-gjallatė dhe bėhet fjalė pėr ngjalėn nė gjuhėn shqipe. Nė faqen e dytė Martin-Leake ka hequr edhe fjalėn nė katėr gjuhė me numėr 55. o dhrahon-lamnia-lamniata-sprika, bėhet fjalė pėr fjalėn dragoi.

    Angezi Leake duke mos i ditur kėto gjuhė mund tė ketė patur ndonjė kėshilltarė pėr tė shkruar veprėn e tij nė lidhje me fjalorin e Dhanil M.A. Haxhiut sepse vihet re qė Leake nuk ka njohuri pėr asnjė gjuhė. Ai nuk ka arritur tė bėj kopjimin e saktė tė kėtyre fjalėve nga fjalori i Dhanilit. Kjo vėrehet duke bėrė krahasimet e faqeve origjinale tė Dhanilit qė na kanė rėnė nė duar. Ka mundėsi se Martin-Leake nuk ka njohur as gjuhėn shqipe dhe greke. Edhe pse pretendon se kėto gjuhė i njeh shumė mirė. Ai munde tė fliste greqisht dhe shqip, por nuk mund tė shkruante nė kėto gjuhė sepse dallohen rėndė gabimet e tij. Leake bėnė zėvendėsimin vend e pa vend tė shkronjave duke ju humbur fjalėve shqipe origjinalin e tyre nga gjuha pellazge si p.sh. pėr fjalėn DETI. Dhanili e shkruan TETNA, ashtu siē e kanė thėnė dhe shkruar pellazgėt. Ndėrsa Leake bėnė zėvendėsimin e shkronjės T me D dhe e shkruan DETNA. Dhanili e ka nė alfabetin e tij shkronjėn D, por ai e ka shkruar fjalėn TETNA ashtu siē e flisnin dhe e shkruanin shqiptarėt nė ato vite duke ruajtur tė gjitha rregullat e fjalės pellazge. Kjo nuk vėrehet vetėm nė njė fjalė por te disa. Ku duket qartė se Williamn Martin-Leake pėr gjuhėn shqipe nuk ka patur njohuri se si shkruhet, por ka shfrytėzuar ndonjė kėshilltar qė sado pak dinte ta shkruante gjuhėn shqipe.

    Megjithatė Williamn Martin-Leake ka merita tė mėdha se na ka sjellė njė vepėr me vlera historike dhe gjuhėsore pėr tė studiuar fjalorin e Dhanil Mihal Adham Haxhiut edhe tė tė tjerėve tė cilat njė pjesė e mirė tyre na mungojnė sot. Shumė shpejtė lexuesi shqiptar do tė ketė tė plotė dhe tė vėrtetė Fjalorin-ushtrime katėr gjuhėsh tė Dhaniel Mihal Adham Haxhiut duke hedhur poshtė rreth 200 vite tė pavėrteta tė kėtij fjalori ku siē e thamė mė lartė anglezi Willam Martin-Leake ka bėrė gabime duke dėmtuar gjuhėn shqipe dhe ndoshta e dhe gjuhėt bullgare dhe vllahe. Kjo vepėr pritet tė dali nė qarkullim shumė shpejtė nė gjuhėn shqipe nga studiuesin grek nga Ēamėria me origjinė shqiptare Niko Stylos.

    Duhet thėnė se disa fjalė shqipe tė fjalorit-ushtrime nuk i pėrkasin fjalorit tė sotėm tė gjuhės shqipe si: 28).pe borika, 47) e gratirot, 51) pre iktiza toė, 55) sprika. Kėto fjalė nuk i kam hasur nė fjalori e gjuhės standarde shqipe, por edhe nė fjalorėt qė pėrdorin arvanitasit. Dhe nuk mund tė jap njė mendim se kujt gjuhė i pėrkasin. Nė ndihmė pėr tė kuptuar se ēfarė kuptimi kanė kėto fjalė kam bėrė pėrkthimin nga gjuha greke e kėtyre fjalėve qė do tė thotė: pe borika-prej pishe, gratirot-egėrsirat, pre iktiza toė-pėr nevojėn tonė, sprika-dragoi.

    Si mund tė lexohet nė fjali fjalėt nė gjuhėn e sotme shqipe tė paraqitura nė fjalorin e faqes sė parė dhe tė dytė tė Dhanil M.A. Haxhiut.

    “Perėndia bėri qiellin, dheun, diellin, hėnėn, yjet. Edhe pastaj urdhėroj detėt, liqenėt, lumenjtė dhe nxori peshqit, ngjalėt. Pėrsėri tha edhe doli sipėr mbi dhe gjithė drurėt. Edhe ėshtė dheu plot me dru, prej dushku, prej shelgu, nga plepi, prej selvie, prej pishe. Edhe tė tjera kėto nė pyll. Tė tjerė janė nė malet nė fusha edhe nė tė tjera vise. Pėrsėri mbinė lulet, barėrat, lakrat, hithrat. Edhe tė gjitha u bėnė pėr njeriun. Pas kėtyre u bėnė bagėtitė dhe egėrsira. Edhe nga kėto ca hahen edhe ca punojnė pėr nevojėn tonė. Luani, ujku, ariu, dragoi, dhelprat…”

    12 Prill, 2010

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga Giulio22 Lexo Postimin

    Veper me vlera gjuhesore

    pe borika Borige o thone pishes edhe sot e kesaj dite ne shume zona te Shiperise
    pre iktiza kete fjale gjyshja ime e perdorte rendom por jo iktiza, por iftiza dhe une kam menduar gjithmone se eshte turqizem, ndonese une nuk di turqisht
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Demetrii Procopii Macedonis Mochopolitae

    ============= Libri ===================
    Title
    Jo. Alberti Fabricii, Bibliothecae Graecae, Volume 11
    Jo. Alberti Fabricii, Bibliothecae Graecae, Johann Albert Fabricius
    Author
    Johann Albert Fabricius
    Publisher
    Christiani Liebezeit, 1722
    ------------------------------
    adresa web:
    http://books.google.com/books?id=ouJ...page&q&f=false
    --------------------------------------

    Ne fletet nr. 770 - 804 te ketij libri (me 837 flete) flitet per
    "Demetrii Procopii Macedonis Mochopolitae" dhe jepet
    "Index in Demetrii Procopii Notitia, recentiorum eruditorum ".
    Me duket se flitet per dijetare dhe shkrime te hershme.
    Ne fleten nr. 789 thuhet " . . . Lingua Illyricam . . . ".
    Nuk e di ne se ka lidhje me kete teme.

    "Demetrii Procopii Macedonis Mochopolitae" e pashe rastesisht
    ne fleten nr.285 Vol.2, te librit te James Emerson(bashkengjitur, titulli i fundit)

    shenim: nqse nuk ka lidhje me temen, ju lutem fshijeni kete postim.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Lord Byron shkruan

    Lord Byron shkruan :
    " . . .njohja e gjuheve te rajonit nga bashkekombesit tane,
    bile edhe nga Colonel Leak,
    eshte ende e pjeseshme . . . "

    Kjo lexohet ne fleten nr. 207(ngjitur) nga libri :

    =============== Libri =====================
    NAME(S):*Cheeke, Stephen, 1967-
    TITLE(S): Byron and place : history, translation, nostalgia /
    Stephen Cheeke
    PUBLISHER: Basingstoke, U.K. : Palgrave Macmillan, 2003.
    DESCRIPTION: ix, 241 p. ; 23 cm.
    ==========================================

    sqarim per simbolin CMP, p. 48.
    ----------------------------------------
    CMP, p. 48. = Complete Miscellaneous Prose, p. 48

    dmth S. Cheeke citon nga libri_2:
    ---------------------------- Libri 2 --------------------
    Lord Byron: The Complete Miscellaneous Prose, ed. by Andrew Nicholson
    (Oxford: Clarendon Press, 1991)
    ISBN 019818543X, 9780198185437
    ---------------------------------------------------------
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #7
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga EncounterAL Lexo Postimin
    ============= Libri ===================
    Title
    Jo. Alberti Fabricii, Bibliothecae Graecae, Volume 11
    Jo. Alberti Fabricii, Bibliothecae Graecae, Johann Albert Fabricius
    Author
    Johann Albert Fabricius
    Publisher
    Christiani Liebezeit, 1722
    ------------------------------
    adresa web:
    http://books.google.com/books?id=ouJ...page&q&f=false
    --------------------------------------

    Ne fletet nr. 770 - 804 te ketij libri (me 837 flete) flitet per
    "Demetrii Procopii Macedonis Mochopolitae" dhe jepet
    "Index in Demetrii Procopii Notitia, recentiorum eruditorum ".
    Me duket se flitet per dijetare dhe shkrime te hershme.
    Ne fleten nr. 789 thuhet " . . . Lingua Illyricam . . . ".
    Nuk e di ne se ka lidhje me kete teme.

    "Demetrii Procopii Macedonis Mochopolitae" e pashe rastesisht
    ne fleten nr.285 Vol.2, te librit te James Emerson(bashkengjitur, titulli i fundit)

    shenim: nqse nuk ka lidhje me temen, ju lutem fshijeni kete postim.
    ska lidhje sepse ne ate periudhe ilirishte eshte quajtur gjuha sllave e ilirikut i cili tani per inat te shqiptareve quhet ballkan, ndersa ajo gjuhe sllave nuk quhet me ilirishte.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Pėr: Fjalor katergjuhesh i vitit 1760

    Kete fjalor e gjeni te forumi i shqipopedias dhe qe eshte publikuar i perkthyer ne shqip ketu

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Pėr: Fjalor katergjuhesh i vitit 1760

    A e keni shfletuar ndonjėhere edhe fjalorin e Marko Boqarit ?
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Pėr: Fjalor katergjuhesh i vitit 1760

    Ska mundesi kjo kurresesi qe fjala e lashte pellazge TETRA te shkruhet me 1760 ''tétra'' sipas Voskopojrs kurse te Lake te shenohet ''detra '' dhe te mbetet sot keshtu sipas Lake ''detrat''...diēka jo normale vetem nese eshte rimbjellur kjo gjuhe sipas deshires se Lake × kompani...ne trurin e bébés. ..pėr tė nxjerrur kete rezultat te sotshem....
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Pėr: Fjalor katergjuhesh i vitit 1760

    Pra me shkurt e trup !
    Del ne drit se kjo gjuhe se pari eshte planifikua ne leter e pastaj iu eshte lexuar bebave foshnjeve per tu memorizua si ne kompjuter dhe pas d'y vitesh ky traskriptim préj 《TETNAT》ne memorjen e bébés iu mesohet/ lexohet ''detnat''...ska tjeter spjegim ketu, eshte perdorur ne te njejten kohe kur identifikohet edhe Meshari i Buzukut. ...ne flete te pa lidhura e te gerrvishur u gjet ne fjoken e njė Stefani tjeter Stefan Borgijes. ...ne lidhje me Stefano Castrioto. ...si ne lidhje me Giovani Bouchuque dhe vijon paralelja deri te Giovani Casasus. ..krejt ne lidhje préj Sofijes Carines ne St.Petersburg e déri Sofia Athina e Londra tuj kalue kah Viena e Parisi. ..nje loj si maca me miun. ..!
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Pėr: Fjalor katergjuhesh i vitit 1760

    Enigma eshte lehte te deshifrohet sepse ska as Buzuk as Meshar te dalur nga shtypshkronja ne gjuhen shqipe por eshte thjeshte zhgarravitje grrithje mbi leter ne tekstin origjinal ne latinishte. ..!
    Poashtu as ska Blanchicus as Frank Bardh. ..sepse krejt eshte grrithje e Propaganda Fidčą. ..
    Te vijmi te fjala greke e vjeter 'tetis' qe behet 'detit' apo 'TETNAT ' ...detnat ne shipe sotme, njėsoj si te Bardhi emri 'arbanas' behet 'tarbanas' ...diēka e pabesueshme. ..poashtu emri
    'hirodo'( per dallendyshe ) nga latinishte ne franke eshte
    ''hirondele '' kombinohet pėr shqipe /
    《delendysske''...
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •