Deklarata e Kishės Katolike

pėr marrėdhėniet me religjionet jo tė krishtera









Hyrje





1. Nė kohėn tonė, kur gjinia njerėzore prej dite nė ditė shumė afėr po bashkohet dhe po shumėzohen marrėdhėniet ndėr popuj tė ndryshėm, Kisha shqyrton me kujdes mė tė madh, nė cilin relacion duhet tė qėndrojė ndaj religjioneve jo tė krishtera. Sipas detyrės sė saj, ka parasysh para sė gjithash tė pėrkrahė bashkimin dhe dashurinė ndėrmjet njerėzve po ashtu edhe ndėrmjet popujve, ēka kanė njerėzit tė pėrbashkėt dhe qė t’i udhėheqė nė bashkėsinė reciproke.



Tė gjithė popujt janė njė bashkėsi e vetme, kanė njė zanafillė tė njėjtė, ku Zoti tėrė gjininė njerėzore e lejoi tė banojė nė rruzullin tokėsor tė pėrbashkėt;1 po ashtu e kanė Zotin si njė dhe tė ngjashmin Qėllim tė fundit. Provania e tij, dėshmia e mirėsisė sė tij dhe qėllimi i shėlbimit u ofrohet tė gjithė njerėzve,2 derisa tė jenė tė bashkuar tė zgjedhurit nė Qytetin shenjtė, drita e tė cilėve do tė jetė shkėlqimi i Zotit; ku tė gjithė popujt do tė ecin nė dritėn e tij.3



Njerėzit presin prej religjioneve tė ndryshme pėrgjigjen nė enigmat e pazgjidhura tė ekzistencės njerėzore, tė cilat sikur mė parė po ashtu edhe sot, zemrat e njerėzve i shqetėsojnė nė thellėsinė mė tė madhe: Ē’ėshtė njeriu? Ē’ėshtė kuptimi dhe qėllimi i jetės sonė? Ēka ėshtė e mira, ēka ėshtė mėkati? Prej nga vjen vuajtja dhe ēfarė kuptimi ka ajo? Cila ėshtė rruga kah lumturia e vėrtetė? Ēka ėshtė vdekja, gjykimi dhe shpėrblimi pas vdekjes? Dhe pėrfundimisht: ēka ėshtė kjo fshehtėsia e fundit dhe e pashprehur e ekzistencės sonė, prej sė cilės ne vijmė dhe kah e cila shkojmė?





Mbi besimet e ndryshme



2. Prej kohėrave mė tė vjetra deri tek ditėt tona gjendet tek popujt e ndryshėm ndonjė vėshtrim i fuqisė sė fshehtė, e cila ėshtė e pranishme nė rrjedhat dhe ngjarjet e jetės, dhe jo rrallė gjendet njohja e njė hyjnie mė tė lartė bile edhe tė Atit. Ky vėshtrim dhe kjo njohje pėrshkon jetėn e tyre me njė kuptim tė thellė religjioz. Nė bashkėpunim me pėrparimin e kulturės kėrkojnė religjionet me nocione tė sakta nėpėrmjet gjuhės sė formuar pėrgjigje nė pyetje tė njėjta. Kėshtu njerėzit e kėrkojnė nė hinduizėm fshehtėsinė hyjnore dhe e bijnė kėtė nė njė pasuri tė pashtershme tė miteve dhe nė pėrpjekjet filozofike tė thella pėr shprehje dhe kėrkojnė nėpėrmjet formave tė jetės asketike apo meditime tė thella ose vendstrehim tė dashur, tė besueshėm tek Zoti, lirimin prej ngushticave dhe kufizimeve tė rrethanave tona. Nė forma tė ndryshme tė budizmit do tė njihet pamjaftueshmėria radikale e botės sė ndryshuar dhe do tė mėsohet rruga, nė tė cilėn njerėzit me kuptimin e pėrshpirtshėm dhe tė besueshėm do tė arrijnė gjendjen e pėrsosur tė lirimit ose - nėpėrmjet pėrpjekjeve tė veta, me ndėrmjetėsimin e ndihmės nga lartė do tė mund tė depėrtojnė deri nė shkėlqimin mė tė lartė. Kėshtu orvaten edhe religjionet tjera tė pėrhapura nė tėrė botėn, qė shqetėsimin e zemrės sė njeriut ta takojė nė mėnyra tė ndryshme, t’i tregojė udhėt e ndryshme: mėsimin dhe rregullat e jetės gjithashtu edhe ritet e shenjta.



Kisha Katolike, asgjė nuk mohon ēfarė ėshtė e vėrtetė dhe e shenjtė nė kėto religjione. Ajo merr parasysh me respekt tė sinqertė, ato mėnyra veprimi dhe jetese, ato paragjykime dhe doktrina tė cilat, megjithėse nė shumė pika ndryshojnė nga ato qė pėrmban dhe beson ajo vetė, jo rrallė pasqyrojnė atė shkėlqim tė asaj sė vėrteteje qė ndriēon tė gjithė njerėzit. Prore kumton dhe ėshtė e obligueshme tė kumtojė Krishtin, i cili ėshtė „Rruga, e Vėrteta dhe Jeta“ (Gjn 14, 6) nė tė cilin njerėzit i gjejnė begatitė e jetės religjioze, nė tė cilin Zoti i ka pajtuar me tė gjithė.4



Pėr kėtė arsye ajo qorton bijtė e vet, qė me urti dhe dashuri, nėpėrmjet bisedimeve dhe bashkėpunimeve me pėrkatėsitė e religjioneve tė tjera gjithashtu duke dėshmuar fenė dhe jetėn e vet tė krishterė ēdo mirėsi shpirtėrore dhe tė ndershme po ashtu edhe vlerat socio-kulturore, qė gjenden tek ata, t’i pranojnė, mbrojnė dhe pėrkrahin.





Mbi besimin Islam



3. Me respekt tė madh i vėshtron Kisha edhe myslimanėt tė cilėt e adhurojnė njė Zot tė vetėm, tė gjallė dhe subsistent, tė mėshirshėm dhe tė gjithėpushtetshėm, krijuesin e qiellit e tokės5 , i cili u ka folur njerėzve. Ata mundohen t’i nėnshtrohen me gjithė shpirt vendimeve tė tij tė fshehta, sikurse edhe Abrahami qė iu ka nėnshtruar Zotit, nė ēka feja islame mbėshtetet. Jezusin, tė cilin ata megjithatė nuk e njohin si Zot, por e nderojnė si profet, dhe ata e nderojnė edhe nėnėn e tij Virgjėrėn Mari tė cilėn edhe herė pas here e thėrrasin edhe nė devotshmėri. Pėrveē kėsaj ata e presin ditėn e gjyqit nė tė cilėn Zoti tė gjithė njerėzit do t’i ringjallė dhe do t’i shpėrblejė. Pėr kėtė arsye ata i japin rėndėsi pėrmbajtjes sė jetės morale dhe adhurojnė Zotin posaēėrisht me lutje, lėmoshė dhe agjėrim.



Edhe pse, gjatė shekujve, kanė lindur jo pak mospajtime ndėrmjet tė krishterėve e myslimanėve, Koncili shenjt u kėrkon tė gjithėve tė harrojnė tė kaluarėn dhe tė zbatojnė me sinqeritet mirėkuptimin e anasjelltė, si edhe tė mbrojnė e tė pėrkrahin sė bashku, drejtėsinė shoqėrore, vlerat morale, paqen e lirinė pėr tė gjithė njerėzit.





Mbi besimin e Judenjve (Judaizmin)



4. Duke kėrkuar fshehtėsinė e Kishės pėrkujton Koncili i shenjtė Besėlidhjen, nėpėrmjet tė cilit populli i Besėlidhjes sė Re shpirtėrisht ėshtė i lidhur me fisin e Abrahamit.



Kėshtu Kisha e Krishtit njeh, se pas fshehtėsisė sė shėlbimit hyjnor, fillimi i besimit dhe zgjedhjes sė saj gjendet qysh tek patriarkėt, tek Moisiu dhe tek profetėt. Ajo shpallė, qė tė gjithė besimtarėt e krishterė janė bijė tė Abrahamit sipas fesė 6 , dhe janė tė pėrfshirė prej kėtyre patriarkėve dhe se shėlbimi i fshehtėsisė sė Kishės shėnjon shembullin e nxjerrjes sė popullit tė zgjedhur prej tokės sė robėrisė. Pėr kėtė arsye Kisha nuk mund tė harrojė, qė ajo nėpėrmjet kėtij populli, me tė cilin Hyji lidhi Besėlidhjen e Vjetėr prej mėshirės s‘mund t‘shprehet, Zbulesėn e Besėlidhjes sė vjetėr dhe ėshtė i marrė e pranuar prej rrėnjėve tė mira tė drurit tė ullinjve nė tė cilėn paganėt janė si degė tė egra tė shartuara7 . Sepse Kisha beson, qė Krishti, paqja jonė, me kryq i pajtoi Judenjtė dhe paganėt dhe qė tė dy nė vete i bashkoi8 .



Kisha ka pėrherė parasysh fjalėt e Palit Apostull i cili u thotė bashkėvendėsve tė vet, qė „atyre u pėrket adoptimi, Lavdia, Besėlidhjet, Ligji, kulti, premtimet; tė tyre janė edhe patriarkėt, prej tyre, si njeri, ėshtė edhe Krishti, i cili ėshtė mbi ēdo gjė“ (Rom 9, 4-5), biri i Virgjėrės Mari. Dhe pėrkujton nė kohėn e sotme, se apostujt rrjedhin prej popullit judaik, qė janė themelet dhe shtyllat e Kishės, po ashtu edhe shumė prej tyre janė nxėnėsit e parė tė cilėt i shpallėn botės Ungjillin.



Sikur dėshmon edhe Shkrimi Shenjt, Jerusalemi nuk njohi mbizotėrimin,9 dhe njė pjesė e madhe e Judenjėve nuk e ka pranuar Ungjillin, por edhe jo pak e kanė kundėrshtuar pėrhapjen e tij10 . Megjithatė, Judenjtė janė sipas dėshmisė sė apostujve prapėseprapė tė dashurit e Hyjit, pėr shkak tė Etėrve; dhe janė tė dhuntisė dhe thirrjes sė vet tė pandryshueshėm.11 . Me profetėt dhe tė njėjtit apostull pret Kisha ditėn, tė cilėn e din vetėm Zoti, nė tė cilėn tė gjithė popujt njėzėri do tė thėrrasin dhe atij „krahakrahas t’i shėrbejnė“ (Sof 3, 9).12



Ashtu siē ėshtė trashėgimia e pėrbashkėt shpirtėrore e pasur e Judenjėve dhe e krishterėve, dėshiron Sinodi i Shenjtė t’i nxisė njohjet dhe respektin e dyanshėm, qė para sė gjithash ėshtė fryt i studimeve biblike dhe teologjike po ashtu edhe i bisedimeve vėllazėrore.



Megjithatė pushtetmbajtėsit Judenjė dhe pishtarėt e tyre kanė insistuar nė vrasjen e Krishtit13 , edhe pse pėr vuajtjet e tij qė i ka pėsuar nuk mund tė llogaritet assesi pėr tė gjithė Judenjtė pa dallim qė atėherė jetonin e kurrsesi pėr Judenjtė e sotėm. Megjithėqė Kisha ėshtė populli i ri i Zotit, nuk duhet qė Judenjtė t’i paraqesim sikur tė larguarit dhe tė mallkuarit prej Zotit, sikur tė pasonte kjo prej Shkrimit Shenjt. Pėr kėtė arsye duhet tė gjithė tė kenė kujdes, qė askush nė katekezė apo nė predikime tė fjalės sė Zotit tė mėsojė diēka, qė nuk pėrputhet me tė Vėrtetėn ungjillore dhe me Shpirtin e Krishtit.



Nė vetėdijshmėrinė e trashėgimisė, qė ajo ka sė bashku me Judenjtė, Kisha gjykon tė gjitha pėrndjekjet kundėr ēdo njeriu, jo prej shkaqeve politike, por e nxitur prej dashurisė religjioze tė Ungjillit, dėnon urrejtjet, pėrndjekjet, manifestimin e antisemitizmit, qė janė drejtuar nė ndonjė kohė apo prej ndokujt kundėr Judenjėve.



Edhe Krishti, siē na ka mėsuar dhe na mėson pėrherė edhe Kisha, i pranoi mundimet dhe vdekjen e vet vullnetarisht, me dashuri tė pakufi pėr mėkatet e njerėzve, qė tė gjithė tė arrijnė shėlbimin. Kėshtu ėshtė detyra e predikimeve tė Kishės, qė tė shpallė kryqin si shenjė universale tė dashurisė sė Hyjit dhe si burim i tė gjitha hireve.





Vėllazėrimi i gjithėmbarshėm



5. Nuk mund ta thėrrasim Hyjin, Atin e tė gjithėve, nėse i shmangemi sjelljes vėllazėrore pėrkundrejt disa njerėzve, tė cilėt janė tė krijuar nė pėrngjasimin e Hyjit. Qėndrimi i njeriut ndaj Hyjit Atė dhe qėndrimi i tij ndaj njeriut vėlla janė tė afėrta njėra me tjetrėn, siē pohon edhe Shkrimi: „Kush nuk ka dashuri nuk e ka njohur Hyjin“ (1 Gjon 4, 8).



Ashtu shmanget themeli i ēdo teorie apo praktike, qė mes njeriut dhe njeriut, mes popullit dhe popullit pėrkatėsisht bėn dallime me dinjitetin njerėzor dhe prej kėsaj nė tė drejtat qė pasojnė.



Pėr kėtė arsye Kisha gjykon ēdo diskriminim tė njeriut dhe ēdo akt tė pėrdorimit tė dhunės kundėr atij, qė pėrdoret pėr shkak tė racės apo ngjyrės sė tij ose gjendjes shoqėrore apo religjionit tė tij, sepse kjo e kundėrshton shpirtin e Krishtit. Pėr kėtė arsye, duke ecur gjurmėve tė Shėn Pjetrit dhe Shėn Palit, thėrret Sinodi i shenjtė me seriozitet tė flaktė tė gjithė besimtarėt, qė „sjellja e tyre midis paganėve tė jetė shembullore“ (1 Pjt 2, 12). Nėse ėshtė e mundur, aq sa u pėrket atyre, qė ta ruajnė paqen me tė gjithė njerėzit,14 qė nė tė vėrtetė tė jenė bijtė e Atit, i cili ėshtė nė qiell.15



Tė gjitha kėto nė tėrėsi dhe hollėsi qė janė botuar nė kėtė Deklaratė, i pėlqyen etėrit e Koncilit tė Shenjtė. Edhe ne me fuqi apostolike tė trashėguar prej Krishtit - tė gjitha kėto bashkė me etėrit e nderuar nė Shpirtin Shenjt i miratojmė, vendosim dhe pėrcaktojmė dhe urdhėrojmė qė tė shpallet nė lavdi tė Hyjit ēka caktoi Koncili.







Nė Romė, te Shėn Pjetri, mė 28 shtator 1965

Unė, PALI, ipeshkvi i Kishės Katolike

(vijojnė nėnshkrimet e Etėrve)




PALI IPESHKĖV

SHĖRBĖTORI I SHĖRBĖTORĖVE TĖ ZOTIT

SĖ BASHKU ME ETĖRIT E KONCILIT SHENJT

NĖ PĖRKUJTIM TĖ PĖRHERSHĖM