Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 84 prej 84
  1. #81
    DESTINY Maska e freiheit
    Anėtarėsuar
    20-11-2010
    Vendndodhja
    al
    Postime
    229
    O chino, mesa shoh "e keqja" me ty nuk qendron tek ateizmi yt, por se ti ke nje predispozicion thellesisht negativ ndaj fese dhe besimit fetar ne pergjithesi. Une e kuptoj shuuuuuuume mire te gjithe regresin qe i ka shkaktuar feja njerezimit deri me sot, por edhe ti duhet te kuptosh dicka.

    Besimi fetar, feja, besimi ne Zot, per ate qe e pranon/praktikon, ka nje efekt jashtezakonisht te fuqishem psikologjik. Krijohet me kalimin e kohes, nje varesi e tille, qe behet thelbesore per jeten tende. Dhe problemi eshte se kjo nuk mund te luftohet as me arme as me dhune/te cfaredo lloji , per arsye se eshte e paprekshme, ndodhet ne shpirtin/nenvetedijen/mendjen dhe botekuptimin tend. Personi eshte thellesisht i bindur dhe nxjerr para teje nje milion argumenta.

    Efekti psikologjik i fese ka lindur me njerezimin dhe (ndoshta) me te do te vdesi. Mbase ne shekujt a mijevjecaret e ardhshem evolucioni social-mendor do te preki edhe kete hapesire.

    Nuk ka rendesi pyetja a ekziston Zoti, a duhet feja? etj., pasi eshte nje nevoje njerezore te besuarit (volteri: edhe nese nuk ekziston zoti do te duhej ta krijonim).

    Miliarda njerez e gjejne shpresen tek besimi, tek Zoti, miliarda te tjere gjejne rruge te tjera dhe jane ateist. Kjo varet nga rrethanat shoqerore ku jeton, nga karakteri jot,arsimimi e dhjetera faktore te tjere.

    Imagjino sa e fuqishme eshte sa jane ngritur miliona vende kulti, miliona njerez falen 5 here ne dite, shkojne shpesh neper kisha etj.

    Ti nuk e ke ndjere kete efekt dhe prandaj flet keshtu, ndersa une dikur po.
    Ka caste ne jete qe jane aq shume te veshtira, kur nuk gjen as nje zgjidhje, dhe (vecanerisht njerezit e dobet) fillojne te besojne.

    Te besuarit ka dhe nje efekt te brendshem shume pozitiv, pasi gjen force per te ecur perpara.

    E keqja eshte se feja gjate 2 mije viteve te fundit, eshte interpretuar ne menyra nga me te ndryshmet, disa prej te cilave kane sjelle edhe terrorizem e deme pafund. Sot shtetet dhe qeverite demokratike, e kane kuptuar njehere e pergjithmone qe nuk mund ta luftojne fene, por bejne perpjekje qe ajo te jete sa me paqesore, dhe te mos shkaktoje negativitete, por te nxisin efektet pozitive te saj.

    Aq e veshtire sa te te bindesh ty qe te falesh 5 here ne dite, aq e veshtire eshte te bindesh edhe nje besimtar per te kunderten, pasi bindja tek ju te dy eshte e njejte.

    Prandaj, sot ne 2011, duhet ti respektojme besimtaret dhe ateistet, fene dhe te drejtat e njeriut, dhe njekohesisht te perpiqemi qe t'i eliminojme pasojat negative, konkretisht tek ne shqiptaret, nuk duhet te lejojme ekstremizmin, duhet te punojme me te gjitha menyrat qe feja te mos na i demtoj interesat tona kombetare. --------Rruge tjeter me e mire, nuk eshte gjetur deri me sot.-------

    a mund te krijosh tani nje shqiperi ateiste? te shkelesh me 2 kembet mbi te drejtat dhe lirine e se paku qindra mijera njerezve, per hir te zhvillimit ? edhe nese do te ishte pozitive (sipas bindjeve te tua), do te ishte e pamundur per ta krijuar ose do te zgjaste pak a shume 45 vjet.

    Gjate 45-vjeteve te kaluara, kur shteti ishte ateist, vende te tjera evropiane ishin laike, bej nje krahasim sot. Te mirat qe vijne nga e keqja, jane edhe me te keqija pasi te mesojne te jetosh me te keqjen. Komunizmi ishte nje keqje e madhe, ato te mira qe rrjedhin nga kjo e keqje dhe qe i permend ti do te ishin edhe me te mira po te mos ekzistonte. Se paku sot do te ishim si Greqia apo vende te tjera sikur ne 44 te ishim lidhur me amerikanet dhe britaniket, do te ishim futur ne BE dhe Nato 30 vjet para ................

    Pra: edhe ateizmi, gjate sistemit te meparshem nuk ishte ane pozitive, pasi vendet e tjera qe nuk ishin ateiste dhe komuniste sot jane ku e ku me mire se ne zhvillimi vetem nepermjet ateizmit eshte i pamundur.

    REFLEKTO PAK.
    Liebe -die schwankungen in mir wenn ich deine Schritte höre

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga freiheit Lexo Postimin
    O chino, m
    Pra: edhe ateizmi, gjate sistemit te meparshem nuk ishte ane pozitive, pasi vendet e tjera qe nuk ishin ateiste dhe komuniste sot jane ku e ku me mire se ne zhvillimi vetem nepermjet ateizmit eshte i pamundur.

    REFLEKTO PAK.
    Po nuk ishte komunizmi ateizem.Cfar ndryshimi ka nese beson ne Zotin lart, apo zotin e vet zgjedhur poshte.Nese fete e kufizojne te drejten ne baze te nje libri si Kurani dhe Bibla dhe komunizmi te njeten gje bente duke e kufizuar sipas maksizmit.O me ne o kundra nesh!Vetem nje ndryshim kishte, qe ky zoti i tokes kepuste koka perdite.Pra une e ndjej per fyerje qe nje komunist te barazohet me mua qe ndjehem ateist si ato te vendeve perendimore.(pra njerzit nuk besojne ne krijuesin, nuk predikojne , por nuk e abandonojne edukimin biblik,pra menyren se si te reagosh ne ambjent, si te perceptosh dhe te veprosh ne nje situate te caktuar qe vete jeta te dhuron ne c'do moment.)Sjellja biblike eshte nje kostum shpirteror kolektiv i cili ruhet me fanatizem ashtu si flamuri e gjuha.Ne c'do realitet kohore per njerzit ne bashkejetese, eshte me shume se e rendesishme te kesh te njetin kostum shpirteror.A beson apo nuk beson ne krijuesin, jeta eshte aq e shkurter , saqe nuk ja vlen te mbetesh ne dileme per kete ceshtje, eshte fare e pa rendesishme.Lerini shkencetaret dhe prifterinjte te merren me kete pune, kur te arrijne ne konkluzion le te na e thone.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  3. #83
    DESTINY Maska e freiheit
    Anėtarėsuar
    20-11-2010
    Vendndodhja
    al
    Postime
    229
    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Po nuk ishte komunizmi ateizem.

    Annesti, gezuar vitin e ri ne rradhe te pare.
    Ajo c'ka po thoja nuk ishte qe komunizmi eshte ateizem, por ishte nje kundershtim ndaj mendimit te Chinnos. Ai mendon qe nje prej shume aneve pozitive te sistemit komunist ne Shqiperi ishte ateizmi, dhe e sheh ateizmin si rrugen e duhur per zhvillimin e nje shteti. Ndersa une them qe kjo eshte e gabuar, e pamundur per tu realizuar ne praktike (paveresisht se si imagjinohet ne teori dhe idealizem), edhe nqs. realizohet do te jete e perkohshme dhe krejtesisht e demshme.
    Komunizmi, nga njera ane e ktheu Shqiperine ne nje nder vendet e vetme ateiste ne bote, dhe nga ana tjeter u shnderrua praktikisht sic edhe ti thua ne nje besim fetar.
    Nuk kam as edhe nje problem me te qenurit e individit ateist, por me shtetin ateist, dhe ateizmi absolutisht nuk eshte komunizem. Ti mendon se nje shtet duhet te jete ateist dhe se e ka fajin feja qe komunizmi ishte aq i qelbur dhe i deshtuar fund e krye? Kete kundershto ti.
    Liebe -die schwankungen in mir wenn ich deine Schritte höre

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga freiheit Lexo Postimin
    Annesti, gezuar vitin e ri ne rradhe te pare.
    Ajo c'ka po thoja nuk ishte qe komunizmi eshte ateizem, por ishte nje kundershtim ndaj mendimit te Chinnos. .
    Ti mendon se nje shtet duhet te jete ateist dhe se e ka fajin feja qe komunizmi ishte aq i qelbur dhe i deshtuar fund e krye? Kete kundershto ti
    Jo, nuk kam hedhur ndonje ide, jam shume i vogel per te bere kete.Thjesh preferoj realitetin perendimor ,ashtu sic eshte, jo praktikante e praktikante, apo ateiste, qe sigurisht per baze edukimi ,kane marre nga familja apo mejdisi edukimin e krishtere.
    Doja vetem te theksoja mendimin e gabuar tek shume anetare te cilet ndjehen ateiste duke ardhe nga nje formim komuniste i mejdisit te tyre apo familjes.
    Te barazosh nje ateist italian , gjerman apo anglez , me nje shqiptar eshte qesharake.Keto e shikojne ateizmin vetem nese mohon fete, por harrojne se keto ateistet perendimore, kane per baze edukimin biblik dhe ato te komunizmit kane per baze normat e njeriut te "ri"te cveshur nga te gjitha vlerat humane, e te mbushur me urrejtje klasore.Etjetj........Eshte njelloj sikur te tentosh te barazosh njeriun me antinjeriun.

    Gezuar dhe nje vit te mbare!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 01-01-2011 mė 11:34
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •