Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Bukë e hidhur nga nëntoka e Kosovës

    Bukë e hidhur nga nëntoka e Kosovës
    Arsim Rashiti | 30-12-2010
    I lodhur e i dërrmuar nga puna 30-vjeçare disa metra nën tokë, mezi ecte, derisa me gjithë forcën që kishte mundohej ta mbante veten gjersa ecte, ku këmba-këmbën nuk ia përcillte. Duart i dridheshin nga presioni që i ka shkaktuar për 30 vjet nga makina e rëndë shpuese e xeheve, Halit Begut, 60 vjeçar, i cili punon si xehetar në minierën e Stantërgut nga viti 1979.

    Pluhuri i minierës i kishte nxirë fytyrën, ndërsa sytë mezi i mbante çelë nga lodhja. “Të them të drejtën në këtë punë me të dhënë para sa të duash nuk të paguhet, por çka të bësh, duhet të punojmë diçka”, tregonte Begu për punën e zorshme, e cila i ka marrë plot tri dekada në terr.

    Ai tregon se si secilin moment jeta e tij ndodhet ne rrezik, teksa përkulej për ta ndërruar veshmbathjen e tij të punës. “Prej kur të hipim në shportë për t’u lëshuar në horizontin e 10 në thellësi 750 metra e deri të dalim nga miniera gjithherë jemi në rrezik për jetën dhe harrojmë se çka kemi lënë mbrapa. Sikur kur je para ‘plumbit’ dhe duhet llogaritur që nuk je më gjallë”, shpjegon ai, me gjysme zëri, duke mos mundur as të flasë nga lodhja. Begu shpjegon se ka raste të shumta kur minatorët mbesin në dy mendje se a ta lëshojnë punën, apo ta vazhdojnë më tutje.

    Me shpresën se do të bëhet më mirë dhe do t’u përmirësohen kushtet, këtij minatori shumë herë i ka shkuar ai mendim që ta ndërpresë punën, por siç thotë ai, me ato të ardhura që i merr me punën e mundimshme që bën i duhet ta mbajë familjen.

    “Të sigurosh idaren për familje nga kjo punë e vështirë është sikur ajo fjala që thonë ‘bukë me shtatë kore’ “, tregon Begu.

    Vdekja e minatorëve

    Nga ky gjigant i xeheve dhe mineraleve, ai tregon se vështirësitë janë të ndryshme, si në kohën e paraluftës ashtu edhe tashmë pas luftës së fundit.

    Mirëpo, vështirësinë më të madhe dhe çastin më të mërzitshëm të cilin e ka përjetuar ai dhe shokët e tij, kur e kanë humbur jetën dy minatorë, njëri ngarkues dhe tjetri ndihmës xehetari. Ai tregon se sa me vështirësi i nxjerr shokët e tyre të vdekur të mbuluar nga shembja e dheut.

    “Tri ditë mezi i kemi nxjerrë, ka qenë vuajtje shumë e rëndë për minatorët e ‘Trepçës’, të gjithë kemi qenë humbur derisa i kemi gjetur”, kujton atë çast Begu, derisa nga sytë fillojnë t’i pikojnë lotët.

    “Mos me kanë sigurimi i idares së familjes, nuk ma kish marrë mendja të hyj më në minierë, por kur e llogariti se të gjallët duhet të jetojnë, atëherë më duhet të kthehem e të punoj”, tregon për zorin e punës Begu.

    Për herë të fundit kujton se si e kanë njoftuar se i ka vdekur një xehetar në minierë.

    “Më thanë a dëgjove që ka vdekur Bedriu, unë iu thashë jo, atëherë dy këmbët më kanë lëshuar dhe kam rënë për toke”, tregon ai. Ai flet edhe për jetën e tij se si ka qenë duke shtuar se i ndjeri ka qenë duke i mbushur pushkët për minimin e minierës për nxjerrjen e xehes dhe se papritmas i ka rënë përmbi një pjesë e dheut dhe e ka mbytur.

    Po ashtu ai shpjegon se edhe jeta e tij ka qenë në rrezik shumë herë, mirëpo rastin e fundit ai përmend kur para disa ditëve ka shpëtuar nga shembja e një pjese të xehes.

    Derisa kanë qenë duke siguruar vendin për mihje të xeheve, Begu thotë se kanë hetuar se po i shembet një pjese e dheut.

    “Si jemi larguar, është shembë ajo pjesë e dheut. Ka mundur të mbesim të vdekur aty dhe sot nuk do të isha këtu”, tregon ai për rastet e shpeshta të tilla që iu ndodhin.

    Paga mesatare 300-400 euro

    Paga mesatare për minatorët në minierën e Stantërgut sillet diku 300-400 euro.

    Si minator më i vjetër, Begu thotë se e kishte ndier veten mirë, nëse Ligji i Punës respektohet, do t’u sigurohej një pension, ndonëse atë pension ai e quan vetëm lëmoshë.

    “Puno 30 vjet në minierë e në fund merr lëmoshë është më e rëndë sesa gjatë atyre viteve që kam punuar me gjithë rreziqet e pritura”, shprehet ai.

    Ai thotë se me dëshirë do të kishte shkuar në pension, pasi që i ka takuar ta lërë punën e xehetarit për më shumë se 4-5 vjet.

    “Çka pritet më prej një xehetari në moshën 60-vjeçare, shpëtimi i minatorëve është Ligji i Punës”, thotë ai.

    Begu krahason punën e tij me më të deputetëve, ndërkohë që bën një krahasim edhe të pagave dhjetë fish më të mëdha. “Mua më kishte ardhur turp me marrë atë pagë aq të majme në atë karrige të butë, duke e ngritur dorën sa për të treguar se është aty, ndërsa minatorët që çdo ditë i futemi rrezikut të jetës me këto paga është turp””, shpreh mllefin e tij, duke thënë se do të kishte pasur dëshirë që ta provojnë edhe parlamentarët e Kuvendit të Kosovës njëherë punën e minatorëve.

    “Nuk e di a ishin mbushur mend, sepse kur mësohet njeriu që ta marrë djersën e dikujt, ai nuk di të ndalet më”, thotë ai.

    9 kilometra rrugë deri në shtëpi

    Begu çdo ditë udhëton nga 9 kilometra nga miniera e Stantërgut për të shkuar në shtëpi te bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Për shkak të punës së rrezikshme, familja e tij çdo herë rri me veshë të hapur se çka do të ndodhë me të. “Po të mendosh aq shumë për familje gjatë punës së mihjeve e braktis punën e xehetarit, duhet t’i kundërvihemi punës dhe disa gjëra duhet t’i harrojmë”, shpjegon ai, duke shtuar se të mirën dhe të keqen e ndajnë me shoqëri.

    “Unë nuk pres që të vijë vëllai im në minierë të më ndihmojë, por shoku më ndihmon për gjithçka. Ai është vëlla, djalë, apo çka t’i thuash”, shprehet ai.

    Në mesditë minatorët njëri pas tjetrit me kapelën mbrojtëse në kokë ecnin dhe dorëzonin bateritë që përdorin për të ndriçuar rrugën e tyre në nëntokën e minierës së Stantërgut.

    Edhe pse të lodhur nga puna e rëndë, në fytyrat e tyre shfaqej një shpresë jete, pasi që edhe ajo ditë ishte me fat për ta, duke e ditur rrezikun që i pret çdo moment.

    Ndërkaq në zhveshtoren e minatorëve të krijohej përshtypja se je në ndonjë ‘thertore të shtazëve’, pasi që në lartësi të saj shihen veshmbathjet e ngritura në litarë të secilit minator për t’u terur.

    Veshmbathjet e tyre në atë mënyrë teren dhe i shfrytëzojnë në ditën e nesërme, pasi që pikonte ujë nga djersët derisa kanë mihur në minierë.

    Një grup i minatorëve kryenin ndërrimin e parë dhe përgatiteshin për të shkuar në shtëpi, grupi tjetër përgatitej të futej në minierën e Stantërgut, duke i uruar suksese njëri-tjetrit për sfidën dhe rrezikun që i pret.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    uaaaaaaaaaaaaaaaaaa ca foto e bukuuuuuuuuuuuuuuuur.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •