Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 84
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247

    Ju rrėfej takimin tim me Nexhmije Hoxhėn - Ervin Hatibi

    Nga Ervin Hatibi

    Dhjetor I vitit 1985. Atė vit, sapo na kishin dhėnė titullin e lartė “Pionierė tė Enverit”, dhe po ashtu me tė njėjtin emėr kishin pagėzuar edhe hidrocentralin e Komanit, portin e Durrėsit, Universitetin e Tiranės (vini re si shkėlqen simbolika hidro-iluministe qė pėrfshin gjithė objektet e emėrtuara me Enver. Bile edhe emri “Enver” nė origjinalin arabisht mu kėshtu do tė thotė, “I pėrndritur”.) Unė isha atėherė pionieri I vogėl I shkollės tetėvjeēare “Mihal Grameno”. Mėsuesja kujdestare, a ndonjė tjetėr figurė qė kujdesej, mė kishte zgjedhur edhe mua, ndonėse jo edhe aq i dalluar nė mėsime, ndėr ata 4-5 pionierė qė do tė pėrfaqėsonim shkollėn tonė periferike dhe problematike nė njė mbrėmje tematike tė kremtimit tė vitit tė ri ku do vinte (merr frymė thellė!) edhe vetė xhaxhi Ramiz. I cili gjithsesi nuk kishte atė llamburitjen budike dhe as tė ngopte deri nė velje si figura e plotė “xhaxhi Enver/e ke gojėn me sheqer”, por ama ishte faktikisht udhėheqėsi I parė I Partisė dhe I Shtetit. Takimi tematiko-argėtues do tė zhvillohej nė Pallatin e ri tė Kongreseve, dhe aty do tė vinin pionierė nga e gjithė Shqipėria. Para se tė hapeshin digat administrative, dhe nė Tiranė tė vėrshonin bindshėm fshatarėt e tė gjitha zonave tė thella endogamike, numri I fėmijėve flokėverdhė nė qytet nuk ka qenė edhe aq I madh. Tani qė I mendoj mė mirė ca gjėra e kuptoj sepse krahas epitetit …racist “kokėlakėr” apo “gjerman” me tė cilėt ma merrnin shpirtin e vogėl, flokėt e mij tė verdhė ishin njė arsye mė shumė, ishin artifici dekorativ qė I shtynte mėsuesit tė mė pėrfshinin nė ēdo grumbullim tė zgjedhur kalamajsh edhe mua. Me njė llaf u duhesha pėr kolor.

    Megjithatė, njėditėzaj, ndėrsa shkonim si ēdo pasdite tek Pallati I Pionierėve pėr tė bėrė provat e kėngėve qė do t’u kėndonim udhėheqėsve, mua dhe ca tė tjerėve, na komunikuan nė sy tė dhjetėra e dhjetėra fėmijėve, se nuk do tė vinim nė natėn e festės, natė ku do tė na ndanin edhe dhurata me lodra, natė ku do tė isha pėrkrah sidomos me tė gjitha ato gocat e vogla qė rrotulloheshin si kukulla me kurdisje duke kėnduar me klithma kėngėt e partisė dhe tė lumturisė me tekst nga Jorgo Papingji dhe Zhuljana Jorganxhi, nėn drita tė forta djersitėse, nėn dekoret shpėrthyese me tė kuqe dhe tė kuqe. Dikush po mė shkulte dhunshėm, dikush po mė arrestonte midis gjithė kėsaj rave-party, duke ma sekuestruar gjithė ekstazinė e pėrfytyrimeve.

    Jam kthyer nė shtėpi dhe e dija sepse mėrzitesha. Kur im atė u nis edhe pyeti organizatorėt nė Pallatin e Pionierėve pėrse po mė pėrzinin nga festa, pėrgjigjen (e mbaj mend si sot) ia dhanė midis kėsaj, se “o ėshtė numėr I madh pjesėmarrėsish e s’ka vend pėr tė gjithė, o pėr shkak tė origjinės klasore”. Pra njė pionier I Enverit si unė, duhej ndėrgjegjėsuar se pėrveēse nė klasė tė pestė, bėnte pjesė edhe nė klasėn e tė deklasuarve. Tė nesėrmen e kėtij informacioni, nėna ime, me mua pėrdore u nisėm tė takonim njė shoqen e saj nė Komitetin e Partisė sė Rrethit (tani selia rozė e Partisė Socialiste). Pas ca telefonatash gjithēka u ndreq nga e para. Isha aty prapė, me ēunat e gocat e tjerė, duke pritur festėn e vitit tė ri…

    Nata e festės ėshtė edhe arsye pse mora tė shkruaj kėto rreshta. Kėto rreshta mora t’I shkruaj pėr tė dėshmuar edhe unė. Atė natėn e festės midis ndriēimit ėndėrror, midis shatėrvanėve dhe inoksit e mermerit flakėritės, midis kalamajve tė zhurmshėm e agresivė nga gjithė Republika, ja ku hyri Udhėheqja. Ishin aty afėr fytyrat e porcelanta qė I kishim parė nė televizor, figurat qė nė raste festsh I kishim parė buzėqeshėse e madhėshtore pikturuara nė telajo gjigande qė bllokonin fasadat e gjithė ndėrtesave nė Sheshin Skėnderbej. Ata ishin aty, me ecje tė ngadaltė dy e nga dy, dhe ne njė divizion me pionierė gumėzhitės I prisnim me lule nė dorė e me bletė brenda nė kokė. Njė errupsion fėmijėsh rrethoi hyrjen e Ramiz Alisė. Nė grumbullimin kacafytės rreth Udhėheqėsit, u ndje njė lloj deklamimi retorik, si formula para njė atentati. Njė pionier nga veriu, I veshur me kostumin tipik “bardhė-zi-kuq”, qeleshe pėrfshirė, kishte recituar njė strofė tė posaēme me dialekt pėr xhaxhi Ramizin, dhe pastaj “hopa!” iu lėshua xhaxhi Ramizit si kamikax nė njė pėrqafim violent fluturimthi. Xhaxhi Ramiz gati sa nuk u thye nė mes. Dy-tre shoqėrues rendėn ta shkėpusnin si midhjen nga guacka fėmijėn-malėsor qė nuk shkulej prej xhaxhi Ramizit, dhe dikur ia arritėn kėsaj. Filloi shpėrndarja e buqetave me lule: targeti prapė ishte xhaxhi Ramizi dhe udhėheqėsit pėrreth qė I ngjanin ose nga pamja po sigurisht nga veshja. Kisha mbetur si I hutuar me lulet e mija, tė cilat dukeshin sikur do mė vyshkeshin nė duar. Kur ja midis tallazisė plot me fėmijė shallakuq, udhėheqės kostumebezhė, fotoreporterė, shoqėrues, shquaj nga larg konturet e njė gruaje tė veshur me tė zeza, mbetur ca mė larg grumbullit. Ishte Nexhmije Hoxha, njė grua tė cilės atė vit sapo I kishte vdekur burri. Nuk e pata tė vėshtirė tė lejoj magnetizmin tė mė transportojė drejt saj dhe t’I dhuroj tufėn time me lule, tė vetmen (ndėrsa udhėheqėsit-burra gati sa nuk po mbyteshin midis mullarėve me lule qė u vėrshonin nga tė gjitha anėt). Ajo I mori lulet dhe tha zėulėt diēka qė duhet tė ishte falenderim. U ndjeva I realizuar, I mirė. Vėrtet, gratė sidomos, ma kanė kėputur pėrherė shpirtin.
    ***

    Nuk ėshtė ndonjė gjė ēuditshme nėse edhe unė shkruaj diēka nė lidhje me kujtimet e udhėheqjes sė lartė komuniste. Pėr gjithkėnd qė minimalisht ka akses nė Sh.Sh.Sh.Sh. (shoqėrinė e tė shtypurit shkronja shqip), pra nė botėn e shkrimit shqip, ėshtė I njohur trendi mė I fundit, trasgresioni mė epshor I faqeve tė para (qė nuk skuqen kurrė) tė gazetave. Kėsaj rradhe ajo ėshtė rrėfimtaria nė vetė tė parė e dėshmitarėve mė tė lartė tė jetės sė udhėheqjes komuniste shqiptare. Nėse psh. vite mė parė njerėzia, lexuesit, nxisnin kėrkesė-ofertėn mediatike me uri dhe etje pėr tė lexuar kujtimet e tė burgosurve dhe pėrndjekurve politikė, nėse pak mė vonė nė cepat e faqeve tė para nisėn tė dukeshin gjithnjė e mė shpesh intervista (shumica tė sajuara) me prostituta apo narkomanė a sieropozitivė anonimė… ka gjithato muaj qė vendin e tė gjithė kėtyre e kanė zėnė intervista me ish-polit-byroistė, ish-gjeneralė Traktati Varshave, ish-ambasadorė, ish-gjellėbėrės blloku, ish-pėrkthyes delegacionesh, ish-kolegė gjuetie diktatorėsh, ish-vjehrra pashallarėsh tė kuq apo nuse bijsh etj-ish etj. Nėpėr qoshket e gazetashitjes mėngjes pėr mėngjes sheh sesi plaken fotografitė e Enver djalit qė nga mosha kur I ngjante Rodolfo “latin-lover” Valentinos e deri ato tė fillimit tė epokės diabetike (me shėndoshjen e shpejtė bolshevike pas lėnies sė duhanit), tip Marlon “Godfather-Padrino” Brando, deri nė fotot e fundit tip “dr. Hannibal Lecter” me flokė tė gjata, tė bardha para vdekjes (kujt I kujtohet bejtja e vjetėr subversive “Koh’t e fundit rriti flokėt / ky vampir qė hante shokėt”). Mega-tituj tė tillė qė fillojnė me strukturė orteku nga maja e gazetės drejt e mbi kokat mazokiste tė lexusve shqiptarė, me atė formulėn nauzeante “ju rrėfej” (ngjan sikur thuhet “Ju vjell!”) :“Ju rrėfej takimin e Enverit me Ēu En Lain” (kujt I plasi), “Ju rrėfej si u zu nusja e djalit tė Enverit me nėnėn e djalit tė gruas sė tij”, “Ju rrėfej si zuri Hysni Kapo tė gjallė Anastas Lulėn”, “Ju rrėfej si zuri Enveri njė goxha krap dhjetėkilosh nė Ujin e Ftohtė”, “Ju rrėfej mbledhjen e 81 partive nė Kremlin”, “Ju rrėfej gjyqin e Beqir Ballukut ose tė Teme Sejkos ose tė Kadri Hazbiut….” Ata qė rrėfejnė pėrgjithėsisht janė ish-bashkėpunėtorė apo ish-shėrbėtorė tė afėrt tė ish-drejtuesve komunistė, dhe shpesh nuk e frenojnė dot fare nostalgjinė apo simptoma tė tjera mė tė rėnda tė sėmundjes veneriane tė veneracionit pėr diktaturėn dhe pėrbindėshat qė e udhėhoqėn atė.

    Nė tė gjitha rastet, si nė rastin e rrėfimtarisė tė ish-tė burgosurve a internuarve, si nė ato tė prostitutave, narkomanėve apo veteranėve tė kuq, ethja perverse pėr dėshmi pėrfshin sferėn e tė errtės, sferėn e vuajtjes, sferėn e tė keqes, anėn tjetėr tė gjysėmhėnės qė njohim. Nėse e mbaj mend mirė, nė njė pasazh tė Tom Sojerit, ky I thotė shokut tė tij tė vockėl zezak se po ta ndihmonte tė lyente gardhin me bojė, ky si shpėrblim do tė zbulonte fashon dhe do t’I rrėfente (ohhhh!) plagėn, gishtin e vrarė. Nuk ėshtė quazi-parabola biblike me Shėn Thomanė qė nuk beson po nuk vuri dorėn nė plagė: jo, ėshtė njė devijancė kjo: striptiza me plagėt. Si I torturonin edhe me shufra hekuri banorėt e Burrel-burgut, si u derdhnin ujė tė ftohtė nė mėngjes esėll gjatė dimrave nėn zero, si e patėn rrėmbyer vajzėn e pafajshme nga Rrogozhina, pėrdhunimi I parė nė grup, markat e cigareve tė ndryshme qė I fiknin nė trup, si shoku Enver me shokė na shkelte me kėmbė.

    Ėshtė shkruar kaq shumė pėr kėtė fenomenin e kujtimeve komuniste, dhe mbase nuk ėshtė lidhur fenomeni nė tė njėjtin bistak tematik me kėto kujtimet e tjera. Me tė drejtė dikush I ka quajtur “telenovela” seritė me histori banale e bajate e tė panevojshme mbi jetėn e drejtuesve komunistė, kėto pallavra qė botohen gazetave tė Tiranės, tė cilat po e banalizojnė dhe desensibilizojnė dhimbjen qė duhet tė shkaktonte nė fakt publikimi nė faqe tė para I fotove tė Enverit, qoftė edhe I veshur si plaku I vitit tė ri, rrethuar me nipa e nuse.

    Para disa kohėsh nė Hungari nė mjediset e njė ndėrtese tė shėrbimit sekret komunist, ėshtė hapur njė muze I quajtur “Shtėpia e Terrorit”. Nė muret e kėsaj shtėpie janė varur tė gjitha fotografitė e tė vrarėve nga diktatura, janė afishuar dokumente mbi krimet komuniste dhe janė rikrijuar qeli burgu e vegla torturash. Vizitorė tė kėtij muzeu, sidomos tė rinjtė, tronditen dhe revoltohen pas eksperiencės sė vizitės aty. Sepse nė fakt pėr tė prodhuar kėto ndjenja, pėr ta mbajtur tė gjallė ndjeshmėrinė qytetare, kujtesėn pėr tė keqen e kanė ndėrtuar muzeun burrat e menēur tė Hungarisė, tė njė vendi qė siē duket e ka marrė seriozisht ndarjen me tė keqen. Kurse nė Shqipėri Enverit I venė mjekrrėn e pambuktė tė plakut tė vitit tė ri. Nė fakt plagėt e pambyllura tė Shqipėrisė e duan njė ēikė pambuk pėrsipėr.

    P.S. Kėtė shkrim ia kushtoj Bashkim Shehut 2004
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D@mian : 19-12-2010 mė 19:21 Arsyeja: emri i autorit
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Diktatoret dhe se ngordhin , kane lene vemjet.

    Diktatoret dhe se ngordhin , kane lene vemjet.



    Si i gjykoni keto njerez sot?
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Anesti_55, mos fol per kermat e vemjet ti, kur nuk hapet dosjet, kur nuk "arritet" te miratonit ligjin e lustracionit, ndonse vend i vetem ne Europen Lindore ... si perhere te vetmuar, te fundmuar, var-bidonuar ...

    por a mund te na thuash nese e firmose ate peticionin per dashurine e madhe qe ke per klerikun grek, anastazin, qe ka uzurpuar kreun e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare ... sepse more Anesti_55, une nuk mund ta kem si udheheqes shpirteror anastazin, kur kam Krishtin ... sepse une nuk mund ta mbeshtes me anastazin, kur ai ka 20 vjet ne ate fron, dhe kerkon ta perjetesoje per veten e tij dhe hierarkine kishtare greke ... se une ne kishe vete te ndjej prezencen e Krishtit, forcen e Shpirtit te Tij, Fjalen e Shembelltyren e Tij, dhe

    jo te behem mashe ne duart e kujtdo per te me futur ne zjarrin e mekatareve si puna e anastazit ...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Anesti_55, mos fol per kermat e vemjet ti, kur nuk hapet dosjet, kur nuk "arritet" te miratonit ligjin e lustracionit, ndonse vend i vetem ne Europen Lindore ... si perhere te vetmuar, te fundmuar, var-bidonuar ...

    por a mund te na thuash nese e firmose ate peticionin per dashurine e madhe qe ke per klerikun grek, anastazin, qe ka uzurpuar kreun e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare ... sepse more Anesti_55, une nuk mund ta kem si udheheqes shpirteror anastazin, kur kam Krishtin ... sepse une nuk mund ta mbeshtes me anastazin, kur ai ka 20 vjet ne ate fron, dhe kerkon ta perjetesoje per veten e tij dhe hierarkine kishtare greke ... se une ne kishe vete te ndjej prezencen e Krishtit, forcen e Shpirtit te Tij, Fjalen e Shembelltyren e Tij, dhe

    jo te behem mashe ne duart e kujtdo per te me futur ne zjarrin e mekatareve si puna e anastazit ...
    Eterit e kishes qe flasin nje gjuhe tjeter e qe predikojne ne Shqiperi tek ata qe duan te gjejne dashurine Zotit dhe shpetimin e tyre, nuk duhen trajtuar sikur e kane zakon shqiptaret ti diskriminojne.Ne Rreshen ipeshkv eshte nje italian por ai e flet shqipen sikur te kishte lindur ne Shqiperi dhe predikon shqip. Pse ne Mirdite o dujs a nuk murmurojne mirditore pse nje predikues eshte i huaj dhe pasues i Krishtit dhe sherben ne Mirdite dhe ne hirearkine kishtare? Kjo nuk i ben dhe nuk duhet ti beje njerzit ne Shqiperi armiq te njeri tjetrit por deshmi shprese e drite ne tunelin e erret ku kalojne shqiptaret ,te nje realiteti qe shqiptaret e kerkojne me qiri qe prej vitit 1967. Sa mirditore kane share ketu ne forum drejtues te larte te kishes katolike dhe jane te gatshem per hader te mentalitetit frymemarres te trasheguar nga veshtiresia e krijuar nga trashegimia e lufterave ku sic the vete ti dujs jemi te fundit si gjithmone ne vendime per te pare e mesuar nga evropianet lindore dhe rruga e tyre per nje shoqeri krejt ndryshe qe ne vend te Fjales se Krishtit te rikthehen ne testamentin e vjeter per ceshtje fjalesh, tokash, nderesh, hasmerish dhe bam me i mbylle hesapet sipas zakonit se gjaku lahet me gjak dhe me pare por jo duke pare nga fqinjet e nga evropianet qe per cdo gje zgjidhjen e gjejne duke denoncuar krimin? Gjithashtu kush esht i pagezuar ne kisha nuk duhet te beje as deshmi te rreme kur bie fjala se komshiu yt dhunohet. Enver Hoxha blasfemoi e sebashku me te edhe Ramiz Alia kur thoshin se feja eshte opium dhe blasfemia me e madhe ne Mirdite ne kohen e Enver Hoxhes ishte spiunlleku i trilluar dhe deshmite e rreme dhe spiunlliku se gjoja ne emer te pushtetit, te partise i sherben shtetit dhe njerezve. Lexo ne sakramentet dhe ne Bibel per deshmi se si duhet te deshmoje njeriu dhe cfare duhet te deshmoje ne jeten e tij dhe krahasoje me spiunllekun ku ne tre veta dy ishin spiuna se cfare beri Enveri per tre dekada dhe do bindesh se do shperthesh nga urrejtja per kamunistet Nuk kam asgje kunder pjesamarrjes se meshtareve te huaj ne predikime dhe hirearkine kishtare deri sa ne Shqiperi te lulezojne filiza te rinj te Fjales se Zotit.

    E rendesishme eshte qe te gjithe ata qe predikojne ne Shqiperi fjalen e Zotit ta predikojne ne gjuhen shqipe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 18-12-2010 mė 22:37

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Ēfare kafsherie, bageti me fytyra njerezish, hipokrizi groteske, dhe ne pretendojme per prosperitet dhe demokraci.
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  6. #6
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Diktatoret dhe se ngordhin , kane lene vemjet.

    http://www.youtube.com/watch?v=CIZi72kHcxU&NR=1

    Si i gjykoni keto njerez sot?
    Keto njerez i gjykoj si ata qe qajne apo merziten pasi u ka vdekur prijesi shpirteror. Pra si greket qe qajne kur t'jete vdekur Janullatosi, si vatikanasit qe qajne kur t'jete vdekur Papa.

    Kjo video tregon se Hoxha ka dhene arsye qe ta doje populli i tij. Pra nuk ka qene vec i keq per shqiptaret, por ka pasur edhe ane te mira. Edhe per mua vlen kjo. P.sh. me ndalimin e feve qe ka bere, e ka vene veten ne radhen e njerezve me te rendesishem te Shqiperise ndonjehere. Kjo s'eshte demokratike, e di. Por per kohen dhe situaten, ne te cilen ndodhej populli shqiptar atehere, e kuptoj si imperativ te kohes, si ultima ratio per mbijetesen e popullit, gjuhes dhe kultures se tij. Per kete gje e falenderoj shpirterisht. Dhe do qaja sikur te kisha jetuar ne kohen e tij si keta njerezit ne video. Pavaresisht krimeve qe i ka bere, per kete do e cmoja.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga chino : 19-12-2010 mė 05:11

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    18-12-2010
    Postime
    48
    Po ka bere nji gabim shume te madh , se paku te kishte likuiduar duke ua prere kokat prijesve fetare
    ,ateistave
    ,qafirave,
    dembelave,
    dhe me ne fund ca njerezve ne kete forum, te cilet nuk kane pune tjeter vetem se te meren me punet e te tjerve ndersa nuk i shohin te vetat

  8. #8
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    O Aga,

    E. Hoxha ateist e qafir ka qene dhe vete.
    Cfare flet keshtu? Eshte sikur te kerkoje nga Hitleri te vriste gjermanet. Te paskan ngele ne fyt budallesite e Kuranit sic duket.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    looooooooooooooooooool, ket e perdora per her te par se ne krahinen time i quajm me lol ,budallenj. pa keq kutim.
    edhe per diktator qajkan njerzit a.........
    gjithqfar degjo sot njeriu .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganimet : 19-12-2010 mė 06:15

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    Keto njerez i gjykoj si ata qe qajne apo merziten pasi u ka vdekur prijesi shpirteror. Pra si greket qe qajne kur t'jete vdekur Janullatosi, si vatikanasit qe qajne kur t'jete vdekur Papa.

    Kjo video tregon se Hoxha ka dhene arsye qe ta doje populli i tij. Pra nuk ka qene vec i keq per shqiptaret, por ka pasur edhe ane te mira. Edhe per mua vlen kjo. P.sh. me ndalimin e feve qe ka bere, e ka vene veten ne radhen e njerezve me te rendesishem te Shqiperise ndonjehere. Kjo s'eshte demokratike, e di. Por per kohen dhe situaten, ne te cilen ndodhej populli shqiptar atehere, e kuptoj si imperativ te kohes, si ultima ratio per mbijetesen e popullit, gjuhes dhe kultures se tij. Per kete gje e falenderoj shpirterisht. Dhe do qaja sikur te kisha jetuar ne kohen e tij si keta njerezit ne video. Pavaresisht krimeve qe i ka bere, per kete do e cmoja.
    Kjo video tregon se Hoxha ka dhene arsye qe ta doje populli i tij.
    Ke dhene konceptim te pergjithshem.Eshte tjeter gje te doje gjysma dhe tjeter gje te te doje i gjithe populli.

    Po cili ishte standarti shpirterore, i njers gjysem qe gezonte?Ekonomikisht ajo ishte e barabarte me gjysmen tjeter, pra flasim per nje ekonomi si te Afganistanit.
    Pra tashme kuptohet se njera pale gezonte se asaj i lejoheshin kopetenca per te dhunuar palen tjeter.Cishte dhunimi?Dhunim ishte cdo gje e keqe qe ti kishe mundesi ti besh kujdo, me inisiativen tende apo me orjentim politik.Shumatorja e kesaj ligesie quhej vlere morale e njeriut te ri dhe konvertohej me medalje ose fleta nderi, qe nese nje dite do te binte rradha ty per tu bere tabele qitje, ato hidheshin ne kosh te plehrave.Me kete moral shqiptaret e sidomaos ato te majtet erdhen e ju paraqiten europes ne vitin 90-te.Kane bere perpara apo mbrapa ne keto vite kete nuk mund ta trajtojme ne kete teme.Se kush u shpreh ne nje tjeter teme se ishte ndjere njelloj me europianet.Zot na ruj.

    Ne ceshtjen e fese ai nuk beri gje tjeter por zevendesoi shumatoren e feve me ate komuniste.Dhe komunizmi nje fe eshte.Ateizmi eshte tjeter gje.

    Beri mire apo beri keq , kjo eshte evazive, pasi varet nga kendveshtrimi.Nese do te konsiderojme se ky popull erdhi deri ne vitet 44 ,me nje moral te shturur nga politika islamike e turqise, atehere beri mire qe i fshiu keto edukime me te mira e te keqia.Por duke arsyetuar ne ditet tona ,morali i ri ,nuk eshte Konkurues ne tregun nderkombetare por dhe ne ate te brendeshem.Eshte fakt qe jemi akoma dhe pas 20 vjet ,problmatike ne mardhene mes vedit dhe te tjerve.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •