Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Të fundit në Europë edhe për arsimin

    Të fundit në Europë edhe për arsimin
    18/12/2010Adri Nurellari


    Gjatë viteve të fundit, me rritjen e beftë të një sektori privat të arsimit të lartë, ku vërtiten sasi të mëdha parash për xhepat e zyrtarëve dhe njerëzve afër pushtetit, është bërë që vëmendja ndaj arsimit parauniversitar të zvogëlohet edhe më shumë se më parë. Kuptohet që fryrja e sektorit privat, kombinuar me shqyerjen e portave të universiteteve publike, është bërë edhe për qëllime politike, pasi studentët kanë të drejtë vote dhe përveç kësaj, futja e tyre në shkolla të larta, pavarësisht nga cilësia e tyre, shërben si një valvul sigurese për të maskuar mungesën e vendeve të reja të punës për një popullsi që vazhdon të mbajë një nivel të lartë të rritjes demografike. Qeveria aktualisht tatëpjetën e arsimit tonë e ka mbuluar duke përdorur në mënyrë pompoze rritje të mëdha në shifrat e studentëve të futur në shkolla, pa e vrarë mendjen që kjo sasi vjen tërësisht në kurriz të cilësisë dhe se shumica e shkollave të larta nxjerrin thjesht injorantë me diploma. Kjo taktikë e bombardimit të publikut me shifra të dyshimta, të pasakta, të pakonfirmueshme, kontradiktore dhe jopërmbajtësore të lë të kuptohet se qeveritarët po e ndjekin me besnikëri parullën e Harry Truman-it. Ky i fundit thoshte që “nëse nuk mund ta bindësh publikun atëherë ngatërroje” (if you can't convince them, confuse them).

    Mirëpo në kuadrin e ngatërresës së gjithë këtyre statistikave jo të besueshme apo jo domethënëse të nxjerra nga burimet tona zyrtare, fatmirësisht ka mbërritur një studim krahasimor ndërkombëtar shumë cilësor që e krahason shkollimin tonë me atë të shumë vendeve të tjera, duke nxjerrë një panoramë më të vërtetë dhe të qartë mbi gjendjen ku jemi zhytur. Bëhet fjalë për një studim me autoritetin e pakundërshtueshëm ndërkombëtar të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) i titulluar “Programi për vlerësimin ndërkombëtar të studentëve” (Programme for International Student Assessment PISA), i cili hedh poshtë të gjitha lëvdatat boshe dhe të paqena të qeveritarëve tanë lidhur me arritjet e politikave arsimore duke na nxjerrë të fundit në Europë dhe më keq se shumë vende të prapambetura të Azisë e Afrikës. Ky studim gjithashtu e shemb keq mitin që vërtitet prej kohësh mes shqiptarëve se ne mbahemi për popull arsimdashës, se ne kemi sistemin arsimor e në mënyrë të veçantë shkollën e mesme të fortë apo se maturantët tanë kinse shkëlqejnë kur shkojnë në universitetet e huaja. Në të tria fushat fatkeqësisht Shqipëria gjendet në fund të vendeve europiane e madje shumë mbrapa edhe krahasuar me 31 vendet partnere të OECD-së që janë në zhvillim dhe që janë përfshirë në studim.

    PISA është një test i standardizuar ndërkombëtar, i zhvilluar prej vendeve anëtare të OECD-së dhe të cilit i nënshtrohen çdo tre vjet nxënësit pesëmbëdhjetëvjeçarë nëpër shkolla të vendeve të ndryshme. Ky sondazh ka nisur fillimisht në vitin 2000 në 43 shtete dhe në ciklin e katërt të vitit 2009 është përfshirë edhe Shqipëria. Nëpër çdo vend përzgjidhet një kampion studentësh prej 4500 deri në 1000 syresh, të cilëve u bëhet i njëjti test me letër e lapës që zgjat rreth dy orë dhe që shtrihet në fushën e të lexuarit, matematikës e shkencës. Ky test nuk synon që nxënësit të riprodhojnë në mënyrë të thatë të dhënat e një fushe, por që të tregojnë se informacionin e marrë ata mund ta aplikojnë në rrethana apo situata të ndryshme. Konkretisht pjesa e leximit në test s'merret me aftësinë e nxënësve për të lexuar rrjedhshëm, por synon të masë aftësitë e nxënësit për të kuptuar, përdorur, reflektuar, sintetizuar dhe vlerësuar një tekst. Pjesa matematikore kërkon nga nxënësit që të aplikojnë njohuritë e tyre matematikore në kontekste të ndryshme të botës reale, ndërsa pjesa shkencore ka për qëllim që të masë njohurinë individuale shkencore dhe aftësia për të shfrytëzuar atë njohuri për të ngritur pyetje, për të përvetësuar njohuri të reja, për të shpjeguar fenomene apo për të nxjerrë konkluzione të mbështetura në fakte lidhur me çështje shkencore.

    Fjala pikëlluese është e vakët për të përshkruar gjendjen e arsimit që tregon ky studim. Në fushën e të lexuarit kritik, që ishte edhe fokusi kryesor i PISA 2009, Shqipëria gjendet në renditje në vendin e 60 me 385 pikë, ndërkohë që vendin e parë e mban zona kineze e Shangait me 556 pikë dhe mesatarja e OECD-së është 493. Prapa kemi lënë Katarin, Panamanë, Perunë, Azerbajxhanin dhe Kirgistanin, ndërkohë që më mirë se ne janë vende si Tunizia, Jordania, Indonezia e Tajlanda. Padyshim fqinjët tanë, Mali Zi (408) dhe Serbia (442) janë goxha më lartë jo vetëm në lexim, por në të gjitha fushat. E njëjta situatë vihet re në fushat e tjera, ku në rastin e fushës së matematikës, Shqipëria është e fundit në Europë me 377 pikë dhe e 60 në listën me 65 shtete. Ndërkohë që mesatarja e OECD-së në matematikë është 496 pikë dhe vendin e fundit në listë e mban Kirgistani me 330 pikë, pra vetëm 47 pikë më pak se ne. Ky rezultat demistifikon gjithashtu iluzionin se gjasme falë trashëgimisë së sistemit sovjetik, nxënësit shqiptarë pajisen me njohuri të shëndosha të matematikës. Po ashtu, në testin për njohuritë shkencore nxënësit shqiptarë janë sërish tejet të lodhur, duke dalë sërish të 59-t me 391 pikë, që është shumë ulët krahasuar me 501 pikë që ka mesatarja e OECD-së.

    Duhet pasur parasysh që vendeve të OECD-së ia ul ndjeshëm mesataren fakti që kanë anëtarë si Turqia, Kili dhe Meksika me mesatare goxha më të ulët se vendet e Europës Perëndimore dhe Amerikës Veriore. Kështu për shembull, kur bëhet fjalë për mesataren e rezultateve të nxënësve të OECD-së në fushën e matematikës ajo është 501 pikë, mirëpo mesatarja e rezultateve të nxënësve turq është 454, e nxënësve kilianë 447 dhe e nxënësve meksikanë është 416.

    Këto fakte flasin vetë dhe nxjerrin një portret shumë të zymtë të kapaciteteve intelektuale të brezave që vijnë te ne e që flasin për një regres të mirëfilltë. Po për ta nxjerrë më mirë në pah gravitetin e situatës ia vlen që të zbërthehen rezultatet në kategori e të shihet përqindja e studenteve që i përket secilës kategori. Rezultatet janë të grupuara në 6 nivele, ku niveli i parë përfaqëson nxënësit fillestarë, kurse niveli i gjashtë më të talentuarit. Një tjetër mit që vërtitet te ne është se edhe kur bëhet fjalë se arsimi ynë në përgjithësi nuk është cilësor te ne ka talente të hatashme, sidomos në shkenca ekzakte, që lënë mbresa në nivel ndërkombëtar. Nxënësit mediokër që marrin më pak se niveli i parë, pra më pak se 334.94 pikë nga testi matematikor janë vetëm 5% të nxënësve të OECD-së, kurse nga Shqipëria mbi 26% e nxënësve nuk e arrijnë dot nivelin bazik (334.94-409.54 pikë) ku janë të përqendruar 31% e nxënësve shqiptarë të testuar. Pra mbi gjysma e nxënësve tanë i njohin pak ose aspak shkencat. Nga ana tjetër, në nivelin e gjashtë Shqipëria del me 0%, pra s’ka talente të spikatura, ndërkohë që mesatarja e OECD-së është 1.1%, dhe në nivelin e 5 të nxënësve mbi mesataren ne dalim me 0.1%, kurse OECD-ja me 7.4%. Situata përkeqësohet akoma më shumë kur shqyrtohen rezultatet e matematikës, nxënësit që janë më poshtë se niveli i parë në Shqipëri janë 40.5%, ndërsa ata që futen në kategorinë e nivelit të parë janë 27.2%, pra mbi 2/3-at e gjimnazistëve tanë janë në ose nën nivelin bazik të njohurive matematikore, ndërkohë që në nivelin e gjashtë prapë kemi 0 për qind kur OECD-ja ka mesatarisht 3.1% të nxënësve.

    Studimi PISA 2009 prej kur është bërë publik më 7 dhjetor, ka mbushur faqet e mediave europiane dhe amerikane me komente, kritika e sugjerime lidhur me rezultatet, duke ngjallur një garë e xhelozi të madhe mes shteteve të ndryshme të analizuara. Ky studim është padyshim shumë i vlefshëm. Prej analizës së të dhënave mund të nxirren shumë konkluzione dhe mësime interesante e të dobishme që kanë të bëjnë me politikat arsimore, mënyrën e organizimit të programeve mësimore, administrimin e shkollave e të tjera, megjithatë në rastin tonë ky studim duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për të hequr tutje veladonin e retorikës së zbrazet dhe populiste të qeveritarëve shqiptarë dhe për të parë me kurajë e sinqeritet gjendjen dramatike ku është katandisur arsimi ynë, sepse nuk mund të gjendet kura po nuk u pranua se jemi të sëmurë dhe po nuk u bë diagnoza e saktë. Po qe se vazhdohet me mite të rreme, duke zhytur kokën në rërë si struci, gjërat kanë për të vazhduar në rënie të lirë drejt skutave më të errëta të errësirës, duke u shndërruar në vrimë të zezë të injorancës në Europë.

  2. #2
    MoDa KaLoN,sTiLi QeNdRoN! Maska e fashion_girl
    Anëtarësuar
    06-07-2010
    Postime
    2,409
    mos u boni merak se pas 5 vjetesh do me keni mu ministre a arsimit edhe kam per ta bo shqiperin te shkelqeje , te dali ne vendet e para ne klasifikim!

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Të fundit në Europë edhe për arsimin
    18/12/2010Adri Nurellari

    Po qe se vazhdohet me mite të rreme, duke zhytur kokën në rërë si struci, gjërat kanë për të vazhduar në rënie të lirë drejt skutave më të errëta të errësirës, duke u shndërruar në vrimë të zezë të injorancës në Europë.
    Ja ku bie miti i shqiptareve qe jane me te zgjuarit ne bote, por nga ana tjeter vendi i tyre ka mbetur si nje hale ku askush nuk do te hyje. Mjedisi, shendetesia dhe arsimi jane 3 ministrite perkatesisht me financimin me te vogel nga buxheti i shtetit. Dhe te tre keto fusha jane kyce dhe thelbesore per jetesen dhe perparimin e nje popullate. Mos valle ka nje komplot ketu?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Kuptohet që fryrja e sektorit privat, kombinuar me shqyerjen e portave të universiteteve publike, është bërë edhe për qëllime politike, pasi studentët kanë të drejtë vote dhe përveç kësaj, futja e tyre në shkolla të larta, pavarësisht nga cilësia e tyre, shërben si një valvul sigurese për të maskuar mungesën e vendeve të reja të punës për një popullsi që vazhdon të mbajë një nivel të lartë të rritjes demografike.
    !!!

    Te mos futesh me njerezit ne burg se preferojne nje shkolle private ne vend te asaj publike qenka nje mase e marre per qlelime politike, jo morale? Ca dreqin behet ketu!

  5. #5
    Artikulli fillon komplet me ngjyra politike kshuqe i kalova ato paragrafet e para dhe shkova te shifrat. Do ishte mire te vihet dhe burimi.

    Me vjen cudi te them te drejten per keto rezultate. Nuk e besoja ate mitin qe ne kemi nder shkollat e studentet me te mire e bote, po edhe kaq poshte nuk e prisja. Se di si mund te shpjegohet, por besoj se eshte e pamundur qe te shkosh per 20 vjet nga te paret te te fundit.

    Mos ka te bej me menyren e mesimdhenies ne Shqiperi? Besoj se ne Shqiperi me sa mbaj mend nga shkolla e mesme e fillore, merrej shume informacion, memorizoheshin shume gjera se duhej te ngriheshe dhe para klases neonjehere e ti thoje. Pra nuk perdorej shume metoda e aplikimit te njohurive ne situtata reale.

    Nuk kemi as se ku bazohemi per te pare se si kemi ecur pasi eshte hera e pare qe behet ky test dhe nuk mund te themi qe para 10 vjetesh apo ne komunizem kemi qene me mire.

  6. #6
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Edhe une bashkohem me "Qyfyre" ,nuk besoj se jemi te fundit. Ne teori mund te shkruhet gjithcka, por ne praktike studentet shqiptar ne universitetet e ndryshme evropiane jane nder me t'miret.

    Me artikullin do isha dakort vetem nqf se do perfshinte universitetet private qe nuk kane asnje kontroll mbi studentet. Ne provime ka shume leshime nga pedagoget ,lejohet te kopjohet dhe pranimi ne universitete eshte pa provime paraprake qe tet japin mundesine e rregjistrimit (sic eshte ne shtet psh qe duhet te japesh provime qe te pranohesh ne universitet per filan ose fistek dege).
    Against all odds..

  7. #7
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623


    Duhet bere dicka qe ti sjellim studentet ne te njejtin nivel me fqinjet e tjere.

  8. #8
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin


    Duhet bere dicka qe ti sjellim studentet ne te njejtin nivel me fqinjet e tjere.
    Po te njejtin nivel kane me fqinjet , por eshte mania e disave ti n'xjerrin shkollat tona si te pavlera.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga B.Jack Lexo Postimin
    Edhe une bashkohem me "Qyfyre" ,nuk besoj se jemi te fundit. Ne teori mund te shkruhet gjithcka, por ne praktike studentet shqiptar ne universitetet e ndryshme evropiane jane nder me t'miret
    Deri ne njefare pike jam dakord, por nuk eshte e vertete 100% qe studentet shqiptar neper europe jane nder me te miret.
    Neper universitetet europiane ka studente shqiptar vertete shume te mire, pasi shume nga ato qe vendosin te studjojne jashte shtetit jane pikerisht nexenesit e mire, dmth ato qe kane studiuar gjate gjithe viteve shkollore, por nga ana tjeter ka plot te tjere qe donin te largoheshin nga shqiperia dhe menyra me e lehte ishte ajo e regjistrimit ne universitete.

    Problemi qendron pasi artikulli flet per studentet qe mesojne ne shqiperi! Edhe nuk mund te mohojme qe shume shume studente jane regjistruar thjesht per te marre nje diplome, sepse jane regjistruar dhe kane arritur te marrin diplomen sh persona qe nuk dine as te shkruajne e as te lexojne mire!

    Shpresoj te mos jete e vertete qe jemi nder te fundit por qe jemi ne nje nivel te ulet si sistem arsimor une personalisht e fatkeqsisht mendoj qe po.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  10. #10
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Mendimi im eshte si vijon:
    -deri ne 8-vjecare nxenesit marin informacionet e duhura, ka deri diku nivel te mire te mesimdhenies (tani me 9-vjecaren nuk e di cfare ndodh)
    -ne nivelin e gjimnazit jemi pertoke! Nuk ka profesore te kualifikuar mire, nuk mund te jape mesim nje person qe sapo ka mbaruar nje fakultet privat. Profesoret e vjeter jane..shume te vjeter (e kam fjalen per metodologjine)
    -ne nivelin e universiteteve besoj se ato shteterore qendrojne me mire, ato private nuk me bindin shume. E mar me mend qe dhe neper fakultete private mund te kete studente serioze por..sic me thoshte nje mik "profesori nuk mund te beje ore mesimi vetem me 2-3 persona qe paraqiten, keshtu qe na le te lire"
    Nje problem tjeter ne nivelin universitar ishte qe, te pakten deri 2-3 vjet me pare, nxenesit me serioze kerkonin te iknin per studime jashte. Me sa kam vene re kjo gje po ndryshon.

    Nuk mund ti referohem artikullit sepse me duket me shume nje propagande politike.
    Cdo gje eshte relative...

  11. #11
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ja ku bie miti i shqiptareve qe jane me te zgjuarit ne bote, por nga ana tjeter vendi i tyre ka mbetur si nje hale ku askush nuk do te hyje. Mjedisi, shendetesia dhe arsimi jane 3 ministrite perkatesisht me financimin me te vogel nga buxheti i shtetit. Dhe te tre keto fusha jane kyce dhe thelbesore per jetesen dhe perparimin e nje popullate. Mos valle ka nje komplot ketu?

    Te lutem Edi, nuk me duket e drejte qe shan Shqiperine.
    Vendin kane te drejte ta shajne vetem ata qe jetojne aty.
    Ti je vec nje patriot me korrespondence.
    Cdo gje eshte relative...

  12. #12
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Po te njejtin nivel kane me fqinjet , por eshte mania e disave ti n'xjerrin shkollat tona si te pavlera.
    Te besh shkollen e larte ne Tirane, a konvertohet/njihet diploma ne barazim me universitete e tjera ne Gjermani, Itali, Angli, France etj? Po pyes meqe se di, nese pergjigja eshte Po atehere kam faj une...por nqs pergjigja eshte Jo atehere duhet ti sjellim shkollat ne te njejtin nivel si shtetet me te mira ne Evrope. A eshte njesoj te kesh diplome e te njejtes dege por te marre ne Tirane ne krahasim me ne London, dmth cila diplome ka me teper peshe kur kerkon pune..........
    Sa studenta nga Evropa vijne ne Tirane per nje simester apo nje vit shkolle si "Exchange student" (studenta shkembimi) edhe bejne klasat qe i duhen per tu diplomuar ne shkollen e vendit nga vijne, por qe klasat i marrin ne Tirane per arsye se deshirojne te jetojne nje experience te re ne Shqiperi? Programe te tilla nese nuk jane hapur per mendimin tim duhet te hapen sesbene; plus programe te tjera qe jane te dobishme per studentat dhe vete universitetin.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Universitet Shteterore ne Albania-n tone.
    Jepet mesim........
    -nuk mbahen me Dispenca,studentet nga kafet jane bere me zgjuar.
    -Rektoret,Dekanet,Pedagoget,shkojne kur tu teket te japin Mesim.
    -Njohurite zhvillohen neper kafene.
    -Dhe po te jesh ngeles,mjaftojne 2.000 Euro dhe je ne krye te klasifikimit.
    -Per cdo provim minimumi 100 Euro.
    ....ect

    Universitetet Private
    Emra te medhenj,Europian,American,Londinez,Teveqelez,dhe cdo figure e njohur shqiptare e ngritur nga varri dhe dhene emri nje universiteti Privat
    Struktura e nje Universiteti Privat....llogari e thjeshte
    -50.000/150.000 euro per dhenie leje per Universitet Privat Ministrit.
    -Ambjente me qira,nga 15.000-20.000 euro ne muaj.
    -Mjaftojne 4-6 pedagoge per te dhene secili nga 2-4 ore ne dite mesim ne klasa te ndryshme,dhe dege te ndryshme,rroga mujore nga 600-1.500 euro ne muaj.
    -200 studente X nga 2.000/3.000 euro per sezon=400.000/600.000 euro per sezon(9 muaj)
    -NE FUND.......fitimi Kolosal.......
    -NJOHURI ZZZEEERRRROOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO.
    Rrofshin studentet e rrinj qe do te mbarojne juridikun e do te behen mjeke.

  14. #14
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Te besh shkollen e larte ne Tirane, a konvertohet/njihet diploma ne barazim me universitete e tjera ne Gjermani, Itali, Angli, France etj? Po pyes meqe se di, nese pergjigja eshte Po atehere kam faj une...por nqs pergjigja eshte Jo atehere duhet ti sjellim shkollat ne te njejtin nivel si shtetet me te mira ne Evrope. A eshte njesoj te kesh diplome e te njejtes dege por te marre ne Tirane ne krahasim me ne London, dmth cila diplome ka me teper peshe kur kerkon pune..........
    Sa studenta nga Evropa vijne ne Tirane per nje simester apo nje vit shkolle si "Exchange student" (studenta shkembimi) edhe bejne klasat qe i duhen per tu diplomuar ne shkollen e vendit nga vijne, por qe klasat i marrin ne Tirane per arsye se deshirojne te jetojne nje experience te re ne Shqiperi? Programe te tilla nese nuk jane hapur per mendimin tim duhet te hapen sesbene; plus programe te tjera qe jane te dobishme per studentat dhe vete universitetin.

    Doplomat nuk njifen. Hiq uni e new yorkut, por dhe ai me shume kushtezime. Diplomat e tjera spijne uje jashte. Pamvarsisht se kane i jete qe bejne gam gam per akreditime e derrci verrci.

    ndersa student te huaj ka shume pak. zakonisht jane ata qe jetojne n'shqiperi dhe mbarojne shkollen ktu. Por qe t'kete exchange skom nigju.
    Against all odds..

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2010
    Postime
    210
    po ata pedagoget e famshem Shqiptar u pushuan nga puna se nuk i lepinin sumen Salis,ata qe qe i lepin sumen Salis per tu ber pedagog e kan menen ke shalet e studenteve jo ke msimet,prandaj vaj vatani e mjer mileti per msus e pedagog e te ardhmen e Shqipnis...

  16. #16
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Te besh shkollen e larte ne Tirane, a konvertohet/njihet diploma ne barazim me universitete e tjera ne Gjermani, Itali, Angli, France etj? Po pyes meqe se di, nese pergjigja eshte Po atehere kam faj une...por nqs pergjigja eshte Jo atehere duhet ti sjellim shkollat ne te njejtin nivel si shtetet me te mira ne Evrope. A eshte njesoj te kesh diplome e te njejtes dege por te marre ne Tirane ne krahasim me ne London, dmth cila diplome ka me teper peshe kur kerkon pune..........
    Sa studenta nga Evropa vijne ne Tirane per nje simester apo nje vit shkolle si "Exchange student" (studenta shkembimi) edhe bejne klasat qe i duhen per tu diplomuar ne shkollen e vendit nga vijne, por qe klasat i marrin ne Tirane per arsye se deshirojne te jetojne nje experience te re ne Shqiperi? Programe te tilla nese nuk jane hapur per mendimin tim duhet te hapen sesbene; plus programe te tjera qe jane te dobishme per studentat dhe vete universitetin.
    Po, ne USA dhe Kanada njihen. Duhet te besh ate qe quhet konvertimi i diplomes (nuk ka shume qe ndihmova dike per ta bere). Bejne perjashtim mjekesia, avokatia, dentistria, por keto nuk jane vetem per Shqiperine, por per te gjitha vendet e botes. Edhe ne bote niveli i shkollave nuk eshte i njejte, ka shkolla elite dhe te tjera.
    Ne cdo vend te botes nuk te vjen profesori te ndjek, po deshe meso, po deshe jo. Kur mbaron shkollen cdo njeri eshte pergjegjes per veten e tij dhe punen qe mund te gjej. Nuk ta gjen as shkolla e as shteti.
    Po keshtu ne Shqiperi sektori privat ka primar bisnesin e tij, do kerkoj punen, duke bere keshtu nje perzgjedhje te atyre qe diplomohen...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •