gaz shqiptare

---------

Po hetohet nėse ky ishte rast i vetėm apo veprim i pėrsėritur. Flasin tregtarėt e mishit

Kasapėt: "Lopėn e ngordhur e gjetėm te Zalli i Kirit"


------------------------------------------------------

SHKODER

Kemi rrjepur lopė tė ngordhur dhe kemi dashur ta tregtojmė mishin e saj. Atė e gjetėm rastėsisht te Zalli i Kirit". Kėshtu kanė deklaruar dje para bluve tė Shkodrės kasapėt Hiqmet Kozmaj dhe Pjerin Huti, tė cilėt u arrestuan dy ditė mė parė nė flagrancė, teksa kishin bėrė gati 100 kg mish pėr ta tregtuar nė treg.

Ndėrkohė burime nga policia e qytetit verior pohojnė se po hetohet pėr tė parė nėse ky ishte rasti i vetėm i tentativės sė dy tė pandehurve apo njė veprim i pėrsėritur. Dyshimet e qytetarėve shkodranė pėr cilėsinė e mishit tė blerė nė merkaton e qytetit nuk kanė dalė pa gjė. Falė sinjalizimeve tė tyre ėshtė bėrė e mundur prangosja e dy shtetasve tė papėrgjegjshėm (kasapė) Kozmaj dhe Huti, tė cilėt kanė tentuar tė tregtojnė mish tė bagėtisė sė ngordhur. Kėsaj here ata janė kapur "mat". Mishi i bėrė gati pėr treg nė njė sasi tė madhe nuk u ka lėnė kohė pėr njė alibi tė mundshme. Dje tė pandehurit kanė pranuar para bluve pėr "mėkatin" e tyre. Dy kasapėt kanė pohuar se lopėn e ngordhur e kishin gjetur te Zalli i Kirit. Ndėrkohė edhe fshatari (banues nė fshatin Bardhaj) qė kishte nėn pronėsi lopėn ka deklaruar se e kishte hedhur kafshėn nė plehra pasi ajo kishte ngordhur. Tashmė policia po heton faktin nėse tregtia e kafshėve tė ngordhura ėshtė praktikuar edhe mė parė. Prej disa kohėsh qytetarėt shkodranė dyshonin pėr kasapėt e merkatos, pasi nga konsumimi i mishit tė blerė aty, jo nė pak raste kishin pėrfunduar nė spital. Nga tė dhėnat e familjarėve nė polici rezultojnė disa emra tė dyshuarish, pėr tregtinė e mishit. Momentalisht janė tė arrestuar vetėm 40-vjeēari Hiqmet Kozmaj nga fshati Grizhė dhe 22-vjeēari Pjerin Huti nga lagjja "Skėndėrbeg" e qytetit tė Shkodrės. Fakti qė kėta dy shtetas u kapėn nė flagrancė nga policia duke rrjepur dhe bėrė gati pėr tregti mishin e lopės sė ngordhur i ka shqetėsuar pa masė qytetarėt shkodranė, pasi merkatoja ku shisnin kasapėt ėshtė cilėsuar si i vetmi vend i sigurtė pėr blerjen e mishit tė kontrolluar. Duke qenė nė rolin e blerėsit qėytetarėt ndihen tė pasigurtė pėr cilėsinė e mishit tė tregtuar tashmė jo nė rrugė por nė merkaton e ngritur nga bashkia. Do tė jetė hetimi ai qė do tė zbardhė nėse ka tė tjerė kasapė qė kanė tregtuar mish tė ngordhur.

----------