Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Kandidati i PDK-së akuzon PDK-në për manipulim votash

    Prishtinë, 14 dhjetor - Partitë politike vazhdojnë ta akuzojnë njëra tjetrën për parregullsi gjatë procesit zgjedhor të 12 dhjetorit, mirëpo një rast ku një anëtar akuzon partinë e tij ka ndodhur pikërisht në Skenderaj, në vendin i cili është kontestuar më së shumti në Kosovë për manipulime gjatë procesit zgjedhor.
    I pakënaqur me procesin atje është edhe Gani Koci, kandidat i PDK-së, i cili ka deponuar një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Koci ka thënë se këtë e bëri për ta mbrojtur votën e tij.
    Siç njofton KosovaLive, kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nga Skenderaj, Murat Musliu ka akuzuar partinë e tij për manipulim me vota dhe parregullsi gjatë procesit zgjedhor në këtë komunë.

    Musliu pasi ka paraqitur ankesë në PZAP ka lëshuar edhe një reagim për media në të cilin ndër të tjera thuhet. "Unë, kandidati për deputet në Parlamentin e Kosovës, nga radhët e PDK-së, Murat Musliu, jam i gatshëm të argumentojë përmes xhirimeve filmike, se komisionerët në vendvotimet në: Prekaz i Epërm, Klinë e Epërme, Makërmal, Tushilë (me numër të vendvotimit: 2128b/2) Rezallë (vendvotimi 2116b, 00-R, 2116/0,0,1-R), Runik dhe Qubrel dhe në qytetin e Skenderajt, votat e kandidatëve të PDK-së, nuk i kanë numëruar fare, por i kanë vënë në formulare, sipas një liste të imponuar nga persona të fuqishëm dhe zyrtarë të lartë të pushtetit lokal në Skenderaj dhe të PDK-së.

    Qëllimi i këtij organizimi, të udhëhequr nga nënkryetari Abdyl Ymeri, ka qenë në radhë të parë grumbullimi i votave për kandidatë të caktuar brenda listës së PDK-së, ku komisionarëve të secilit regjion iu është dhënë lista me emrat, të cilët duhet të votohen, si psh: në Prekaz Xhevahire Izmanku, në Polac Valbona Dibra, në Runik një kandidat jashtë Skenderajt".

    Musliu ka folur edhe për një marrëveshje të fshehtë mes PDK-së dhe LDD-së që është bërë me qëllim që LDD të marrë vota përmes votimit të shumëfishtë nga komisionerët e PDK-së me qëllim që kjo parti të arrijë pragun zgjedhor.

    "Qëllimi tjetër i këtij organizimi ka qenë sprovimi i marrëveshjes paraprake, e cila është bërë në mes të PDK-së dhe LDD, që kjo e fundit të merr 10%, dhe për të arritur kjo, organizatorët ua kanë hequr votat kandidatëve të caktuar të PDK-së, të cilët janë Murat Musliu, Gani Koci, etj, për t’ia qitur ato vota LDD-së, për cka ka pasur probleme edhe me komsionerët dhe me vet LDD-në", tha Musliu.
    koha.net

  2. #2
    Ket dy zotnit me sa kuptova une nga shkrimet e juaj paskan ankesa per veten se nuk ju paskan numeruar votat e kandidateve ejo te partis po vete atyre ..e njerin nuk po e njofe ket muratin e per gani kocin enjofe ne baz te se ishte deputet edhe ne mandatin e kaluar
    dhe si te till e njofe...po s aune ketu po mundem me kuptu se keta jaranat nuk paskan mundure te shkojen ne parlament me votat e qytetarev dhe tani dalin dhe thojen diqka ,,po ato vota i vednos qytetari ejo partiaj ne at raste se jan flet votimet ,,po edhe keta mso te merziten dhe lete rrin kete here tek shpja etyre dhe lete shkojen te rit ne parlament ejo gjithe here vetem ata te cilet kan deshire gjithe here me shku ne parlament...po deken e kemi te gjithe deshirojen te shkojen se atj mire eshte puna ......po shkojen tjer aherave ....

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    ja karakteri

    ja karakteri i dobet i deputeteve tane te ardhshem..sapo ju eshte cenuar sahani ku ata hanin fillojne e lehin kunder ..bre cben lakmia per pushtet..te humb dinjitetin njerezor ....
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2009
    Postime
    220
    Po ne baze te leximit te ketyre ankesav te ketyre kandidatev pash se kokan mebeture pa shku ne parlament dhe tashti e dalin dhe kish po thojen diqka...per kete te dytin nuk po e njofe veq zerin ja kam degjuar,,,e per kete Gani Kocin po e kam pare edhe ne parlament dhe per te eshte rende se vertet karrika e mire vallahi dhe e kuptoj s evertet eshte rende me hype at korrike po me e rende eshte vdekja s esa humba..

    Po edhe sipas do informacionev pyten gani kocin se sa vota i ka marrure ne vendlindjen e ti vete aj..dhe del e i konteston rezultatin brenda partijake....os edeputetve...gjithe here them sipas informacionev si i kame ky zotnija asnje vote nuk e ka marr ne fshatine ti edhe me gjithe s eeshte nje fshat thon i madhe po jo,,dhe per se se rruga si po kalojke nga vushtrrija e per skenderaj ata qytetare si dilen para disa ditev dhe protestojeshin per at cop rruge ne gjysme si ju ka mbetur e pa shtruar ne asfallet,dhe per ket une besoj se eka marr denimin e merituar nga bashkfshataret eti s enuk ishte ne gjendje ta shty at pjes te rruges te shtrohet ne asfallte ,dhe per kete ata bashkfshatr e kan denuar ata dhe tjetrin se kur ke deshir me marr voten e fshatrev po te pakten at rruge ka mundu te ndikoj dhe ta rregulloj ku koci ,,po ka harru se ka zgjedhje dhe munde ti humbe ato vota te fshatit te vete po ka harru dhe ka menduar se parp do i genjej dhe do ja jepin voten po jo une besoij keshtu se kur nuk ju ndihmon as vote nuk ka ne drenice e le ma me shume

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •