Drenicë ke qenë ( dhe je ende, ndoshta edhe pak ) vend i nderit, burrërisë, trimërisë, diturisë e qëndresës.
Drenicë, disa nga bijtë tu, duke shfrytëzuar respektin që kanë të tjerët për TY, po t’i shpërfillin këto epitete të larta që ke,
Drenicë, tokë e larë me gjak, dikush po luan me gjakun e derdhur, dikush po luan me nderin tënd, …
Andaj,
Drenicë, siç ke ditur ta godasësh çdokend që të ka prekur në nder e dinjitet, dënoje dhe këtë herë të pabesin që ta shpëtosh nderin tënd!
Drenicë dy rrugë ke: o ta dënosh krimin ( që fatkeqësisht po del nga gjiri yt ), o ta përkrahësh atë.
E di se e ke vështirë, por aman Drenicë, bëje edhe këtë sakrificë, mos e humb atë që e ke fituar nëpër shekuj me shumë skrifica.
Drenicakë të dashur, nënshkruajuni këtu: jeni që Drenica të marshojë akoma ballëhapur, apo ta mbroni të keqen e të jetojmë me faqe të zezë.
Unë të kam dashur, bile shumë të kam dashur Drenica ime. Dua që edhe më tej të të dua!
Krijoni Kontakt