
Postuar më parë nga
Çaushi
I nderuar Adem Gashi!
Me deshire nuk do te polemizoja me Ty! Por duke pare se ketu po behet fjale per Drenicen qe nje kohe te gjate...dua te theksoj ate qe ndjej dhe qe i kam borgj Drenices, dhe miqve te mi te ku do ndodhur. Nje fjale e urte thot "peshtyj perpjet te bie ne gjoks" ti i nderuar Adem, ruaju mos po i hy ne borgj vendit qe te ka rrite, po citon e po denoncon pergjithsisht ngjarjet ne nje regjion te tere qe quhet, Drenice!
Nuk ka njeri normal, qe perkrah te mbrapshten, hajnine dhe te ligat e nje shoqerie, por e mbrapshta qe ti e ke fillu me kete teme, po ndodh ne cdo sistem demokratik po thujse ne tere boten, per interesa te ndryshme...ndoshta rendi i ri botror e ka pare dhe pas... domosdoshmeri te hecet ne proces me kete klase politike, e keqja qendron qe formuluesit e rendit te ri botror nuk jane ardh me bisedu me ty se si te votohet e kush duhet domosdoshmrisht ta ket pushtetin ne Kosove!
Shumicen e temave qe i ke, sikur po behesh kujdestar vetem i te ligave ne vendin tone, asnje gje te mire nuk le per te pare, deri ne ate shkall e shef errsire, sa kund drite nuk le! edhe sonte pash qe ke hape temen tjeter... sa mire qe forumi te ka ty, per cdo gje negative ne vendin tend dhe Drenicen je i pari qe e sjell ketu "te lumte"! Pse i nderuar nuk e pyete veten cfare bera per Drenicen kur Drenica ishte ne flake kunder shkaut ne vitet 98-99 ? pse me dijen tende nuk iu bashkove atyre djemve qe ti "udhezosh" se si te veprojn mbar, per Atdheun e vet, ateher kur me se shumti kishte nevoje Drenica dhe Kosova?
Veq nje ore te ishe i rreshtuar me çlirimtaret nuk do ishe kaq "kujdestar" i fenomeneve negative qe jane produkt ne cdo shoqeri, pas konflikteve, jo vetem ne Drenice, si shoqeri duhet te vetdijsohemi edukohemi kah e mira por na duhet kohe akoma sepse akoma sjemi vetdijsuar sa duhet, jo me deshiren tone nuk jemi te vetdijshem, me te arsimuar, sna kane lene sllavet me okupimin e gjate mbi ne, dhe kjo gje per tu sheruar do akoma kohe...!!
Sa i perket temes ne fjal, edhe ambasadori i SHBA-ve, Dell dicka pa ne ate kohe, jo vetem ne Drenice, por shume kah neper Kosove, u be qe nuk pa asgje vazhdoj procesi... sa u perket edhe dy anetareve protagoniste te kundershtimit te asaj qe shpesh sjell ti.
E panjohura, i ka dhene shume mund nga vetja e saj, ketij vendi dhe kesaj lirie, ka sheru plage te popullit e te luftetareve, neper gjithe tmerrin qe perjetoj Drenica e gjithe Kosova, ajo asnje here nuk iu nda vuajtjes se popullit dhe Atdheut te vet me kontributin e saj, ndersa Foleja, z.Adem i ka fal-dhan gjak nga gjaku i vet lirise se Kosoves dhe gjithe shqiptarise, nese dikush deshiron ta shef kete vend duke lulzuar ne drejtimin e duhur jane pikrisht keto dhe te gjithe ata/o qe i falen jeten e vet Atdheut te vet, por modestia me e madhe e njerzve eshte atehere kur nuk flasin per veten e pare !!! kujdes i nderuar se mos lendohen njerzit e veprave te medha! ndersa sot eshte lehte te gjykosh diku ne nje skaj te botes me nje lap top ne duar dhe te sjellesh gjerat dhe fenomenet negative te qellimeshme dhe me pik synim, jo per zhvillim shoqrore te mire dhe te pergjithshem.
Po citoj nje thenje te bashkvendasit tim; " Me i mire se i miri eshte ai qe flet mire, per te mirin..." dhe e kunderta " Me i keq se i keqi eshte ai qe i rishfaq te keqijat..."!
E thash edhe ne fillim me deshire nuk do polemizoja me ty, jam munduar ta kursej dialogun me ty, ne shume tema, dua te besoj ne mirkuptimin tend ne reagimin tim. Dhe krejt ne fund do te sygjeroja te jesh me shume i perkushtuar ne profesionin tend, do jesh shume me i arsyeshem dhe me i nderuar.
Drenica, gjithmone e ka pas nderin dhe me fanatizem do ta ruan brez pas brezi, Kur eshte fjala Drenice, kryefjala eshte Kosove, kaq kesaj radhe.
Çaushi!
Krijoni Kontakt