(ky eshte tregimi im i pabere, sepse enderra ime ieshte e vertete...nuk e di pse po e shkruaj...por po ua them...qe ta dini si vdes tregimi qe te dhemb me shume...ndoshta mbas dhjete vjetesh do ta marr prap ne dore, po qe se nuk me ka marre vdekja mua ...deri atehere ne dore.)

***se pari duhet te ma fale vetja pse jam ketu ku jam e nuk jam aty ku dua te jem, ose atje ku eshte enderra te pakten***

Tek porta e varrezave.Me te gjitha ndjenjat qe te jep shkuarja ne varre. Shtoj te gjithave edhe cudine e perzier me friken dhe merakun qe te perciell nje porte varrezash e hapur.Nje dhimbje e re fliste "Pse porta e hapurharruar?" pastaj pyetja e re rrezonte te vjetren, "Kush e shpiku rrethimin e varrezave...mbylljen e portes... ?" Edhe te vdekurit e rrethojme!
....Ndala hapin! Pothuaj dhe frymen.Shikimin e leshova te guximshem, te dhimbshem dhe pergjues.Me te preka pothuaj te gjithe emervarret. Asnje shenje nga ata qe e ndihmojne shkakun e portes se hapur, ndonese ishin shtuar varre te reja. Ktheva koken nga kisha shpinen te kthyer. Vetem sa per te hetuar per se dyti rrugen nga ku erdha disa minuta me pare. Kjo rruge nga ku mortaxhinjte, me ose pa mbajtjen e fundit te trupit te radhes se fatit ishte jo fort e gjate.Jo fort e shkurter krejt e shkurtra. ASgje , te gjitha vdekjet ishin rrezuar ne heshtje . dhe porta thjesht ishte harruar ashtu.e une e lashe porten... me nje kapercim te pragut dhe hyra ndrojtur. kisha ardhur te shkoja te malli im, ke dhimbja ime, rrenjet e mija....Malli mu be sakaq trembje, frike, lendim i shtatefishuar..cudi dhe prap nje ndjenje tejter mbi te gjitha .
...
Mbi varrin e tim Eti , nje burre. I kerrusur mbi pllaken ku im ate kishte emrin dhe epitafin e thjeshte vitardhjen te ndare me nje vize te shkurter nga vitikja. Durimi im i frikesuar nuk duroj me dhe kercenova-"Ej, ej po ti cfare ben aty?" Padurimi nuk paska frike u cudita me vete, vraptaz. Sakaq ai ngriti koken, me pa idhet drejt e ne sy. Cekicin e ndryshkur te cilin e peshonte ne nje bisht druri pothuaj te krejtkalbur, e ndali pa e leshuar ne radhen pasuese te goditjes, mbi emrin dhe gjithe cmbante pllaka.
Me dha ate shikim pergjigjen e idhet, ndaljen e cekicit dhe nje ze dembel pyetes, ze dembel te zgjatur ma leshoi drejt e ne fytyre..."Heeeee?" Ky ze ishte me ankues, me theres, me kercenues biles se kercenimi im rropates.Pastaj shtoi nen nje ulje te kokes dhe prekje perkedhelese te pllakes" nuk e shikon c'me kane bere? me kane varrosur dhimbjet edhe iu kane vene emrin tim"...Une, e zbuta sakaq veshtrimin, zerin e futa thelle ne veten time te vuajtur . Trupin ia dorzova nje dridhjeje te forte...ndersa zemren ma mori nje perndritje qe nuk e di si erdh. Po po e ndjeva se me ndriti.I perplasa me force qerpiket e eperm me te poshtmit dhe i ndava prap. Zgjodha nje ze te ri brenda vetes , i cili kishte filluar dhe ky tebehej i ndritur si zemra. Fitova gjithe revolten e qiellit, peshova gjithe dhimbjen e vdekjes dhe i leshova lodheshem me derdhjen e kraheve. Nxorra nga fundi i besimit tim dhe thashe si ne te kenaqur-"Po he o babi se mua askush nuk me beson se ti , nuk ke vdekur!"

*** Kjo enderr gjume zgjuar me kishte derguar ne varreza , pa mundur ti shkoj tim eti ne perciellje. Ndoshta per te me treguar se si Ai e kishte kundershtuar vdekjen, se si Ai brenda meje po e kundershtonte , biles se edhe po e godet, packa se me nje cekic te ndryshkur e bisht drukalbur. Ndoshta me dergoi, per te me dhene mua te drejte , qe nuk po mundkam ta pranoj kete ikje-vdekje.Packa se une e mbajta shamine e zeze sipas ritit, duke e respektuar tim ate ne kete rit si te vdekur. Po une nuk munda, ende nuk po mundkam, nuk dita , ende nuk po ditkam te besoj..se ai........
Mbase enderra me tha te verteten. Une po i besoj asaj. Isha vetem 5 vjec kur mesova tu besoj varreve.Por u kam besuar duke shprfillur vdekjen. Ende besoj keshtu!