Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 43
  1. #31
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    asgje me shume se sa nje vullnet njerezor..po pati vullnet nuk ka gje qe nuk behet..ne shqiperi per fat te keq mungon vullneti..per te shpetuar nga ujerat duhet nje plan afatgjate kurse ne shqiptaret jemi me shume te interesuar per plane afatshkurter apo siq quhen plane votash..

    asnje qeveri nuk do ta mbroje shkodren..demokratet e dine se ne shkoder i kan votat e sigurta dhe nuk kane nevoje me investuar per te marre vota..socialistet e kane te sigurte se nuk marrin vota ne shkoder dhe nuk kane pse te investojne per te mbledhur vota..shkurt shkodra eshte ne meshire te zotit..
    Pikrishte nese partite kerkojne votat ,Shkodra duhet te ia kushtzoje politikanve
    voten e tyre me marrjen e masave serioze qe fenomeni i permbytjeve te mos ndodhe me kurre !


    nje pyetje per ata qe dine dicka me shume mbi devijimin e lumit drin ne vitin 1967 me duket...nga sa di une derdhja e lumit drin eshte ndryshuar nga dora njerzore dhe nga derdhja e saj natyrale drini eshte drejtuar drejt bunes...a ka kush informacion me te zgjeruar mbi kete gje...
    Po kjo eshte e vertet ,qe drini n ia kane devijuar shtatin ,duke ia mbyllur asaj shtatin natyror ne nje pjese fushore te tij ndersa ujrat e kaskades se drinit i kane orjentuar ne shtatin e lumit buna,kjo ka bere qe shrati i lumit buna te mos jete i mjaftueshem qe te percjelle e gjithe kete sasi prurjesh te ujit qe blidhen nga kaskadat e lumit drin nga njera ane dhe nga ana tjeter nga liqeni i shkodres,sigurishte ketu duhet te merret parasysh dhe faktori njeri dhe impakti negativ i tij ne prishjen kanaleve te kullimit ,prishja e argjenaturave,poashtu si dhe ēregullimi i klimes qe rezullton me reshje me te medha keto vitet e fundit...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bindi : 09-12-2010 mė 19:12

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Eh per cfare pranvere demokracie flet ti Dydrinas
    Ta paguje siguracioni demin ne Shkoder do ishte kapitalizem i zhvilluar si vendi ku je ti.
    Mjerisht mendoj me gjalline tone ska me ndodh ne Shqiperi ajo pune.
    Nuk ka si te kete kulture sicurazioni ne Shqiperi ! Kjo jo se njerezit nuk dine dhe nuk marrin vesh , por sepse ne Shqiperi cdo fitim i madh vihet me vjedhje dhe grabitje . Masa e njerezve as qe kane te ardhura qe te perballojne sicurazione , edhe ata qe jane ne punra tek privati pjesa me e madhe jane pa sicurazione . Paga qe marrin , si ata qe jane ne shtet edhe ata tek privati , nuk del as per te marre ajer , sepse vete ekonomia nuk bazohet tek puna , por tek vjedhja , rryshfeti , mashtrimi , korrupsioni , shkelja e ligjit dhe e te drejtave etj etj. te ketij lloji .

    Edhe shoqerite e sigurimeve jane pjese e vjedhjeve dhe bashkepunojne me qeveritaret , per mos te thene qe jane pikerisht kompani te tyret !

    Keshtu qe "normal" do t'i mbetet buxhetit te shtetit . Per mua shteti duhet te pergjigjet vetem per emergjencen , ndersa demet duhet te perballohen ose nga sicurazionet ose nga KESH SHA qe ka hapur portat apo keq menaxhuar kaskaden . Nuk ka perse nga buxheti i shtetit qe e paguajne te gjithe te blehen divanet e frigoriferet e nje banori .

    Por kjo llogjike si me siper , qe eshte e rregullt per mua , nuk ka si funksionon , me kete drejtim te Shqiperise , me kete mentalitet pushteti apo politik ne teresi , apo me kete "ekonomi" qe keta e kane lene ne kete gjendje . Po keshtu ne nuk mundet te themi qe banoret e Shkodres nuk duhen zhdemtuar nga buxheti i shtetit per demet qe pesun sepse jane vellezerit tane dhe nuk eshte faji i tyre qe sot gjenden ne kete situate .

    Keto jane reformat qe duhen bere ne jeten e vendit , per te cilat , na cajne b.ythen gjithe diten keta qeveritaret . Keta palaco , quajne reforme thjesht heqjen e njerezve nga puna , duke zevendesuar nje te ditur , me nje zhabulan qe as shqipen nuk e njeh , lere pastaj te kete kulture apo dije .

    Prandaj neve "na morri lumi" !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 09-12-2010 mė 19:13

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    nese njerezit nuk kan eleke per sigurime, shteti nga do i gjeje leket? Mos valle shteti prodhon me lire se tregu?

    Po nuk e perballoi tregu, shteti deshton me siguri

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga Zoti Basha Lexo Postimin
    nese njerezit nuk kan eleke per sigurime, shteti nga do i gjeje leket? Mos valle shteti prodhon me lire se tregu?

    Po nuk e perballoi tregu, shteti deshton me siguri
    Ke te drejte zoteri ! Ke shume te drejte ! Prandaj Shqiperia eshte e falimentume !

    Valle a nuk e shikon ? Une jam larg , e shikoj nga sateliti dhe ve re qe asgje nuk po behet fjale te ndryshoje per mire !

    Nuk ka nevoje per analize shifrash . Shiko frymen e zhvillimit te shoqerise ! Eshte teresisht e mjaftueshme per te gjykuar , te garantoj per kete !

    Dhe kjo eshte shume e dhimbshme per ne qe shpresojme nje dite te kthehemi ne vendin tone ! Per ata qe jetojne aty , as qe nuk dua ta coj neper mend se si ndihen ! Ka kontrast te madh edhe me Maqedonine , lere pastaj me vendin ku rroj une aktualisht ! Eshte shume e dhimbshme , nuk kam cfare them tjeter !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 09-12-2010 mė 19:20

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e eagle_black
    Anėtarėsuar
    17-12-2008
    Vendndodhja
    LAGJIA E JOHANIT
    Postime
    357
    mirembrema te gjitheve
    me vjen vertet keq per ata njerez qe jane perfshire ne kete katastrofe
    jam dhe do te jem me banoret qe jane permbytur me aq sa mundem
    kjo katastrofe mund te ishte ndalur qe me pare
    por cte besh me keta njerez kemi te bejme keta na qeverisin
    gjeja qe duhet te kishin bere qe ne permbytjen e pare ishte te hidhnin fonde per te rregulluar argjinaturat dhe thellimin e lumenjve
    ``I wanna thank the almighty for making me ALBANIAN, since theres no greater HONOR``

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar mė parė nga bamatat Lexo Postimin
    Ke te drejte zoteri ! Ke shume te drejte ! Prandaj Shqiperia eshte e falimentume !

    Valle a nuk e shikon ? Une jam larg , e shikoj nga sateliti dhe ve re qe asgje nuk po behet fjale te ndryshoje per mire !

    Nuk ka nevoje per analize shifrash . Shiko frymen e zhvillimit te shoqerise ! Eshte teresisht e mjaftueshme per te gjykuar , te garantoj per kete !

    Dhe kjo eshte shume e dhimbshme per ne qe shpresojme nje dite te kthehemi ne vendin tone ! Per ata qe jetojne aty , as qe nuk dua ta coj neper mend se si ndihen ! Ka kontrast te madh edhe me Maqedonine , lere pastaj me vendin ku rroj une aktualisht ! Eshte shume e dhimbshme , nuk kam cfare them tjeter !
    Ne fakt e kisha ne kendveshtrimin optimist. Nga larg cuditerisht kujtdo u duket se shqiperia nuk po ecen. Mua qe jam ketu me ngajn se ne fakt po ecen goxha, jo sa mudn t ecnim, por sigursiht shume shpejt. Nese te jepet mudnesia kthehu per pak dhe do dhohesh qe kjo ideja e stanjacionit eshte vetem iluzion i krijuar nga largesia.

    Sa per temen, e perseris, siguriment nuk do pagujane, sepse askush nuk sigurohet. dhe askush nuk sigurohet se e dine qe qeveria do paguaje ne kesi rastesh. atehere, le ta marrin besh njerezit qe nuk ka me qyl: qe me kete tragjedi, asnje qindarke te mos jepet nga taksat (ndonese vullnetarisht te jept sa te duan), dhe ta mari vesh bzinesi qe vete e kane riskun.

    eshte interesante por shume nga mangesite qe ne na duken se jane ne 'mendesine e shqiptareve', ne fakt jane thjehst masa te pamenduara qeveritare.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Shesim brek banjo me shumice ! Kush do te kurseje mund te dale edhe cullak ! Ne kete kohe nuk quhet pornografi !

    Une mendoj se gjithe buxhetin ceveria duhet ta shpenzoje per te hapur kurse noti ne te gjithe Shqiperine ! Se , tani u be Shkodra pjese e Detit Adriatik , por mos te rreje mendja qytetet e tjera ! Prandaj o burra neper pellgje mesoni notin , me pleq me plaka dhe deri tek femijet !

    Rrofte parajsa Lemeria ! ha...ha..ha...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 10-12-2010 mė 20:37

  8. #38
    Pėrmbytjet, dhe pėrparėsitė e KESH-it

    Nga Eduard Zaloshnja

    respublica.al

    Nė projektimin dhe administrimin e hidrocentraleve, pėrparėsia numėr njė ėshtė gjithnjė siguria e digave. Ato zakonisht ndėrtohen pėr tė pėrballuar prurje tė jashtėzakonshme, qė mund tė ndodhin njė herė nė 1000 vjet. Nė historinė botėrore njihen vetėm dy shembje katastrofike digash; ajo e digės Banqiao nė Kinė, nė vitin 1975, e cila shkaktoi rreth 170 mijė viktima, dhe ajo e digės Vajont nė Itali, nė vitin 1963, e cila shkaktoi rreth 2000 viktima. Fakti qė nga mijėra diga hidrocentralesh nė botė vetėm dy kanė pėsuar shembje katastrofike tregon se projektimi dhe administrimi i tyre i ėshtė pėrmbajtur mirė kriterit tė sigurisė.

    Por siguria e hidrocentraleve nuk ėshtė qėllim nė vetvete. Digat e hidrocentraleve ndėrtohen qė tė prodhojnė energji elektrike dhe qė tė shmangin pėrmbytjet nė rrjedhėn e poshtme tė lumenjve. Dhe problemi ėshtė se kėta dy objektiva shpesh i kundėrvihen njėri-tjetrit.

    Nė qoftė se pėrparėsi i jepet objektivit tė parė, liqenet duhet tė mbushen sa mė shumė dhe, kur niveli i tyre i afrohet pikės kritike tė sigurisė sė digave, tė shkarkohen nė mėnyrė tė sforcuar. Nė kėtė mėnyrė maksimalizohet prodhimi i energjisė elektrike, por shkaktohen pėrmbytje nė zonat poshtė digave.

    Ndėrsa kur pėrparėsi i jepet shmangies sė pėrmbytjeve, liqenet e hidrocentraleve zbrazen nė mėnyrė tė vazhdueshme e graduale, nė varėsi tė cikleve stinore tė reshjeve. Por njė regjim i tillė nuk maksimalizon prodhimin e energjisė elektrike, sepse kuotat e ujit nė liqene nuk lejohen tė arrijnė vlera maksimale.

    Nė botėn e zhvilluar demokratike, ku qeveritė e ndjejnė pėrgjegjėsinė e votės sė dhėnė nga qytetarėt, balancimi i kujdesshėm i dy objektivave tė sipėrpėrmendur ka bėrė qė tė mos ndodhin pėrmbytje nga derdhja e ujit tė liqeneve tė hidrocentraleve. Duke gjykuar nga pėrmbytjet e shpeshta nė Ultėsirėn e Shkodrės gjatė viteve tė fundit, duket se ka ardhur koha qė edhe qeveria shqiptare tė tregojė njė pėrgjegjėsi tė ngjashme me atė tė simotrave tė saj nė renditjen e pėrparėsive tė KESH-it.

    Pėr aq kohė sa Buna nuk ėshtė thelluar, argjinaturat nuk janė ngritur e sistemi i hidrovorėve nuk ėshtė pėrmirėsuar, KESH-it i duhet pėrcaktuar si pėrparėsi kontrolli i rrjedhjes sė Drinit dhe jo prodhimi maksimal i energjisė elektrike nga kaskada e tij. Dhe ky ndryshim i pėrparėsive do tė kėrkonte edhe njė ndryshim tė modelit ekonomik tė sektorit energjitik nė Shqipėri.

    Sot KESH-i ka njė detyrim kontraktor me OSSH-nė pėr ta furnizuar me rreth 2/3 e energjisė qė konsumon Shqipėria, nė bazė tė njė ēmimi fiks tė paracaktuar nga ERE. Kur KESH-i prodhon mė shumė energji se sa kaq, ia shet OSSH-sė ose blerėsve tė tjerė tė huaj me tendera tė hapur. Nė rast se KESH-i nuk prodhon dot aq sa ka detyrimin (pėr shembull, nė njė vit tė thatė), detyrohet tė importojė nga jashtė, po me tendera tė hapur. Dhe kuptohet qė KESH-istėt janė tė interesuar tė bėjnė tendera si pėr eksport, ashtu edhe pėr import…

    Nė qoftė se i caktohet si pėrparėsi kontrolli i rrjedhjes sė Drinit, KESH-i nuk ka mė pse tė merret me tregtimin e energjisė. Tė gjithė energjinė qė prodhon, ai duhet t’ia transferojė OSSH-sė me njė ēmim fiks, dhe kjo e fundit tė merret me tregtimin e saj – si me shumicė edhe me pakicė. Nė kėtė mėnyrė, nė vite tė lagėshta, OSSH-ja do tė ketė fatin tė sigurojė nga KESH-i tė gjithė energjinė qė i nevojitet me njė ēmim fiks (pra, tė realizojė fitime tė mira) dhe nė vite tė thata, do t’i duhet tė importojė njė pjesė nga jashtė me ēmime tė kripura.

    Modeli i sugjeruar mė sipėr nuk ėshtė ndonjė shpikje qė do tė provohet pėr herė tė parė nė Shqipėri. Nė SHBA, pėr shembull, ka dy korporata tė mėdha federale, Tennessee Valley Authority (TVA) dhe Bonneville Power Administration (BPA), tė krijuara nė vitet ’30 pėr tė rregulluar rrjedhėn e lumenjve dhe pėr tė prodhuar energji elektrike. Tė dyja kėto korporata ua shesin energjinė kompanive private elektrike me ēmim fiks qė mbulon vetėm koston e prodhimit tė saj.

    Pikėrisht pėr kėtė arsye, disa libertarianė e kanė sfiduar nė gjykatėn e lartė amerikane kushtetueshmėrinė e kėtyre korporatave. Por gjykata ka vendosur se prodhimi i energjisė elektrike ėshtė njė nėnprodukt i rregullimit tė rrjedhės sė lumenjve, i cili, nga ana e tij, pėrbėn njė aktivitet kushtetues tė njė korporate federale.

    Kuptohet qė nė Shqipėri nuk do tė kujtohet kush tė sfidojė nė gjykatėn kushtetuese njė ndryshim tė pėrparėsive tė KESH-it nga prodhim energjie nė rregullim tė rrjedhjes sė lumenjve. Problemi kėtu ėshtė nėse do tė kujtohet qeveria qė t’ia ndryshojė KESH-it pėrparėsitė, pėrderisa zonat poshtė digave tė rregullohen nė mėnyrė tė tillė qė tė mos pėrmbyten dot nga derdhjet e sforcuara tė hidrocentraleve…

    Gazeta Tema

  9. #39
    Shkodėr, shirat zgjerojnė pėrmbytjen


    Gjatė ditės sė djeshme ėshtė shtuar me rreth 1 mijė hektarė mė tepėr sipėrfaqja e mbuluar nga uji, e cila ishte tkurrur gjatė ditėve tė qetėsimit tė situatės. Liqeni, e mė pas lumenjtė Kir e Gjadėr kanė shkaktuar rritje tė nivelit tė ujit, kjo provokuar nga prurjet malore. "Sipėrfaqja e pėrmbytur, nga rreth 6 mijė ha arriti sėrish nė 7300 ha. Por situata ėshtė totalisht nėn kontroll", pohoi mbrėmė kryeministri Sali Berisha nė mbledhjen e shtabit tė emergjencave. Megjithatė, tė dhėnat e fundit kanė ēuar vėmendjen tek banorėt. Prefekti i qarkut, Maxhid Cungu fillimisht gjatė orėve tė mesditės e mė pas dhe kryeministri Berisha, bėnė thirrje qė banorėt e evakuuar tė mos kthehen nė shtėpitė e tyre, pa u qetėsuar moti. "Vazhdoni tė qėndroni nė konvikte, ndėrsa tė tjerėt tė largohen nga zonat e rrezikuara nga pėrmbytjet", deklaroi Berisha. Duke ndjekur situatėn hap pas hapi rezulton nga shtabi i emergjencės se lumenjtė dhe pėrrenjtė e zonave malore kanė shtuar prurjet e tyre, duke bėrė qė tė rritet niveli i ujit nė njė pjesė tė mirė tė Nėnshkodrės. "Janė rreth 54 mm shi tė rėna gjatė 12 orėve tė fundit, - ka pohuar Cungu, - qė kanė sjellė njė pėrkeqėsim tė situatės nė tė gjithė qarkun e Shkodrės e nė veēanti nė zonėn e pėrmbytur. Kjo ka bėrė qė lumenjtė e Kirit dhe tė Gjadrit tė rrisin prurjet e tyre. Duke u rritur niveli i tyre ėshtė rritur dhe niveli nė liqenin e Shkodrės, si dhe nė lumin Drin e Buna. Rritje ka pėsuar niveli i ujit nė argjinaturėn e Dajēit, duke dėmtuar njė pjesė tė saj, e cila ishte ndėrtuar nė ditėt e fundit". Ndėrsa nė qytetin e Shkodrės niveli i ujit ėshtė pothuaj i njėjtė me atė tė njė dite mė parė, ku vazhdon tė jetė me prezencė uji pjesėrisht zona e Livadheve. Nė fshatin Obot, niveli i ujit ėshtė rritur me 10 cm. Ndėrkohė qė rritje tė nivelit tė ujit gjatė natės ka pasur nė komunėn e Bėrdicės nė fshatin Trush i Poshtėm, duke e bėrė tė pakalueshme segmentin Bėrdicė-Velipojė. Me 15 cm ėshtė rritur dhe nė fshatrat e Dajēit, ndėrsa nė Darragjat ka arritur 50 cm mė shumė sesa tė hėnėn, si rezultat i rritjes sė nivelit tė prurjeve tė ujit tė lumit Kir. Me 30 cm ėshtė shtuar niveli i ujit nė Komunėn Guri i Zi e konkretisht nė fshtrat Kuē dhe Vukatanė. Sipas prefektit, rritja ka qenė e pranishme nė tė gjithė zonėn, gjė e cila ka rivėnė nė gatishmėri maksimale shtabin e emergjencave civile tė qarkut, ushtrinė dhe policinė, si dhe institucione e drejtori tė tjera siē janė ato tė Shėndetėsisė, tė Bujqėsisė dhe tė Bordit tė kullimit.

    Meta: Shirat dėmtuan argjinaturėn e Dajēit
    Zv.kryeministri Ilir Meta, i cili ėshtė dhe drejtuesi i shtabit qendror tė emergjencave, pohoi dje nga Shkodra se reshjet e fundit shkaktuan rritjen e nivelit tė ujit. "Ka pasur njė rritje tė prurjeve pėr shkak tė ndryshimit tė temperaturave nė Alpet tona por edhe nė Malin e Zi. Ka pasur njė pėrkeqėsim, nė kuptimin e rritjes sė kuotave nė nivelin e liqenit tė Shkodrės, te ura e Bunės por edhe nė Dajē, gjė qė ėshtė reflektuar me njė rritje me gati 1000 ha tė sipėrfaqes nėn ujė, nė raport me njė ditė mė parė. Ka pasur disa shqetėsime nė njė pjesė tė Bahēallėkut, ku pėr shkak tė prurjeve tė fuqishme tė lumit Kir, disa banesa janė pėrmbytur". Sipas Metės, shqetėsime janė vėrejtur nė komunėn e Dajēit ku ėshtė dėmtuar njė pjesė e argjinaturave tė fshatit Dajē ku po punohej prej njė kohe tė gjatė nga forcat e ushtrisė dhe nga banorėt atje. Megjithatė, ai pohon se janė marrė masat qė tė vazhdojė operacioni pėr furnizimin me ushqime pėr banorėt dhe pėr blegtorinė, mbajtjen nėn kontroll tė rrugėve tė kalimit si dhe vazhdimi i punės pėr pėrforcimin e argjinaturave.

    Kryeministri: Tė nisė urgjent vlerėsimi i dėmėve!

    Kreu i qeverisė, Sali Berisha, urdhėroi mbrėmė ngritjen urgjent tė komisioneve tė vlerėsimit tė dėmeve pėr qytetin e Shkodrės. Largimi i ujit, sipas tij favorizon punėn e grupeve tė vlerėsimit nė lagjet e qytetit tė Shkodrės, tė cilat u pėrmbytėn qė nga 1 dhjetori. "Zoti kryetar i Bashkisė, sapo tė sillni vlerėsimin e dėmeve qeveria ėshtė e gatshme t'i miratojė dhe tė fillojė dėmshpėrblimin sipas ligjit tė digave. Mė pas, zonat e tjera pasi tė lirohen nga uji plotėsisht, do t'i nėnshtrohen procesit tė vlerėsimit tė dėmeve. Ne i qėndrojmė detyrimit tonė ligjor ndaj zonave tė pėrmbytura", u shpreh kryeministri. Nga ana tjetėr, Berisha deklaroi se drejtuesit vendorė duhet qė urgjentisht tė marrin masa antipėrmbytje duke ngritur kapacitete akomoduese si pėr njerėzit ashtu edhe pėr gjėnė e gjallė. "Jemi tė vetėdijshėm qė nė zonat e rrezikuara banorėt kanė ndėrtuar nė fusha dhe tė zhvendosėsh tė gjithė ato ndėrtime ka njė kosto tė madhe, prandaj tė merren masa pėr tė ndėrtuar stalla, qendra akomodimi, rezerva ushqimore, pėr raste evakuimi".``PANORAMA``
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Si duhet te parandalojme permbytjet?
    Qeveri idjote, injorant e mazlluma. kur te ikin keto do parandalohen permbytjet ne shqiperi.


    PS: Shkodranet popull i math dhe menēuria ketij populli ja jep voton sales?! (Habitem)
    Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •