Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Mos harroni kurre!

    Shoqata anti-komuniste "16 qershori"

    -- nga Beqir Sina, New York

    Nga Shkdora fillon demokracia : "Poshte Ramiz Alija, Poshte Nexhmije Hoxha. Rrofte Presidenti Amerikan George Bush. "

    BRONX NY : Kur ulesh te shkruash per Shkodren dhe Nju Jork-un, ne mendje te ē'donjerit ka nje kompleksitet mendimesh e ndjenjash te perziera. Dy qytete te ndryshme, njeri metropoli i botes dhe tjetri "qyteti i civilizmimit shqiptare".

    Mendimet nga me te ndryshmet, "dashje pa dashje" rrjedhin vete natyrshem ne mendjet tona per te mos harruar kurr tragjedin e ketyre dy qyteteve te medha, njeri per Shqiperine e tjetri per SHBA, e gjith boten. Kur vjen 16 qershori mua me shkon ndermend menjehere se ēfare e lidh "Shkodren - time" me Nju-Jork-un ku banoje, duke u nisur nga nje ndjenje e thelle qe mendoje se i afron edhe me shume keto dy qytet, eshte ajo qe i lidhe forte me dhimbjen e 16 qershorit dhe 11 shtatorit.

    Se pari per hir te se vertetes duhet pranuar se Shqiperia, nje vend i vogel - ne zemer te Eurpoes, me vuajtjen dhe presekutimin me te gjate dhe me te madh, gjate rregjimit komunist, ka disa qytete, si Shkodra, Tirana, Kavaja, Durresi, Korēa, Vlora, Elbasani te cilat sot, pas 20 vjet demokraci dhe renjes se komunizmit jane bere simbole kombetare te qendreses anti -komuniste dhe qytet qe luajten nje role historik ne rrezimin e komunizmit ne Shqiperi.

    Nga kryeqendra e veriut Shkodra, rezistenca ndaj komunizmit gjate viteve te sundimit gjysmeshekullor ka qene e madhe aqsa edhe presekutimi i ndaj ketij qyteti ka qene me i madhi ne te gjithe Shqiperine. Dhe endrra e pavdekshme per liri dhe demokraci, ne kete qytet ka qene me e madhja ne gjithe Shqiperine.

    Andaj Shkodra eshte i vetmi qytet deri tash ne Shqiperi, i cili ka ne mes te qytetit qe permendore qe shenon 16 qershorin si simboli i presekutimit simbol te qendreses anti-komuniste shkodrane.

    Shkodra qyteti simbolit te demokracise "pershendetet" ē'do dite me Nju Jorkun e simbolit te lirise. Shkodra, bastioni anti-komuniste, qe i dha kombit mijera deshmore te demokracise, luftes se eger anti-komuniste. Ajo(Shkodra), eshte i vetemi qytete shqiptare qe ka Shoqaten Anti-Komuniste "16 Qershori", dhe e perkujton ēdo vite kete date, si dita e vrasjve mizore ne kufi. Date kjo, qe pikon ende gjake dhe dhimbje ne zemret e nenave,baballarve,motrave, vellezerve,familjve e te gjithe shqiptarve. Per martiret, e demokracise qe vdiqen ne lulen e jetes me endrren e lirise e demokracise. Ne mes te Shkoders eshte ngritur dhe memoriali i demokracise, e cila, emnton nga ana figurative statujen e gjigande te lirise, por qe te dyja mbajne larte ne doren e saj njera simbolin e demokracise, e tjetra ne Nju Jork, ate te pishtarit te paqes.

    Shkodra, eshte nje qytet qe beri perpjekjet e para per Demokraci ne Shqiperi, thote Nikoll Pellumbaj, babai i viktimes qe u masakrua barabrishte nga dora vrastare e rregjimit komunist. Ai para disa viteve ne Nju Jork, do te sillte kujtimet e levizjes anti - komuniste ne Shkoder. "Ne shkurt te vitit 1989, tregonte Nikoll Pellumbi, u zhvillua kremtimi fetar, ne Shkoder - pasi Komunizmi kishte mbyllur Kisha e Xhamija, kishte prishur varreza. Duke sjellur ne kete 16 qershor, kujtimet e tij thuhet se "Kremtimi fetar, u be me iniciativen e rinise dhe te popullit shkodran, ku sipas tij te gatshem qene Pater Zef Simon Jubani dhe Hoxha Sabri Koēi, te cilet e kane kaluar te gjithe jeten e tyre neper burgje komuniste. Me pas me 11 janar 1990, u bene perpjekjet per heqjen e bustit te diktatorit nderkombetar Stalinit.

    Deshmitari okular i asaj kohe rrefej se "Ne kete kuader presidenti Komunist Ramiz Alija, mendoi per te mashtruar Ameriken, ate shtet qe eshte i pari ne bote qe zhduku komunizmin dhe shteti simbol i luftes kundra bishes se eger komuniste. Shpalli heqjen e ligjit per vrasjet ne kufi, dhe dekretoi Ligjin e ri. Nr. 7380, me dt. 8 Maj 1990 sipas te cilit, kalimi i paligjshem denohej me gjobe ose disa muaj burg. Ko ishte tradhetia me e madhe qe iu be Kombit Shqiptar per 50 vjet te Komunizmit. Kesaj rinie qe ishte ne lulen e jetes. Kjo kurdisje politike, u be ne bashkepunim me Kryetarin e Partise Komuniste te Shqiperise zgjedhur ne Kongresin e 10 te P. P. Sh. , pra Presidenti Ramiz Alija e Kryetari i Partise Fatos Nano, e me vone Kryeminister e bashke me ta Ministri i Brendshem Simon Stefani, Hekuran Isaj, Gramoz Ruēi... "

    Duke iu rikthyer kujtimeve , Pellumbi , tha se "12 Qershori i vitit 1990, eshte dita qe perkujton Demostraten e Pare antikomuniste e pergatitur nga Rinia dhe populli Shkodran te cilet duke pare kerdine qe bente Kulēedra Komunizem, duke i marre jeten 500 te rinjve e te rejave me vrasjet ne kufi, organizuan demostraten e pare ne kujtim te viktimave te kufirit shqiptar. Simbol i kesaj demostrate u be i riu 17 vjeēar Pellumb Pellumbaj nga Shkodra."

    Ai vijoje duke thene se "Shkodra eshte e para ne Shqiperi qe i doli per zot kesaj shtrese. Me kufomen e te riut te masakruar ne supe populli dhe rinia shkodrane beri nje marshim qe zgjati per dy ore me thirrjet Poshte komunizmi, poshte socializmi, poshte Presidenti Komunist Ramiz Alija, ja shikoni se ēfare ka bere e ēfare po vazhdon te beje kulēedra e kuqe, duke vrare djemte tane ne kufi vetem e vetem se kerkojne liri. Poshte Ramiz Alija, Poshte Nexhmije Hoxha. Rrofte Presidenti Amerikan George Bush. "

    Me te mbaruar kjo demostrate, ka treguar per gazeten tone Nikoll Pellumbi, ku moren pjese me mijera qytetare shkodrane. Kryetari i Deges se Shkodres, Ēapajev Taēi, me sigurimin e shtetit per te nxjerre ne pah pjesemarresit, bene filmimin e demostrates, dhe filluan arrestimet, pasi vrasjet ishin te pamundura sepse ne te moren pjese me mijera vete. Aty rreth ores 12 te nates po te kesaj date, u arrestuan me shume se 50 vete, me akuze politike per permbysjen e pushtetit popullor me dhune, denimi shkon deri ne pushkatim. Ne kete torturim te ketyre demostruesve, moren pjese kryesore ata qe sot drejtojne SHIK - un e Shkodres.

    Sipas rrefimeve te Nikoll Pellumbit : Demostrata ishte nen kontrollin e Kryetarit te Deges se Puneve te Brendshme Ēapajev Taēit.

    -Aq i forte pat qene reaksioni dhe ndikimi qe pat ushtruar ne opinionin publik kjo ngjarje, saqe, menjehere pas varrimit te adoleshentit Pellumb Pellumbi, nje pjese e mire e te rinjve qe kishin hedhur haptazi parulla kunder sistemit te kohes dhe ish-Presidentit Ramiz Alia, u paten larguar nga qyteti per t’iu larguar ekspozimit ndaj agjenteve te ish-Deges se Puneve te Brendeshme te cilet paten filluar menjehere marrjen ne pyetje te personave pjesemarres ne kete varrim.

    Ky mbante lidhje direkte telefonike me ministrin e brendshem Simon Stefani, ishte njoftuar edhe sekretari i pare Xhemal Dymylja, mbi kete demostrate antikomuniste. Gjithashtu u njoftua edhe Presidenti i Republikes Ramiz Alija si dhe Kryetari i Partise Komuniste te Shqiperise Fatos Nano me 1991, Kryeminister po Fatos Nano. Kryetari i Deges se Shkodres Ēapajev Taēi, i kishte derguar me daten 17, 06, 1990 nje shkrese zyrtare urgjente Ministrit te Brendshem mbi zhvillimin e kesaj demostrate. Pergjigja e Ministrit ishte urgjente. Kufomat e te vrareve ne kufirin shqiptar, mos t'u dorezohen familjeve, se po na nxjerrin shqetesime politike, por te groposen ne gropa te perbashketa, te pa ditura. Keto kriminelet e sotem komuniste, qe qeverisin shtetin shqiptar, ju moren jeten mbi 500 te rinjve e te rejave.

    Presidenti Komunist Ramiz Alija, i cili sot eshte ne pension, pension i cili u aprovua nga Parlamenti, i dale qe ne 1997, i cili liroi nen akuze te gjithe te akuzuarit per krime kunder njerezimit, qe nga Presidenti Komunist Ramiz Alija, Kryeministri e Kryetari i Partise Fatos Nano, Ministrat e Brendshem Simon Stefani, Hekuran Isaj e Gramoz Ruēi, qe sot drejtojne Parlamentin dhe qeverisjen e shtetit shqiptar, nen drejtimin e Kryekrimineleve dhe mashtruesit Fatos Nano, Skender Gjinushit, kryeparlamentari e shfuqizoi me anen e ketij Parlamenti krimet ose ligjin per krime, duke thene se per 50 vjet ne Shqiperi nuk ka pasur krime kundra njerezimit. Keta ishin vete te implikuar ne keto krime kunder njerezimit. Ministri i Arsimit gjate kohes se Diktatures se Enver Hoxhes Z. Skender Gjinushi, pati urdheruar te perdorej Forca ushtarake me arme kunder studenteve te dhjetorit, te cilet permbysen bustin e diktatorit Enver Hoxha. Ne bashkeveprim me drejtuesit e Komunizmit - Ramiz Alija, Fatos Nano, Skender Gjinushi, Gramoz Ruēi, Kryetaret e Degeve te Brendshme, me Komandante e Komisare te Postave kufitare. Ky dekret ligj 7380 behet me qellime politike per vrasjet ne kufi.

    I vrane, i perdhunuan, te rinj e te reja, siē ishte rasti i Pellumbit me 14 Qershor 1990, i cili, u pushkatua nga ushtaret pasi ishte dorezuar dhe pas ekzekutimit te bere nga ushtaret u qellua me plumb ne balle nga Komisari i Postes, pastaj trupi i tij u lidh me tela me gjemba e u vendos ne makinen e deges se puneve te brendshme e u shetit neper qytetin e Shkodres. E shetiten neper te gjithe Shkodren per te frikesuar popullin qe te mos ēoheshin ne demostrate, ka thene Nikoll Pellumbi, babai i deshmorit te demokarcise.

    Edhe nje vajze me te fejuarin, dorezohen ne Poste e Kufirit Belaj, te fejuarin e vrane ndresa vajzen e perdhunuan, e zhveshen siē kishte lindur, pastaj e pushkatuan dhe e groposen ne nje grope te pa ditur, e cila pas ardhjes se demokracise u be e ditur.

    Familja i pat kerkuar Presidentit Ramiz Alija, marrjen e kufomes, por ky ia refuzoi. Atehere me ke krahasohet ky kriminel?, pyet ai " Po keshtu ka ndodhur me tri femra te tjera, te cilat jane dorezuar ne posten kufitare Belaj, te cilat i kane vrare dhe me pas i kane hedhur ne Bune. Komshinjte pertej kufirit, i kane gjetur keto kufoma ne Bune, lakuriq, i kane veshur, pastaj i kane varrosur te quajturat Zade dhe Liljana Palma, ndersa ajo e para quhej Dhurata Sokoli. E sa e sa te rinj jane gjetur te vrare ne Liqenin e Shkodres, e me pas te lidhur e te masakruar me tela me gjemba, e duke i shetitur neper rruget e qytetit, per te frikesuar popullin. Por kjo rini dhe populli shkodran nuk u frikesua, beri demostrate pas demostrate. Si demostrate 16 Qershori, kunder Presidentit Komunist Ramiz Alija dhe te vejes se Diktatorit Nexhmije Hoxha qe u moren jeten qindra te rinjve e ēka eshte me poshteruese, eshte perdhunimi i kufomave. Demostrata te tjera si ajo e 13 Dhjetorit, 2 Prillit, ku rinia dhe populli kerkojne me kembengulje dhenien e rezultateve te zgjedhjeve.

    Nderkohe Shoqata Antikomuniste "16 qershori 1990" Shkoder, se bashku me shoqaten e saje anti-komuniste ne Nju Jork, pese vjete me pare i bene thirrje te gjithe patritotve e demokratve shqiptare ne SHBA, duke ju drejtuar atyre me thirrje:

    Ku thuhej se : Ju bejme thirrje, te gjithve atyreve familjeve qe diktatura komuniste me se 50 vjeēare i vrau djemet e tyre dhe bijat ne kufi qe nga vitet 1944-1991. Familje keto qe sot ndodhen ne Amerike, te marrin kontakte me keto shoqata. Sepse, kjo shoqate perfasqesoin te gjithe te veraret ne kufi, idealet dhe amanetin e tyre, gjithashtu duke kerkuar kontakte dhe me shqiptaret tjer te Amerikes, te gjithe te behemi deshmitar te kesaj tragjedie.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ceshte ky shkrim patetik e provincial?
    Ceshte kjo perpjkje per te nxjerre nje qytet te vetem simbol e viktime te komunizmit kur cdo skaj te Shqiperise murtaja komuniste korri pa mase?
    Pse me pathos u luftokan krimet e komunizmit?
    Me siguri do jete nje levizje ultra djathtiste e stisur keq kjo shoqata e cila nuk ben gje tjeter vecse i fryn konfliktit veri jug, konflikt i cili eshte gatuar nga jashte dhe i perdorur nga nje pushtet i pafe qe kekon ta kapet qofte dhe nganje fije bari ne fundin e vet.
    Albania Uber Alles

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Ceshte ky shkrim patetik e provincial?
    Ceshte kjo perpjkje per te nxjerre nje qytet te vetem simbol e viktime te komunizmit kur cdo skaj te Shqiperise murtaja komuniste korri pa mase?
    Pse me pathos u luftokan krimet e komunizmit?
    Me siguri do jete nje levizje ultra djathtiste e stisur keq kjo shoqata e cila nuk ben gje tjeter vecse i fryn konfliktit veri jug, konflikt i cili eshte gatuar nga jashte dhe i perdorur nga nje pushtet i pafe qe kekon ta kapet qofte dhe nganje fije bari ne fundin e vet.
    Sa shume te bezdis Shkodra mor Juanito. Tipike e enveristave. Ne ē'do teme ku lavdrohet ky qytet e tregon veten.
    Ku e shef konfliktin veri-jug te ky shkrim, ne t'cilin permenden edhe Vlora dhe Korēa? Asht ne trunin tand me sa duket e kerkon me e gjet aty ku nuk egziston. Ma gjej nji rresht ku flitet keq per jugun.
    Shkodra nuk asht i vetmi qytet qe e vujti komunizmin, askush nuk e thote ket, por u persekutu ma shume se te gjithe, per shume arsye.
    Nuk asht perpjekje me e nxjerr Shkodren simbol te rrezistences antikomuniste, por asht fakt. Shkodra e kundershtoi rregjiin ma shume se te tjeret, duke fillu prej Kryegritjes se Postrribes e duke maru te 2 Prilli.
    Nuk mundeni me e ndryshu historine ma, siē kan ba paraardhesit tuj per 50 vjet. Historia thote qi, kur ne Shkoder e Kavaje vriteshin njerez, ne disa qytete te tjera baheshin mitingje ne favor te rregjimit. Tash simas tejet, kur flitet per rrezistence antikomuniste Shkodra u dashka vu ne nji rang me keta te fundit? Me vjen keq per ty

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Muk me bezdis aspak shkodra se e respektoj si cdo skaj te vendit tone.
    Me bezdis varja personale e dekoratave sic kerkoni te beni.
    Lerini te tjeret tjua vene dekoratat se nuk shkon me i vendos vete.
    Po edhe ti spaske mend kur se kupton se kur thua qe simboli antikomunizmit qe Shkodra kerkon me i mare gjith meritat si shkoder e si veri e rrjedhimisht ngel keq jugu.
    Gjithandej e kan luftu si me mund komunizmin tjeter se sja kane dale dot.
    Ku dolet kaq te vecante ju?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga juanito02 : 17-06-2010 mė 07:51
    Albania Uber Alles

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Muk me bezdis aspak shkodra se e respektoj si cdo skaj te vendit tone.
    Me bezdis varja personale e dekoratave sic kerkoni te beni.
    Lerini te tjeret tjua vene dekoratat se nuk shkon me i vendos vete.
    Po edhe ti spaske mend kur se kupton se kur thua qe simboli antikomunizmit qe Shkodra kerkon me i mare gjith meritat si shkoder e si veri e rrjedhimisht ngel keq jugu.
    Gjithandej e kan luftu si me mund komunizmin tjeter se sja kane dale dot.
    Ku dolet kaq te vecante ju?
    te bezdis mor burre, pranoje. ashtu si gjysherve dhe baballareve tuj per 50 vjet.
    duket qarte. ku dolet kaq te veēante thu. nqs nuk te duket i veēante (ne ket aspekt) qyteti qe beri kryengritjen e pare antikomuniste ne europe, demostradat e para antikomuniste, 2 prilli etj etj dmth se ti ka errsu urrejtja syte. nqs mendon se kane dhene te njejtin kontribut per shembjen e diktatures qytetet qe u lane me gjak me qytetet qe ne te njejten kohe therrisnin "parti-enver jemi gati kurdohere" dmth se nuk ke logjike.

    nuk asht "faji" i shkodres qe eshte ne veri mor juanito. vetem ti e paske pa ket tendence anti-jug te autorit, gje qe nuk e paska ven re p.sh ai qe ka postu shkrimin, qe eshte nga gjinokastra.

    ne artikull nuk thuhet qe shkodra i ka te gjitha meritat. aty permenden edhe qytete te tjera. thjesht ka dhane nji kontribut ma te madh. ket e din edhe i marri.

    nuk jane dekorata te vena vete. sakrificat ketij qytet ia kan njoft me kohe e gjithe. ata qe jane te drejte. te tjerve..... zoti ia shtofte inatin
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga puroshkodran : 17-06-2010 mė 08:44

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Muk me bezdis aspak shkodra se e respektoj si cdo skaj te vendit tone.
    Me bezdis varja personale e dekoratave sic kerkoni te beni.
    Lerini te tjeret tjua vene dekoratat se nuk shkon me i vendos vete.
    Po edhe ti spaske mend kur se kupton se kur thua qe simboli antikomunizmit qe Shkodra kerkon me i mare gjith meritat si shkoder e si veri e rrjedhimisht ngel keq jugu.
    Gjithandej e kan luftu si me mund komunizmin tjeter se sja kane dale dot.
    Ku dolet kaq te vecante ju?
    ...........

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    bezdis mor burre, pranoje. ashtu si gjysherve dhe baballareve tuj per 50 vjet.
    duket qarte. ku dolet kaq te veēante thu. nqs nuk te duket i veēante (ne ket aspekt) qyteti qe beri kryengritjen e pare antikomuniste ne europe, demostradat e para antikomuniste, 2 prilli etj etj dmth se ti ka errsu urrejtja syte. nqs mendon se kane dhene te njejtin kontribut per shembjen e diktatures qytetet qe u lane me gjak me qytetet qe ne te njejten kohe therrisnin "parti-enver jemi gati kurdohere" dmth se nuk ke logjike.

    nuk asht "faji" i shkodres qe eshte ne veri mor juanito. vetem ti e paske pa ket tendence anti-jug te autorit, gje qe nuk e paska ven re p.sh ai qe ka postu shkrimin, qe eshte nga gjinokastra.

    ne artikull nuk thuhet qe shkodra i ka te gjitha meritat. aty permenden edhe qytete te tjera. thjesht ka dhane nji kontribut ma te madh. ket e din edhe i marri.

    nuk jane dekorata te vena vete. sakrificat ketij qytet ia kan njoft me kohe e gjithe. ata qe jane te drejte. te tjerve..... zoti ia shtofte inatin
    Leje mor shkodra e mos ma thuj ate kryengritjen e pare antikomuniste. Sot do te fitosh pike zotnija jote nga ajo po te pakten jepini llogari atyre qindra shkodraneve qe u persukuan ne kulm pa pas anje lidhje.
    Ma me vjen keq qe ca si puna jote me i njorance provinciale te thelle kerkoni te ngrini idhuj te rinj demokracie mbi dhe i fryni fort kohes se komunizmit e cila tashme ka kaluar. Dhe duke i fryre fort krijoni mllef dhe urrejtje per nje pjese sociale qe me zor kekoni ta quani komuniste.
    Aq larg keni shkuar me kete mendesi provinciale e kanunore sa kush nuk mendon si ku quhet o komunist o pasardhes i tyre. Dhe e keqja me madhe eshte se i fryni nje lufte tjeter klasash kunder gjoja pasardhesve te komunisteve, bllokmeneve etj.
    Se harroj kur u permbyt Shkodra e shkonte skuadra e top kanalit ne shtepite e permbytura. I zoti i nje shtepie nuk i tha miresevini po pura komunista. Imagjino ca kmunizmi ka ekipi top kanalit.
    Nga ky takem je dhe ti dhe sju le me kush ti fryni urrejtjeve te kaluara e ti rimbillni ato sot kur Shqiperia ka nevoje me shume se kurre per paqe sociale.
    Albania Uber Alles

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Leje mor shkodra e mos ma thuj ate kryengritjen e pare antikomuniste. Sot do te fitosh pike zotnija jote nga ajo po te pakten jepini llogari atyre qindra shkodraneve qe u persukuan ne kulm pa pas anje lidhje.
    Ma me vjen keq qe ca si puna jote me i njorance provinciale te thelle kerkoni te ngrini idhuj te rinj demokracie mbi dhe i fryni fort kohes se komunizmit e cila tashme ka kaluar. Dhe A i fryre fort krijoni mllef dhe urrejtje per nje pjese sociale qe me zor kekoni ta quani komuniste.
    Aq larg keni shkuar me kete mendesi provinciale e kanunore sa kush nuk mendon si ku quhet o komunist o pasardhes i tyre. Dhe e keqja me madhe eshte se i fryni nje lufte tjeter klasash kunder gjoja pasardhesve te komunisteve, bllokmeneve etj.
    Se harroj kur u permbyt Shkodra e shkonte skuadra e top kanalit ne shtepite e permbytura. I zoti i nje shtepie nuk i tha miresevini po pura komunista. Imagjino ca kmunizmi ka ekipi top kanalit.
    Nga ky takem je dhe ti dhe sju le me kush ti fryni urrejtjeve te kaluara e ti rimbillni ato sot kur Shqiperia ka nevoje me shume se kurre per paqe sociale.
    Ti je nji injorantuc i vocerr qe kur nuk din si me u pergjigje ofendon dhe kcen dege m'dege.
    Ca ke kundershtim tash per Kryengritjen e Postrribes? Apo mendon se nuk duhej me u ba se krijoi perēarje ne popull?
    Ata qindra veta qe thu, kush i persekutoi? Komunistat pra. Per ēa po flasim ktu.
    A e kupton sa idiotlleqe thu apo jo? Nuk u dashkan permend meritat e nji qyteti se i mbetka hatri nje qyteti a krahine tjeter, pamvarsisht se nuk permenden per keq ne asnji rrjesht. Historia shkruhet si eshte e jo si te pelqen ty. E di qe jeni msu keq ne 50 vjet duke e modifiku simas qejfit dhe e keni pak te veshtire, po me kalimin e kohes....

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Hahaha
    Spo kercej dege me dege po po them thelbin e asaj qe kerkon me dale ti.
    Ta thashe njhere kush nuk te shkon mas fijes injorante provinciale duhet te jete komunist patjeter e pranej na permend 50 vjetshin qe une vetem kalama e kam jetu.
    Tamam si ai ne tv qe i tha Rudina Xhunges pura komunista.
    Ajo thirrja mos harroni kurre eshte nje piskame arkaike urrjetje qe si duhet kujt me.
    A seshte ky threadi qe po diskutojme?
    Pse dreqin e sillni ketu.
    Albania Uber Alles

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Juanito, qe plase duke i quejt shkodranet provinciale a mund ta di nga cili fshat e ke origjinen? Nga ē'zone e "kulturueme" e Shqipnise vjen o Juanito i rritun me rrena qe ta kane djege trunin pa t'u formue mire? Sa keq me vjen per njerez si ti, te shtremberuem qe ne lindje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •