Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Muslim Maska e Argjendii
    Anëtarësuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123

    "Çështja e valles popullore shqiptare në Preshevë dhe rrethinë"

    Organizohet tribuna me temë "Çështja e valles popullore shqiptare në Preshevë dhe rrethinë"




    Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore me seli në Preshevë organizon Tribunë

    Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore me seli në Preshevë organizon Tribunë me temë : “ÇËSHTJA E VALLES POPULLORE SHQIPTARE NË PRESHEVË DHE NË RRETHINË”
    Në tribunë do të shqyrtohen dhe trajtohen aspekte të valles burimore shqiptare në këtë rajon: Shkup, Kumanovë, Gjilan, Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë.

    Tezat e temës:

    1.Vallja popullore shqiptare sipas ndarjes rajonale/Shkup, Kumanovë, Gjilan, Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë/
    2.Histori e valles
    3.Lirika dhe epika e valles
    4.Vallja dhe muzika
    5.Vallja dhe kënga
    6.Festivali i Këngës dhe Valles Popullore Shqiptare në Preshevë
    7.Gjurmimi, evidentimi dhe regjistrimi i valleve
    8.Vallja në mes të tradiconales dhe modernes
    9.Raporti i grupeve amatore dhe profesioniste
    10.Vallet e burrave, të grave dhe të përziera

    Referatet dhe kumtesat duhet të jene 6 faqe, ndërsa për botim 12 faqe, në rradhorin 12.
    Tribuna do të organizohet një/1/ ditë, më 24 dhjetor të vitit 2010.
    Faza e parë përgatitotre e Tribunës do të zgjasë deri më 15 dhjetor 2010, afati i fundit i paraqitjes së referateve dhe kumtesave.
    Për programin e Tribunës dhe informacione të tjera do të jemi në kontakt.
    Paraqitja e referateve dhe kumtesave elektronike bëhet në adresë :
    shtkkpresheve@yahoo.com ; bibliotekapresheve@yahoo.com dhe xhemaledin_s@hotmail.com
    apo adresën : Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë /17523/
    rr.Mara Llonçar, bb/Biblioteka/


    SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË

  2. #2
    Muslim Maska e Argjendii
    Anëtarësuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123


    Të premten më 24 dhjetor 2010, u mbajt Tribuna shkencore me temë “Çështja e valles popullore shqiptare në Preshevë dhe në rrethinë”. Drejtues të seances së tribunës ishin: Prof. Dr. Ramazan Bogdani, Dilaver Kryeziu ligjerues në Fakultetin Flologjik në Prishtinë dhe Xhemaledin Salihu Kryetar i Shqoatës së trashëgimisë dhe krijimtarisë kulturore me seli në Preshevë.

    Me kumtesën e tij me titull “Vallja e Shotës” një krijim i bukur erotik, prof. dr. Ramaqzan Bogdani u fokusua në këtë temë me rëndësi në të clën shpalosi vallen e Shotës ku ndër të tjera potencoi se:
    “Vallja e Shotës apo kërcimi i Shotës siç quhet ndryshe, së bashku me “lojen me jatagana” të Rugovës janë dy bga vallet më të njohura te shqiptarët e Rrafshit të Dukagjinit dhe të mbarë Kosovës”. Në fund të referimit të tij prof. Bogdani lidhur me këtë valle shprehet “Se në Vallen e Shotës” theksojmë se përbërësit, kërcim, melodi , tekst poetik (ku përdoret edhe ky) dhe kostum kanë krijuar sinkretizimin e mirfilltë folklorik si një nga shprehjet më të kristalizuara e më të bukura të arkitektonikës së koreografisë popullore shqiptare”

    Kryetari i Shoqatës z. Xhemaledin Salihu u paraqit me kunmtesën e tij me titull “ Vallet popullore të vjetra në Preshevë”, ku zoti Salihu në mënyrë të thuktë hyri thellë në këtë temë me rëndësi lidhur me vallet popullore të vjetra në Preshevë. Ai ndër të tjera potencoi se :”Popullata e Preshevës me xhelozi të madhe dhe me mund të madh ruajti traditën e saj të kulturës popullore gjatë shekujve . Sidomos ruajti vallen dhe këngën e vjetër popullore.
    Presheva bujare dhe kreshnike e kohës antike i takonte Dardanisë”.Ai kumtesen e tij disa faqeshe e përfundoi kështu:”Vallet popullore më së shumti i përcolli daullja dhe zurla, ndër ta më injohur ishte daullxhiu Raifi dhe zurlaxhiu Sahiti i Bujanocit. Ndërsa në Preshevë ishin : Kadri plaku daullxhi dhe djemtë: Emini-zurlaxhi dh Zijadin –Zita-daullxhi. Në Preshevë ishte traditë popullore që të vishen tirçit e zi, duke filluar nga Emin Kurbaliu, Isa Bina, Ali Rrustemi e të tjerë. Bile këta huazonin tirçit vallëtarëve, kështu Syli i huazonte tirçit nga Ali Rustemi”, përfundon kumtesën e tij z. Salihu.

    Me interesim të madh u prit kumtesa e z. Dilaver Kryeziut, specialist i koreografisë Prishtinë, ku kumtesa e tij titullohet “ Për disa karakteristika të vallëzimit popullor në krahinën e Karadakut” - “Që në filim duhet ta themi se tema të cilën e kemi marr për ta trajtuar kërkon një përkujdesje të veçantë në çasje profesionale. Kur themi këtë kemi parasysh disa arsye që sikur na detyrojnë profesionalisht të merremi me hulumtimin e valleve të kësaj ane”. Në përfundim të kumtesës së tij mjaft interesante dhe shumë profesionale ai theksoi se “Vallet tradicionale të Karadakut paraqesin vlerë të lartë etnokulturore . Shtrohet nevojë imediate që kjo pasuri e madhe të hulumtohet e të studiohet. Këto hulumtime e studime duhet të bëhen me kompetencë profesionale e shkencore nga individë të profilizuar në fushë të etnokoreologjis”.

    Ndërsa para opinionit në sallë me kumtesën e tij të shkurtër u paraqit, Mjeshtri i Madh, prof. Besim Zekthi me titull “Kumtesë shkencore kushtuar përpunimit dhe zhvillimit të valleve krahinore të Preshevës”, ku ndër të tjera theksoi:”Këto valle me karakter burimor kombëtar dhe shqiptar kanë vlerat e pasurisë folklorike krahinore shqiptare. Në përpunimin e këtyre valleve është pasur parasysh zhvillimi tradicional duke patur parasysh traditën folklorike të trevave shqiptare. Një rol të rëndësishëm kanë luajtur lëvizja amatore e krahinës ku i është dhënë një zhvillim artit koreografik shqiptar”.

    Në këtë tribunë shkencore kumtesat e tyre i lexuan edhe Zejadin Ismaili , muzikolog nga Maqedonia. Pati edhe kumtesa të tjera si dy kumtesa të Demir Krasniqit , kumtesa e Sami Pirajt kompozitor, gazetar , kumtesa e Xhahit Ramadanit nga Bujanoci dhe kumtesa e fundit ishte ajo e arsimtarit të muzikës Sali Rrustemi.
    Kjo tribunë shkencore nga të pranishmit u vlerësua pozitivisht dhe i hap rrugë tribunave të tjera që i organizon kjo Shoqatë në të ardhmën… /Bilall Maliqi/




  3. #3
    Muslim Maska e Argjendii
    Anëtarësuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123






  4. #4
    Muslim Maska e Argjendii
    Anëtarësuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123



  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Argjendi,kishe Ber Mire Te Na Postosh Vallet E Lugines

  6. #6
    Muslim Maska e Argjendii
    Anëtarësuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123
    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Argjendi,kishe Ber Mire Te Na Postosh Vallet E Lugines

    do mundohem qe brenda disa ditesh ti mar videot nga kryetari i kesaj shoqate dhe i postoj

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •