Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 84
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Fjalė tė admirueshme qė Nėna e Hyjit i thotė nuses dhe rreth pesė shtėpive nė botė banorėt e tė cilave pėrfaqėsojnė pesė gjendjet e njerėzve, konkretisht tė tė Krishterėve mosmirėnjohės, tė Hebrenjve kokėfortė dhe paganėve veē e veē, tė Hebrenjve dhe paganėve sė bashku dhe tė miqve tė Hyjit. Ky kapitull pėrmban shumė gjėra tė dobishme.

    Libri 2 - Kapitulli 3

    Maria tha: "Ėshtė e tmerrshme qė Zoti i gjithēkaje dhe Mbreti i lavdisė pėrēmohet. Ai ishte si njė shtegtar mbi tokė qė endet nga njė vend tek tjetri e troket nė shumė dyer duke kėrkuar mikpritje. Bota ishte si njė vendbanim me pesė shtėpi. Kur im Bir erdhi i veshur si shtegtar tek shtėpia e parė, Ai trokiti nė derė dhe tha: 'Mik, hapma derėn dhe lėrmė tė hyj tė pushoj e tė rri me ty qė tė mos mė shqyejnė bishat, qė tė mos mė kapin stuhitė dhe shiu! Mė jep ca prej teshave tė tua qė tė mė mbajnė ngrohtė e ta mbuloj lakuriqėsinė Time! Jepmė ca nga ushqimi yt pėr ta shuar urinė dhe diēka pėr tė pirė qė ta marr veten. Hyji do tė ta shpėrblejė!'

    Personi nga brenda iu pėrgjigj: 'Ti nuk ke fare durim, prandaj nuk mund tė jetosh paqėsisht me ne. Je shumė i gjatė. Prandaj nuk tė veshim dot. Je shumė lakmitar dhe grykės, prandaj nuk tė ngopim dot pasi oreksi yt prej grykėsi nuk ka tė sosur.' Krishti shtegtar u pėrgjigj nga jashtė: 'Mik, lėrmė tė hyj. Mua nuk mė duhet shumė vend. Jepmė ca prej rrobave tė tua sepse nė shtėpi nuk ke rroba aq tė vogla sa tė mos mė ngrohin sadopak! Jepmė ca nga ushqimi yt, pasi edhe njė kafshatė e vogėl do tė mė ngopte dhe edhe njė pikė uji do tė ma shuante etjen e do tė mė forconte.' Personi nga brenda ia ktheu: 'Tė njohim shumė mirė ne Ty.

    Je i pėrvuajtur me fjalė por i bezdisshėm me kėrkesat e Tua. Dukesh sikur kėnaqesh lehtė, por nė fakt je i pangopur kur vjen puna pėr tė ngrėnė. Ke shumė ftohtė dhe ėshtė vėshtirė tė tė veshėsh. Largohu, nuk tė pranoj brenda!' Pastaj Ai erdhi tek shtėpia e dytė dhe tha: 'Mik, hape derėn dhe shikomė! Do tė tė jap ēfarė tė nevojitet. Do tė tė mbroj nga armiqtė.' Personi nga brenda u pėrgjigj: 'I kam sytė e dobėt. Do t’u bėnte keq po tė tė shihnin. Kam gjithēka me bollėk dhe nuk kam nevojė pėr asgjė Tėnden. Jam i fortė dhe i fuqishėm. Kush mund tė mė bėjė keq?' Duke ardhur pastaj tek shtėpia e tretė, Ai tha: 'Mik, vėrma veshin dhe dėgjomė! Zgjati duart dhe merrmė! Hape gojėn dhe shijomė!'

    I zoti i shtėpisė u pėrgjigj: 'Bėrtit mė fort qė tė tė dėgjoj mė mirė! Nėse je i mirė, do tė tė afroj. Nėse je i kėndshėm, do tė tė lė tė hysh.' Pastaj Ai shkoi tek shtėpia e katėrt dera e sė cilės ishte e hapur gati pėrgjysėm. Ai tha: 'Mik, nėse do tė reflektoje se kohėn e ke shpenzuar kot, ti do tė mė pranoje brenda. Nėse do ta kuptoje dhe dėgjoje se ēfarė kam bėrė pėr ty, do tė tė vinte keq pėr Mua. Nėse mban parasysh se sa shumė mė ke fyer, do tė psherėtije dhe do tė kėrkoje falje.' Personi iu pėrgjigj: 'Gati po vdisnim duke tė tė pritur dhe duke tė tė dėshiruar. Ki mėshirė pėr tė ligat tona dhe do tė jemi mėse tė gatshėm tė ta japim vetveten. Shikoje mjerimin tonė dhe vėshtro makthin e trupit tonė dhe do tė jemi tė gatshėm pėr ēdo dėshirė Tėnden.' Pastaj Ai erdhi tek shtėpia e pestė qė ishte krejtėsisht e hapur. Ai tha: 'Mik, me kėnaqėsi do tė hyja kėtu, por ta dish se Unė kėrkoj njė vend prehės mė tė butė se njė dyshek me pupla, ngrohtėsi mė tė madhe se ē’japin rrobat e leshta, ushqim mė tė freskėt se mishi i kafshėve tė sapotherura.'

    Ata qė ishin brenda u pėrgjigjėn: 'Tek kėmbėt kemi ēekiēė. Mė gėzim do t’i pėrdorim pėr t’i bėrė copė shputat dhe kėmbėt dhe do tė tė japim palcėn qė do dalė prej tyre si vend ēlodhjeje. Mė gėzim do tė hapim pjesėt mė tė brendshme tonat pėr Ty. Eja menjėherė brenda! S’ka asgjė mė tė butė se palca jonė ku mund tė pushosh dhe asgjė mė tė mirė se pjesėt tona mė tė brendshme pėr tė tė ngrohur. Zemra jonė ėshtė mė e freskėt se mishi i freskėt i kafshėve. Jemi gati ta presim pėr tė tė ushqyer. Vetėm eja brenda! Sepse Ti je i ėmbėl dhe i mrekullueshėm. Banorėt e kėtyre pesė shtėpive pėrfaqėsojnė pesė gjendje tė ndryshme tė njerėzve nė botė. Tė parėt janė tė Krishterėt jo besnikė qė i quajnė tė padrejta vendimet e tim Biri, tė rreme premtimet e Tij dhe tė padurueshme urdhėresat e Tij.

    Kėta janė ata qė me mendime, mendje dhe blasfemi u thonė predikuesve tė tim Biri: 'Ai mund tė jetė fare mirė i plotfuqishėm, por Ai ėshtė shumė larg dhe i paarritshėm. Ėshtė i lartė dhe i gjerė dhe nuk ke si e vesh. Ėshtė i pangopur dhe nuk ke si e ushqen. Nuk ka fare durim dhe nuk rrihet dot me Tė.' Ata thonė se Ai ėshtė shumė larg sepse janė tė dobėt nė vepra tė mira dhe dashuri dhe nuk pėrpiqen qė ta arrijnė mirėsinė e Tij. Ata thonė se Ai ėshtė i gjerė, sepse grykėsia e tyre nuk ka kufi: gjithmonė ankohen se u mungon apo u nevojitet diēka dhe gjithmonė imagjinojnė probleme pėrpara se ato tė ekzistojnė. Ata gjithashtu e akuzojnė Atė si tė pangopur sepse qielli dhe toka nuk i mjaftojnė por kėrkon dhurata edhe mė tė mėdha nga njerėzit.

    U duket marrėzi qė tė heqin dorė nga gjithēka pėr hir tė shpirtit tė tyre nė pėrputhje me kėshillat dhe u duket e dėmshme qė t’i japin trupit mė pak. Ata thonė se Ai nuk ka durim sepse Ai i urren veset dhe u dėrgon gjėra kundėr vullnetit tė tyre. Ata mendojnė se asgjė nuk ėshtė e mirė dhe e dobishme pėrveē atyre qė kėnaqėsia e trupit u dikton. Sigurisht qė im Bir ėshtė me tė vėrtetė i plotfuqishėm nė qiell dhe nė tokė, Krijuesi i gjithēkaje dhe i krijuar prej askujt, qė ekziston pėrpara gjithēkaje e pas tė cilit askush nuk ka pėr tė ardhur. Ai ėshtė me tė vėrtetė mė i largėti, mė i gjeri dhe mė i larti, brenda, jashtė dhe mbi gjithēka.

    Por edhe pse Ai ėshtė kaq i fuqishėm, prapė se prapė nga dashuria Ai dėshiron qė tė vishet me ndihmėn e njerėzve – Ai qė nuk ka nevojė pėr rroba, qė vesh gjithēka dhe vetė ėshtė veshur pėrjetėsisht dhe pandryshueshmėrisht me nder dhe lavdi tė amshuar. Ai qė ėshtė buka e engjėjve dhe e njerėzve, qė ushqen gjithēka dhe vetė nuk ka nevojė pėr asgjė, dėshiron tė ushqehet me dashuri njerėzore. Ai qė ėshtė vendosėsi dhe autori i paqes kėrkon prehje nga njerėzit. Prandaj kushdo qė e mirėpret mund ta ngopė edhe me njė kafshatė bukė pėr sa kohė ai synon tė bėjė mirė. Ai mund ta veshė Atė me njė fill tė vetėm pėr sa kohė dashuria e tij digjet flakė. Njė pikė e vetme mund t’ia shuajė etjen nėse personi ka predispozitat e duhura.

    Pėr aq kohė sa devotshmėria e njė personi ėshtė e flaktė dhe e qėndrueshme, ai ėshtė i aftė ta mirėpresė tim Bir nė zemrėn e vet dhe tė flasė me Tė. Hyji ėshtė shpirt dhe pėr kėtė arėsye Ai ka dashur t’i shndėrrojė krijesat prej mishi nė qenie shpirtėrore dhe qeniet kalimtare nė tė pėrjetshme. Ēka u ndodh gjymtyrėve tė trupit tė Vet, Ai e konsideron se i ndodh edhe Atij. Ai merr parasysh jo vetėm veprat apo aftėsitė e njeriut, por edhe vullnetin dhe synimin me tė cilin kryhet njė vepėr. Nė tė vėrtetė, sa mė shumė im Bir u thėrret njerėzve tė tillė me anė tė frymėzimeve tė fshehta dhe sa mė shumė u tėrheq vėmendjen me anė tė predikuesve tė Tij, aq mė tė pandjeshėm ata bėhen ndaj Tij.

    Ata nuk dėgjojnė e as ia hapin derėn e vullnetit e as e lėnė tė hyjė nėpėrmjet veprave tė dashurisė. Prandaj, kur u vjen koha, fallciteti ku mbėshteten do tė asgjėsohet, e vėrteta do tė lartėsohet dhe lavdia e Hyjit do tė jetė e qartė. Tė dytėt janė Hebrenjtė kokėfortė. Kėta e konsiderojnė veten tė arėsyeshėm sa s’ka mė dhe e konsiderojnė urtinė si drejtėsi ligjore. Vėnė nė dukje veprat e tyre dhe i konsiderojnė mė tė denja se veprat e tė tjerėve. Nėse dėgjojnė pėr gjėrat qė ka bėrė im Bir, ata i pėrbuzin. Nėse i dėgjojnė fjalėt dhe urdhėresat e Tij, ata reagojnė me tallje.

    E ē’ėshtė mė e keqja, ata do ta konsideronin veten mėkatarė dhe tė papastėr qoftė sikur edhe vetėm tė dėgjonin dhe reflektonin mbi ndonjė gjė qė ka tė bėjė me tim Bir dhe si mė fatkeqė dhe mjeranė nėse do tė imitonin veprat e Tij. Por pėr sa kohė erėrat e fatit mondan vazhdojnė tė fryjnė mbi ta, ata e konsiderojnė veten me shumė fat. Pėr sa kohė janė tė fortė fizikisht, ata e kujtojnė veten shumė tė fortė. Pėr kėtė arėsye shpresat e tyre do tė bėhen hi dhe nderi i tyre do tė kthehet nė turp.

    Tė tretėt janė paganėt. Disa prej tyre thėrrasin me tallje ēdo ditė: 'Kush na ėshtė ky Krishti? Nėse na mbush me dhurata tė kėsaj bote, me gėzim do ta pranojmė. Nėse na i fal mėkatet, do ta nderojmė akoma edhe me mė tepėr gėzim.' Por kėta njerėz i kanė mbyllur sytė e mendjes qė tė mos shohin drejtėsinė dhe mėshirėn e Hyjit. I taposin veshėt dhe nuk dėgjojnė se ē’ka bėrė im Bir pėr ta dhe pėr ēdo njeri. Ata e qepin gojėn dhe nuk pyesin se si do tė jetė e ardhmja e tyre apo se ēfarė ėshtė pėr tė mirėn e tyre. I lidhin duart mbi gjoks dhe nuk pranojnė tė pėrpiqen qė tė gjejnė mėnyrėn sesi t’i shpėtojnė gėnjeshtrave dhe tė zbulojnė tė vėrtetėn. Prandaj, duke qenė se nuk duan tė kuptojnė apo tė marrin masa, edhe pse munden dhe kanė kohė pėr ta bėrė kėtė, ata dhe shtėpia e tyre do tė shemben dhe pėrfshihen nga shtrėngata.

    Tė katėrtėt janė ata Hebrenj dhe paganė qė do tė donin tė bėheshin tė Krishterė sikur veē ta dinin si dhe nė ē’mėnyrė mund ta kėnaqnin tim Bir dhe po tė kishin njė ndihmės. Ata dėgjojnė nga banorė tė vendeve fqinje ēdo ditė dhe e dinė edhe nga thirrjet e dashurisė brenda vetes, si dhe prej shumė shenjave tė tjera, sa shumė im Bir ka bėrė dhe vuajtur pėr secilin. Pėr kėtė ata e thėrrasin Atė nė ndėrgjegjen e tyre dhe thonė:

    'O Zot, kemi dėgjuar se ke premtuar tė na e japėsh Vetveten. Prandaj po tė presim. Eja dhe pėrmbushe premtimin Tėnd! Ne shohim dhe kuptojmė se nuk ka fuqi hyjnore nė ata qė adhurohen si hyjni, as dashuri pėr shpirtrat, as vlerėsim pėr dlirėsinė. Tek ta gjejmė vetėm instikte, dėshirė pėr nderimet e botės sė tanishme. Ne dimė pėr Ligjin dhe dėgjojmė rreth veprave tė mėdha qė ke kryer me mėshirė dhe drejtėsi. Dėgjojmė nga thėniet e profetėve tė Tu se ata po tė prisnin Ty qė tė patėn profetizuar. Prandaj eja, o Zot i mirė! Do tė donim tė ta jepnim vetveten sepse e kuptojnė qė nė Ty ka dashuri pėr shpirtrat, pėrdorim tė drejtė tė gjithēkaje, dlirėsi tė pėrsosur dhe jetė tė amshuar. Eja pa vonesė dhe na ndriēo se gati po vdesim duke tė pritur!' Kėshtu i drejtohen tim Biri. Kjo shpjegon pėrse dera e tyre ėshtė e hapur pėrgjysėm, pasi synimi i tyre ėshtė i plotė pėrsa i pėrket sė mirės, por ende nuk e kanė pėrmbushur. Kėta janė njerėz qė meritojnė tė marrin hir dhe ngushėllim nga im Bir.

    Nė shtėpinė e pestė ndodhen miqtė e tim Biri dhe tė mitė. Dera e mendjes sė tyre ėshtė krejtėsisht e hapur pėr tim Bir. Gėzohen po ta dėgjojnė tė thėrrasė. Ata jo vetėm qė e hapin kur Ai troket, por me gėzim rendin ta takojnė ndėrsa ėshtė duke hyrė brenda. Me ēekiēėt e kėshillave hyjnore ata shkėrmoqin gjithēka tė shformuar qė gjejnė tek vetja. Ata pėrgatisin njė vend ēlodhjeje pėr tim Bir, jo prej puplave tė zogjve por me harmoninė e virtyteve dhe frenimin e dėshirave tė kėqija qė ėshtė vetė palca e tė gjitha virtyteve. Ata i ofrojnė tim Biri njė lloj ngrohtėsie qė nuk vjen nga leshi por nga dashuria e flaktė e jo vetėm qė i japin gjėrat qė u pėrkasin, por edhe vetveten. Gjithashtu ata pėrgatisin ushqim pėr Tė qė ėshtė mė i freskėt se ēdo mish: ėshtė zemra e tyre e pėrkryer qė nuk dėshiron apo do gjė tjetėr pėrveē Hyjit.

    Zoti i qiellit banon nė zemrat e tyre dhe Hyji qė ushqen gjithēka, ėmbėlsisht ushqehet prej tyre. Ata i mbajnė vazhdimisht sytė nga dera qė tė mos hyjė armiku, i mbajnė veshėt kthyer nga Zoti dhe duart gati pėr t’u pėrleshur me armikun. Imitoji ata, bija ime, pėr aq sa mundesh, sepse themelet e tyre janė ndėrtuar mbi shkėmb tė fortė. Shtėpitė e tjera i kanė themelet mbi baltė dhe prandaj do tė lėkunden kur tė fryjė erė."

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Nėna e Hyjit i flet tė Birit nė emėr tė nuses sė Tij. Krishti krahasohet me Salomonin. Ndėshkimi i ashpėr ndaj tė Krishterėve shtiracakė.

    Libri 2 - Kapitulli 4

    Nėna e Hyjit i foli tė Birit duke thėnė: "Biri im, shiko si po qan nusja jote ngaqė Ti ke pak miq dhe shumė armiq." Biri u pėrgjigj: "Ėshtė shkruar se bijtė e mbretėrisė do tė dėbohen dhe nuk do ta trashėgojnė mbretėrinė. Po ashtu shkruhet se njė farė mbretėreshe erdhi nga larg pėr tė parė pasuritė e Salomonit dhe pėr tė dėgjuar urtinė e tij. Kur pa gjithēka, ajo mbeti pa fjalė nga habia. Por shtetasit e mbretėrisė sė tij nuk i kushtuan vėmndje urtisė sė tij dhe nuk i admiruan pasuritė e tij. Salomoni mė simbolizon Mua edhe pse Unė jam shumė mė i pasur dhe mė i urtė se ai, pasi gjithė urtia vjen prej Meje dhe ēdokush qė ėshtė i urtė e merr urtinė nga Unė. Pasuritė e Mia janė jetė e pėrjetshme dhe lavdi e papėrshkrueshme. Ia premtova dhe ofrova kėto tė mira tė Krishterėve si t’ishin fėmijėt e Mi, qė ata tė mund t’i zotėronin pėrgjithmonė nėse do tė mė imitonin dhe do t’i besonin fjalėt e Mia. Por ata nuk i kushtuan vėmendje urtisė Sime.

    Ata tallen me veprat dhe premtimet e Mia dhe i konsiderojnė tė pavlera pasuritė e Mia. Pra ē’do tė bėj pastaj me ta? Sigurisht qė nėse fėmijėt nuk e duan trashėgiminė e vet, atėherė tė huajt, domethėnė paganėt, do ta marrin atė. Si ajo mbretėreshė e huaj me tė cilėn simbolizoj tė gjithė shpirtrat besnikė, ata do tė vinė dhe do tė admirojnė pasurinė e lavdisė dhe dashurisė Sime e do tė largohen nga shpirti i tyre i pabesisė dhe do tė mbushem me Shpirtin tim. Pra ē’do tė bėj pastaj me bijtė e mbretėrisė? Do tė sillem me ta si njė poēar i zoti i cili kur vėren se objekti i parė qė ka bėrė me argjilė nuk ėshtė as i bukur as i dobishėm, e hedh dhe e thyen. Do tė sillem me tė Krishterėt nė tė njėtėn mėnyrė. Edhe pse ata duhet tė ishin tė Mitė sepse i krijova sipas imazhit Tim dhe i shėlbova me gjakun Tim, ata janė deformuar tmerrėsisht. Prandaj do tė shkelen si pluhur dhe do tė flaken nė ferr."

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Zoti i flet nuses pėr madhėshtinė e Tij. Njė shėmbėlltyrė e mrekullueshme ku Krishti krahasohet me Davidin, ndėrsa Hebrenjtė, tė Krishterėt e kėqinj dhe paganėt krahasohen me tre djemtė e Davidit. Kisha mbėshtėtet nė shtatė sakramentet.

    Libri 2 - Kapitulli 5

    Unė jam Hyj, jo prej guri a prej druri e as i krijuar nga ndonjė tjetėr, por Krijuesi i gjithėsisė, jam pa fillim dhe pa fund. Unė jam Ai qė erdhi nė krahėrorin e Virgjėrės dhe ndenji me Virgjėrėn pa e humbur hyjninė. Me natyrėn Time njerėzore Unė isha tek Virgjėra njėkohėsisht me natyrėn Time hyjnore dhe Unė jam po ai Person i cili me anė tė natyrės hyjnore vazhdoi tė sundonte mbi qiellin dhe tokėn sė bashku me Atin dhe me Shpirtin Shenjt. Me Shpirtin Tim e pėrflaka Virgjėrėn – jo nė kuptimin qė Shpirti qė e pėrflaku qe i ndarė prej Meje, por qė Shpirti qė e pėrflaku ishte po Ai qė ishte nė Atin dhe nė Mua, jo tre hyje.

    Unė jam si mbreti David qė kishte tre djem. Njėri prej tyre quhej Absalom dhe ai u pėrpoq t’i merrte jetėn tė atit. I dyti, Adonija, kėrkonte mbretėrinė e tė atit. Djali i tretė, Salomoni, e mori mbretėrinė. Djali i parė pėrfaqėson Hebrenjtė. Ata janė personat qė kėrkuan tė mė merrnin jetėn e Unė tė vdisja dhe i pėrqeshėn mėsimet e Mia. Pėr pasojė, tani qė dihet si e pėsuan, Unė mund tė them ēka tha Davidi kur vdiq i biri: 'Biri im, Absalom!" domethėnė: O bijtė e Mi Hebrenj, ku ka pėrfunduar pėrmallimi dhe pritja juaj tani? O bijtė e Mi, ē’fund ju pret tani? Ndjeva keqardhje pėr ju sepse mė prisnit me dėshirė qė tė vija – Mua qė nga shumė shenja mėsuat se kisha ardhur – dhe sepse dėshironit lavdi qė kalon shpejt e qė e gjitha tani ka marrė fund. Por tani ndjej keqardhje mė tė madhe pėr ju, si Davidi qė i pėrsėriste e pėrsėristė fjalėt e para, sepse shoh qė ju pret njė fund mjeran.

    Prandaj pėrsėri si Davidi Unė them me gjithė dashurinė Time: 'Bir, ah sikur tė vdisja Unė nė vendin tėnd?' Davidi e dinte mirė se ai nuk mund ta kthente nė jetė tė birin duke vdekur vetė, por qė tė tregonte dashurinė e thellė atėrore dhe dėshirėn e zjarrtė tė vullnetit tė tij, edhe pse e dinte se ishte e pamundur, ai ishte gati tė vdiste nė vend tė tė birit. Nė tė njėjtėn mėnyrė Unė tani them: O bijtė e Mi izraelitė, edhe pse ma dėshiruat tė keqen dhe bėtė ē’mundėt kundėr Meje, nėse do tė ishte e mundur dhe nėsė Ati Im do ta lejonte, Unė do tė vdisja edhe njėherė pėr ju pasi mė vjen keq pėr tė keqen qė i keni bėrė vetes. Unė ju tregova se ē’duhej bėrė me fjalėt e Mia dhe ua bėra tė qartė me shembujt e Mi. Eca para jush si njė klloēkė qė ju mbronte me krahėt e dashurisė, por ju nuk pranuat asgjė. Prandaj gjithė gjėrat qė dėshironit u bėnė hiē. Fundi juaj ėshtė mjerimi dhe mundi u shkoi dėm.

    Tė Krishterėt e kėqinj simbolizohen nga djali i dytė i Davidit qė mėkatoi kundėr tė atit kur ky ishte nė moshė tė thyer. Ai mendoi me vete kėshtu: 'Im atė ėshtė i moshuar dhe takati po e lė. Nėse i them ndonjė gjė qė nuk shkon, ai nuk pėrgjigjet. Nėse bėj diēka kundėr tij, ai nuk hakmerret. Nėse i vėrsulem, ai toleron me durim. Prandaj do tė bėj ē’tė dua.' Me disa prej shėrbėtorėve tė tė atit David, ai shkoi nė njė kopėsht me pak pemė pėr t’u hequr si mbret. Por kur urtia dhe synimi i tė atit u bėnė tė qarta, ai e ndryshoi planin dhe ata qė ishin me tė u turpėruan.
    Kėtė po mė bėjnė tani tė Krishterėt. Ata mendojnė me vete: 'Shenjat dhe vendimet e Hyjit nuk janė aq tė qarta tani siē ishin dikur. Mund tė themi ē’tė duam pasi Ai ėshtė i mėshirshėm dhe nuk na vė mend. Le tė bėjmė si tė duam pasi Ai hap rrugė kollaj.' Ata nuk kanė besim tek fuqia Ime, sikur tani tė isha mė i dobėt nė pėrmbushjen e vullnetit Tim se mė parė.

    Ata kujtojnė se dashuria Ime ėshtė zbehur, sikur Unė tė mos isha po aq i gatshėm pėr t’i mėshiruar siē mėshirova etėrit e tyre. Gjithashtu ata mendojnė se gjykimi Im ėshtė diēka me tė cilėn mund tė qeshėsh dhe drejtėsia Ime ėshtė e pakuptimtė. Prandaj edhe ata shkojnė nė njė kopėsht me disa shėrbėtorė tė Davidit pėr t’u hequr si mbretėr me arrogancė. ē’simbolizon ky kopėsht me pak pemė nė mos Kishėn e Shenjtė qė vazhdon tė ekzistojė nėpėrmjet shtatė sakramenteve si tė ishin pak pemė? Ata hyjnė nė kishė sė bashku me disa shėrbėtorė tė Davidit, domethėnė me pak vepra tė mira, pėr ta fituar mbretėrinė e Hyjit me arrogancė.

    Kryejnė njė numėr tė vogėl veprash tė mira, me besimin qė me anė tė tyre, pavarėsisht nga gjendja mėkatare ku ndodhen apo pavarėsisht se ēfarė mėkatesh kanė kryer, ata prapė mund ta fitojnė mbretėrinė e qiellit sikur t’u takonte me tė drejtė trashėgimie. Djali i Davidit donte ta merrte mbretėrinė kundėr vullnetit tė Davidit, por u dėbua me turp pasi si ai dhe ambicja e tij ishin tė padrejta dhe mbretėria iu dha njė personi mė tė mirė dhe mė tė urtė. Po kėshtu kėta njerėz do tė dėbohen nga mbretėria Ime.

    Ajo do t’u jepet atyre qė bėjnė vullnetin e Davidit, pasi vetėm ai qė ka dashuri mund ta fitojė mbretėrinė Time. Vetėm ai qė ėshtė i pastėr dhe udhėhiqet nga zemra Ime mund tė mė afrohet Mua qė jam mė i pastri i tė gjithėve.
    Salomoni ishte djali i tretė i Davidit. Ai simbolizon paganėt. Kur Betsabea mori vesh se dikush tjetėr, jo Salomoni qė Davidi kish premtuar se do tė ishte mbret pas tij- ishte zgjedhur nga disa persona, ajo shkoi tek Davidi dhe i tha: 'Imzot, ti m’u betove se Salomoni do tė ishte mbret pas teje. Por tani dikush tjetėr ėshtė zgjedhur.

    Nėse ėshtė kėshtu dhe kjo do tė realizohet, mua do tė mė dėnojnė nė zjarr si kurorėthyese dhe im bir do tė konsiderohet si i paligjshėm.' Kur Davidi e dėgjoi kėtė, u ngrit dhe tha: 'Betohem pėr Hyjin se Salomoni do tė ulet nė fronin tim dhe do tė jetė mbret pas meje.' Pastaj i urdhėroi shėrbėtorėt e vet qė ta ulnin Salomonin nė fron dhe ta shpallnin mbret atė qė kish zgjedhur Davidi. Ata i zbatuan urdhrat e zotėrisė sė tyre dhe e ngjitėn Salomonin nė pushtet dhe tė gjithė ata qė kishin pėrkrahur tė vėllain u shpėrndanė dhe pėrfunduan shėrbėtorė. Kjo Betsabe, qė do t’ish quajtur kurorėthyese nėse do tė ishte zgjedhur njė mbret tjetėr, nuk simbolizon tjetėr gjė pėrveē besimit tė paganėve.

    Nuk ka kurorėthyerje mė tė keqe sesa ta shesėsh veten nė prostitucion larg prej Hyjit dhe besimit tė vėrtetė dhe tė besosh nė njė zot qė nuk ėshtė Krijuesi i gjithėsisė. Ashtu siē bėri Betsabea, disa prej paganėve erdhėn tek Unė me zemėr tė pėrvuajtur dhe tė penduar, duke thėnė: 'Zot, ti premtove se nė tė ardhmen ne do tė ishim tė Krishterė. Mbaje premtimin! Nėse njė mbret tjetėr, nėse njė fe tjetėr qė s’ėshtė e Jotja ngadhnjen mbi ne, nėse largohesh prej nesh, ne do tė digjemi nė mjerim dhe do tė vdesim si njė kurorėthyese qė ka marrė njė kurorėthyes nė vend tė burrit tė ligjshėm. Pėrveē kėsaj, edhe pse Ti jeton pėrgjithmonė, prapė se prapė Ti do tė jesh si i vdekur pėr ne dhe ne pėr Ty, nė kuptimin qė Ti do ta largosh hirin nga zemrat tona dhe do tė na kundėrvėsh ndaj Teje pėr shkak tė mungesės sė besimit. Prandaj mbaje premtimin, forcoje dobėsinė tonė dhe ndriēoje errėsirėn tonė! Nėse vonon, nėse largohesh prej nesh, ne do tė zhdukemi.' Duke dėgjuar kėtė, Unė do tė ngrihem si Davidi me anė tė hirit dhe tė mėshirės Sime.

    Betohem pėr natyrėn Time hyjnore qė ėshtė bashkuar me trupin Tim dhe pėr natyrėn Time njerėzore qė ėshtė nė Shpirtin Tim dhe pėr Shpirtin Tim qė ėshtė nė natyrat e Mia hyjnore dhe njerėzore, kėto tė treja duke qenė jo tre hyje por njė Hyj, se do ta mbaj premtimin. Do tė dėrgoj miqtė e Mi ta sjellin tim bir Salomonin, domethėnė paganėt, nė kopėsht, domethėnė nė kishė qė mbijeton me shtatė sakramentet si t’ishin shtatė pemė (konkretisht pagėzimi, rrėfimi, vajosja e krezmimit, sakramenti i altarit dhe i meshtarisė, martesa dhe vajosja e mbrame). Ata do tė prehen nė fronin Tim, domethėnė nė fenė e vėrtetė tė Kishės sė Shenjtė.

    Ndėrsa tė Krishterėt e kėqinj do tė bėhen shėrbėtorėt e tyre. Tė parėt do ta gjejnė gėzimin nė njė trashėgimi tė pėrjetshme dhe nė ushqimin e ėmbėl qė do tė pėrgatis pėr ta. Tė dytėt, do tė rėnkojnė nė mjerimin qė do tė fillojė pėr ta nė tė tashmen dhe do tė zgjasė pėrjetėsisht. Dhe kėshtu, meqenėse ėshtė ende koha pėr tė ndenjur zgjuar, miqtė e mi tė mos flenė, tė tregohen tė palodhur sepse njė shpėrblim i lavdishėm i pret mundimet tyre!"

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar mė parė nga Diella1 Lexo Postimin
    Akt-akuza e Birit ndaj njė shpirti qė do tė dėnohej nė prani tė nuses dhe pėrgjigja qė Krishti i dha djallit qė e pyeti se pėrse Ai e lejoi kėtė shpirt dhe i lejon bakėqinj tė tjerė tė prekin apo tė marrin trupin e Tij tė vėrtetė nė kungim.

    Libri 2 - Kapitulli 2

    .......Njė mal mund ta pengojė diellin material qė ta ndriēojė tokėn qė gjendet mbrapa tij, por ē’mund tė mė pengojė Mua pėrveē mėkatit qė nuk e lejon shpirtin tė pėrshkohet nga dashuria Ime? Edhe sikur njė pjesė e malit tė hiqej, toka prapa tij prapė se prapė nuk do tė ngrohej nga dielli. Dhe nėse Unė hyj nė njė pjesė tė pastėr tė njė mendjeje, ē’ngushėllim mund tė kem nėse mė vjen erė e rėndė nga njė pjesė tjetėr? Prandaj njeriu duhet tė lirohet nga ēdo fėlliqėsirė dhe pastaj nga pastėrtia do tė burojė gėzim i ėmbėl." Nėna u pėrgjigj: "U bėftė vullneti Yt me ēdo mėshirė!"

    SQARIM

    Ky ishte njė prift qė shpesh ishte paralajmėruar pėr sjelljen e tij tė pakontrolluar dhe nuk zinte mend. Njė ditė, kur doli nė lėndinė pėr t’u kujdesur pėr kalin e tij, u dėgjua njė shkreptimė dhe rrufeja e goditi pėr vdekje. Trupi i mbeti krejtėsisht i paprekur me pėrjashtim tė pjesėve intime qė u dogjėn plotėsisht. Pastaj Shpirti i Hyjit tha: "Bijė, ata qė bėhen skllevėr tė kėnaqėsive tė tilla mjerane meritojnė tė heqin nė shpirt ēka ky njeri pėsoi nė trup."
    >>> Me beri shume pershtypje sesa rendesi ka ne syte e Zotit pastertia. Edhe pse mund te bejme vepra te mira dhe pergjithesisht nuk ja duam kujt te keqen per Zotin akoma ka felliqesira brenda nesh nese nuk jemi te paster, gje qe e pengon ate te vije e te pushoje ne shpirtrat tane. Eshte nje dhurate e madhe per te krishteret ekzistenca e kesaj Shenjtoreje dhe nje dhurate e madhe gjithashtu edhe Vegimet e saj. Ndihet fare mire prezenca e Shpirtit te Shenjte ne keto Vegime te shenjtores.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga VOLSIV : 12-12-2012 mė 17:48
    La verita' ti rendera' libero!

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Rrefimet e Shen Brixhides se Suedise

    Birit, nė prani tė nuses, flet pėr njė mbret nė fushėn e betejės qė i ka miqtė nė tė djathtė dhe armiqtė nė tė majtė. Mbreti pėrfaqėson Krishtin qė ka tė krishterė nė tė djathtė dhe paganė nė tė majtė. Tė krishterėt Ai i ka refuzuar dhe predikuesit ua ka dėrguar paganėve.

    Libri 2 - Kapitulli 6

    Biri tha: "Unė i pėrngjaj njė mbreti nė fushėn e betejės qė i ka miqtė nė tė djathtė dhe armiqtė nė tė majtė. Zėri i dikujt qė thėrriste iu drejtua atyre qė ndodheshin djathtas dhe ishin tė mirėarmatosur. Nė kokė mbanin helmeta dhe fytyrėn e kishin kthyer nga zotėria e tyre. Zėri u bėrtiti: 'Kthehuni nga unė dhe besomėni! Kam ar pėr t’ju dhėnė.' Kur e dėgjuan kėtė, ata u kthyen nga ai. Zėri u foli pėr herė tė dytė atyre qė ishin kthyer: 'Nėse doni ta shihni arin, hiqini helmetat dhe, nėse doni ta mbani arin, do t’ua vė unė helmetat ashtu siē mė pėlqen.' Kur ata pranuan, ai ua vuri helmetat mbrapsht. Pėr pasojė, pjesėn e pėrparme me hapėsirat pėr tė parė e kishin mbrapa kokės, kurse pjesa e prapme e helmetės u mbulonte sytė e nuk mund tė shikonin. Duke bėrtitur kėshtu, ai u priu atyre si tė ishin tė vebėr.

    Pasi ndodhi kjo, disa prej miqve tė mbretit i raportuan zotėrisė sė tyre se armiqtė i kishin mashtruar njerėzit e tij. Ai u tha miqve: 'Shkoni mes tyre dhe thėrrisni: Hiqini helmetat dhe shihni si ju kanė mashtruar! Kthehuni tek unė dhe unė do t’ju mirėpres paqėsisht!' Ata nuk deshėn tė dėgjojnin e u tallėn. Shėrbėtorėt e dėgjuan kėtė dhe i raportuan tė zotit tė tyre. Ai tha: 'Epo mirė, meqenėse ata u tallėn me mua, shkoni shpejt nė tė majtė dhe dhe thuajuni atyre majtas kėto tre gjėra: Udha qė ēon nė jetė ėshtė pėrgatitur pėr ju. Porta ėshtė hapur. Dhe zotėria vetė dėshiron tė vijė t’ju takojė paqėsisht. Prandaj besoni pa u lėkundur se udha ėshtė pėrgatitur! Kini shpresė tė patundur se porta ėshtė hapur dhe fjalėt e tij janė tė vėrteta! Shkoni ta takoni zotėrinė me dashuri dhe ai do t’ju mirėpresė me dashuri dhe paqe e do t’ju prijė nė paqen e amshuar!' Kur ata i dėgjuan fjalėt e lajmėtarėve, besuan dhe u mirėpritėn miqėsisht.

    Unė jam ai mbret. Nė tė djathtė kisha tė krishterėt e pata pėrgatitur njė shpėrblim tė pėrjetshėm pėr ta. Mbanin helmeta nė kokė dhe fytyrėn e kishin tė kthyer nga Unė pėr sa kohė ishin tė vendosur tė bėnin vullnetin Tim, t’i bindeshin urdhėresave tė Mia dhe pėr sa kohė zemra e tyre rrihte vetėm pėr qiellin. Pas pak kohe, zėri i djallit, domethėne krenaria, kumboi nė botė dhe u tregoi atyre pasuri tokėsore dhe kėnaqėsi trupore. Ata u kthyen drejt tij duke ia nėnshtruar krenarisė vullnetin dhe dėshirat e veta. Pėr shkak tė krenarisė, ata i hoqėn helmetat e pėrmbushėn dėshirat e tyre duke zgjedhur tė mirat e pėrkohshme nė vend tė atyre shpirtėrore. Tani qė i kanė hequr helmetat e vullnetit tė Hyjit dhe armėt e virtytit, krenaria i ka kapluar aq shumė dhe i ka lidhur aq fort pas vetes saqė me kėnaqėsinė mė tė madhe mėkatojnė deri nė fund dhe do tė ishin gati tė jetonin pėrgjithmonė mjaft qė tė mund tė mėkatonin pafund.

    Krenaria i ka verbuar aq shumė saqė hapėsirat e helmetės nga mund tė shihet i kanė mbrapa kokės dhe pėrpara kanė errėsirė. Ē’simbolizojnė kėto hapėsira nė helmeta pėrveē meditimit mbi tė ardhmen dhe mbi vlerėn e realiteteve tė tanishme? Nga hapėsira e parė ata duhej tė shihnin gėzimin e shpėrblimeve tė ardhshme dhe tmerret e ndėshkimeve tė ardhshme, si edhe gjykimin e tmerrshėm tė Hyjit. Nga hapėsira e dytė ata duhet tė shihnin urdhėresat dhe ndalesat qė ka caktuar Hyji, si edhe nė ē’masė i kanė shkelur urdhėresat e Hyjit dhe si duhet tė ndreqen. Por kėto hapėsira i kanė prapa kokės e nuk mund tė shohin asgjė, gjė qė do tė thotė se ata e kanė shpėrfillur meditimin e realiteteve qiellore.

    Dashuria e tyre pėr Hyjin ėshtė ftohur, ndėrsa dashuria e tyre pėr botėn shikohet me gėzim dhe pėrqafohet aq fort sa ajo, si njė rrotė e mirėvajosur, i ēon ku t’u teket. Megjithatė, duke parė se Unė po ēnderohem, se shpirtrat po hallakaten dhe se djalli po merr nė dorė timonin, miqtė e Mi mė thėrrasin ēdo ditė me lutjet e tyre pėr ta. Lutjet e tyre janė ngjitur nė qiell dhe kanė mbėrritur nė veshėt e Mi, Unė u kam dėrguar ēdo ditė predikuesit e Mi kėtyre njerėzve, u kam treguar shenja dhe i kam shtuar hiret pėr ta. Por duke u tallur me tė gjitha kėto, ata kanė bėrė mėkat pas mėkati.

    Prandaj tani do t’u them shėrbėtorėve tė Mi dhe patjetėr do t’i zbatoj fjalėt e Mia: Shėrbėtorėt e Mi, shkoni nė tė majtė, domethėnė tek paganėt, dhe thuajuni atyre: 'Zoti i qiellit dhe Krijuesi i gjithėsisė dėshiron qė t’ju themi sa vijon: Udha e qiellit ėshtė hapur pėr ju. Kini vullnetin tė hyni nė tė me fe tė palėkundur! Porta e qiellit rri hapur pėr ju. Shpresoni pa u lėkundur dhe do tė hyni pėrmes saj! Vetė mbreti i qiellit dhe Zoti i engjėjve do tė vijė t’ju takojė dhe t’ju japė paqen dhe bekimin e amshuar. Dilni ta takoni dhe priteni duke besuar se Ai ju ka treguar dhe ka pėrgatitur pėr ju udhėn pėr nė qiell! Priteni me shpresė, pasi Ai vetė ka ndėrmend t’ua japė mbretėrinė.

    Duajeni Atė me gjithė zemėr dhe tregojeni dashurinė me vepra dhe do tė hyni nga portat e Hyjit prej ku u zbuan ata tė Krishterė qė nuk deshėn tė hyjnė dhė qė u bėnė tė padenjė me veprat e tyre.' Me tė vėrtetė po ju them se do t’i zbatoj fjalėt e Mia dhe nuk do t’i harroj ato. Do t’ju pres si bijtė e Mi dhe Mua qė mė kanė tallur tė Krishterėt ju do tė mė keni atė.

    Prandaj ju, o miqtė e Mi qė jeni nė botė, dilni pa frikė dhe thėrrisni me zė tė lartė, shpalljuani vullnetin Tim atyre dhe ndihmojini ta zbatojnė atė. Unė do tė jem nė zemrat tuaja dhe nė fjalėt tuaja. Do tė jem prijėsi juaj nė jetė dhe shėlbuesi juaj nė vdekje. Nuk do t’ju braktis. Shkoni me guxim – sa mė i madh mundi juaj, aq mė e madhe lavdia juaj!

    Unė mund tė bėj gjithēka nė njė ēast tė vetėm dhe me njė fjalė tė vetme, por dua qė shpėrblimi juaj tė rritet nė sajė tė pėrpjekjeve tuaja dhe qė lavdia Ime tė rritet nė sajė tė guximit tuaj. Mos u ēudisni pėr ēka po them. Nėse personi mė i urtė nė botė do tė arrinte tė numėronte sa shumė shpirtra pėrfundojnė nė ferr ēdo ditė, do tė shihte se ata ia kalojnė nė numėr kokrrizave tė rėrės nė detra dhe guralecėve buzė detit. Kjo ėshtė pasojė e drejtėsisė, sepse kėta shpirtra e kanė braktisur Zotin dhe Hyjin e tyre. Po e them kėtė nė mėnyrė qė djalli tė humbasė terren, rreziku tė bėhet i ditur dhe radhėt e ushtrisė Sime tė shtohen. Ah sikur tė dėgjonin dhe t’i vinin gishtin kokės!"

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Rrefimet e Shen Brixhides se Suedise

    Jezu Krishti i flet nuses dhe e krahason natyrėn e Tij hyjnore me njė kurorė. Ai pėrmend Pjetrin dhe Palin pėr tė simbolizuar klerikėt dhe laikėt. Ē’qėndrim duhet mbajtur ndaj armiqve dhe cilėsitė qė duhet tė kenė kalorėsit nė botė.

    Libri 2 - Kapitulli 7


    Biri i foli nuses dhe tha: "Unė jam Mbreti i kurorės. A e di pse them 'Mbret i kurorės’? E them sepse natyra Ime hyjnore ishte, do tė jetė dhe ėshtė pa fillim dhe fund. Natyra Ime hyjnore mund tė krahasohet me tė drejtė me njė kurorė, pasi kurora nuk ka as pikėfillim as mbarim. Ashtu sikurse nė njė mbretėri kurora ruhet pėr mbretin e ardhshėm, po ashtu natyra Ime hyjnore u ruajt pėr natyrėn Time njerėzore si kurorė pėr tė.

    Unė kisha dy shėrbėtorė. Njėri ishte prift, tjetri laik. I pari ishte Pjetri qė ishte klerik, kurse Pali ishte, si tė thuash, laik. Pjetri ishte lidhur me martesė, por kur pa se martesa nuk pajtohej me postin e tij meshtarak dhe se mungesa e vetėpėrmbajtjes mund tė vinte nė rrezik vullnetin e tij tė mirė, ai e zgjidhi martesėn e tij e ligjshme dhe e braktisi shtratin bashkėshortor pėr tė m’u pėrkushtuar Mua me gjithė zemėr.

    Ndėrsa Pali nuk u martua dhe e ruajti veten ta panjollosur nga shtrati martesor. Shiko ē’dashuri tė madhe pata pėr tė dy! Pjetrit i dhashė ēelėsat e qiellit e gjithēka qė ai do tė lidhte apo zgjidhte nė tokė, do tė lidhej dhe zgjidhej nė qiell. E bėra Palin si Pjetri nė lavdi dhe nder. E meqenėse ishin tė barabartė nė tokė, ata tani janė bashkė nė lavdi tė pėrjetshme nė qiell e nderohen sė bashku. Edhe pse i pėrmenda kėta tė dy shprehimisht me emėr, me ta e nėpėrmjet tyre Unė kam parasysh tė gjithė miqtė e Mi. Edhe nė Besėlidhjen e mėparshme Unė i flisja Izraelit sikur t’i drejtohesha vetėm njė personi, por me atė emėr nėnkuptoja tė gjithė popullin e Izraelit. Po ashtu tani me anė tė kėtyre dy personave Unė kam parasysh tė gjithė ata qė kam mbushur me lavdinė dhe dashurinė Time.

    Me kalimin e kohės tė kėqijat filluan tė shumėzoheshin dhe trupi i njeriut nisi tė dobėsohej dhe tė prirej gjithnjė e mė tepėr drejt sė keqes. Prandaj Unė caktova norma pėr secilin, domethėnė pėr klerikėt dhe laikėt qė kėtu pėrfaqėsohen nga Pjetri dhe Pali. Nė mėshirėn Time Unė vendosa t’i lejoj klerikėt tė zotėronin njė sasi tė kufizuar tė pronave tė kishės pėr nevojat e tyre trupore nė mėnyrė qė ata tė mė shėrbenim gjithnjė e mė me pasion dhe qėndrueshmėri. Laikėt i lejova tė bashkohen nė martesė sipas riteve tė kishės. Nė radhėt e priftėrinjeve ishte njė njeri i mirė qė mendoi: 'Trupi mė tėrheq drejt kėnaqėsive tė ulta, bota mė ysht drejt pamjeve tė dėmshme, ndėrsa djalli mė ngre kurthe tė ndryshme qė tė bie nė mėkat. Prandaj qė tė mos bie nė kurthin e kėnaqėsive trupore, unė do tė tregohem i matur nė ēdo veprim. Do tė fle dhe do tė ēlodhem me masė.

    Do t’i kushtoj kohėn e duhur punės dhe lutjes dhe do t’i vė fre orekseve trupore nėpėrmjet agjėrimit. Sė dyti, qė bota tė mos mė largojė nga dashuria e Hyjit, do tė heq dorė nga tė gjitha gjėrat tokėsore, pasi ato janė kalimtare. Ėshtė mė e sigurt ta ndjekėsh Krishtin nė varfėri. Sė treti, qė tė mos mashtrohem nga djalli qė gjithnjė thotė gėnjeshtra dhe jo tė vėrtetėn, unė do t’i nėnshtrohem dhe bindem njė tjetri; do tė refuzoj ēdo egoizėm dhe do tė tregoj se jam i gatshėm tė bėj gjithēka qė tjetri mė urdhėron tė bėj.' Ky njeri ishte i pari qė themeloi jetėn rregulltare. Ai jetoi nė mėnyrė tė lavdėrueshme dhe jeta e tij u bė shembull pėr t’u imituar nga tė tjerėt.

    Pėr njė farė kohe klasa e laikėve ishte e mirėorganizuar. Disa prej tyre punonin tokėn. Tė tjerė drejtonin anije dhe ēonin mallra nė vende tė tjera e kėshtu tė mirat e njė rajoni plotėsonin nevojat e njė rajoni tjetėr. Tė tjerė ishin artizanė tė zellshėm. Mes tyre ishin mbrojtėsit e kishės Sime qė tani quhen kalorės. Ata rrokėn armėt si hakmarrės tė Kishės Sime tė Shenjtė pėr tė luftuar kundėr armiqve tė saj. Mes tyre u shfaq njė njeri i mirė dhe mik i Imi qė mendoi me vete: 'Unė nuk e punoj tokėn si bujk. Nuk cfilitem detrave si tregtar. Nuk punoj me duart e mia si artizan i aftė. Ē’mund tė bėj atėherė, me ē’vepra mund t’i pėlqej Hyjit? Nuk jam shumė energjik nė shėrbim tė kishės. Trupi im ėshtė shumė delikat dhe i dobėt pėr tė pėrballuar mundime fizike, duart e mia nuk kanė forcė pėr tė goditur armiqtė dhe mendja mė trazohet kur meditoj pėr gjėrat qiellore. Atėherė ē’mund tė bėj?

    E di se ē’mund tė bėj. Do tė shkoj e tė lidhem me premtim me njė princ laik duke iu betuar se do ta mbroj fenė e Kishės sė Shenjtė me fuqinė dhe gjakun tim.' Ky miku im shkoi tek princi dhe i tha: 'Imzot, unė jam njė nga mbrojtėsit e kishės. Trupi im ėshtė shumė i dobėt pėr tė pėrballuar mundime fizike, duart e mia nuk kanė fuqi pėr tė goditur tė tjerėt, mendja mė trazohet kur vjen puna per tė medituar mbi ēka ėshtė e mirė dhe duhet zbatuar; vullneti im ėshtė ēka mė pėlqen; dhe nevoja qė kam pėr pushim nuk mė lejon tė zė njė post me peshė nė shtėpinė e Hyjit. Prandaj unė e lidh veten me betim publik pėr t’iu bindur Kishės sė Shenjtė dhe ty, o Princ, duke u betuar se do ta mbroj atė tė gjitha ditėt e jetės sime dhe kėshtu, edhe pse mendja dhe vullneti im nuk janė nė lartėsinė e duhur pėr luftė, unė do tė detyrohem tė bėj mė tė mirėn pėr shkak tė betimit.' Princi iu pėrgjigj: 'Do tė vij me ty nė shtėpinė e Hyjit dhe do tė bėhem dėshmitar i betimit dhe premtimit tėnd.' Tė dy erdhėn nė altarin Tim dhe miku Im u gjunjėzua dhe tha: 'Unė jam shumė i dobėt fizikisht pėr tė pėrballuar mundime trupore, vullneti im mė pėlqen shumė, duart i kam shumė tė dobėta kur vjen puna pėr tė goditur.

    Prandaj tani i premtoj bindje Hyjit dhe ty, shefi im, duke u betuar se do ta mbroj Kishėn e Shenjtė nga armiqtė e saj, do t’i ngushėlloj miqtė e Hyjit, do t’u bėj mirė tė vejave, jetimėve dhe besnikėve tė Hyjit dhe kurrė nuk do tė bėj asgjė kundėr kishės sė Hyjit apo besimit. Pėrveē kėsaj, unė i nėnshtrohem korigjimit tėnd nėse ndodh qė gaboj, nė mėnyrė qė pėr shkak tė bindjes t’i trembem mėkatit dhe egoizmit edhe mė tepėr dhe t’i pėrkushtohem mė me pasion dhe gatishmėri zbatimit tė vullnetit tė Hyjit dhe vullnetit tėnd, duke e patur tė qartė se i meritoj dėnim dhe pėrbuzje mė tė madhe nėse nuk bindem dhe i shkel urdhrat e tua.' Pas kėtij betimi tė bėrė nė altarin Tim, princi me urti vendosi qė ky person duhej tė vishej ndryshe nga laikėt e tjerė, si shenjė e vetėmohimit dhe si kujtesė pėr tė se ai kish njė epror tė cilit duhej t’i bindej.

    Princi i vuri edhe njė shpatė nė dorė e i tha: 'Kjo shpatė ėshtė pėr ty qė ta pėrdorėsh pėr tė kėrcėnuar dhe vrarė armiqtė e Hyjit.' I vuri njė mburojė nė krah dhe i tha: 'Mbroju me kėtė mburojė nga plumbat e armikut dhe bėji ballė ēdo sulmi!' Nė prani tė priftit tim qė po dėgjonte, miku im bėri premtimin pėr t’i respektuar gjithė kėto. Pasi premtimit, prifti i dha atij trupin Tim qė ta forconte dhe t’i jepte zemėr nė mėnyrė qė, duke u bashkuar me Mua nėpėrmjet trupit Tim, miku Im tė mos ndahej kurrė prej Meje. I tillė ishte miku Im Gjergji dhe shumė tė tjerė. Tė tillė duhet tė jenė edhe kalorėsit. Ata duhet tė bėhen tė denjė pėr titullin dhe uniformėn kalorsiake me veprat e tyre nė mbrojtje tė Fesė sė Shenjtė.

    Por ata tani nuk bėjnė veprat qė bėnin dikur miqtė e Mi. Miqtė e Mi dikur hynin nė manastir nga respekti dhe dashuria pėr Hyjin. Ndėrsa ata qė janė nė manastire sot dalin nė botė nga krenaria dhe lakmia, bėjnė vullnetin e vet dhe bėhen skllevėr tė dėshirave trupore. Drejtėsia e lyp qė njerėz qė vdesin nė kėtė gjendje mos tė trashėgojnė gėzimin e qiellit por ndėshkimin e pafund tė ferrit. Ta dish gjithashtu se murgjėrit e klauzurės qė detyrohen, kundėr vullnetit tė tyre, tė bėhen klerikė tė lartė nga dashuria pėr Hyjin, nuk duhen futur nė njė thes me ta. Kalorėsit qė dikur mbanin armėt e Mia ishin gati ta jepnin jetėn pėr drejtėsinė dhe ta derdhnin gjakun pėr hir tė fesė sė shenjtė, duke vendosur drejtėsi pėr nevojtarėt e duke i mposhtur bakėqinjtė.

    Dėgjo si janė shthurur tani! Tė nxitur nga djalli janė gati ta japin jetėn nė betejė pėr hir tė krenarisė, lakmisė dhe zilisė dhe jo tė jetojnė sipas urdhėresave tė Mia dhe tė fitojnė gėzimin e amshuar. Shpėrblimi i merituar i pret nė gjykim tė gjithė ata qė vdesin nė gjendje tė tillė dhe shpirtrat e tyre do tė jenė skllevėr tė djallit pėrgjithmonė. Por kalorėsit qė mė shėrbejnė Mua do tė marrin shpėrblimin e merituar nė qiell pėrgjthmonė. Unė, Jezu Krishti, Hyj dhe njeri i vėrtetė, njė me Atin dhe Shpirtin Shenjt, njė Hyj pėrgjithmonė e jetės, e them kėtė."

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Rrefimet e Shen Brixhides se Suedise

    Krishti i flet nuses pėr njė kalorės qė dezerton nga ushtria e vėrtetė, domethėnė nga pėrvujtėria, bindja, durimi, besimi, etj. dhe pėr dėnimin qė e pret shkak tė vullnetit dhe veprave tė tij tė kėqija.

    Libri 2 - Kapitulli 8

    Unė jam Zoti i vėrtetė. Nuk ka zot tjetėr pėrveē Meje. Nuk ka patur zot para Meje e as do tė ketė pas Meje. Ēdo zotrillėk vjen prej Meje dhe nėpėrmjet Meje. Prandaj Unė jam Hyji i vėrtetė dhe asnjė pėrveē Meje nuk mund tė quhet nė tė vėtetė Zot, pasi gjithė pushteti vjen prej Meje.
    Mė parė po tė tregoja se Unė kisha dy shėrbėtorė, njėri prej tė cilėve iu pėrkushtua njė mėnyre tė lavdėrueshme jetese dhe qėndroi nė tė deri nė fund. Plot tė tjerė e pasuan nė rrugėn e shėrbimit kalorsiak. Tani do tė tė tregoj rreth tė parit qė e braktisi shėrbimin kalorsiak tė themeluar nga miku Im. Nuk po ta tregoj emrin e tij pasi ti nuk e njeh me emėr, por do tė tė rrėfej qėllimin dhe dėshirėn e tij.

    Njėri qė dėshironte tė bėhej kalorės erdhi nė shenjtėroren Time. Kur u fut brenda, ai dėgjoi njė zė: 'Tre gjėra i nevojiten atij qė dėshiron tė bėhet kalorės: Sė pari, duhet tė besojė se buka nė altar ėshtė Hyj i vėrtetė dhe njeri i vėrtetė, Krijuesi i qiellit dhe tokės. Sė dyti, pas bėrjes sė premtimeve kalorsiake, ai duhet tė ushtrojė mė shumė vetėpėrmbajte se mė parė. Sė treti, nuk duhet tė pėrpiqet pėr ndere tokėsore. Nė vend tė tyre Unė do t’i jap gėzim hyjnor dhe nder tė pėrjetshėm.

    Kur dėgjoi kėtė dhe po mendonte me vete, njė zė i lig i kumboi nė kokė duke i bėrė tre propozime tė kundėrta me tre tė parat. Ai tha: 'Nėse mė shėrben, tė propozoj tre gjėra tė tjera. Do tė tė lejoj tė marrėsh ēfarė sheh, tė dėgjosh ē’tė pėlqen dhe tė fitosh ēfarė tė duash.' Kur e dėgjoi kėtė, ai mendoi me vete: 'Zotėria i parė mė urdhėron tė kem besim nė diēka qė nuk shoh dhe mė premton gjėra tė panjohura pėr mua. Mė urdhėron tė vetėpėrmbahem nga kėnaqėsitė qė shoh dhe tė dėshiroj e shpresoj gjėra pėr tė cilat nuk jam i sigurt. Zotėria tjetėr mė premton ndere tokėsore qė shihen dhe kėnaqėsitė qė dua e nuk mė ndalon tė dėgjoj apo shoh gjėra qė mė pėlqejnė.

    Patjetėr qė mė leverdis ta ndjek atė dhe tė kem ēfarė shoh e t’i gėzohem gjėrave tė sigurta dhe jo tė shpresoj gjėra pėr tė cilat jam i pasigurt.' Me mendime tė tilla ai u bė i pari qė dezertoi nga shėrbimi kalorsiak. E braktisi detyrėn dhe nuk e mbajti premtimin. E flaku mburojėn e durimit tek kėmbėt e Mia dhe e lėshoi nga dora shpatėn e mbrojtjes sė fesė e u largua nga shenjtėrorja. Zėri lig i tha: 'Nėse, siē thashė, dėshiron tė jesh i imi, atėherė duhet tė ecėsh kryelartė nė fusha e rrugė. Ai Zotėria tjetėr i urdhėron njerėzit tė jenė gjithmonė tė pėrvuajtur. Prandaj ki kujdes tė mos lėsh pas dore asnjė shenjė krenarie dhe mendjemadhėsie! Ai Zotėria tjetėr iu nėnshtrua gjithmonė bindjes, ndėrsa ti nuk duhet tė lejosh askėnd tė bėhet eprori yt. Mos e ul kokėn me pėrvujtėri pėrpara askujt. Rroke shpatėn qė ta derdhėsh gjakun e tė afėrmit dhe vėllait tėnd pėr t’i marrė pronėn!

    Shkule mburojėn nga krahu dhe rrezikoje jetėn pėr tė fituar famė! Nė vend tė fesė qė Ai predikon, jepja dashurinė tempullit tė trupit tend, pa hequr dorė nga asnjė kėnaqėsi.' E ndėrsa ky njeri po e ndante mendjen gjithnjė e mė vendosshmėrisht me mendime tė tilla, princi i tij i vuri dorėn nė qafė nė vendin e caktuar. Pas konfirmimit tė kalorėsisė, faqeziu e tradhėtoi shėrbimin kalorsiak dhe e shfrytėzoi atė vetėm pėr krenari tokėsore, edhe pse ishte i detyruar tė tė jetonte njė jetė mė tė rreptė se mė parė. Ushtri tė panumėrta kalorėsish e imituan dhe akoma e imitojnė kėtė kalorės nė krenarinė e vet dhe ai ėshtė zhytur gjithnjė e mė tepėr nė batak pėr shkak tė betimeve kalorsiake.

    Duke qenė se ka shumė njerėz qė duan tė ngrihen nė pozitė e tė fitojnė famė tokėsore por nuk ia arrijnė qėllimit, ti mund tė pyesėsh: A do tė dėnohen kėta njerėz pėr ligėsinė e synimeve tė tyre njėlloj si ata qė e arrijnė suksesin e dėshiruar? Pėr kėtė tė pėrgjigjem: Tė siguroj se ai qė dėshiron pozitė nė botė dhe bėn ē’mundet pėr tė fituar ndere tokėsore, edhe nėse nuk e realizon qėllimin si pasojė e ndonjė vendimi Tim tė fshehtė, do tė ndėshkohet pėr ligėsinė e synimit tė vet njėlloj si ai qė ia arrin ta realizojė qėllimin, me pėrjashtim tė rastin kur e shlyen fajin me anė tė pendesės.

    Ja po tė sjell shembullin e dy personave tė njohur. Njėri prej tyre begatoi siē dėshironte. Tjetri kishte tė njėjtėn dėshirė, por jo tė njėjtat mundėsi. I pari fitoi famė tokėsore e nuk i mohoi tempullit tė trupit tė tij asnjė kėnaqėsi epshore; pati pushtetin qė dėshiroi; ēdo gjė i eci mbarė. Tjetri ishtė identik me tė nė synim, por arriti tė fitojė mė pak famė. Ky do kishte qenė gati ta derdhte gjakun e tė afėrmit njėqind herė pėr tė realizuar planet e tij lakmitare.

    Bėri ē’mundej dhe vullnetin ia pėrkushtoi dėshirave tė veta. Ndėshkimi i tė dyve qe njėlloj i tmerrshėm. Edhe pse nuk vdiqėn taman nė tė njėjtėn kohė, Unė prapė mund tė flas pėr njė dhe jo dy shpirtra, pasi dėnimi i tyre ishtė i njėjtė. Tė dy kishin tė njėjtėn gjė pėr tė thėnė kur trupi dhe shpirti i tyre u ndanė nga njėri-tjetri. Pasi u nda nga trupi, shpirti tha: 'Thuamė, ku janė tani pamjet qė mė premtove pėr tė kėnaqur sytė, ku ėshtė kėnaqėsia qė mė tregove, ku janė fjalėt e bukura qė mė the tė pėrdorja?' Djalli iu pėrgjigj:

    'Pamjet e premtuara janė pluhur, fjalėt thjesht ajėr, kėnaqėsia veē baltė dhe llum. Janė gjėra qė nuk kanė mė vlerė pėr ty.' Atėherė shpirti ia briti: 'Medet, medet, sa keq qenkam mashtruar! Po shoh tre gjėra.

    Shoh Atė qė m’u premtua nė formė buke. Ai ėshtė vetė Mbreti i mbretėrve dhe Zoti i zotėrve. Shoh se ēfarė Ai premtoi ėshtė e papėrshkrueshme dhe e paimagjinueshme. Unė kuptoj se vetėpėrmbajtja qė Ai kėshillon ėshtė vėrtet shumė e dobishme.' Pastaj me njė zė edhe mė tė lartė, shpirti bėrtiti tre herė 'vaj': 'Vaj pėr mua qė linda! Vaj pėr mua qė jeta ime nė tokė ishte aq e gjatė! Vaj pėr mua qė do tė jetoj nė vdekje tė pėrjetshme pambarim!'

    Shiko ē’mjerim e pret faqeziun qė pėrbuz Hyjin dhe i pėrkushtohet kėnaqėsive kalimtare! Prandaj duhet tė mė falenderosh, o nusja Ime, qė tė kam shpėtuar nga njė mjerim i tillė! Bindju Shpirtit Tim dhe tė zgjedhurve tė Mi!"

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Rrefimet e Shen Brixhides se Suedise

    Krishti i shpjegon nuses kapitullin e mėparshėm, pėr sulmin qė djalli i bėn kalorėsit tė pėrmendur atje dhe dėnimin e tij tė tmerrshėm e tė drejtė.

    Libri 2 - Kapitulli 9

    Tėrė intervali i kėsaj jete ėshtė si njė orė e vetme pėr Mua. Prandaj ēka po tė tregoj tani Unė e kam paraditur gjithmonė. Tė tregova mė parė rreth njė personi qė iu fut rrugės sė kalorėsisė sė vėrtetė dhe njė pėr njė tjetėr qė e braktisi si i pacipė. Ai dezertoi nga radhėt e kalorėsve tė vėrtetė, e flaku mburojėn tek kėmbėt e Mia dhe shpatėn pranė Meje e i shkeli premtimet dhe betimet. Mburoja qė flaku tej simbolizon fenė e drejtė me tė cilėn ai duhet tė vetėmbrohej nga armiqtė e fesė dhe tė shpirtit tė tij.

    Kėmbėt, me tė cilat Unė eci drejt njerėzimit, simbolizojnė gėzimin hyjnor me tė cilin e tėrheq njeriun dhe durimin qė kam me tė. Ai e hodhi mburojėn kur, duke hyrė nė shenjtėroren Time, mendoi: mė mirė t’i bindem zotėrisė qė mė kėshilloi tė mos vetėpėrmbahem, atij qė mė jep ē’dua dhe mė lė tė dėgjoj ē’mė kėnaq veshėt. E kėshtu e flaku mburojėn e fesė Sime pėr tė ndjekur dėshirat e tij egoiste dhe jo Mua, pėr tė dashur krijesėn mė tepėr se Krijuesin.

    Po tė kishte patur fe tė drejtė, nėse do tė kishte besuar se jam i plotfuqishėm, gjykatės i drejtė dhe dhurues i lavdisė sė amshuar, ai nuk do tė kishte dėshiruar tjetėr gjė pėrveē Meje. Por ai e flaku fenė tek kėmbėt e Mia me pėrēmim, nuk e vlerėsoi fare e nuk u pėrpoq tė mė pėlqente Mua, por e shpėrfilli durimin Tim. Pastaj e lėshoi shpatėn afėr Meje. Shpata simbolizon frikėn nga Hyji qė kalorėsi i vėrtetė i Hyjit duhet ta ketė gjithmonė nė duar, domethėnė nė veprat e tij. Afėrsia Ime simbolizon kujdesin dhe mbrojtjen me tė cilat i strehoj dhe i mbroj fėmijėt e Mi, ashtu si njė klloēkė qė strehon zogjtė e saj, e kėshtu djalli nuk u bėn dot keq dhe atyre nuk u bien pėr pjesė prova tė papėrballueshme.

    Ndėrsa ai njeri e flaku shpatėn e frikės Sime, nuk i ra ndėrmend fuqia Ime dhe nuk i vlerėsoi aspak dashurinė dhe durimin Tim.
    E hodhi pranė Meje si pėr tė thėnė: 'As kam frikė e as dua t’ia di pėr mbrojtjen Tėnde. E kam fituar me veprat e mia gjithēka kam.' Ai e shkeli premtimin qė mė pati bėri. Ē’premtim duhet t’i bėjė njeriu Hyjit? Sigurisht kryerjen e veprave tė dashurisė: gjithēka bėn duhet ta bėjė nga dashuria pėr Hyjin. Ndėrsa ai nė vend tė dashurisė pėr Hyjin zgjodhi egoizmin; preferoi egoizmin nė vend tė lumturisė sė amshuar.

    Duke vepruar kėshtu ai u ndaj prej Meje dhe u largua nga shenjtėrorja e pėrvujtėrisė Sime. Trupi i ēdo tė Krishteri tė pėrvuajtur ėshtė shenjtėrorja Ime. Krenarėt nuk janė shenjtėrorja Ime por shenjtėrorja e djallit qė i ysht drejt dėshirave tokėsore, sipas qėllimeve tė tij. Pasi doli nga tempulli i pėrvujtėrisė Sime dhe braktisi mburojėn e fesė sė shenjtė dhe shpatėn e frikės, ai doli me krenari fushave e kultivoi ēdo epsh dhe dėshirė pa u trembur e lulėzoi nė mėkat dhe epsh.

    Kur arriti nė fund tė jetės, djajtė i dolėn pėrpara. Tre zėra nga ferri folėn kundėr tij. I pari tha: 'A nuk ėshtė ky ai qė e braktisi pėrvujtėrinė dhe na ndoqi nė krenari? Nėse me kėmbėt e veta do kish mundur tė ngjitej edhe mė lart nė krenari e tė na e kalonte dhe tė dilte i pari, ai nuk do tė kish hezituar ta bėnte kėtė.' Shpirti u pėrgjigj: 'Po, unė jam ai.' Drejtėsia iu pėrgjigj: 'Ky ėshtė shpėrblimi qė meriton pėr krenarinė: do tė zbresėsh poshtė nga njė djall tek tjetri derisa tė arrish nė pjesėn mė tė ulėt tė ferrit. E meqenėse nuk ka djall qė tė mos e dijė detyrėn e vet konkrete pėr tė ndėshkuar ēdo mendim dhe vepėr tė kotė, nuk do t’i shpėtosh dot ndėshkimit tė asnjėrit e do tė bashkėndash me ta ligėsinė dhe tė keqen e tyre.' Zėri i dytė thirri duke thėnė: 'A nuk ėshtė ky ai qė e braktisi shėrbimin qė i kish premtuar Hyjit dhe u bashkua me radhėt tona?'

    Shpirti u pėrgjigj: 'Po, unė jam ai.' Dhe drejtėsia tha: 'Ky ėshtė shpėrblimi qė tė takon: vuajtjet e tua do tė shtohen pėr ēdo kalorės qė imiton sjelljen tėnde dhe kur ai tė vijė ne ferr do tė tė godasė me plagė vdekjeprurėse. Do t’i pėrngjash njė njeriu tė plagosur rėndė, taman si njė njeri qė i hapen plagė mbi plagė derisa i gjithė trupi i mbushet me plagė, qė vuan sa s’ka mė dhe parreshtur vajton fatin e vet. E vuajtja jote nuk do tė fashitet kurrė. Nė kulmin e vuajtjeve, ato do tė ripėrtėrihen dhe ndėshkimi yt nuk do tė ketė fund dhe vajtimet e tua nuk do tė pushojnė asnjėherė.' Zėri i tretė bėrtiti: 'A nuk ėshtė ky ai qė nė vend tė Krijuesit zgjodhi krijesat, nė vend tė dashurisė sė Krijuesit zgjodhi egoizmin?' Drejtėsia u pėrgjigj: 'Po, ai ėshtė.

    Prandaj do t’i hapen dy vrima. Nga e para do t’i depėrtojė ēdo ndėshkim qė meriton pėr mėkatet, nga i vogli tek mė i madhi, pasi e braktisi Krijuesin pėr tė kėnaqur epshet e veta. Nga vrima e dyta do t’i depėrtojnė ēdo lloj dhimbjeje dhe turpi dhe asnjė ngushėllim apo mirėsi hyjnore nuk do tė ketė pasi deshi vetveten dhe jo Krijuesin. Jeta e tij do tė zgjasė pambarim dhe dėnimi i tij nuk do tė ketė fund pasi tė gjithė shenjtėrit e kanė braktisur.' Nusja Ime, shih ē’mjerim i pret ata qė mė pėrēmojnė dhe ē’vuajtje meritojnė pėr kėnaqėsirat e vogla kalimtare."

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Rrefimet e Shen Brixhides se Suedise

    Ashtu sikurse Hyji i foli Mojsiut nga shkurrja qė digjej, po ashtu Krishti i flet nuses dhe i tregon pėr djallin qė simbolizohet nga Faraoni, pėr kalorėsit e sotėm qė simbolizohen nga populli i Izraelit dhe pėr trupin e Virgjėrės qė simbolizohet nga kaēubja. Tani kalorėsit dhe ipeshkvinjtė po ndėrtojnė shtėpi pėr djallin.

    Libri 2 - Kapitulli 10


    Nė Ligjin e Mojsiut shkruhet se Mojsiu tek po kulloste grigjat e veta nė shkretėtirė pa njė kaēube qė digjej pa u shkrumbuar, pati frikė dhe e mbuloi fytyrėn. Njė zė i foli nga kaēubja: 'Kam dėgjuar pėr vuajtjet e popullit Tim dhe mė vjen keq pėr tė pasi po e shtypin egėrsisht.' Unė qė tani po flas me ty jam ai zė qė u dėgjua nga kaēubja. E kam marrė vesh mjerimin e popullit Tim. Cili ishte populli Im nė mos Izraeli? Me kėtė emėr Unė tani kam parasysh kalorėsit e Mi nė botė qė, nė bazė tė premtimeve tė kalorėsisė, mė pėrkasin Mua, por qė po sulmohen nga djalli.

    Ē’i bėri Faraoni popullit Tim nė Egjipt? Tre gjėra. E para, pėr ndėrtimin e mureve ata nuk duheshin ndihmuar nga mbledhėsit e kashtės qė mė parė i kishin ndihmuar pėr tė bėrė tulla. Tani duhet tė shkonin ta mblidhnin vetė ku tė mundeshin, nėpėr tė gjithė vendin. E dyta, ndėrtuesit nuk merrnin asnjė shpėrblim pėr mundimet e tyre, edhe kur prodhonin numrin e caktuar tė tullave. E treta, mbikqyrėsit i rrihnin egėrsisht nėse nuk e realizonin normėn. Me mundime tė mėdha populli Im ndėrtoi dy qytete pėr faraonin.

    Ky faraon nuk ėshtė tjetėr pėrveēse djalli qė sulmin popullin Tim, domethėnė kalorėsit tė cilėt duhet tė jenė populli Im. Pėr tė vėrtetė po tė them se nėse kalorėsit do t’u pėrmbaheshin rregulloreve tė pėrcaktuara nga miku Im i parė, ata do tė ishin mes miqve tė Mi mė tė mirė. Ashtu si Abrahami qė i pari mori urdhrin e rrethprerjes dhe m’u bind e u bė miku Im mė i shtrenjtė dhe gjithkush qė imitontė fenė dhe veprat e Abrahamit kish pjesė nė dashurinė dhe lavdinė e tij, po kėshtu kalorėsit mė pėlqyen nė mėnyrė tė veēantė mes gjithė urdhrave fetarė, pasi premtuan se do tė derdhnin pėr Mua atė qė kishin mė tė shtrenjtė, gjakun e tyre. Pėr kėtė premtim mė pėlqyen shumė, siē mė pėlqeu Abrahami pėr rrethprerjen, e ata pastroheshin ēdo ditė duke i mbajtur premtimet dhe duke bėrė bamirėsi.

    Kėta kalorės tani po shtypen keq nėn skllavėrinė e djallit, djalli po i plagos me njė plagė vdekjeprurėse e i ka zhytyr nė dhimbje dhe vuajtje. Ipeshkvinjtė e kishės po ndėrtojnė dy qytete pėr tė, njėlloj si bijtė e Izraelit. Qyteti i parė nėnkupton mundimin fizik dhe ankthin e pakuptimtė pėr fitimin e tė mirave tokėsore. Qyteti i dytė ėshtė trazimi dhe vuajtja shpirtėrore, pasi ata kurrė nuk prehen nga dėshirat e kėsaj bote. Cfiliten, sikletosen e kanė ankth nė shpirt e prandaj gjėrat shpirtėrore u duken barrė e rėndė.

    Ashtu sikurse Faraoni nuk i jepte popullit Tim ēka nevojitej pėr prodhimin e tullave e as u jepte fusha me grurė, as verė apo gjėra tė tjera tė dobishme, por populli duhet tė shkonte e t’i gjente ato vetė me dhimbje e mundim nė zemėr, po ashtu djalli sillet me ta tani. Edhe pse mundohen dhe e lakmojnė botėn me zemėr, prapė nuk janė tė aftė ta pėrmbushin dėshirėn e tyre dhe ta shuajnė etjen e lakmisė. Brehen pėrbrenda nga dhimbja dhe fizikisht nga lodhja. Prandaj mė vjen keq pėr vuajtjet e tyre, pasi kalorėsit e Mi, populli Im, po ndėrtojnė shtėpi pėr djallin dhe po lodhen parreshtur sepse nuk realizojnė dot ēfarė duan dhe sepse mundohen pėr tė mira qė nuk ia vlen e fryt i ankthit tė tyre nuk ėshtė bekimi por turpi.

    Kur Mojsiu iu dėrgua popullit, Hyji i dha atij njė shenjė tė mrekullueshme pėr tre arėsye. E para, sepse ēdo njeri nė Egjipt adhuronte hyjin e vet personal dhe sepse kishte qenie tė panumėrta qė njerėzit kujtonin se ishin zotėra. Prandaj duhej njė shenjė e mrekullueshme qė nėpėrmjet saj dhe me pushtetin e Hyjit njerėzit tė besonin se kishte njė Hyj dhe njė Krijues tė gjithēkaje pėr shkak tė shenjave e kėshtu tė shihej se idhujt ishin pa vlerė. Sė dyti, njė shenjė iu dha Mojsiut si simbol qė parakallėzontė trupin Tim. Ē’simbolizonte kaēubja nė flakė qė nuk shkrumbohej pėrveēse Virgjėrėn qė ngjizi me anė tė Shpirtit Shenjt dhe lindi pa u cėnuar fizikisht? Nga kjo kaēube dola Unė duke marrė natyrė njerėzore nga trupi virgjėror i Marisė. Po ashtu gjarpri qė iu dha si shenjė Mojsiut simbolizonte trupin Tim. Sė treti, njė shenjė iu dha Mojsiut pėr tė konfirmuar vėrtetėsinė e ngjarjeve tė ardhshme dhe pėr tė parakallėzuar shenjat e mrekullueshme qė do tė realizoheshin nė tė ardhmen e kėshtu tė mund tė provohej mė qartė ekzistenca e Hyjit sa mė shumė gjėrat e simbolizuara nga shenjat realizoheshin me kalimin e kohės.

    Tani po u dėrgoj fjalėt e Mia bijve tė Izraelit, domethėnė kalorėsve tė Mi. Ata nuk kanė nevojė pėr shenja tė mrekullueshme pėr tre arėsye. Sė pari sepse Hyji dhe Krijuesi i gjithēkaje tashmė adhurohet dhe njihet nga Shkrimi i Shenjtė dhe nga shenja tė shumta. Sė dyti, tani nuk po mė presin tė lind pasi e dinė se Unė kam lindur me tė vėrtetė e u bėra njeri dhe shkrimi ėshtė pėrmbushur krejtėsisht. Dhe nuk ka fe mė tė mirė dhe mė tė sigurt se ajo qė tashmė ėshtė predikuar nga predikuesit e Mi tė shenjtė. Megjithatė Unė kam bėrė tre gjėra nėpėrmjet teje qė ndihmojnė pėr tė besuar. Shenja e parė janė fjalėt e Mia tė vėrteta qė nuk bien nė kundėrshtim me fenė e vėrtetė.

    Shenja e dytė ėshtė dalja e djallit nga njė i djallosur me anė tė fjalės Sime. Shenja e tretė ėshtė pushteti qė i dhashė dikujt pėr tė bashkuar zemrat mosbesuese nė dashuri reciproke. Prandaj mos ki asnjė dyshim rreth atyre qė do tė besojnė nė Mua. Ata qė mė besojnė Mua, besojnė edhe nė fjalėt e Mia. Ata qė mė shijojnė Mua, i shijojnė edhe fjalėt e Mia. Ėshtė shkruar se Mojsiu e mbuloi fytyrėn pasi foli me Hyjin.

    Ndėrsa ti nuk ke nevojė ta mbulosh fytyrėn. T’i hapa sytė e shpirtit qė tė shohėsh gjėra shpirtėrore. T’i hapa veshėt qė tė dėgjosh gjėra shpirtėrore. Do tė tė tregoj njė imazh tė trupit Tim siē ish gjatė dhe para Pasionit Tim e siē ish pas ringjalljes, siē e panė Magdalena, Pjetri dhe tė tjerė. Do tė dėgjosh edhe zėrin Tim siē i foli Mojsiut nga kaēubja. Po atė zė qė po flet tani nga brenda shpirtit tėnd."

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Rrefimet e Shen Brixhides se Suedise

    Krishti i flet nuses pėr lavdinė dhe nderin e kakorėsit tė mirė dhe tė vėrtetė, pėr engjėjt qė dalin ta takojnė dhe Trininė e lavdishme qė e pret me pėrzemėrsi dhe e ēon nė njė vend paqeje tė papėrshkrueshme si shpėrblim pėr mundimet e pakta.

    Libri 2 – Kapitulli 11


    Tė tregova mė parė pėr fundin dhe ndėshkimin e kalorėsit qė qe i pari qė e braktisi shėrbimin kalorsiak qė mė pati premtuar. Tani do tė pėrshkruaj me metafora (se pėrndryshe nuk je nė gjendje t’i kuptosh gjėrat shpirtėrore) lavdinė dhe nderin e atij qė i pari hyri nė shėrbimin e vėrtetė kalorsiak dhe burrėrisht qėndroi nė tė deri nė fund. Kur ai arriti nė fund tė jetės dhe shpirti i tij u nda nga trupi, pesė legjione engjėjsh dolėn pėr ta pėrshėndetur. Bashkė me ta doli edhe njė turmė djajsh qė tė gjenin ndonjė akuzė kundėr tij, sepse ata janė plot ligėsi e kurrė nuk rreshtin sė bėri ligėsira.

    Pastaj njė zė i qartė dhe kumbues u dėgjua nė qiell tek thoshte: 'Zoti dhe Ati im, a nuk ėshtė ky ai qė iu nėnshtrua vullnetit Tėnd dhe e zbatoi atė pėrsosshmėrisht?' Pastaj vetė ai njeri u pėrgjigj nė ndėrgjegjen e vet: 'Me tė vėrtetė unė jam ai.' U dėgjuan tre zėra. I pari ishte ai i natyrės hyjnore qė tha: 'A nuk jam Unė Ai qė tė krijova dhe tė dhashė trup dhe shpirt? Ti je biri Im dhe ke kryer vullnetin e Atit tėnd. Eja tek Unė, Krijuesi i plotfuqishėm dhe Ati yt i dashur! Ti meriton trashėgimi tė pėrjetshme sepse je bir. E meriton trashėgiminė e Atit tėnd sepse iu binde Atij.

    Prandaj, biri Im, eja tek Unė! Tė mirėpres me gėzim dhe ndere' Zėri i dytė ishte i natyrės njerėzore dhe tha: 'Vėlla, eja tek vėllai yt! E dhashė jetėn pėr ty nė betejė dhe derdha gjakun pėr ty. Ti, qė iu binde vullnetit Tim, eja tek Unė! Ti, qė dhe gjak pėr gjak dhe ishe gati tė jepje vdekje pėr vdekje dhe jetė pėr jetė, eja tek Unė! Ti qė mė imitove Mua me jetėn tėnde, hyj tani nė jetėn Time dhe nė gėzimin Tim tė amshuar! Tė pranoj si vėllain Tim tė vėrtetė.' Zėri i tretė ishte ai i Shpirtit (por tė tre janė njė Hyj, jo tre hyje) qė tha: 'Eja, kalorėsi Im, jeta jote mė pėlqente aq shumė saqė Unė digjesha nga dėshira tė banoja me ty!

    Me sjelljen tėnde burrėrore meritove mbrojtjen Time. Prandaj hyj nė paqe pėr tė gjitha vuajtjet fizikė qė ke hequr! Pėr vuajtjet e tua mendore, hyj nė ngushėllimin e papėrshkrueshėm! Pėr dashurinė dhe pėrpjekjet e tua burrėrore, eja tek Unė dhe Unė do tė jetoj nė ty e ti nė Mua! Pra eja tek Unė o kalorėsi Im i shquar qė kurrė nuk dėshirove gjė tjetėr pėrveē Meje!' Pastaj pesė zėra u dėgjuan nga secili legjion i engjėjve.

    I pari foli dhe tha: 'Ejani tė marshojmė pėrpara kėtij kalorėsi tė shquar e tė mbajmė armėt e tij, domethėnė le t’i paraqesim Hyjit tonė besimin qė ai e ruajti tė palėkundur dhe e mbrojti nga armiqtė e drejtėsisė.' Zėri i dytė tha: 'Tė mbajmė edhe mburojėn para tij, domethėnė le t’i tregojmė Hyjit tonė durimin e tij qė, edhe pse Hyji e njeh, do tė pėrlėvdohet mė tepėr pėr shkak tė dėshmisė sonė. Me durimin e tij ai jo vetėm qė i pėrballoi vėshtirėsitė me durim, por edhe e falenderoi Hyjin pėr to.'

    Zėri i tretė tha: 'Ejani tė marshojmė para tij dhe t’ia paraqesim shpatėn e tij Hyjit, domethėnė le t’i tregojmė Atij bindjen me tė cilėn ai qėndroi besnik nė kohė tė vėshtira e tė begata, sipas premtimit tė bėrė.' Zėri i katėrt tha: 'Ejani e t’i tregojmė Hyjit kalin e tij, domethėnė le t’i dėshmojmė pėr pėrvujtėrinė e tij. Ashtu sikurse kali mban trupin e njeriut, po ashtu pėrvujtėria i printe dhe e ndiqte atė duke e shoqėruar nė kryerjen e ēdo vepre tė mirė. Krenaria nuk gjeti asgjė tė vetėn nė tė, prandaj ai kalėroi i sigurt.' Zėri i pestė tha: 'Ejani e t’ia paraqesim helmetėn e tij Hyjit tonė, domethėnė le tė dėshmojmė pėr dashurinė qė ai ushqente pėr Hyjin!

    Ai mendonte pėr Tė nė zemrėn e tij gjithmonė. E kishte nė buzė e nė vepra dhe e donte mbi gjithēka. Nga dashuria dhe respekti pėr Hyjin ai u nda nga bota. Pra le t’ia paraqesim kėto gjėra Hyjit tonė pasi, nė kėmbim tė pak mundimeve, ky njeri ka merituar paqe dhe gėzim tė pėrjetshėm nga Hyji i tij qė ai e dėshironte aq shumė dhe aq shpesh!' I shoqėruar nga tingėllimi i kėtyre zėrave dhe nga njė kor i mrekullueshėm engjėjsh, miku Im u dėrgua nė paqen e pėrjetshme.

    Kur shpirti i tij e pa kėtė, i tha vetes me gėzim: 'Lum unė qė jam krijuar! Lum unė qė i kam shėrbyer Hyjit tim qė tani e shoh! Lum unė sepse kam gėzim dhe lavdi qė s’do tė mbarojnė kurrė!' Nė kėtė mėnyrė miku Im erdhi tek Unė dhe mori njė shpėrblim tė tillė. Edhe pse jo tė gjithė e derdhin gjakun pėr emrin Tim, prapė se prapė tė gjithė do tė marrin tė njėjtin shpėrblim nėse janė gati ta japin jetėn pėr Mua nėse u jepet rasti. Ja pra sa i rėndėsishėm ėshtė synimi i drejtė!"

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •