Postuar mė parė nga
Vesel Hysa
Folja DAL, DOLA, DALĖ zgjedhohet si vijon (MĖNYRA DĖFTORE): dal, del, del; dalim, dilni, dalin ( e tashme) ; jam duke dalė, je duke dalė, ėshtė duke dalė; jemi duke dalė, jeni duke dalė, janė duke dalė( e tashme e caktuar); kam dalė, ke dalė, ka dalė; kemi dalė, keni dalė, kanė dalė (e kryer); dilja, dilje, dilte; dilnim, dilnit, dilnin (e pakryer); isha duke dalė, ishe duke dalė, ishte duke dalė; ishim duke dalė, ishit duke dalė, ishin duke dalė ( e pakryer e caktuar); dola, dole, doli; dolėm, dolėt, dolėn (e kryer e thjeshtė) etj. S'po vazhdojmė mė tutje pasi kėto kohė janė mė "problematike". Kjo folje nė kohėt e pėrbėra zgjedhohet me foljen ndihmėse KAM. P.sh. : kam dalė, ke dalė, ka dalė etj.
Kjo ėshtė norma e regjistrit STANDARD.
Nė dialekte, nėndialekte e tė folme tė ndryshme, nė ligjėrimin bisedor haset edhe kėshtu: jam(jum, ja) dalė; jemi(jimi) dalė, jeni(jini, ini) dalė...etj.
Foljet supletive(ato qė e ndryshojnė zanoren e rrėnjės kur zgjedhohen), tė cilat nė vetėn e parė njėjės mbarojnė me -l, -ll, -rr nė trajtat e tyre tė pjesores nuk marrin formantin -ur. P.sh. : vjel, vola, vjelė( jo vjelur); sjell, solla, sjellė (jo sjellur);
tjerr, tora, tjerrė(jo tjerrur).
Krijoni Kontakt