Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dolce_Angelo
    Anėtarėsuar
    25-11-2010
    Vendndodhja
    Long Island NY
    Postime
    256

    Post 10 Dobite Shendetesore Te Limonit



    Ky frute i zakonshėm ka pėrdorim tė gjerė nė ushqimet tona. Ku e pėrdorim mė sė shumti ne shqiptarėt? Ku tjetėr, nė ēaj! Nė familjet tona gati tė gjithė e pimė ēajin me limon dhe pa tė nuk na pihet fare. Nė ēaj po, por a e ke ditur qė limoni mund tė pėrdoret edhe pėr shumė qėllime tjera shėndetėsore? Lexo e mėso mė shumė…

    1. Tretja: Pėrziej disa prerje limoni me ujė dhe pijė kėtė ēdo mėngjes pėr tė ndihmuar tretjen gjatė tėrė ditės. Limoni stimulon mėlēinė dhe kjo ndihmon tretjen.
    2. Gjakderdhje e Hundės: Kjo djeg paksa, por lėngu i limonit nė njė tampon pambuku apo nė njė leckė tė butė kur aplikohet nė hundė qė gjakon ndihmon qė tė ngadalėsohet dhe eventualisht tė ndalohet rrjedha e gjakut.
    3. Diuretike: nėse vuan nga ndonjė infeksion i traktit urinar, apo ke nevojė tė zvogėlosh lėngjet nė trupin tuaj pėr ēfarėdo arsye (sikur shtypja e lartė e gjakut, zemėr tė zmadhuar, etj.), limoni ėshtė diuretik natyral dhe ndihmon qė ju tė largoni ujin e padėshiruar. Thjesht pėrgatitu qė tė shkosh mė shpesh nė tualet!
    4. Antiseptik: lėngu acidik i limonit vret bakteret e dėmshme, e kjo e bėnė limonin antiseptik natyral qė mund ta aplikosh nė ēarjet (prerjet) e vogla dhe pėr infeksione tjera. Prapė po ju them se kjo dhemb apo me fjalė tjera djeg pak. Dhe mos pėrdor limon pėr infeksionet e mėdha apo prerjet e mėdha, jo pėr shkak se limoni ėshtė i rrezikshėm sepse nuk ėshtė, por pėr shkak se nevojitet trajtim mjekėsor pėr to.
    5. Pastrues fytyre: Lėngu i limonit ndihmon tė luftoni rrudhat, aknet, puērrat e bile edhe piklat. Pėrziej lėngun e limonit me pak vaj ulliri nė njė got tė vogėl me ujė, e kėtė apliko nė fytyrė. Kjo jo vetėm qė ju bėnė lėkurėn mė tė shkėlqyer por gjithashtu largon ndyrėsirat dhe grimin.
    6. Kujdesi i Gojes: hedh pak leng limoni nė njė shtupė pambuku dhe apliko nė mishin e dhėmbėve qė rrjedh gjak pėr tė ndalur gjakderdhjen e mėtutjeshme. Limoni gjithashtu ndihmon qė ti dhuroj gojės njė ndjenjė freskie, lufton bakteret dhe ju mundėson tė keni erė goje tė freskėt. Gjithashtu, beso ose mos beso, kur aplikohet nė dhėmb qė dhemb ndihmon qė tė zvogėloj dhimbjen.
    7. Zvogėlon temperaturėn: ka dy mėnyra qė limoni mund tė pėrdoret kur dėshirojmė tė ulim temperaturėn. Njėra ėshtė qė tė pish ujė me limon. E tjetra zgjedhje edhe mirė ėshtė tė blini apo maroni balsam limoni e mė pas ta aplikosh nė trup, kryesisht nė ballė. Balsami nga limoni ndihmon trupin qė tė djersitet dhe nxjerr temperaturėn me djersė, cilėndo temperaturė tė shkaktuar nga cilado sėmundje.
    8. Shtypja e Gjakut: Pėr shkak tė sasisė sė lartė tė potasės qė ka limoni, ky frutė ėshtė i mirė pėr uljen e shtypjes se larte te gjakut. Kjo ėshtė pėr shkak se potasa vepron kundėr sodiumit.
    9. Depresioni: pirja e lėngut tė limonit tė pėrzier me ujė disa herė nė ditė njihet qė krijon efekt qetėsues, relakson trupin dhe kėshtu ndihmon nė lehtėsimin e depresionit dhe stresit.
    10. Antioksidant: E gjithė ajo vitamine C qė gjendet nė limon bėn disa mrekulli nė trupin tuaj si pastrimin e gjakut dhe ndihmon qė tė keni sistem imunitar mė tė fortė. Gjithashtu studime tė ndryshme mjekėsore kanė treguar se pėrdorimi nė sasi tė larta tė vitaminės C ndihmon nė luftė tė shumė sėmundjeve serioze si kanceri dhe semundaje e zemres e shume tjera.
    /Recetat e Gatimit/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dolce_Angelo : 02-12-2010 mė 13:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •