Nėnforumi “Shqipe nga Kosova” ėshtė pjesė pėrbėrėse e komunitetit mė tė madh shqiptar nė internet, forumit shqiptar.

Ky nėnforum ėshtė hapėsirė e veēantė pėr anėtarėt e forumit shqiptar qė vijnė nga Kosova dhe Kosova Lindore (Presheva, Bujanoci, Medvegja), por edhe pėr anėtarėt e tjerė nė pėrgjithėsi, tė cilėt posedojnė njohuri tė ndryshme mbi zhvillimet nė kėtė pjesė tė tokave shqiptare. Ky nėnforum iu mundėson shpalosjen e temave mbi ēėshtje politike, ekonomike, sociale, kulturore etj., qė kanė ndodhur apo dominojnė aktualisht nė kėtė hapėsirė territoriale etnike shqiptare.

Ēdo anėtar i cili ka vendosur tė abonohet nė kėtė nėnforum, duhet t`i pėrmbahet rregullave tė mėposhtme:

1. Pėrveē gjuhės shqipe, asnjė shprehje tjetėr gjuhėsore nuk pranohet nė kėtė nėnforum, pėrjashtuar rasteve kur ato bashkėngjiten me pėrkthimin adekuat;

2. Anėtarėt duhet tė respektojnė shumėllojshmėrinė fetare, krahinore, por edhe politike tė ēdo anėtari, pavarėsisht se ato mund tė jenė nė kundėrshtim me pėrkatėsinė dhe bindjet e tija;

3. Ndalohet racizmi mbi baza gjenetike, krahinore, racore etj;

4. Jeni tė obliguar qė materialet apo artikujt qė sillni nė nėnforumin “Shqipe nga Kosova”, t`i shoqėroni me burimin e tyre apo emrin e saktė tė autorit;

5. Ndalohen kategorikisht reklamat dhe propagandat e tipit personal, komercial etj;

6. Respektoni tė drejtėn e mbrojtjes sė informacionit personal duke vėnė nė ēdo postim emrin tuaj me tė cilin identifikoheni nė forum;

7. Pavarėsisht se e pranoni apo jo, duhet tė respektoni mendimin ndryshe dhe integritetin personal, duke mos ofenduar, fyer, sharė, kėrcėnuar apo shantazhuar ēdo anėtarė pjesėmarrės nė nėnforumin “Shqipe nga Kosova”;

8. Replikat, me interes pėrthithje informacioni mbi natyrėn e temės sė hapur nė diskutim, lejohen deri nė atė moment kur ato nuk cenojnė rregullat e mėsipėrme, nė tė kundėrtėn ndėrmerren akte qė parandalojnė dhe dėnojnė shkelje tė tilla;

9. Anėtarėt, pėr t`u mbledhur nė kėtė nėnforum, mund tė hapin sofra nga qytetet e tyre, pėrmes tė cilave njihen mė mirė, duke i shėrbyer kėshtu promovimit tė vlerave tė tyre dhe misionit tė forumit shqiptar. Me kėtė rast, lejohen chit-chat, pėrderisa ato nuk kalojnė nė gallate.

10. Respektoni temat e hapura duke iu pėrmbajtur natyrės qė trajtohet nė to. Ēdo postim qė nuk i pėrket temės adekuate, fshihet ose kalon nė kosh tė forumit. Serioziteti qė tregoni, pėrcakton rrjedhat e ēdo teme tė hapur nė kėtė nėnforum.

Rregullat e mėsipėrme janė burim i rregullores sė pėrgjithshme tė forumit shqiptar. Ēdo anėtar, para se tė abonohet nė kėtė nėnforum, ėshtė i obliguar nė respektimin e tyre pa pėrjashtim. Ju lusim qė tė lexoni kėto rregulla dhe tė familjarizoheni me to, sepse kėshtu i shmangeni keqkuptimeve dhe pakėnaqėsive qė mund tė burojnė mė pas. Me kėtė rast, ne besojmė nė aprovimin tuaj me mirėkuptim tė plotė.

Vėrejtjet dhe kėshillat tuaja pėr kėtė rregullore janė tė mirėseardhura, ndėrsa vetėm stafi i forumit rezervon tė drejtėn qė nė pėrputhje me rregulloren e pėrgjithshme tė forumit, t`i shtojė, heqė a ndryshojė ato.

Ju faleminderit!

Dar_di