Close
Faqja 34 prej 34 FillimFillim ... 24323334
Duke shfaqur rezultatin 661 deri 670 prej 670
  1. #661
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Përmbytja, gati vlerësimi i dëmeve

    Drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Alfred Olli, deklaroi se ditën e hënë nisin nga puna grupet e verifikimit dhe të vlerësimit të dëmeve për zonat e përmbytura në këtë qark. Gjatë një takimi të zhvilluar dje me drejtuesit lokalë të qarkut Shkodër, Olli u shpreh se në ndryshim nga një vit më parë, ku grupet e punës drejtoheshin nga specialistët e këshillit të qarkut, kësaj radhe do të jenë ekspertë të ministrive të linjës, të cilët do të udhëheqin grupet e punës.
    “Këto grupe pune duhet të fillojnë verifikimin në terren ditën e hënë. Prioritar do të jetë verifikimi dhe përcaktimi i shumave që do të përfitojnë familjet e dëmtuara së pari në pajisje dhe orendi shtëpiake, që janë edhe nevojat kryesore të banorëve”, u shpreh Olli. Koha e përcaktuar nga qeveria për këto kategori dëmesh, mendohet të jetë jo më shumë se 20 ditë. Ndërsa në lidhje me dëmtimet në bujqësi, puna duhet të përfundojë jo më vonë se 30 ditë, duke filluar që nga dita e hënë. Kjo ka qenë edhe porosia kryesore që Olli u përcolli përfaqësuesve të njësive vendore në mbledhjen e ditës së djeshme. Së pari, do të nisë puna në komunat ku dëmtimet ishin më të mëdha nga përmbytjet si ajo e Dajçit, Bërdicës, Velipojës dhe Bushatit. Ndërkohë që në zonat ku uji nuk është larguar akoma, Olli sqaroi se nuk ka ndonjë problem serioz dhe se puna e grupeve të vlerësimit do të përfundojë njëkohësisht në të gjitha komunat dhe bashkitë e qarkut Shkodër. Njëkohësisht, sipas vendimit të fundit të miratuar nga qeveria, kësaj radhe këshilli i qarkut do të jetë vetëm në rolin e vëzhguesit në mbarëvajtjen e procesit të verifikimit dhe të hartimit të listave të familjeve përfituese. Afati përfundimtar kur këto grupe duhet të kenë mbaruar të gjithë procesin e verifikimit të dëmeve është caktuar 6 shkurti. Më tej, faturat përkatëse do të dërgohen në ministritë përkatëse, nga ku qeveria do të miratojë shumën përfundimtare që duhet për të dëmshpërblyer familjet e dëmtuara nga përmbytjet. Familjet e dëmtuara kanë kërkuar prej kohësh dëmshpërblim, pasi të gjitha orenditë e tyre shtëpiake u janë dëmtuar, ndërsa tokat kanë pësuar dëme të konsiderueshme, shkak për të cilin ata nuk munden as të mbjellin.

    Panorama

  2. #662

  3. #663
    "Shkodra s'do përmbytet, ja investimet në argjinatura"

    » Dërguar më: 20/09/2011 - 14:43

    Brikena Shllaku

    SHKODER Shkodra nuk do të përmbytet si një vit më parë, pasi kemi ndërhyrë me investime në të gjitha zonat problematike". Kështu deklaroi dje drejtori i Bordit të Kullimit, Rudolf Rasha. Ai bëri me dije se qeveria shqiptare ka akorduar deri tani 10 milionë dollarë për zonat që vitin e kaluar u përmbytën nga vërshimi i ujërave. Në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", Rasha sqaron për projektet dhe punimet që janë bërë dhe po bëhen aktualisht në argjinaturat në zonën e Nënshkodrës.

    Keni bërë projekte dhe keni kërkuar fonde për parandalimin e përmbytjeve në Shkodër. Sa është fondi që qeveria shqiptare ka dhënë deri tani për ndërhyrje në shkallë qarku?

    Bordi i Kullimit me specialistët e tij në bashkëpunim me grupe specialistësh të marra nga institucionet e tjera kemi bërë projekte ambicioze. Deri tani qeveria shqiptare ka dhënë 10 milionë dollarë, të cilat po investohen në pika kyçe, aty ku dhe problemet kanë qenë më të mëdha. Unë mund të them se janë 7 projekte që po realizohen nga 13 firma të ndryshme.

    Çfarë ndërhyrjesh janë duke u bërë aktualisht?

    Argjinatura e Shirqit dhe e Mushanit me një gjatësi prej 3.5 km është në përfundim. Kjo argjinaturë ka një kuotë prej rreth 8.5 metra lartësi, në të cilën janë hedhur deri tani 26.000 m3 mbushje me zhavorr, si dhe janë kryer rreth 5000 m3 gërmime, ndërsa është e mbrojtur me rreth 5000 m3 beton. Punime janë bërë në argjinaturën së Derragjatit që ka një kuotë 7.5 metra me një gjatësi prej 150 metra, e mbyllur plotësisht me beton dhe gurë, në të cilën janë hedhur rreth 16.000 m3 beton dhe gurë. Në këtë pikë nevralgjike ku rrjedha e lumit Buna gjatë dy përmbytjeve ka shkaktuar shumë probleme duke rrezikuar edhe shembjen e shtëpive, është bërë edhe hapja e një kanali prej 1400 metra gjatësi, me thellësi 4 metra dhe gjerësi prej 40 metrash. Kjo ka bërë që lumi Buna të ketë rrjedhë të drejtë dhe shmang totalisht devijimin dhe gërryerjen e tokës.

    Tani po afrojnë shirat. Kur mund të përfundojnë investimet?

    Impenjimi ynë është maksimal që investimi të mbarojë pa nisur shirat e vjeshtës. Është kjo arsyeja që kemi kontraktuar disa firma me qëllim që puna të ecë paralelisht në disa drejtime. Firmat përkatëse bëjnë bilancin e punës dhe raportojnë vazhdimisht tek ne, pasi jemi të interesuar që punimet të ecin. Deri tani, punimet kanë arritur në një vëllim në total prej 78 % të punimeve të parashikuara. Drejt përfundimit janë argjinatura e Vilunit, e cila ka arritur në 90 % të vëllimit të punimeve. Kjo argjinaturë është parashikuar që të përballojë një nivel shkarkimesh prej 1000 m3/s. Gjithashtu, drejt përfundimit, janë dhe argjinaturat e Darragjatit dhe ajo e Çasit. Ndërkohë që më prapa janë punimet në argjinaturën e Dajçit, ku deri tani është realizuar vetëm 50 % e punimeve, kjo pasi në këtë zonë punimet kanë filluar me vonesë për shkak të procedurave.

    Sa do të ndikojnë këto investime në terren?

    Ndikimi do të jetë i drejtpërdrejtë. Tashmë me ndërhyrjet e bëra në argjinatura, nuk do të kemi situatën e kaluar një vit më parë, ku u zhytën nën ujë mijëra ha tokë si dhe qindra shtëpi banimi.

    Gazeta Shqiptare

  4. #664
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk besoj se mjaftojne keto arrnime..

    duhet nje kompani hollandeze tja hyj ketyre punve me themel..

    me aq sa kam pa .. eshte bere nje fare pune nga qeveria berisha por.. me at kaplloqen time.. them se..as 1 e 1 mijta e punes nuk eshte bere qe do duhet bere ne zonen buna drin zadrimo kiro shkoder lezh shnjin..


    ..

    urgjentish saliu me jozin.. ato parate qe po i harxhojn e kan nder mend ti harxhojn per budallakine.. piramido-prish e me ba nji te ri.. ti cojne ne kte pun qe po flasim..

    ..

  5. #665
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Mjaft bojshit hajgare, mos u merzitni. Ka kohe deri ne mandaten e 11, viti 2035.

  6. #666
    Parashikohet prishje e motit në Shqipëri dhe reshje dëbore.


  7. #667
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ina qe ina tek kjo teme,..

    desha me dit..

    sa eksperte te huaj punojne pran zyrave te shtetit?

    enveri i mbushi ministrite athere me specialiste jugosllav..pastaj sovietike e hungareze e cekosllovake e gjermano lindore.. e bullgare e rrumune..
    pastaj me kineze..
    bile mori italiane per te bere azotikun..
    etjetj..
    bile ramizi.. ri-mori kinezet per ca uzina mbas vdekjes se enverit..

    zogu gjithashtu morri eksperte te huaj ne drejtim te shum punve "botore" (ndertimore) por dhe ne vet institucionet e shtetit si ne ushtri xhandarmeri etj..

    sot cfar ben berisha?

    nuk mund te ecet perpara pa pasur kudo eksperta te huaj.. jo vetem ne ministrira por dhe ne cdo bashki..

    me mire tu japesh rroga te mira te huajve se te te xhavaten miliona nga hajdutet vendas me kollare e bmw-era.. qe sbejne as punen..

    ne cdo qeliz te shtetit.. (ne se duan te bejn shtet demokratik e efektiv) duhet te jete mendja syri e veshi i specialisteve europian..
    perndryshe..nje m.ut i madh do bënet..

    kam bindje se.. as permbytjeve nuk do i shpetojme dot dhe kte dimer..

    .

  8. #668
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Te shtunen ra nje shi i papare! Rruget ne Tirane ishin si lumenj, nuk shihej as 5 m larg nga dendesia e shiut. Mire qe ra se ishte thare vendi e s'kishte mbetur fije bari. Por, nje shi u desh, dhe autostrada Tirane-Kosove u mbush me dhera e gure te rene nga mali....Me thane shoferet qe kishin shpetuar per nje qime pa e perplasur me gure te medhenj qe dergjeshin ne mes te rruges. Kane bere gabim qe nuk i kane pyllezuar shpatet e autostrades pasi prene malet per ta hapur rrugen. Ne Kosove, autostrades se re iu mbollen shpatet ende pa mbaruar, se po nuk i mbolle iken dheu dhe e merr lumi.

  9. #669
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Te shtunen ra nje shi i papare! Rruget ne Tirane ishin si lumenj, nuk shihej as 5 m larg nga dendesia e shiut. Mire qe ra se ishte thare vendi e s'kishte mbetur fije bari. Por, nje shi u desh, dhe autostrada Tirane-Kosove u mbush me dhera e gure te rene nga mali....Me thane shoferet qe kishin shpetuar per nje qime pa e perplasur me gure te medhenj qe dergjeshin ne mes te rruges. Kane bere gabim qe nuk i kane pyllezuar shpatet e autostrades pasi prene malet per ta hapur rrugen. Ne Kosove, autostrades se re iu mbollen shpatet ende pa mbaruar, se po nuk i mbolle iken dheu dhe e merr lumi.
    Epo kujt i intereson ca ndodh me vone...rendesi ka qe autostrada te inagurohej brenda afatit! Problem nese bien gur e ndodh ndonje aksident!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  10. #670
    Shkodër, tri zona në rrezik për t’u përmbytur edhe këtë dimër

    Kronike e Dielë, Tetor 23rd, 2011

    Tri zona në Shkodër rrezikohen të përmbyten edhe këtë vit nëse niveli i shirave do të jetë sa dhjetorin e shkuar. Pavarësisht investimit për 9 projekte antipërmbytje gjatë verës, specialistët thonë se zona të tilla si: Oboti në komunën Ana e Malit, Trushi në komunën e Bërdicës dhe Baks Rrjolli në komunën e Velipojës, e kanë të pashmangshme përmbytjen, nëse do përsëritet situata e vitit të kaluar. Në këtë mënyrë bëhet thirrje që banorët të jenë në gjendje alarmi. Në një prononcim për “Panorama” drejtori i bordit të kullimit Shkodër, Rudolf Rasha, shprehet se është duke u bërë një punë e madhe në ndërtimin dhe rikonstruksionin e një sërë argjinaturash mbrojtëse, ku në disa puna ka përfunduar, ndërsa në disa argjinatura, si ajo e Dajçit, pritet të përfundojë shumë shpejt. Por sipas drejtorit të bordit të kullimit, në rast të përsëritjes së situatës së vjetshme, disa zona të veçanta të komunave Ana e Malit, Bërdicë dhe në Velipojë, e kanë të pashmangshme përmbytjen, pasi teknikisht nuk është arritur mbrojtja e tyre dhe banorët e këtyre zonave duhet të jenë të qartë për këtë. Sipas Rashës, duke qenë se lumi Buna është një lumë i cili kalon nëpër dy shtete, Shqipëri e Mal i Zi, mes tyre ka një marrëveshje për lartësinë e argjinaturave në pjesë të ndryshme të brigjeve të këtij lumi. “Asnjëra palë nuk mund t’i ndërtojë këto argjinatura sipas dëshirës, pasi do të kishin stimulime të përmbytjeve në zona të padëshiruara, si një njërin shtet, ashtu edhe në tjetrin. Kështu, kur niveli i ujit është mbi lartësinë e këtyre argjinaturave, atëherë uji kalon mbi to dhe përmbyt pjesët që janë pas argjinaturave”, ka shtuar më tej Rasha. Aktualisht, janë rreth 23.5 km argjinatura me një vlerë prej 10 milionë dollarësh që janë ndërtuar ose janë ende në proces në qarkun e Shkodrës, me qëllim mbrojtjen e tij nga përmbytjet. Rasha u bën thirrje drejtuesve të njësive vendore që komunat dhe bashkitë të çelin fonde për të mirëmbajtur dhe ruajtur argjinaturat dhe kanalet kulluese që ndodhen në zonat e tyre, pasi Drejtoria e Bordit të Kullimit nuk mund t’ia dalë e vetme në mbajtjen nën kontroll të 60 km argjinaturë, që ka e gjithë zona e qarkut Shkodër. Këto ditë Banka Botërore ka iniciuar një projekt të madh që ka të bëjë me studimin e gjithë ujërave që rrethojnë Shkodrën dhe Nënshkodrën, duke bërë të mundur kështu që më pas të shihen me saktë dhe më me profesionalizëm ndërhyrjet teknike që duhen bërë. Në përmbytjen e fundit, e ndodhur më 4 dhjetor të vitit 2010, që ishte dhe e pesta që kaloi qarku i Shkodrës brenda një viti, në zonën e Nënshkodrës dhe qytetin e Shkodrës u përmbytën 14 mijë ha tokë dhe 4600 shtëpi dhe rreth 31 mijë krerë gjë e gjallë u mbytën, ndërsa me qindra banesa janë pjesërisht të shembura, për shkak të qëndrimit në ujë me javë të tëra.

    Dëmi

    Përmbytja e një viti më parë në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës u cilësua si katastrofa më e madhe natyrore e ndodhur në Shqipëri gjatë 150 viteve të fundit. Dëmi i vlerësuar nga grupet e verifikimit kap shifrën e 30 milionë dollarëve, dë-me këto në pasuri private të banorëve dhe pasuri shtetërore.

    SHKODER/ RITVAN DIBRA

    panorama

Faqja 34 prej 34 FillimFillim ... 24323334

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •