Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Vlorë, mbahet Kupa e Pavarësisë

    28/11/2010

    Në ditën e 98-vjetorit të pavarësisë në Vlorë është zhvilluar edicionin i dytë i Kupës Pavarësia, me pjesëmarrjen e ekipeve nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali I Zi, pikërisht ekipet të cilat janë edhe fituese të kupave në vendet respektive për sezonin e kaluar futbollistik.

    Janë zhvilluar gjithsej tre takime nga 45 minuta. Përballja e parë ishte ajo mes Besës së vendit tonë dhe Renovës së Maqedonisë. Pas përfundimit të 45 minutave të lojës me rezultatin e barabartë 0-0, gjithçka është vendosur nga gjuajtjet e 11-metërshave, që nxorrën fituese skuadrën e Tetovës me rezultatin 5-4.

    Ndeshja e dytë ishte ajo mes Otrantos së Malit të Zi dhe Lirisës së Kosovës, takim që u mbyll gjithashtu pa gola, por që nxorri finaliste skuadrën e Otrantos nga Ulqini pas gjuajtjes së 11-metërshave.

    Ndryshe nga edicioni i shkuar në këtë finale nuk kishte asnjë skuadër shqiptare, por u luajt mes Otrantos dhe Renovës. Skuadra maqedonase arriti të zhbllokojë rezultatin brenda 45 minutave me një supergol nga distanca, duke fituar gjithashtu Kupën Pavarësia në këtë edicion të dytë.

    Trofeun e parë të këtij aktiviteti vitin e shkuar e fitoi skuadra e Flamurtarit. Tashmë Kupa Pavarësia është kthyer në një traditë dhe vitin e ardhshëm do të zhvillohet edicioni i tretë sërish me 4 skuadrat fituese të Kupave të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.




    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=198727
    Ndryshuar për herë të fundit nga no name : 28-11-2010 më 19:13
    #VamosArgentina

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ndryshe nga edicioni i shkuar në këtë finale nuk kishte asnjë skuadër shqiptare, por u luajt mes Otrantos dhe Renovës. Skuadra maqedonase arriti të zhbllokojë rezultatin brenda 45 minutave me një supergol nga distanca, duke fituar gjithashtu Kupën Pavarësia në këtë edicion të dytë.

    Pash zotin a janë normal këto gazetarët?! Si nuk kanë turp mër aman, skuadra maqedonase thot ncnc.
    Renova është skuadër SHQIPTARE nga TETOVA e ILIRIDËS, Maqedoni.


    Sa inat e kam kur na thonë maqedonsit, ptuhhh!




    *********
    Nejse, goxha ide e mirë ky organizimi për 28 Nëntor, Kupa e Pavarësisë. Uroj që çdo vit të mbahet në një mënyrë sa më të bukur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga no name : 12-12-2010 më 22:19
    #VamosArgentina

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •