Nejse, te them mendimin tim personal, me mire mos e vrit mendjen per gjera te tilla se deri me sot me sa di une nuk ka asnje teori bindese se ēfare dreqin ndodh pas vdekjes.
Qe te themi nese egziston mundesia e komunikimit me te vdekurit duhet me pare te dime se ēfare ndodh pas vdekjes.
I vetmi person i ekuilibruar qe i ka dhene njefare shpjegimi fenomenit te fantazmave ishte John Keel (ndjese paste) i cili, nuk e di ne cilin liber, shkroi(pak a shume) se fantazmat jane thjesht nje mbeturine energjie statike te njerezve qe kane jetuar aty me pare dhe jo me kot fantazmat me sa eshte vrojtuar duken thjesht si nje film qe perseritet vazhdimisht, fantazma ndjek nje rruge fikse, ne nje orar fiks, me veprime te njejta, si te ishte nje automate mbetje e nje ish-qenieje inteligjente.
Tani, fenomenet e fantazmave ashtu si te gjithe fenomenet paranormale jane reale, dmth egzistojne, por problemi qendron ti interpretojme siē duhet, ti japim nje shpjegim bindes dhe te pergjithshem qe perfshin ēdo forme te shfaqjes se fenomeneve paranormale.
Nje gje mendoj une, qe fantazmat, ufot, zanat, demonet, shpirtrat e pyllit, etj etj jepi ēfare do emri te duash, jane aspekte te ndryshme te te njejtit fenomen. Per vete natyren e tyre jashte konceptimit njerezor tendenca eshte qe te interpretohet ne menyra te ndryshme nga njerez te ndryshem bazuar ne pervojat e veta emocionale.
Nje shembull konkret. Kur ti sheh nje objekt, ta zeme nje sfere, ti e ke konceptin e sferes ne mendje, keshtu qe kur e sheh e dallon qe eshte nje sfere. Nese ti sheh nje fenomen/objekt qe truri jot nuk e koncepton dot teresisht, atehere do te duhet ta interpretosh ne nje menyre te tille qe ti japesh nje kuptim, dhe si rezultat une shoh nje xhind, ti sheh nje fantazme, ai tjetri sheh nje zane, mbi bazen e kultures qe na eshte dhene qe femije.
Psh ve bast qe ne arabi nuk ka njeri qe ka pare ndonjehere ndonje zane mali, apo ato zanat me krahe. Ashtu si ne veri te evropes nuk ka pare njeri xhinde. Lidhja kulturore behet lehte ketu.
Duke u kthyer ne teme, egziston nje forme komunikimi me te vdekurit qe nuk eshte direkte. Dhe me shume siguri mediumet nuk kane kontakt direkt me shpirtin e te vdekurit por thjesht kanalizojne memorjen qe mbet ne ambient nga i vdekuri. Ka nje teori qe asgje nuk humb, as informacioni, ēdo gje mbet e memorizuar ne pelhuren e hapesire kohes dhe nje medium me aftesi te veēanta psh mund ta lexoje kur te doje.
Ta mbyll me nje citat te lezetshem qe eshte ne te njejten kohe nje keshille e mire:
"Te vdekurit me te vdekurit, te gjallet me te gjallet".
Nje gje eshte e sigurte, nje dite do e shohim personalisht se ēfare ka andej, keshtu qe thjesht na duhet pak durim.
Krijoni Kontakt