Postuar mė parė nga
Pleakley
Po i pergjigjem pyetjes tende sakte dhe prere. Kur thashe qe e kam te trasheguar nga gjyshja kisha parasysh pjesen e dyte te kesaj shprehje
...pra gjyshja kishte vdekur kur kam lindur une. Qe te gjithe ne familjen tone pohojne se ajo kishte aftesi jo vetem te komunikonte me te vdekurit, por edhe parashikime ose aftesi te tjera. Cdo gje per mua ka mbetur e zbehte, vetem ne kuadratin e te shikuarit, pra vetem shikoj te vdekur dhe komunikoj , asgje me teper.
Nje rast qe me ka ndodhur diten me diell. Para 3 vjeteve, egzakt ne diten qe ishte ndyshuar ora 1 ore mbrapa, pra te henen po coja vajzen ne shkolle. Ate dite me duhej ta coja pak me heret. Shkolla fillonte ne oren 9 ne mengjez, por ate dite po e coja qe ne oren 8. Ne te vertete ora 8 i binte te ishte ora 9 ne mengjez sipas nje dite me pare. Me duhet te theksoj se prane shkolles se saj ishte edhe shkolla fillore (elemnetary school) . Sigurisht qe ata kane nevoje per school crossing guard. Shume shkolla kane pleq ose ndonje invalid qe behet vullnetar ne keto detyra, por ajo shkolle kishte angazhuar nxenesit e saj (sic benin ne dezhurnin ne shkolle) . Rruges per ne shkollen e vajzes, me duhej te kaloja ne fillim shkollen fillore. Kishte dy vende qe kalonin femijet, njera ne fillim dhe tjetra ne mbarim te shkolles. Kisha vene re qe midis ketyre shenjave kishte edhe nje shenje tjeter, por e kishin braktisur, nuk perdorej me. Kalova shenjen e pare...dhe cuditerisht pashe "dicka" kur po i afrohesha shenjes "te braktisur". Sa me shume po i afrohesha, aq me te qarta ishin ato qe "po shikoja". Perpara me qendronte nje grua plake, rreth 60-65 vjece, shume e shkurter, me floke te bardha fare , e veshur me nje xhakete qe veshin school crossing guard dhe mbante ne dore tabelen qe thoshte STOP. Rruga ishte nje kalimshe , keshtu qe i bie qe une te isha ngjitur saj, cdo gje e shikoja me qartesi...
Cdo gje po me dukej e cudishme: mosha e saj - mos harroni se ishin femije qe e kryenin kete detyre; ishte ngjyra e xhaketes - nxenesit mbanin xhakete ngjyre portokalli me vija gri si varak, ndersa xhaketa e saj ishte ngjyre e ndezur neoni me vija gri varaku; me beri pershtypje distanca- ajo qendronte ne shenjen qe kishte kohe qe ishte braktisur, as ne te paren as ne te dyten , por midis; se fundi ishte KOHA - nuk ishte koha per femijet ne shkolle - ishte ora 8 ne mengjez dhe jo 9 ( edhe pse nje dite me pare ishte ora 9)...
Distanca ime me kete gruan ishte egzakt 2 m, jo me shume. Gjithe keto pyetje me erdhen ne koke : pse tek kjo shenje e braktisur, pse nje grua plake dhe jo nje femije, pse ne kete ore, nuk ishte koha per femijet ne shkolle, qe kur paska ndryshuar ngjyra e xhaketes ?! . Instiktivisht ndalova afer saj dhe fillova "ta pyes" gjithe keto seri pyetjesh - Since when the uniform color has been chaged...why you?! - aren't kids suppose to work here ?!...this is not the correct time..dhe ja vazhdova ja thashe te tera pyetjet qe kishja ndermend...
Me tha qe ajo punon aty dhe jo femije, ky ishte vendi qe duhej te punonte, koha eshte tamam ashtu sic duhet te punoje ajo - me tha ora eshte 9am dhe pa oren e saj ne dore - ja tha ora eshte 9am.... Une kisha shtangur, nuk po kuptoja asgje. Ne ate kohe ne tortuar kalojne 3 te rritur (dy gra dhe 1 burre) me dy femije. Nje grua shtynte nje karroce femije me dore dhe i jati mbante femijen tjeter per dore. Qe te tre po flisnin me njeri tjetrin. Kjo "plaka" sa i pa e nderpreu biseden me mua dhe direkt ngriti tabelen, se mendoi se ata donin te kalonin nga ana tjeter. U cudita me shume se ata jo vetem qe vazhduan rrugen, por nuk ju pergjigjen pershendetjes se saj qe ju tha Good Morning. Uau - i thashe asaj - si ka mundesi qe ata nuk ta kthyen pershendetjen ?! Bile ata nuk te pane fare -si ka mundesi ?!
Mblodhi supet dhe me nje shenje deshperimi e uli tabelen poshte dhe me tha -as vete nuk e kuptoj pse-ne (ne anglisht). Une kembengulja qe si ka mundesi qe ata nuk te pane, se pashe reagimet e tyre -as pane as degjuan gje. Dilema e madhe me beri qe te ktheja koken nga vajza ime dhe fillova ta pyes ate...Ne ate moment ndjeva nje dhimbje te madhe ne gryke, me kishte mbetur fjala ne gryke sic i themi ne shiptaret - flisja por nuk me dilte zeri...vajza po me pyeste -hej cfare ke? - une po "i thoja" pse nuk e pane ata kete gruan, e shikon sec po ndodh? - e gjithe kjo bisede qe per mua ishte me "ze" per vajzen time dukej si filmat e Carli Caplin - Ndjehesha i ftohte ne trup - shikoja vajzen qe nuk po reagonte ne fjalet e mia dhe me ne fund ktheva koken nga gruaja plake qe po beja bisede...Ne momentin qe ktheva koken cfare te shikoj ?! - Nga nje forme e plote e nje gruaje, me nje xhakete ngjyre neoni me nje tabele ne dore cdo gje po transformohej ne syte e mi...filloi te shperbehej ne formen e avullit : ne fillim i iken kembet , me vone avash-avash trupi dhe i erdhi rradha bustit te saj ...me ne fund degjoj fjalen e fundit qe tha "Have a good day !" dhe cdo gje u zhduk perpara syve te mi. "Plaka" qe po shperbehej ne forme "Avulli" perpara syve te mi mbajti ngjyrat qe kishte. Ngjyra dominante ishte neon.
Direkt kthej koken nga vajza dhe filloj ta pyes - kesaj rradhe zeri doli i plote - Did you see what happen ?! - What happen ? - me tha vajza ....fillova ta pyesja me imtesi per cdo gje dhe pergjigja e saj ishte JO per cdo gje. All I saw - me tha vajza - was you moving like a monkey in a circus, you were moving with hands and legs and saying not even the smallest word...What ?!?!?!?!?! - All this scenario and you saw NOTHING ?!
All I saw - me tha vajza - ishe ti qe kishe ndaluar per nje kohe te gjate,levizje me kembe dhe duar, pashe grupin me 5 vete qe kaloi dhe ty qe pyetjeve te mia - hej , pse nuk po leviz, nuk po ju pergjigjeshe. Ti ishe shkeputur nga realieti- me tha- mendova se te kishte ndodhur dicka...
Pra cfare ndodhi aty ate dite ishte kjo : nje bashke bisedim me ze te plote me plaken dhe nuk degjova asnje ze nga vajza ime. Te nesermen shkuam ne shkollen fillore dhe pyetem ne kishin pleq qe punonin si guards ne shkolle, ndonje grua plake me floke te shkurtra dhe te bardha, e shkurter edhe vete kjo grua dhe pyetjeve tona ju pergjigjen : Po kemi pasur me pare pleq, por ngaqe jane shtuar shkollat ( ishte edhe nje shkolle french version afer) filluam te angazhojme femije. Kjo grua qe thua ti, e bazuar ne pershkrimin tend ka te pakten 7-8 vjet qe ka vdekur - me tha.
Te sqaroj dicka: Kur ben "bisede " me ghost nuk je ne gjendje te dallosh ne je ne realitet. Cdo gje te duket NORMALE. Vetem kur e kalon ate gjendje kupton cfare ka ndodhur. Per momentin cdo gje eshte dhe te duket REAL.
Kam edhe 3 raste te tjera qe me kane ndodhur diten, se naten kam shume me teper. Qe ne adoleshence kam filluar te shikoj GHOSTS. Nga, pse, si, qysh, tek - nuk e di - di qe gjyshja ime ka pasur shume here me shume nga mua aftesi. Neqoftese e kam te trasheguar nga ajo e kam shume TE ZBEHTE. Dikush tjeter ne familjen tone e ka kete aftesi, neqoftese do ta quaje si te tille.
Kete xhakete me ngjyre neoni kishte veshur plaka ndersa ngjyre portokalli ishte ngjyra qe perdornin ne ate moment.
Krijoni Kontakt