Updike, i fundmi i sagave tė gjata

23/11/2010



“Subjekti i librave tė mi, - thoshte shpesh shkrimtari i madh amerikan John Updike, - ėshtė shtresa e mesme protestante qė popullon qytezat amerikane”. Nė njė shoqėri ekstremesh, ku dhuna, ajo e drejtpėrdrejtė dhe verbale, janė njė rutinė e kulturės sė pėrditshme, Updike ishte dhe mbeti deri nė fund i bindur nė mundėsinė e njė jete normale pėr amerikanin e zakonshėm

“Kur shkruaj i drejtohem jo atij qė banon nė zemėr tė Nju Jorkut, por atij qė e ēon jetėn nė periferitė e errėta tė krahinave. Parafytyroj djemtė e rinj fshatarė tek shkojnė nė libraritė e fshatrave me mėngėt pėrveshur e gjithė djersė, tė cilėt rrėmojnė nėpėr libra pėr tė shuar etjen qė kanė pėr jetėn”. Pamohueshmėrisht i bardhė, heteroseksual dhe protestant, gjatė jetės sė tij, Updike mbarti mbi supe barrėn e tė qenit njė shkrimtar qė nuk ishte i zi, nuk ishte femėr, nuk ishte hebre, nuk ishte homoseksual dhe qė i pėrkiste njė kulture tė caktuar, por qė qėndronte gjithmonė nė anėn “e gabuar” tė ēėshtjeve, pėr tė cilat ekzistonin konsensuse tė heshtura. Ai mbėshteti ndėrhyrjen e amerikanėve nė Vietnam dhe vuri nė dyshim menēurinė e qeverisė nė mbėshtetjen pėr artet. Shkroi plot pasion dhe hir pėr dashurinė ndaj grave, por njėherazi bėri edhe pėrshkrime elegante pėr homoseksualizmin, qė pėr hir tė sė vėrtetės nuk ishte pėrkatėsia e tij. Gjithė kundėrshtitė qė bėnte bashkė njė personalitet si Updike bėnė qė e kaluara e tij, prejardhja modeste tė ishte njė fakt i pėrmendur shumė rrallė. Ai lindi nė Shillington, njė qytet i vogėl nė lindje tė Pensilvanisė, nė afėrsi tė qytetit tė Readingut. I ati, Weslej, pas njė periudhe papunėsie nė vitin 1930, gjeti njė punė tė paguar shumė keq si mėsues matematike nė njė shkollė tė mesme lokale. Njė republikan i kahershėm, ai ndryshoi krah dhe vendosi tė votojė pėr Ruzveltin. E ėma e shkrimtarit, Linda Hoyer, ishte njė grua me shumė interesa kulturore dhe aspirata tė larta, pavarėsisht se ishte shitėse nė njė dyqan nė zonės. Ajo kishte njė diplomė pėr gjuhėn angleze nga Universiteti i famshėm i Cornell-it dhe dėshironte tė bėhej shkrimtare. Nė vitet e fundit tė jetės arriti qė tė botonte dy vėllime me tregime, “Magjia”, nė vitin 1971 dhe “Predatori”, 1990. I biri, John, trashėgoi pasionin dhe ambicien e saj artistike qė nė moshė tė hershme. Kujtimet e djalėrisė i lidhen gjithmonė me ritmin e tasteve tė makinės sė shkrimit tė sė ėmės. Familja e Updike ishte njė mbėshtetėse e vazhdueshme e demokratėve, deri nė fund. Madje, edhe nė zgjedhjet e fundit shkrimtari i madh ishte njė nga mbėshtetėsit mė tė zjarrtė tė Barak Obamės dhe ndaj kandidates pėr numrin dy tė republikanėve, Sarah Palin u shpreh shumė keq. Kur mėsoi se tė dy kandidatėt presidencialė, si Obama ashtu edhe MekKejn i konsideronin librat e tij si tė preferuarit e tyre, mbeti i ēuditur. Nė fėmijėri shkollimin e nisi nė njė shkollė luteriane dhe mė pas familja u zhvendos nė njė qytet mė tė madh tė Pensilvanisė, Plouvile. John Updike, njė nga shkrimtarėt mė “urbanė” tė Amerikės, i kaloi vitet e adoleshencės nė njė fermė shumė tė vogėl. Shillingtoni i fėmijėrisė ishte copėza e tokės qė e mbarte me vete kudo qė shkonte. Ai ishte Dublini i tij, Parisi, Londra… “E kam dashur Shillingtonin sikurse dua trupin tim, ndėrgjegjen time, sepse janė sinonime tė qenies sime”, - shkruante shkrimtari nė njė intervistė. Ndjenja e pėrkatėsisė bėri qė vėmendja e tij e hershme nė shkrime, por edhe mė vonė, tė pėrqendrohej te jeta dhe ekzistenca e njeriut tė thjeshtė tė shtresės sė mesme. “Aty ndodhesha komod dhe pikėrisht aty ishin edhe lajmet dhe brumi i shkrimeve tė mia”. Nė fėmijėri dhe adoleshencė, Updike ishte njė djalė i gjatė, i ndrojtur, me njė hundė tė madhe romake, qė gjente kėnaqėsi tė jashtėzakonshme te piktura dhe tė shkruarit. Ishte njė karikaturist shumė i talentuar dhe shpresonte qė njė ditė tė punonte nė studiot e “Walt Disney”. Shkruante rregullisht pėr disa revista komike tė zonės, dhe madje mė vonė fitoi edhe njė bursė pėr nė Harvard. Aty u njoh me kritikun e famshėm Christofer Lasch. Megjithėse shumė i talentuar nė shkrime, nuk u pėrfshi nė stafin e revistės sė universitetit, i cili pėrbėhej nga djem shumė ambiciozė, qė nuk lejonin asnjė tė huaj tė bėhej pjesė e rrethit tė tyre. Por, megjithatė, nuk ndenji duarkryq. Preferoi qė tė shkruante nė njė revistė komike, jo shumė tė famshme, me profil satirėn dhe parodinė. Mė pas u zgjodh edhe kryeredaktori i saj. Me gjithė dėshirėn pėr tė shkruar dhe talentin, ai u rrėzua dy herė nė provimin e tė shkruarit krijues dhe nuk u vu re nga “gjuajtėsit” e talenteve nė rrethet letrare tė Bostonit. Ende nė moshė tė re u martua me Meri Pnington, njė studente arti e kolegjit Redklif. Studimet i thelloi edhe nė shkollėn e vizatimit Ruskin nė Oksford, ku ēiftit i erdhi nė jetė edhe fėmija i parė, Elisabeta, nė vitin 1955. Po atė vit Updike kthehet nė Shtetet e Bashkuara pėr tė filluar punė nė revistėn “New Yorker”, ku ndėr tė tjera kishte edhe njė kolonė tė pėrjavshme me titull “Llafet e qytetit”. Kjo revistė pati njė ndikim shumė tė madh tek Updike qė nė vitet e adoleshencės. Ai e admironte pėr mėnyrėn e tė shtypurit dhe menēurinė e mendėsinė kozmopolitane qė pėrēonte. Me sugjerimin e sė ėmės ai i kishte dėrguar revistės shkrime dhe poema, qė edhe pse nuk i ishin botuar fillimisht, e bėnė shumė tė lidhur me stafin. Pas kthimit nga Anglia, Updike iu kushtua gazetarisė. Ishte koha e luftės sė Vietnamit dhe pėr shkaqe shėndetėsore ai nuk shkoi ushtar, por ndiqte gjithēka nė televizor, ndėrkohė qė shkruante dhe ngjiste njėra pas tjetrės shkallėt drejtuese nė revistė. Me tė ardhurat e mira qė fitonte nga puna, ēifti mori me qira njė apartament tė vogėl mė Manhatanin perėndimor. Ishte njė periudhė zbulimesh tė mrekullueshme letrare. Fillimisht ai lexoi Nabokovin, mė pas Joyce, Proust dhe Kierkegardin. Admironte mėnyrėn se si shkruante JD Salinger dhe se si edhe pėrmes tregimit tė shkurtėr i jepte shumė frymėmarrje realitetit amerikan tė pasluftės. Kur nuk punonte pėr revistėn, ai i kushtohej njė dorėshkrimi tė gjatė me titull “Shtėpia”, qė kishte tė bėnte me gjithė jetėn e tij deri nė moshėn 16-vjeēare. Ishte njė pėrmbledhje tregimesh tė shkurtra, por qė mė pas u shndėrrua nė romanin e tij tė parė. Updike nuk ishte opinionist i mirė. Atij i interesonin mė shumė faktet, gjėrat qė mund tė nuhateshin dhe tė prekeshin. Nė revistėn “New Yorker” qėndroi 20 muaj dhe e ndjeu qė qyteti e shpėrqendronte shumė nė atė qė kėrkonte tė bėnte dhe se mund t’i kėrcėnonte edhe krijimtarinė. Nė vitin 2003 shkruante: “Nju Jorku, gjatė 20 muajve tė mi nė kėtė qytet, nuk mė dukej thelbi i vėrtetė i Amerikės. Ai ishte diku gjetkė dhe mua mė duhej tė shkoja ta gjeja”. Me kėtė mendje la punėn, edhe pse vazhdonte qė tė shkruante kolonėn e pėrjavshme dhe nisi tė jetonte vetėm me tė ardhurat qė merrte nga botimi i tregimeve, deri sa u zhvendos nė njė rajon tė Masaēusetsit. Aty solli nė jetė edhe tre fėmijė tė tjerė dhe nisi tė bėhej pjesė e komunitetit, qytezės. Romani debutues i Updike ishte “Panairi i tė varfėrve” (1959), njė vėzhgim mjeshtėror i banorėve tė njė shtėpie pleqsh, qė ishin pėrfshirė nė njė “betejė” pėrplasjeje vlerash mes njė ish-tė burgosuri dhe njė shefi tė shtėpisė qė besonte nė perfeksionin e njeriut. Mėnyra brilante e tė shprehurit e Updike u prit shumė mirė nga kritika nė vitin 1959. Pjesa mė e madhe e konsideruan romanin e parė “tė shkruar shumė mirė, por pak tė paformė dhe qė nuk tė mbetej gjatė nė mendje”. Por, reputacionin e vėrtetė si shkrimtar i afirmuar Updike e arriti me botimin e dy vėllimeve me tregime, “E njėjta derė” (1959) dhe “Pendėt e pėllumbit” (1962). Megjithatė, ēka kritikėt mund ta falnin apo edhe tė admironin te shkrimtarė si Borges apo Nabokov (dy shkrimtarė qė Updike i ēmonte shumė), e shihnin me shumė dyshim tek amerikani i ri. Shpesh ata druheshin se mos Updike ishte thjesht njė stilist i pėrkryer, por i zbrazėt e pa brendi. Vetė shkrimtari u mundua qė t’i jepte njė sėrė pėrgjigjesh kėsaj lloj kritike tė hidhur dhe sigurisht qė e bėri nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, pėrmes veprave tė tij. Kėshtu erdhėn romanet “Lepur, ik” (1960), qė ishte edhe libri i parė i shumė tė tjerėve qė pasuan nė 4 dekadat nė vijim, ku shkrimtari rrėfen pėr ish-shokun e skuadrės sė basketbollit “Lepur” Angstrom. Bėhet fjalė pėr 4 romane qė dolėn nė intervale kohore njė herė nė dhjetė vjet dhe qė flasin pėr ndryshimet nė vite tė njerėzve tė zakonshėm, tė fateve, mendėsive e dashurive. Romanet e “Lepurit” kishin nė vetvete njė ambicie mė tė madhe se sa thjesht rrėfimin e dokeve dhe zakoneve amerikane. Ato i dhanė mundėsi shkrimtarit qė tė rrėfente pėr venitjen dhe zvetėnimin e mashkullit dhe femrės amerikane. Kėto romane u vlerėsuan shumė dhe morėn njė lumė ēmimesh, ndėr tė cilat ishin dy ēmime “Pulitzer” pėr romanin mė tė mirė. Nė vitin 1982 shkrimtari doli pėr herė tė dytė nė kopertinėn e revistės “Time”. “Mė pėlqen shumė pjesa qendrore e Shteteve tė Bashkuara. Pikėrisht aty ndodhin pėrplasjet dhe konfliktet e vėrteta”, - thoshte nė njė intervistė shkrimtari. “Centauri” (1963) ishte njė tentativė pėr tė qenė mė shumė serioz nė trajtimin e temave dhe me kėtė libėr Updike fitoi Ēmimin Kombėtar pėr Letėrsinė. Vitet ’60 ishin njė periudhė relativisht e mbarė pėr Shtetet e Bashkuara, veēanėrisht pėr njė shkrimtar tė ri. Updike mori me qira njė studio mbi njė restorant nė qendėr tė qytezės, ku jetonte dhe shkruante ēdo ditė qė herėt nė mėngjes me makinėn e tij tė shkrimit. Pėr herė tė parė e pėrdori kompjuterin nė vitin 1983. Veē punės intensive ai i vinte vetes si qėllim qė tė bėnte lėvizje tė shpeshta nė Nju Jork e qytete tė tjera tė mėdha, ku vizitonte muzetė dhe rrethet letrare. Ndryshimet e mėdha qė sollėn vitet ’60 kishin njė ndikim shumė tė madh edhe nė jetėn personale tė shkrimtarit. Jeta e tė rinjve ishte pėrfshirė nga “valėt” e revolucionit seksual. Kur u botua romani i tij i pestė “Ēiftet”, nė vitin 1968, Updike zuri menjėherė vendin e parė nė listėn e librave mė tė shitur dhe vazhdoi tė qėndronte nė ato pozita deri nė fund. Pėr sa i pėrket romanit, ai ishte njė portret ambicioz i brezit tė parė post-puritan tė Amerikės, ku paratė dhe droga formėzonin sfondin nė tė cilin zhvillohet historia e 10 ēifteve tė ndryshme nė njė periudhė shumė tė vėshtirė pėr martesat dhe ēiftet, qė po pėrjetonin kriza tė mėdha. Updike nuk bėnte pjesė nė kategorinė e “djemve tė kėqij”, megjithatė ishte i pajisur me njė “shije tė mirė” pėr femrat. Nė librat e tij ka shkruar shumė pėr to: pėr seksin, lėkurėn, flokėt e aromėn dhe gjithmonė me njė mjeshtėri, shpesh me humor dhe kėnaqėsi tė patreguar. Pėr sa i pėrket jetės sė ēifteve, ai nuk mbante anė tė caktuara, ndėrsa pėr sa i pėrket moralit tė tyre dhe tradhtive, nuk mundohej tė gjykonte. Ai thjesht vėzhgonte dhe pėrshkruante, sikundėr bėnė nė kohėn e tyre edhe Flober e Joyce dhe sikundėr duhet tė bėjė njė romancier i mirė. Shkrimtari u nda nga bashkėshortja nė mėnyrė miqėsore nė vitin 1976 dhe njė vit mė vonė ai u martua me Martha Bernhard. Fundi i martesės sė parė i dha njė material tė pasur e tė bollshėm pėr njė cikėl autobiografik historish pėr Richard dhe Joan Maples, martesa e tė cilėve ndodhej nė vėshtirėsi. Nė vitet ’70, Updike ishte shndėrruar nė njė figurė publike. Nė vitin 1978 botoi “Goditja”, nė tė cilin u mundua tė jepte atė qė kishte parė gjatė udhėtimeve tė shpeshta nė Afrikė. Ai shkroi edhe njė autobiografi me titull “Vetėndėrgjegjja” dhe 4 romane tė tjerė nė vitet 1980, njė prej tė cilėve “Shtrigat e Eastuikut”, ku flet pėr tendencat e feminizmit u shndėrrua mė vonė nė njė film shumė tė suksesshėm. Mė pas vijnė romane tė tjerė si “Pėrtejeta” (1994, kujtime tė administratės sė Presidentit Ford), “Historia” e tė tjera, e tė tjera. Cilėsia e prozės sė Updike erdhi gjithnjė duke u pėrmirėsuar e perfeksionuar nga dhjetėvjeēari nė dhjetėvjeēar. Njė nga kritikėt mė tė mirė amerikanė ka shkruar pėr Updike: “Ai ka bėrė pėr pasurimin tonė mė shumė se tė gjithė bankierėt, brokerat e marrė sė bashku dhe me ndryshimin se librat e Updike, ndryshe nga vlera e aksioneve tė bursės, do tė kenė njė vlerė tė pėrjetshme”.

shqip.