Yllbardh,
Helenën e Trojës lëre të prrallisi. Greqishtja që di ajo i përket shekullit XX, prandaj dhe ka vendosur theksin mbi dy fjalët e para sepse nuk e ka idenë dhe nuk i ka dëgjuar ndonjëherë në jetën e vet.
Vazhdojmë temën, sidomso me ato që ka sjellur Illyrian Rex. Emërtimet që ne kemi sot në shumicën e rasteve nëse janë origjinale janë adoptuar që të kenë domethënie negative për ne, dhe kjo përforëcohet sepse nuk i gjen të përdorura në gjuhën e përditshme në Greqinë e lashtë, por vetë në përshkrimet që i bëhen popujve. Lind pyetja, këta Iperotët e kanë idenë se fiset e tyre më madhështore në Greqishten e lashtë kanë domethënie diskrimunese ksenofobie ?
Sigurisht që jo, sepse Grekët e kanë mshehur shumë mirë këtë gjë, jo vetëm me fiset Ilire, por dhe ato Iliro-Tirrene dhe më gjërë. E njëjta gjë vërtetohet edhe me civilizimin legjendar Raetian, që sipas të gjitha rrugëve ka qën nga i njëjti stock njerëzish, pra Pellazgë, dhe dikur përpara dyndjes Arjane(lexo: Magjare, lexo Sllave-Sarmate) kanë sunduar tërë botën me rrugën e
toleve, rrugë të cilat nuk janë fshirë dot plotësisht nga 'memoria' e tokës.
Kjo puna e ndryshimit të kuptimit të emrave vërehet edhe tek Sllavët, por në drejtim të kundërt, ku origjinalisht fjala kishte kuptimin skllav, ndërsa tani në rusisht ka kuptimin madhështor.Jam i mendimit se ndryshimi i vet-emërtimit tonë si popull, është pikërisht për t'ju shmangur psikologjisë që kishte krijuar Greqia e më pas Roma me shqiptarin. Ne si popull kemi patur gjithmonë nevojë për të "rilindur", për të "rikrijuar"(re-invent) veten tonë, pa prishur dhe pa prekur identitetin tonë ndër vite. Ja si përsëritet historia dhe me emrin "shiptar" që serbët përdorin. Shikoni se me sa zell ky popull mundohet të shkatërroj identitetin tonë në internet sic bënte dikur duke djegur librat dhe na prerë kokat, dhe paralelisht duke publikuar gënjeshtra.
http://www.urbandictionary.com/define.php?term=shiptar
Ne si shqiptar, si epirot, si maqedonas, si ilir, si pellazgë e dimë shumë mirë se nuk jemi ne që kemi problem me identitetin tonë si popull, por janë popujt përreth nesh që kanë problem me identitetin e tyre. Krizat ballkanike dhe luftrat ndër shekuj janë të bazuara mbi idetë Pan-Sllave, Pan-Helene dhe Pan-Gjermanike që ndryshojnë substancialisht ndërmjet tyre por që në rastin e dy të parave dhe kryesisht të së dytës janë shumë të ngjashme me Pan-Ottomanizmin dhe Pan-NeoOttomanizmin(lëvizjen që ndodhemi aktualisht në kohën tonë pas prishjes së Jugosllavisë dhe krizës ekonomike Greke).
Kjo puna e identitetit është gjë shumë e komplikuar, dhe duhet patjetër ne vetë të analizojmë këtë gjë pa lënë njerëz si Miranda Vickers me shokë apo Oliver Schmitta të na përcaktojne dhe shkatërrojnë edhe këtë tranfromim të detyruar që kemi bërë si popull për të mbijetuar shkatërrimit total. Shumë nuk e konceptojnë dot se nëse ne e quajmë veten Ilir, qysh nesër nuk do ekzistojmë më. Nevojshmëria për tu adaptuar si popull pa zhdukur kurrë besimet tona origjinale ka qenë e domosdoshme. Herë herë, kemi arritur dhe të riciklojmë emërtimet tona të vjetra, por pa sukses. Rasti më konkret është ai i Dr. Ibrahim Rugovës, i cili u mundua ta quante popullin e vet me emrin e vet, mirëpo sic u pa, ai 'iku' nga kanceri dhe bashkë me të, flamuri i tij dhe vizioni i tij për Dardaninë.
Krijoni Kontakt