Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Të hënën në Beograd, gjyqi ndaj shqiptarëve të Preshevës



    Të hënën në Beograd, gjyqi ndaj shqiptarëve të Preshevës

    Preshevë, 21 nëntor - Të hënën vazhdon procesi gjyqësor ndaj nëntë shqiptarëve të Preshevës të akuzuar për krime lufte, me ç`rast është paralajmëruar se Prokuroria dhe mbrojtja, do ta thonë fjalën e fundit, po qe se nuk do të ketë ndonjë zvarritje tjetër.
    Sipas liderit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, i caktuar qysh në fillim të arrestimit nga familjarët e nëntë të arrestuarve shqiptarë, për përcjelljen e gjykimit, e që deri më tani e ka përcjellë për së afërmi procesin gjyqësor ndaj nëntë të akuzuarve, të hënën, në Gjykatën për Krime Lufte në Beograd, vazhdon gjykimi kundër nëntë, përkatësisht shtatëmbëdhjetë shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. Ata akuzohen për krime lufte, kinse të kryera ndaj serbëve, romëve dhe ndaj ndonjë shqiptari lojal (spiun), gjatë periudhës kohore, mesi i qershorit dhe fundi i tetorit të vitit 1999, sipas tyre, krime këto të kryera në qytetin e Gjilanit dhe rrethinën e tij.
    ”Detyrohemi të besojmë se gjatë ditëve në vazhdim të javës së ardhshme, përfundimisht do të realizohet paralajmërimi i kryetares së trupit gjykues, Snezhana Nikoliq Garotiq, për fjalën e fundit përmbyllëse edhe të Prokurorisë edhe të mbrojtjes”, deklaroi Rexhepi, duke shtuar se “familjarët e të arrestuarve, e sidomos fëmijët e tyre e presin me ankthin më të madh përfundimin e këtij gjykimi, gjykim i cili po zhvillohet pa asnjë të drejtë, pa asnjë dëshmi, përpos asaj, më të thjeshtës, se këta djem janë shqiptarë”. /koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me te gjitha mundesite duhet ti ndihmojme keta trimat e presheves qe jetojne nen okupacionin serb..
    cfar mund te bejme..?

  3. #3
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Varet se çfarë vendimi do të merr gjyqi. Nëse dënohen ka gjasa të ngriten shqiptarët e Preshevës në protesta apo demostrata.
    Nëse shpallen të pafajshem (gjë që pak ka gjasa) atëherë ka fituar e vërteta. Pa dyshim se situata e ketyre shqiptarëve të Preshevës mund ti ngritë tensionet e banorëve të asaj ane, madje edhe të mbarë kombit.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Politika jone eshte me breke neper kembe dhe nuk eshte zonja te mbroje shtetasit e vet jo me bashkombasit jashte kufijve shteterore.Si ne Shqiperi edhe kudo ne trojet shqiptare politikanet tane e kane mendjen ves si tïa fusin njeri tjetrit per pushtet dhe interesat e kombit dhe te shqiptareve jane ose ne fund te listes ose me e keqja nuk jane fare ne listat e tyre.
    Shpresoj te dalin te gjithe te pafajshem megjithese eshte e veshtire te ndodhe duke pasur parasysh se ku ndodhen.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •