Dr.sc. Ilmi VELIU,
Historian dhe drejtor i Muzeut tė Kėrēovės

Pėrmbī zā, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,

Pėrmbi erė, qi nep zymbŷli,
pa 'da zemrėn ma ngushėllon.

Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, me u da s'duron,

fundė e majė nji āsht' Shqipnia,
e nji gjuhė qė na bashkon.

Dom Ndre Mjeda.


Kur lėvizja pėr ēlirim kombėtar ishte nė rritje, dhe lindėte nevoja e botimeve tė librave nė shqip, njė pengesė serioze ishte mungesa e njė alfabeti tė vetėm pėr shqipen e bashkuar.
Mundėsitė qė shqiptarėt tė zgjidhnin ēėshtjen e alfabetit shqip u krijuan nė korrikun e vitit 1908, kur turqit e rinj e rrėzuan Sulltan Abdyl Hamitin dhe shpallėn kushtetutėn. Atdhetarėt shqiptarė e shfrytėzuan me zgjuarsi dhe guxim kėtė situatė tė pėrkohshme, dhe shpejtuan tė hapnin klube e shkolla nė ēdo kėnd tė trojeve shqiptare.

Fletushka „Liria", qė botohej nė Selanik, hapi fushatėn „pėr organizimin e njė kongresi, ku do tė merrnin pjesė shoqėritė, klubet dhe pėrfaqėsuesit e letrave shqipe. Kėtė e realizoi klubi „Bashkimi" i Manastirit, i posakrijuar, i cili nė mbledhjen e parė tė datės 27 gusht 1908 vendosi qė “me njė tė vjeshtės sė tretė, nė Manastirė t'i jepnin mbarim kėsaj sė madheje nevojė pėr bashkimin e gjithė shqiptarėve nė njė abe”.

Nė Arkivin Qendror tė Shqipėrisė ruhen disa ekzemplarė tė programit tė hartuar nga Klubi i Manastirit pėr punimet e Kongresit. Programi ka qenė i botuar edhe nė ndonjė revistė tė asajė kohe. Ekziston edhe njė variant tjetėr i kėtij programi qė e ka dhėnė konsullata austrohungareze, me disa shtesa.

Duke qenė se para Kongresit tė Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo pėrshtatjet e tyre, vendosmėria e delegatėve pėr t'i kthyer sytė nga perėndimi ishte haptazi njė shpallje e pavarsisė kulturore shqiptare, e sidomos kur dihej se shkronjat jolatine nuk ishin tė pėrshtatshme pėr mbarėsinė e shqipes dhe bashkimit gjuhėsor e kombėtar, gjė qė nuk kaloi pa u vėnė re nga qeveria turke dhe kisha ortodokse greke, e aleatėt e tyre sllavė.
Punimet e kongresit zgjatėn 14-22 nėntor 1908, ku morėn pjesė 32 delegatė me tė drejtė vote, qė pėrfaqėsonin qytete, shoqėri e klube shqiptare, dhe 18 delegatė tė tjerė, pa tė drejtė vote. Kishte edhe delegatė qė ishin ftuar si patriotė dhe aktivistė tė lėvizjes kombėtare e qė ishin tė pranishėm mbi 150 veta tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, si dhe nga komunitetet shqiptare nė Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikė etj.

Delegatėt qė morėn pjesė, ishin kryesisht personalitete tė njohura, me njė pėrgatitje tė mirė filologjike, tė aftė pėr tė zgjidhur kėtė problem delikat dhe tė vėshtirė pėr kombin shqiptar.

Kongresi u hap nė njė atmosferė festive nė prani jo vetėm tė delegatėve, por edhe tė tė gjithė tė ftuarve tė tjerė. E hapi kėtė tubim me rėndėsi pėr kulturėn shqiptare, kryetari i klubit "Bashkimi" tė Manastirit, Fehim Zavalani, ku merrnin pjesė shqiptare te fesė myslimane, katolike, ortodokse, protestane, qė ishin tė gjithė njerėz tė ditur dhe tė gjithė tė ardhur sė bashku, pėr arritjen e njė qėllimi tė madh kombėtar.

Nė fillim tė mbledhjes u zgjodhėn edhe drejtuesit e Kongresit:
-Mithat Frashėri, Kryetar i Kongresit tė Manastirit
Luigj Gurakuqi, Gjergj Qiriazi, Nėnkryetare
Hilė Mosi, Thoma Avrami, Sekretare
U prezentuan tre alfabete:
1. Alfabeti i Stambollit, ne baze latine, i cili qė nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX kishte njė pėrdorim tė kufizuar.
2. Alfabeti i shoqėrisė „Agimi", qė kishte poashtu bazė latine dhe i afert me tė Stambollit.
3. Alfabeti i shoqėrisė „Bashkimi", i cili kishte fituar pėrkrahjen e disa organeve dhe shkrimtarėve, tė cilėt e kishin pėrdorur atė nė veprat e botuara tė tyre.
Parimisht nga delegatėt u pėlqye dhe u miratua si bazė pėr alfabetin e gjuhės shqipe ai latin, sepse tė tre alfabetet qė kishin arritur nė Kongres dhe qė kishin mė shumė simpatizantė, bazėn e kishin te alfabeti latin. Nė ditėn e tretė tė Kongresit, pasdreke, u zgjodh njė komision prej 11 vetėsh, fuqiplotė, me vota tė fshehta,
Rezultatet e votimeve pėr komisionin e hartimit tė alfabetit ishin kėto:
Gjergj Fishta (Kryetar i komisionit)
Mithat Frashėri (nėnkryetar)
Luigj Gurakuqi (sekretar)
Ndre Mjeda, Bajo Topulli, Sotir Peci, Gjergj Qiriazi, Shahin Kolonja (anėtarė)
Disa tė dhėna informuese pėr kėto punime na i jep anėtari i komisionit dhe nėnkryetar i kongresit, Gjergj Qiriazi nė raportin e tij tė datės 20 janar 1909.Nė tryezėn e punės sė komisionit ishte diskutuar pėr kėto tri mundėsi:
- tė pėrshtatej njėri nga alfabetet kryesore qė pėrdoreshin nė atė kohė: alfabeti i Stambollit, i shoqėrisė „Bashkimi" dhe i shoqėrisė „Agimi“;
- tė bėhej njė kombinim i kėtyre tre alfabeteve;
- tė krijohej njė alfabet i ri, duke lėnė mėnjanė alfabetet ekzistuese.
Sipas njė dorėshkrimi nė formė procesverbali, qė ndodhet nė Arkivin e Shtetit shqiptar dhe mban datėn 20 nėntor 1908 thuhej se: ”U zgjodhėn tė dy abetė dhe tė dy do tė pėrdoreshin prej shqiptarėve: njėri ėshtė ai i Stambollit e tjetri njė abe thjesht latine qė i afrohet atij tė Stambollit.
Nga e gjithe kjo qė thamė, shihet se kėrkesa kryesore e kombėtaristėve shqiptarė ishte qė gjuha shqipe tė mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke e serbe, por me alfabetin latin, gjė qė nėnkupton mosnėnshtrimin qoftė ndaj otomanėve, qoftė ndaj grekėve e serbėve.

Se nė kongres nuk kishte pėrqarje ndėrfetare tregon edhe rasti i pėrqafimit tė Gjergj Fishtaės, pas leximit tė kumtesės sė tij, nga dy hoxhėt shumė tė njohur tė asajė kohe, Hafiz Ali Korca dhe Mulla Nashit Zajazi qė merrnin pjesė nė punimet e kongresit.

Kur ėshtė fjala te Mulla Nashit Zajazi, duhet tė skjarojme se ai ishte kryetar i klubit “Shoqata Kėrcovare” nė Bukuresht dhe sipas informatave qė gjejmė nė artikullin e shkruar nga shoku e bashkpuntori i tij i ngushtė Sefedin Kėrcova, nė revistėn “Java” gusht 1937 e botuar nė Tiranė, ku thote se ai kishte pasur nje kafene ne Bukuresht ku shqiptarėt kanė ngrėnė e pirė falas por edhe nga kjo kafene jėnė shparndarė poashtu falas edhe gazeta, abetare e libra tjerė shqip tė botuara nė shtypshkronjen e blerė nga shqiptarėt e Bukureshtit e ku si udhėheqės kryesorė ka qenė Asdreni.
Sefedin Kercova nė artikullin e tij potencon se ky patriot shqiptarė nga Zajazi, kishte organizuar rrjetin pėr sjlelljen e abetareve shqipe nė vendlindje, tė cilat i pėrdornin njerėzit nėpėr shtėpitė e tyre po edhe hoxhėt patriotė nėpėr medreset turke e xhamit e fshatit, nė mėnyrė sekrete, dhe pasi zbulohet nga sigurimi sekret bullgarė, nė vitin 1917 burgoset, nė Manastirė gjykohet me vdekje, dhe ekzekutohet te ura e Gurit nė Shkup ku e vjerin nė litarė.
Mė 1909, qeveria turke mbylli tė gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhėr tė prerė tė hudheshin nė zjarr tė gjitha librat, gazetat e dokumentat tė shkruara me germa shqipe.Edhe nė Zajaz u mbyllė medrezja e Mulla Qerim Tahmunit ku kishte marrė mėsimet e para Ali Dila, Mulla Zada e Ahmet Kaleshi. Mulla Qerim Tahmuni ishte burgosur, dhe bashkė me te edhe kacaket, Kalosh e Lazam Dan Zajazi me shokė, sepse nė Zajaz kishin ngritur njė godinė tė re shkolore. Ata ishin denuar me 6 muaj burg dhe ishin dėrguar te vuajne dėnimin nė burgun e Manastirit
Gjendja politike ishte shumė kritike, dhe ishte gati pėr tė marrė flakė nga ēasti nė ēast. Pėr atdhetarėt shqiptarė u duk se nuk do ta realizonin dot qėllimin e tyre final e qe ishte hapja e shkollave shqipe.
Deri atėherė rinia shqiptare kishte qenė objekt i propagandės sė huaj nė shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke, bullgare e serrbe. Megjithatė, gjatė punės pėr krijimin e sistemit tė tyre shkollor, atdhetarėt shqiptarė u ndeshėn me tre probleme tė mėdha,
- pengesa nga autoritetet turke dhe greke,
- mungesa e tė hollave dhe
- mungesa e mėsuesve tė shkolluar.
Kundėr ndėrmarrjeve antishqiptare, gazeta atdhetare "Shkreptima" e Kajros, botoi njė memorandum tė hartuar nga kryengritėsit qė luftonin nė malet e Shqipėrisė ku theksohej se qėllimi i tyre nuk ishte pėr tė plaēkitur apo pėr tė vrarė, por pėr tė luftuar pėr:
-lirinė e edukimit nė gjuhėn shqipe dhe me alfabetin kombėtar,
-lirinė pėr tė hapur shkollat shqipe tė mbyllura nga qeveria turke,
-vėnien nė punė tė shtypshkronjave,
- botimin e gazetave tė ndaluara,
-lirimin e tė burgosurve politik.
Dhe pėrfundonte me mesazhin:
“E gjithė bota e qytetėruar dhe veēanėrisht qeveria e perandorisė Otomane le ta dijė mirė se tė gjithė shqiptarėt, gegė e toskė, tė krishterė e myslimanė, nuk do ta pushojnė luftėn pėr kėto tri kėrkesa, derisa qeveria tė na i garantojė ato me siguri”.
Dalja nė pah e gjuhės shqipe me shkronja latine, pėrveē shkollave dhe kishės greke, provokoi edhe myslimanėt shqiptarė qė ishin injorantė e konservatorė. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetėm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarėve shqiptarė pėr shkronja latine perėndimore ishte njė pėrēmim pėr fenė myslimane.
Njerėz analfabetė dhe injorantė, me mbėshtetje tė qeverisė sė xhonturqėve nė Stamboll, themeluan shoqėrinė Mahfet me synimin pėr pėrēarjen e shqiptarėve dhe frenimin e arsimit nė shqip.
Nė fund tė vitit 1909, Qeveria turke ndaloi pėrdorimin e gjuhės shqipe me shkronja kombėtare, nė tė gjitha shkollat anembanė vendit. Gjithashtu, nxori njė dekret, sipas tė cilit gjuha shqipe do tė shkruhet vetėm me shkronja arabe. Shoqėria reaksionare "Mahfet" me mbėshtetjen e qeverisė turke, shtypi dhe shpėrndau abetaret e para me gėrma arabe. Pėr kėtė arsye, nė shkurt tė 1910, u mbajt nė Elbasan njė miting proteste, ku 7000 protestues ngritėn zėrin kundėr pėrdorimit tė shkronjave arabe pėr gjuhėn shqipe. Po atė muaj protestat vazhduan nė Korēė, Berat, ku mbi 15.000 vetė dogjėn nė qendėr tė qytetit abetaret shqiptare me germa arabe, tė dėrguara nga Stambolli.
Megjithėse ky zhvillim kulturor ishte pėrfytyruar qė tė mos provokonte askend dhe tė mos sillte dhunė kundėr shqiptarėve, shpejt ai u kthye nė njė zjarr shumė tė rrezikshėm qė do tė digjėte patriotet shqiptar.
Ky ishte shkaku qė shqiptarėt trima si Isa Boletini dhe Ismail Qemali, do nxitonin hapat pėr tė shpallur mėvetėsinė e Shqipėrisė mė 28 nėntor tė 1912 nė Vlorė.
Edhe kėtu shqiptarėt nuk patėn fat sepse sėshpejti filloi Lufta I Ballkanike pastaj ajo e II-ta dhe nė fund edhe Lufta e I Botėrore ku Manastiri e Shkupi, dy qytete historikisht tė banuar vetėm nga popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavėt. Tė gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjėn dhe shumica e atdhetarėve shqiptar u therrėn nga serbėt, e disa u burgosėn.
Shqiptarėt mysliman u detyruan tė braktisnin Shkupit e Manastirit dhe tė shpėrnguleshin pėr nė Turqi, ato familje tė krishtėra shqiptare qė mbetėn aty, me kalimin e viteve dhe me dhunė tė paparė, u nėnshtruan duke humbur identitetin tyre shqiptar.
Kjo pra ishthte edhe koha, si qė pėrmendėm edhe mė lartė, kur te ura e Gurit nė Shkup u vu nė litar patrioti dhe atdhetari i Zajazit Mulla Nashit Zajazi pėr abetaret e Asdrenit tė sjellura nag Bukureshti.