A shihen televizione tė huaja sot nė Tiranė?
Kėtė pyetje ua bėra shumė miqve e tė njohurve qė pata rastin tė takoj, gjatė qėndrimit tim disajavėsh nė kryeqytet.
Tė gjitha herėt, pėrgjigjja qė mora ishte JO. Kryeqytetasit nuk shohin televizione tė huaja, me pėrjashtim tė atyre qė janė tė apasionuar pas sportit, veēanėrisht futbollit; dhe atyre tė tjerėve, edhe mė tė shumtė, qė e kalojnė kohėn nė lokale bastesh.
E kotė tė shtoj qė edhe nė shtėpinė time tani ndiqeshin vetėm kanale televizive shqiptare, tė cilat transmetonin kryesisht lajme tė brendshme, emisione tė ndryshme nė studio, debate dhe telenovela.
Anketa ime ishte pa ndonjė vlerė heuristike por JO-nė ma thanė njerėz tė tė gjitha shtresave sociale; jo vetėm nga ata pa pretendime pėr tė marrė vesh se ēbėhet nė botė, por edhe nga elitat, madje super-elitat.
I vetmi mik qė mė tha se ndiqte rregullisht televizionin gjerman, mė rrėfeu se e bėnte kėtė pėr tua ruajtur gjuhėn amtare tė bijave (ėshtė i martuar me njė gjermane).
Ndėrkohė, njė e njohur me tė cilėn po e bėja kėtė bisedė, mė tha se elitave tė kryeqytetit, me pushtet dhe pa pushtet, u pėlqente qė tė shihnin veten nė televizion pasi kishin bėrė namin gjatė ditės, duke u ndier kėshtu dyfish protagoniste tė jetės publike.
Kjo edhe ma quajti kėtė dukuri efekt masturbator tė televizionit.
Nė shtėpi, unė nuk shihja televizion, pėrveē pak herėve (por mos e pėrdorni kėtė kundėr meje) kur dola vetė. Pėrndryshe, ime mė e linte televizorin gjithė ditėn ndezur dhe nė dhomė mė depėrtonin, tė pafiltrueshme, ulėrimat e pėrditshme tė Sali Berishės, nga ēdo tribunė, podium e foltore e mundshme e republikės: mbledhje tė qeverisė, debate nė kuvend, inaugurime, prerje shiritash, mitingje festive, kantiere ndėrtimi.
Mė duket se nė Tiranė ka njė numėr tė madh kanalesh qė transmetojnė lajme pa fund, kryesisht tė brendshme; tė thuash se Shqipėria e vogėl mund tė matet me vende tė mėdha, si ShBA, pėr nga sasia bruto e lajmit qė i pėrcillet publikut.
Nuk ėshtė pastaj pėr tu habitur qė kryeqytetasit e rimarrin pastaj kėtė obsesion me elitat e tyre gjetiu, nė tryeza kafenesh dhe restorantesh ose nė kuzhinat e apartamenteve tė tyre, duke e pėrcjellė politikėn shqiptare si tė ishte telenovela kombėtare, ose narrativa qė i jep koherencėn e nevojshme kulturės sė vendit.
Unė i pėrkas njė brezi qė u formua kulturorisht nėn ndikimin autoritar tė njė televizioni tė huaj: RAI-t italian. Nė vitet 1960-1980 RAI u ofroi shqiptarėve tė ultėsirės bregdetare njė pikė referimi tė nevojshme, pėr tė ēuar pėrpara diskursin intelektual.
Pėr brezin tim tė tė rinjve tė Tiranės qė e nisėn udhėtimin e tyre nėpėr botė me Sanremot dhe Canzonissima-t e viteve 1970, sikurse e pėrjetuan fėmininė e tyre edhe nė shoqėri tė Braccobaldo-s e tė Rin-Tin-Tin-it, RAI nė televizor ishte serumi qė na mbajti kulturorisht gjallė, nė vitet e rėnda tė totalitarizmit.
Madje jo vetėm kaq; sepse kultura italiane funksiononte edhe si antidot ndaj propagandės trashamane tė regjimit, tė pėrcjellė nėpėrmjet mediave tė KQ tė PPSh.
Gjithnjė kam menduar se elitat kryeqytetase kanė qenė mendėrisht mė tė hapura, mė liberale dhe mė afėr Perėndimit gjatė viteve 1980, sesa sot; dhe kjo pėr shkak tė ekspozimit televiziv ndaj botės.
Televizioni italian dhe deri diku ai jugosllav na jepte instrumentet dhe referencat e nevojshme, pėr ta kapėrcyer izolimin; dhe jo vetėm izolimin si qytetarė tė njė regjimi totalitar, policor, qė e mbante popullin e vet tė rrethuar me tela me gjemba; por edhe si konsumatorė tė njė kulture kombėtare objektivisht modeste dhe tė kufizuar.
Nėpėrmjet RAI-t mėsuam italishten dhe, sė bashku me italishten, njė mėnyrė tė shprehuri dhe tė menduari perėndimore, e cila do tė na shėrbente mė pas pėr tiu kundėrvėnė dogmės totalitare tė regjimit dhe vetė shqipes totalitare.
Kur kujtoj rininė time, mė vijnė nė mendje muzika italiane, filmat televizivė tė RAI-t, lajmet e orės 20:00 dhe sidomos futbolli italian.
Kėtė kishte parasysh edhe njė gazetar i huaj qė e vizitoi Shqipėrinė dikur nė fund tė viteve 1980, pėr tė shkruar pastaj se shqiptarėt ishin i vetmi popull nė botė qė e kalonin kohėn e lirė, mendėrisht, nė njė vend (paese) tjetėr.
Pėr ta pėrmbledhur RAI u jepte elitave kryeqytetėse tė viteve 1980 jo vetėm njė mundėsi unike pėr tu ndier pjesė e botės perėndimore, por edhe koherencėn e nevojshme pėr tė funksionuar si elita, ose pika referimi tė pėrbashkėta.
Kjo ndoshta vinte ngaqė RAI ishte nė ato kohė edhe ai vetė elitar; dhe relativisht i mbrojtur ndaj komercializimit qė do ta pllakoste duke filluar nga vitet 1990, nė garė absurde me kanalet e Mediaset-it.
Njėlloj elitar ishte edhe kanali 2 i televizionit jugosllav (i njohur, zakonisht, si dyshi i sllavit) dhe qė mund tė shihej nė bandėn UHF; ose nėpėrmjet kanoēeve tė famshme prodhuar nga duart e arta tė teknikėve tiranas.
Pėr fat tė keq, televizioni jugosllav nuk e kishte prestigjin, as pėrhapjen e RAI-t, kryesisht pėr shkak tė barrierės gjuhėsore; serbo-kroatishtja nuk kuptohej dot nė Tiranė, pėrveēse nga elitat e shkolluara nė vendet e Lindjes (falė ngjashmėrive me rusishten) dhe ata pak moshatarėve tė mi qė studionin rusishte nė shkollė.
Serialėt televizivė tė atyre kohėve, si Dynasty (qė paskėsh qenė njė soap opera, edhe pse ne nuk e dinim), na ndihmuan sė tepėrmi me anglishten, tė cilėn deri atėherė e njihnim vetėm pasivisht.
Edhe vetė televizioni shqiptar ritransmetonte rregullisht produkte tė RAI-t, ndonjėherė duke ia maskuar siglėn me njė kuadrat tė zi.
Pa u zgjatur mė tej me efektet e televizionit tė huaj nė publikun shqiptar, po mjaftohem tė vėrej kėtu edhe mundėsinė qė na jepte pėr tė dalė nga vetja dhe pėr tu shkėputur nga realitetet e pėrditshme, tė vockla, tė njė kryeqyteti provincial dhe tė prapambetur, si Tirana.
Nė krahasim me atė periudhė, televizioni i sotėm shqiptar, me gjithė pluralitetin fals tė materialit qė ofron, po vjen duke e thelluar konsumin vetė-referencial nga publiku nė pėrgjithėsi dhe qytetarėt nė veēanti.
Ndėrsa elitat vėshtrojnė veten nė ekranet, publiku tjetėr zbavitet me reality shows, tė cilat ushqejnė iluzionin se kushdo mund tė ngjitet nė majė tė piramidės.
Ēuditėrisht, tė njėjtat efekte i pėrcjell sot edhe vetė RAI. Vitin qė shkoi, kur mu desh tė qėndroj pėr njė kohė tė gjatė nė Turqi, pėr tė shoqėruar tim atė tė sėmurė, ky e mbante televizionin e dhomės gjithnjė tė sintonizuar te RAI UNO, nė emėr edhe tė njė kohe qė skthehej mė.
Por asgjė nuk kish mbijetuar nga RAI i dikurshėm as cilėsia, as shkėlqimi, as ngacmimi intelektual. Orė tė tėra tė programit ditor u kushtoheshin lojėrave me ēmime, qė testonin kujtesėn dhe njohuritė e pjesėmarrėsve pėr gjithfarė trivialitetesh (p.sh. emri i vėrtetė i Lady Gaga-s, etj.).
Tatėpjeta e televizionit publik italian i detyrohet, mė njė anė, lulėzimit tė televizioneve komerciale dhe filozofisė sė Mediaset-it; mė anė tjetėr, perėndimit tė sundimit demokristian nė jetėn publike italiane dhe njė filozofie tė informacionit publik qė themelohej mbi konceptin e edukimit tė shikuesit, jo tė zbavitjes me ēdo kusht.
Ndėrkohė, kėtij fati duket ti kenė shpėtuar, bie fjala, televizioni publik francez, BBC-ja, ose disa kanale elitare, si ARTE. Nė njė Tiranė ideale, kėto institucione duhej ti shėrbenin si model edhe televizionit publik pėr ta ēliruar kėtė nga zyra e propagandės e partisė nė pushtet.
Tirana sot mblidhet darkave, si rregull, pėr tė parė ēfarė i ofron Top Channel, TV Klan dhe Vizion Plus; kėto tre kanale private kanė nivel tė lartė teknik dhe gazetarė tė pėrkushtuar por nuk mund ti shpėtojnė efektit pasqyrė (ose masturbator).
Pėr pasojė, sipas logjikės sė televizionit shqiptar, Shqipėria dhe veēanėrisht Tirana ėshtė kėrthiza e botės koncept katundar, qė veē e pengon emancipimin kulturor tė publikut, nė kryeqytet dhe gjetiu nė Shqipėri.
Mė duhet tė pranoj se RAI i viteve 1960-1980 luajti, pėr elitat shqiptare dhe publikun nė pėrgjithėsi njė rol shumė mė fisnik nga ēpritet zakonisht prej televizionit si medium. Disa rrethana bashkėpunuan pėr ta realizuar kėtė efekt magjik: etja e tiranasve pėr informacion alternativ, cilėsia e materialit tė ofruar nga kultura italiane demokristiane, Lufta e Ftohtė, natyra jokomerciale e televizionit publik.
Nuk di ku do tė ishte Shqipėria sot pa atė ndikim fatlum; ndoshta diēka si Azerbaixhani ose Uzbekistani siē edhe po bėhet hap pas hapi, nė duart e klikės qė ka sot pushtetin.
Kjo ndodh edhe ngaqė tiranasve po u mungojnė pika tė jashtme tė referimit, ose etalone tė tilla qė ti ndihmojnė pėr tė perceptuar shkallėn e provincializimit tė Tiranės kryeqytet.
Paskėtaj, nuk ėshtė pėr tu habitur qė mungesa tė tilla vijnė e zėvendėsohen me surrogato ose me fytyrat qė mbushin ēdo natė ekranet: politikanė, zėdhėnės, gazetarė, analistė, komentatorė, llafazanė, shakaxhinj, porn stars gjithfarėsh.
Ēuditėrisht, televizioni i sotėm nė Shqipėri po ndihmon pėr tė rikrijuar njė botė tė mbyllur, tė dominuar nga imazhi i kėrthizės kėrthizės sė botės, qė ėshtė bėrė tashmė Shqipėria virtuale e mediumit televiziv, dhe kėrthizave tė vetes, qė shohin nė ekranin pasqyrė protagonistėt e hiēit.
Ardian Vehbiu
http://xhaxhai.wordpress.com/2010/11...kti-televiziv/
Krijoni Kontakt