Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Në Pejë 400 veta heqin dorë nga shtetësia kosovare




    Pejë, 9 tetor - E. Q. nga Peja është gëzuar shumë se pas 2 javësh trokitjeje nga zyra në zyrë ka arritur të kompletojë dokumentacionin e kërkuar për të shlyer shtetësinë e vet kosovare. Prej të premtes veten e konsideron shtetase të huaj në Republikën e Kosovës. “Tashti jam turiste”, ka thënë ajo, duke treguar se vendimin për heqjen e shtetësisë së vendlindjes e ka bërë jo me gjithë qejf. “Ose më duhej të hiqja dorë
    nga shtetësia e Kosovës ose mbetesha pa fituar shtetësinë gjermane”, ka thënë ajo.
    Ka treguar se pas shumë vitesh qëndrimi atje më në fund iu kishte pranuar e drejta për të marrë shtetësinë gjermane. “Por, kusht për të marrë shtetësinë gjermane ka qenë dërgimi i dokumentit zyrtar se nuk jam shtetase e RK-së”, është shprehur 50-vjeçarja E. Q.
    Në Drejtorinë për Administratë thonë se janë shpeshtuar shumë rastet e njerëzve që kërkojnë të shlyejnë shtetësinë e vet. Reshat Nurboja, drejtor, ka treguar se këto kërkesa vijnë si rezultat i vendimeve të disa shteteve perëndimore që kosovarët që plotësojnë kushtin e shtetësisë atje duhet të deklarojnë të hequr shtetësinë e vendlindjes me dokument zyrtar. “Fluksi më i madh ka qenë gjatë muajve të verës, kur
    mërgimtarët ishin për pushime verore. Kërkesat për heqjen e shtetësisë vazhdojnë ende”, është shprehur Nurboja, drejtoria e të cilit ka në spektrin e vet edhe zyrat e ofiqarisë, në të cilat kërkohen shërbime për këto kërkesa.
    Në Qendrën për Punë dhe Mirëqenie Sociale deklarojnë se kërkesat për dokumentin e heqjes së shtetësisë janë shtuar shumë gjatë këtij viti. Drejtoresha Drita Kuka ka thënë se zakonisht kërkesat janë nga bashkëqytetarët tanë që jetojnë në e punojnë në Gjermani dhe në Austri. “Këto 2 shtete kanë vënë kusht heqjen e shtetësisë kosovare për t’ua dhënë shtetësinë e tyre mërgimtarëve që kanë plotësuar kriteret për të qenë shtetas gjermanë ose austriakë”, ka thënë Kukaj.
    Se E. Q. nuk është e vetmja pejane që ka mbetur pa shtetësi kosovare tregon edhe Hajdin Atashi, shef i Shërbimti social në këtë qendër. “Nga 1 janari deri më 8 tetor kemi pasur 414 persona që kanë kërkuar dokumente për heqjen e shtetësisë kosovare”, ka thënë Atashi, i bindur se të gjithë këta persona tashmë edhe zyrtarisht nuk janë qytetarë të Republikës së Kosovës. Ka shpjeguar se dokumenti që lëshon institucioni i tij vërteton se aplikuesit nuk janë të regjistruar në këtë institucion si persona kanë obligime të papërmbushura ligjore. “Ne vërtetojmë se personat që aplikojnë për heqje shtetësie nuk kanë obligime për mbajtjen, përkujdesjen ose ushqimin e personave të tretë në Kosovë”, ka shpjeguar ai.
    Atashi, njeriu që ka thënë se verës ka pasur deri në 20 aplikime brenda ditës, ka pohuar se shteteve që kërkojnë heqjen e shtetësisë kosovare për të fituar shtetësinë ku jetojnë kohëve të fundit iu ka shtuar edhe shteti fqinj, Mali i Zi. “Të gjithë personat që duan të marrin shtetësinë malaziase duhet përmbushur kriterin e heqjes dorë zyrtarisht nga shtetësia e Kosovës”, ka thënë ai.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    edhe une jam prej atyre qe do heqi shtetsin e kosoves nese arrij te behem shtetas i shqiperis sepse smund te duroj flamurin me ylla ne dokumentet personale dua qe ne dokumentet e mia te jet shqiponja per te cilen dhan jeten me mijra vllezer e motra

    disa mendojn qe une dua te behem vetem per shkak se shqipris po i hiqen vizat jo sepse une kam jetu ne shtetet e evropes dhe edhe sot mundem te jetoj
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  3. #3
    As un nuk mund ta quaj veten shtetas te nje shteti bananesh !

    Pres t'ia jap voten Albin Kurtit ! Me shpres qe ky i fundit, ti bashkoi trojet tona.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Thoj gjaku nuk hup.
    Eee shume konakun e kish pas ba Rankoviqi neper Peje...

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    vertet per te ardhur keq ,si nuk ndjejn njerzit tan pak pergjegjsi morale ....sikur harruan vendlindjen ,hallet e brengat.Baballaret tan na rriten me gjith ate skamje por as qe mendonin tia kthenin shpinen at'dheut.

    a esht vertet e domosdoshme heqja dore nga shtetsia per te qen si qytetar i barabart i vendit qe kerkojn heqjen dor nga kosova.

    njeri ktu deshi vetem per hir te flamurit ta ndrroi shtetsin .une do i them vllazrish se edhe atje do e ndjek po ai flamur qe e do,flamujt nuk te bejn me shqiptar e as konaku qe beri Rankoviqi ne Pej nuk te ben me pak shqiptar .Ne vend se te ndjehet keq prapagandon perqarje po nese mer per baz heqjen e shtetsis kosovari do ta shohesh Kosovell se ati djall rankoviqi sikur ter jeten ka ber konake ne ter kosoven.

    njof nji numer te madh te atyre qe kerkuan heqjen e shtetsis,pore me e keqja ishte se tek ofiqaria kishte njerz qe jo per patriotizem nuk i kryenin punen po e kerkonin nji dukument nga kraljeva e qe kushton hiq me pak se 5 mij euro ..nji rast i fresket i ka ngjar nji shokut tim ku ne ambasaden serbe ne stokholm pagoi 4.500 eur.dhe hoqi dor nga shtetia kosovare... ku serbi mori lek edhe nga tragjedia e shqiptarit ,kur kte mbase qytetari i kosoves e sheh te arsyshme te heq dor nga arsyjet e tija nga kosova ,organet vendore kan mundur tia shpetonin leket shqiptarit e lere me shqiptarin por leket qe mori shkau nuk e ben hiq me patriot ate qe i beri leqe atij muhabeti .kte shqiptarin e ofiqaris dhe ata qe duke mbyll syt para nji te vertete qe po ndodh ne kosov ku paraja po behet gjithqka po edhe shqiptarizem.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Juve qe gjykoni vet ku jetoni?
    Nuk e di si e kane ne Europe,p or ketu po s'pate nenshtetesine i bie qe nuk mund te rrish me shume se 6 muaj larg Amerikes, ne Shqiperi, apo Kosove. Duhet te kthehesh, ndryshe te hiqet Green Card. Tani qe kam pashaporten mund te rri me vite ne Shqiperi po te dua. Shyqyr ne ne Usa nuk na detyrojne te heqim nenshtetesine Shqiptare. Keshtu qe i mbajme te dyja fare mire.
    Feelings change - memories don't.

  7. #7
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    vertet per te ardhur keq ,si nuk ndjejn njerzit tan pak pergjegjsi morale ....sikur harruan vendlindjen ,hallet e brengat.Baballaret tan na rriten me gjith ate skamje por as qe mendonin tia kthenin shpinen at'dheut.

    a esht vertet e domosdoshme heqja dore nga shtetsia per te qen si qytetar i barabart i vendit qe kerkojn heqjen dor nga kosova.

    njeri ktu deshi vetem per hir te flamurit ta ndrroi shtetsin .une do i them vllazrish se edhe atje do e ndjek po ai flamur qe e do,flamujt nuk te bejn me shqiptar e as konaku qe beri Rankoviqi ne Pej nuk te ben me pak shqiptar .Ne vend se te ndjehet keq prapagandon perqarje po nese mer per baz heqjen e shtetsis kosovari do ta shohesh Kosovell se ati djall rankoviqi sikur ter jeten ka ber konake ne ter kosoven.

    njof nji numer te madh te atyre qe kerkuan heqjen e shtetsis,pore me e keqja ishte se tek ofiqaria kishte njerz qe jo per patriotizem nuk i kryenin punen po e kerkonin nji dukument nga kraljeva e qe kushton hiq me pak se 5 mij euro ..nji rast i fresket i ka ngjar nji shokut tim ku ne ambasaden serbe ne stokholm pagoi 4.500 eur.dhe hoqi dor nga shtetia kosovare... ku serbi mori lek edhe nga tragjedia e shqiptarit ,kur kte mbase qytetari i kosoves e sheh te arsyshme te heq dor nga arsyjet e tija nga kosova ,organet vendore kan mundur tia shpetonin leket shqiptarit e lere me shqiptarin por leket qe mori shkau nuk e ben hiq me patriot ate qe i beri leqe atij muhabeti .kte shqiptarin e ofiqaris dhe ata qe mbyll syt para nji te vertete qe po ndodh ne kosov ku paraja po behet gjithqka po edhe shqiptarizem.
    ganimet kosova eshte cop e shqiperis dhe kurr sdo mund te mbijetoj pa shqiperin

    une do e heqi dor vetem nese behem shtetas i shqiperis por jo edhe shtetas i ndonje shteti teevropes dhe botes por edhe keta qe kan heq dor kete gje nuk e kan be nga deshira pasi qe per ate qe eshte lind dhe rrit ne ndonje shtet te evropes per te nuk ka jet ne kosov vetem nese pranon te jetoj ne varferi ekstreme

    kjo nuk eshte me e keqe se sa ata qe kan marr kombsin serbe rome boshnjake e turke vetem e vetem per te siguru azil ne shtetet e evropes dhe nuk eshte numer i vogel
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Gjaku nuk humb, eshte nje neni i veqante ne kanunin e Lek Dukagjinit...
    Ata qe kan dyshim ne ate se qka jane dhe kuj i perkasit mjafton vetem nje veshtersi e vogel dhe deklarohet asi qka eshte... kjo nuk eshte sot qka ka ndodhe ne Peje qe eshte marr si shembull, po njerzit e Kosoves qe ketu te ne deklarohen si shqiptar, per me i rregullue letrat dhe jeten e tyre deklarohen magjup , ksi ka plot ne Evrop e sisdoms ne France... ka njerz te Kosoves qe kan fitue letra duke u deklarue se jan te ndejkur nga UCK-ja se kan qen bashkepuntor te Serbis, ka plot dhe a e dini si thon keta mjerana para shqiptarve je na ik per ketyre te malit , se na ishim me LDK-ne dhe deshten me na mbyt...pra kta jan brumi qe ta kan gatue rankoviqat e milosheviqat dhe duhetedhe dy gjenerata te pastrohet kjo qelbesir...pak gjate po qka me ju ba...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Po me Ç-në e Gj-në ç'patën Kosovarët, xhanëm?
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ne memonetin qe shteti shqipatar dotma mundeson qe une te kam shtetsi shqiptare me knaqesi dota hudhja ne mbeturian ket te kosoves me nje arsye nuk me shkom per shtati kjo shtetsi pa dinjitet kombetar

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •