Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5

Tema: I Dehuri

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Exclamation I Dehuri

    I DEHURI



    -Ti ke nevojė pėr mua…
    -Po, por vetėm pėr tė bėrė dashuri,…- qeshi ajo dhe kumbimi u pėrplas nė muret e zhveshura tė dhomės ku po qėndronin prej disa castesh.
    I hodhi njė vėshtrim lajkatues dhe i pėrkėdheli flokėt me qetėsi, ngadalė. Pastaj ju afrua dhe i shijoi ėmbėlsisht buzėt, qė vinin njė shije luleshtrydheje tė freskėt.
    Ajo i shtyu duart dhe me kryenecėsi i tha:
    -Qenkeni tė paduruar ju shqiptarėt… Sot ėshtė festa ime, ėshtė mirė t’i pėrmbahesh rregullit tim, se pėrndryshe do ta pėsosh keq, vogėlush. Akoma nuk mė njeh si duhet,-dhe me njė vendosmėri tė shtirė u largua me mospėrfillje.
    Kjo lojė atė e tėrhoqi dhe si i mėrzitur e bindi tė vazhdojė mė tutje:
    -Pse, c’prisje ti, tė ecja mė tej pas puthjes? Fantazia jote ėshtė aq e marrė, sa mė duket sikur e ke mendjen vetėm nė njė vend, te erotika…
    Tė dy u tallėn me njėri tjetrin dhe shkėmbyen njė tė puthur tjetėr…
    -Po ec mbi njė kamp tė minuar, trupi mund tė mė shpėrthejė nga casti nė cast dhe do ishte mirė tė gjendeshe larg kur tė ndodhte “bumi” im.
    -Eh, edhe ti nuk e kupton natyrėn time. Ti, mė thua mua, aventurierit, qė paske mina nė trup, gjithandej? Epo mirė, mė lėr tė tė eksploroj tė gjithėn, minat e tua kėrkojnė viktimėn e rradhės, meqėnėse ai qėnkam unė…,-tha dhe u ngrit duke mbyllur sytė e duke ecur si i dehur pas saj, me duart e zgjatura pėr t’ia shtrėnguar fort trupin, pėr ta “kontrolluar” dhe c’minuar sa mė shpejt tė ishte e mundur.
    -Arush i pashpirt,-i tha ajo si u shkėput prej tij.-E paske fiksimin shumė tė keq sonte…Mos harro se kemi pėr tė festuar. Tė paktėn njė herė nė vit tė pėrpiqemi tė darkojmė si duhet, tė shkėmbejnė edhe ndonjė fjalė, pastaj…
    Ai nuk kėmbėnguli. Eliza ishte mjaft e vėshtirė pėr t’u kuptuar si duhej. Ja, u ngrit dhe uli perdet e dhomės. Nuk la mundėsinė minimale tė depėrtonin rrezet e hėnės apo melankolia e yjeve. Sot pėr tė gjithcka duhej tė ishte e qeshur, e vecantė, e paarritshme. Edhe ai bėri si ajo: me njė instikt tė vullnetshėm mbylli dritat njėra pas tjetrės, kėrkoi dhe gjeti qirinjtė e rastit, pastaj pėrpunoi njė karafil letre, me njė copė gazete qė e gjeti afėr celėsit tė elektrikut, i cili doli mjaft i gjetur, por qė pati njė fund tė hidhur. Duke pritur pėr Elizėn, e harroi ku e kishte vendosur dhe u ul me kėnaqėsinė e momentit mbi tė, duke e bėrė petė e tė padallueshėm pėr qėllimin qė i kishte vėnė vetes.
    Ky ishte oguri i parė i keq i asaj mbrėmjeje.
    Pas pak e veshur me njė mantel gjysėm tė tejdukshėm, ajo i foli dicka, kurse ai i kredhur nė njė ėndėrrim magjik, po shihte qafėn delikate tė saj, e cila ngrihej e ulej ritmikisht sipas frymėmarrjes. Pėrgjumja qė po i vinte ishte njė ekstazė pėr hiret e asaj femre qė mund tė bėnte c’tė donte sot me tė.
    -Ej, zgjohu, apo nuk je mėsuar tė qėndrosh deri natėn vonė,-e talli Eliza kur pa pėrhumbjen fėminore mbi tė.
    -Kush e di c’mendon,-tha duke pėrkėdheur sedrėn e vetvetes. E ndjente se virtytet e saj ishin tė adhuruara nga kushdo, e me pahir mendonte se nuk mund tė pėrdorte si armė (tė paktėn jo kėtė mbrėmje) ėmbėlsinė e vet pėr tė “urdhėruar” vogėlushin qė t’i bindej.
    Tryeza e pėrshtatshme vetėm pėr dy vetė, ishte pėrdhese. Ata u ulėn nė gjunjė dhe heshtja i la vend mendimeve tė pėrbashkėta, folėn nė njė kohė, pritėn qė tė fliste secili dhe u pėrbetuan nė heshtje pėr njėri tjetrin.
    -Oh, pėr pak harrova dreqin, po shkoj tė marr…
    …Dhe u kthye me dy shishe verė tė kuqe nė duar. Ai pinte rrallė, dhe ajo e pa triumfuese. Vera e vjetėr, dhjetra vjecare, kishte pėr tė qėnė pėr vogėlushin e saj, si nata e parė e dashurisė. Ai do pėrhumbej, do tretej dhe si njė feniks do rilindtte nga hiri i ndjenjave me njė dashuri mė tė fortė, njėqindfish mė tė pushtetshme ndaj saj.
    Tapat e hequra mė pėrpara, dolėn me lehtėsi, kurse ajo si padronia e shtėpisė ku ishte, i tha:
    -Shshshshshtttt…Mos fol, do pimė njėherė pastaj mė falendero…
    I mbushi gotat, dhe u mahnit nga forma qė merrte lėngu i kuq, trazimi i tė cilit pėrskuqi qelqin me njė ngjyrė qė tė merrte vėshtrimin e tė turbullonte plotėsisht.
    Pikla tė vogla u derdhen mbi fytyrėn e saj, e ajo qeshi, klithi si e marrė, e dehur, si fėmijė, si e cmendur, plot forcė e vitalitet, duke mos nxjerrė gjuhėn pėr tė shkatėrruar piklat, por mė tej akoma, duke u zhytur e gjitha nė gotė, pėr t’u njollosur akoma mė tepėr.
    Eh, sa e mirė qė ishte kjo verė. Lehtėsimi i vinte nga tė gjitha anėt, prej saj ktheheshin nė ajėr e treteshin shqetėsimet, pasojat, lodhja, mbetej vetėm njė dashuri e fortė, e pėpėrballueshme, njė dėshirė e pakufishme pėr tė shijuar mėkatin fizik, e njė adhurim pėr atė, qė qėndronte pėrballė dhe e donte aq shumė…
    -E, si tė duket,- i tha shqiptarit tė saj me kryelartėsi.
    Ai nuk foli. Me sa dukej vera i kishte pėlqyer sė tepėrmi, ose mė keq akoma i kishte rėnė plotėsisht nė kokė.
    -Mos u dehe, budallush,-klithi ajo, duke pėrplasur fort dockat me njėra tjetrėn. Ishte ngritur dhe me vendosmėri kishte flakur tutje tylin e tejdukshėm qė i lidhte qafėn e trupin nė njė tė vetėm.
    -Por ti s’e paske nisur gotėn,-i tha ajo e habitur e shtangu.
    Ai e ngriti verėn e me njė inat tė egėr, e ktheu me fund. E mbushi prapė.
    -C’pate kėshtu,-i tha ajo duke u trembur prej pamjes sė tij.
    -Vazhdo tė pimė- urdhėroi ai, e zėri serioz doli si njė gulcim i huaj, qė vinte nga larg e qė ajo nuk e kishte njohur kurrė kėto 3 muaj qė e njihte.
    E mbushi gotėn edhe ajo, duke pritur qė gjithcka tė qartėsohej, por tashmė vera po i shtinte njė farė frike impulsive, qė s’e dinte nga vinte.
    Ai e ktheu sėrish me fund, e i nguli njė vėshtrim tė egėr, urryes. Ajo kėtė s’e priste.
    -Mosmirėnjohėsi,-mendoi. E pastaj kujtoi se kishte pėrpara njė tė huaj, tė cilit i kishte dhėnė shkas pėr ta trajtuar normal e pa diferencim. Por ja c’po ndodhte…
    -Vazhdo tė shtiesh…-i tha prapė ai.
    -Ej, c’janė kėto lojėra me mua? Mos po tallesh? Nėse ėshtė njė shaka, tė kėshilloj mos shkosh mė tutje se po mė shtie frikėn. Verė nuk ka mė…
    Ai s’kėmbėnguli. Perėndoi sytė e thuajse ra nė njė ėndėrrim abstrakt, mbėshteti kokėn nė gjoks e u krodh nė mendime gjumėndjellėse.
    -Tani po e njoh prapė, ėshtė ai i pari,-pėshpėri me lehtėsim ajo. Pastaj e qortoi veten qė ishte sjellė aq vrazhdė me tė, e nė mėnyrėn mė tipike qė kanė italianėt, gjithė alegri bėrtiti:
    -Ej, mos rri ashtu…Sot duhet tė festojmė…Le tė mbushim prapė gotat…
    Ai i dhuroi vėmendjen pėr njė cast, pastaj u pėrqėndrua mbi gotėn qė pėr pak u derdh. Futi buzėt e pa e zgjatur mė tej e hoqi me fund verėn.
    Kurse ajo, pa e pasur mendjen tek tekat e tij, u cua dhe gjysėm e dehur nisi tė flasė pėrcart italisht, pėrcolli mesazhet kombėtarė, kėndoi himnin, recitoi Vasko Rosin e Irene Grandin, pastaj si pa tė keq, nisi njė fjalim tė pėrgjysmuar rreth vlerave tė familjes e atdheut qė i strehonte fatkeqėt si puna e tij.
    Ai shikonte pėrreth. Pėrpara ishte njė bjonte aq e kėndshme; sytė e saj tė errėt, tė zhytur nė vaskėn e alkoolit me origjinė verėn, e ftonin pėr orgjira tė turpshme, qė ai as nė ėndėrr i imagjinonte.
    Por jo, nuk po bėnte asgjė. Kėtė mbrėmje, sikur kishte dicka tjetėr qė e mbėrthente e nuk e linte tė reagonte atė.
    -Eja tė dalim nė ballkon, i tha ajo.
    U ngrit pa vėshtirėsi, e u vendos nė karrigen e parė qė gjeti jashtė.
    -Ej, se mos biesh,-i tha e trembur ajo duke i vėnė duart mbi sup.
    Tanimė ai ishte mė i qetė. Por Eliza filloi tė dridhej. Bėnte ftohtė, e megjithėse e mbuluar, trupi i saj kishte nevojė pėr ngrohtėsi.. iu ul mbi prehėr, dhe i kėrkoi ta mbulonte me shpatullat e tij. Ai bėri si tha ajo, por mendjen e kishte larg, jashtė, ndaj u habit dhe u gėzua kur pa se qielli aq i celur njė orė mė pėrpara, tashmė ishte i mbuluar nga re qė prisnin tė pėrndiznin rrufe mbi botė. Errėsira erdhi e u shtua aq shpejt, sa sytė e botės ngjanin si jetimė tė verbėr, tė mundur e tė pafuqishėm nėn vullnetin e natyrės dhe Zotit.
    -Po shkojmė tė pimė sėrish,-i tha ajo.
    U futėn brėnda, por lėngu i rrushit sikur kishte njė efekt shokues pėr tė. Prapė e mbuloi njė apati qė s’e kishte shokun, por kėsaj here nuk ra nė sy sa duhej.
    -C’po mendon vallė?-pyeti ajo, por nuk u mėrzit shumė, tashmė kishte tmerrėsisht gjėra pėr tė shijuar e provuar. Bota po i vinte vėrdallė, por thelbi i kėsaj tė fundit ishte kapur magjishėm e ndodhej plotėsisht nė duart e Elizės.
    U ulėn nė tė njėjtat pozicione, por kėsaj ere foli ai:
    -Pijmė,-tha dhe duke i mbushur gotėn Elizės.
    -Si tė duash vogėlush…
    Kėsaj here kishte kapur kulmin padurimi i tij. E rrakėlleu shishen me njė inat tė pakufishėm, duke urryer atė dhe veten. Ankthi erdhi me njė gulcim qė i shtrėngoi fytin e i detyroi lotė tė papėrmbajtshėm. U ngrit, i dha njė shkelm tavolinės, e flaku me sa fuqi kishte shishen nė muret e ciflat e saj lėnduan vetullėn e Elizėn.
    Ajo klithi e trembur, por ai nuk iu afrua, u plas mbi gotat e thyera, duke pėrgjakur gjunjėt, i padobishėm, duke mbajtur mbyllur brenda vetes gjithė brengat kundėr arrogancės sė castit.
    Po qante si njė foshnjė, me njė padurim e mall pėr gjithcka e cdo moment. Ishte aq i trembur e i hutuar, sa tė bėnte shumė pėrshtypje kur e shihje.
    Kėshtu edhe ajo, kur e pa nė atė gjendje ankthi e dėshpėrimi, fshiu lotėt e dhimbjes e tė inatit, pastaj me mospėrfillje trazoi gjakun qė po mpiksej mbi vetull, iu afrua e i tha:
    -Qenke kaq i delikat, e i thyeshėm, shpirt… Eja pra, po bėjmė dashuri…
    Ai sikur u pėrmblodh nga hutimi i mėparshėm. E pa kur duke buzėqeshur po zhvishej ngadalė, pa iu afruar dhe pa iu larguar, natyrisht.
    Ajo mbeti lakuriq, e duke shkelur me dhimbje e eksitim mbi qelqet e thyera, e kapi pėr dore, e tėrhoqi drejt shtratit, por prej aty rrėshkitėn pėrtokė.
    Ai nuk po fliste, megjithatė Eliza e kuptoi qė po lehtėsohej, e ndenji tė priste derisa gjithcka tė kishte mbaruar, ai tė niste i pari e tė bėnin dashuri natyrshėm, si mė parė…

    & & &

    Priti derisa atė e kapi thellėsisht gjumi, duke ėndėrruar pėr dashurinė qė nuk erdhi prej tij. E la me duart e shtrėnguara fort pas gjoksit tė saj.
    -Sa e bukur ėshtė,mendoi dhe u ngrit.
    Hutimi nuk e la tė vishej. Mesnata kishte ikur prej kohėsh, por errėsira qė i hyri nė sy me tė hapur derėn nuk i kthjelltėsoi mendimet, por e turbulli mė shumė.
    Doli nė rrugė, zbathur, lakuriq, ndėrkohė qė njė vesė e imėt po binte nga tė katėr anėt. Tashmė, i vetėm nė atė rrugicė tė pėrhumbur, e pa tė nevojshme tė qante sic duhej, pa frikė, pėr vete e pėr tė tjerėt.
    Nė lotėt e tij pa ditėt kur pas vdekjes sė tė atit, ulej me nėnėn nė njė tavolinė dhe e shihte tek pinte verė tė kuqe. Kujtoi edhe njėherė se si ajo e dehur e conte nė shtrat, ose ndonjėherė e nxiste tė pinte bashkė me tė, pranė saj. Kujtoi nė atė ecejake lakuriqe pėrrallat e cmendura tė nėnės sė dehur, dhe nėna e cmendur ju duk sikur e kishte magjepsur me dehjen pėrrallore tė saj.
    -Jam personazh, bir, jam personazhi yt,- e shtyvi veten tė klithė, ashtu si dikur ajo e lodhur nga dėshtimet, duke marrė frymė afėr tij, shfryhej, gabohej e klithte nė kulmin e nervave qė e kafshonin nga tė katėr anėt.
    Tė nesėrmen ndodhte sėrish e njėjta gjė. Nėna e tij vinte e dėshpėruar nga disfata e jetės qė kalonte me punė, ai hapte shishen, pinin nga pak tė dy, pastaj ajo dehej, qante, i fliste pėr veten, pėr atė, pėr babain e tij, pastaj qante e mallkonte, derisa perėndimet e natės e gjenin me flokė tė shpupurisur, me buzėt e enjtura e njė etje tė tepruar nė fyt.
    Kurse sot, ai ishte larg saj, e pati lėnė tė sėmurė e tė dehur nė Shqipėri, e pėr pak kishte bėrė dashuri me kujtimin e saj kėtu, nė kėtė vend absurd.
    E ftohta i hyri nė mish, u kthye prapa qė tė vishej, i lagur, thuajse i penduar qė doli ashtu. Eliza po flinte akoma, e bukur dhe e kėndshme si rrallėkush nė botė. Vendosi ta pyesė nesėr ku i kishte blerė verėrat, qė t’i dėrgonte dicka edhe nėnės sė tij. E ndėrkohė padashur, i larė nga shiu e mėkatėt, ishte shtrirė bri saj, i kishte futur duart nė pyllin e flokėve, e nė gjumin e aqdėshiruar qė kishte ardhur, i dehur dhe esėll, filloi tė bėjė dashuri plot pasion tė verbuar e tėrbim kafshėror, derisa lindi mėngjesi…
    ERIS RUSI

  2. #2
    Rrenqethese!

  3. #3
    Drejteza Paralele Maska e Io_e_Te
    Anėtarėsuar
    24-02-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Glob Prej Balte
    Postime
    499
    me vjen per te qare
    Nu stiam ca floarea amara a singuratatii are, daca o atingi pe obraz, sunetul unor pasi care pleaca.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132
    Duket se ky shkrim mund te shkoje dhe me tej...
    E duhet me u marre pak me te per t`ja gjet perafrimin e komentit prej autori.
    Nuk kam kohe tani per te shkruar dicka me shume,Ndoshta Eris do te te sjell dicka ne "mesazhet".
    Ketu po te them se eshte i plote dhe i arrire.
    Refleksi vjedharak i pelqimit qe ...
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pershkrimet jane te mrekullueshme eris. Detaje aq sa skena te te shfaqet para syve.

    Une e ndiej se do te vazhdoje edhe me tej, ka vend per shume. Eliza dhe shqiptari....shqiptari ka mbetur akoma pa emer.

    Urime dhe vazhdoje me tej!

Tema tė Ngjashme

  1. I dehuri
    Nga Shpirti_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-11-2003, 19:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •