Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anėtarėsuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    659

    10 menyrat per te qene i lumtur!

    10 mėnyrat pėr tė qenė e lumtur

    10 mėnyrat pėr tė qenė e lumtur
    T'i besosh vetvetes. Tė vėshtrosh me optimizėm ngjyrat e jetės. Tė reagosh me energji ndaj tatėpjetave tė jetės. Me fjalė tė tjera tė zhvillosh jetėn pozitive tė karakterit vetjak. Gjithė lumturia qėndron kėtu dhe nė pjesėn mė tė madhe ėshtė nė duart tona, mjafton tė dish ta presėsh.

    1. Mos u kap me fatin

    Sa herė tė ka ndodhur tė mendosh: "jam vėrtet pa fat, asgjė s'shkon siē duhet". Sigurisht jeta e ēdokujt ėshtė gatuar me cikle pozitive dhe negative, por beso se nuk ka fat tė keq. Mėnyra me tė cilėn pėrballon problemet e pėrditshme varet mbi tė gjitha nga karakteri ynė. Ėshtė mė shumė njė ēėshtje mendore, duhet tė bindėsh vetveten qė fati varet nga ti dhe askush tjetėr. Mos humb kohė duke pyetur veten: "Pėrse mė ndodh mua". Pėrkundrazi, mėnyra mė e mirė pėr tė pėrballur problemet ėshtė tė shikosh pėrpara. Pra, tė pėrqendrosh vėmendjen drejt zgjidhjes sė problemit.

    2. Rreziko gjithmonė, jep maksimumin

    Nė qoftė se angazhohesh gjysma-gjysma, me iluzionin qė t'i shpėtosh vėshtirėsive dhe tė kesh njė jetė mė komode, atėherė dhe lumturia jote do tė jetė e pėrgjysmuar. Ėshtė njėsoj si tė shmangesh njė pjesė tė rėndėsishme tė jetės, nga frika se mund ta humbėsh. Ėshtė e nevojshme tė kesh kurajėn pėr t'i marrė pėrsipėr rreziqet: Sfidat janė kripa e jetės dhe, tė fituara ose tė humbura, janė tė nevojshme pėr tu rritur dhe pėr tu bėrė mė i fortė. Sa mė shumė do tė kesh kurajėn pėr tė pėrballuar rreziqet, pra tė luash "ndeshjen e jetės" si person i parė, aq mė shumė do tė ndjehesh e lumtur, sepse do tė dish se ke dhėnė maksimumin.

    3. Mbaj mend se kush s'jep, s'merr!

    "Pak dhe saktė". Ėshtė me tė vėrtetė mė e mira pėr t'u frymėzuar, kur bėhet fjalė pėr miq. Si tė sigurohesh n.q.s. do t'i kesh pranė pėr gjithė jetėn? Varet vetėm nga ti. Mos prit qė tė vijė nga qielli dhe tė rrijė pranė teje nėse nuk i jep asgjė si shkėmbim. Duhet tė jesh e kujdesshme, e pranishme, t'i telefonosh, tė shqetėsohesh pėr tė, ta dėgjosh, ta mbėshtesėsh nė momentet e vėshtira. Duhet tė japėsh po deshe tė marrėsh. Dhe njė kėshillė se si tė shmangesh humbjen e kohės dhe tė energjive me personat e gabuar: Pikėsėpari besoji intuitės tėnde, nėse personi kėrkon tė krijojė miqėsi me ty dhe nuk qesh ose tė pėrgjigjet brutalisht, s'meriton miqėsinė tėnde.


    4. Nė gjėrat qė bėn, vėr ca mė shumė entuziazėm!

    Studimi i njė materiali qė tė bezdis, s'bėn pėr ty?! Mos u zhyt nė kėtė mendim dhe mbushja mendjen vetes qė mund t'ia dalėsh. Duke u pėrkushtuar deri nė fund mund t'ia dalėsh pėr tė arritur qėllimin tėnd. E njėjta gjė vlen dhe pėr punėn. Duke bėrė me pasion aktivitetet e pėrditshme, nė fund do tė kuptosh se si ke bėrė diēka edhe pėr ty edhe pėr tė tjerėt. Dembelizmi ėshtė njė qėndrim pasiv dhe prej viktime ndaj botės, lumturia i pėrket atij qė angazhohet me ngulm dhe vendosmėri.


    5. Zgjedh objektivin dhe pėrpiqu ta arrish!

    Nė jetėn e pėrditshme bėhu mė shumė luftarake. Mjafton tė kesh njė synim, ta kesh pėrherė tė frikėsuar pėrballė vetes dhe tė bėsh gjithēka pėr ta arritur. Armėt tuaja pėr t'ia dalė mbanė janė pėrveē ngulimit dhe vendosmėrisė edhe frika, tėrbimi, ca ndjenja negative, por qė mund tė tė japin forcė.


    6. Pėrballoji problemet nė vend qė t'i shmangesh!

    Nuk duhet t'i nėnshtrohesh njė situate qė nuk tė kėnaq nga frika se nuk e pėrballon dot tė panjohurėn. Tė shmangėsh problemet tė bėn tė pasigurt dhe humbėse. Sa mė shumė t'i shtysh aq mė shumė do tė shtohet stresi, sa tė mos arrish tė gjesh fillin pastaj. Nė tė kundėrt arrin tė jesh psikologjikisht e hekurt kur vendos rregullsi nė mendje dhe pėrballon situatat duke i zgjidhur me qetėsi dhe ngulm. Nuk ėshtė e vėrtetė qė lumturia do tė thotė mungesė problemesh, tė gjithė i kanė, vetėm qė duhet tė mėsosh t'i drejtosh me njė qėndrim pozitiv.


    7. Herė pas herė... Shtėpi, zyrė, pazari, fėmijėt, burri...

    Angazhimi i rregullt bėn mirė, po mos e lėr veten tė tėrhiqesh nga automatizmat e pėrditshme. Jeta rrezikon tė rrjedhė ditė pas dite pa e kuptuar as ti vetė atė qė tė ndodh rreth. Nganjėherė ėshtė e nevojshme tė ndalosh dhe tė reflektosh. Ėshtė e pamundur? Mundohu tė bėsh kėtė ushtrim: mbaj frymėmarrjen dhe ndėrgjegjėsohu pėr trupin tėnd, pėr pozicionin qė je, pėr lėvizjet qė bėn. Ėshtė njė ēast ndėrgjegjėsimi pėr tė mėsuar pėr veten tėnde, pėr tė kuptuar atė qė tė ndodh deri nė imtėsi.

    8. Mbushu plot me energji!

    Pėr kėtė ėshtė e nevojshme tė mėsosh tė jesh mė e ēlodhur. Sot jeta ėshtė e furishme dhe kur je i stresuar, rreziku ėshtė tė shkosh drejt animit. Ėshtė e nevojshme tė gjendet mėnyra pėr t'iu shpėtuar tensioneve tė ditės apo personave qė tė krijojnė ankth. Si? Duhet krijuar dhe shfrytėzuar tė ashtuquajturin "kohėn e cilėsisė". Pas njė dite studimi ose pune, dėgjo muzikėn e preferuar, mbėshtillu me aromat e njė banjoje tė ngrohtė dhe ēlodhe lėkurėn, bėj mesazhe shtendosėse, regjistrohu nė njė palestėr dhe eksperimento meditimin.

    9. Ndrysho qėndrimin

    Tė qahesh pa kaluar nė aksion nuk tė ndihmon pėr tė jetuar mė mirė, pėrkundrazi. Kush vazhdon tė shikojė vetėm anėt negative tė jetės, ėshtė i pėrqendruar mbi atė qė e bėn mė tė pakėnaqur. Ky ėshtė ndryshimi ndėrmjet atij qė lufton pėr tė qenė i lumtur dhe e atij qė ėshtė mėsuar tė mos kėnaqet kurrė. Qetėsia shpirtėrore ėshtė njė fitore e vėrtetė, pra pėr ta arritur s'duhet hequr kurrė dorė sė luftuari. Dhe kujtohuni qė lumturia ushqen lumturinė.

    10. Bėj sport: i bėn mirė edhe mendjes!

    Pėrveēse ėshtė i rėndėsishėm pėr mirėqenien fizike, ėshtė provuar se kontribuon nė njė ndjesi qetėsie shpirtėrore. Kemi dhe njė faktor tjetėr qė ėshtė shumė i rėndėsishėm: tė kesh njė fizik tė stėrvitur, tė fortė dhe reagues, shton sigurinė nė vetvete. E fundit nga tė mirat e sportit, ėshtė mundėsia qė tė jep pėr tė bėrė shoqėri: tė futesh nė njė palestėr, nė njė kurs vallėzimi, do tė thotė tė kesh miq tė rinj.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: 10 menyrat per te qene i lumtur!

    10 rregulla: Si e fitojnė qetėsinė shpirtėrore njerėzit e fortė mendėrisht

    Nga Amy Morin, Psychology Today


    Tė heqėsh dorė nga disa gjėra mund tė hapė dyert e kėnaqėsisė sė vėrtetė nė jetė. Forca mendore dhe paqja e brendshme shkojnė dorė pėr dore. Njerėzit mendėrisht tė fortė janė tė bindur se mund tė pėrballojnė ēfarėdolloj gjėje qė jeta hedh nė rrugėn e tyre.

    Kjo nuk do tė thotė se ata nuk ndiejnė dhimbje ose nuk ndihen tė trishtuar – ata pėrjetojnė emocionet e tyre nė njė nivel tė thellė. Por ata nuk humbasin energji duke dėshiruar qė gjėrat tė jenė ndryshe ose pėrpiqen tė ndryshojnė njerėzit e tjerė. Ata qėndrojnė tė fokusuar nė menaxhimin e mendimeve, ndjenjave dhe sjelljeve tė tyre.

    Ata gjithashtu e bėjnė vetė-pėrmirėsimin njė prioritet sepse ata e dinė se ka gjithmonė vend pėr pėrmirėsim. Dhe ata heqin dorė nga kėto 10 gjėra qė mund tė shkatėrrojnė paqen e tyre tė brendshme.


    Angazhimi me njerėz toksikė.

    Njerėzit qė ju rrethojnė ndikojnė nė mėnyrėn se si mendoni, ndiheni dhe silleni. Angazhimi me njerėz qė gėnjejnė, bėjnė thashetheme, pėrqeshin ose mashtrojnė merr njė taksė nė mirėqenien tuaj. Njerėzit mendėrisht tė fortė nuk e humbasin energjinė e tyre duke u pėrpjekur tė ndryshojnė njerėzit toksikė. Ata krijojnė kufij tė shėndetshėm emocionalė dhe fizikė.

    Vetėfajėsimi i tepruar.

    Tė mendosh se ēdo gjė ėshtė 100 pėr qind faji yt – nuk ka rėndėsi nėse kjo ėshtė njė marrėdhėnie e dėshtuar ose njė aksident – do tė ndikojė nė mėnyrėn se si e sheh veten dhe botėn rreth jush. Nuk mund tė parandalosh gjithmonė qė gjėrat e kėqija tė ndodhin. Njerėzit e fortė mendėrisht marrin pėrgjegjėsi tė pėrshtatshme. Ata e pranojnė se janė pėrgjegjės pėr zgjedhjet e tyre, por gjithashtu i pranojnė faktorėt qė janė pėrtej kontrollit tė tyre, si gjendja e ekonomisė, moti dhe zgjedhjet e njerėzve tė tjerė.

    Ndjekja e lumturisė.

    Tė mendosh se duhet tė jesh i lumtur gjatė gjithė kohės do tė rezultojė nė dėshtim. Kėnaqėsia momentale ėshtė shumė mė ndryshe nga kėnaqėsia afatgjatė. Njerėzit mendėrisht tė fortė janė tė gatshėm tė bėjnė atė qė duhet pėr tė fituar kėnaqėsinė afatgjatė. Ata nuk pranojnė tė mjaftohen me kėnaqėsi tė menjėhershme ose indulgjenca tė pėrkohshme. Ata kėrkojnė mėnyra pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme mė tė ndritur, duke krijuar qėllime afatgjata.

    Qėndrimi i rehatshėm.

    Mund tė duket sikur tė qėndrosh brenda zonės suaj tė rehatisė ėshtė ēelėsi pėr t’u ndier mirė nė jetė. Por, nuk mund t’iu shmangesh shqetėsimeve pėrgjithmonė. Njerėzit mendėrisht tė fortė pėrballen me frikėn, bėjnė aventura nė zona tė panjohura dhe testojnė kufijtė e tyre. Ata e dinė se tė qėnurit jo rehat ėshtė e tolerueshme dhe tė lejosh veten tė pėrjetojė siklet ėshtė ēelėsi pėr tė jetuar njė jetė mė tė mirė.

    Mendėsia e viktimės.

    Tė mendosh se bota dhe njerėzit nė tė janė aty pėr tė tė shkatėrruar do tė ju ndalojė nga shfrytėzimi maksimal i potencialit tuaj. Nė fakt, nėse gjeni shkakun e tė gjithė problemeve tuaja nė rrethanat e jashtme, nuk do tė merrni kurrė pėrgjegjėsitė mbi jetėn tuaj. Njerėzit mendėrisht tė fortė pranojnė zgjedhjet e tyre, madje edhe pėrballė rrethanave tragjike. Ata pėrqendrohen nė gjėrat qė ata mund tė kontrollojnė, dhe ata refuzojnė tė humbasin kohėn e tyre duke pritur keqardhje nga tė tjerėt.

    Pėrpjekjet pėr t’u bėrė pėrshtypje njerėzve.

    Ju mund tė humbisni shumė nga jeta juaj duke u pėrpjekur t’i bėni njerėzit qė tė iu pėlqejnė. Nė varėsi tė admirimit nga tė tjerėt, kjo gjė u jep tė tjerėve fuqi mbi ju. Njerėzit mendėrisht tė fortė janė tė rehatshėm nė lėkurėn e tyre. Ata nuk e humbasin kohėn e tyre duke u shqetėsuar nėse njerėzit e tjerė miratojnė zgjedhjet e tyre. Pėrkundrazi, ata pėrqendrohen nė tė jetuarit sipas vlerave tė tyre.

    Ndjekja e pėrsosjes.

    Pėrpjekja pėr pėrsosmėri ėshtė e shėndetshme. Por kėmbėngulja pėr pėrsosmėri ėshtė njė betejė e vėshtirė. Ju kurrė nuk do tė ndiheni mirė nėse vendosni shiritin e pamundur. Njerėzit mendėrisht tė fortė pranojnė se do tė dėshtojnė dhe do tė bėjnė gabime. Ata janė nė gjendje tė pranojnė gabimet dhe dobėsitė e tyre.

    Grindjet.

    Ju mund tė mendoni se zemėrimi nė njė grindje dėmton dikė tjetėr. Por, nė realitet, mbajtja e zemėrimit dhe e urrejtjes vetėm pakėson jetėn tuaj. Njerėzit mendėrisht tė fortė i lėnė grindjet, nė mėnyrė qė ata tė pėrqėndrojnė energjinė e tyre nė kauza mė tė vlefshme. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė se ata lejojnė veten tė abuzohen nga njerėzit. Kjo thjesht do tė thotė se ata nuk lejojnė qė pakėnaqėsia tė zotėrojė jetėn e tyre.

    Kėrkimi i gjėrave materiale.

    Pa marrė parasysh se sa para keni bėrė, njė shtėpi mė e madhe, njė makinė mė e bukur apo veshje mė tė shtrenjtė nuk do t’iu japė paqe mendore. Pritshmėria qė zotėrimet materiale do tė kėnaqin nevojat tuaja, do tė ju lėrė shumė tė zhgėnjyer. Megjithatė, njerėzit e fortė mendėrisht nuk janė domosdoshmėrisht minimalistė. Ata mund tė gėzojnė gjėra tė bukura. Por ata nuk presin qė pasuritė e tyre materiale t’u japin gėzim dhe kėnaqėsi.

    Vetėbesimi i plotė.

    Tė mendosh se mund tė bėsh gjithēka vetė ka tė bėjė me tė sjellurit si i fortė- jo me tė qenurit i fortė. Do tė ketė raste kur kėrkesa pėr ndihmė ėshtė e rėndėsishme. Njerėzit mendėrisht tė fortė nuk kanė frikė tė pranojnė kur kanė nevojė pėr ndihmė. Nėse ata mbėshteten nė njė fuqi mė tė lartė, kėrkojnė ndihmė profesionale, ose mbėshteten te njė mik gjatė njė kohe nė nevojė, ata fitojnė forcė nga tė tjerėt. Duke ditur se nuk duhet tė kenė tė gjitha pėrgjigjet, u jep atyre njė ndjenjė tė ripėrtėrirė tė paqes sė brendshme.


    Si Tė Ndėrtoni Muskuj Mendorė

    Paqja e brendshme vjen nga njohja e bindjeve tuaja dhe gatishmėria pėr tė vepruar sipas tyre. Ajo ka nevojė pėr muskuj mendorė pėr ta bėrė kėtė. Pėr fat tė mirė, tė gjithė kanė aftėsinė pėr tė ushtruar ushtrime tė forcės mendore ēdo ditė. Sa mė shumė muskuj mendorė qė ndėrton, aq mė lehtė ėshtė tė gjejmė kėnaqėsi tė vėrtetė nė jetė.


    Gazeta Mapo

    https://gazetamapo.al/10-rregulla-ja...te-menderisht/

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: 10 menyrat per te qene i lumtur!

    Pėr tė qenė mė i lumtur, ji i guximshėm por jo i pamatur

    Nga Arthur C.Brooks - “The Atlantic”


    “Nuk do ta besonit kurrė. Ėshtė si njė makth i mrekullueshėm!”. Kėshtu e pėrshkruan vrapimin e demave nė Pamplona nė ​​Spanjė, Bill Gorton, njė pijanec veteran i ushtrisė, personazh i romanit tė vitit 1926 “Dhe dielli lind pėrsėri” tė Ernest Heminguejit.

    Ēdo vit, nė orėn 8 tė mėngjesit tė 7 korrikut, 6 dema tė rritur (tė shoqėruar nga 6 tė tjerė mė tė moshuar) ndjekin nė rrugėt e qytetit disa tė rinj vendas tė quajtur mozos (dhe njė numėr jo tėvogėl turistėsh tė huaj, tė tėrhequr nga mėnyra se si Heminguei e pėrshkroi atė festival) deri tek arena ku do tė zhvillohen mė pas ndeshjet e demave me toreadorėt.

    Nėse ky ritual i lashtė ju duket i rrezikshėm, keni tė drejtė. Qė nga viti 2005, janė plagosur tė paktėn 78 njerėz, dhe disa prej tyre kanė humbur jetėn. Shumica kanė qenė turistė tė huaj, tė cilėt kishin festuar duke pirė gjatė gjithė natės, pėrpara se tė vraponin me sy tė zgurdulluar pėrgjatė rrugėve tė panjohura me kalldrėm, duke u ndjekur nga kafshėr e shpejta dhe agresive qė peshonin mė shumė se 1 mijė kilogramė.

    Dhe thelbi i ēėshtjes qėndron pikėrisht tek rreziku. Tė lexosh Heminguejin – dhe tė shohėsh rrugėt e mbushura me rreth 1 milion turistė ēdo vit – atėherė tė duket se pak gjėra janė mė emocionuese sesa tė pėrpiqesh t’u shmangesh sulmit tė demave, duke e rrezikuar jetėn tėnde. Tė vraposh bashkė me disa dema tė tėrbuar nga pas, mund t’ju duket njė veprim qesharak.

    Por kjo traditė ,i ofron secilit nga ne njė leksion se si ta ekspozojmė veten ndaj njė rreziku tė vogėl por tė vėrtetė, dhe jo tė rreme si ajo e “maleve ruse” apo shtėpisė sė shtrigave. Nėse keni nevojė tė ndiheni mė tė gjallė, tė forconi guximin apo tė shihni se ēfarė jeni tė gjendje tė bėni, zgjidhja mund tė jetė bėrja e diēkaje qė t’ju nxjerrė nga zona juaj e sigurisė.

    Ndoshta kjo nuk duhet demomos tė bartė njė rrezik si vrapimi me demat. Ndoshta mund tė mjaftojė tė mėsoni tė ngisni njė motor Vespa, t’i thoni “Tė dua” dikujt qė e palqeni, apo tė mbaninjė fjalim nė publik. Nė ēdo rast, pak frikė dhe rrezik, tė pėrjetuara me qėllim, mund tė krijojė pak magji nė jetėn tuaj.

    Ndėrmarrja e veprimeve tė rrezikshme, mund tė jetė nė vetvete njė kauzė e fisme. Pėr shembull nė vitin 2012, disa studiues qė intervistuan praktikues tė sporteve tė rrezikshme, si p.sh. rrėshqitja me kajak nėpėr ujėravara, zbuluan se motivimet e tyre pėrfshijnė eksitimin, arritjen e qėllimeve, forcimin e miqėsive, dėshminė e aftėsive personale si dhe tejkalimin e frikės.

    Disa atletė tė sporteve ekstreme e pėrshkruajnė pėrvojėn si tė shenjtė, ose tė papėrshkrueshme me fjalė. Madje mund tė ndodhė qė ata tė arrijnė tė hyjnė nė njė gjendje, nė tė cilėn njeriu ndihet plotėsisht nė kontrollin e situatės. Por ndonjėherė ndėmarrja e veprimeve tė rrezikshme, mund tė jetė njė shenjė e telasheve.

    Kėta njihen si “njerėz qė kėrkojnė ndjesi”, dhe priren tė kenė aktivitet tė ulėt tė amigdalės nė tru, pra njė reagim mė tė butė tė “lufto ose ik”. Po ashtu, ata kanė reagime me tė buta ndaj stresit dhe frikės, dhe i nėnvlerėsojnė gjasat qė veprimi i tyre tė sjellė pasoja negative.

    Kėta njerėz kanė mė shumė gjasa se tė tjerėt qė tė hidhen nga avioni me parashutė, tė ngacmojnė kafshė tė egra tė rrezikshme, si dhe tė pėrdorin substanca tė rrezikshme pėr shėndetin si alkoli dhe droga, deri nė mbidoza qė janė vdekjeprurėse. Njerėzit qė ndėrmarrin veprime tė rrezishme pėr arsye logjike, mund tė mendohet se janė tė guximshėm.

    Ndėrsa ata qė e bėjnė kėtė nė pėrpjekje pėr tė korrigjuar nivelin e tyre tė ulėt tė dinamizmit, janė tė pamatur. Shkencėtarėt kanė qenė nė gjendje t’i dallojnė kėta dy lloje njerėzish duke pėrdorur skanimet e trurit. Nė pėrgjithėsi, njerėzit e guximshėm kanė njė sistem limbik normal (atje ku ndodhet amigdala) dhe ndjejnė frikė, por ata pėrpiqen qė ta kapėrcejnė atė.

    Njerėzit e pamatur, zakonisht me njė aktivitet limbik kaotik, nuk arrijnė ta njohin rrezikun, dhe pėr kėtė arsye janė tė pavėmendshėm ndaj rreziqeve. Nuk ka dyshime se shumė nga njerėzit qė vrapojnė me demat janė trima, por midis atyre ka edhe tė pamatur.

    Heminguei shkroi pėr vrapimin me demat, pasi e kishte bėrė vetė atė nė vitin 1923 me nxitjen e koleges sė tij Gertruds Shtein, dhe e cilėsoi njė pėrvojė shumė zbavitėse. Ironikisht, vetė Heminguej nuk ėshtė njė shembull i mirė i ndėrmarrjes sė veprimeve tė rrezikshme pėr synimepozitive.

    Ai ishte njė kėrkues emocionesh, me njė tė kaluar vetėshkatėrruese tė pasioneve tė rrezikshme.Sado qė disa njerėz e duan rrezikun – qoftė kurajozė apo tė pamatur – lumturia qė nxjerrin prej tij ka tendencė tė ndodhė pas ndėrmarrjes sė veprimit. Nė vitin 2019, studiuesit qė studionin ēiklistėt qė zbrisnin nga zonat malore, zbuluan se ata pretendonin se ky sport u jepte shumė lumturi.

    Por lumturia e tyre ishte mė e ulėt gjatė aktivitetit, sesa para apo pas tij. Pra mocioni duket se buron mė shumė nga ideja pėr tė bėrė diēka tė rrezikshme, sesa nga vetė veprimi. Pra ka tė ngjarėtė jeni tė lumtur sepse keni vrapuar me demat, por gjatė vrapimit ndoshta keni qenė thjesht shumė i frikėsuar.

    Kur bėhet siē duhet, pėrfshirja nė diēka pak tė rrezikshme mund tė rrisė guximin dhe lumturinė. E bėrė keq, ajo ėshtė thjesht marrėzi, dhe rrezikon tė na lėndojė apo edhe tė na marrė jetėn. Kur bėhet fjalė pėr lumturinė, sporti ekstrem qė praktikoni mund tė mos jetė teknikisht njė sport.

    Nga 3 fėmijėt e mi tė rritur, 2 prej tyre hidheshin me parashutė nga avioni pėr tė sfiduar veten (si unė), ndėrsa i treti mendonte se kjo ishte njė ide idiote (si gruaja ime). Por ky i fundit do tė martohet muajin e ardhshėm nė moshėn 24-vjeēare, njė vendim qė pėr shumė bashkėmoshatarė tė tij duket mė i frikshėm, sesa ēdo gjė qė po ndodh sot nė Pamplona.

    Mendoni pėr gjėrat qė po i shtyni, apo qė mendoni se nuk mund t’i bėni, dhe kjo mund tė jetė e mundur me njė guxim tė vėrtetė. Ndoshta sfida qė ju pret ėshtė fizike, si njė hedhje nga diku, apo ndoshta ėshtė sociale ose emocionale, si pėr shenmbull t’i tregoni dikujt ndjenjat tuaja tė vėrteta,apo tė merrni seriozisht nevojėn e ndryshimit tė vendit tėe punės.

    Nelson Mandela thoshte dikur: “Kam mėsuar se guximi nuk ėshtė mungesa e frikės, por triumfi mbi tė. Trim nuk ėshtė ai qė nuk ka frikė, por ai qė e kapėrcen frikėn”. Kėto janė fjalė qetėsuese,tė thėna nga njė njeri qė mund tė na mėsojė tė gjithėve mbi ndėrmarrjen e veprimeve tėrrezikshme pėr tė mirėn e pėrbashkėt.

    Por pyetja mbetet po aty: Si mund ta kapėrcej frikėn time? Hapi i parė, ėshtė tė imagjinoni tė bėni atė qė ju frikėson, dhe si do tė ndiheni nėse do ta ndėrmerrni atė veprim. Kjo do t’ju mėsojė me idenė, dhe do ta bėjė atė mė pak tė frikshme. Por mendoni qartė, duke e pėrdorur trurin tuaj tė ndėrgjegjshėm pėr tė arsyetuar, dhe jo vetėm amigdalėn pėr tė perceptuar ndjesitė.

    Nė disa raste shanset e dėshtimit janė aq tė larta, dhe pasojat po aq tė tmerrshme, sa vetė akti i pakujdesshėm. Pasi lexoi nė rubrikėn time mbi rrugėtimin qė bėra nė “Camino de Santiago” nė veri tė Spanjės, njė lexuese mė kontaktoi pėr tė mė thėnė se edhe ajo kishte vendosur ta bėnte atė.

    Madje tė gjithė trajektoren prej 800 km pėr 1 muaj ecje nė kėmbė, dhe jo vetėm versionin e reduktuar qė kisha bėrė unė pėr vetėm 1 javė. Pėr tė ishte njė sfidė personale, e cila synonte t’i kundėrvihej kundėr imazhit qė ajo kishte gjithmonė pėr veten:atė tė njė njeriu tė paaftė tė pėrballojė aktivitetin fizik intensiv dhe shimbjen.

    Kėshilla ime ishte qė ajo ta planifikonte udhėtimin 1 vit mė herėt, pėr tė pasur kohė pėr tė studiuar, lexuar tekste tė historisė dhe filozofisė, dhe mė e rėndėsishmja pėr ta rikthyer trupin e saj nė formė pėr tė pėrballuar udhėtimin e gjatė.

    Nėse doni tė rrisni lumturinė tuaj duke ndėrmarrė njė veprim tė rrezikshėm, duhet ta bėni atė siē duhet, dhe jo vetėm duke vepruar nė mėnyrė impulsive. Studimet tregojnė se lumturia dhe impulsiviteti janė kryesisht tė papajtueshme me njėra-tjetrėn. Ndryshimi i punės dhe karrierės ēdo 10 vjet ėshtė “sporti” im ekstrem.

    Kur braktisa karrierėn time si muzikant pėr t’u bėrė njė studiues, ndihesha shumė i pasigurt dhe i frikėsuar. Por stresi mė forcoi, dhe nė fund mė dha mė shumė besim pėr ta ditur se si tė realizoj ndryshimin e karrierės nė tė ardhmen.

    Kur u largova nga bota akademike pėr tė drejtuar njė organizatė tė madhe jofitimprurėse, nuk pata tė njėjtėn frikė, pasi besoja se mund tė zhvilloja aftėsitė e nevojshme pėr karrierėn time tė re. Tek e fundit, e kisha bėrė tashmė kėtė gjė. Ndaj ecni pėrpara, dhe shtyjeni derėn qė keni pasur frikė ta hapni. Nga aty mund tė dalin njė tufė demash tė zemėruar, tė etur t’ju ndjekur nėpėrrrugė pėr t’iu goditur. Por atje me ta, mund tė jetė vetja juaj mė e mirė.


    Bota.al

    https://bota.al/per-te-qene-me-i-lum...-jo-i-pamatur/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 27-07-2022 mė 10:17

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Pėr: 10 menyrat per te qene i lumtur!

    Tė qenė e lumtur ėshtė njė synim i rėndėsishėm pėr shumė njerėz. Kėtu janė 10 mėnyra tė ndryshme pėr tė arritur kėtė objektiv:

    1. Kujdesu pėr veten: Merr kohė pėr tė pasur kujdes pėr veten tėnde fizikisht, emocionalisht dhe mendėrisht. Bėj ushtrime, hani ushqim tė shėndetshėm, flini mjaftueshėm dhe bėj gjėra qė tė ndihesh mirė me veten tėnde.

    2. Krijo lidhje tė shėndetshme: Merr kohė pėr tė qenė me familjen dhe miqtė e tu. Lidhjet e shėndetshme dhe tė mbėshtetėse janė thelbėsore pėr lumturinė.

    3. Pėrqendrohu nė momentin e tanishėm: Shumė herė ankohemi ose ankohemi pėr tė shkuarėn ose shqetėsohemi pėr tė ardhmen. Pėrqendrohu nė momentin e tanishėm dhe vlerėsoji atė qė ke tani.

    4. Realizo qėllime personale: Vendos qėllime tė arsyeshme dhe puno drejt tyre. Progresi dhe arritja e qėllimeve personale mund tė sjellin ndjenjėn e lumturisė dhe tė realizimit personal.

    5. Bėj gjėra qė tė bėjnė tė lumtur: Identifikoni aktivitetet dhe hobi qė tė sjellin gėzim dhe lumturi. Mund tė jetė arti, muzika, sporti, kopshti, ose cfarėdo qė tė bėn tė ndihesh mirė.

    6. Ndihmo tė tjerėt: Dhe ndihma e tė tjerėve mund tė sjellė lumturi. Vullnetarizmi dhe ndihma e tė varfėrve ose tė nevojshėm mund tė japin ndjenjėn e kėnaqėsisė dhe shpirtėrojnė.

    7. Krijo njė balancė: Gjej njė balancė tė mirė midis punės dhe jetės personale. Mjafton kohė pėr tė relaksuar, argėtuar dhe tė bėsh gjėra qė tė shijosh.

    8. Mėso nga sfidat: Shpeshherė sfidat dhe pengesat janė pjesė e jetės. Krijo njė qasje pozitive dhe mėso nga sfidat. Ndrysho perspektivėn dhe shiko sfidat si mundėsi pėr tė rritur dhe zhvilluar.

    9. Kultivoji mirėnjohjen: Vlerėsoji atė qė ke dhe kultivoji njė qasje tė mirėnjohjes. Shkruaj njė ditar mirėnjohjeje ose merr njė moment pėr tė reflektuar mbi gjėrat pozitive nė jetėn tėnde.

    10. Largohu nga negativiteti: Pėrpiqu tė largohesh nga njerėzit dhe situatat negative qė tė ēojnė nė trishtim dhe stres. Krijo njė mjedis pozitiv dhe rrethohu me njerėz qė tė japin energji pozitive.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •