Për Nënë Terezën kemi dëgjuar të gjithë. Shumë e vlerësojnë si Nënë dhe nder i kombit. Unë mendoj se e meriton të quhet nder i kombit, sepse thjesht i bëri nder dhe po i bën nder kombit shqiptar. Pa të sa më të varfër do të ishin në sy të botës.
Shpesh herë kur prezentohemi në vende të huaja, nuk e di a e keni provuar, kur thoni se vij nga mëmëdheu i Nënë Terezës njerëzit shprehin një respekt më të madh ndaj teje - falë shembullit të kësaj Nëne shqiptare.
Ajo do të duhej të na bashkojë të gjithë ne bashkëkombasë të dashur! Ajo ishte për Zotin por edhe për njeriun. Ajo besonte në Zotin që kujdeset për personin njeri, i cili është i varfër, i pasur, i sëmur, në prag të vdekjes, mendjemadh, smirëzi, egoistë.... thoshte: nuk ka rëndësi: Duaje të tillë si është! Nuk fliste shumë, por me vepra dëshmoi më së miri se si duhet të jetohet për të qenë i lumtur!
A është rruga më e mirë (nuk po them më e lehtë) ajo që tregoi Nënë Tereza, për të pasë një ardhmëri më të lumtur edhe populli shqiptar? A thua nuk na sqaron aq shumë gjëra të ndërlikuara ky shembull i saj shumë i thjeshtë, por tejet i thellë dhe me plot kuptim?
Me respekt!
Ruaj Lidhjet