Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
Pyetje dhe përgjigje të rëndesishme për fillestarë
Pjesa e parë
1.Cilat janë tri parimet themelore që është i obliguar t'i dijë çdo njeri?
- Njohja e Zotit tënd.
- Njohja e fesë tënde.
- Njohja e Pejgamberit tënd.
2.Kush është Zoti i juaj?
- Zoti ynë është Allahu.
3.Cila është feja e juaj?
- Feja jonë është feja Islame.
4.Cili është Pejgamberi i juaj?
- Pejgamberi ynë është Muhamedi salAll-llahu alejhi ve sel-lem.
5.Sa dhe cilat janë kushtet e fesë Islame?
- Kushtet e fesë Islame janë pesë. Ato janë:
1.Dëshmia (Shehadeti)
2.Namazi
3.Zekati
4.Agjërimi i Ramazanit
5.Shkuarja në Haxh për atë që ka mundësi.
6.Si thuhet Dëshmia (Shehadeti) dhe ç'domethënë ajo?
- Shehadeti thuhet kështu:
ESH-HEDU EN LA I LAHE IL-LALL-LLAH
VE ESH-HEDU ENNE MUHAMEDEN ABDUHU VE RESULUHU
Kjo domethënë: Dëshmoj se nuk ka asnjë të adhuruar me të drejtë, përveç ALLAHUT dhe dëshmoj se MUHAMMEDI është rob dhe i Dërguar i Tij.
7.Çka është Imani - Besimi?
- Imani është: Të besuarit me zemër (kjo përfshin të besuarit në Allahun, në melaiket e Tij, në librat e Tij, në pejgambërët e Tij, në Ditën e Gjykimit dhe të besuarit në caktimin e Allahut etj.), të shqiptuarit me gojë (shehadeti) dhe kryerja e veprave (namazi etj.).
8.Sa dhe cilat janë kushtet e Besimit - Imanit ?
- Feja Islame ka gjashtë kushte të Besimit (Imanit), e ato janë:
1.Besimi në Allahun
2.Besimi në melaiket e Tij
3.Besimi në librat e Tij
4.Besimi në pejgamberët e Tij
5.Besimi në Ditën e Gjykimit
6.Besimi në caktimin e Allahut
9. Cila është gjëja themelore në Fenë Islame?
- Gjëja themelore në Fenë Islame është besimi në Allahun e Lartësuar.
10. Si duhet të besojë njeriu në ekzistencën e Allahut?
- Njeriu është i obliguar të jetë i bindur plotësisht në ekzistencën e Allahut, të mos dyshojë aspak në të, të besojë se Allahu është mbi të gjitha krijesat me Qenien e Tij ashtu siq i takon Madhërisë së Tij me menyrën që nuk e di askush prej robërve të Tij. Edhe pse Allahu qëndron me Veten e Tij mbi të gjitha krijesat e Tij, dija, dëgjimi dhe shikimi i Tij është në çdo vend dhe me çdo krijesë.
11. Si e njeh Zotin tend?
- E njoh në bazë të argumenteve dhe krijesave të Tij siç janë: nata, dita, Dielli, Hëna, Toka, qiejt etj. Allahu i Lartësuar thotë: "Prej argumenteve të Tij janë: nata, dita, Dielli e Hëna, prandaj mos i bëni sexhde (mos i adhuroni) as Diellit e as Hënës, por bëni sexhde All-llahut i Cili i krijoi ato...", dhe thotë Allahu i Lartësuar: "Në krijimin e qiejve e të Tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt".
12. Cilat janë llojet e Tevhidit?
1. Tevhidi Rububijjeh
2. Tevhidi Uluhijjeh dhe
3. Tevhidi Esma ves - Sifat
13. Çka nënkupton me Tevhidin Rububijjeh?
- Tevhidi Rububijeh nënkupton të besuarit se vetëm Allahu është Zot, Krijues, Furnizues, Drejtues dhe Posedues i çdo gjëje. Ai e drejton dhe e rregullon çdo gjë dhe i di imtësitë e çdo gjëje. Vetëm Ai është që jep jetëra dhe merr shpirtra. Vetëm Allahu mund të sjellë dobi dhe të mira dhe vetëm Ai mund t'i largoj dëmët dhe rreziqet. Çdo gjë është në Doren e Tij. Ai është i Plotëfuqishëm i Cili vepron çka të dojë dhe gjykon si të dojë dhe nuk ka shok në asgjë.
14. Çka nënkupton me Tevhidin Uluhijjeh?
- Tevhidi Uluhijeh nënkupton të besuarit se vetëm Allahu është Ai i cili meriton të adhurohet dhe askush tjeter përveç Tij. Pra, jeriu është i obliguar që gjithë adhurimin, të dukshmin dhe të fshehurin, t'ia kushtojë vetëm Allahut dhe askujt tjetrër përveç Tij, kushdo qoftë ai, melaike i veçuar apo pejgamber i dërguar. Pra , të gjitha llojet e adhurimit si: lutja, përulja, dashuria, frika, shpresa etj., nuk bën që t'i drejtohen askujt tjetër përveç Allahut të Lartësuar.
15. Çka nënkupton me Tevhidin Esma ues sifat -Besimi në Emrat dhe Cilësitë e Allahut-?
- Tevhidi Esma ve sifat nënkupton të besuarit se Allahu ka emra të bukur dhe cilësi të larta dhe të përsosura , në të cilat askush nuk është i barabartë. Allahu thotë: "Askush nuk është si Ai. Ai është Dëgjuesi dhe Vështruesi i çdo gjëje ''
16. Si jemi të obliguar që ta emertojmë dhe cilësojmë Allahun?
- Njeriu është i obliguar që ta emertojë dhe cilësojë Allahun ashtu si e ka emertuar dhe e ka cilësuar Ai Vetvetën e Tij, apo ashtu si e ka emertuar dhe e ka cilësuar Atë i Dërguari i Tij Muhamedi salAll-llahu alejhi ve sel-lem, duke mos e krahasuar dhe përgjasuar Atë me askend dhe duke mos i keqinterpretuar dhe mohuar cilësitë e Tij.
17. Cili është kushti i dytë i Imanit?
- Kushti i dytë i Besimit (Imanit) është besimi në Melaike.
18. A janë melaiket krijesa të dukshme për njerzit?
- Melaiket janë botë e fshehtë. Ato janë krijesa të padukshme për njerëzit, ndonjëherë edhe të dukshme me lejen e Allahut.
19. A e meritojnë melaiket që të adhurohen?
- Jo, as melaiket e askush tjetër përveç Allahut nuk e meriton të adhurohen.
20. Prej çfarë janë të krijuara melaiket?
- Melaiket janë të krijuara prej dritës.
21. Sa është numri i Melaikeve?
- Numrin e tyre nuk e di askush përveç Allahut.
22. A i kundërshtojnë Melaiket urdhërat e Allahut?
- Melaiket janë plotësisht të nënshtruara ndaj Allahut dhe asnjëherë nuk e kundërshtojnë urdhërin e Tij, Allahu në Kur'an thotë: "Nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të obliguar".
23. Përmendi disa nga detyrat e melaikeve?
1. Bartja e shpalljes tek pejgambërët.
2. Shkruarja e veprave të njerzve.
3. Marrja e shpirtave të njerzve etj..
24. Përmendi emrat e disa melaikeve?
1. Xhibril (Bart shpalljen e Allahut deri te pejgambërët)
2. Mikail (Është i obliguar për shiun dhe bimët)
3. Israfil (Është i obliguar t'i fryjë Surit)
4. Malik (Është mbikqyrës i zjarrit të Xhehennemit)
5. Melekul mevt (Është i obliguar për marrjen e shpirtave të njerëzve).
25. Cili është kushti i tretë i besimit?
- Kushti i tretë i besimit (Imanit) është besimi në librat e shpallura nga Allahu i Madhëruar.
26. Kujt i janë zbritur librat e shenjta?
- Librat e shenjta i janë zbritur Pejgamberëve.
27. Çka kanë përmbajtur ato libra?
- Libra e shenjta kanë përmbajtur ligje dhe rregulla se si duhet të adhurohet vetëm Allahu e askush tjetër përveç Tij.
28. Çfarë ka ndodhur me librat e shenjta pas vdekjes së pejgambërve?
- Pas vdekjes së pejgamberëve njerëzit i kanë ndryshuar këto libra duke shtuar fjalë të tyre apo duke i munguar fjalët e Allahut. Këtij ndryshimi i ka shpëtuar vetëm Kur'ani, i cili është dhe do të mbetet i pandryshuar.
29. Si duhet besuar librat e shenjta që kanë zbritur para Kur'anit?
- Njeriu është i obliguar që këto libra t'i besojë në përgjithësi; se janë zbritur nga Allahu dhe kanë qenë fjalë të Allahut; se ka pasur udhëzime në to dhe kanë thirrur në besim të pastër (Tevhid); se janë të anuluara me Kur’an, si dhe janë të ndryshuara sot.
30. Përmendi emrat e disa librave të shpallura?
1. Tevrati- i është zbritur Musait salAllahu alejhi ve sel-lem .
2. Zeburi- i është zbritur Daudit salAllahu alejhi ve sel-lem .
3. Inxhili- i është zbritur Isaut salAllahu alejhi ve sel-lem .
4. Kur'ani- i është zbritur Muhamedit salAllahu alejhi ve sel-lem.
31. Cili është kushti i katërt i besimit?
- Kushti i katër i besimit (Imanit) është besimi në Pejgamberë.
32. Çka janë pejgamberët?
- Pejgambërët janë njerëz që Allahu i Lartësuar i ka zgjedhur për t'ua mësuar njerëzve fenë, për t'ua bërë të qartë se çka u sjell dëm e çka u sjell dobi. Pejgamberët kanë qenë njerëzit me cilësitë më të larta.
33. A janë emrat e të gjithë pejgamberëve të përemendur në Kur'an?
- Në Kur'an janë të përmendur vetëm disa prej emrave të pejgamberëve.
34. Cili është Pejgamberi i fundit?
- Pejgamberi i fundit pas të cilit nuk do të këtë pejgamber tjetër është Muhamedi salAllahu alejhi ve sel-lem.
35. Përmendi disa emra të pejgamberëve të përmendur në Kur'an?
1. Nuhu salallahu alejhi ve sel-lem
2. Ibrahimi salallahu alejhi ve sel-lem
3. Musai salallahu alejhi ve sel-lem
4. Isau salallahu alejhi ve sel-lem
5. Muhamedi salallahu alejhi ve sel-lem.
36. Cili është kushti i pestë i besimit?
- Kushti i pestë i besimit (Imanit) është besimi në Ditën e Fundit (Ditën e Kijametit).
37. Çka nënkupton me fjalën Dita e Fundit?
- Kjo nënkupton të besuarit e çdo gjëje që do të ndodhë pas vdekjes, për të cilat ka lajmeruar Allahu dhe i Dërguari i Tij Muhamedi salAll-llahu alejhi ve selem, siç janë: Pyetja, knaqësia apo denimi në varr, ringjallja, dhënja e llogarisë, Havdi i Pejgamberit salAll-llahu alejhi ve sel-lem (liqeni - nga i cili do të pijnë ujë vetëm pasuesit e tij), Ura e Siratit, Xhenneti, Xhehenemi etj.
38. A do ta shohin besimtarët Zotin e tyre në ahiret?
- Po, besimtarët do ta shohin Allahun e Madhëruar me sytë e tyre dhe kjo për ta do të jetë knaqësia më e madhe, madje edhe më e madhe se sa hyrja e tyre në Xhennet.
39. Cili është kushti i gjashtë i besimit?
- Kushti i gjashtë i besimit (Imanit) është besimi në caktimin e Allahut.
40. Si duhet të besojë muslimani në caktimin e Allahut?
- Muslimani duhet të besojë se çdo gjë që ndodh në këtë botë, ndodh vetëm sipas caktimit të Allahut, kurse ajo gjë që nuk ka ndodhur , nuk ka ndodhur sepse Allahu nuk e ka caktuar.
41. Caktimi i Allahut ka kater shkallë, cilat janë ato?
- Çdo gjë që ndodh nuk ndodh pa e ditur, dëshiruar, shkruar dhe pa e krijuar All-llahu i Lartësuar. Pra caktimi i All-llahut ka katër shkallë:
1. Dija
2. Dëshira
3. Shkrimi dhe
4. Krijimi.

burimi-www.udhezimi.com
Krijoni Kontakt