Postuar më parë nga
Adna
Nje interviste me kerkues vaksinash te terhequr (dale ne pension). Jon Rappoport and Dr. Mark Randall Dr. Mark Randall eshte pseudonimi i nje studiuesi vaksinash i cili ka punuar per shume vjet ne laboratoret me te medhenj te industrise fermaceutike dhe te institutiteve nacionale te shendetit te qeverise se U.S.A. (sh.b.a). Mark eshte terhequr (ka dale ne pension) dekaden e kaluar (sot 2011). Ai eshte shprehur se eshte “neveritur me ate qe ka zbuluar mbi vaksinat”. Ai ngurron pak te flase ne lidhje me kete edhe pse nen masken e anonimitetit, porse me shtytjet e reja qeveritare qe vaksinat te behen mandatore (te detyrueshme) – me penalitete (e denueshme me “ligj”) –ai ka vendosur ta thyeje heshtjen e tij.
Ai jeton rehatshem ne pension, porse si shume prej burimeve te mia te informacionit afat-gjate, ai ka zhvilluar nje vetedije (ndergjeje) per punen e tij te meparshme. Marku eshte i mire informuar e i vetedijshem per synimet e kartelit mjekesor (biznesit fermaceutik) dhe pikat e tyre per depopullimin, kontrollin e mendjes dhe dobesimin e popullsive globale.
R (reporteri): ju keni qene i bindur dikur se vaksinat ishin VULA e mjekesise se suksesshme (se mire).
M (mark): Po kam qene. Une kam ndihmuar ne zhvillimin e disa vaksinave. Une nuk do te flas se cilat prej tyre
R: Pse jo?
M: Une dua te ruaj anonimitetin tim.
R: Pra ju mendoni se mund te keni problem nqs ju dilni hapur?
M: Une mendoj se mund te humbas pensionin tim.
R: Mbi cfare bazash e thoni kete?
M: Bazat nuk kane rendesi. Keta njerez kane menyrat e tyre per te te shkaktuar probleme, sidomos kur ke qene pjese e grupit me pare. Une njoh disa njerez te cilet vezhgohen dhe u eshte shkaktuar presion dhe shqetesim.
R: Prej kujt jane kercenuar?
M: Prej FBI-se.
R: Me te vertete?
M: po sigurisht. Sidoqofte FBI ka perdorur pretekste te tjere. Dhe IRS mund te duket gjithashtu.
R: Epo me kaq e pati dhe fjala e lire.
M: Une kam qene pjese e “rrethit te brendshem”. Nese une tani filloj te jap emra dhe te bej akuza specifike kunder kerkuesve (studiusve), une mund te gjendem menjehere me nje mal me telashe.
R: Cfare duan te arrijne me keto shqetesime dhe kercenime?
M: Vaksinat jane linja (fortesa) e fundit e mjekesise moderne. Vaksinat jane justifikimi perfundimtar per “shkelqimin” e pergjithshem te mjekesise moderne.
R: A besoni se njerezit duhet te lejohen te zgjedhin (ne usa eshte me detyrim) nese ata duhet te bejne vaksina.
M: Ne nivel politik, PO. Ne nivel shkencor njerezve u duhet informacion ne menyre qe ata mund te zgjedhin mire. Eshte nje gje te thuash qe zgjedhja eshte e mire, po kur atmosfera eshte e mbushur me genjeshtra e mashtrime – si mund te zgjedhim mire? Gjithashtu nese FDA (organizata qeveritare per ushqimet dhe ilacet ne sh.b.a) do te drejtohej nga njerez te ndershem, keto lloj vaksinash nuk do te ishin licencuar kurrsesi. Ato do te hetoheshin (shqyrtoheshin) edhe per detajin me minimal.
R: Ka historianë mjekesie te cilet pohojne qe ulja e pergjithshme e nivelit te semundjeve nuk ka qene per shkak te vaksinave.
M: E di kete. Per nje kohe te gjate une e kam injoruar punen dhe tezat e tyre.
R: Pse?
M: Sepse kisha frike nga ajo qe do te zbuloja... Une isha ne biznesin e zhvillimit te vaksinave. Jeta ime varej nga vazhdimesia e asaj pune. R: Dhe pastaj cfare ndodhi me pas..?
M: Une bera kerkimet e mia.
R: Ne cfare perfundimesh arritet?
M: Arrita ne ate qe ulja e nivelit te semundjeve u arrit per shkak te permiresimit te kushteve te jeteses.
R: Te cilave kushte?
M: Uje me i paster, sistem me te perparuar te kanalizimeve, ushqimi me i mire dhe i paster, nje ulje e pergjithshme e varferise etj. Mikrobet jane kudo, porse kur ti je i shendetshem nuk semuresh kaq kollaj.
R: Cfare ndiet kur mbaruat hetimin (kerkimin) tuaj?
M: Deshperim. Une kuptova se po punoja ne nje sektor te bazuar mbi nje koleksion genjeshtrash.
R: A jane disa vaksina me te rrezikshme sesa disa te tjera? M: PO. Psh. DTP (difterit, tetanus, pertusis), MMR (measles, mumps, rubella – fruthi, shytat, rubeola). Porse disa paketa (ngarkesa – lot ang) te te vaksinave te njejta jane me te rrezikshme sesa disa te tjera. Sa per mendimin tim te gjitha vaksinat jane te rrezikshme, disa shume me teper se disa te tjera.
R: Pse?
M: Per disa arsye. Ato perfshijne sistemin imunitar njerezor ne procesin i cilit tenton te kompromentoje kete imunitet. Vaksinat gjithashtu mund te shkaktojne semundjen per te cilen supozohet se te parandalojne. Ato gjithashtu mund te shkaktojne dhe semundje te tjera pervec atyre qe duhet te parandalojne.
R: Atehere pse citohen statistika ne te cilat duket se vaksinat kane qene tmerresisht efektive ne zhdukjen e semundjeve?
M: Pseee?.. Qe te jepet imazhi se keto vaksina kane qene te suksesshme. Nese nje vaksine mbulon simptoma te dukshme te nje semundje psh- fruthi, cdokush do te mendoje rrjedhimisht qe vaksina eshte sukses. Porse nen siperfaqe vaksina mund te demtoje vete sistemin imunitar. Dhe ajo mund te shkaktoje semundje te tjera si psh- meningjitin, -- porse ky fakt fshihet, sepse anje nuk beson se vaksina mund ta beje kete. Kjo ceshtje anashkalohet.
R: Thuhet se vaksina e lise e shuajti fare line ne Angli.
M: Po keshtu duket, porse kur ti i studion te dhenat ekzistuese, ti merr nje pamje krejt tjeter.
R: E cila eshte...?
M: Ka pasur qytete ne Angli ku njerez te cilet nuk u vaksinuan nuk u infektuan nga lija dhe ka pasur te tjera ku njerez te vaksinuar perjetuan epidemi lije. Dic tjeter eshte se lija ishte ne renie perpara se te futej vaksina e lise.
R: Sipas kesaj ju thoni se ne jemi dirigjuar ne nje histori te rreme?
M: PO. Kjo eshte pikerisht ajo qe po them. Kjo eshte nje histori e gatuar qe te binde njerezit (njerezimin) qe vaksinat jane detyrimisht te sigurta dhe efektive.
R: .. Ju keni punuar ne laboratore. A kishte papasterti (impurity – ang) ne vaksina?
M: Publiku beson se keto laboratore, keto industri prodhuese jane vendet me te pastra qe ekzistojne ne toke. Kjo absolutisht nuk eshte e vertete. Infektimet ndodhin vazhdimisht. Ti mund te gjesh lloj lloj papastertish te futura ne vaksina.
R: psh. si SV40 virus majmuni i cili hyri “pa u hetuar” ne vaksina?
M: PO, po edhe kjo ka ndodhur, porse nuk e kisha fjalen per kete gje. SV40 hyri ne vaksinat e poliomelitit sepse vaksina u be duke perdorur veshkat e majmunit. Porse une po flas per dic tjeter, -- kushtet aktuale laboratorike, gabimet, gabimet nga papergjegjshmeria etj. SV40, i cili me pas u gjet ne tumore kanceroze (tek njerezit e vaksinuar) – ky per mendimin tim eshte problem struktural. Kjo ishte nje pjese e pranuar e procesit te prodhimit te vaksines. Nese ti perdor veshke majmuni, ti i hap deren mikrobeve te cilat as qe u di ekzistencen e tyre – qe mund te ndodhen ne veshka.
R: Mire... po le ta injorojme dallimin ndermjet tipeve te ndryshme te kontaminimit (ndotjes, infektimit) per nje moment. Cfare ndotesish keni gjetur ju ne kaq vite pune me vaksinat?
M: Ne rregull... do tju jap disa sqarime te asaj qe une kam hasur, dhe do tju tregoj se cfare kane gjetur kolege te mi. Kjo eshte nje liste e pjesshme. Ne vaksinen RIMAVEX - MEASLES (fruthi), ne kemi gjetur disa viruse pulash. Ne vaksinat e poliomelitit kemi gjetur acanthamoeba - ang, e cila eshte ajo e ashtuquajtura ameba “tru-ngrënëse”. Simian cytomegalovirus ne vaksinen e poliomelitit. Simian foamy virus ne vaksinen ROTAVIRUS. Viruse kanceroze shpendesh ne vaksinen e MMR. Mikro-organizma te ndryshem ne vaksinen e anthraksit. Une kam gjetur frenues enzimash potencialisht te rrezikshme ne vaksina te ndryshme. Viruse pate, qeni, lepuri ne vaksinen e rubeoles. Avian leucosis virus ne vaksinen e gripit. Virus murtaje (pestivirus – ang) ne vaksinen e MMR-se.
R: Lerme ta kuptoj drejt... Keta jane te gjithe ndotes (infektues) te cilet nuk u perkasin vaksinave.
M: Po kjo eshte e drejte. Dhe nese do perpiqesh te llogarisesh cfare demi mund te shkaktojne keta ndotes, epo ne nuk e dime realisht, sepse asnje testim nuk eshte bere ndonjehere, ose shume pak testim. Eshte nje loje me zare. Ti merr rrezikun persiper. Gjithashtu shumica e njerezve nuk e dine se disa viruse polio (poliomeliti), adenovirus vaccines - vaksinat e adenovirus, rubeoles, hepatitit A dhe fruthit jane bere me (nga) inde fetusi njerezor te abortuar. Une kam gjetur dic qe besoj se ishin fragmente bakteriale dhe viruse polio here pas here ne keto vaksina – te cilat mund te vinin nga inde fetale (fetusi). Kur ti kerkon per kontaminues (ndotes, infektues) ne vaksina, ti mund te nxjerresh materiale qe te lene ne medyshje. Ti e di qe keto materiale nuk duhet te jene kurrsesi aty, porse ti nuk e di se cfare tamam ke nxjerre. Une kam gjetur ne nje rast dic qe besoj se ishte nje fragment i flokut njerezor dhe gjithashtu mukoze njerezore. Kam gjetur ate e cila mund te quhet vetem “proteine e huaj”, qe do te thote gati cdo gje... ndoshta proteine virusesh.
R: Kembanat e alarmit po bien gjithandej...
M: Si mendon ti se si u ndjeva? Dhe kuptoje se i gjithe ky material (kontaminues) futet direkt ne qarkullimin e gjakut pa kaluar permes disa barrierave te zakonshme te imunitare.
R: Si u priten gjetjet (zbulimet) tuaja?
M: Si perfundim ishte.. -- mos u shqeteso, s’kemi ci bejme kesaj gjeje. Ne prodhimin (formimin) e vaksinave perdoren inde kafshesh te ndryshme dhe ketu arrijne te futen keto elemente kontaminues. Sigurisht ketu nuk po permend fare kimikatet standarte (ne vaksine) si formaldehyde, merkuri (zhiva – elementi me neurotoksik), dhe alumini te cilet jane te futur qellimisht ne vaksina.
R: Ky informacion eshte shume trondites.
M: Po dhe une jam duke permendur vetem disa nga kontaminuesit (ndotes) biologjike. Kush e di se sa shume te tjere vec tyre jane aty. Shume te tjere ne nuk i gjejme sepse ne nuk na shkon mendja per te kerkuar aty per to. Nese inde themi... prej zogjsh eshte perdorur per te bere nje vaksine te caktuar, sa mikrobe te mundshme mund te gjenden ne ato inde..? Ne as qe e kemi idene. Ne nuk e dime se c’mund te jene, ose cfare efektesh shkaktojne tek njeriu.
R: Po pas ceshtjes se pastertise (higjenes, mosndotjes) se vaksinave a ka dic tjeter?
M: Ketu ti po germon rrenjesisht ne gjetjen e defekteve ne vaksina. Ato duhet te ndikojne (nderlikojne) stimulimin e sistemit imunitar ne krijimin e kushteve per imunitet karshi semundjes. Kjo eshte nje premise e keqe. Nuk funksionon keshtu. Vaksina supozohet qe te “krijoje” antitrupa te cilat indirekt ofrojne mbrojtje nga semundja. Porse sistemi imunitar eshte shume me i gjere dhe me i ngaterruar (perfshires) sesa antitrupat dhe qelizat e tyre vrasese.
R: .... dhe sistemi imunitar eshte....?
M: I gjithe trupi, realisht. Perfshi ketu dhe mendjen. Ky eshte i gjithi sistemi imunitar, mund te themi me pak fjale. Per kete arsye ti mund te gjesh ne mesin e epidemive me te renda individe te cilet qendrojne te shendetshem........
ps intervisra eshte me e gjate, une solla vec kte pjese.
Krijoni Kontakt