Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Vlerësime Nga Profesionistët E Studimeve Historike.

    Punimi: Jeta, vepra dhe idetë e Hasan Tahsinit, i Laurant Bicës, është e para monografi e vërtetë e shkruar deri tani për jetën dhe veprën e Hasan Tahsinit. Ajo është më e plotë nga të gjithë artikujt apo nga ndonjë punim i shkruar për të deri më sot. Artikujt dhe një punim që njohim, kanë qenë të cunguar e të cekët në krahasim me këtë monografi. Ata kanë prekur çështje anësore të jetës e veprës së këtij shqiptari të madh dhe nuk flasin për kufizimet ideore të tij. Monografia e autorit Laurant Bica ka ngrënë një kohë të gjatë pune, ka gëzuar një kujdes të posaçëm, sepse është shfrytëzuar një bibliografi e gjerë për të, përfshirë edhe atë të autorëve turq, të cilët nuk kanë qenë njohur deri tani nga studiuesit. Në këtë monografi flitet gjerë dhe mirë:

    1. Për edukatën dhe arsimin që mori që në fëmijëri dhe në rini Hasan Tahsini.

    2. Për ndikimin e lëvizjes çlirimtare shqiptare tek ai.
    3. Për mjedisin kombëtar shqiptar në Stamboll, që ndikoi drejtpërsëdrejti tek ai.
    4. Për njohjen e iluminizmit të botës perëndimore prej Hasan Tahsinit, që i bënte dijenitë e tij me karakter universal.
    5. Jepet veprimtaria dhe përvoja e tij me jetën kulturore në Paris, me të cilën ai u njoh kur shërbeu atje disa kohë.
    6. Për veprimtarinë e tij si rektor i Universitetit në Stamboll, funksion i cili nuk e detyroi aspak të bëhej përçues i teologjisë fetare e shtetërore të kastës osmane në fuqi.
    7. Për urrejtjen e reaksionit, që e fitoi për shkak të ligjëratave shkencore që mbajti, urrejtje që çoi deri në shkarkimin e tij si rektor dhe në mbylljen e universitetit.
    8. Për intensifikimin prej tij të luftës për zhvillimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare, dhe se si kjo lëvizje nëpërmjet punës së Hasan Tahsinit bëhet më e organizuar.
    9. Për luftën për alfabetin e gjuhës shqipe, në një kohë kur kjo gjuhë e shkruar luftohej nga të katër anët dhe kur rreziku për ata që merreshin me të ishte shumë i madh.






    10. Për luftën e tij kundër alfabetit të gjuhës shqipe me gërma arabe, i cili në të ardhmen do ta ngatërronte keq betejën për shkollën dhe arsimimin shqip.
    11. Për udhëtimin e tij në vitin 1873-1874 në Shqipëri, kur merr kontakt me patriotët vendas për të përhapur ndjenjën kombëtare në Shqipëri.
    12. Për idetë e tij filozofike e shoqërore, të cilat patën ndikim jo të vogël për emancipimin e mendimit kombëtar shqiptar.
    13. Për përpjekjet e tij që idetë shkencore të përhapen në masat, qoftë edhe të kufizuara për kushtet e asaj kohe të popullit, për përpjekjen e tij që në filozofinë e tij të kapërcejë zigzaket që iu paraqitën atij në udhëtimin drejt botës së ideve të mëdha.
    14. Për hartimin prej tij të abetares, gramatikës e fjalorit shqip.
    15. Për pikëpamjet filozofike të Hasan Tahsinit mbi natyrën, në të cilat mbizotëron tendenca materialiste.
    16. Për trajtimin e ndërgjegjes nga pozitat e materializmit spontan.
    17. Vihet në dukje se Hasan Tahsini ka qenë ndër shkencëtarët e parë që përdor metodën eksperimentale në shkencë, e ndoshta është i pari. Njohja për të ishte një proces i pafund që lidhej drejtpërsëdrejti me zhvillimin e progresit njerëzor.

    Kështu që gama e problemeve që trajton autori është e gjerë dhe e shpjeguar drejt.
    Pavarësisht nga disa vërejtje e sugjerime të vogla që mund të bëhen, libri është i punuar shumë mirë dhe ai do të mirëpritet nga lexuesi ynë.

    Koli Xoxi














    * * * * *

    Hasan Tahsini është një nga figurat kryesore të lëvizjes atdhetare shqiptare dhe të lëvizjes demokratike në Turqi. Siç ve në dukje autori, Hasan Tahsini ishte koka e lëvizjes ideologjike pas shpalljes së Tanzimatit në mbarë Perandorinë Osmane. Një rilindas i shquar dhe i madh, ai na bën të krenohemi për patriotizmin e tij të kulluar dhe për erudicionin e rrallë, që e bëri të themelonte universitetin e parë në Turqi dhe të fusë në Perandorinë Osmane, i pari shkencat natyrore moderne të Europës.
    Hasan Tahsini, i mbrujtur me idetë përparimtare të iluminizmit europian, nuk është aspak një kopjues i tyre, por kulturën dhe diturinë i përdor si një armë, për të formuluar idetë dhe veprimtarinë praktike, për të zgjidhur në mënyrë sa më të përshtatshme problemet e atdheut dhe të popullit të tij dhe të procesit të demokratizimit të Perandorisë Osmane.

    Luan Dibra

























    Dr.Laurant Bica

    Thelbi i botëkuptimit të Hasan Tahsinit qe Deizmi. Në të, aty-këtu shkoklohen edhe nuanca panteiste. Në analizën që bëhet këto dromca kozmike dritësohen mjaft mirë. Deizmi, dualizmi apo panteizmi ishin botëkuptimet mbizotëruese të kohës të shekujve iluministë, shekujve 17, 18, 19. Edhe Hasan Tahsini nuk kish si dilte jashtë këtyre kornizave. Kjo del në rradhë të parë nga veprat e tij.
    Me traktatin e tij filozofik Psikologjia, që i hapi rrugën një shkence të re si psikologjia në Lindjen Europiane e në Lindjen e Mesme, ai ecën në gjurmë të traktateve filozofike, si e shqiptarëve Mihal Artioti, Leonik Tomeu në Rilindjen Europiane, Teodor Kavaliotit të Voskopojës në protorilindjen shqiptare apo në rilindjen ballkanike, krahas bashkëkohësit të tij Eugjen Bullgari etj.
    Deizmi i tij ishte botëkuptim i figurave të tilla, si Volteri, Volnei e Rusoi apo Kondijaku, dishepull i të cilëve u bë. Por ai s’mbeti edhe pa ndikime të korifejve të shekujve të dritave, si Dekarti (dualist) dhe Spinoza (panteist).
    Edhe bashkëkombasit e vet të Rilindjes qenë në këto hulli: Sami Frashëri qe deist, Naim Frashëri panteist, Jani Vreto dualist, e kështu me rradhë. Bashkëkohësit e tij dëshmojnë njëzëri që H. Tahsini qe deist, sqarojnë se ndikimin më të madh tek ai e ushtruan deistët në krahasim me filozofët e tjerë. Edhe lidhjet e Tahsinit me një varg personalitetesh të huaj bashkëkohës, me të cilët ka qenë në kontakt të ngushtë, si Namik Qemali, Xhemal Afganiu etj., botëkuptimi të cilëve ka pasur karakter deist, s’bëjnë gjë tjetër veçse çimentojnë këtë tezë...
    Ky studim, si një prej punimeve të para në lidhje me idetë, me botëkuptimin e Hasan Tahsinit, edhe në kushtet kur nuk i njohim të tëra veprat e tij, sigurisht nuk mund të pretendojë të thotë një fjalë përfundimtare. Këtu jepen disa piketa, disa përfundime me aq sa e njohim sot Hasan Tahsinin e veprën e tij. Brezat e rinj të studiuesve, tahsinianët e rinj të sotëm dhe ata të së ardhmes në Shqipëri, Turqi, në Francë e gjetkë, do të thonë një fjalë më të plotë; do ta ravijëzojnë edhe më mirë portretin në përgjithësi të rilindasit Hasan Tahsini, dhe “portretin filozofik” në veçanti të tij. Autori i këtyre rradhëve ecën me shpresën dhe besimin se “skeleti” i ngritur me mund e sakrifica prej tij për figurën e Profesor Hasan Tahsinit, do të mbushet me “mish e gjak” në të ardhmen nga studiuesit e përkushtuar me shpirt atdhetar të Rilindjes sonë Kombëtare, duke i bërë një shërbim të çmuar e shumë të vyer kombit tonë që çan drejt dimensioneve të reja...




    Profesor Hasan Tahsini, njihet në literaturën turko-osmane dhe atë shqiptare, si një personalitet i standarteve të larta, qoftë për periudhën kur jetoi, qoftë dhe për sot. Është nga ata njerëz, apo më mirë të themi shkencëtarë e dijetarë të kalibrit botëror, i cili i dha kohës së vet, por më shumë mendoi e punoi për të ardhmen. Koha e vet nuk e “kuptoi” dhe i dha damkën e heretikut. Tani, pas një shekulli e tre dekadash, mund të themi diçka më mirë për vlerën e tij, sado që, qoftë veprat, qoftë jeta e vepra e tij, nuk janë studiuar si duhet.
    Këta njerëz si Hoxha Tahsini dalin në momente kthesash të mëdha historike në jetën e një vendi apo kombi, dhe luajnë një rol vendimtar në përcaktimin e rrugës së tij, të trajektores së tij. Njerëz si Tahsini janë “arkitektë” të fatit të popujve. Të tillë, nëqoftëse do të hiqnim disa vija krahasimi, janë “titanët” e Rilindjes Europiane, janë kolosët e revolucionit borgjez francez e figura të tjera që luajtën rol, si për popujt e tyre, por edhe më gjerë. Ndikimi i tyre qe rajonal, kontinental e botëror.

    Tek ne, për shqiptarët në rastin e Hasan Tahsinit, kemi të bëjmë me një kryerilindas, i cili ndikoi në elitën të paktën e dy popujve: shqiptar e turk, apo më gjerë do të thonim ndikimi i tij qe perandorak për krejt Imperatorinë Osmane e më gjerë, ku shtrihej influenca e saj. Qoftë në Stamboll, qoftë në Paris, dy kryeqendra kulture, njëra e Lindjes dhe tjetra e Perëndimit, ky njeri ndenji në mes njerëzve të mëdhenj të të gjitha fushave, por sidomos njerëzve të dijes e të shkencës dhe, siç vënë njëzëri në dukje burimet qoftë në Sorbonë, qoftë në Bejollë e Sulltan Ahmet, ai shkëlqeu midis dijetarëve perëndimorë e lindorë. Do të ishte kjo konsideratë e lartë që do e shtynte shtetin francez që, bash në momentin më të vështirë të jetës së tij, kur e shkarkuan më 1871 nga Universiteti i Stambollit prej detyrës së rektorit, t’i propozonte një detyrë të njëjtë në Universitetin e Bordosë. Të mos harrojmë se jemi në shekullin XIX, kur në mbarë Europën universitetet numëroheshin me gishta.
    Pse shteti anglez do të dërgonte marinarët e anijeve angleze që ruanin ambasadën e tyre, të ankoruara në limanin e Stambollit, për të marrë “thesaret” e bibliotekës së tij në momentin kur vdiq? Ç’ishte ky njeri, për të cilin interesoheshin dhe e kishin në objekt vëzhgimi dy fuqitë më të mëdha të kohës?








    Ç’qe ky personalitet që për 12 vjet rrjesht nuk do të linte gur mbi gur në kullën e dijes franceze?

    Nga një anë kryente detyrën e figurës së dytë në ambasadën osmane në Paris, ose më mirë të themi ishte “ashti” (kocka) e saj, themeli i saj, nga ana tjetër jepte disa lëndë në Shkollën Osmane të Parisit, një shkollë elitare për elitën osmane të perandorisë që jetonte kryesisht në Stamboll, bijtë e pashallarëve dhe “memurëve” më të lartë osmanë, si dhe ajkën e “kolonisë” osmane të Parisit apo të kryeqendrave të tjera, si Londra, Vjena etj., të mbarë Europës.

    Ç’ fshihej pas ndjekjes frontale të zhvillimit të shkencës e dijes botërore në kryeqytetin e dijes në Paris?

    Ndiqte disa fakultete në Sorbonë, bënte vëzhgime në Observatorin e Parisit, merrte pjesë në lëvizjet përparimtare të kohës, duke qenë njëkohësisht i survejuar deri në detaje nga policia e fshehtë franceze! Ç’qe ky veprimtar që kish njohje me personalitete, që nga krerët më të lartë të shtetit francez, politikanët, ekonomistët, filozofët, shkencëtarët, dijetarët, teologët e personalitete nga më të mëdhenjtë e kohës? Ç’qe ky njeri që sikur donte “të përpinte” raftet e librave të Bibliotekës Nacionale të Parisit, dhe kish shok e mik drejtorin e saj, dijetarin Leon Kahun? Ç’qe ky njeri që qe bërë epiqendra e inteligjencës osmane në Paris të Francës? Një shekull më vonë këtë rol do ta merrte nipi i mikut të tij me të njëjtin emër, i bashkëvendasit nga Çamëria, Abedin Dino.
    Arkivat franceze presin “të uritura” për të ndriçuar vitet e ndritura të qëndrimit të Hasan Tahsinit në Francë dhe personalitetet e shquar të këtij vendi (Francës) dhe jo vetëm të saj, me të cilët pati të bëjë.
    Në jetën tij dallohen tre etapa, që janë të përthyera e të lidhura ngushtë me kohën kur jetoi, me ngjarjet që përjetoi dhe në të cilat mori pjesë si protagonist i tyre në krye e në krah të rilindasve shqiptarë. Jeta e tij përfaqëson kulmet e një periudhe, që në historinë tonë njihet si Rilindja Kombëtare. Njerëz si Hasan Tahsini ishin figura që i dhanë drejtim, i treguan rrugën një populli të tërë.








    Në jetën e tij spikasin tre periudha: 1811-1856, 1857-1871 dhe 1871-1881. I jati ishte një personalitet i kohës, i cili gjeti vendin e vet nën “hijen” e dy pashallëqeve shqiptare të kohës (shtete gjysëm autonomë), si Pashallëku i Shkodrës i Bushatlinjve dhe Pashallëku i Janinës. Në ato kohëra kur arsimi nuk është si sot, duke qenë pranë e nën kujdesin e një figure si Osman Efendiu, i jati, Hasan Tahsini mori një edukatë par exellance për kohën. Ai e dërgoi më pas në Stamboll, në duart e dijetarit më të mirë të kohës, Mustafa Efendi Vidinliut, nga i cili sipas traditës së kohës mori “ixhazetin”, d.m.th. diplomën. Meqenëse ishte i shkëlqyeshëm në çdo gjë, i mbeti emri “Tahsini” (i lavdërueshëm).

    Periudha e dytë e Francës e shumëzoi disa herë dijen e tij dhe periudha e fundit do të ishte periudha e “vjeljes së frutave” nga kjo pemë superprodhuese.
    Më 1869 shteti osman e ngarkoi të ngrinte Universitetin e parë Osman për krejt perandorinë. Jo më kot nga burimet e kohës konsiderohet “muhalei kafa” (koka më e madhe e dijes në perandori). Të gjitha burimet si në kor e quajnë “meshur Tahsin” (i famshmi Tahsin). Ishte rezultat i reagimit do të thosha “barbar” të mjedisit konservator e injorant që, pasi iu ngjit nofka “kaurr” (gjavur Tahsin!), ai u shkarkua nga të gjitha funksionet dhe u pa deri sa vdiq, për një dekadë, si “një mace e zezë”, si një “satana”, si djalli vetë. Iluminizmi i tij i ngjet atij diellit që, sado ta mbulosh me shoshë, ai prapë s’mbulohet dot. Dija që arriti të na përcjellë në formë të shkruar qe e pakonsiderueshme, e papërfillshme në raport me dijet që zotëronte. Ai qe “pusi” i shkencës, një mal diturie, një flamurtar i diturisë.
    Së dyti, ai dijen e aftësitë e veta, meqenëse shteti i vet nuk e çmoi, ia kushtoi popullit të vet. Ai punoi në tre drejtime. Për krijimin e një shoqërie kulturore, me qëllim që të zgjonte popullin e vet nga gjumi i robërisë shekullore. Ai mori pjesë në kuvendet e ndryshme, sidomos ato të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për jetësimin e shtetit shqiptar. Kuadrot e tij ai u përpoq t’i përgatisë në medresenë e tij në zemër të Stambollit, duke u bërë kurse dijeje e atdhetarie figurave të tilla eminente, si vëllezërit Frashëri, Jani Vreto, Abedin Dino, Ismail Qemali, Pashko Vasa, Kostandin Kristoforidhi, Ibrahim Bërzeshta, e shumë e shumë rilindas të tjerë që jetonin e punonin në Stamboll. Largpamësia, përvoja, përkushtimi i tij për çështjen kombëtare, sidomos në dekadën e fundit të jetës së tij, janë për t’u admiruar...





    Në kontakt direkt me njerëzit e thjeshtë, ai u përpoq të përhapë edhe direkt dijen, dhe të ngjallë frymën atdhetare. Një njeri si Hasan Tahsini është një nga perkursorët e Rilindjes sonë Kombëtare, që punoi me mish e me shpirt për komb e atdhe.
    Në rilindjen shqipe, po të shikosh veprat e përfaqësuesve më të shquar, më të rëndësishëm të saj, të paktën ata që njohim deri më sot, nuk gjen asnjë që të ketë shkruar një traktat të mirëfilltë filozofik. Në lëmin politik shkroi një traktat, si vepra Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet, nxënësi i tij më i afërt, më besnik, më i zellshëm i tij, Sami Frashëri, që u vu në themel, që u bë program politik i Rilindjes sonë Kombëtare.
    Ndërsa një traktat thjeshtë filozofik, si askush tjetër nga mendimtarët e filozofët shqiptarë të kësaj periudhe, e kemi vetëm tek Hasan Tahsini. Me të ai dëshmon se ishte në rrjedhat e filozofisë botërore dhe njëkohësisht, duke shkruar atë apo dhe vepra të tjera, duke përkthyer traktatet e iluministëve francezë si Volnei e të tjerë, ai jep ndihmesën e vet në pasurimin apo dhe thjeshtë në parhapjen e dijeve filozofike e psikologjike me të reja të kohës në Perandorinë Osmane. Është i pari në këtë perandori, pra në Lindje, që shkruan një traktat të tillë. Vetëm në një rast, në një vepër tjetër, ai përmend nja njëzet personalitete në fusnota, duke dëshmuar thellësinë e dijeve të veta.


    Ai i pari në shtetin osman, të shtrirë në tre kontinente, shkroi një tekst Psikologjie. Studiuesi turk Hilmi Zija Ylken, duke nënvizuar rolin pararojë të tij në atë kohë, rendit pas tij dhjetëra personalitete që ngjyen penën në fushën e një shkence filozofike siç qe psikologjia. Në atë kohë Hasan Tahsini luan rolin e një pioneri në lindjen e kësaj shkence, në mjedisin osman në përgjithësi dhe atë shqiptar në veçanti. Ç’mund të ketë ndjerë shkruesi i këtyre rradhëve kur, duke lexuar një libër me kujtime të një bashkëkohësi e nxënësi të Hasan Tahsinit, të lexonte se ç’ndikim të jashtëzakonshëm pati ky libër në inteligjencën omane, në rininë e kohës, në njerëzit e thjeshtë që ishin të etur për dijet e reja, sidomos ato që vinin nga Perëndimi, që në atë kohë simbolizonte progresin. Jo më kot nxënësi tjetër i Hasan Tahsinit, kryepoeti i Rilindjes Kombëtare dhe i kombit shqiptar, Naim Frashëri, do të shkruante “Dielli lind andej nga perëndon!”.









    Psikologjia e Hasan Tahsinit, e cila, siç më thoshte i ndjeri Vasfi Samim kur m’a përkthente, hapet me një lutje drejtuar sulltanit të kohës, me elozhet përkatëse siç qe tradita e kohës. Por, duke i hapur rrugën me këtë vepër diturive shkencore mbi shpirtin (Ilmi ruh, osmanisht - L.B.) ai sikur i vinte një “minë me sahat” shtetit burokratik osman, që ngrihej mbi fenë, mbi dijet fetare, mbi ideologjinë fetare, që në themel ka dijet mbi zotin dhe shpirtin.
    Hasan Tahsini sikur donte të lëvizte ndërtesën e Perandorisë Osmane nga themelet me mendjen e tij vigane. Ai përqaset denjësisht me Nikolla Kopernikun, të cilin bashkë me Tiho Brahen e Johan Keplerin nuk mungon t’i përmendë me respekt në veprën tjetër të tij Bazat e Astronomisë. Edhe ky në veprën e tij “atomike”, që ia kushtonte papës, afirmoi sistemin diellor që në qendër kish diellin jo tokën, siç kish afirmuar në shekuj feja.
    Pra Koperniku e Tahsini janë figura titanike që i kërkonte koha, që iu përgjigjën nevojave të saj, njëri në Rilindjen Europiane e tjetri në Rilindjen Osmane (të Lindjes), duke luajtur rolin e vizionarëve e iniciatëve që lëvizën përpara, jo vetëm shkencën; edhe historinë.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Njeriu qe strehoi Ismail Qemalin ne misionin e tij Historik duke kaluar ne Myzeqe

    Jo te gjithe e dine se ne filmin NENTORI I DYTE personazhi kur bllokohet pajtoni i Ismail Beut dhe lajmetohet se i kane ngritur prite otomanet eshte Sheh Ibrahimi ne Lushnje.

    Miqtë e rrallë të Shtëpisë së Kongresit (Dërguar më: 23/01/11 Gazeta Shqiptare ) Andi Bica Shteti anglez në janarin e 1920- ës qe i interesuar shumë për vijimësinë e shtetit modern shqiptar pas pavarësimit të Shqipërisë, dhe konferencës së ambasadorëve në Londër. Këtë moment mund ta quaj një Pavarësi të Dytë të Shqipërisë. Personalisht në këtë ngjarje ka qenë pjesëmarrës vetë zotëria përfaqësues i qeverisë britanike njohur me emrin, Iden. Ai ka qëndruar një muaj gjatë tërë seancave të këtij kongresi tejet të rëndësishëm për fatin e shqiptarëve me mbarimin e luftës së Parë Botërore. Ideni ka qenë mik model në shtëpinë-muze të Sheh Karbunarës në Lushnjë. Shtëpia e Kongresit të Lushnjës është pothuajse e djegur. Thuhet nga z. Shemsi Shehu se ajo i kishte tavanet të lara me flori. Ishte një vile luksoze me hapësirat e pamata të një çifligu. Për sa kohë në të qëndruan repartet ushtarake u ruajt dhe u mirëmbajt. Me marrjen në dorëzim nga kooperativa bujqësore nisi shkatërrimi final. Parketet laheshin me ujin e bagëtive, tavanet u shqyen dhe u grabitën dërrasat e skalitura, muret u lyen me postiqe. Vetëm pllakat kanë mbetur. Kubetë e teqesë në kohën e shembjes së ndërtesave të kultit dhe ndalimit të besimit në Zot, u shembën dhe u zëvendësuan me çati fshati që sot është kalbur. Nuk ka pasur moment gjatë janarit të 1920-ës që Ibrahim Karbunara të mos dërgonte nota proteste ndaj qëndrimit dhe veprimeve të Turhan Pashë Përmetit. Riza Karbunara ka treguar se shtëpia priti një natë si mik Ahmet Zogun; u shndërrua në një minipallat kongresesh në një muaj, atje është vrarë dhe delegati Avdyl Ypi për nder të të cilit u mbajt një minutë heshtje në çeljen e punimeve të Kongresit Historik. Kongresi Sheh Ibrahim Karbunara i hapi punimet e kongresit të Lushnjës, në sallën e mbledhjes në shtëpinë e Kaso Lugës, me një duva të shenjtë si një bekim a ogur i mirë në mbrojtje nga të papriturat e shumta të kohës së trazuar politike në vend. Fjalimin hyrës e mbajti Ferit Vokopola i cili u zgjodh në autoritetin e sekretarit të përgjithshëm të kuvendit. Shkëlqesia e tij z. Aqif Pashë Elbasani, ju përgjigj ligjëratës me fjalë të përflakura patriotike siç dëshmohet dhe nga dokumentet e shkruara arkivore të shtetit publikuar dhe në revistën "Hylli i Dritës". Atje u zgjodhën si deputet të Lushnjës vetë Sheh Karbunara dhe Lazër Boza. Kjo erdhi në shenjë mirënjohjeje të mbarë personaliteteve pjesëmarrës për qytetin i cili ndryshe nga Durrësi dhe Elbasani hapi dyert për organizmin e kësaj ngjarjeje vendimtare në fatin e shqiptarëve. Por im gjysh reagoi pozitivisht duke u shprehur se ky akt patriotik nuk mund të shpërblehet me disa vende në senat pasi i tillë ishte karakteri i tij që nuk pranonte fryrje të meritave në një kohë kur fati i Shqipërisë kërcënohej nga humbja e integritetit territorial dhe identitetit kombëtar. Së bashku me Mytesim Këlliçin dhe Abdi Toptanin u projektua dhe njëherë Tirana si kryeqytet i ardhshmërisë. Vendimet e kongresit të Lushnjës u zbatuan menjëherë me mbylljen e punimeve të tij, dhe qeveria nën drejtimin e Sulejman Delvinës, zëvendës-kryeministrit Eshref Frashëri, ministrit të brendshëm Ahmet Zogut, Ministrit të jashtëm Mehmet Bej Konica, Ministrit të Arsimit Sotir Peci, të drejtësisë z. Hoxha Kadri me zëvendës z. Hysen Bej Vrioni, ministër Finance Ndoc Çoba me zëvendës. Z. Idhomen Kosturi u përqendruan në zemrën e Shqipërisë së Mesme, Tiranën e mikpritjes epokale. Komisioni i posaçëm prej 5 vetash përfaqësohej nga Irfan Bej Ohri, Qazim Kokoshi, Kostaq Kota, Faslli Frashëri dhe Adem Peqini. Uniteti i dëshmuar syresh qe i pashembullt. Siguria e këtij kongresi u mbajt prej ushtrisë së 2000 matjanëve të Ahmet Zogut njohur atëherë për sukseset e tij të bujshme në drejtim të mbrojtjes kombëtare nga sulmet e ushtrive të huaja, veçanërisht serbëve në Veri të vendit. Shtëpia ruhet si shtëpi-muze por edhe teqeja e Karbunarës duhet të kishte të njëjtën trajtesë nga autoritetet shtetërore. Ende askush nuk është interesuar deri sot dukshëm për të dy ngrehinat, ndërkohë që i vetmi njeri i cili dhuroi pa limit për fuqizimin e shtetit modern u përndoq nga diktatura deri në ekzekutimin barbar me gjyqin fatzi të deputetëve. Është një emblemë e rrallë në mbarë trevën e begatë të Myzeqesë.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    "Duajeni tjetrin, si doni veten tuaj. Duajeni Shqiperine, si doni familjen tuaj.

    nga libri i Sheh Muamer Pazarit - Rruga Historike e Azizave te Tiranes.

    Sheh Ahmet Pazari

    1864 - 1931


    "Duajeni tjetrin, si doni veten tuaj.
    Duajeni Shqiperine, si doni familjen tuaj.
    Me dashte te miren e tjetrit dhe te vendit tend, eshte kryet e filozofise."
    (Sheh Ahmet Pazari)


    Vijme tek koha qe perfaqesohet nga nje brez tjeter, tek nje personalitet fetar i devotshem, si paraardhesit e tij. Gjithe jeten e tij deri ne vdekje e pershkoi nje humanizem i pashoq. Ky ishte Sheh Ahmet Pazari.

    Sheh Ahmet Pazari, rrjedh nga nje familje fetare Islamike e rruges Aleviane, te Tarikatit Halveti, qysh nga viti 1605, ne Tirane. Rezidenca e tij fetare (Asitane - teqe e madhe ose nena e teqeve) ka qene ne ish pazarin e vjeter, me dalje nga rruga e Barrikadave. Misioni i tij fetar ka qene i trasheguar brez pas brezi, fillimisht ne Shkoder me tre breza, ne ish pazarin e vjeter, te ardhur nga Serezi.

    Sheh Ahmet Pazari u vesh si Sheh qe ne moshen 18-vjecare. Si i vdiq babai, u ngarkua jo vetem me petkun e fese, por dhe me hallet e popullit. Shqetesohej per ta, mundohej t'i jepte zgjidhje halleve te tyre.

    Koha kalonte. Sheh Ahmet Pazari, bashke me shoket patriote te Tiranes, mendonin per pavaresine e kombit shqiptar. Ai ishte per nje zgjidhje sa me te mire te problemeve. Per gjithshka e karakterizonte urtesia. Inatin dhe ngutjen ai i quante te rrezikshme. Shpesh i thoshte te tjereve se, "ngutja dhe inati te cojne ne rrugen e shejtanit". Shpesh porosiste te birin, Aliun, te ishte i urte, i dashur dhe i qete. Kete e shohim tek nje ilahi (vjershe mistike), qe e shkroi Aliu kur mori detyren fetare si Sheh, pas vdekjes se babait te tij, Sheh Ahmetit. Po shkepus disa vargje:

    Baba im me la nje fjale
    te rrish shume me urtesi
    njerezit ne Tarik me i marre
    dhe tei besh Alevi (te drejte, te sinqerte)

    Sheh Ahmet Pazari ishte nje patriot i flaket dhe nje qytetar i moderuar. Ai luftonte fanatizmin, perbuzte ata, qe pengonin dijen. Per kete fanatiket dhe turkomanet e therrisnin eSheha Metae ose me epitetin eSheh Kaurrie.

    Sheh Ahmeti mori pjese ne Kongresin e Manastirit dhe ishte per abetaren, jo me alfabet arab, por latin. Mbeshteste tezen, bashke me shoket e tjere, se : eFemijet tane ne shkolle do te mesojne dhe do te perdorin me lehte alfabetin latine.

    Si patriot, u mesonte te tjereve vazhdimisht, me keshillat e veta, ta donin gjuhen shqipe, se ishin shqipetare, pavaresisht se mesonin ne shkolla turke. Ne shkolle mesonte dhe djali i tij, Aliu. Drejtori i shkolles ishte turk dhe kerkonte nga te gjithe nxenesit te flisnin turqisht.

    Aliu, i frymezuar nga babai i tij, me ndjenjen e shqiptarizmit, propogandonte per gjuhen shqipe. Nje dite e sollen Aliun nga shkolla te gjakosur, bashke me dy shoket e tij vellezer, Hamdi dhe Mihtat Llagamin dhe Xhaf Zelken, sepse flisnin shqip. Per kete shqipe u munduan dhe u sakrifikuan te medhenj dhe te vegjel. Pa gjak nuk vinte pavaresia. Cdo patriot dhe bir patrioti punonin sipas menyres se tyre per Shqiperine.

    Tregonte baba im, Sheh Ali Pazari, se si e kishin munduar dhe rrahur Hafiz Ibrahim Dalliun. Perfytyro nje plak, me trup te vogel dhe shendet te lige, t'i hipe ne kurriz nje burre me ngjyre, qe peshon 100 kilogram. Nuk mjaftonte kjo, por me nje kerbac, qe binte papushim ne kurrizin e tij, e detyronin te ecte neper rruget e Tiranes.

    Sheh Ahmet Pazari, pervec rrethit te ngushte miqesor qe kishte me Murat Toptanin, e lidhte dhe ceshtja kombetare. E kishte per zemer vjershen pa-triotike, ne forme kushtrimi, qe kishte bere miku i tij, Murat. Deshironte qe ta dinin edhe te tjeret, se kjo kenge ishte si mesazh per te gjithe ata, qe e ndjenin veten shqiptar. Vecoj disa vargje te kesaj kenge:

    Kushtrim, burra, shpejt ne kambe
    Sot per ne e zeza gjame
    Armiqte keshtu me tradhetine
    Ne zgjedhe me e pa Shqipninee..

    Shqipe, zog i pleqve te vjeter
    Cei bane kep e ketheter
    Vrillo, shqipja mushkenine
    Atij qe tradhton Shqipnine.

    Ne Teqen e Sheh Ahmet Pazarit, vec riteve fetare, zinte vend dhe atdheu. ePa atdhe, nuk ka fee, thoshte Sheh Ahmet Pazari. Ne Teqen e tij vinin shoke dhe miq, si: Mahmud Sali Myderrizi, Mahmud Turdiu, Refik Toptani, Fan Koja dhe shume patriote te tjere.

    Kjo cerdhe patriotesh mblidhte dhe priste patriote edhe nga Kosova. Keta ishin miq, por dhe besnike te rruges Halvetiane. Nepermjet fese ata benin dhe bisedime rreth vendit te tyre, flisnin per pavaresine, te cilen e kishin enderruar prej kohesh te paret e tyre. Te tille ishin: Hysejn Kuqi, Ali Zajmi, Riza Spahiu etj., te cilet luftonin me vendosmeri kundra serbit, armikut me te eger te Kosoves dhe Shqiperise.

    Serbi ka sulmuar disa here Shqiperine. Ne vitin 1912, gjeti rastin, kur ushtria turke po largohej. Serbi, i perqendruar nga Shkodra ne Kruje, sulmon Tiranen dhe areston te parin Sheh Ahmet Pazarin.

    Patriotet kosovare, ne vitin 1912-1913, bashke me forcat dibrane, ndoqen forcat serbe pertej kufirit te Shqiperise. Patriotet kishin nje gjuhe te perbashket. Ata nuk llogaritnin as jeten e tyre. Luftonin krah per krah me njeri - tjetrin, kundra cdo armiku, qe shkelte vendin e tyre.

    Ne vitet 1909- 1910, Sheh Ahmet Pazari zgjidhet nga populli i Tiranes delegat ne Kongresin e Dibres. Gjate kesaj kohe, ai mori nje telegram nga Tirana, ku e lajmerojne per vdekjen e gruas. Ky atdhetar kthehet ne Tirane me nje plage te rende ne shpirt, per te varrosur te shoqen. Pas kesaj, meqenese nuk ndjehej mire me shendet, i lodhur dhe shume i deshperuar per humbjen e gruas se tij, niset me te birin per ne Stamboll, per nje vizite mjeksore. Mjeket e keshilluan Sheh Ahmetin te qendronte per t'u qetesuar dhe mjekuar.

    Ne Stamboll, ai u takua dhe me miqte e tij. Si atdhetar qe ishte, edhe ne Stamboll u interesua per klubin shqiptar. Mjerisht ne ate kohe, ai ishte i mbyllur, per arsye grindjesh dhe kundershtimesh. Me punen e madhe qe beri Sheh Ahmeti, klubi i shqiptareve u rihap. Drejtor i klubit u zgjodh zoti Ibrahim Tema.

    Ne kujtesen e tij ruhen dhe takimet qe bente rastesisht me patriote shqiptare, si me: Ismail Qemalin, Nexhip Drogen, Shahin Kolonjen e te tjere. Nuk i harronte fjalet qe i kishte drejtuar Ismail Qemali:

    "Te pergezoj per iniciativen dhe deshiren qe lindi ne zemren tende te zjarrte per Shqiperine, duke rihapur klubin ne Stamboll. Duhet ta kishim bere ne kete pune, qe ishim ketu dhe mos ta prisnim prej Teje, Sheh efendi. Kjo, nderkohe, te nderon. Rendesi ka qe ne te punojme bashkarisht dhe me sinqeritet per Shqiperine."

    Miqte e tij, ne Stamboll, e ftuan Sheh Ahmetin te merrte pjese ne Parlament. Gjate debateve ne Parlament, Aliu, djali i Sheh Ahmetit u revoltua shume , kur degjoi qe nje deputet turk po fliste keq per Shqiperine. Ne kohen e pushimit i kerkoi te jatit te largohej, sepse nuk po duronte qe nje i huaj te shante vendin e tij.

    Esat Toptani i kerkon Sheh Ahmetit arsyen e largimit para kohe nga Parlamenti. Aliu, si i ri dhe pak i nxituar i drejtohet Esat Toptanit:

    "Si duruat ju, qe nje i huaj te shaje Shqiperine ne diskutimin e tije Si nuk e ndaluat ju fjalen e tij shpifese ndaj vendit toneee Esat Toptani nuk e priste qe nje djale i ri te fliste para tij me nje ton te tille. Sheh Ahmeti kerkon te mos ia vere re djalit te tij, mbasi eshte i ri dhe eshte hera e pare qe merr pjese ne debate te tilla. Menjehere e merr fjalen deputeti Shahin Kolonja, i cili nder te tjera thote: eEdhe ne po te ishim ne moshen e tij, nuk do ta kaperdinim ofendimin e nje deputeti turk, i cili merr guximin te marre neper kembe me pa te drejte nje vend tjeter."

    Gjate qendrimit ketu, Sheh Ahmet Pazari, merr kontakt me Telat Pashen, minister i brendshem i Turqise, i cili me vone gradohet dhe behet kryeminister. Me kete Pasha, Sheh Ahmeti ishte njohur me pare. Ai ne bashkebisedim me Pashen i kerkon dhe e pyet:

    ePerse nuk i jepet Shqiperise pavaresia, kur dihet se sa lufte eshte derdhur nga shqiptaret kundra Turqisee Besoj se keni dijeni per ate turme emigrantesh, te ardhur ketu ne Stamboll. U informova prej tyre, se pas Xhevit Pashes, vjen nje Dorgut Pasha, komandant tashme ne ushtrine e xhonturqve. Ai paska bere reprezalje ne popull dhe paska vrare. Paska mbledhur armet ne cdo shtepi shqiptare. A do te keni valle interes ju te na pushtojne lehtesisht serbet dhe greket duke na gjetur te paarmatosuree

    Lidhur me kete bisede, Sheh Ahmeti mori nga autoritetet turke pergjigjen se po teua njihte shqiptareve pavaresine, do te kerkonin edhe arabet, jemenasit dhe popujt e tjere te njejten gje. Per problemin e dyte, autoritetet turke do t'i jepnin urdher per te ndaluar reprezaljet ne gra e femije, sic kishin vepruar deri tani.

    Po shpjegoj shkurtimisht se si eshte njohur dhe miqesuar Pashai i Turqise me Sheh Ahmet Pazarin. Miqesia me Pashane Turk ishte lidhur ne keto rrethana:

    Myteserrifi (Prefekti) i Korces kishte urdher nga Veliu i Selanikut, ne ate kohe Telat Pasha, te nxirrte nje deputet per vllehet e krahines, se ia donte politika e jashtme te bente nje gje te tille. Perpjekjet e Myteserrifit deshtuan dy here, se nuk formohej shumica e votave.

    Prefekti ishte informuar se ne kete ceshtje mund te ndihmonte Sheh Ahmet Pazari, mbasi e gjithe Korca dhe Devolli gezonin nje respekt te madh per te. Ky patriot vinte ne keto ane, sepse kishte Teqete e veta. Ishte kryetar shpirteror i Bashkesise Halvetiane per Shqiperine. Administronte dhe organizonte ritet fetare ne keto Teqe me dervishet e sheheleret e tij. Ky njeri humanitar nuk ishte i shkeputur nga bamiresite dhe dashuria me njerezit. Veprat e tij ishin te njerezishme dhe rridhnin nga zemra per te ndihmuar sadopak te tjeret. Deshironte te vendoste nje tulle ne ndertimin e vendit. Ndertoi ura, cesme, rruge, pajtim gjaqesh nga vellavrasjet etj.

    Myteserrifi informoi Telat Pashen, se per te nxjerre deputetin vlleh, mund te ndihmonte nderhyrja e Sheh Ahmet Pazarit, si njeri i respektuar dhe i dashur ne keto zona.

    Fati e solli, qe Sheh Ahmeti kishte ardhur ketej me qellim qe te kontribonte ne tharjen e kenetes se Maliqit, te ndertonte Teqen e Sheh Islamit ne Korce, te ndihmonte rrethin e Korces dhe te Devollit ne lidhje me organizimin e Teqeve dhe per te kryer bamiresira te tjera. Ishte i papertuar dhe nuk lodhej per te ndertuar dhe lulezuar vendin e tij. (Per keto vepra ka shkruar dhe gazeta e asaj kohe eKronika e Korcese.)

    Myteserrifi nuk vonoi tei thote Sheh Ahmetit, se ai do te ndihmonte shume nese do te kishte mundesi te zgjidhte nje deputet qe te perfaqesoje vllehet (arromun) ne vendin tone.

    Sheh Ahmeti per kete ishte i gatshem, sepse keta ishin bere banoret apo pjese e Shqiperise. Menjehere mblodhi vllehet kudo qe ishin, me ate shpirtin mobilizues dhe te papertuar qe e karakterizonte. Dhe ia doli ne krye. Ndermjet tyre, natyrisht, duke e plotesuar numrin e elektoratit, zgjodhi per deputet nje perfaqesues nga familja Ballauri.

    Menjehere, per kete u njoftua Pashai, i cili falenderoi Sheh Ahmetin perzemersisht. Pashai e lidhte me Perandorine Otomane, e cila fitonte pike ne diplomacine e politikes se jashtme, si njohes i te drejtave te minoriteteve.

    Sekaloi shume kohe dhe Pashai gradohet nga Porta e Larte si minister i brendshem i Turqise.

    Gjate qendrimit te tij ne Korce dhe Devoll, Sheh Ahmeti, nje dite papritur, u ndalua nga nje miku i tij. Ky ishte drejtori i postes, zoti Abedin Lico, i cili e vuri ne dijeni per nje lajm jo te mire. Zoti Abedin i dorezon Sheh Ahmet Pazarit nje kopje te nje telegrami, ne menyre shume te fshehte, sepse ishte ne fuqi qeveria turke dhe e survejonin. Sheh Ahmeti e lexoi me kujdes telegramin, i cili nga permbajtja e fajesonte ate deri me denimin me vdekje.

    Permbajtja e telegramit ishte shkruar nga nje filoturk, qe e tradhton Shqiperine per interesat e Turqise. Ky person ishte Hysen Bej Bilishti. Ai lajmeron Stambollin, se ne Korce vjen nje i ashtequajtur Sheh Ahmet Pazari, me emrin e dyte "Azizi i Tiranese, qe ben propagande kundra Turqise. Ai i ben te njohur, se: eKy person eshte shqiptar i flakte. Kur vjen ne Korce, mbyllet pazari i Korces dhe qepenat e dyqaneve dhe pritet me perulje. Ky person duhet zhdukur fizikisht, sepse rreth tij mblidhet nje popull qe i bindet shpirterisht. Eshte njeri shume i rrezikshem."

    Sheh Ahmet Pazari, megjithese e mesoi permbajtjen e telegramit, qetesohet, se ky telegram do te binte ne doren e nje miku te rendesishem, sic ishte ministri i brendshem i Turqise. te cilin ai e kishte ndihmuar me pare.

    Me vone, Sheh Ahmet Pazari, ne Turqi, krijoi mundesine e takimit me Telat Pashen, ministrin e brendshem. Ne takim mendonte si t'ia zinte ne goje telegramin, por nuk guxonte. Por Pashai e beri vete kete bisede:

    "Sapo me ra ne dore telegrami, e lexova me kujdes dhe e grisa. Nje patriot i ndershem, qe e do vatanin e tij, do ta bente nje gje te tille. Kete do te beja edhe une per vendin tim." Keshtu u ndane keto dy miq.

    Ngjarjet pasojne njera-tjetren. Sheh Ahmet Pazari, bashke me djalin e tij, Aliun, nisen nga Turqia per ne Shqiperi. Kur arrijne ne Korce, u informuan me konkretisht per reprezaljet qe kishte kryer Shefqet Durgut Pasha, si dhe burgosjen e disa te njohurve dhe te afermve te tij. U largua menjehere nga Korca, i shoqeruar me tre vete te armatosur. Armet i mbanin te fshehur nen gune.

    Kaloi keshtu nga nje fshat ne tjetrin, derisa arriti ne Qukes. Atje u strehua tek nje miku i tij, i quajtur Nure Kushta. Ndenjen bashke me te birin, Aliun, dy dite ne shtepine e tij. Pastaj u nisen drejt Tiranes, te shoqeruar nga miku i tij, sepse ai i dinte mire shtigjet per te kaluar. Kur arriten ne fushen e Domosdoves, vune re, se aty ishte vendosur ushtria e Durgut Pashes. Armiku i diktoi dhe iu vu ne ndjekje.

    Nure Kushta i dinte te fshehtat e rrugeve, dredhoi dhe humbi nga syte e ushtrise turke. Mbeti i plagosur i biri i Nure Kushtes. U detyruan te ndalojne ne Elbasan. U strehuan ne Teqene e Sulejman Tabakut dhe ndejten te fshehur per disa dite, per te humbur gjurmet. Ne Elbasan mori vesh per burgosjen e vellait te tij, Xhemal Pazarit, si dhe te Demir Pashe Peqinit dhe shume patrioteve te tjere. Sheh Ahmeti bashke me te birin largohet nga Elbasani dhe nisen drejt Tiranes.

    Koha po kalonte, levizje patriotesh kishte ne Teqene e Sheh Ahmet Pazarit. Duke lene pas dore shendetin e tij, Sheh Ahmet Pazari nuk rreshti se punuari e menduari per Shqiperine. Ai deshironte ta shikonte te pavarur vendin e tij. Shume prej patrioteve qe ishin rreth tij, e mbeshtesnin mendimin e Sheh Ahmetit per ngritjen e flamurit shqiptar. Ishte fundi i muajit Nentor 1912.

    Populli, i mbledhur ne Teqene e Sheh Ahmet Pazarit, u bashkua me propozimin e tij, qe te dale me flamur ne dore nga Teqeja dhe te gjithe se bashku te shkojne drejt selise Turke. Perkrah Sheh Ahmetit vinte i vellai i tij, sapo i dale nga burgu, Xhemal Pazari, bashke me Refik Toptanin.

    Pikerisht, ne seline turke, sot filiali i Bibliotekes Kombetare, ne mes te nje entuziazmi te papare, ulet flamuri turk dhe ngrihet flamuri shqiptar. Populli i Tiranes shtohej ne numer gjithnje edhe me shume. Sheshi u mbush plot e per plot me njerez te ardhur edhe nga fshatrat perreth. Data 26 Nentor 1912 ishte per Tiranen ngjarja me e rendesishme dhe jetesore, pas 500-vjetesh te pushtimit otoman.

    Selia Turke pak nga pak po boshatisej dhe ush-taret turq po e linin Tiranen per te shkuar drejt Semanit, te Fierit. Vendin e tyre po e zinin shqiptaret patriote, qe i bashkonte nje ideal, pavaresia e vendit te tyre.

    Ishte nje ngjarje rrenqethese, qe te mallengjente. Burrat shqiptare, ne salle, derdhnin lot gezimi ne mes te ushtareve turq te armatosur deri ne dhembe, qe po largoheshin.

    Keto momente ishin sa te gezueshme, aq dhe te guximshme nga ana e shqiptareve. Kokat e te gjithe te pranishmeve rrezikoheshin nga 17,000 forca turke dhe serbe. ( Kete ngjarje historike dhe kaq emocionuese, ma tregon babai im, Sheh Ali Pazari, prezent ne ate salle patriotesh.)

    Me vendosjen e flamurit te shumepritur, do te mbahej dhe fjala e rastit. Sheh Ahmet Pazari, deshiron qe kete fjale ta mbaje Refik beu, sepse e kerkonte nderi i tij, si patriot i pakursyer per Shqiperine. Ky pasi e falenderon Sheh Ahmetin per respektin, me modestine e tij, propozon Dervish Xhemal Pazarin, si fetar dhe me i moshuar.

    Xhemal Pazari e filloi fjalen e tij, me gjuhen e paster shqipe, keshtu:

    "O Zot i gjithesise!
    Shyqyr qe na shpetove nga zgjedha e Turqise."

    Ne salle u moren vendime nga pjesmarresit e flamurit, si:
    1. Njoftim mbi shpalljen e indipendences shqip- tare shteteve te medha te Evropes, nepermjet Konsullatave ne vendin tone.
    2. U njoftua zyrtarisht Elbasani, Kavaja, Shijaku dhe Durresi, se ketu ne Tirane, u ngrit flamuri shqiptar dhe u shpall pavaresia.
    3. U njoftua komandanti i ushtrise serbe ne Kruje, nepermjet nje komisioni, te zgjedhur nga ky tubim, me nje proteste, te paraqitur nga ky komision.

    Protesta drejtuar komandantit serb, konsiston, ne:

    "Ne jemi popull shqiptar dhe jo turk. Per kete kemi ngritur flamurin tone dhe kemi shpallur indipendencen."

    Komisioni, qe do te nise protesten, formohet nga gjashte persona. Per te mbajtur nje barazi ne mes feve, ne kuptimin njerezor, Sheh Ahmet Pazari beri nje shembull tolerant dhe te barabarte. Ne komisionin e protestes ndaj serbeve, Ai, si kryetar, propozoi tre myslimane dhe tre te krishtere per te njoftuar Komandantin serb, ne Kruje, rreth vendimeve te komisionit per pavaresi. Kryetar komisioni zgjidhet Sheh Ahmet Pazari. Anetare te tij jane: Myslym Ag Beshiri, Myslym Myderrizi, Fan Koja, Nikoll Nishku, Spiro Politoqi.

    Anetaret e komisionit percillen nga populli i Tiranes me nje atmosfere mjaft te gezuar festive. Nisja me kuaj drejt Krujes behet nga sheshi, sot Teatri i Kukllave.

    Komisioni arriti ne Kruje pa rene dielli dhe i paraqiti komandantit serb protesten. Komandanti iu pergjigj, se enje pune e tille duhej bere me kohe."

    Sheh Ahmet Pazari, aty per aty i pergjigjet, se:

    Populli shqiptar dhe Kosova ka shume kohe me kryengritje e pushke, qe kerkon kete pavaresi. Ne kemi rene dakort me kufijte. Ku tei thone bukes "buke", na perket neve dhe ata qe bukes i thone eljebae, iu perket juve. Nderkohe ne kemi lajmeruar dhe shtetet e tjera evropiane dhe presim pergjigje prej tyre." Komandanti serb merret vesh me Beogradin dhe pergjigja e tyre ishte qe perfaqesuesit e ketij komisioni te kryesuar nga Sheh Ahmet Pazari te mos vriteshin, por te mbaheshin ne survejim. Ate nate Sheh Ahmeti fjeti ne shtepine e Zenel Ag Meces. Te nesermen, pa lindur dielli, u lane te lire nga serbet per teu kthyer ne Tirane. Populli i Tiranes priti gjithe naten ne sheshin prane Teatrit te Kukllave. Me arritjen e tyre u be nje atmosfere e gezuar, e pezier me lot. Ate dite Ismail Qemali zbriti ne Durres dhe gjeti flamurin te ngritur. Mesoi se Sheh Ahmet Pazari, pasi ngriti flamurin ne Tirane, punoi dhe per ngritjen e flamurit ne Durres. Ismail Qemali, qe e njihte mire mikun e tij atdhetar, i dergon nje telegram nga Durresi:

    "Sheh Ahmet Efendi,
    Kandilat e Shqiperise qe keni ndezur,
    nuk do tei leje te shuhen."

    Ushtria serbe me 27 Nentor 1912, ne mbremje, zapton Tiranen. Arrestin e pare e bejne me Sheh Ahmet Pazarin. E cojne ne burgun e Kavajes. Ishte dimer i ftohte. Sheh Ahmeti, ashtu si te burgosurit e tjere, flinte ne cimento, pa shtroje. E torturuan shume. Netet e 27 - 29 Nentorit ishin nje torture e vertete per plakun atdhetar, qe punonte per pavaresine e vendit te tij.

    Sheh Ahmetin e akuzojne, se njerezit qe ndihmuan Ismail Qemalin per te kaluar ne Vlore, ishin njerezit e tij. Kjo akuze do t'i kushtonte vdekjen ne litar dhe trekendeshi ishte gati. Leonidha Mineu, N/Prefekti i Kavajes, hyri garant per pafajesine e patriotit. Ai iu drejtua komandantit te burgut me keto fjale:

    "Ne qofte se ate e akuzoni per shqiptar, Sheh Ah-meti eshte vertet shqiptar i flakte. Copa - copa teia beni mishin, secila cope do te thote se eshte shqiptar. Ne qofte se e akuzoni per ceshtjen e Ismail Qemalit, per ata, qe ju i quani ekomitae, une hyj garant se Sheh Ahmet Pazari nuk ka gisht."

    Kjo garanci i shpetoi jeten Sheh Ahmet Pazarit. Filluan ta trajtonin me mire ne burg. Pranonin ushqime dhe shtroje nga pjestaret e familjes. Sheh Ahmetit i thane se do ta transferonin ne burgun e Tiranes.

    Prane dritares se burgut i afrohen dy - tre fshatare kavajas dhe i thone Sheh Ahmetit te kishte kujdes, se mos e genjenin. Keshtu e kishte pesuar nje i burgosur, qe e marrin per ta transferuar ne burgun e Tiranes, por e gjejne te vdekur tek ura e Priftit.

    Rasti i te burgosurit te vrare, e beri Sheh Ahmetin te shihte me kujdes cdo levizje qe behej rreth tij. Erdhi momenti qe Sheh Ahmeti do te transferohej ne burgun e Tiranes. I thane te zgjedhe nje nga sufarite (kaloresit), qe do ta shoqeronte. Ai zgjodhi Sulejman Bogosin, te cilin e njihte.

    Sheh Ahmeti e bindi shoqeruesin te mos shkonin nga ura e Priftit, por te ndiqnin nje rruge tjeter. Ne mbremjen e asaj dite ata mberriten ne Tirane dhe e dorezuan Sheh Ahmetin ne burgun e Tiranes. Ate dite sollen ne burg edhe shume atdhetare te tjere tiranas, si: Hafiz Ibrahim Dalliun, Haxhi Isuf Banken, Myslym Myderrizin, Myslym Horasanin, Nikolla Nishkun, Myslym Llagamin, Refik Toptanin etj.

    Pra, dita e ngritjes se flamurit ne Vlore, e gjeti Sheh Ahmetin te vuaje burgun e serbit. Keta atdhetare te raskapitur fizikisht ne burgjet e turkut dhe te serbit, nuk e humben shpresen asnjehere per nje Shqiperi te lire dhe te pavarur.

    Erdhi koha e shumepritur. Ushtria serbe la Tiranen dhe patrioteve iu desh te mendonin per te rregulluar vendin e tyre, tashme pa pushtues.

    Pas ngritjes se flamurit ne Vlore, filloi nje perplasje e brendshme, e rrezikshme per fatet e Shqi-perise. Esat Pashe Toptani krijoi nje situate te ndere, aq sa ndau Shqiperine me kufinj. Nga Shkumbini e ketej, duke perfshire Shqiperine e mesme, vendi ishte nen pushtimin e forcave Esadiste (forcat e Esat Toptanit). Pertej Shkumbinit, ne pjesen e jugut, ishin forcat e pushtetit demokratik te Ismail Qemalit.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1
    100 vjet Pavarsi&arkivi i shtetit

    -Sistemuesi i fondit te pavarsise dhe rilindjes - arkivisti Dhimiter Antoni.

    Flatrova për gjysmëshekulli
    dhe kurrë nuk kam parë
    pëllumba të vdekur
    vetëm të ndalur
    mbi supet e tim eti
    Ngjallet Ai
    dhe mi fsheh
    apo pëllumbat
    nuk vdesin


    Valdete Antoni


    Trashgimtar dhe emetues i vlerave shumplanshe të familjes së shquar tiranase të atdhetarit Nikolla Nishku që ngriti flamurin e pavarsisë së bashku me nacionalistët e tjerë 26 Nëntorin e 1912-ës; Dhimiter Antoni mishëron një prej gurve themeltarë të Shtëpisë së Kujtesës, arkivit qendror të shtetit shqiptar me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore.

    Intelektuali zotërues i 4 gjuhëve të huaja si frëngjishtja, italishtja, rumanishtja dhe osmanishtja të cilën e mësoi përkrah miqve të tij osmanistëve par exelance si Haki Sharofi, Vehxhi Buharaja e Jonuz Tafilaj përgjatë një jete devocioni e prurjesh titanike në fondin arkivit qendror të shtetit shqiptar. I diplomuar në tre fakultete që prej filozofisë, Histori-Filologjisë dhe degës dy vjeçare të Arkivistikës Dhimitri i tejkaloi dijet e tija prej pasionit për qëmtimin e botimeve të periudhës së mbretërisë shqiptare si dhe leximeve të kryeveprave e studimeve poliedrike nga autorë të huaj veçmas në italisht. Në fondin e pasuruar prej tij të arkivave njihet sistemimi dokumentar i periudhës së pushtimit fashist ose luogo tenenca, 11 vjet mbretërimi të Ahmet Zogut, fondi i Rilindjes Kombëtare dhe më thelbësorja mbrojtja, pasurimimi dhe sistemimi i bibliotekës së klerit katolik shqiptar. Vetë familjet e besimtarve të këtij religjoni dhe fretërit që i mbijetuan pushkatimit e torturës shpreheshin se pranonin vetëm Dhimitrin për t'ia besuar koleksionin që bartnin si arkivist dhe askujt tjetër pasi qenë zhgënjyer shumë herë nga humbja, përvetsimi dhe shpërdorimi i librave nga disa arkivistë të tjerë që me ndërrimin e sistemit komunist botuan veprat personale pa treguar burimin dhe referencat letrare. Këtë e vërteton dhe drejtoresha e Arkivit qendror të Shtetit zonja Nevila Nika e cila në fillimet e profesionit të saj e pati si një udhëheqës shpirtëror apo si një mësonjës model në lamijtë e arkivistikës. I papërshkrueshëm qe ngazëllimi imzot Frano Ilias kur gjeti deri dhe fotografitë e nënës së tij në arkiva pas daljes nga burgu në vitet 90-të. Para se të ndërronte jetë ai mori vesh se ruheshin ende në arkiva veprat e bibliotekës së françeskanëve u përkul t'i puthte dorën por mori përgjigjen se një prej personaliteteve që e meritojnë një mirnjohje është dhe arkivisti Dhimitër Antoni. Mirnjohja si kryemotiv nuk vonoi në drejtim të tij, nëpërmjet një faksimiljeje ku në emër të klerit katolik i dedikoheshin falenderime të përzemërta për aktin qytetar të mbrojtjes së kujtesës kombtare. Nga bisedat me personalitetin pa tituj, tim gjysh Dhimitrin, ai më rrëfente nën zë si një tregimtar magjepsës në dhomën e pritjes ku kaloi dhe agoninë e frymës së fundme se ishte në dijeni të faktit që At Shtjefën Gjeçovi pat lënë një dokument konfidencial të shkruar ku shprehej se ishte organizues i luftës së Vlorës deri në fitoren e saj megjithë petkun e klerikut katolik dhe se për këtë akt prej nacionalisti, italianët në bahkpunim me autoritetet fetare po të ishin në dijeni.mund dhe ta çonin në litar. Një tjetër pjesëz e historisë së pashkruar të kombit ish dhe letra e Pandeli Vangjelit ish kryeministrit në fillesat e shtetit modern ku ai shpalon veprimtarinë e tij si drejtues i kolonisë së shqiptarve të Bukureshtit në Rumani. Dhimitri si një mjeshtër i lindur i komunikimit rrezatonte aftësitë për të zbuluar vlera duke i bërë për vete njerzit me dashamirsinë dhe oratorinë e tij ku përmblidheshin dije përtej akademike. Si intelektual ai mbante kontakte me personalitete si Hysni Myzyri, Ahmet Kondo e Kristaq Prifti. Enciklopedist mes kolegëve idealist Dhimtri bashkëpunonte në mënyrë progresive në pasurimin e arkivave me kolegen e nderuar zonjën Mediha Shuteriqi.

    Prof. Nevila Nika kujton plot emocion se kur nisi karrierën në arkivin e shtetit ishte më e vogla në moshë krahas Prof. Ferit Dukës, dhe natyrisht ishin dy më të bindurit karshi baballarëve të arkivit. Nga hija e rëndë e institucionit i cili ruhej me ushtarë, qen kufiri dhe derë gjigande hekuri me mure me kangjella, punonjës të moshuar e të heshtur patëm një befasi të këndshme. Mardhëniet dhe trajtesa shoqërore ishte zemërgjerë e lehtësuese sidomos nga mësonjësi dhe kolegu i saj Dhimitër Antoni. Ai hynte tek ata personalitete që e mbanin gjallë dhe dhuronin jetë institucionit. Bënte pjesë tek ata njerëz që nuk plakeshin kurrë sepse koha dukej se vepronte ngadalë përballë energjive të tyre të pashterrura. Në moshë ishte babai im sqaron ajo, por dinte të fliste edhe me bashkmoshatarët dhe më të rinjtë, ndryshe komunikonte me respekt me vajzat e me gratë. Gjente ngaherë nga një temë argëtuese për t'ua shkarkuar stresin e lartë që ka kjo lloj pune.

    Puna nuk ndalej as të shtunën e as të dielën dhe Dhimitri nuk mungonte në angazhimin maksimal pavarësisht kërkesave që kishte familja. Vendosej në krye të çdo iniciative. Ai dhe disa kolegë të tij të rrallë, arriti të tejkalonte frymën e kohës, ideologjizimin e tejskajshëm të çdo qelize të jetës sepse primare konsideroi arkivin një pjesë të rëndësishme të jetës dhe shtëpinë e dytë. Kështu ai u përball me të njëjtat sakrifica që kërkon rritja e një fëmije. Sakrifikoi pa e ditur që po bënte një shërbim të jashtzakonshëm kombit dhe shtetit. Brenda vizionit të tij largpamës doli në pah "të diturit me dashtë atdheun". Dhe kjo nuk i kushtoi pak familjes Antoni. Ati humbi birin e tij të parlindur Gjergjin, liderin kulturor të djemve të rrugës së Dibrës në fillimvitet 70-të, të cilin si hakmarrje e tërthortë dhe paralajmërim krimi komunist e torturoi deri në çmëndje në moshën 19 vjeçare gjatë shërbimit të ferrit ushtarak.

    Megjithse trumpetat e komunizmit klithnin internacionalizmi proletar ai hynte te shqiptarët e mirë dhe si i tillë e gjykoi në heshtje se pasuria kombtare i shërben të tashmes dhe të ardhmes të vendit. Përkushtimi gërshetuar me kurajon civile paksa të çmendur për kohën, kërkonte me domosdoshmëri një lloj justifikimi ose një vegje ku ta vije gishtin në filxhan për të justifikuar grumbullimin, marrjen në arkiv, mbrojtjen dhe konservimin e kësaj pasurie që rrezikonte të zhdukej e shfarosej duke na krijuar një boshllëk të pariparueshëm në memorien e kombit një amnezi të trurit shqiptar.

    Zonja Nevila pohon se lufta kundra objekteve të kultit qe pika kulmore e veprimtarisë së Dhimitër Antonit, por jo vetëm ndaj mbrojtjes së pasurisë së klerikëve akademikë. Duhet të mos harrohen familjet e ngritura të personaliteteve të letrave shqipe trajtuar keq politikisht nga regjimi si të burgosurit, të internuarit e të dëbuarit në ekzil. Ata që vinin nga familjet e shquara të historisë së vendit dhe që ndodheshin në mjerim të plotë. Fati i dokumentave të trashëguara nga familjarët riskohej vërtet me djegie ose përvetsim nga diktati. I ndjeri Dhimitër Antoni, Skënder Hajro, Dhimitër Kotini, Ndrek Nallbani, Nush Shllaku, Mediha Jasa e një plejadë- bërthamë e fortë kulturalisht, menduan të vrujojë ruajtja e dokumentave me dëshirën e mirë për të krijuar, konsoliduar e shpënë përpara barkën e arkivit të kujtesës historike. Dhimitri me syrin e mëndjes ishte kryestrumbullari i këtij misioni të dijes. Nuk qëndronte kurrë në një vend. Mendonte se diku në një familje rrezikoheshin vlera kombtare dhe ishte i pari si zbulues që nxitonte për të siguruar prurjen. Njeri i shumë pasioneve me shpirt artisti, luante në violinë e pikturonte, skiconte portrete me një intuitë marramendëse. Ndër cilësitë e veçanta të karakterit të tij burrëror ishte dhe humori, e qeshura e përhershme në fytyrën atërore, pa harruar sensin e theksuar të drejtësisë sociale; saqë në një mbledhje të stafit në mënyrë demonstrative gjysëm shakaje, nxori nga salla megjithë karrige një kolegen tonë që fliste tej mase pa kontrolluar se cilin fyente me fjalorin e saj dhe kotësirat që thoshte. Njihej si publicist aktiv në gazetat e kohës sidomos pamfletet satirike ndërsa ruaj me nostalgji diku në një dhomëz antike të arkivit, poezitë dhe dorshkrimet e tij në këndin ku meditonte krahas punës. Falë tij ne kemi dhe firma të mëdha të familjeve të njohura shqiptare në drejtim të ekonomisë. Sidomos lexonte me ëndje letërkëmbimet e esnafëve shkodranë, të cilët kishin bërë historinë e qytetit dhe të Shqipërisë e rajonit. Gjinden në shënimet e tij të lexuara kalimthi përshkrime të sakta mbi anijet me famë të përbotshmë ulqinake dhe lundrimet e tyre. Ka bërë një skicim të Mesdheut në vija tregtare që ndiqnin disa shqiptarë të lartë, sepse arkivi ka një cilësi të pakrahasueshme me shumicën e institucioneve.

    Pra në arkiv "ke kohë të turpërohesh edhe pas vdekjes", sepse ke lënë gjurmë. Ne e ndjejmë se sa herë shfletojmë ndonjë dokument shprehet zonja Nevila, psherëtijmë me gaz" Eh, e ka lënë Dhimitri". Natyrisht unë njoh dhe shkrimin e tij. Asgjë nuk fillon nga zeroja, është dikush i cili ka qënë iniciati. Është një kurajo qytetare e pabesueshme për kohën që personalitete pa spaletat e kohës ti bindin autoritetet sypërflakura të padijes dhe diktaturës duhej të ndalej përballë veprave monumentale të qytetërimit shqiptar. Fare mirë mund të bëhej dhe argumentimi se ky dokumentacion i përket armikut të klasës dhe duhet shkatërruar, pse duhet ruajtur? Me këtë logjikë mund të ishte shkuar dhe me letrat e Mitat Frashërit të Lef Nosit, dhe personaliteteve të kulmuara. Arkivi i shndërrua në një lloj oazi falë këytre punonjësve që në një farë mënyrë ishin drejtuesit de fakto të këtij institucioni dhe personifikonin mëndjen e zemrën e kolonave të arkivit të shtetit. Nuk kish se si që personalitete të brumosur në gjimnazin shteteror me formim artistik e perëndimor si Dhimitër Antoni të pranonin rolin e nëpunsit apandisit brenda zyrave duke vegjetuar. Nuk ia lejonte formimi tij intelektual dhe tradita e etërve të zinte merimanga në një qoshe duke bërë vetëm detyrën e syzave të kalit.

    Vërtetsisht ai diti ta dojë dhe tua rrënjosë këtë sëmundje të bukur të koleksionimit dhe ruajtjes së dokumentave të vjetër. Ai u prek me periudhën para 44-ës sepse pikërisht atje rreziku i humbjes së vlerave të paçmueshme ishte më i rëndësishëm. Pavarsisht se nuk la asnjë vepër të shkruar të trajtesave në sferën e studimeve historike ose albanologjike, siç vepruan shumë kolegë të tij brenda kornizave ideologjike të sistemit totalitar, Dhimitër Antoni parapëlqeu të heshtet duke mos pranuar maskën e hipokrizisë në ballafaqimin e dhimbshëm të vërtetat e prekshme e të ndaluara të historisë së shqiptarve,duke bërë një shërbim shumë më sipëror sesa një botim i mangët i politizuar për bashkohësinë. Sikur ta kishte përballë në këto momente guidën e saj në profesionin fisnik shprehet drejtoresha e arkivit qendror të shtetit do ta përqafonte duke i thënë një "Faleminderit"me zë të lartë, për atë frymë mirësie që na gërryen për fortësimin e kolonave të ngrehinës së kujtesës së kombit.

    Mirnjohje mjeshtrit që në atë terr të regjimit që mumoste shpirtrat na la pas një rreze drite në jetësimin e vlerave të së kaluarës, pa të cilat secili komb e qytetrim nuk mundet të ketë vazhdimësi.

    Nga Andi Bica

    E Premte, 25 Janar 2008-gazeta Ndryshe

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga abica Lexo Postimin
    nga libri i Sheh Muamer Pazarit - Rruga Historike e Azizave te Tiranes.

    Sheh Ahmet Pazari

    1864 - 1931


    "Duajeni tjetrin, si doni veten tuaj.
    Duajeni Shqiperine, si doni familjen tuaj.
    Me dashte te miren e tjetrit dhe te vendit tend, eshte kryet e filozofise."
    (Sheh Ahmet Pazari)


    Vijme tek koha qe perfaqesohet nga nje brez tjeter, tek nje personalitet fetar i devotshem, si paraardhesit e tij. Gjithe jeten e tij deri ne vdekje e pershkoi nje humanizem i pashoq. Ky ishte Sheh Ahmet Pazari.

    Sheh Ahmet Pazari, rrjedh nga nje familje fetare Islamike e rruges Aleviane, te Tarikatit Halveti, qysh nga viti 1605, ne Tirane. Rezidenca e tij fetare (Asitane - teqe e madhe ose nena e teqeve) ka qene ne ish pazarin e vjeter, me dalje nga rruga e Barrikadave. Misioni i tij fetar ka qene i trasheguar brez pas brezi, fillimisht ne Shkoder me tre breza, ne ish pazarin e vjeter, te ardhur nga Serezi.

    Sheh Ahmet Pazari u vesh si Sheh qe ne moshen 18-vjecare. Si i vdiq babai, u ngarkua jo vetem me petkun e fese, por dhe me hallet e popullit. Shqetesohej per ta, mundohej t'i jepte zgjidhje halleve te tyre.

    Koha kalonte. Sheh Ahmet Pazari, bashke me shoket patriote te Tiranes, mendonin per pavaresine e kombit shqiptar. Ai ishte per nje zgjidhje sa me te mire te problemeve. Per gjithshka e karakterizonte urtesia. Inatin dhe ngutjen ai i quante te rrezikshme. Shpesh i thoshte te tjereve se, "ngutja dhe inati te cojne ne rrugen e shejtanit". Shpesh porosiste te birin, Aliun, te ishte i urte, i dashur dhe i qete. Kete e shohim tek nje ilahi (vjershe mistike), qe e shkroi Aliu kur mori detyren fetare si Sheh, pas vdekjes se babait te tij, Sheh Ahmetit. Po shkepus disa vargje:

    Baba im me la nje fjale
    te rrish shume me urtesi
    njerezit ne Tarik me i marre
    dhe tei besh Alevi (te drejte, te sinqerte)

    Sheh Ahmet Pazari ishte nje patriot i flaket dhe nje qytetar i moderuar. Ai luftonte fanatizmin, perbuzte ata, qe pengonin dijen. Per kete fanatiket dhe turkomanet e therrisnin eSheha Metae ose me epitetin eSheh Kaurrie.

    Sheh Ahmeti mori pjese ne Kongresin e Manastirit dhe ishte per abetaren, jo me alfabet arab, por latin. Mbeshteste tezen, bashke me shoket e tjere, se : eFemijet tane ne shkolle do te mesojne dhe do te perdorin me lehte alfabetin latine.

    Si patriot, u mesonte te tjereve vazhdimisht, me keshillat e veta, ta donin gjuhen shqipe, se ishin shqipetare, pavaresisht se mesonin ne shkolla turke. Ne shkolle mesonte dhe djali i tij, Aliu. Drejtori i shkolles ishte turk dhe kerkonte nga te gjithe nxenesit te flisnin turqisht.

    Aliu, i frymezuar nga babai i tij, me ndjenjen e shqiptarizmit, propogandonte per gjuhen shqipe. Nje dite e sollen Aliun nga shkolla te gjakosur, bashke me dy shoket e tij vellezer, Hamdi dhe Mihtat Llagamin dhe Xhaf Zelken, sepse flisnin shqip. Per kete shqipe u munduan dhe u sakrifikuan te medhenj dhe te vegjel. Pa gjak nuk vinte pavaresia. Cdo patriot dhe bir patrioti punonin sipas menyres se tyre per Shqiperine.

    Tregonte baba im, Sheh Ali Pazari, se si e kishin munduar dhe rrahur Hafiz Ibrahim Dalliun. Perfytyro nje plak, me trup te vogel dhe shendet te lige, t'i hipe ne kurriz nje burre me ngjyre, qe peshon 100 kilogram. Nuk mjaftonte kjo, por me nje kerbac, qe binte papushim ne kurrizin e tij, e detyronin te ecte neper rruget e Tiranes.

    Sheh Ahmet Pazari, pervec rrethit te ngushte miqesor qe kishte me Murat Toptanin, e lidhte dhe ceshtja kombetare. E kishte per zemer vjershen pa-triotike, ne forme kushtrimi, qe kishte bere miku i tij, Murat. Deshironte qe ta dinin edhe te tjeret, se kjo kenge ishte si mesazh per te gjithe ata, qe e ndjenin veten shqiptar. Vecoj disa vargje te kesaj kenge:

    Kushtrim, burra, shpejt ne kambe
    Sot per ne e zeza gjame
    Armiqte keshtu me tradhetine
    Ne zgjedhe me e pa Shqipninee..

    Shqipe, zog i pleqve te vjeter
    Cei bane kep e ketheter
    Vrillo, shqipja mushkenine
    Atij qe tradhton Shqipnine.

    Ne Teqen e Sheh Ahmet Pazarit, vec riteve fetare, zinte vend dhe atdheu. ePa atdhe, nuk ka fee, thoshte Sheh Ahmet Pazari. Ne Teqen e tij vinin shoke dhe miq, si: Mahmud Sali Myderrizi, Mahmud Turdiu, Refik Toptani, Fan Koja dhe shume patriote te tjere.

    Kjo cerdhe patriotesh mblidhte dhe priste patriote edhe nga Kosova. Keta ishin miq, por dhe besnike te rruges Halvetiane. Nepermjet fese ata benin dhe bisedime rreth vendit te tyre, flisnin per pavaresine, te cilen e kishin enderruar prej kohesh te paret e tyre. Te tille ishin: Hysejn Kuqi, Ali Zajmi, Riza Spahiu etj., te cilet luftonin me vendosmeri kundra serbit, armikut me te eger te Kosoves dhe Shqiperise.

    Serbi ka sulmuar disa here Shqiperine. Ne vitin 1912, gjeti rastin, kur ushtria turke po largohej. Serbi, i perqendruar nga Shkodra ne Kruje, sulmon Tiranen dhe areston te parin Sheh Ahmet Pazarin.

    Patriotet kosovare, ne vitin 1912-1913, bashke me forcat dibrane, ndoqen forcat serbe pertej kufirit te Shqiperise. Patriotet kishin nje gjuhe te perbashket. Ata nuk llogaritnin as jeten e tyre. Luftonin krah per krah me njeri - tjetrin, kundra cdo armiku, qe shkelte vendin e tyre.

    Ne vitet 1909- 1910, Sheh Ahmet Pazari zgjidhet nga populli i Tiranes delegat ne Kongresin e Dibres. Gjate kesaj kohe, ai mori nje telegram nga Tirana, ku e lajmerojne per vdekjen e gruas. Ky atdhetar kthehet ne Tirane me nje plage te rende ne shpirt, per te varrosur te shoqen. Pas kesaj, meqenese nuk ndjehej mire me shendet, i lodhur dhe shume i deshperuar per humbjen e gruas se tij, niset me te birin per ne Stamboll, per nje vizite mjeksore. Mjeket e keshilluan Sheh Ahmetin te qendronte per t'u qetesuar dhe mjekuar.

    Ne Stamboll, ai u takua dhe me miqte e tij. Si atdhetar qe ishte, edhe ne Stamboll u interesua per klubin shqiptar. Mjerisht ne ate kohe, ai ishte i mbyllur, per arsye grindjesh dhe kundershtimesh. Me punen e madhe qe beri Sheh Ahmeti, klubi i shqiptareve u rihap. Drejtor i klubit u zgjodh zoti Ibrahim Tema.

    Ne kujtesen e tij ruhen dhe takimet qe bente rastesisht me patriote shqiptare, si me: Ismail Qemalin, Nexhip Drogen, Shahin Kolonjen e te tjere. Nuk i harronte fjalet qe i kishte drejtuar Ismail Qemali:

    "Te pergezoj per iniciativen dhe deshiren qe lindi ne zemren tende te zjarrte per Shqiperine, duke rihapur klubin ne Stamboll. Duhet ta kishim bere ne kete pune, qe ishim ketu dhe mos ta prisnim prej Teje, Sheh efendi. Kjo, nderkohe, te nderon. Rendesi ka qe ne te punojme bashkarisht dhe me sinqeritet per Shqiperine."

    Miqte e tij, ne Stamboll, e ftuan Sheh Ahmetin te merrte pjese ne Parlament. Gjate debateve ne Parlament, Aliu, djali i Sheh Ahmetit u revoltua shume , kur degjoi qe nje deputet turk po fliste keq per Shqiperine. Ne kohen e pushimit i kerkoi te jatit te largohej, sepse nuk po duronte qe nje i huaj te shante vendin e tij.

    Esat Toptani i kerkon Sheh Ahmetit arsyen e largimit para kohe nga Parlamenti. Aliu, si i ri dhe pak i nxituar i drejtohet Esat Toptanit:

    "Si duruat ju, qe nje i huaj te shaje Shqiperine ne diskutimin e tije Si nuk e ndaluat ju fjalen e tij shpifese ndaj vendit toneee Esat Toptani nuk e priste qe nje djale i ri te fliste para tij me nje ton te tille. Sheh Ahmeti kerkon te mos ia vere re djalit te tij, mbasi eshte i ri dhe eshte hera e pare qe merr pjese ne debate te tilla. Menjehere e merr fjalen deputeti Shahin Kolonja, i cili nder te tjera thote: eEdhe ne po te ishim ne moshen e tij, nuk do ta kaperdinim ofendimin e nje deputeti turk, i cili merr guximin te marre neper kembe me pa te drejte nje vend tjeter."

    Gjate qendrimit ketu, Sheh Ahmet Pazari, merr kontakt me Telat Pashen, minister i brendshem i Turqise, i cili me vone gradohet dhe behet kryeminister. Me kete Pasha, Sheh Ahmeti ishte njohur me pare. Ai ne bashkebisedim me Pashen i kerkon dhe e pyet:

    ePerse nuk i jepet Shqiperise pavaresia, kur dihet se sa lufte eshte derdhur nga shqiptaret kundra Turqisee Besoj se keni dijeni per ate turme emigrantesh, te ardhur ketu ne Stamboll. U informova prej tyre, se pas Xhevit Pashes, vjen nje Dorgut Pasha, komandant tashme ne ushtrine e xhonturqve. Ai paska bere reprezalje ne popull dhe paska vrare. Paska mbledhur armet ne cdo shtepi shqiptare. A do te keni valle interes ju te na pushtojne lehtesisht serbet dhe greket duke na gjetur te paarmatosuree

    Lidhur me kete bisede, Sheh Ahmeti mori nga autoritetet turke pergjigjen se po teua njihte shqiptareve pavaresine, do te kerkonin edhe arabet, jemenasit dhe popujt e tjere te njejten gje. Per problemin e dyte, autoritetet turke do t'i jepnin urdher per te ndaluar reprezaljet ne gra e femije, sic kishin vepruar deri tani.

    Po shpjegoj shkurtimisht se si eshte njohur dhe miqesuar Pashai i Turqise me Sheh Ahmet Pazarin. Miqesia me Pashane Turk ishte lidhur ne keto rrethana:

    Myteserrifi (Prefekti) i Korces kishte urdher nga Veliu i Selanikut, ne ate kohe Telat Pasha, te nxirrte nje deputet per vllehet e krahines, se ia donte politika e jashtme te bente nje gje te tille. Perpjekjet e Myteserrifit deshtuan dy here, se nuk formohej shumica e votave.

    Prefekti ishte informuar se ne kete ceshtje mund te ndihmonte Sheh Ahmet Pazari, mbasi e gjithe Korca dhe Devolli gezonin nje respekt te madh per te. Ky patriot vinte ne keto ane, sepse kishte Teqete e veta. Ishte kryetar shpirteror i Bashkesise Halvetiane per Shqiperine. Administronte dhe organizonte ritet fetare ne keto Teqe me dervishet e sheheleret e tij. Ky njeri humanitar nuk ishte i shkeputur nga bamiresite dhe dashuria me njerezit. Veprat e tij ishin te njerezishme dhe rridhnin nga zemra per te ndihmuar sadopak te tjeret. Deshironte te vendoste nje tulle ne ndertimin e vendit. Ndertoi ura, cesme, rruge, pajtim gjaqesh nga vellavrasjet etj.

    Myteserrifi informoi Telat Pashen, se per te nxjerre deputetin vlleh, mund te ndihmonte nderhyrja e Sheh Ahmet Pazarit, si njeri i respektuar dhe i dashur ne keto zona.

    Fati e solli, qe Sheh Ahmeti kishte ardhur ketej me qellim qe te kontribonte ne tharjen e kenetes se Maliqit, te ndertonte Teqen e Sheh Islamit ne Korce, te ndihmonte rrethin e Korces dhe te Devollit ne lidhje me organizimin e Teqeve dhe per te kryer bamiresira te tjera. Ishte i papertuar dhe nuk lodhej per te ndertuar dhe lulezuar vendin e tij. (Per keto vepra ka shkruar dhe gazeta e asaj kohe eKronika e Korcese.)

    Myteserrifi nuk vonoi tei thote Sheh Ahmetit, se ai do te ndihmonte shume nese do te kishte mundesi te zgjidhte nje deputet qe te perfaqesoje vllehet (arromun) ne vendin tone.

    Sheh Ahmeti per kete ishte i gatshem, sepse keta ishin bere banoret apo pjese e Shqiperise. Menjehere mblodhi vllehet kudo qe ishin, me ate shpirtin mobilizues dhe te papertuar qe e karakterizonte. Dhe ia doli ne krye. Ndermjet tyre, natyrisht, duke e plotesuar numrin e elektoratit, zgjodhi per deputet nje perfaqesues nga familja Ballauri.

    Menjehere, per kete u njoftua Pashai, i cili falenderoi Sheh Ahmetin perzemersisht. Pashai e lidhte me Perandorine Otomane, e cila fitonte pike ne diplomacine e politikes se jashtme, si njohes i te drejtave te minoriteteve.

    Sekaloi shume kohe dhe Pashai gradohet nga Porta e Larte si minister i brendshem i Turqise.

    Gjate qendrimit te tij ne Korce dhe Devoll, Sheh Ahmeti, nje dite papritur, u ndalua nga nje miku i tij. Ky ishte drejtori i postes, zoti Abedin Lico, i cili e vuri ne dijeni per nje lajm jo te mire. Zoti Abedin i dorezon Sheh Ahmet Pazarit nje kopje te nje telegrami, ne menyre shume te fshehte, sepse ishte ne fuqi qeveria turke dhe e survejonin. Sheh Ahmeti e lexoi me kujdes telegramin, i cili nga permbajtja e fajesonte ate deri me denimin me vdekje.

    Permbajtja e telegramit ishte shkruar nga nje filoturk, qe e tradhton Shqiperine per interesat e Turqise. Ky person ishte Hysen Bej Bilishti. Ai lajmeron Stambollin, se ne Korce vjen nje i ashtequajtur Sheh Ahmet Pazari, me emrin e dyte "Azizi i Tiranese, qe ben propagande kundra Turqise. Ai i ben te njohur, se: eKy person eshte shqiptar i flakte. Kur vjen ne Korce, mbyllet pazari i Korces dhe qepenat e dyqaneve dhe pritet me perulje. Ky person duhet zhdukur fizikisht, sepse rreth tij mblidhet nje popull qe i bindet shpirterisht. Eshte njeri shume i rrezikshem."

    Sheh Ahmet Pazari, megjithese e mesoi permbajtjen e telegramit, qetesohet, se ky telegram do te binte ne doren e nje miku te rendesishem, sic ishte ministri i brendshem i Turqise. te cilin ai e kishte ndihmuar me pare.

    Me vone, Sheh Ahmet Pazari, ne Turqi, krijoi mundesine e takimit me Telat Pashen, ministrin e brendshem. Ne takim mendonte si t'ia zinte ne goje telegramin, por nuk guxonte. Por Pashai e beri vete kete bisede:

    "Sapo me ra ne dore telegrami, e lexova me kujdes dhe e grisa. Nje patriot i ndershem, qe e do vatanin e tij, do ta bente nje gje te tille. Kete do te beja edhe une per vendin tim." Keshtu u ndane keto dy miq.

    Ngjarjet pasojne njera-tjetren. Sheh Ahmet Pazari, bashke me djalin e tij, Aliun, nisen nga Turqia per ne Shqiperi. Kur arrijne ne Korce, u informuan me konkretisht per reprezaljet qe kishte kryer Shefqet Durgut Pasha, si dhe burgosjen e disa te njohurve dhe te afermve te tij. U largua menjehere nga Korca, i shoqeruar me tre vete te armatosur. Armet i mbanin te fshehur nen gune.

    Kaloi keshtu nga nje fshat ne tjetrin, derisa arriti ne Qukes. Atje u strehua tek nje miku i tij, i quajtur Nure Kushta. Ndenjen bashke me te birin, Aliun, dy dite ne shtepine e tij. Pastaj u nisen drejt Tiranes, te shoqeruar nga miku i tij, sepse ai i dinte mire shtigjet per te kaluar. Kur arriten ne fushen e Domosdoves, vune re, se aty ishte vendosur ushtria e Durgut Pashes. Armiku i diktoi dhe iu vu ne ndjekje.

    Nure Kushta i dinte te fshehtat e rrugeve, dredhoi dhe humbi nga syte e ushtrise turke. Mbeti i plagosur i biri i Nure Kushtes. U detyruan te ndalojne ne Elbasan. U strehuan ne Teqene e Sulejman Tabakut dhe ndejten te fshehur per disa dite, per te humbur gjurmet. Ne Elbasan mori vesh per burgosjen e vellait te tij, Xhemal Pazarit, si dhe te Demir Pashe Peqinit dhe shume patrioteve te tjere. Sheh Ahmeti bashke me te birin largohet nga Elbasani dhe nisen drejt Tiranes.

    Koha po kalonte, levizje patriotesh kishte ne Teqene e Sheh Ahmet Pazarit. Duke lene pas dore shendetin e tij, Sheh Ahmet Pazari nuk rreshti se punuari e menduari per Shqiperine. Ai deshironte ta shikonte te pavarur vendin e tij. Shume prej patrioteve qe ishin rreth tij, e mbeshtesnin mendimin e Sheh Ahmetit per ngritjen e flamurit shqiptar. Ishte fundi i muajit Nentor 1912.

    Populli, i mbledhur ne Teqene e Sheh Ahmet Pazarit, u bashkua me propozimin e tij, qe te dale me flamur ne dore nga Teqeja dhe te gjithe se bashku te shkojne drejt selise Turke. Perkrah Sheh Ahmetit vinte i vellai i tij, sapo i dale nga burgu, Xhemal Pazari, bashke me Refik Toptanin.

    Pikerisht, ne seline turke, sot filiali i Bibliotekes Kombetare, ne mes te nje entuziazmi te papare, ulet flamuri turk dhe ngrihet flamuri shqiptar. Populli i Tiranes shtohej ne numer gjithnje edhe me shume. Sheshi u mbush plot e per plot me njerez te ardhur edhe nga fshatrat perreth. Data 26 Nentor 1912 ishte per Tiranen ngjarja me e rendesishme dhe jetesore, pas 500-vjetesh te pushtimit otoman.

    Selia Turke pak nga pak po boshatisej dhe ush-taret turq po e linin Tiranen per te shkuar drejt Semanit, te Fierit. Vendin e tyre po e zinin shqiptaret patriote, qe i bashkonte nje ideal, pavaresia e vendit te tyre.

    Ishte nje ngjarje rrenqethese, qe te mallengjente. Burrat shqiptare, ne salle, derdhnin lot gezimi ne mes te ushtareve turq te armatosur deri ne dhembe, qe po largoheshin.

    Keto momente ishin sa te gezueshme, aq dhe te guximshme nga ana e shqiptareve. Kokat e te gjithe te pranishmeve rrezikoheshin nga 17,000 forca turke dhe serbe. ( Kete ngjarje historike dhe kaq emocionuese, ma tregon babai im, Sheh Ali Pazari, prezent ne ate salle patriotesh.)

    Me vendosjen e flamurit te shumepritur, do te mbahej dhe fjala e rastit. Sheh Ahmet Pazari, deshiron qe kete fjale ta mbaje Refik beu, sepse e kerkonte nderi i tij, si patriot i pakursyer per Shqiperine. Ky pasi e falenderon Sheh Ahmetin per respektin, me modestine e tij, propozon Dervish Xhemal Pazarin, si fetar dhe me i moshuar.

    Xhemal Pazari e filloi fjalen e tij, me gjuhen e paster shqipe, keshtu:

    "O Zot i gjithesise!
    Shyqyr qe na shpetove nga zgjedha e Turqise."

    Ne salle u moren vendime nga pjesmarresit e flamurit, si:
    1. Njoftim mbi shpalljen e indipendences shqip- tare shteteve te medha te Evropes, nepermjet Konsullatave ne vendin tone.
    2. U njoftua zyrtarisht Elbasani, Kavaja, Shijaku dhe Durresi, se ketu ne Tirane, u ngrit flamuri shqiptar dhe u shpall pavaresia.
    3. U njoftua komandanti i ushtrise serbe ne Kruje, nepermjet nje komisioni, te zgjedhur nga ky tubim, me nje proteste, te paraqitur nga ky komision.

    Protesta drejtuar komandantit serb, konsiston, ne:

    "Ne jemi popull shqiptar dhe jo turk. Per kete kemi ngritur flamurin tone dhe kemi shpallur indipendencen."

    Komisioni, qe do te nise protesten, formohet nga gjashte persona. Per te mbajtur nje barazi ne mes feve, ne kuptimin njerezor, Sheh Ahmet Pazari beri nje shembull tolerant dhe te barabarte. Ne komisionin e protestes ndaj serbeve, Ai, si kryetar, propozoi tre myslimane dhe tre te krishtere per te njoftuar Komandantin serb, ne Kruje, rreth vendimeve te komisionit per pavaresi. Kryetar komisioni zgjidhet Sheh Ahmet Pazari. Anetare te tij jane: Myslym Ag Beshiri, Myslym Myderrizi, Fan Koja, Nikoll Nishku, Spiro Politoqi.

    Anetaret e komisionit percillen nga populli i Tiranes me nje atmosfere mjaft te gezuar festive. Nisja me kuaj drejt Krujes behet nga sheshi, sot Teatri i Kukllave.

    Komisioni arriti ne Kruje pa rene dielli dhe i paraqiti komandantit serb protesten. Komandanti iu pergjigj, se enje pune e tille duhej bere me kohe."

    Sheh Ahmet Pazari, aty per aty i pergjigjet, se:

    Populli shqiptar dhe Kosova ka shume kohe me kryengritje e pushke, qe kerkon kete pavaresi. Ne kemi rene dakort me kufijte. Ku tei thone bukes "buke", na perket neve dhe ata qe bukes i thone eljebae, iu perket juve. Nderkohe ne kemi lajmeruar dhe shtetet e tjera evropiane dhe presim pergjigje prej tyre." Komandanti serb merret vesh me Beogradin dhe pergjigja e tyre ishte qe perfaqesuesit e ketij komisioni te kryesuar nga Sheh Ahmet Pazari te mos vriteshin, por te mbaheshin ne survejim. Ate nate Sheh Ahmeti fjeti ne shtepine e Zenel Ag Meces. Te nesermen, pa lindur dielli, u lane te lire nga serbet per teu kthyer ne Tirane. Populli i Tiranes priti gjithe naten ne sheshin prane Teatrit te Kukllave. Me arritjen e tyre u be nje atmosfere e gezuar, e pezier me lot. Ate dite Ismail Qemali zbriti ne Durres dhe gjeti flamurin te ngritur. Mesoi se Sheh Ahmet Pazari, pasi ngriti flamurin ne Tirane, punoi dhe per ngritjen e flamurit ne Durres. Ismail Qemali, qe e njihte mire mikun e tij atdhetar, i dergon nje telegram nga Durresi:

    "Sheh Ahmet Efendi,
    Kandilat e Shqiperise qe keni ndezur,
    nuk do tei leje te shuhen."

    Ushtria serbe me 27 Nentor 1912, ne mbremje, zapton Tiranen. Arrestin e pare e bejne me Sheh Ahmet Pazarin. E cojne ne burgun e Kavajes. Ishte dimer i ftohte. Sheh Ahmeti, ashtu si te burgosurit e tjere, flinte ne cimento, pa shtroje. E torturuan shume. Netet e 27 - 29 Nentorit ishin nje torture e vertete per plakun atdhetar, qe punonte per pavaresine e vendit te tij.

    Sheh Ahmetin e akuzojne, se njerezit qe ndihmuan Ismail Qemalin per te kaluar ne Vlore, ishin njerezit e tij. Kjo akuze do t'i kushtonte vdekjen ne litar dhe trekendeshi ishte gati. Leonidha Mineu, N/Prefekti i Kavajes, hyri garant per pafajesine e patriotit. Ai iu drejtua komandantit te burgut me keto fjale:

    "Ne qofte se ate e akuzoni per shqiptar, Sheh Ah-meti eshte vertet shqiptar i flakte. Copa - copa teia beni mishin, secila cope do te thote se eshte shqiptar. Ne qofte se e akuzoni per ceshtjen e Ismail Qemalit, per ata, qe ju i quani ekomitae, une hyj garant se Sheh Ahmet Pazari nuk ka gisht."

    Kjo garanci i shpetoi jeten Sheh Ahmet Pazarit. Filluan ta trajtonin me mire ne burg. Pranonin ushqime dhe shtroje nga pjestaret e familjes. Sheh Ahmetit i thane se do ta transferonin ne burgun e Tiranes.

    Prane dritares se burgut i afrohen dy - tre fshatare kavajas dhe i thone Sheh Ahmetit te kishte kujdes, se mos e genjenin. Keshtu e kishte pesuar nje i burgosur, qe e marrin per ta transferuar ne burgun e Tiranes, por e gjejne te vdekur tek ura e Priftit.

    Rasti i te burgosurit te vrare, e beri Sheh Ahmetin te shihte me kujdes cdo levizje qe behej rreth tij. Erdhi momenti qe Sheh Ahmeti do te transferohej ne burgun e Tiranes. I thane te zgjedhe nje nga sufarite (kaloresit), qe do ta shoqeronte. Ai zgjodhi Sulejman Bogosin, te cilin e njihte.

    Sheh Ahmeti e bindi shoqeruesin te mos shkonin nga ura e Priftit, por te ndiqnin nje rruge tjeter. Ne mbremjen e asaj dite ata mberriten ne Tirane dhe e dorezuan Sheh Ahmetin ne burgun e Tiranes. Ate dite sollen ne burg edhe shume atdhetare te tjere tiranas, si: Hafiz Ibrahim Dalliun, Haxhi Isuf Banken, Myslym Myderrizin, Myslym Horasanin, Nikolla Nishkun, Myslym Llagamin, Refik Toptanin etj.

    Pra, dita e ngritjes se flamurit ne Vlore, e gjeti Sheh Ahmetin te vuaje burgun e serbit. Keta atdhetare te raskapitur fizikisht ne burgjet e turkut dhe te serbit, nuk e humben shpresen asnjehere per nje Shqiperi te lire dhe te pavarur.

    Erdhi koha e shumepritur. Ushtria serbe la Tiranen dhe patrioteve iu desh te mendonin per te rregulluar vendin e tyre, tashme pa pushtues.

    Pas ngritjes se flamurit ne Vlore, filloi nje perplasje e brendshme, e rrezikshme per fatet e Shqi-perise. Esat Pashe Toptani krijoi nje situate te ndere, aq sa ndau Shqiperine me kufinj. Nga Shkumbini e ketej, duke perfshire Shqiperine e mesme, vendi ishte nen pushtimin e forcave Esadiste (forcat e Esat Toptanit). Pertej Shkumbinit, ne pjesen e jugut, ishin forcat e pushtetit demokratik te Ismail Qemalit.
    ( ma.ar/ www.shehmuamerpazari.com)

  6. #26
    Ilir Ikonomi: Pas krijimit të qeverisë, Ismail Qemali u rrinte larg firmëtarëve të pavarsisë


    Çfarë zbuloi në 800 fletët e arkivit austriak autori i librit “Pavarësia-Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”? Ilir Ikonomi është ndalur në intervistën e tij për “Mapo”-n pikërisht në detajet e panjohura më parë që ai sjell në këtë libër. Çfarë mendonin konsujt austriakë për plakun e Vlorës, si e përshkruanin atë dhe cilët ishin njerëzit e besuar të tij? A kishte ndonjë pikë të dobët Ismail Qemali? Përse ndryshoi anijen në mes të detit para se të zbriste në portin e Durrësit?… Të gjitha këto pyetje, por dhe shumë të tjera, marrin përgjigje në këtë intervistë të autorit, njëkohësisht dhe gazetarit të sesionit në gjuhën shqipe të Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi. Ndërsa përshkrimin e figurës së Ismail Qemalit dhe rrëfenjat e udhëtimit të tij historik drejt Shqipërisë së pavarur, ai i rrëfen në librin “Pavarësia, udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”, i botuar nga UET-Press, si pjesë e kolanës së botimeve historike që kjo shtëpi botuese ka sjellë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Siç rrëfen dhe vetë autori Ikonomi, për këtë libër një ndihmë të madhe i ka dhënë dhe stërnipi i Ismail Qemalit, Darling Ismail Vlora, duke i ofruar materiale dhe dokumente të panjohura.

    Ju thoni në hyrje të librit tuaj “Pavarësia-Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit” se keni shfrytëzuar arkivat e huaj. Mund të na thoni konkretisht cilët arkiva keni shfrytëzuar?

    Ky libër jo vetëm që është bazuar në dokumente arkivore, por edhe faktet që janë nxjerrë prej tyre janë ballafaquar në dy burime. P.sh në kujtimet e Eqrem Vlorës ka shumë fakte interesante për familjen e tij, udhëtimin e Syrja Vlorës dhe të atij, për mosmarrëveshjet që ata kishin me Ismail Qemalin, por shumë gjëra aty mbështeten nga një burim dhe për më tepër kujtimet zakonisht nuk janë objektive për t’u marrë në referencë kur bën një kërkim shkencor. Prandaj duhet të kesh fakte dhe dokumente, të cilat unë preferoj t’i shoh me sy dhe jo t’i dëgjoj nga të tjerët. Kam pasur një eksperiencë jo të mirë në librin tim të kaluar për Faik Konicën, ku dikush shkruante se Faik Konica ka lënë një amanet. Unë e kërkova këtë amanet dhe nuk e gjeta. Pastaj takova njeriun që kishte shkruar për amanetin e Faik Konicës dhe i kërkova që të ma tregonte ku ishte dokumenti dhe ai m’u përgjigj: Kjo është një shpikje e dikujt- që ia kishte rrëfyer dhe atij. Për këtë arsye në këtë libër jam bazuar vetëm në dokumente të shkruara dhe kryesisht tek ato që kam gjetur në arkivin e Ministrisë së Jashtme të Vjenës. E kam blerë këtë arkiv nga Vjena. Sot arkivat mund të shiten dhe blihen.

    Sa ju ka kushtuar?

    Rreth 800 euro ka kushtuar, bashkë me kërkimin që bëjnë ata. Është shumë e lehtë të marrësh nga arkivat e huaj. Mjafton të bësh kërkesën për atë që je i interesuar dhe sigurisht gjithë kjo do të kushtojë. Unë mora arkivin e periudhës së cilës i referohem në këtë libër, pra 1912-ës, dhe ata m’i dërguan gjithçka që gjetën, me CD në Uashington. Kjo punë kërkimore zgjati rreth 2 muaj.

    Çfarë zbuluat në këto dosje?

    Zbulova një pasuri të madhe për Ismail Qemalin. Austriakët e kanë ndjekur nga shumë afër gjithë rrugëtimin e Ismail Qemalit dhe kanë shkëmbyer informacione mes tyre. Sidomos të rëndësishme janë dokumentet e konsujve të Austrisë në Durrës dhe në Vlorë. Ata kanë shkëmbyer shumë mesazhe telegrafike për Ismail Qemalin, duke na dhënë një tablo të plotë se çfarë bëri Ismail Qemali, sidomos në itinerarin Durrës-Vlorë. Libri përshkruan gjithë udhëtimin e Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë, nga data 2 nëntor e vitit 1912 deri më 28 nëntor të 1912-ës.

    Po arkivat e Stambollit i keni shfrytëzuar?


    Në këta arkiva unë kam kërkuar shumë pak dhe kryesisht përmes personave të tretë. Për fat të keq ato janë shkruar në osmanisht dhe osmanologë ka shumë pak, kështu që nuk i kam shfrytëzuar dot ata arkiva, por me anë të burimeve të tjera kam arritur të siguroj disa dokumente. Kryesisht kam shfrytëzuar arkivin austriak të shkruar në gjermanisht, që përbën dhe burimin kryesor. Arkivi austriak ndodhet edhe në Institutin e Historisë, i përkthyer që në kohën e komunizmit, mirëpo vura re që kishte pasaktësi sidomos në përkthim, kështu që m’u desh të shfrytëzoja arkivin origjinal në gjermanisht. Burim tjetër shumë i rëndësishëm dhe i pashfrytëzuar asnjëherë janë dhe gazetat, sidomos ato austriake të asaj kohe, ku unë kam zbuluar disa intervista që Ismail Qemali ka dhënë në momente kyçe të këtij rrugëtimi, si p.sh intervista ku ai për herë të parë artikuloi publikisht fjalën Pavarësi, dhënë për gazetën kryesore në Vjenë, Neue Freie Presse. Interesante është se këto gazeta mund t’i gjesh edhe online. Gjithashtu kam shfrytëzuar dhe gazetat italiane, franceze etj. Te shtypi i kohës mund të gjesh një pasuri materialesh që unë i kam shfrytëzuar. Kam shfrytëzuar edhe shumë libra të vjetër e të rinj, që kanë shkruar për Ismail Qemalin, për Shqipërinë dhe Ballkanin. Unë kam privilegjin që kam shtëpinë pranë bibliotekës më të madhe të botës, që është ajo e Kongresit Amerikan, atje mund të gjesh gjithë fondin e librave që është botuar mbi Shqipërinë.

    A ka mospërputhje faktesh me çfarë kemi mësuar deri më sot për figurën e Ismail Qemalit dhe ngjarjet e vitit 1912, me çfarë keni gjetur në arkiva?

    Nuk bëhet fjalë për mospërputhje të mëdha ose shtrembërime historike. Por kam zbuluar fakte të reja që ne nuk i kemi ditur. P.sh. në historiografinë komuniste Ismail Qemali përshkruhej si plaku i urtë, por që kishte dhe kufizimet e tij ideore. Kur nisa kërkimet e mia nuk jam nisur nga ajo çfarë historiografia komuniste ka shkruar për figurën e Ismail Qemalit dhe atë pjesë të rëndësishme të historisë. Gjithë puna ime ka nisur nga e para dhe kam zbuluar fakte shumë interesante, si për shembull çfarë pamje kishte në të vërtetë Ismail Qemali. Kur ai ka shkuar në Itali është takuar me një gazetar dhe gjatë intervistës që gazetari ka bërë ka përshkruar pamjen e jashtme të Ismail Qemalit. Unë nuk e dija sesi i kishte pasur sytë Ismail Qemali, sepse fotografitë e kohës janë bardh e zi. Por kur lexova dhe një përshkrim shumë të besueshëm të një ambasadori francez, mësova se ai kishte pasur sy blu të thellë, dhe se mjekrën nuk e kishte krejtësisht të bardhë e të tjera detaje shumë interesante.

    Po përsa i përket fakteve historike?

    Përsa i përket fakteve të reja historike, mendoj se risia që sjell libri im është se ngjarjet dhe datat i përmbledh në një kontekst të rëndësishëm kohor. Unë jam fokusuar se çfarë ka ndodhur nga 2 nëntor deri më 28 nëntor. Ngjarjet rrëfehen në një rend kronologjik dhe nuk ka kakofoni dokumentesh, por është një rrëfim i plotë nga fillimi deri në fund. Fakte të reja që sillen janë intervistat e tij dhe unë personalisht habitem sesi deri më sot asnjë historian nuk ka pasur kuriozitetin të lexojë shtypin e huaj të asaj kohe.

    Dhe stili i të rrëfyerit është disi ndryshe nga metodologjia e historiografisë?

    Unë kur shkruaj dua që lexuesi të më lexojë dhe nuk shkruaj për veten time. Gjatë gjithë procesit të librit mendoj intensivisht për lexuesin.

    Ju keni dalë ne konkluzionin se përveç Ismail Qemalit asnjë nga figurat e asaj kohe nuk do të mund ta realizonte projektin e Pavarësisë?

    Personalisht më ka lënë shumë përshtypje figura e Ismail Qemalit. Kam qenë i ftohtë në gjithë rrëfimin që kam bërë në libër, duke i sjellë ato figura në dritën e fakteve. Kështu kam vepruar si për Ismail Qemalin, ashtu dhe për Syrja Beun. Ky i fundit ishte një njeri i zgjuar, por kur erdhi puna te projekti i shpalljes së Pavarësisë ai dështoi bashkë me të birin Eqrem Vlora, për arsyen e thjeshtë se ata nuk kishin atë tërheqjen në popull siç e kishte Ismail Qemali. Ndoshta ishte natyra e Ismail Qemalit, që ai ishte shumë i lidhur me masën. Prandaj unë dal në konkluzionin se asnjë nga figurat e asaj kohe nuk do të mund ta realizonte pavarësinë përveç Ismail Qemalit. Ai në vitin 1908 u bë deputet i Vlorës dhe kur erdhi në Vlorë njerëzit hoqën kuajt dhe e tërhoqën vetë karrocën e tij. Ky është një fakt që tregon se në Vlorë ai kishte autoritet të jashtëzakonshëm. Po ashtu ishte një figurë shumë e njohur edhe në Perandorinë Osmane. Në vitin 1900 ai bëri një akt shumë domethënës: u arratis nga Turqia. Unë kam hequr një paralele me aktin që ndërmori Ismail Kadare që u largua nga Shqipëria. Kjo ndodhi fiks 90 vjet pasi Ismail Qemali u largua nga Turqia, sepse nuk i pëlqente politika e Sulltanit dhe kishte frikë se mos e arrestonte, kështu që zgjodhi të largohej për të projektuar vite më vonë Pavarësinë e Shqipërisë.

    Keni shkruar për Faik Konicën dhe Ismail Qemalin. Pse u qasët te këto dy figura?

    Për mua si Ismail Qemali ashtu dhe Faik Konica janë dy personalitete të mëdha të historisë së Shqipërisë. Historia jonë nuk ka shumë figura të tilla kaq inteligjente me kulturë të gjerë. Ama të dy këta, pavarësisht të metave që mund të kishin, luftuan për Shqipërinë. Faiku nxori një revistë që quhej ‘Albania’ në një kohë që Shqipëria nuk ekzistonte, shqiptarët as nuk e mendonin krijimin e shtetit, ata e quanin veten ose grek ose turq. Të dy, si Ismail Qemali dhe Faik Konica, ishin largpamës, ata parashikuan dhe punuan për krijimin e shtetit si gjëja më sublime që ka një popull. Unë jam dakord që gjithkush mund të shkruajë, por ne duhet të fokusohemi te këto figura largpamëse.

    Cilët ishin njerëzit më të afërt, sipas jush, të Ismail Qemalit?

    Njeriu më i afërt ishte Liugj Gurakuqi, por ai kishte dhe djemtë e tij. Djemtë ose më saktë familja ishte pika e dobët e Ismail Qemalit. Këtë e shpjegon dhe një deputet anglez që vinte dhe e takonte herë pas here në Vlorë. Ai shkruan se fëmijët ishin pika e dobët e Ismail Qemalit. Ndërsa si mikun më të ngushtë që e dëgjonte dhe e respektonte unë mendoj se ishte Luigj Gurakuqi. Janë disa dokumente të shkruara nga të huajt, ku flitet për respektin që kishin ata të dy me njëri-tjetrin. Madje, ata shprehnin habi sesi një katolik mund të ketë një respekt kaq të madh për një musliman. Isa Boletini ishte një ndër të besuarit e tij. Por ka diçka interesante këtu. Kur u krijua qeveria, Ismail Qemali u rrinte larg firmëtarëve të aktit të Pavarësisë, sepse kishte frikë se mos fillonin grindjet mes tyre për pushtet. Ismail Qemali u druhej shumë këtyre grindjeve, ndoshta ngaqë ishte një figurë shumë paqësore. Nuk i mbante afër në zyrë. Kur punonte ishte gjithmonë vetëm me sekretarin dhe nuk preferonte të krijonte afrimitet me të tjerët. Këtë e thonë arkivat austriakë. Të kuptojmë, se për këto detaje nuk ka shumë dokumente.

    Sa fletë përmban Arkivi i Austrisë që ju sillni në këtë libër dhe a keni gjetur foto të panjohura më parë aty, që mund t’i keni publikuar ose jo në këtë libër?

    Kanë qenë rreth 800 fletë që flisnin pikërisht për vitin 1912. Por në këtë arkiv ka shumë dokumente edhe për vitet 1911 dhe 1913, por interesi im ishte vetëm 1912-ta. Fotografitë që unë sjell në libër janë kryesisht të njohura. E vetmja foto që mund të jetë e panjohur është ajo e nisjes, me të cilën erdhi në Durrës Ismail Qemali.

    Në fakt ka një konfuzion për emrin e anijes që e solli. Ndërsa ju e keni sqaruar këtë detaj. Ku jeni bazuar?

    Po, është e vërtetë që për emrin e anijes që e solli ka një konfuzion, që unë mendoj se vjen nga një komunikim i shefit të Policisë së Triestes, Albert von Manussi, i cili në raportimin e tij jep një tjetër emër. Unë mendoj se ai e ka pasur informacionin nga palë të treta dhe është i pasaktë. Për sqarimin e këtij detaji unë jam bazuar (siç themi ne gazetarët) në dy burime; te komunikimi i konsujve dhe në shtypin e kohës. Por ka dhe një detaj shumë interesant me anijen. Ismail Qemali në portin e Durrësit nuk ka ardhur me anijen me të cilën u nis nga Trieste. Nga Trieste ai bashkë me shqiptarët e tjerë hipi në një anije pasagjerësh me emrin “Brunn”. Për shkak të situatës që grekët kishin krijuar në Durrës, anija nuk mund të hynte në port. Kështu, në afërsi të Kepit të Rodonit, Ismail Qemali ka zbritur nga anija e udhëtarëve dhe ka hipur në anijen “Graf Ëurmbrand”, që ishte vënë në dispozicion nga austriakët. Kjo anije është dhe në foton që unë kam sjellë në këtë libër. Ky është një detaj i panjohur dhe për këtë i jam referuar gazetës franceze “Le Figaro”.


    Libra të tjerë nga kolana historike e botimeve UET-Press

    Shqipëria 1911-1974, autor Romeo Gurakuqi

    Geraldina, Mbretëresha e Shqiptarëve, me autor Gëes Robyns

    Vitet shqiptare 1943-1945, me autor David Smajli

    “100 vjet 1912-2012”, me autor Blendi Fevziu

    “Shqipëria, ankthi dhe ëndrra”, me autor Amik Kasoruho


    Pjesë nga libri

    Intervista është botuar më 8 nëntor 1912 në gazetën kryesore në Vjenë, Neue Freie Presse, me tirazh prej mbi 50 mijë

    Ismail Qemali për herë të parë tha Pavarësi në Vjenë

    Gazeta kryesore e asaj kohe në Vjenë, Neue Freie Presse, me tirazh prej mbi 50 mijë kopje, pronë e një hebreu, ishte në një farë mënyre zëdhënësja e pikëpamjes qeveritare të Austrisë. Menjëherë pas arritjes së Ismailit, gazeta dërgoi në Grand Hotel një korrespondent, i cili i mori atij një intervistë.



    NEUE FREIE PRESSE: Ç’qëndrim mbani ndaj pretendimit të Serbisë për të pasur një port në Adriatik?

    ISMAILI: Kjo është njësoj sikur Zvicra e rrethuar me male të thoshte se, meqë nuk ka dalje në det, nuk mund të ekzistojë dot në qoftë se nuk i jepet porti i Gjenovës.

    NEUE FREIE PRESSE: Por, a ka të drejtë Serbia për një port, në Adriatik ose në Egje?

    ISMAILI: Nuk më takon mua të them nëse Serbia ka të drejtë për një port në Egje. Kjo është një çështje ku ne nuk përzihemi. Por e kuptoj gjithashtu se, për sa kohë që në Shqipëri sundonte regjimi i paqytetëruar turk, Serbia mund të ankohej se, meqë nuk kishte dalje në Adriatik, zhvillimi i saj ekonomik mbeti prapa. Mirëpo, krejt e ndryshme do të jetë gjendja e Serbisë kur shqiptarët të jenë zotër të vetes. Shqipëria do të ketë ambicien për t’u bërë shtet i qytetëruar dhe do të dëshirojë marrëdhënie të mira me Serbinë. Kështu, Serbia do të jetë në gjendje t’i përdorë portet shqiptare për tregtinë e saj. Edhe nën regjimin e Turqisë ajo e gjeti një rrugë drejt detit me anë të hekurudhës për në Selanik. Nëse Serbisë i duhet një mushkëri për të marrë frymë, atëherë Shqipëria e pavarur, me portet e saj të Adriatikut, sigurisht që nuk do të jetë pengesë për zhvillimin e saj të ardhshëm ekonomik.

    Biseda u zhvendos në çështje të tjera: “Nuk do të kishte mëkat më të madh, -tha Ismaili, – nëqoftëse fitimtarët e tanishëm do të përpiqeshin të pasuroheshin në kurriz të shqiptarëve. Shqiptarët nuk do t’i nënshtroheshin kurrë një fati të tillë dhe Gadishulli Ballkanik do të mbetej vazhdimisht një shesh trazirash.”

    NEUE FREIE PRESSE: Ju kërkoni një Shqipëri të pavarur?


    ISMAILI: Që Shqipëria të jetë një shtet i pavarur, këtë e kërkon jo vetëm interesi i shqiptarëve, por edhe interesi i përgjithshëm i Europës. Europa nuk do t’i gëzojë dot frytet e lirisë nëse Shqipëria copëtohet. Ne duhet të trajtohemi njëlloj si shtetet e Ballkanit. Nëse rajonet e pushtuara do të duhet të shkëputen krejt nga Turqia, po ashtu duhet që edhe Shqipëria të bëhet e pavarur.

    NEUE FREIE PRESSE: Sa e madhe do të ishte një Shqipëri e pavarur dhe cili do të ishte kryeqyteti i saj?

    ISMAILI: Shqipëria e pavarur do të jetë një shtet me rreth dy milion e gjysmë banorë. Ky shtet duhet të përfshijë të tërë Vilajetin e Shkodrës, pjesën shqiptare të vilajetit të Janinës, pjesën shqiptare të Manastirit, pjesën perëndimore të Manastirit përreth Ohrit, Dibrën, Elbasanin, Korçën, sanxhakun e Pejës me Gjakovën, sanxhakun e Prizrenit, një pjesë të sanxhakut të Shkupit dhe një pjesë të sanxhakut të Prishtinës. Kryeqyteti i Shqipërisë mund të ishte Elbasani, për arsye të pozitës së tij qendrore, por rol të madh mund të luante edhe Vlora, ku mund të shkonte hekurudha. Elbasani mund të ishte Uashingtoni, ndërsa Vlora, Nju-Jorku ynë.

    NEUE FREIE PRESSE: Cili do të jetë princi juaj?

    ISMAILI: Sa për çështjen, nëse ne do të vihemi nën një princ dhe se kush mund të jetë ai, do të kemi kohë të vendosim më vonë.

    NEUE FREIE PRESSE: Po malësorët çfarë qëndrimi po mbajnë? A po luftojnë ata për Malin e Zi?

    ISMAILI: Sipas mendimit tim, në Europë janë përhapur keqkuptime. Malësorët luftojnë kundër Turqisë e jo për Malin e Zi. Ata luftojnë për pavarësinë e Shqipërisë. Ne shqiptarët jemi të gjithë të një mendjeje në dëshirën për një Shqipëri të pavarur. Ne të gjithë, myslimanë, ortodoksë apo katolikë, e gjejmë veten në këtë dëshirë. Te ne ka familje, ku një anëtar i përket një feje dhe tjetri një feje tjetër, por këto dallime fetare nuk na ndajnë aspak në qëndrimet tona politike.

    NEUE FREIE PRESSE: Si i shikoni marrëdhëniet e ardhshme mes Shqipërisë dhe Austro-Hungarisë?

    ISMAILI: Ne duam të kemi marrëdhënie të mira me Austro-Hungarinë dhe me Italinë, në mënyrë që këto dy shtete të mbështesin nevojat tona kulturore dhe ekonomike. Një vendi të vogël i nevojitet përkrahja e shteteve të mëdha dhe është e qartë se kjo mbështetje te dy vendet aleate të Adriatikut, Austro-Hungaria dhe Italia, do të vijë vetvetiu. Kështu, monarkia e madhe fqinje, mysafir i së cilës jam tani, mund të ketë vetëm përfitime nga një Shqipëri e pavarur.

    Ismaili përmendi edhe diçka. “Sulltani, – i tha ai gazetarit, – sigurisht do të mbetet Kalifi që do të përfaqësojë gjithnjë interesat fetare në Shqipëri.” Në kontekstin e gjithë intervistës, ku toni kryesor është shkëputja nga Turqia, ky pohim duket si i bërë nga zori, për diplomaci. Ismaili ishte i kujdesshëm të mos zemëronte elementin proturk brenda Shqipërisë, i cili kishte mjaft ndikim. Shqiptarët identifikoheshin në një masë të madhe me fenë myslimane dhe fanatizmi fetar i popullatës, që e gjente frymëzimin në Stamboll, te Kalifi, mund të bëhej një pengesë për Ismailin. Në të njëjtën mënyrë, ai i ruhej zemërimit të pritshëm të qeverisë osmane me aktin që donte të ndërmerrte. Ismaili ishte dinak dhe kishte aftësinë e rrallë për ta shprehur dinakërinë e tij me fraza të qarta.

    Këtu, natyrisht, ishte edhe çështja tjetër delikate ku Ismailit i duhej të tregohej një ekuilibrist i mirë. Fjala është për dilemën e atyre malësorëve që ishin radhitur me mbretin Nikollë për të luftuar kundër turqve. Ismaili iu shmang përgjigjes së drejtpërdrejtë, por tashmë dihej se në viset veriore, ku urrejtja ndaj xhonturqve ishte e papërmbajtur, malësorët ishin joshur nga premtimet e malazezëve dhe qenë armatosur prej tyre. Të ndikuar nga propaganda, një pjesë e malësorëve katolikë e shihnin luftën e re si një betejë mes Krishterimit dhe Islamit, të përfaqësuar nga Turqia. Për disa patriotë shqiptarë të Jugut kjo ishte e papranueshme, sepse, sipas tyre, momenti ishte delikat dhe çdo përpjekje duhej përqendruar te shpëtimi i kombit. Më 7 nëntor, sekretari i legatës austro-hungareze në Janinë, Constantine Bilinski, i raportonte Vjenës për një letër që disa patriotë të Toskërisë i drejtonin kryeipeshkvit shqiptar të Shkodrës, Jak Serreqi, të cilit i kërkonin sqarime për këto “akte tradhtie,” siç i quanin ata. Ismaili, pa hyrë në hollësi në intervistën e tij, përpiqej ta minimizonte rëndësinë e ndarjeve fetare dhe t’u tregonte qarqeve diplomatike dhe publikut ndërkombëtar se kryesore për shqiptarët, myslimanë apo të krishterë, ishte dëshira për pavarësi.

    Intervista u botua në gazetë më 8 nëntor, në edicionin e mbrëmjes. Mund të shihet lehtë se vetëm dy ditë pas largimit nga Rumania, Ismaili kishte nisur të fliste hapur për pavarësinë, ndryshe nga deklaratat që jepte në Bukuresht. Kjo intervistë është ndoshta dokumenti i parë i publikuar, ku ai e artikulon pa mëdyshje pavarësinë, për të cilën do të shkonte në Shqipëri.

    Aida Tuci - MAPO
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1
    http://www.shehmuamerpazari.com/sheh_ahmet.html

    Duajeni tjetrin, si doni veten tuaj.
    Duajeni Shqiperine, si doni familjen tuaj.
    Me dashte te miren e tjetrit dhe te vendit tend, eshte kryet e filozofise."
    (Sheh Ahmet Pazari)

    Vijme tek koha qe perfaqesohet nga nje brez tjeter, tek nje personalitet fetar i devotshem, si paraardhesit e tij. Gjithe jeten e tij deri ne vdekje e pershkoi nje humanizem i pashoq. Ky ishte Sheh Ahmet Pazari.

    Sheh Ahmet Pazari, rrjedh nga nje familje fetare Islamike e rruges Aleviane, te Tarikatit Halveti, qysh nga viti 1605, ne Tirane. Rezidenca e tij fetare (Asitane - teqe e madhe ose nena e teqeve) ka qene ne ish pazarin e vjeter, me dalje nga rruga e Barrikadave. Misioni i tij fetar ka qene i trasheguar brez pas brezi, fillimisht ne Shkoder me tre breza, ne ish pazarin e vjeter, te ardhur nga Serezi.

    Sheh Ahmet Pazari u vesh si Sheh qe ne moshen 18-vjecare. Si i vdiq babai, u ngarkua jo vetem me petkun e fese, por dhe me hallet e popullit. Shqetesohej per ta, mundohej t'i jepte zgjidhje halleve te tyre.

    Koha kalonte. Sheh Ahmet Pazari, bashke me shoket patriote te Tiranes, mendonin per pavaresine e kombit shqiptar. Ai ishte per nje zgjidhje sa me te mire te problemeve. Per gjithshka e karakterizonte urtesia. Inatin dhe ngutjen ai i quante te rrezikshme. Shpesh i thoshte te tjereve se, "ngutja dhe inati te cojne ne rrugen e shejtanit". Shpesh porosiste te birin, Aliun, te ishte i urte, i dashur dhe i qete. Kete e shohim tek nje ilahi (vjershe mistike), qe e shkroi Aliu kur mori detyren fetare si Sheh, pas vdekjes se babait te tij, Sheh Ahmetit. Po shkepus disa vargje:

    Baba im me la nje fjale
    te rrish shume me urtesi
    njerezit ne Tarik me i marre
    dhe tei besh Alevi (te drejte, te sinqerte)

    Sheh Ahmet Pazari ishte nje patriot i flaket dhe nje qytetar i moderuar. Ai luftonte fanatizmin, perbuzte ata, qe pengonin dijen. Per kete fanatiket dhe turkomanet e therrisnin eSheha Metae ose me epitetin eSheh Kaurrie.

    Sheh Ahmeti mori pjese ne Kongresin e Manastirit dhe ishte per abetaren, jo me alfabet arab, por latin. Mbeshteste tezen, bashke me shoket e tjere, se : eFemijet tane ne shkolle do te mesojne dhe do te perdorin me lehte alfabetin latine.

    Si patriot, u mesonte te tjereve vazhdimisht, me keshillat e veta, ta donin gjuhen shqipe, se ishin shqipetare, pavaresisht se mesonin ne shkolla turke. Ne shkolle mesonte dhe djali i tij, Aliu. Drejtori i shkolles ishte turk dhe kerkonte nga te gjithe nxenesit te flisnin turqisht.

    Aliu, i frymezuar nga babai i tij, me ndjenjen e shqiptarizmit, propogandonte per gjuhen shqipe. Nje dite e sollen Aliun nga shkolla te gjakosur, bashke me dy shoket e tij vellezer, Hamdi dhe Mihtat Llagamin dhe Xhaf Zelken, sepse flisnin shqip. Per kete shqipe u munduan dhe u sakrifikuan te medhenj dhe te vegjel. Pa gjak nuk vinte pavaresia. Cdo patriot dhe bir patrioti punonin sipas menyres se tyre per Shqiperine.

    Tregonte baba im, Sheh Ali Pazari, se si e kishin munduar dhe rrahur Hafiz Ibrahim Dalliun. Perfytyro nje plak, me trup te vogel dhe shendet te lige, t'i hipe ne kurriz nje burre me ngjyre, qe peshon 100 kilogram. Nuk mjaftonte kjo, por me nje kerbac, qe binte papushim ne kurrizin e tij, e detyronin te ecte neper rruget e Tiranes.

    Sheh Ahmet Pazari, pervec rrethit te ngushte miqesor qe kishte me Murat Toptanin, e lidhte dhe ceshtja kombetare. E kishte per zemer vjershen pa-triotike, ne forme kushtrimi, qe kishte bere miku i tij, Murat. Deshironte qe ta dinin edhe te tjeret, se kjo kenge ishte si mesazh per te gjithe ata, qe e ndjenin veten shqiptar. Vecoj disa vargje te kesaj kenge:

    Kushtrim, burra, shpejt ne kambe
    Sot per ne e zeza gjame
    Armiqte keshtu me tradhetine
    Ne zgjedhe me e pa Shqipninee..

    Shqipe, zog i pleqve te vjeter
    Cei bane kep e ketheter
    Vrillo, shqipja mushkenine
    Atij qe tradhton Shqipnine.

    Ne Teqen e Sheh Ahmet Pazarit, vec riteve fetare, zinte vend dhe atdheu. ePa atdhe, nuk ka fee, thoshte Sheh Ahmet Pazari. Ne Teqen e tij vinin shoke dhe miq, si: Mahmud Sali Myderrizi, Mahmud Turdiu, Refik Toptani, Fan Koja dhe shume patriote te tjere.

    Kjo cerdhe patriotesh mblidhte dhe priste patriote edhe nga Kosova. Keta ishin miq, por dhe besnike te rruges Halvetiane. Nepermjet fese ata benin dhe bisedime rreth vendit te tyre, flisnin per pavaresine, te cilen e kishin enderruar prej kohesh te paret e tyre. Te tille ishin: Hysejn Kuqi, Ali Zajmi, Riza Spahiu etj., te cilet luftonin me vendosmeri kundra serbit, armikut me te eger te Kosoves dhe Shqiperise.

    Serbi ka sulmuar disa here Shqiperine. Ne vitin 1912, gjeti rastin, kur ushtria turke po largohej. Serbi, i perqendruar nga Shkodra ne Kruje, sulmon Tiranen dhe areston te parin Sheh Ahmet Pazarin.

    Patriotet kosovare, ne vitin 1912-1913, bashke me forcat dibrane, ndoqen forcat serbe pertej kufirit te Shqiperise. Patriotet kishin nje gjuhe te perbashket. Ata nuk llogaritnin as jeten e tyre. Luftonin krah per krah me njeri - tjetrin, kundra cdo armiku, qe shkelte vendin e tyre.

    Ne vitet 1909- 1910, Sheh Ahmet Pazari zgjidhet nga populli i Tiranes delegat ne Kongresin e Dibres. Gjate kesaj kohe, ai mori nje telegram nga Tirana, ku e lajmerojne per vdekjen e gruas. Ky atdhetar kthehet ne Tirane me nje plage te rende ne shpirt, per te varrosur te shoqen. Pas kesaj, meqenese nuk ndjehej mire me shendet, i lodhur dhe shume i deshperuar per humbjen e gruas se tij, niset me te birin per ne Stamboll, per nje vizite mjeksore. Mjeket e keshilluan Sheh Ahmetin te qendronte per t'u qetesuar dhe mjekuar.

    Ne Stamboll, ai u takua dhe me miqte e tij. Si atdhetar qe ishte, edhe ne Stamboll u interesua per klubin shqiptar. Mjerisht ne ate kohe, ai ishte i mbyllur, per arsye grindjesh dhe kundershtimesh. Me punen e madhe qe beri Sheh Ahmeti, klubi i shqiptareve u rihap. Drejtor i klubit u zgjodh zoti Ibrahim Tema.

    Ne kujtesen e tij ruhen dhe takimet qe bente rastesisht me patriote shqiptare, si me: Ismail Qemalin, Nexhip Drogen, Shahin Kolonjen e te tjere. Nuk i harronte fjalet qe i kishte drejtuar Ismail Qemali:

    "Te pergezoj per iniciativen dhe deshiren qe lindi ne zemren tende te zjarrte per Shqiperine, duke rihapur klubin ne Stamboll. Duhet ta kishim bere ne kete pune, qe ishim ketu dhe mos ta prisnim prej Teje, Sheh efendi. Kjo, nderkohe, te nderon. Rendesi ka qe ne te punojme bashkarisht dhe me sinqeritet per Shqiperine."

    Miqte e tij, ne Stamboll, e ftuan Sheh Ahmetin te merrte pjese ne Parlament. Gjate debateve ne Parlament, Aliu, djali i Sheh Ahmetit u revoltua shume , kur degjoi qe nje deputet turk po fliste keq per Shqiperine. Ne kohen e pushimit i kerkoi te jatit te largohej, sepse nuk po duronte qe nje i huaj te shante vendin e tij.

    Esat Toptani i kerkon Sheh Ahmetit arsyen e largimit para kohe nga Parlamenti. Aliu, si i ri dhe pak i nxituar i drejtohet Esat Toptanit:

    "Si duruat ju, qe nje i huaj te shaje Shqiperine ne diskutimin e tije Si nuk e ndaluat ju fjalen e tij shpifese ndaj vendit toneee Esat Toptani nuk e priste qe nje djale i ri te fliste para tij me nje ton te tille. Sheh Ahmeti kerkon te mos ia vere re djalit te tij, mbasi eshte i ri dhe eshte hera e pare qe merr pjese ne debate te tilla. Menjehere e merr fjalen deputeti Shahin Kolonja, i cili nder te tjera thote: eEdhe ne po te ishim ne moshen e tij, nuk do ta kaperdinim ofendimin e nje deputeti turk, i cili merr guximin te marre neper kembe me pa te drejte nje vend tjeter."

    Gjate qendrimit ketu, Sheh Ahmet Pazari, merr kontakt me Telat Pashen, minister i brendshem i Turqise, i cili me vone gradohet dhe behet kryeminister. Me kete Pasha, Sheh Ahmeti ishte njohur me pare. Ai ne bashkebisedim me Pashen i kerkon dhe e pyet:

    ePerse nuk i jepet Shqiperise pavaresia, kur dihet se sa lufte eshte derdhur nga shqiptaret kundra Turqisee Besoj se keni dijeni per ate turme emigrantesh, te ardhur ketu ne Stamboll. U informova prej tyre, se pas Xhevit Pashes, vjen nje Dorgut Pasha, komandant tashme ne ushtrine e xhonturqve. Ai paska bere reprezalje ne popull dhe paska vrare. Paska mbledhur armet ne cdo shtepi shqiptare. A do te keni valle interes ju te na pushtojne lehtesisht serbet dhe greket duke na gjetur te paarmatosuree

    Lidhur me kete bisede, Sheh Ahmeti mori nga autoritetet turke pergjigjen se po teua njihte shqiptareve pavaresine, do te kerkonin edhe arabet, jemenasit dhe popujt e tjere te njejten gje. Per problemin e dyte, autoritetet turke do t'i jepnin urdher per te ndaluar reprezaljet ne gra e femije, sic kishin vepruar deri tani.

    Po shpjegoj shkurtimisht se si eshte njohur dhe miqesuar Pashai i Turqise me Sheh Ahmet Pazarin. Miqesia me Pashane Turk ishte lidhur ne keto rrethana:

    Myteserrifi (Prefekti) i Korces kishte urdher nga Veliu i Selanikut, ne ate kohe Telat Pasha, te nxirrte nje deputet per vllehet e krahines, se ia donte politika e jashtme te bente nje gje te tille. Perpjekjet e Myteserrifit deshtuan dy here, se nuk formohej shumica e votave.

    Prefekti ishte informuar se ne kete ceshtje mund te ndihmonte Sheh Ahmet Pazari, mbasi e gjithe Korca dhe Devolli gezonin nje respekt te madh per te. Ky patriot vinte ne keto ane, sepse kishte Teqete e veta. Ishte kryetar shpirteror i Bashkesise Halvetiane per Shqiperine. Administronte dhe organizonte ritet fetare ne keto Teqe me dervishet e sheheleret e tij. Ky njeri humanitar nuk ishte i shkeputur nga bamiresite dhe dashuria me njerezit. Veprat e tij ishin te njerezishme dhe rridhnin nga zemra per te ndihmuar sadopak te tjeret. Deshironte te vendoste nje tulle ne ndertimin e vendit. Ndertoi ura, cesme, rruge, pajtim gjaqesh nga vellavrasjet etj.

    Myteserrifi informoi Telat Pashen, se per te nxjerre deputetin vlleh, mund te ndihmonte nderhyrja e Sheh Ahmet Pazarit, si njeri i respektuar dhe i dashur ne keto zona.

    Fati e solli, qe Sheh Ahmeti kishte ardhur ketej me qellim qe te kontribonte ne tharjen e kenetes se Maliqit, te ndertonte Teqen e Sheh Islamit ne Korce, te ndihmonte rrethin e Korces dhe te Devollit ne lidhje me organizimin e Teqeve dhe per te kryer bamiresira te tjera. Ishte i papertuar dhe nuk lodhej per te ndertuar dhe lulezuar vendin e tij. (Per keto vepra ka shkruar dhe gazeta e asaj kohe eKronika e Korcese.)

    Myteserrifi nuk vonoi tei thote Sheh Ahmetit, se ai do te ndihmonte shume nese do te kishte mundesi te zgjidhte nje deputet qe te perfaqesoje vllehet (arromun) ne vendin tone.

    Sheh Ahmeti per kete ishte i gatshem, sepse keta ishin bere banoret apo pjese e Shqiperise. Menjehere mblodhi vllehet kudo qe ishin, me ate shpirtin mobilizues dhe te papertuar qe e karakterizonte. Dhe ia doli ne krye. Ndermjet tyre, natyrisht, duke e plotesuar numrin e elektoratit, zgjodhi per deputet nje perfaqesues nga familja Ballauri.

    Menjehere, per kete u njoftua Pashai, i cili falenderoi Sheh Ahmetin perzemersisht. Pashai e lidhte me Perandorine Otomane, e cila fitonte pike ne diplomacine e politikes se jashtme, si njohes i te drejtave te minoriteteve.

    Sekaloi shume kohe dhe Pashai gradohet nga Porta e Larte si minister i brendshem i Turqise.

    Gjate qendrimit te tij ne Korce dhe Devoll, Sheh Ahmeti, nje dite papritur, u ndalua nga nje miku i tij. Ky ishte drejtori i postes, zoti Abedin Lico, i cili e vuri ne dijeni per nje lajm jo te mire. Zoti Abedin i dorezon Sheh Ahmet Pazarit nje kopje te nje telegrami, ne menyre shume te fshehte, sepse ishte ne fuqi qeveria turke dhe e survejonin. Sheh Ahmeti e lexoi me kujdes telegramin, i cili nga permbajtja e fajesonte ate deri me denimin me vdekje.

    Permbajtja e telegramit ishte shkruar nga nje filoturk, qe e tradhton Shqiperine per interesat e Turqise. Ky person ishte Hysen Bej Bilishti. Ai lajmeron Stambollin, se ne Korce vjen nje i ashtequajtur Sheh Ahmet Pazari, me emrin e dyte "Azizi i Tiranese, qe ben propagande kundra Turqise. Ai i ben te njohur, se: eKy person eshte shqiptar i flakte. Kur vjen ne Korce, mbyllet pazari i Korces dhe qepenat e dyqaneve dhe pritet me perulje. Ky person duhet zhdukur fizikisht, sepse rreth tij mblidhet nje popull qe i bindet shpirterisht. Eshte njeri shume i rrezikshem."

    Sheh Ahmet Pazari, megjithese e mesoi permbajtjen e telegramit, qetesohet, se ky telegram do te binte ne doren e nje miku te rendesishem, sic ishte ministri i brendshem i Turqise. te cilin ai e kishte ndihmuar me pare.

    Me vone, Sheh Ahmet Pazari, ne Turqi, krijoi mundesine e takimit me Telat Pashen, ministrin e brendshem. Ne takim mendonte si t'ia zinte ne goje telegramin, por nuk guxonte. Por Pashai e beri vete kete bisede:

    "Sapo me ra ne dore telegrami, e lexova me kujdes dhe e grisa. Nje patriot i ndershem, qe e do vatanin e tij, do ta bente nje gje te tille. Kete do te beja edhe une per vendin tim." Keshtu u ndane keto dy miq.

    Ngjarjet pasojne njera-tjetren. Sheh Ahmet Pazari, bashke me djalin e tij, Aliun, nisen nga Turqia per ne Shqiperi. Kur arrijne ne Korce, u informuan me konkretisht per reprezaljet qe kishte kryer Shefqet Durgut Pasha, si dhe burgosjen e disa te njohurve dhe te afermve te tij. U largua menjehere nga Korca, i shoqeruar me tre vete te armatosur. Armet i mbanin te fshehur nen gune.

    Kaloi keshtu nga nje fshat ne tjetrin, derisa arriti ne Qukes. Atje u strehua tek nje miku i tij, i quajtur Nure Kushta. Ndenjen bashke me te birin, Aliun, dy dite ne shtepine e tij. Pastaj u nisen drejt Tiranes, te shoqeruar nga miku i tij, sepse ai i dinte mire shtigjet per te kaluar. Kur arriten ne fushen e Domosdoves, vune re, se aty ishte vendosur ushtria e Durgut Pashes. Armiku i diktoi dhe iu vu ne ndjekje.

    Nure Kushta i dinte te fshehtat e rrugeve, dredhoi dhe humbi nga syte e ushtrise turke. Mbeti i plagosur i biri i Nure Kushtes. U detyruan te ndalojne ne Elbasan. U strehuan ne Teqene e Sulejman Tabakut dhe ndejten te fshehur per disa dite, per te humbur gjurmet. Ne Elbasan mori vesh per burgosjen e vellait te tij, Xhemal Pazarit, si dhe te Demir Pashe Peqinit dhe shume patrioteve te tjere. Sheh Ahmeti bashke me te birin largohet nga Elbasani dhe nisen drejt Tiranes.

    Koha po kalonte, levizje patriotesh kishte ne Teqene e Sheh Ahmet Pazarit. Duke lene pas dore shendetin e tij, Sheh Ahmet Pazari nuk rreshti se punuari e menduari per Shqiperine. Ai deshironte ta shikonte te pavarur vendin e tij. Shume prej patrioteve qe ishin rreth tij, e mbeshtesnin mendimin e Sheh Ahmetit per ngritjen e flamurit shqiptar. Ishte fundi i muajit Nentor 1912.

    Populli, i mbledhur ne Teqene e Sheh Ahmet Pazarit, u bashkua me propozimin e tij, qe te dale me flamur ne dore nga Teqeja dhe te gjithe se bashku te shkojne drejt selise Turke. Perkrah Sheh Ahmetit vinte i vellai i tij, sapo i dale nga burgu, Xhemal Pazari, bashke me Refik Toptanin.

    Pikerisht, ne seline turke, sot filiali i Bibliotekes Kombetare, ne mes te nje entuziazmi te papare, ulet flamuri turk dhe ngrihet flamuri shqiptar. Populli i Tiranes shtohej ne numer gjithnje edhe me shume. Sheshi u mbush plot e per plot me njerez te ardhur edhe nga fshatrat perreth. Data 26 Nentor 1912 ishte per Tiranen ngjarja me e rendesishme dhe jetesore, pas 500-vjetesh te pushtimit otoman.

    Selia Turke pak nga pak po boshatisej dhe ush-taret turq po e linin Tiranen per te shkuar drejt Semanit, te Fierit. Vendin e tyre po e zinin shqiptaret patriote, qe i bashkonte nje ideal, pavaresia e vendit te tyre.

    Ishte nje ngjarje rrenqethese, qe te mallengjente. Burrat shqiptare, ne salle, derdhnin lot gezimi ne mes te ushtareve turq te armatosur deri ne dhembe, qe po largoheshin.

    Keto momente ishin sa te gezueshme, aq dhe te guximshme nga ana e shqiptareve. Kokat e te gjithe te pranishmeve rrezikoheshin nga 17,000 forca turke dhe serbe. ( Kete ngjarje historike dhe kaq emocionuese, ma tregon babai im, Sheh Ali Pazari, prezent ne ate salle patriotesh.)

    Me vendosjen e flamurit te shumepritur, do te mbahej dhe fjala e rastit. Sheh Ahmet Pazari, deshiron qe kete fjale ta mbaje Refik beu, sepse e kerkonte nderi i tij, si patriot i pakursyer per Shqiperine. Ky pasi e falenderon Sheh Ahmetin per respektin, me modestine e tij, propozon Dervish Xhemal Pazarin, si fetar dhe me i moshuar.

    Xhemal Pazari e filloi fjalen e tij, me gjuhen e paster shqipe, keshtu:

    "O Zot i gjithesise!
    Shyqyr qe na shpetove nga zgjedha e Turqise."

    Ne salle u moren vendime nga pjesmarresit e flamurit, si:
    1. Njoftim mbi shpalljen e indipendences shqip- tare shteteve te medha te Evropes, nepermjet Konsullatave ne vendin tone.
    2. U njoftua zyrtarisht Elbasani, Kavaja, Shijaku dhe Durresi, se ketu ne Tirane, u ngrit flamuri shqiptar dhe u shpall pavaresia.
    3. U njoftua komandanti i ushtrise serbe ne Kruje, nepermjet nje komisioni, te zgjedhur nga ky tubim, me nje proteste, te paraqitur nga ky komision.

    Protesta drejtuar komandantit serb, konsiston, ne:

    "Ne jemi popull shqiptar dhe jo turk. Per kete kemi ngritur flamurin tone dhe kemi shpallur indipendencen."

    Komisioni, qe do te nise protesten, formohet nga gjashte persona. Per te mbajtur nje barazi ne mes feve, ne kuptimin njerezor, Sheh Ahmet Pazari beri nje shembull tolerant dhe te barabarte. Ne komisionin e protestes ndaj serbeve, Ai, si kryetar, propozoi tre myslimane dhe tre te krishtere per te njoftuar Komandantin serb, ne Kruje, rreth vendimeve te komisionit per pavaresi. Kryetar komisioni zgjidhet Sheh Ahmet Pazari. Anetare te tij jane: Myslym Ag Beshiri, Myslym Myderrizi, Fan Koja, Nikoll Nishku, Spiro Politoqi.

    Anetaret e komisionit percillen nga populli i Tiranes me nje atmosfere mjaft te gezuar festive. Nisja me kuaj drejt Krujes behet nga sheshi, sot Teatri i Kukllave.

    Komisioni arriti ne Kruje pa rene dielli dhe i paraqiti komandantit serb protesten. Komandanti iu pergjigj, se enje pune e tille duhej bere me kohe."

    Sheh Ahmet Pazari, aty per aty i pergjigjet, se:

    ePopulli shqiptar dhe Kosova ka shume kohe me kryengritje e pushke, qe kerkon kete pavaresi. Ne kemi rene dakort me kufijte. Ku tei thone bukes "buke", na perket neve dhe ata qe bukes i thone eljebae, iu perket juve. Nderkohe ne kemi lajmeruar dhe shtetet e tjera evropiane dhe presim pergjigje prej tyre." Komandanti serb merret vesh me Beogradin dhe pergjigja e tyre ishte qe perfaqesuesit e ketij komisioni te kryesuar nga Sheh Ahmet Pazari te mos vriteshin, por te mbaheshin ne survejim. Ate nate Sheh Ahmeti fjeti ne shtepine e Zenel Ag Meces. Te nesermen, pa lindur dielli, u lane te lire nga serbet per teu kthyer ne Tirane. Populli i Tiranes priti gjithe naten ne sheshin prane Teatrit te Kukllave. Me arritjen e tyre u be nje atmosfere e gezuar, e pezier me lot. Ate dite Ismail Qemali zbriti ne Durres dhe gjeti flamurin te ngritur. Mesoi se Sheh Ahmet Pazari, pasi ngriti flamurin ne Tirane, punoi dhe per ngritjen e flamurit ne Durres. Ismail Qemali, qe e njihte mire mikun e tij atdhetar, i dergon nje telegram nga Durresi:

    "Sheh Ahmet Efendi,
    Kandilat e Shqiperise qe keni ndezur,
    nuk do tei leje te shuhen."

    Ushtria serbe me 27 Nentor 1912, ne mbremje, zapton Tiranen. Arrestin e pare e bejne me Sheh Ahmet Pazarin. E cojne ne burgun e Kavajes. Ishte dimer i ftohte. Sheh Ahmeti, ashtu si te burgosurit e tjere, flinte ne cimento, pa shtroje. E torturuan shume. Netet e 27 - 29 Nentorit ishin nje torture e vertete per plakun atdhetar, qe punonte per pavaresine e vendit te tij.

    Sheh Ahmetin e akuzojne, se njerezit qe ndihmuan Ismail Qemalin per te kaluar ne Vlore, ishin njerezit e tij. Kjo akuze do t'i kushtonte vdekjen ne litar dhe trekendeshi ishte gati. Leonidha Mineu, N/Prefekti i Kavajes, hyri garant per pafajesine e patriotit. Ai iu drejtua komandantit te burgut me keto fjale:

    "Ne qofte se ate e akuzoni per shqiptar, Sheh Ah-meti eshte vertet shqiptar i flakte. Copa - copa teia beni mishin, secila cope do te thote se eshte shqiptar. Ne qofte se e akuzoni per ceshtjen e Ismail Qemalit, per ata, qe ju i quani ekomitae, une hyj garant se Sheh Ahmet Pazari nuk ka gisht."

    Kjo garanci i shpetoi jeten Sheh Ahmet Pazarit. Filluan ta trajtonin me mire ne burg. Pranonin ushqime dhe shtroje nga pjestaret e familjes. Sheh Ahmetit i thane se do ta transferonin ne burgun e Tiranes.

    Prane dritares se burgut i afrohen dy - tre fshatare kavajas dhe i thone Sheh Ahmetit te kishte kujdes, se mos e genjenin. Keshtu e kishte pesuar nje i burgosur, qe e marrin per ta transferuar ne burgun e Tiranes, por e gjejne te vdekur tek ura e Priftit.

    Rasti i te burgosurit te vrare, e beri Sheh Ahmetin te shihte me kujdes cdo levizje qe behej rreth tij. Erdhi momenti qe Sheh Ahmeti do te transferohej ne burgun e Tiranes. I thane te zgjedhe nje nga sufarite (kaloresit), qe do ta shoqeronte. Ai zgjodhi Sulejman Bogosin, te cilin e njihte.

    Sheh Ahmeti e bindi shoqeruesin te mos shkonin nga ura e Priftit, por te ndiqnin nje rruge tjeter. Ne mbremjen e asaj dite ata mberriten ne Tirane dhe e dorezuan Sheh Ahmetin ne burgun e Tiranes. Ate dite sollen ne burg edhe shume atdhetare te tjere tiranas, si: Hafiz Ibrahim Dalliun, Haxhi Isuf Banken, Myslym Myderrizin, Myslym Horasanin, Nikolla Nishkun, Myslym Llagamin, Refik Toptanin etj.

    Pra, dita e ngritjes se flamurit ne Vlore, e gjeti Sheh Ahmetin te vuaje burgun e serbit. Keta atdhetare te raskapitur fizikisht ne burgjet e turkut dhe te serbit, nuk e humben shpresen asnjehere per nje Shqiperi te lire dhe te pavarur.

    Erdhi koha e shumepritur. Ushtria serbe la Tiranen dhe patrioteve iu desh te mendonin per te rregulluar vendin e tyre, tashme pa pushtues.

    Pas ngritjes se flamurit ne Vlore, filloi nje perplasje e brendshme, e rrezikshme per fatet e Shqi-perise. Esat Pashe Toptani krijoi nje situate te ndere, aq sa ndau Shqiperine me kufinj. Nga Shkumbini e ketej, duke perfshire Shqiperine e mesme, vendi ishte nen pushtimin e forcave Esadiste (forcat e Esat Toptanit). Pertej Shkumbinit, ne pjesen e jugut, ishin forcat e pushtetit demokratik te Ismail Qemalit.

    Pra, Esat Pashe Toptani e ndau Shqiperine sipas zonave te influences pergjysem. Kjo gjendje opozitare, e krijuar, shkaktoi situaten e pasigurise per nje shtet solid demokrat. Lufta politike dhe shoqerore pas pavaresise, mori nje zhvillim te njeanshem ne dem te Shqiperise.

    Kjo gjendje e shqetesoi shume plakun e Vlores, e cila sepo merrte zgjidhje dhe po conte gjithmone dhe me teper ne percarjen politike te unitetit kombetar. Kjo rrezikonte pavaresine, sovranitetin dhe integritetin tokesor. Per kete, Ismail Qemali i dergoi mikut te tij, Sheh Ahmet Pazarit, telegramin e dyte. Te parin e dergoi si urim per ngritjen e flamurit ne Tirane, ndersa te dytin per gjendjen percarese, te krijuar nga prepotenca Esadiste, ne dem te popullit shqiptar.

    Telegrami i dyte i dergohet Sheh Ahmetit nga Vlora nepermjet kajmekamit te Lushnjes, Qazim Kokoshit. Telegrami shkruhet ne gjuhen osmane dhe dergohet me nderprerje, sepse linja Vlore - Tirane nuk funksiononte, si shkak te izolimit te Esat Pashe Toptanit.

    Po paraqes telegramin nga origjinali:



    Perkthimi ne shqip:
    "Ne Tirane shume te nderuarit Sheh Ahmet efendi hazretleri:
    Ju paraqesim me perulje.
    Zoti Ismail bej effendi, me nje urdher telegrafik, te derguar prej tij, kerkon te takohet per nje nevoje te ngutshme, me Hiresine Tuaj, duke ardhur ne Vlore. Presim pergjigjen e nderuar te Zoterise tuaj."
    Lushnje- Kajmekami (N/Prefekti)
    Qazim Kokoshi
    329 - 1913 -19 shtator 19

    Rruga e gjate, e veshtire, pa mjete, survejimi egoist i Esat Pashes, si dhe gjendja jo e mire shendetesore e bene te pamundur takimin e Vlores.

    Grindjet dhe prepotenca e forcave Esadiste ishin regresive dhe ne dem te vendit, te sapocliruar me gjakun e mijera shqiptareve. Ky egoizem i shfrenuar anonte ne sherbim te interesave percarese te vendit, per restaurimin e fuqive te huaja, ketu ne vendin tone.

    Ky qe shkak per ardhjen e Princ Vidit, per nje stabilizim te gjendjes dhe mosmarreveshjes ne mes tyre. Kjo situate pas pak hapi rrugen e nderhyrjeve dhe nxiti oreksin e lakmine e vendeve te huaja per grabitje, sic ndodhi me vone ne luften ballkanike, me sulmet e grekerve, te serbeve, me pretendimin e ceshtjes tokesore.

    Sheh Ahmet Pazari ishte ne krahun e forcave per t'i ardhe ne ndihme vellezerve shqiptare ne jug. U ngriten forcat e Tiranes, Kasharit, Shijakut etj. Kjo gje nuk i pelqeu forcave Esadiste, sepse merrte nje karakter popullor, por duhet t'i perkiste forcave legjitime te Esat Toptanit. Ndaj ai formoi nje batalion te armatosur, ne kryesine e Abdi bej Toptanit, ne ndihme te krahines se jugut. Kete e shfrytezoi per te shpartalluar forcat popullore vullnetare. Keto forca i quajti jo institucionale dhe i sulmoi sapo hyne ne rrethin e Durresit. Nje pjese e tyre mundi t'i shpetoje rrethimit, ndersa pjesa tjeter u kthye.

    Keto forca vullnetare, perparimtare, per t'i ardhe ne ndihme vellezerve ne jug, ishin te perbere prej cetave te cdo rrethi. Ceten e rrethit te Tiranes e kryesonte komandanti Xhaferr Stermasi, nje nga kusherinjte e Sheh Ahmet Pazarit. Ky u plagos dhe me vone nga keto plage gjeti vdekjen.

    Xhaferr Stermasi ishte nje atdhetar. Per ate flamur, qe u mundua dhe e deshi gjithe jeten, ra deshmor. Ketij trimi modest, i zjarrte per Shqiperine dhe flamurin, populli i tij i kendonte:

    Xhaferr Stermasi
    Xhaferr beu, Xhaferr trimi
    Tri revole prej florini
    Xhaferr beu me kambe te gjata
    Zogu shqipes, para, mbrapa (flamuri).

    Trazira te tjera te brendshme, te nxitura nga elemente te ndryshem tradhtare te vendit tone, ndodhen me vone. Filluan te ngjallen elemente te bab Dovletit, si: Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili, kundra Shqiperise dhe flamurit. Dihet historikisht, qe Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi, kryemyftiu i Tiranes, dolen ne lufte te hapur kundra gjithe shqiptareve dhe patrioteve, qe punonin per pavaresi dhe flamur.

    Kjo levizje antishqiptare, ne perkrahje te Pe-randorise Otomane, duke thirrur bab Dovletin, digjte shtepite e patrioteve, vriste dhe bente reprezalje.

    Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili, bashke me ushtaret e tyre, hyne ne Teqe dhe arrestuan Sheh Ahmet Pazarin, sepse uli flamurin turk dhe ngriti flamurin shqiptar.

    Te nesermen, ata hyne ne Teqen Pazari, moren persiper kubese se Tyrbes nje pllake metalike, simbol i flamurit. Tyrben e dogjen dhe pllaken ia lidhen nje qeni tek bishti, i cili vraponte ne pazarin e Tiranes.

    Sheh Ahmeti i mesoi te gjitha keto, kur ishte ne burg dhe u merzit pa mase. Ai u thote shokeve te tij ne burg: "Une nuk do ta ndertoj me Tyrben, ne qofte se te shtatembedhjete vetet se bashku nuk do te hyjne ne litar. Une Tyrben do ta bej bahce dhe do ta mbjell me lule."

    Dhe me te vertete, pas tre - kater muajsh, nje nga nje, ne Durres dhe Tirane, Musa Qazimi, Haxhi Qamili, bashke me kreret e tjere, plot shtatembedhjete vete, hyne ne litar.

    Kjo ndodhi, kur Esat Pasha, me ndihmen e forcave serbe, rrezuan qeverine e formuar nga Haxhi Qamili dhe i vune ne litar kreret, sic dihet historikisht. Kohe te veshtira po kalonte vendi yne ne kete periudhe. Sheh Ahmeti, pasi e ndertoi Tyrben, qe u dogj nga Haxhi Qamili me shoke, mendonte si ta ndertonte vendin e tij dhe si ta zbukuronte me driten e dijes. Ai si atdhetar dhe iluminist, deshironte per femijet e vendit te tij te mesonin dije, qe Shqiperia te behej zonje, sic enderronin rilindasit.

    Ishte koha qe do te hapej shkolla teknike amerikane me iniciativen e Z. Harri Fulsit. Doli pengese nga pronaret e tokes (Herrianet). Ata nuk linin ne token e tyre te ngrihej shkolla. Sheh Ahmet Pazari, i shqetesuar per kete ceshtje, shkon vete dhe bisedon me pronaret e vendit, duke mbledhur te gjithe Herrianet. Sheh Ahmet Pazari ishte i respektuar jo vetem ne keto zona, por ne te gjithe Shqiperine. E respektonin jo vetem si fetar, por edhe per bamiresite qe bente, kudo qe shkonte.

    Me fjalet e tij ai i bindi banoret se, ne keto shkolla do te mesonin femijet tane shkencen dhe diturine, per t'u bere te afte per zhvillimin e vendit tone ne mekanike, bujqesi, ndertim etj. Ai thoshte:

    "Padituria behet shkak te luftosh vetveten. Cdo gje ka nje vlere, vetem i padituri nuk eshte asgje. Ndaj ju duhet tei lejoni qe ne tokat tuaja te priten tullat, tjegullat, dhe lenda e nevojshme per nje ndertese te tille. Ketu te shkolloni femijet qe te mesojne per te miren e vendit."

    Duke degjuar keto fjale, pronaret e truallit jo vetem nuk e penguan punen, por ndihmuan edhe vete, per ta ndertuar sa me shpejt kete kompleks arsimor. Harri Fuls u entuziazmua shume per perpjekjet pa kursim, qe beri Sheh Ahmet Pazari. Si dhurate, nga ana e tij, Harri Fulsi i vendosi nje gjenerator te fuqishem (per mungese te energjise elektrike ne ate kohe), qe te ndriconte Teqene.

    Sheh Ahmet Pazari, me keqardhje, shikonte qe kudo ne vendin e tij ekzistonin shume zakone, bestytni dhe kanune te keqija. Ai nuk mund te qendronte si sodites. Ai punonte me vendosmeri per t'i luftuar ato.

    Kishte marre pjese ne shume raste, per te shuar gjaqet, grindjet, qe sillnin shkretim dhe varferi. Keshtu, pak kohe se te niste Lufta e Pare Boterore, ne fshatrat e Priskes se Madhe dhe ne Shen Pal, kishte filluar nje grindje vellavrasese, me shume viktima. Edhe nderhyrja e Esat Pashes, me qeverine e asaj kohe, nuk e qetesuan gjendjen kritike te ketyre fshatrave.

    Sheh Ahmet Pazari mundi ta zbuse dhe ta shuaj kete grindje vellazerore, mbasi pranohej si njeri i dashur per ta.

    Per kete, vete austrohungarezet e paisen me karte identiteti, per qarkullim, ngaqe qarkullimi nga nje vend ne tjetrin ishte i ndaluar. Sheh Ahmet Pazari, si nje edukator i mire, qetesonte gjendjen acaruese per cdo situate dhe fuste frymen e vellazerimit ne mes njeri-tjetrit. Edhe ne zonen e Korces, ne Devoll, ne fshatin Zemlak, ndodhi nje grindje e madhe, ku mori permasat e nje lufte te vertete. U vrane tridhjete e shtate burra. U desh nderhyrja e Sheh Ahmet Pazarit te qetesonte gjendjen.

    Ne rrethin e Korces dhe te Devollit ai kishte influence fetare si udheheqes shpirteror, por dhe si Kryetar i Bashkesise Halvetiane per gjithe Shqiperine. Edhe ne keto krahina kishte dervishe dhe shehelere, besimtare te shumte te Tarikatit Halveti.

    Kjo grindje e kishte zanafillen tek dy persona te rendesishem, te pasur dhe me influence. Secili kishte tarafet dhe simpatizuesit e vet. Keta ishin edhe kusherinj me njeri- tjetrin. Njeri quhej Jonuz, tjetri Xhemali. Sheh Ahmeti, si babai i tyre shpirteror, qe thirrej dhe eAzizi i Tiranese, erdhi ketu per te ndaluar gjakderdhjen e metejshme, qe po shkaktonte viktima te shumta.

    Devolli nxorri ilahine, kengen, qe vazhdon te kendohet edhe sot nga banoret e zones se Korces dhe gjithe Shqiperise, deri tek shqiptaret e Amerikes, ne Waterbury, Detroit, Florida, si dhe ne Toronto te Kanadase. Kenga (ilahija, ne gjuhen fetare) kendohet keshtu:

    Azizi me at te bardhe, o baba
    Erdhi te pajtoje Zemlakne , o baba
    Te xhumane se cei mblodhi, or baba
    Te shtunen se cei qortoi, or baba
    Te dielen se cei pajtoi, or baba.
    Qe ne xhadet e perpjete, or djema
    Kobure, dyfek mos kete, or djema
    Or Jonuz, te them nje fjale, or Jonuz,
    Xhemaline ta kesh vella, or Jonuz,
    Xhemali te them nje fjale, or Xhemali
    Jonuzin ta besh vella, or Xhemali.
    O baba, te puthsha tabane, or baba
    Xhemaliu eshte djale, or baba.
    Eshte djale dhe s'mban fjale, or baba.
    Kush see mban kete fjale, o Jonuz
    Per tre muaj do gjeje belane, or Jonuz.
    Dhe babai, si cei foli dhe i pajtoi
    Hipi atne e bardhe dhe shkoi
    Ne Tirane sec qendroi, or djema.

    Pas nje nderprerje per tre muajsh, grindja filloi perseri te ndizet. Xhemaliu, ngaqe e quante turperim kete heshtje, filloi perseri grindjen. Duke pastruar pushken, goditet nga nje plumb qe kishte mbetur ne pushke dhe vret veten aksidentalisht. Kjo ndodhi pikerisht pas tre muajsh, duke koiciduar me fjalen e babait.

    Sheh Ahmet Pazari, si Kryetar i Bashkesise Halvetiane per Shqiperine, edhe ne Petrele kishte Teqet e veta. Si udheheqes shpirteror organizonte ritet fetare dhe i mesonte edukaten sipas ketyre riteve popullit te Petreles. Sheh Ahmeti kishte vene re mungesen e ujit te pijshem ne krahinen e Petreles. Urdheroi dervishin e tij qe t'i binte kumones, lart ne kala, per te lajmeruar popullin per nje mbledhje.

    Populli u mblodh menjehere. Sheh Ahmeti e nisi fjalen e vet keshtu:

    "Kam menduar teiu sjell ujin neper shtepite tuaja, meqenese vuani dhe lodheni shume, duke zbritur me krahe ujin nga kalaja."

    Populli e priti me shume entuziazem kete bamiresi dhe e falenderoi Sheh Ahmetin per kete iniciative aterore.

    Ky atdhetar i pavaresise dhe i bamiresise dha idene per rrjetin hidraulik, pasi ishte i prire si inxhinier ndertimi. Mori persiper tubacionet (qyngjet qeramike) t'i blinte vete dhe te paguante ustallaret per kete pune.

    Populli do te ndihmonte per kanalizimet dhe per t'i sherbyer ustallareve, derisa te mbaronte puna.

    Puna mbaroi shume shpejt, uji erdhi. Ishte nje dite feste per popullin e Petreles. Degjoheshin urime te shumta per Sheh Ahmet Pazarin nga populli i Petreles. Merita dhe puna e Sheh Ahmetit eshte edhe ura, qe lidh Petrelen dhe fshatrat e saj me Tiranen. Ai shquhet si iniciator dhe bamires, si sherbyes i popullit.

    Sheh Ahmet Pazari ishte nje keshilltar i fese dhe nje atdhetar i flakte. Ai keshillonte rinine, me dashurine per njeri - tjetrin, me dashurine per diturine, durimin, se Zoti eshte me durimtaret. Nuk e pelqente punen e nxituar. Nxitimi te con gjithmone ne rruge te gabuar. Sheh Ahmeti keshillonte:

    "Duajeni tjetrin, si doni veten tuaj.
    Duajeni Shqiperine, si doni familjen tuaj.
    Me dashte te miren e tjetrit dhe te vendit tend, eshte kryet e filozofise."

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-10-2006
    Postime
    10
    Nëse mund të më ndihmon dikush se cili është kuptimi i "Vjeshtës së Tretë", shumë flm.

    Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912

  9. #29

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-10-2006
    Postime
    10
    Flm shumë Darius, nuk isha shumë i sigurt për këtë përgjigjje që më dhe, prandaj kërkova ndihmë.Më duhej që edhe dikush të ma forcon at mendim që kisha.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Pajtoni i vitit 1912


    Gazi eshte drejtues i nje pajtoni te ish Kinostudios i perdorur ne Filmin Nentori i Dyte nga aktoret.
    edhe vet eshte figurant ne disa filma artistik.
    Pajtoni mban vulen e vitit 1912.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •