Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 82
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Kjo sudden infant death syndrome ndodh kur femija fle ne krevatin e vet. Permbledh ato raste kur nuk gjendet shkaku i vdekjes.

    Elona po ti cfare nene mendon se do jesh?
    Eshte e lehte te kritikosh nje nene, por shume e veshtire te jesh nje nene e mire vet.
    Mos u bo merak se nenat e dine shume mire se cfare jane te afta te bejne dhe cfare nuk jane. Je ti ajo qe nuk e ke idene se si do jesh ngaqe se ke provuar akoma.

    E rendesishme eshte te rritesh nje femije te shendetshem.
    Une per vete s'para i kam mbajtur femijet ne shtratin tim per arsye se burri e ka gjumin shume te rende dhe leviz goxha ne gjume. U kam blere femijeve nga ato krevatet e vogla qe perdoren vetem per muajt e pare. Jane praktike. Eshte e lehte ta vezhgosh foshnjen qe nga krevati se nuk jane shume te thella. Kane rrota qe mund ti cosh ne cdo dhome.
    Edhe pse nuk i kam mbajt te vegjel ne krevatin tim, me vijne tani qe te dy naten ne krevatin tim.
    mire qe e permende qe SIDS nuk ndodhet ngaqe prinderi fle me femijen...biles nese SIDS shkakohet nga maderialet qe jan rreth krevatit ose ngaqe femija fle barkas, kur fle me femijen ke mundesi te shikosh ore minute pozicionin qe fle...por shkenctaret tani thon qe zakonisht femijet qe vdesin nga SIDS, mund te ken probleme gjenetike, gjitheashtu thon qe qumshti i nenes mund te parandaloj SIDS
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  2. #42
    Une jam nje nene e re. Djalin e kam tete muajsh dhe gjate shtatzanise mundova te informohem per rritjen e nje femije ne website te ndryshem dhe keshillat me te dobishme mund te themn se i kam marre nga American Pediatricians. Nga eksperienca ime e vogel mund te them dy gjera:
    1. Femija i porsalindur nuk duhet te lene duke qare. Femija duhet te mbahet ne krahe dhe te ngrohet me puthje, perkedhelje, lekundje dhe cdo menyre tjeter qetesuese sepse ndoshta ka nje dhembje, ndoshta nuk eshte mesuar me ambjentin e jashtem..ose arsye te tjera te ndryshme...Pasi femija kalon muajin e trete te lindjes te qarat qetresohen dhe behet me i pavaruar, me i qete atehere mund te rrije vetem ne lekundese...dhe me kalimin e kohes femije sa vjen e qetesohet me shume ...Tani qe djali im Danieli eshte tete muash une nuk e mbaj fare ne krahe (pervec rasteve te vecanta qe ka ndonje shqtesim) por e le te luaje me lodrat e veta ...

  3. #43
    Walk a little slower... Maska e ♥ Ela ♥
    Anėtarėsuar
    11-07-2009
    Postime
    369
    SIDS shkaktohet nga shume gjera, por meqe po flasim per krevatin e femijeve, evitohet duket mos vene shume gjera brenda ne krevat, duke mos perdor jastek (ose dyshek te bute fare), dhe ta vesh femijen me kurriz, jo me bark poshte. Me bark posht psh une e mbaj vetem gjate dites kur e kam afer (tummy time).

    Sa per te fjetur ne krevatin e tij po shikoj qe jo shume nga ju e paskeni vene ne krevat qe ne fillim. Une e vura qe naten e pare qe erdhem ne shtepi. Mendoj se eshte me mire si per rehatin tim ashtu dhe per te. Gjate dites ai fle ne swing ose ne kraharorin tim kur bejme nje gjume te shkurter ne divan, por naten ai fle ne krevatin e tij.

  4. #44
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga ♥ Ela ♥ Lexo Postimin
    Sa per te fjetur ne krevatin e tij po shikoj qe jo shume nga ju e paskeni vene ne krevat qe ne fillim. Une e vura qe naten e pare qe erdhem ne shtepi. Mendoj se eshte me mire si per rehatin tim ashtu dhe per te. Gjate dites ai fle ne swing ose ne kraharorin tim kur bejme nje gjume te shkurter ne divan, por naten ai fle ne krevatin e tij.
    Ela, lere. E ke shume mire. Dhe cuni im deri ne 4muaj ka fjetur ne krevatin e tij. Me vone, mesoi huqin. I ra hilese.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    Citim Postuar mė parė nga ♥ Ela ♥ Lexo Postimin
    SIDS shkaktohet nga shume gjera, por meqe po flasim per krevatin e femijeve, evitohet duket mos vene shume gjera brenda ne krevat, duke mos perdor jastek (ose dyshek te bute fare), dhe ta vesh femijen me kurriz, jo me bark poshte. Me bark posht psh une e mbaj vetem gjate dites kur e kam afer (tummy time).

    Sa per te fjetur ne krevatin e tij po shikoj qe jo shume nga ju e paskeni vene ne krevat qe ne fillim. Une e vura qe naten e pare qe erdhem ne shtepi. Mendoj se eshte me mire si per rehatin tim ashtu dhe per te. Gjate dites ai fle ne swing ose ne kraharorin tim kur bejme nje gjume te shkurter ne divan, por naten ai fle ne krevatin e tij.
    Ela dhe ben shume mire keshtu, pasi sic the vete ti mund te flesh rehat gjitheashtu, un pervete me femijen e dyte do bej cmos mos te fle ne krevat me ne pasi e di sa e lodhshme eshte per te gjithe
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga ♥ Ela ♥ Lexo Postimin
    dhe ta vesh femijen me kurriz, jo me bark poshte. Me bark posht psh une e mbaj vetem gjate dites kur e kam afer (tummy time).
    g.
    Me bark poshte eshte me mire se nuk mbytet nga gazrat qe cliron. Kuptohet jo ne muajt e pare. Duhet vene permbys kur femija te e jete i afte ta mbaje koken perpjete e ta kthej lirshem sa majtas , djathtas kur e le ne krevat permbys. Mua te dy femijet me kane fjetur permbys. Edhe kur qellonte qe flinin me kurriz, koken e mbanin anash, asnjehere drejt.
    Feelings change - memories don't.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    keshilla

    Jo me larg se 2 jave u bera bab per here te tret, kete radhe me cun pas dy gocave, gocat i kam te bukura, nje bjonde me sy bojqell dhe nje brune, djalin e kam bjond me sy bojqell deri tani, te shohim deri pas 40 ditesh nese do ti qendrojne apo jo bojqelli.

    Per temen.

    Femija kur eshte ne bark te nenes mesohet me xhurmen e ritmit te rafjeve te zemres, prandaj sa here qe mbeshtet koken ne gjoksin e prinderve me veshin qe takon ne trup degjon rritmin e zemres dhe kupton qe ndodhet perseri aty ku ka qendruar per 9 muaj.
    Prandaj keshilla e pare eshte qe mbas pirjes se qumshtit, apo kur qan te mbahet ne kete pozicion, per efekt me te madh duhet qe te dy te jene ne kontakt lekure me gjith trupin. Kjo metode kontakti sheron femijen nga cdo lloj semundje me shpejt se sa po ti jepni ilacin dhe ta lini ne krevat.

    keshilla e dyte
    Tek foshnjat pra ne muajt e pare te jetes kur pin vetem qumesht, edhe pse nena e ushqen me qumeshtin e vet, duhet te mbash gjithmon ne shtepi qumesht farmacie pluhur per femije sipas moshes qe kane. Sepse shpesh edhe pse pin nuk arrin dot te ngopet dhe fillon te qaje. Qumeshti nenes muajin e pare ka shum kalori dhe me pak proteina, pra eshte me i holle dhe i tejdukshem, kurse muajin e dyte fillon e ndryshon e keshtu me radhe cdo muaj. Ose mund te ndodhe qe te dhemb gjiri dhe nuk i jep dot qumesht. Prandaj ne keto raste nuk ka kohe naten per te blere qumesht dhe eshte mir qe ta kesh si ezerve ne shtepi. Mund te mbash edhe nje krem qe te ruan gjirin kur cahet sidomos ditet e para.

    Keshilla e trete
    Femiijen eshte mire qe ta mbash ne krevatin e madh derisa ta zere gjumi pastaj ta cosh ne krevatin e tij ne kete menyre eviton ndonje te papritur.
    Ndersa tek krevati i femijes duhet te vesh si dyshek po i themi se sdi si ti them dhe si jastek nje lloj dysheku dhe jasteku qe jane kunder bllokimit te frymes, jane apostafat apo kastile si i thoni ju per kete pune sepse jane me vrima dhe material qe lejon frymemarjen edhe sikur ta vere hunden dhe gojen mbi jastek.

    Keshilla e katert
    Pozicioni i kokes ne krevatin e femijes, per te cilin ke hapur edhe temen.
    Femija ne muajt e pare te jetes e ka koken shum te but edhe ajo qe duket e fort ne te vertet edhe e bute, dhe nese e mban vetem ne nje pozicion gjithmon mund qe koka nga ajo ane te behet e sheshte.
    Shembull
    Me pare ne Shqiperi femijet i lidhnin me pelena apo ripa duar e kembe keshtu ata nuk leviznin dot, pastaj i linin shtrire ne kurriz per shum ore, kjo bente qe pjesen e pasme te kokes ta kishin te sheshte e si rrjedhim jo uniforme. E meqe kjo ndodhte me shume ne fshat sepse nenat punonin dhe ne kete menyre ishin te lira, fshataret dallonin nga qytetaret pikerisht nga forma e kokes. Por kjo nuk do te thote qe te gjith fshataret jane te tille. Para disa ditesh pash nje emision ku nje fis nga xhungla i vinte femijeve nje qyp ne koke derisa te rriteshin dhe koka dilte shum e gjate dhe me ball te larte, sepse sipaas tyre kjo i bente me te pashem e me te zgjuar, pastaj ishte edhe nje shenje dalluese e fisit.
    Pra per te evituar kete eshte mire qe te nderrohen te gjitha anet e kokes.


    Keshilla e peste
    Dhomen ajrose te pakten nje here ne dite mjaftojne vetem 5 min me dritare hapur per tu furnizuar me ajer te oksigjenuar dhomen, mos flini me shum se 3 vete ne nje dhome te mbyllur sespe sidomos gjat nates ulet sasia e oksigjenit ne ajer dhe rritet ajo e anidridit karbonik qe kryhet nga frymemarrja.
    Ajri nuk duhet te permbaje lageshtire, per te kontrolluar kete vendos nje kristal kripe himalaje ne dhome jane forme abazhuri, kur ka legeshtire kripa e thith dhe kristali leshon leng pra uje. Keto kristale kripe kane edhe drite brenda qe mund ti lesh si drite nate, ne kete menyr nuk do kesh nevoj per umidifikator sepse kristali i kripes me drite ndezur ruan ekuilibrin e lageshtires se tepert dhe kripa nuk shkrihet.
    Ky lloj abazhuri kur eshte ndezur jonizon ajrin dhe leshon frekuenca qe ndikojn per mir ne gjendjen e pergjithshme.

    Keshilla e gjashte
    Vendos nje Orgonit nen krevatin e femijes apo afer tij ne dhomen ku fle.
    Orgoniti mbledh energjine qe ndodhet ne ate hapesire rreth vetes se tij ne kete menyre nese orgoniti vendoset afer femijes ai merr nje energji plus nga hapesira.

    Orgoniti energjizon edhe ushqimet nese e vendosni prane tyre.

    Nese nuk ke degjuar e nuk ke lexuar per orgonitin mund tju jap nje informazion fillestar, sepse per te duhet nje teme e vecante tek forumi shkencor.
    Keto qe shkruaj nuk jan pun plakash por jane te vertetuara shkencerisht me eksperimente.

    Keshilla e fundit do ishte per vaksinat,
    Jam duke pyetur per anen ligjore te vaksinave, sepse nuk dua tja bej, pasi kane efekte anesore sidomos te sistemit nervor, nese ligji me lejon te zgjedh nuk do tja bej.
    Tek ju nuk e di si funksionon.

    Ps ēuni im lindi 3.760gr, e kam filmuar e fotografuar lindjen eshte llups i madh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 14-11-2010 mė 20:14

  8. #48
    Walk a little slower... Maska e ♥ Ela ♥
    Anėtarėsuar
    11-07-2009
    Postime
    369
    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Me bark poshte eshte me mire se nuk mbytet nga gazrat qe cliron. Kuptohet jo ne muajt e pare. Duhet vene permbys kur femija te e jete i afte ta mbaje koken perpjete e ta kthej lirshem sa majtas , djathtas kur e le ne krevat permbys. Mua te dy femijet me kane fjetur permbys. Edhe kur qellonte qe flinin me kurriz, koken e mbanin anash, asnjehere drejt.
    Patjeter qe vetem muajt e pare se nuk e kontrollojne dot koken. Them se dhe ky i imi kur te rritet pak do doje te fleje me bark posht se e kam vene re kur e mbaj ashtu eshte me relaxed dhe e ze gjumi shpejt.

    Urime Dardajan!

  9. #49
    e embel
    Anėtarėsuar
    12-10-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    173
    Urime Dardajan!!

    lum si femije e tu qe te kane baba. dukesh shuem i kujdesshem dhe i lumtur.
    Ti kesh me jete dhe fat te tre femijet!!


    sa per temen kete shqetesim e kam dhe une me tim bir. ehste 14 muajsh, deri ne muajin e 6 flisnte vetem te krevati i tij. ne mengjes emerrja me shume per kenaqesi aty ne shtrati tone bashkeshortor.
    ne moshen 6 muajshe nderrova shtepi qe atehere djali si duket ju krijua si frike se nuk njihte ambjentin dhe filloi te fle me ne qe atehere nuk na ndahet.
    eshte shume e lodhshme vertet....dikush tha me lart qe eshte per mamate dembele kjo zgjidhje mendoj se eshte e kunderta....pasi une zgjohem te paten 4-5 here ne nate per te kontrolluar tim bir.kurse kur flinet te krevati vet me ndodhte te zgjohesha 1 here apo 2 maximumi.
    dhe afersia me bashkeshortin sikur humbet duke pasur femijen aty ne mes. se di..une jam duke menduar si ta mesoj te flej te krevati i vet???????
    nga ana tjeter ai duket i lumtur aty mes nesh...fle me nje fytyre te qeshur dhe naten me perqafon dhe sme vjen ta leshoj nga krevati se me jep kenaqesi te papare!!!

    e komplikuar shume ...dikur jepja receta duet kehstu...duhet ashtu... tani qe jam nene vete e kuptoj sa e veshtire eshte te jesh nje nene e mire ne te gjitha drejtimet.
    je e mire se e mban afer vetes apo je e mire kur e meson ne shtratin e vet?????????????

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e ēudirave
    Postime
    3,776
    pershendetje per te gjithe. une kam nje vajze 8 muajshe dhe tek te gjithe ju gjeta ngapak prej te hequrave te mija. une doja patjeter qe vajzen ta lindja ne menyre natyrale dhe pastaj fitova nje infeksion dhe per nje muaj kisha problem te rrija ulur. si rrjedhoje i jepja gji ne shtratin tim vajzes. ajo u mesua me eren time dhe nuk flinte nese une nuk isha prane saj.kisha provuar qe nga dita e pare ta lija ne shtratin e saj dhe ditet e para funksionoi por me vone sdonte qe sdonte te flinte pa mua prane. keputesha nga lodhja e pagjumsia pastaj me rendonin ehe me shume keshillat qe merrja nga te gjithe duhet bere kshtu duhet bere ashtu.madje kisha pershtypjen qe edhe nenes sime i dukej qe nuk po i beja gjerat si duhej. po me vone kur provonte vet ta vinte ne shtrat(pasi e vente ne gjume duke e luhatur ne krah) dhe ajo ia fillonte ulerimave me jipte te drejte. e kam lene te qante bile shpesh kam qare edhe une bashke me te po skisha zgjidhje. se nuk mund te rrija 24 ore ne shtrat me te une. tani eshte mesuar.ajo flen ne shtratin e saj po megjithate kenaqet kur e marr ne shtrtatin tim.njeher per njehere kjo funksionon perfekt e te shohim me vone.

    ps. edhe une skam lene gje pa lexuar dhe kam ndjeke edhe kurse.ato ndihmojne po jo gjithmone. pastaj pervoja e ben te veten. i degjoja me mosbesim keshillat e nenes e gjyshes time jgate shtatezanise po me vone e kam kuptuar qe te shumten e rasteve kishin te drejte.

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e vaioletm
    Anėtarėsuar
    29-01-2008
    Vendndodhja
    Ne Boten e ēudirave
    Postime
    19
    Citim Postuar mė parė nga TiaraT Lexo Postimin
    E ke keshille te gabuar kete. Pse ta privosh femijen nga kjo kenaqesi dhe nevoje qe ka per ty. Thua se ai do fleje me ty tere jeten. Sa ti beje 8 vjet do ik vet

    Degjoj keshtu keshilla shume shpesh nga nenat e reja si psh: mesoje te fleje vet ne dhome, mos e meso ta tundesh se do ti behet shprehi, mos keshtu e mos ashtu-thua se ai femije do mbetet gjithe jeten i tille, do te rritet dhe do ta kekosh njomesine e tij/saj, andaj vepro me dashuri, ngrohtesi dhe ashtu sic te deshiroje Mbeti apo Mbreteresha

    Ngohtesia/aferisa e nenes e ben femijen e forte, madje nje hulumtim se fundmi tregonte se sa me afer te qendroje dhe sa me gjate nena me femijen, ai femije do te kete nje jete me te qete dhe me me pak strese.

    Urime per temen, shume e nevojshme...!
    Une kam dy femije : 4 dhe 3 vjeē - ne fillim i mbaja ne krevata sepse i ka dhene qumeshtin tim deri 8 muash i pari e me pas vajzes deri 14 muaj. E thoja gjithmone qe do t'i levizja sa te mbaronte ky cikel. I dergova ne shtratet e tyre por naten zgjoheshin qe te dy bashke e vijne ne krevat te madh... Im shoq ne fillim me thoshte (kur une merzitesha) qe do te rriten e do te na mare malli .. ka te drejte : une ne darke nuk me ze gjumi rehat po nuk i pata me mua qe te na perqafojne..e nuk ka ngrohtesi me te madhe! Mendoj qe dhe ata ndjejne ngrohtesine e dashurine tone dhe jam plotesisht e bindur qe ata ndjehen me te sigurt ndaj jetes...
    Aude et maiora pervenies..[FONT="Georgia"][COLOR="Red"][LIST=1]

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e vaioletm
    Anėtarėsuar
    29-01-2008
    Vendndodhja
    Ne Boten e ēudirave
    Postime
    19
    Citim Postuar mė parė nga TiaraT Lexo Postimin
    Pink sa vjec e ke cunin ti?

    Me ka bere pershtypje nje artikull keshillues qe e kam lexuar se si te mesojme femijet te flejne vetem ne dhomen e tyre. Por nga ajo qe lexova ato vetem prind nuk ishin- e lenin femijen te qaje me ore te tera madje thonin se e qara mund te zgjat edhe deri me 8 ore pa nderprere deri sa te lodhet femija. A ishin cmendur ato?

    Dhe si rezultat femija do na beheshka me i pavarur ashtu sic pretendon edhe ti. Une nuk e besoj dot sepse ai femije do te traumatizohet, ai femije do te ndjehet shume i vetmuar, shpirterisht.


    O bleni krevat me te madh, o beni me turne lol
    haahahaha...4 vete e ngrihemi lule ne mengjes (une flej nga kembet)...eshte per tu habitur kur mendon qe nenat e meparshme duhet te ishin me "istinktive" ..
    Femija qan sepse nuk di te flase : eshte i vetmi mjet komunikimi qe ka! Perpara sa te pushoje duhet t'i provojme te tera derisa te realizojme nevojen qe ka.
    Vetem ne kete menyre do te rrisim nje individ te qete e te kenaqur ...
    Lenin femite e shkrete me ore "se i hapen mushkerite" e mbase te shkretet kishin etje, apo nuk donin te rrinin ne ate pozicion, apo thesht donin te ndjenin ngrohtesine e nenes...
    Rrofte informacioni!!
    Aude et maiora pervenies..[FONT="Georgia"][COLOR="Red"][LIST=1]

  13. #53
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Artikulli eshte ne anglisht por flet pikerisht per cfare jemi duke diskutuar tek kjo teme : http://articles.cnn.com/1997-03-21/h...n?_s=PM:HEALTH

    p.s. duhet te punoj per CNN une, tu jap ide per artikuj

  14. #54
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    Urime, urime, e te besoj. Ska lumturi me te madhe.

    Nje tip nga une: Mos e meso te flej me ty. E bera une ate gabim, edhe e "pagova" shtrenjte me vone. Beje, mesoje qe tani dhe mos u dorezo nga shikimet e tij engjellore -" me mer aty me ty". Mos u tundo (se fillon pak e nga pak e as e merr vesht, sesa shpejt i mesojne ca habits ato). Se do jesh e qete me vone.
    ahah pink edhe une e bera ket veprim tani eshte afer 3 vjec edhe akoma po e paguaj. por te them te drejten edhe si i vendosin disa amerikan ne dhomen e vet pasi lindin me monitor une nuk mundem ta bej. biles ne fillim shkoja edhe e shifja merrte frym apo jo. e ke parasysh kur flen gjate ne vecanti 3 muajt a pare.
    I LOVE GOD

    j&g

  15. #55
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Me ka bere pershtypje nje artikull keshillues qe e kam lexuar se si te mesojme femijet te flejne vetem ne dhomen e tyre. Por nga ajo qe lexova ato vetem prind nuk ishin- e lenin femijen te qaje me ore te tera madje thonin se e qara mund te zgjat edhe deri me 8 ore pa nderprere deri sa te lodhet femija. A ishin cmendur ato?

    Dhe si rezultat femija do na beheshka me i pavarur ashtu sic pretendon edhe ti. Une nuk e besoj dot sepse ai femije do te traumatizohet, ai femije do te ndjehet shume i vetmuar, shpirterisht.
    Normal qe eshte c'menduri .
    Tek sheh nje femije te vogel qe as 60 cm gjatesi nuk i ka , tek i dalin perlat nga syte, tek te lutet me ato gugatjet qe vetem ai/ajo i di ,se c'fare do te te thote , qe te " pergjerohet" te mos flej ne krevat te vet , hajde dhe shpjegoja se librat thone duhet te flesh ne krevatin e vogel .

    Se mos e beni si ky
    http://www.youtube.com/watch?v=MLErNXIYjMg
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  16. #56
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    sa e forte kjo video. te gjithe i kemi kaluar keto 'peripecira'. Ky qenka i forte, se sdel dot tani. hahahah.

    p.s. JG kur tu be cuni 3 vjec ty? wow, sa shpejt ikin vitet
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Citim Postuar mė parė nga Izadora Lexo Postimin
    uau sa e lezetshme

    ku duroj une keshtu
    une vetem vitin e pare do ta mbaj tek krevati i vet se kam frike se mos e shtyp naten sepse femijet e vegjel marrin fryme vetem me goje dhe po iu zu goja nuk i kane aq te formuara muskujt sa ta kthejne vete koken majtas djathtas ,
    Dhe deri ne nje vjec kam frike do ti ve rreth kokes babyphone qe amplifikon frymemarrjen por me pas le te fleje me mua po te deshiroje

  18. #58
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Pink : nje i njohuri im kishte probleme me vajzen, nuk e zente gjumi dhe c'bente , dilte me makin naten deri sa ta zente.

    Marya: Nuk ka formul standarte sesi te besh femijen te flej ne krevatin e vet, sesi te sillesh me te , ate ta meson vete jeta , kur bebin ta kesh ne krahet e tua. Do e shohesh tek qan, do te te dhembi ne zemer , do s'do do ta marresh ne krevat.
    E rendesishme eshte te mos krijosh stress vetes, qe kur nuk qan bebi naten , trembesh dhe fillon e leviz vete xD
    Te uroje nje lindje te lehte
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Talking

    Flm e dashur Iza

    tani rrime e vetem supozojme , kur te vije momenti do flasim konkretisht

  20. #60
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    [QUOTE=Izadora;2988923]Pink : nje i njohuri im kishte probleme me vajzen, nuk e zente gjumi dhe c'bente , dilte me makin naten deri sa ta zente.


    lol it works eshte the best flas nga eksperienca.
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •