Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15

Tema: Durresi

  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Durresi

    2630 vjet histori, nė pavionet e muzeut arkeologjik tė Dyrrahut - ...pastaj vjen Iliria, njė tokė e gjatė me shumė popuj brenda -


    DURRES, 23 Shkurt/ATSH-K. Pinderi, A. Hakani/.- Epidamni ėshtė njė qytet qė gjendet nga ana e djathtė kur hyn nė gjirin e Jonit. Pranė tij, banonin "barbarėt" taulantė, njė fis ilir. Kėtė e kolonizuan grekėt korkyras. Me kalimin e kohės, ky qytet u bė i fuqishėm e me shumė banorė. Epidamni i vjetėr, ashtu siē tregohet nga autorėt antikė, sot quhet Durrės, njė emėr qė ngjason mė shumė me emrin Dyrrah, edhe ky njė emėrtim tjetėr i lashtė i qytetit qė kėtė vit (2003) feston 2630 vjetorin e tij tė krijimit. Gjithė historia e kėtij qyteti, sot qytet porti mė i madh nė Shqipėri me rėndėsi nė Ballkanin perėndimor, ekspozohet nė pavionet e muzeut tė ri arkeologjik tė tij, tė pėruruar njė vit mė parė. Nė mjediset e kėtij muzeu, njė ndėrtesė me njė arkitekturė qė duket sikur 'pėrkrah' modernen duke e pėrshtatur me tė veēantėn e sė kaluarės, e ngritur qysh nė vitet '80-tė, ka filluar puna pėr ekspozimin e periudhės bizantine. Jashtė, nė oborr, kollonat nė stilet greke dorike ose jonike, si dhe pitosat e enėt e tjera tė mėdha, tė largojnė vėmendjen nga pamja e gjėrė e detit dhe nga lartėsitė e pallateve tė reja. Kėto tė fundit, janė ndėrtuar pėrreth muzeut, vitet e fundit. Edhe nė periudhėn bizantine, Durrėsi ka qėnė njė nga qėndrat mė strategjike nė Arbėri. Epidamnusi __________ Epidamnus. Durrėsi quhej kėshtu, sepse mbreti mė i vjetėr ilir i kėsaj krahine, quhej Epidamnus. Ky, themeloi qytetin e sipėrm, atje ku sot ngrihen kodrat e Spitallės, e tė tjera. Me kalimin e kohės, emri Epidamnus, u eliminua sepse siē besonin banorėt, ky emėr sillte dėme (damnus). Djali i Epidamnusit, edhe ky njė mbret ilir, quhej Dyrrah... Prof. Neritan Ceka, djali i njė prej themeluesve tė arkeologjisė shqiptare, Hasan Cekės, duke shpjeguar njė gravurė tė shekullit tė 19-tė ku shfaqet qyteti i Dyrrahut, tregon se qyteti i sotėm i Durrėsit, ngrihet mbi tė njėjtat koordinata gjeografike dhe mbi tė njėjtin territor ku dikur ishte ngritur Epidamni ilir, e mė vonė Dyrrahu, koloni greke nė 627, mė pas romake e pastaj edhe ai i periudhave tė mėvonshme. Njerėzit tregojnė se kur duhej tė ndėrtoheshin ato qė sot janė pallatet, e rrugėt e gjėra tė kėtij qyteti, bri tė cilave gjallojnė dyqane, bare, "music shop", "fast food", galeri arti, etj., mjaft amfora, kratere, hidre, pitosa, e gjithfarėsoj enėsh tė tjera prej qeramike, "pushtonin" kantieret. Ceka, pohon se edhe sot, ndėrtuesit privatė "pėrballen" me njė situatė tė tillė. Autoritetet sqarojnė se sipas ligjit, ato subjekte private ndėrtimi, qė hasin nė objekte arkeologjike, duhet tė njoftojnė pėrfaqėsuesit e bėrthamės arkeologjike nė Durrės. Kjo nuk ndodh gjithmonė, sepse ndėrtuesit i tremben njė pezullimi tė punimeve. Nė pavionet e muzeut arkeologjik, si enėt e mėsipėrme, ka shumė. Aty ka tė ekspozuara, amfora jonike, nga Samosi (qytet shtet grek), hidrie, ojnohe, lekite, pitosa, kilik si dhe qeramikė romake dhe kupa jonike tė viteve 625-600 para Krishtit. Kėto janė ndėr enėt mė tė vjetra tė kėtij lloji tė zbuluara nė Durrėsin e sotėm. Njė tempull arkaik, ndėrtohej me kollona druri. Nė pavionet e muzeut, njė tempull i tillė i pėrbėrė nga objekte origjinale tė kėtij tempulli, 'shpreh' njė rikonstruksion imagjinar tė tempullit arkaik. Ceka shprehet se njerėzit mund tė imagjinojnė se si ndėrtohej njė tip arkitekturor siē ishte tempulli arkaik. Ky rikonstruksion pėrbėhej nga pjesė tė njė tempulli tė ndėrtuar rreth vitit 570, e tė shkatėrruar rreth vitit 520 p.e.s. Enėt e pikturuara me stilin e figurave tė kuqe, nga gjysma e parė e shekullit tė IV, kishin sjellė tė reja dhe ndryshime nė krahasim me stilin tjetėr, atė tė figurave tė zeza. Ndryshe nga ky i fundit, stili i figurave tė kuqe, mund tė realizonte shprehjen mė tė qartė e mė tė detajuar tė tipareve tė fytyrės sė qėnieve tė pikturuara. Kėto ishin kryesisht njerėz, por edhe kafshė apo personazhe nga mitologjia. Nė pavionet e muzeut, arti i prezantuar nė qeramikė, ka edhe karakteristika mė tė thjeshta. Skulpturat, janė mė komplekse. Ato tė realizuara sipas stilit tė Fidias, artisti mė i njohur i periudhės klasike (480-355 p.e.s.), shprehin nė tiparet e tyre "qetėsinė olimpike", ndėrsa fiksojnė edhe "gjestet madhėshtore". Zakonisht, edhe portretet por edhe stelat (gurė varri), tė asaj kohe, realizoheshin nga gurė gėlqerorė dekorativė. Prof. Neritan Ceka, thotė se mermeri ishte i shtrenjtė, pasi eksportohej nga Athina, kurse mė vonė mjeshtrit durrsakė do ta siguronin kėtė material direkt nga gadishulli i Karaburinit nė malet Akrokeraune. Amforat shfaqen sėrish nė kėndet e muzeut. Plini, njė autor i vjetėr, shprehej se qytetarėt e Dyrrahut lėvdonin Baliskun, njė rrush i bardhė. Ky i kishte kokrrat e rralla dhe nuk donte t'ia dinte as nga vapa e as nga era e jugut... Jepte prodhim shumė. Nė hyrje tė muzeut qėndron pas xhamit tė njė vitrine, thesari i Dyrrahut, ose 4000 monedha tė gjetura nėn tokėn ku kishte qenė mė parė pazari i vjetėr. Mbishkrime dhe figura qė u pėrkasin mbretėrve tė ndryshėm, lexohen qartė edhe sot. Nė fakt, kjo do tė thotė mė shumė kureshti! Tipi kryesor i monedhave prej bronxi, tė cilat janė dhe mė tė shumta nė numėr, qė nga gjysma e dytė e shekullit tė IV deri rreth vitit 30 p.e.s, mbeti ai me Herakliun nė faqe dhe armėt e heroit si topurja, harku dhe milli i shigjetave nė shpinė, tė shoqėruara me legjenda tė ndryshme. Herakliu ishte njė bashkėthemelues i Dyrrahut. Dyrrahu, ishte jo vetėm njė qendėr e madhe tregtare ē'ka e verteton dhe numri i madh i prerjeve tė monedhave, sipas Cekės, por dhe njė qytet qė mbėshtjell brenda kodrave tė tij njė demografi tė larmishme. Pas themelimit tė tij si koloni greke nė vitin 627 p.e.s, kolonėt e parė grekė qė u vendosėn aty ishin meshkuj dhe i krijuan familjet e tyre me gra dyrrahase. Autorėt antikė tregojnė se popullsia e Dyrrahut ndryshoi veēanėrisht nga vendosja progresive nė qytet jo vetėm e elementit vendas por edhe e atij italik. Kėshtu, ky qytet nė periudhėn romake numėronte rreth 40 000 banorė dhe cilėsohej ndryshe edhe si "Taverna e Adriatikut". A ėshtė njėsoj si sot? _______________________ ...pastaj vjen Iliria, njė tokė e gjatė me shumė popuj brenda. Thonė se popullsia e saj ėshtė shumė e madhe... Thonė se janė shumė tė drejtė dhe mikpritės, se e duan jetėn shoqėrore dhe janė tė shtėnė pas njė jete shumė tė hijshme (?) /f.n/
    2003-02-23



    --------------------------------------------------------------------------------
    Copyright © 2001 Albanian Telegraphic Agency! Inc. All rights reserved.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar

  2. #2
    Inxhenier Maska e hiedi
    Anėtarėsuar
    29-01-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    65
    Te na rroje edhe 2000 vjet te tjera
    Shqiperia eshte e jona!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Mosaic at the basilica of Durres
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    Zbulohet nė Durrės njė statujė e rrallė

    Nėn themelet e ish-kinema “Iliria” nė Durrės, gjatė gėrmimeve nga punėtorėt e firmės ndėrtuese “Edicom”, mbrėmjen e sė enjtes ėshtė hasur nė gjurmėt e njė skulpture tė periudhės romake.Mė tej, nė orėt e para tė mėngjesit tė sė premtes, ekipi i arkeologėve me nė krye Sali Hidrin, kanė zbuluar deri pranė kėmbėve statujėn e mrekullueshme. Me pamjen e njė perėndeshe, e cila ėshtė ulur nė njė fron e qė mban nė krahė dy fėmijė (ndoshta janė edhe dy njerėz me pėrmasa mė tė vogla se figura qendrore), kjo skulpturė mund tė shėnojė njė rast unik pėrsa i pėrket llojit tė saj. Specialistėt mendojnė se kjo skulpturė mund tė jetė njė perėndeshė qė i pėrket njė miti, ose mė saktė njė cikli mitesh, qė paraqet perėndeshėn e ulur, e cila ėshtė e veshur me njė rrobė tė tipit grek, me hiton dhe imation, me pala shumė tė zhvilluara, me dy fėmijė qė mban nė dy krahėt e saj dhe njė kornukopie (njė vel rrushi dhe fruta tė tjera), qė ėshtė personifikim i pjellorisė dhe i zhvillimit. Pavarėsisht kompleksit ku ėshtė zbuluar, qė ėshtė njė kompleks bazilike, duket qė kjo skulpturė ėshtė njė vepėr e periudhės romake.

    Njė skulpturė e rrallė
    Drejtori i Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Gazmend Muka, thotė se perėndi tė ulura nė fron nė Shqipėri nuk janė gjetur. Ėshtė vetėm njė perėndi e ulur nė fron, por ajo ėshtė figura e njė mashkulli dhe gjendet nė muzeun e Durrėsit.

    “Duket se ėshtė njė figurė mitologjike, ėshtė mjaft e rrallė, sepse perėnditė e ulura nė fron i kemi tė vendosura nė pedimentet e tempujve tė mėdhenj, jo nė pėrmasa tė tilla”, thotė Muka. Ai thotė se e rėndėsishme pėr momentin ėshtė fakti qė gėrmimi tė bėhet sa mė i saktė, qė ai tė lidhet me njė kontekst tė caktuar arkeologjik, pra, nėse kjo skulpturė i takon njė monumenti tė caktuar, mund tė ketė qenė pjesė e njė kulti tė caktuar, apo ėshtė pjesė arkitekturore e njė monumenti. Duhet tė gėrmohet mė thellė dhe tė shihet nė kompleks me vendin ku ėshtė gjetur.

    Historia e zbulimit
    Vendi ku ėshtė bėrė zbulimi i kėsaj skulpture ndodhet 50 metra larg vendit ku ėshtė zbuluar dikur “Bukuroshja e Durrėsit” dhe po afro 50 metra larg vendit ku u zbulua para njė jave mozaiku i rrallė. Nė vendin ku u zbulua dje skulptura, kanė filluar gėrmimet qė vitin e kaluar. Fillimisht aty ėshtė zbuluar njė pjesė ndėrtimi nė formė rotonde, trakte muresh tė periudhės romake. Qė nga ajo kohė e deri mė sot u zbulua vetėm njė e katėrta e kėtij muri, gjė qė tregon se objekti ėshtė shumė i madh dhe vazhdon edhe nė ndėrtesat pėrreth. Pak ditė mė parė ėshtė bėrė edhe njė kontratė tjetėr, qė parashikon vijimin e gėrmimeve edhe nė pjesėn ku ishte kinemaja. Pikėrisht poshtė themeleve ku ngrihej kinemaja e vjetėr e Durrėsit “Iliria”, kėto dy ditė ka dalė nė dritė skulptura e rrallė, pėr tė cilėn deri mė tani studiuesit mendojnė tė jetė me vlera tė rralla, e ndoshta unike pėr llojin e saj.

    Zbulime tė njėpasnjėshme
    Skulptura e rrallė ėshtė zbuluar vetėm njė javė pas zbulimit tė mozaikut, qė doli nė dritė nga gėrmimet pėr ndėrtimin e njė pallati 8-katėsh nė po kėtė qytet. Drejtori Muka thotė se, kėto zbulime janė rezultat i masės sė marrė pėr ndėrprerjen e ndėrtimeve pa leje nė zonėn arkeologjike tė Durrėsit. “Ka mėse njė javė qė Policia Ndėrtimore ka bllokuar tė gjithė pallatet nė ndėrtim, nė qytetin e Durrėsit, pėr tė verifikuar gjithė praktikat e ndėrtimit nė kėtė qytet. Kjo masė ėshtė marrė pas kėrkesės sė Ministrisė sė Kulturės dhe Institutit tė Monumenteve tė Kulturės”, thotė Muka, duke shtuar se kjo masė ėshtė marrė pėr t’i dhėnė fund abuzimeve lidhur me nėntokėn arkeologjike tė Durrėsit. Nė bazė tė kėtij frenimi dhe gėrmimeve tė kujdesshme, kanė dalė edhe rezultatet e kėtyre ditėve, pra zbulimi i kėtyre objekteve.


    Tė dhėna pėr skulpturėn

    “Perėndesha” (njė figurė femėrore e ulur nė fron) e zbuluar nėn themelet e ish-kinema “Iliria” nė Durrės, ėshtė njė skulpturė e periudhės romake
    Skulptura ėshtė nė pėrmasa mbinatyrale (pėrmasat ekzakte ende nuk janė bėrė tė ditura, pasi zbulimi i saj nuk ka shkuar nė fund)
    Ajo mban nė krahė dy personazhe qė janė mė tė reduktuar nė dimensione nė krahasim me tė. Ndėrmjet tyre ndodhet njė bri bollėku, qė nė latinisht quhet kornukopia, qė tregon se ėshtė simbol i pjellorisė, por qė ėshtė atribut i disa perėndive.
    Nxjerrja e saj nė dritė ka ndodhur mėngjesin e sė premtes me 1 gusht 2003
    Me njė punim shumė fin dhe me detaje tė ngjeshura, ajo mendohet tė jetė e veshur me veshje greke

    Larg duart nga statuja!

    Megjithėse njė skulpturė e sapozbuluar, rreth vlerave tė sicilės kanė nisur opinionet e shumta dhe mjaft optimiste, askush nga mediat nuk ėshtė lejuar tė afrohet tė xhirojė pamje nga afėr, apo ta shohė drejtpėrdrejt statujėn e saponxjerrė nė dritė. Madje, drejtori i Institutit Arkeologjik nė Durrės, Afrim Hoti, ėshtė treguar mjaft i ashpėr dhe i prerė ndaj gjithkujt qė i ka kėrkuar qoftė edhe njė pamje nga skulptura. Ai ka ngulmuar se gjithēka do tė bėhet e ditur vetėm pas zbulimit tė plotė, vendosjes pėr njė datim tė saktė dhe vlerave tė kėtij zbulimi. “Kemi menduar qė ditėn e hėnė tė organizojmė njė konferencė shtypi pėr mediat dhe tė tregojmė detaje nga ky zbulim”, tha Hoti. Madje, edhe gazetarėt apo operatorėt, qė kanė tentuar tė hyjnė brenda zonės sė rrethuar, janė dėbuar nga drejtori Hoti, i cili duke treguar me siguri thotė se njėrit prej tyre i ka marrė filmin fotografik, ku ishin fiksuar pamje nga skulptura.

    Ai vetė nuk ka pranuar tė japė njė shpjegim tė saktė pėr kėtė vendim tė prerė. “Asgjė nuk ka ndodhur, dilni jashtė, jeni futur kėtu pa autorizim”, pėrgjigjej shkurt Hoti. Deri nė orėn 16.00, ai vetė ka qėndruar pranė zonės sė gėrmimit dhe, megjithė kėrkesat e shumta i ka qėndruar besnik vendimit tė tij, i cili mendohet tė jetė njė vendim i marrė nisur nga arsye vėrtet absurde, si pėr shembull fakti pėr tė mos bėrė zhurmė, pėrpara njė aktiviteti, qė zhvillohet sot nė Durrės, e qė duhet publikuar me bujė.


    Arkeologėt, detaje nga zbulimi
    Si doli nė dritė skulptura e gjetur?

    Si ka ndodhur nė tė vėrtetė nxjerrja nė dritė e kėsaj skulpture? Sigurisht ka qenė njė rastėsi “takimi” me tė. Nė pamje tė parė duken gjurmėt e freskėta tė gėrmimeve, fragmentet e disa mureve tė hershme dhe njė gropė e mbushur me ujė, ku thuhet se ėshtė statuja. Ajo ėshtė e mbuluar me plastmas dhe askush nuk lejohet tė shkojė aty pėr ta zbuluar dhe pėr ta parė nga afėr. Ndėrsa punėtorė tė firmės ndėrtuese vijojnė gėrmimet e kujdesshme pėrreth saj, restauratori Qazim Kėrtushi, i cili ka qenė i pranishėm qė nė momentet e para tė gėrmimit, sė bashku me arkeologun Sali Hidri, pėr zbulimin e kėsaj statuje, rrėfen detaje tė hollėsishme. Ai thotė se fillimisht janė vėnė re vetėm disa elementė nga kjo statujė mermeri. “U mendua qė gėrmimet tė nisnin sot nė mėngjes, pasi mbrėmė, kur u hasėn shenjat e para tė saj, ishte shumė vonė, thotė Kėrtushi, i cili tregon se mėngjesin e djeshėm kanė nisur nga puna qė herėt, nė orėn 05.00. Ėshtė gėrmuar me shumė kujdes nga tė gjithė anėt e kėsaj skulpture, derisa ka dalė nė dritė figura e perėndeshės me dy fėmijė nė krahė, ku ėshtė vėnė re qė nė krye tė herės, se mungonin kokat. “Ndoshta kokat janė hequr dhe shkatėrruar nė kohėn ku luftoheshin figurat e kėtyre miteve, pra janė shkatėrruar qėllimisht. Por pjesa tjetėr e skulpturės duket se ėshtė e paprekur dhe e padėmtuar”, thotė restauratori, i cili pėrshkruan me shumė emocione gjithė detajet e gėrmimit pėrreth saj. “Gjatė gjithė kohės kam ndjerė magjinė e mrekullimit prej kėsaj skulpture. E prekja me dorė ndėrsa gėrmoja nė dheun e mbuluar nga uji. Jam mrekulluar, teksa shihja finesėn e madhe tė punimit dhe hijeshinė e shtatores”. Pėr tė, gėrmimi pėr zbulimin e kėsaj skulpture ishte gjė e rrallė. Ai thotė se ka ende njė pjesė tė mirė tė skulpturės qė ėshtė nėn dhe, e qė duhet gėrmuar. “Ende nuk dihet se si ėshtė pjesa e fundit e saj dhe ē’pamje paraqet skulptura nė atė pjesė, pra froni ku ėshtė ulur kjo figurė, apo tabani mbi tė cilin ėshtė vendosur monumenti”, thotė Kėrtushi. Por, sipas tij, e rėndėsishme ėshtė qė ajo vepėr po del nė dritė dhe shumė shpejt specialistėt do tė japin mendimin pėrfundimtar pėr kohėn qė i pėrket dhe pėr vlerat e saj si vepėr arti.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  5. #5
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Skulpture nga Dyrrahu i lashte ne Muzeun Arkeologjik te Durresit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Zbulohen struktura te reja ne amfiteatrin e Durresit
    E Premte, 27 Gusht 2004
    Teknologjite e sofistikuara te vena ne pune nga specialistet italiane te Universitetit te Parmes dhe te Universitetit "La Sapienzia" te Romes ne terrenin e amfiteatrit te Durresit kane zbuluar struktura te reja ndertimore ne arenen e amfiteatrit te cilat ishin te panjohura me pare. Keto zbulime mund te ndryshojne teresisht konceptin e pranuar deri tani mbi strukturen e nje arene amfiteatri. Arena e nje amfiteatri, ne te shumten e rasteve, eshte pranuar te jete nje fushe e sheshte, ndersa zbulimet e reja mund te detyrojne nje rikonceptim te struktures se arenes, te pakten per amfiteatrin e Durresit. Muret e zbuluara, neqoftese vertetohet se jane pjese e struktures se arenes, do ta fusin amfiteatrin e Durresit ne nje kategori te vecante objektesh te tilla. Ne bote njihen vetem disa amfiteatro arena e te cileve eshte e ndare me mure te vogla ne funksion te spektakleve te organizoheshin. Zyra e Organizates se Kombeve te Bashkuara per Projektet e Sherbimeve (UNOPS), ne bashkepunim me programin PASARP te qeverise italiane, kane mbeshtetur punen e specialisteve italiane ne Durres. Deri tani, fondi i akorduar ka qene afro 110 mije euro. Projekti i Amfiteatrit te Durresit Ne bashkepunim me Departamentin e Arkeologjise se Durresit dhe Bashkine e qytetit, UNOPS-i ka ndermarre realizimin e projektit arkeologjik "Durresi" qe ndermjet te tjerash ka si element kryesor zbulimin total te amfiteatrit dhe kthimin e tij ne nje objekt te vizitueshem dhe ne nje vend ku mund te zhvillohen aktivitete kulturore. Projekti eshte i ndare ne kater faza dhe perfundon ne dhjetor 2005 me publikimin e nje studimi shkencor. Faza e pare, e cila sapo perfundoi, kishte te bente me studimin gjeo-fizik te struktures se amfiteatrit. Me ane te sondave me ultratinguj, ekipi i specialisteve italiane nga Universiteti i Parmes dhe Universiteti "La Sapienza" i Romes kane diagnostikuar objektin dhe kane hedhur ne harte strukturen e amfiteatrit. Ne kete menyre, pavaresisht se amfiteatri ende pjeserisht i zbuluar, arkeologet e dine se cfare gjendet nen dhe ne pjeset e pazbuluara. Me ane te programeve kompjuterike, te dhenat e sondazheve do te bejne te mundur ndertimin tredimensional te amfiteatrit. Me pas, hartat do te jene baza e punes per fazat e tjera. Faza e dyte, nga shtator 2004 deri ne shkurt 2005, do te perfshije restaurimin e pjeses se zbuluar te amfiteatrit dhe germime per te zbuluar pjese te tjera ende nen toke. Kjo faze do te kerkoje nje fond prej afro 105 mije euro qe do te formohet nga UNOPS-i me mbi 90 mije euro dhe pjesa tjeter do te jene fonde te pales shqiptare. Nderkohe, ne fazen e trete, nga mars 2005 deri ne dhjetor 2005, parashikohet zbulimi i plote i amfiteatrit. Ne objekt do te ngrihet nje kantjer gjigand germimi i cili do te drejtohet nga arkeologet italiane dhe vendas. Ne fund, ne fazen e katert, amfiteatri do te restaurohet plotesisht dhe do te marre formen e objekti me funksione kulturore. E thene ndryshe, amfiteatri do te shnderrohet ne nje teater. Faza e fundit parashikon edhe publikimin e nje studimi mbi punen e kryer ne amfiteater. Fondet e nevojshme per fazen e trete dhe te katert parashikohen te jene afro 200 mije euro, por ende nuk jane levruar nga palet e interesuara. Ne te vertete, pjesa me e madhe e fondeve ne keto dy faza te fundit i perkasin qeverise dhe Bashkise se Durresit pasi kane te bejne me germime dhe strehimin e familjeve te cilat aktualisht banojne ne shtepi te ndertuara mbi amfiteater. Rendesia e zbulimeve te fazes se pare Dr. Afrim Hoti, drejtori i Departamentit te Arkeologjise se Durresit, thote se "ne kete faze u kryen sondazhet paraprake me synimin qe ne muajin shtator te kalohet ne germime me permasa te medha". Sondazhet krijuan idene e plote te amfiteatrit, por edhe nxorren ne drite elemente te rinj krejtesisht te panjohur me pare. "Ne pjesen e arenes, nen toke, jane konstatuar struktura ndertimore te panjohura me pare", - thote Dr. Afrim Hoti. Analiza e gjetjeve tregon se ndertimet kane formen e mureve prej tulle ne sheshin e arenes. Funksioni i tyre i sakte, nese jane pjese e arenes apo shtesa ne shekujt e mevonshem, do te zbulohet vetem pas germimeve, por tani dyshohet se ato jane pjese funksionale e arenes. Zbulimet arkeologjike tregojne per arena amfiteatrosh te cilat kane patur mure ndarese, basene me uje, etj. Keto ndertime ne arene beheshin per te rritur spektaklin e ndeshjeve qe organizoheshin aty. Ne kete menyre, zbulimi i mureve mund te ndryshoje teresisht qendrimin se arenat e amfiteatrove kane qene fusha te sheshta. Amfiteatri i Durresit Nga llogaritjet, amfiteatri i Durresit akomodonte afro 20 mije spektatore. Ai ka forme eliptike dhe aksi i madh eshte 120 metra i gjate, ndersa ai i shkurtri eshte 101 metra i gjate. Amfiteatri i Durresit eshte ndertuar ne pjesen lindore te kodres ne lartesine 59 metra mbi nivelin e detit. Ai eshte i ndertuar me mure prej tulle dhe guri, dhe arrinte lartesine 20 metra. Argeologet e datojne amfiteatrin ne shek. I - II te eres sone. Ne kohen e perandorit Adrian, i cili mbreteroi ne vitet 97 - 117 te eres sone, ne Durres u perurua biblioteka e qytetit dhe, ne baze te nje mbishkrimi te kohes, perurimi u shoqerua me ndeshjen ne amfiteater te 12 cifte gladiatoresh. Ne shekujt e mevonshem, me perhapjen e krishterimit, ndeshjet me gladiatore u ndaluan, e me vone edhe ato me kafshe. Ne amfiteater u ndertua edhe nje kishe e vogel qe ka me teper formen e faltoreje. Punimet per Miss Globe International Spektakli i bukurise "Miss Globe International 2004" do te zhvillohet ne amfiteatrin e Durresit me date 14 shtator. Organizatoret, me mbeshtetjen e Bashkise se Durresit dhe te Ministrise se Kultures, Rinise, dhe Sporteve, kane nisur pergatitjet. Ne shkallaren e amfiteatrit eshte vendosur nje strukture metalike qe do te akomodoje shikuesit. Ndersa, ne qender, mbi arene, po ngrihet nje skene me perberje plastike. Dr. Afrim Hoti thote se "jane masat me te rrepta qe nderhyrjet ne funksion te spektaklit te mos demtojne monumentin".
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    HOMERI-KULTI I LIBRIT TE SHKRUAR, AFERDITA QE LEXON EDHE SHQIPERIA

    Nga dr.Moikom Zeqo

    Shqiperia arkeologjike ka nje koleksion monumentesh me motive te papritura, te shumefishta, horizont-hapese, kulture-ndjellese, me motive te cilat lidhen me kryevepra te perbotshme letrare, qe ne lashtesi. Kjo qe po shkruaj, nuk eshte aspak nje trill, nje tejkalim i deshires, nje fantazi e paster, apo nje mitomani per te kapercyer boshlleqe te frikshme. Duke punuar shume vjet si arkeolog, duke u marre me historine e artit antik ne Shqiperi, kam patur rastin te njihem me disa monumente, qe hapin nje horizont te ri, te mbiquajtur si instrumente arsyetues per boten e letersise boterore ne lashtesi, me kultin e librit te shkruar, me mitet e medha te njerezimit, me qyteterimin e degezuar evropian. Keto motive jane te fiksuara ne monumente arkeologjike, disa prej te cilave une i kam botuar neper revista shkencore. Mendoj se per publikun e gjere duhet vene ne reliev disa te verteta, qe perhapin nje drite te re kulturore per koherat antike ne truallin e Shqiperise.

    Relievi "Gjygji i Paridit"

    Qyteti i Durresit eshte themeluar ne shekullin e VII para Krishtit, pra kjo kryeqender urbane, prej 28 shekujsh eshte me e vjetra ne llojin e vet ne krejt bregun lindor te detit Adriatik. Ne qeramiken e periudhes arkaike te shek.VI para Krishtit ne Durres, njihemi me disa subjekte, qe lidhen me mitologjine, me Luften e Trojes, me personazhet homerike. Nje qeramike e tille, e fragmentuar, e bere sipas nje matrice ne balte te pjekur, ka nje skene te cuditshme dhe te rralle mitologjike. Eshte fjala per 4 "kater) figura, qe jane prane njera-tjetres dhe qe kane lidhje te motivit. Spikat figura e nje burri i cili ka floke te gjate dhe mban ne doren e djathte nje kokerr molle. Ne baze te literatures krahasimtare arkeologjike, kjo figure identifikohet me princin Parid te Trojes, i cili kur ishte bari ne malin e Ides, u ndodh ne nje grindje te tri hyjneshave Athinase, Aferdites dhe Artemisit, qe kerkonin te dinin, se cila qe me e bukura ne mes tyre. Keshtu, princi Parid u be gjykatesi i pare i Miss Bukurise per te tri hyjneshat. Secila nga hyjneshat i premtoi dicka, por Aferdita i premtoi se nese do t'i jepte vendin e pare, do ta ndihmonte te martohej me femren me te bukur ne bote, Helenen, gruan e Minelaut, qe u njoh ne histori si Helena e Trojes. Paridi, klasifikoi si me te bukuren Aferditen. Kjo skene eshte kenduar nga Homeri. Dalim ketu tek nje problem shkencor i klasit te pare. Banoret e Durresit e kane njohur eposin e Homerit "Iliaden", te pakten qe ne shek.VI para Krishtit, perndryshe ky reliev nuk do te kishte asnje kuptim. Ka mundesi qe doreshkrimet e poemave homerike te kene patur, te kene qarkulluar ne duart e banoreve elitare te qytetit Polis te Duresit. Dihet se ne kohen e Pisistratit ne shek.V para Krishtit, pra nje shekull me vone, se sa ky dokument arkeologjik i Durresit eshte krijuar redaksia e redaktiit dhe e percaktimit te formes perfundimtare te dy poemave te Homerit. Ndoshta banoret e Durresit kane qene njohur me variante jo perfundimtare, me te lira, me apokrife te poemave epose te Homerit.

    Ne disa vazo me figura te kuqe te epokes helenistike te shekujve IV-I para Krishtit, te gjetura ne Durres, ka gjithashtu skena nga eposet e Homerit, cka tregon se piktura e ketyre vazove reflekton leximin dhe njohjen ne detaje te subjekteve homerike. Kjo te shtyn te besosh ne tezen e hamendesuar, se ne qytetin e Durresit do te kete patur vende te vecanta, ndoshta ne formen e bibliotekave private ndoshta dhe publike per doreshkrime te tilla.

    Kushtetuta e Durresit, e shkruar nga Aristoteli

    Gjithashtu, dime se filozofi i madh Aristoteli i shek.IV para Krishtit, ka shkruar Kushtetuten e qytetit Polis te Durresit. Doreshkrimi i kesaj Kushtetute, ketij mekanizmi juridik, rregullator duhet te kete qene ruajtur ne ndonje nga tempujt e Durresit nga ana e Prytaneve. Nje tjeter deshmi shume e cuditshme e subjekteve homerike, lidhet me mozaikun e shek.III Polikron, te qytetit antik te Apolonise, qe tregon skenen e Akilit, qe ka vrare mbretereshen Pantesilea, te Amazoneve, ne sfondin e mureve te Trojes. Dihet se Amazonat qene aleate te trojaneve, Akili e vret Pantesilene, por ne momentin qe e shikon ne sy, dashurohet marrezisht me te. Ky mozaik i Apolonise eshte nje kryeveper figurative e mbijeteses shume te gjate te krijimeve te pavdekshme te Homerit ne brigjet e Shqiperise.

    Biblioteka publike e Durresit

    Ne nje mbishkrim te shek.II, te gjetur ne Durres, nga Leon Hezey, mbishkrim te cilin Hezey e ka derguar ne Luver, mesojme per perurimin e nje biblioteke publike dhe me kete rast u be nje shfaqje per te pranishmit me lojen e 12 cifteve gladiatoresh. Pra, Durresi ka patur nje biblioteke publike te rendesishme dhe te njohur, ndonese ne nuk dime asgje, por vetem mund t'i parafytyrojme doreshkrimet dhe librat qe ruheshin ne kete biblioteke. Jane te shumta dhe tipologjike skulpturat, te cilat jane gjetur ne Butrint ose Apoloni dhe Durres, qe tregojne figura njerezore qe mbajne ne duar diptike, libra te vegjel. Pra, ka ekzistuar kulti i librit te shkruar. Libri i shkruar ne pergamene ose papirus ka ushtuar ndikimin e tij kryesisht ne qytet e medha te bregdetit te Shqiperise, si shprehje e sinkretizmit te kultures antike greke ne mjedisin ilir, pra ne procesin e nje akulturimi.

    Aferdita qe lexon

    Poeti romak Katuli, ne nje poezi te tij e cileson Durresin, si taverne e Aferdites per tere Adriatikun. Ne koleksionin e veprave te artit nga Durresi i lashte spikat ne menyre te vecante ai i figurinave prej balte te pjekur, terrakotave. Eshte nje mjeshteri e hershme, qe lidhet edhe me kushtet e mjedisit: kodrat argjilore te pershtatshme per nje veprimtari shumeshekullore te perpunimit te baltes, qofte per ndertimet e shumta, qofte per fushen e artit figurativ. Te pakten qe nga shekulli i VI para eres sone ne Durres jane krijuar disa kryevepra ne terakote, sic jane simat e nje tempulli te periudhes arkaike, te relievizuara me fytyren e nje femre te re dhe te luaneve. Terrakotat e Durresit perfshijne nje hark kohor qe nga shekulli i VI para eres sone deri ne shekujt e pare te eres sone. Bie ne sy sidomos hapesira kohore midis shekullit te IV e III para eres sone. Ravijezohen keshtu tiparet e njearti vendas, madje e nje shkolle durrahase te terakotave, qe duhet studiuar ne plan diakronik e sinkronik ne historine e arteve figurative te motshmerise se thinjur klasike.

    Shume terakota jane perkushtime honoris, ose ex- vote, per kultet pagane te Demetrez Artemisit, Zeusit Serapis, Dionisit etj.

    Shume terakota lidhen sidomos me kultin popullor te Aferdites. Nje terakote, qe paraqet Aferditen me nr. inventari 1936 ne fondet e Muzeut arkeologjik te Durresit ka nje rendesi te vecante. Eshte fjala ne fakt per nje terakote te kompozuar, gje shume e rralle "pergjithesisht terakotat jane njefigureshe), qe tregon figuren njerezore te Aferdites te ulur, siper prane supit te majte eshte nje figure me e vogel e nje femije Eros, me krahe gjysem te hapur. Krahu i djathte i Aferdites eshte i ngritur, dora prek floket, duke bere xhestin e njeriut qe mendon i mbeshtetur me koken te dora e vet. Terheq vemendjen se berryli i ketij krahu lakuar hijshem prek nje trung peme. Kembet e hyjneshes, sipas normes kanonike klasike e majta perpara te djathtes, rrine mbi nje piedestal te vogel. Kjo veper arti e pazakonte, eshte e vetmja e ketij lloji e zbuluar ne Shqiperi dhe ne Durres. I takon si kohe shekullit te IV para eres sone dhe perfaqeson nje teme ikonografike te lashte, qe haset rralle. Deri me sot, ne literaturen profesionale shkencore kemi gjetur vetem nje terakote te tille te ngjashme, me origjine nga Azia, e Vogel e qe sot ruhet ne Luver te Frances.

    Dijetari i njohur francez Leon Hezei, ne nje liber te tij te botuar ne fund te shekullit te kaluar, flet gjeresisht per terrakoten e vetme te Luvrit, duke e quajtur si nje nga kyeveprat e artit. Ai ka meriten, se ben edhe analizen e pare tipologjike, si dhe te mesazhit, qe mbart kjo teme ikonografike.

    Aferdita mban mbi gjunjet e saj dhe mbi pellemben e dores se djathte nje liber te hapur. Hezei e ka quajtur kete tip terakote "Aferdita qe lexon" dhe pa dyshim, qe imiton ne miniature nje kompozim te madh skulpturor te nje origjinali, krijuar nga nje mjeshter te cilit nuk i dihet emri.

    Dihet qe Aferdita eshte hyjnesha e bukurise fizike, ndjenjes se plotfuqishme te dashurise. Atribut i saj Erosi shoqerues shpreh ndikimin e bukurise se te gjitheve, gje qe nuk i shmangen as hyjnite dhe as vdeketaret. Atribute te tjera te Aferdites jane rendom kokra e molles, shega, lulet. Kulti i Aferdites ne kete qender te fuqishme urbane te antikitetit eshte kaq i madh, sa poeti romak Katuli ne nje poezi "karmen) te tij e cileson Durresin si taverne te Aferdites per tere Adriatikun.

    E pazakonta dhe e vecanta ne rastin e terrakotes per te cilen po flasim eshte se ne te kemi nje motiv intelektual, nje sinteze te bukurise fizike me ate te bukurise shpirterore, te fizikut me shpirtin, pra Aferdita i tejkalon atributet e mitit te saj te kanonizuar ne mitologjine klasike dhe mbart edhe atributet e kultit te diturise dhe shkences, si pajtore e botes intelektuale te mirefillte e filozofeve, poeteve, e forces se arsyes, e mendimit.

    Nga pikepamja konceptuale e kemi nje lartesim, nje mesazh me te plotesuar, nje harmoni te ndjenjes me forcen zbuluese te dijes pra "Aferdita qe lexon" eshte e dyfishte hyjnesha e artit dhe e shkences. Natyrisht, ne kete konceptim kemi dicka te re ne raport me konceptin rutinor te meparshem, pr, nje pershtatje, nje simbolike te artit i cili ne fund te periudhes klasike e sidomos ne periudhen e njohur konvencionalisht si periudha helenistike e nje kulture te pergjithesuar mesdhetare e evropiane lidhet perhere e me shume me rendesine e shkencave, sidomos me ato shkolla te mendimit te lashte, qe njihen ne histori si shkolla aleksandrine dhe ajo pergamase, ku racionalizmi e analiza fitojne perparesi mbi artin e kohes.

    Po te bejme nje krahasim terakotes se Luvrit dhe asaj te Durresit do te shohim se megjithese kane nje ngjashmeri te dukshme te kompozimit te vete figurave, nuk jane identike. Terakota e Durresit anon qarte nga stili e konceptimi i formave vendase te terakotave te qytetit tone - nje nga vatrat me te medha te botes antike per artin e figurinave ne miniature prej balte te pjekur. Durresi ne shekullin e IV para eres sone eshte nje nga kultet e zhvillimit te tij - pikerisht kete reflekton dhe terrakota e "Aferdites qe lexon".

    Pllaka dylli me mbishkrime

    Para disa kohesh koleksionisti i njohur nga Elbasani, Vangjel Kapedani, i dorezoi Arkivit te Shtetit ne Tirane 4 "kater) pllaka dylli me mbishkrime. Kane kaluar shume vjet, por nuk kemi asnje zberthim, asnje kuptimshmeri te ketyre shkrimeve. Ka pasur disa arkituj deri diku entuziaste, por enigma e pllakave prej dylli me shkrime, nuk eshte sqaruar. Nje bashkepunim i institucionalizuar ne rrafshin paleografik eshte i domosdoshem.

    Une mund te them qe arkeologu i vjeter i Durresit, i ndjeri Vangjel Toci, ka patur gjithashtu ne duar, pas zbulimit ne metropolin kodrinor antik te Durresit dy pllaka te tilla dylli, gjithashtu me shkrime, realizuar me skalitje te holle me anen e nje stilosi metalik. Per fat te keq, ruajtja e ketyre dy fleteve prej dylli nuk qe e mire, ato duhet te ruheshin ne nje frigorifer te vecante dhe ky dokument shkrimor i pazakonte, sot ruhet vetem i fotografuar. Mund te them, mbas konsultimit me literaturen arkeologjike, se keto lloj pllaka dylli me shkrime kane qene te perhapura ne periudhen romake te shekujve III-I para Krishtit dhe qe nje zakon qe te viheshin ne varrin, apo ne urnen e sarkofagun e nje te vdekuri te rendesishem. Shkrimet ne keto pllaka dylli qene sipas specialisteve te epigrafise porosi, sentenca ne forme testamenti, lavderime per te vdekurin, madje dhe poezi.



    Korpusi epigrafik

    Keto deshmi te shkruara ne dylle nuk duhen shkeputur nga bota epigrafike e mijera monumenteve ne greqishten e vjeter, ne latinisht qe kane dale ne drite ne qytetet Butrint, Orikum, Bylis, Apoloni Durres etj. Me sa jam ne dijeni, epigrafisti francez Pjer Kaban ka realizuar botimin e mbishkrimeve te tilla, te nje korpusi jo vetem epigrafik por edhe kulturologjik, qe lidhet me lashtesine ne brigjet e Shqiperise. Informacioni i ketij korpusi eshte i rendesishem edhe ne rrafsh evropian.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Durres, Zbulohet Nje Godine Madheshtore Mbi Amfiteatrin Antik

    E Enjte, 03 Gusht 2006


    DURRES, ZBULOHET NJE GODINE MADHESHTORE MBI AMFITEATRIN ANTIK

    Arkeologet shqiptare dhe italiane kane zbuluar disa pjese te nje pallati madheshtor te ndertuar mbi amfiteatrin antik te qytetit te Durresit. Funksioni qe ka pasur godina nuk dihet ende dhe specialistet po punojne per te percaktuar kohen e ndertimit te saj.
    Prof. Sara Santoro nga universiteti i Parmes, bashkedrejtuese e ekspedites ne amfiteater, tha dje per ATSH ne se "ky zbulim ishte nje befasi edhe per vete arkeologet, pasi ndertime te tilla mbi amfiteatrot romake vihen re shume rralle ne boten antike". Sipas prof. Santoros, ende nuk dihet nese godina ka karakter privat, publik apo eshte nje institucion kulti.

    "Ajo eshte ndertuar pas mbylljes se amfiteatrit ne shek. V pas Krishtit. Arkeologet dhe studiuesit po punojne per te percaktuar edhe moshen e kesaj godine", u shpreh Santoro, sipas se ciles deri tani po germohet ne nivelin e shek. XII pas Krishtit.

    "Ne shpresojme qe kjo godine t'i perkase periudhes antike, njelloj si ndertimet e kryera mbi arenen dhe muret e amfiteatrove te Taragones ne Spanje dhe Padoves ne Itali", vazhdoi me tej prof. Santoro. Sipas saj, rezultatet e dy fushatave te meparshme ne vitet 2004 2005 kane nxjerre ne drite nje seri strukturash banimi dhe disa puse te periudhave veneciane dhe turke ne pjesen jugore te amfiteatrit. Vitin e kaluar me ane te aparaturave u vertetua prania e disa ndertimeve mbi arenen e amfiteatrit, e cila ende nuk eshte ēliruar nga pesha e dherave.

    Gjate tre javeve te fundit, studimet diagnostikuese mjat te sofistikuara me ane te mikrogravimetrise, gjeosizmikes dhe gjeoradareve kane ndriēuar edhe me tej zonat e ardhshme te zbulimit dhe gjeometrine e ketij monumenti madheshtor, i krahasueshem me amfiteatrot me te medhenj te botes antike.

    Parku arkeologjik urban ne qendren antike te qytetit

    Prof. Afrim Hoti, bashkedrejtues i ekspedites, thote se "kjo eshte java e fundit e germimeve, qe realizohen pas nje financimi prej 25 mije euro nga Universiteti i Parmes (Itali)". Kjo eshte ekspedita e trete verore radhazi, ne kuader te projektit italo shqiptar per realizimin e nje parku urban arkeologjik ne qender te qytetit antik. Sipas prof. Hotit, itinerari i ketij parku do te perfshije Muzeun arkeologjik, forumin rrethor dhe termat ne qender te qytetit, muret dhe kullat e kalase mesjetare, si dhe amfiteatrin 1900 vjeēar, si monumenti me i madh antik ne vendin tone.

    Prof. Hoti u shpreh se "parku arkeologjik perben temen qendrore te projektit italo shqiptar. Prandaj, ne po punojme ne bashkepunim me specialiste te universiteteve te ndryshme italiane, si dhe me arkitektet e Universitetit Politeknik te Peskares, te cilet kane realizuar edhe studimin urbanistik te qendres urbane te qytetit te Durresit".

    "Ne mendojme se vitin e ardhshem do te vazhdojme ekspediten, nese do te kemi fondet, pasi, ne pergjithesi, fondet per germinet jashte Italise po zvogelohen. Ekspedita jone eshte e kushtueshme, sepse duhen edhe mjete te renda per te hequr dherat dhe materialet e shumta qe dalin nga germimet, pasi qyteti eshte permbysur nga termeti i vitit 1273", thote Prof. Sara Santoro. Amfiteatri i Durresit eshte ndertuar ne fund te shek. I pas Krishtit dhe eshte zbuluar 40 vjet me pare nga arkeologu i njohur Vangjel Toēi.


    Amfiteatri i Durresit

    Amfiteatri i Durresit eshte zbuluar ne vitin 1966.
    Te dhenat me te rendesishme per ekzistencen e amfiteatrit i ka dhene historiografi i shquar shqiptar Marin Barleti ne shek. XVI, i cili shkruan se ne Durres "ndodhet nje arene ose amfiteater, i ndertuar me zgjuarsi dhe mjeshteri te admirueshme":

    Amfiteatri eshte zbuluar nga bashkepunetori i vjeter shkencor Vangjel Toēi. Me vone, aty kane zhvilluar ekspedita edhe arkeologet Lida Miraj dhe Afrim Hoti.

    Ne fund te viteve 1960 per zbulimin e amfiteatrit jane zhvendosur 50 familje dhe jane prishur 33 banesa private. Ekspeditat intensive jane zhvilluar ne vitet 1967 1970.

    Amfiteatri i Durresit ka arkitekture romake dhe eshte ndertuar ne fund te shek. I pas Krishtit, ne periudhen e perandorit Hadrian.

    Amfiteatri eshte shfrytezuar per dyluftimet e gladiatoreve dhe te kafsheve te egra. Ne shek. V pas Krishtit u ndaluan ndeshjet e gladiatoreve dhe amfiteatri nisi te braktisej. Ne mjediset e tij u ndertua nje kapele (kishez) bizantine, ne muret e se ciles ndodhen disa afreske dhe mozaike.

    Amfiteatri ndodhet ne qender te qytetit dhe 350 metra larg detit ne drejtimin jugor. Ndertimi i tij fillon ne rrafshin e arenes ne kuoten 5.50 metra mbi nivelin e detit. Dy te tretat e tij mbeshteten ne koder.

    Boshti i madh i amfiteatrit eshte 127 metra, ndersa boshti i vogel 103 metra. Permasat e arenes me forme ovale jane perkatesisht 63 dhe 39 metra.

    Deri tani eshte zbuluar me shume se gjysma e amfiteatrit, me pjesen perendimore dhe veriore te shkallareve, si dhe nje pjese e galerive

    Ne fund te viteve 1990 forcat e KFOR it punuan per hapjen e arenes. Specialistet e Departamentit te Arkeologjise te qytetit te Durresit, si dhe ata te Universitetit "La Sapienza" te Romes dhe te Universitetit te Parmes, qe germojne qe prej tre vitesh ne amfiteater me ndihmen e aparaturave dhe teknologjive moderne, kane konstatuar se ne arene ka ndertime ende te pazbuluara, si dhe kane zbuluar muret e nje godine madheshtore.

    Nga te dhenat e deritanishme mendohet se amfiteatri mirepriste mbi 15 mije spektatore njeheresh.

    Amfiteatri i Durresit ka permasa mesatare mes 30 amfiteatrove te zbuluar te botes antike nga Roma deri ne Budapest dhe Lion.

    Dhjetera artikuj shkencore jane shkruar per amfiteatrin e qytetit 2.700 vjeēar. "Amfiteatri i Durresit dhe raportet urbanistike me qytetin bashkekohes", titullohet libri i doc. Koēo Miho, kushtuar kesaj vepre madhore te arkitektures.

    Qe prej dy vitesh, bashkia e qytetit ka nisur procedurat per transferimin dhe sistemimin e 18 familjeve qe banojne mbi arenen e amfiteatrit.

    Ne shtator te vitit 2004, amfiteatri u shfrytezua per here te pare pas afro 1500 vjetesh. Nen kujdesin e Bashkise se Durresit, ne arenen e ketij monumenti te lashte 43 vajza nga e gjitha bota konkuruan ne konkursin e bukurise "Miss Globe International 2004".
    ATSH
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Durresi (dyrraqia) eshte emertim grek qe do te thote DY KODRA = Dyo rraqia

    Ai mbreti DYRRAH eshte shpikje e atij historianit injorant CEKA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D@mian : 06-12-2006 mė 07:42

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Jo mer ti jo. Ka mundesi te vje nga fjala Drahma. Apo e kan bo Euro tani ? Si ja u japin rrogen se un akoma me dhrami e marr, edhe Neritan Ceka po ashtu me duket.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  11. #11
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Zbulohen varre te antikitetit te vone

    E Premte, 08 Qershor 2007 (Koha Jone)


    Zbulim me vlera te medha arkeologjike ne Koder Vile. Nje firme ndertimore gjate hapjes se themeleve te nje pallati te ri, ka ndeshur ne nje zbulim te rendesishem, c’ka rezultoi te ishin varre te antikitetit te vone, pasi arkeologet kryen studimet e tyre te para. Varret datojne ne periudhen romake te shekullit te V-te para Krishtit. Nga germimet ne Koder Vile, ku ndodhen keta varre te antikitetit, ne nje siperfaqe prej 750 m2, arkeologet jane perballur me rrenojat e pakta te nje ngrehine helenistike me hajat, nje mjedis funerar, segmentin e nje rruge terciare dhe 10-te varreve antike. Me shume interes, drejtori i Departamentit te Arkeologjise ne Durres, Afrim Hoti, thote se, “eshte zbulimi i nje varri perkushtimor i periudhes klasike”. Varri i ndertuar ne trajte dhomeze eshte inkastruar ne nje mur fasade me blloqe guri. Perballe tij zgjatet rruga procesionale e hijeshuar me tjegulla solemne. Nje kolone dhe nje kapitel i stilit dorik te perdorura aty si element dekorativ te fasades. Ndoshta edhe per vete varrin perkushtimor ose thene ndryshe monumental, ka shume gjasa qe t’u perkasin kohes se shekullit V-te para Krishtit. Nga pikepamja e organizimit urban mbetjet e ngrehinave antike, varri perkushtimor dhe vete parcela funerare, zinin vend ne anen juglindore te kreshtes se akropolit te qytetit te lashte te Dyrrahut. Germimet e tjera te perqendruara ne pjesen fushore te skajit verior te qytetit, sollen nje rezultat te rendesishem. Zbulimin e murit rrethues te antikitetit te vone, ku per here te pare dalin ne pah rrenojat e nje kulle trekendeshe dhe nje trakt i kurtines. Se bashku me ta, jashte mureve u hapen 18 varre te periudhes mesjetare. Nga germimet me te fundit jepen te dhena te reja per shtrirjen territoriale te Dyrrahut ne periudhen e vone antike (shekulli V-VI pas Krishtit), ku kulla dhe segmenti i kurtines ishin pjese perberese e murit rrethues te qytetit, ne unazen e trete te tij. Me pas gjate fazes se pare te periudhes se mesjetes se hershme qe i perket shekullit te VII-VIII, kjo pjese e sistemit te fortifikimit antik u rrenua dhe muret e saj, thuajse te rrenuara, u nxoren jashte funksionit. Por eksperte te arkeologjise dhe vete drejtori i Departamentit te Arkeologjise se Durresit, verejne me shqetesim se ndersa kjo firme ndertimi per kryerjen e ketyre zbulimeve, lejoi qe ne sheshet e tyre te zhvillohen germimet arkeologjike. Por kjo nuk ka ndodhur me disa te tjera, qe i kane hapur themelet naten me ekskavator duke dhunuar egersisht thesaret e nentokes muze ne qytetin bregdetar. Garip Troci

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Udhėtim nė Dyrrah

    Historianėt Hava dhe Sali Hidri na sjellin nė njė album historik Durrėsin. Trashėgimia kulturore e njė qyteti qė ende nuk menaxhohet siē duhet...

    Perėndimi i diellit ka rėnė mbi Adriatik. Buzėmbrėmjet janė gjithnjė tė ndjera nė rrugėn pranė portit, ku dikur fliste plot pasion Cicėroni. Pėr durrsakėt kjo ėshtė xhiroja tradicionale qė e nisin ēdo pasdite nga kjo rrugė dhe e pėrfundojnė buzė detit. Kodrat qė mbulohen mbrėmjeve nga njė tis i hirtė janė po aq interesante sa zgjatimi i pafund i detit. Pėr historianin e njohur tė kėtij qyteti Sali Hidri nuk ėshtė vetėm deti ai qė e bėn Durrėsin njė qytet romantik, por edhe trashėgimia kulturore qė mbart ky vend.

    Por ne jemi mėsuar ta njėsojmė Durrėsin me detin dhe shumė rrallė guxojmė tė shkojmė pėrtej tij, pėr tė zbuluar kodrat e qytetit ku luftonte Ēezari me Pompeun, apo pėr t‘u ndalur te kultet qė janė njė pasuri mė vete e traditės historike tė tij. Nė panteonin tradicional pellazgo-ilir, banorėt e hershėm tė kėtij qyteti i faleshin hyjnive, qė nga ato kozmogonike, ashtu edhe atyre tė panteonit tradicional mitologjik. Nė muzeun e qytetit, mund ta takosh historinė vetėm disa metra larg detit. Aty mund tė mėsosh mė shumė pėr Gean. Nė kozmogoninė pellazge, Gea bėnte pjesė nė kultin e krijimit tė njeriut, adhurimit tė tė parėve, qė ishte elementi bazė i pellazgėve. Ajo ėshtė adhuruar herėt nė Dyrrah. Realizimi i saj nė skulpturė me pėrmasa natyrore, e ulur nė fron, rrethuar me fėmijė, plot fruta nė prehėr e me veshje romake flet pėr kėtė vazhdimėsi tė kultit tė saj edhe nė shek I-II pas lindjes sė Krishtit.

    Qyteti ku ne kėrkojmė tė arratisemi pėr tė ndryshuar disi rutinėn e ditėve tona, mbart njė histori tjetėr brenda tij. Ajo e bėn atė unik nė Ballkan dhe njė nga vendet me trashėgimi kulturore mė tė adhurueshme. Po pėrse flitet kaq pak pėr kėtė trashėgimi, pse ajo nuk ėshtė ende promotore kryesore e turizmit, e thithjes sė vizitorėve drejt kėtyre pėrrallave kaq befasuese.

    Prof. as. dr. Hava Difri dhe dr. Sali Hidri (tė dy bashkėshortė) kanė zgjedhur njė mėnyrė pėr ta treguar kėtė trashėgimi. Nė albumin historik tė quajtur "Durrėsi" ata tregojnė anėt e panjohura tė qytetit pėr tė cilin Marin Barleti shkruante se "lavdet dhe krenaritė e tij janė tė shumta e tė mėdha".

    Albumi kėrkon tė tregojė se sa e rėndėsishme ėshtė historia qė fle nė rrugėt ku kanė kaluar kryeqytetarėt e Evropės, ku brenda tij ndodhen ndėrtesa tė shenjta, faltore tė hyjnishme dhe madhėshtore...". Dhe atje sheh qartė fytyra mbretėrish e perandorėsh, monumente shumė tė larta princash. Atje ėshtė ngritur mbi njė vend tė lartė pranė portės Kabalina me drejtim nga veriu, truproja, ose mė mirė Kolosi shumė i madh i Perandorit Adrian, i ndėrtuar me zgjuarsi dhe me mjeshtėri tė admirueshme. Muret e qytetit janė shumė tė fortė, tė stolisura dhe tė zbukuruara me kulla tė larta dhe me vepra tė tjera tė pėrmendura. Ai qytet duhet admiruar edhe pėr ēėshtjet e lundrimit, pėr dobinė e kriporeve dhe tė mallrave. Ky ėshtė qyteti i Durrėsit, qė pa dhe priti si jo mė mirė senatin romak, jo mė pak i pėrmendur se sa i pafat pėr gjakderdhjen civile dhe luftėrat e brendshme", shkruante dikur pėr Durrėsin Marin Baleti.

    "Pozicioni gjeografik i Durrėsit, tė qenurit e tij kurdoherė njė port ndėr mė kryesorėt nė pellgun e Mesdheut qytet nga ku niseshin rrugėt e karvanėve tregtarė, nga Perėndimi nė Lindje dhe anasjelltas, mbetej pa dyshim takimi i dy botėve tė mėdha tė kohės, ku kapėrtheheshin interesa ekonomike, politike, administrative, kulturore e deri ideologjike fetare", shkruan Hidri. Durrėsi mbetej njė pikė takimi e bashkimi jo vetėm politike e administrative, por edhe e kulturave botėrore, ēka bėnte qė ai tė ishte kurdoherė njė qytet emancipues. Perandoritė e mėdha tė kohės, Roma e Bizanti, kishin interesa strategjike mbi kėtė qytet. Secili nė kohė tė vet, synonte t‘i jepte atij fytyrėn e tij, prandaj dhe investimi ishte i gjithanshėm. Nė periudha paqeje Dyrrahu hapej, zhvillohej, zbukurohej lartėsohej dhe e kundėrta nė periudha lufte, ai tkurrej, rrudhosej, shkatėrrohej. Kėsaj tabloje i duhen shtuar dhe fatkeqėsitė natyrore siē ishin tėrmetet e shumta e ngandonjėherė katastrofike, tė cilėt e degradonin shumė qytetin. Pėr madhėshtinė e tij flasin jo vetėm autorėt antikė, por mbi tė gjitha monumente e objektet arkitektonike, arkeologjike qė jep nėntoka e qytetit, shpallur prej dekadash nėntokė muze.

    Kultet janė njė pasuri e madhe e botės shpirtėrore tė qytetit. Mund tė shohėsh ende sot Herėn, bashkėshorten e Zeusit, apo Afėrditėn, hyjneshėn e Dyrrahut, e cila ishte dhe mbrojtėse e porteve detare. Athinaja, bija e Zeusit, e dalė sipas mitologjisė nga koka e tij, ishte mbrojtėse e shkencės, e diturisė. Artemisi, Hyjnesha-Virgjėreshė, e bija e Latonės, motra e Apolonit, ishte mbrojtėse e grave dhe e vajzave gjė qė e pėrafronte atė me Afėrditėn. Hermesi ishte mbrojtėsi i tregtarėve, udhėtarėve dhe hajdutėve. Dionisi, hyjnia e rrushit dhe e verės, me prejardhje nga Lindja, gjendet dhe paraqitet fuqishėm nė Dyrrah. Po ashtu dhe Nike, simbol i fitores, shoqėruese e perėndeshės Athina, apo Herakliu si hero. Ai paraqitet nė vazo ose me kandar nė dorė pėrballė Athinasė ose me topuz ulur pėrpara njė altari.

    Nėntoka muze e Durrėsit gjithmonė ka tė papriturat e saj. Kėshtu nė vitin 2003, nėn kujdesin e arkeologėve, dolėn nė dritė objekte e monumente shumė tė rėndėsishme ndėr to dhe unike, perėndesha e pjellorisė.

    Interesante ėshtė dhe jeta kishtare e qytetit, e cila e ka origjinėn e saj qė nė predikimet e hershme apostolike tė Shėn Palit, nė pėrqafimin e fesė sė re nga tė shtatėdhjetė tė krishterėt e parė tė kėtij qyteti, tė peshkopit tė Durrėsit, Astit nė vitin 100, i cili ėshtė martiri i parė pėr tokėn e Ilirisė. Pėr njė jetė tė ngjeshur kishtare flasin edhe gjurmėt e ndėrtimeve tė njė sėrė kishave, qė janė tė dokumentuara nė qytet, si "Tė shenjtėt Kozma e Damjan, Shėn Maria, Shėn Nikolla, Shėn Maria e Rotondės, Shėn Teodori, Shėn Pali, Shėn Jaku, etj. Ndėrmjet kėtyre ndėrtimeve kishtare mė e rėndėsishmja ėshtė Bazilika e Arapajt, kushtuar Shėn Mėhillit, njė ndėrtim tipik ky pėr kohėn e Justianit. Si tip bazilike trikonkė, bazilika e Arapajt pasuron fondin planimetrik tė bazilikave tė vendit tonė. Mozaiku ėshtė pika mė e lartė artistike qė ruhet nga Bazilika e Arapajt.

    Janė tė pafundme fjalėt qė mund tė pėrshkruanin vlerat e trashėgimisė kulturore qė pėrmban ky qytet dhe historitė qė flenė nė tė. Dy historianėt Hidri janė munduar tė rrėfejnė nė mėnyrėn e tyre nė kėtė album qytetin, me tė njėjtėn dashuri si ata e shohin ēdo ditė. Ndėrsa i mbetet autoriteteve qė ēdo ditė flasin pėr turizėm tė dinė tė shfrytėzojnė kėto potenciale tė heshtura qė Durrėsi ruan prej vitesh nė gjirin e tij.


    Princi Vidi

    Vilhem Vidi mbėrriti nė Durrės mė 7 mars tė vitit 1914. Durrėsi, kryeqyteti i Mbretėrisė Shqiptare, me nė krye princ Vidin nuk e pati jetėn mė tė gjatė se 6 muaj. Duhet shėnuar se nė vitin 1914 Durrėsi u ndje si kryeqendėr, qoftė nė aktivitetin e tij si port dhe si pėrqendrim i forcave patriotike nė vėshtrim politik. Mbretėria shqiptare e Vidit ishte pjellė e konjukturave tė diplomacisė evropiane. Vetė Statuti i kėsaj mbretėrie, i kėtij shtati, nė fakt qe me tė meta, por megjithatė ai pati njė rėndėsi shumė tė madhe: shpallte shtetin e pavarur shqiptar, duke u njohur de juro e de fakto nė arenėn ndėrkombėtare. Pėr patriotėt shqiptarė ardhja e princ Vidit u konsiderua si njė element i rėndėsishėm qė do ta ēonte vendin drejt bashkimit, do ta fuste Shqipėrinė nė rrjedhėn e stabilitetit shtetėror. Rrethanat ballkanike dhe evropiane, e pėr pasojė gjendja e pėshtjelluar brenda vendit e detyruan princ Vidin ta linte postin e dhuruar nga vetė Fuqitė e Mėdha. Mė 3 shtator 1914, princ Vidi la Shqipėrinė.


    Mbreti Zog

    Pas marrjes sė pushtetit me ngjarjet e dhjetorit tė vitit 1924 Ahmet Zogu u mundua ta fuste vendin nė rrugėn e stabilitetit politik e ekonomik. Gjėja e parė qė bėri ai ishte forcimi i kuadrit ligjor. Durrėsi nė vitet 1925-1939 njohu disa pėrparėsi zhvillimi dhe kjo duket mė sė miri nė zhvillimin urbanistik tė tij, si dhe nė forcėn investuese tė tyre nė kėtė qytet nga vetė banorėt.


    Lufta e Dytė Botėrore

    Shqipėria nė teatrin e Luftės sė Dytė Botėrore u radhit nė anėn e shteteve tė Koalicionit Botėror Antifashist. Kjo luftė niste nė fakt pėr vendin tonė qė me zbarkimin e trupave fashiste italiane mė 7 prill 1939. Qyteti i Durrėsit qe ndėr tė parėt qė i priti me armė pushtuesit fashistė. Nė qytetin bregdetar u krijua i pari Kėshill Nacional Ēlirimtar i Qarkut (tetor 1942). Nė Durrės komanda supreme gjermane organizoi operacionin e koduar "shėtitje nė port", pėr t‘iu pėrgatitur njė zbarkimi tė mundshėm tė forcave aleate qė kishin planifikuar hapjen e frontit tė dytė diku nė brigjet e Adriatikut. Pėr kėtė arsye, gjermanėt nėpėrmjet kėtij operacioni urdhėruan evakuimin me forcė tė banorėve tė qytetit. Durrėsi u boshatis e mbeti i tillė nga nėntori i 1943 deri mė nėntor tė vitit 1944. Nė Durrės nė thellim tė operacionit tė tyre mėngjesin e 20 nėntorit 1943 gjermanėt grumbulluan tė rinjtė me ndjenja nacionaliste patriotė e rini komuniste nė zonėn e Shkozetit jashtė qytetit. Kėtu bėnė seleksionimin, duke veēuar sipas tyre "mė tė rrezikshmit" dhe i nisėn nė kampet e shfarosjes nė masė nė Prishtinė, Zemun, Mat‘hauzen, etj. Nė kėto kampe naziste mbetėn 44 tė rinj durrsakė.

    gazeta shqip 26/04/2008

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Durresi

    MREKULLI SHQIPTARE !



    Kjo video, e realizuar nga Indrit Domi me dron, tregon punėn e kryer gjatė zbatimit tė projektit “Rehabilitimi i hapėsirės sė amfiteatrit Durrės”. Pas procesit tė shpronėsimit, menjėherė filloi puna pėr prishjen e objekteve nė mėnyrė manuale nga njė firmė e liēencuar.

    Drejtoria rajonale e kulturės kombėtare Durrės thekson se kjo ishte vetėm faza e parė e kėtij projekti. Pamjet e xhiruara janė tėrheqėse, duke dėshmuar bashkejetesėn nė qytetin e dytė tė Shqiprėisė tė lashtėsisė 3-mije vjeēare me kohėn e sotme.

    http://durreslajm.com/kultura/bukuri...e-indrit-domit

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Durresi

    Rijetėsim madhėshtisė mijėravjeēare tė Amfiteatrit tė Durrėsit

    Amfiteatri i Durrėsit, i ndėrtuar nė fund tė shek 1 pas Krishtit dhe i zbuluar nė vitin 1966 nga arkeologu i njohur Vangjel Toēi, po tėrheq gjithnjė e mė shumė turistė vendas dhe tė huaj.

    Ministrja e Kulturės, Elva Margariti u shpreh sot se “falė projektit tė rijetėsimit do tė dalė nė dritė me gjithė madhėshtinė e tij mijėravjeēare, Amfiteatri i Durrėsit”.

    Amfiteatri i Durrėsit ka arkitekturė romake dhe ėshtė ndėrtuar nė fund tė shek. I pas Krishtit, nė periudhėn e perandorit Trajan. Ai ėshtė shfrytėzuar pėr dyluftimet e gladiatorėve dhe tė shtazėve tė egra pėr afro 2 shekuj.

    Nė shek. 5 pas Krishtit u ndaluan ndeshjet e gladiatorėve dhe amfiteatri nisi tė braktisej. Nė mjediset e tij u ndėrtuan njė kapelė (kishėz) bizantine. Nė muret e kapelės ndodhen disa afreske dhe mozaikė.

    Boshti i madh i amfiteatrit ėshtė 127 metra, ndėrsa boshti i vogėl 103 metra. Pėrmasat e arenės me formė ovale janė pėrkatėsisht 63 dhe 39 metra.

    Monumenti ėshtė zbuluar nė vitin 1966 nga arkeologu i njohur Vangjel Toēi. Deri tani ėshtė zbuluar rreth gjysma e amfiteatrit, me pjesėn perėndimore dhe veriore tė shkallareve, si dhe njė pjesė e galerive.

    Nė fund tė viteve ’90 forcat e KFOR-it punuan pėr hapjen e arenės nga dherat. Arkeologėt italianė tė Universitetit “La Sapienza” tė Romės dhe tė Universitetit tė Chieti – Pescarės, me ndihmėn e aparaturave dhe teknologjive moderne kanė konstatuar se nė arenė ka ndėrtime ende tė pazbuluara.

    Nga tė dhėnat e deritanishme mendohet se amfiteatri mirėpriste mbi 15 mijė spektatorė njėherėsh.

    Amfiteatri i Durrėsit ka pėrmasa mesatare mes 30 amfiteatrove tė zbuluar tė botės antike nga Roma deri nė Budapest dhe Lion.


    /atsh/KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/trashegimia...t-te-durresit/

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Durresi



    Zbulimi i plotė i amfiteatrit tė Durrėsit Nis kryerja e sondazheve gjeologjike


    Nis puna pėr zbulimin e plotė tė Amfiteatrit tė Durrėsit, do kryhet studimi gjeologjik!

    Gėrmimet prekin 11 banesa, shpronėsim nga shteti


    Nė Durrės ka nisur puna pėr zbulimin e plotė tė Amfiteatrit. Fillimisht po kryhen sondazhe gjeologjike e mė pas pritet tė kryhen gėrmime qė synojnė zbulimin e elementeve tė arenės. Pėr t’i hapur rrugė projektit do tė shemben 11 shtėpi, pronarėt e tė cilėve do tė shpronėsohen nga shteti.

    Pas vendimit tė qeverisė pėr shpronėsimin e banorėve nė zonėn ku gjendet Amfiteatri i Durrėsit, Ministria e Kulturės mbėshtetur nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan pėr Zhvillim (AADF) ka nisur punėn pėr zbulimin e plotė tė Amfiteatrit.

    “Ka ardhur njė kompani qė po bėn studimin gjeologjik tė shtresave nėntokėsore”, tha drejtori i monumenteve, Alban Ramohitaj.

    Aktualisht nė terren ndodhen gjeologėt e kompanisė sė kontraktuar nga Ministria e Kulturės tė cilėt po kryejnė studimin e formacionit tė nėntokės deri nė 30 m thellėsi pėr tė pėrcaktuar raportet ndėrmjet objekteve arkeologjike me nėntokėn. Mbi bazėn e kėsaj harte, do tė nisin gėrmimet nga arkeologėt pėr tė zbuluar plotėsisht Amfiteatrin.

    “Edhe 6 ditė tė tjera do qėndrojnė gjeologėt dhe pasi tė mbarojė studimi gjeologjik do tė vijnė arkeologėt pėr tė bėrė gėrmime nė Arenė. Ata do tė kenė mė tė qartė se deri ku do tė shkojnė gėrmimet pėr zbulimin e plotė tė Amfiteatrit”, shpjegon Ramohitaj.

    Pėr realizimin e projektit “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i Parkut Arkeologjik Durrės” do tė shemben 11 shtėpi brenda 3 muajsh. Njė fond prej 89 milionė lekėsh ėshtė vėnė nė dispozicion pėr shpronėsimin e pronarėve.


    Shqiptarja.com

    https://shqiptarja.com/lajm/amfiteat...-banesa-do-shp
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 05-04-2023 mė 23:11

Tema tė Ngjashme

  1. Foto nga Durrėsi
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 198
    Postimi i Fundit: 10-04-2015, 23:28
  2. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  3. Durrėsi ishull, ideja 6 shekuj mė parė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 16:28
  4. Krimi nė Angli vjen nga Durrėsi e Vlora!!!!
    Nga White_Angel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 20:27
  5. Marisi nga durresi
    Nga cun i lezecem nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 15-01-2004, 03:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •