Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 35

Tema: T jesh prind

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011

    T jesh prind

    Deri tani nuk me ka ndodhur ne jete gje me e bukur se lindja e tim biri. Cdo frymemarrje, shprehje fytyre, cdo lot, cdo buzeqeshje me japin gezim dhe me shtojne jeten.

    Me kete mbrekulli me jane shtuar dhe aq shume strese e pyetje qe nuk i kisha menduar me pare dhe cdo dite e gjej veten duke kerkuar ne google per informacionet e fundit mbi nje loder apo ndonje produkt femijesh e deri tek menyra si duhet te sillen femijet ne kete moshe, si duhet te dalin jashte, si duhet te hane, sa duhet te hane, pse hane keshtu, pse ashtu...Ka raste i kerkoj keto informacione ne tre te mengjesit ashtu si ne tre te dites, sepse cdo gje per bebin tim e dua te perkryer pa asnje pike e presje.

    Jam e sigurt keshtu ndihen pjesa me e madhe e prinderve (sidomos prinderve te rinj), ndaj mendova te hapja nje forum ku mund te ndajme se bashku informacione te ndryshme qe kane te bejne me te qenin prind. Te ndajme lajmet e gezuara si dhe shqetesimet qe vijne me rolin me te rendesishem ne jeten e nje njeriu.

    Shpresoj t'ja kalojme bukur bashke. Me dergoni mesazhe private nq se kini ide per kete forum apo deshironi te moderoni.

    Pershendetje,
    Fiori
    Ndryshuar pr her t fundit nga Fiori : 11-11-2010 m 22:06

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Antarsuar
    17-09-2005
    Postime
    1,664
    Djali te rroje me jet te gjate dhe u beft si mami e enderron!.

    Mendoj se te jesh prind eshte nje pergjejesi e madhe. Kujdesi per ta ushqyer mire ,mbajtur paster dhe mbrojtja nga semundjet eshte nje pune shume e lodhshme per nenen por qe te jep kenaqsi .. Edukimi i tij eshte pjesa me e veshtire.Puna qe i duhet prinderve per te rritur dhe edukuar nje femije eshte e barabart me punen e nje arkitekti per te ndertuar nje veper arti.Sa me shume ti perkushtohesh aq me madheshtore del ajo.Nje kshille nga une mundohu te fusesh ne jeten e tij sa me shume lodra zbavitse per trurin,mos bli arusha pa fund)) dhe aktiviteti i tij te jet me orar te caktuar.te krijosh nje plan ne kok.ushqimi lojrat shetitjet gjumi dmth cdo aktivitet te jet i llogaritur dhe me orar....Amerikanet e lejojne femijen te preki edhe qente ,macet ,duar e kemb ne rere.Une jam icik jo normale ne ket drejtim.Mbase i ka fajet mami qe me ka mesuar te tille
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  3. #3
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Antarsuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Mosha
    49
    Postime
    5,430
    une kam vajze 14 e djale 13 dhe lirisht mund te them se nuk mund te jetoj pa to,une gjithnje kur dal per te blejtur ose naj xhiro me makine gjithnje e marr pas vete djalin edhe shume kemi luajtur playstation me te lool por qe nje vjet nuk jemi duke luajtur,merremi me shetitje,sport ah po ka edhe te kunderta mes nesh une jam tifoz i Man Utd kurse djali i Bayern Munchenit e vajza Chelsea loool cka te bej demokraci hahaha ,thjesht jam shume i kenaqur me vajzen e djalin(do te shtoj tjeter pas )

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Antarsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Q n fillim dua q, fmiut tnd, dhe cdo fmiut tjetr, n kt rruzull toksor, e sidomos dy vajzave t mia, Teuts 6 dhe Merites 4,5, t`ju dshiroj nj Jet t gjat e t lumtur, e mbi t gjitha nj Shndet t mir e t plot!
    Bj gjithqka q sht e mundur( per ty), pr t Miren e fmiut tnd! Nj gj po e vecoj: q nga fillimi, fol me fmiun, ashtu sikur t flassh me nj t rritur, edhepse ndoshta mendon se ai nuk kupton.
    Ndryshuar pr her t fundit nga Sami Hyseni : 12-11-2010 m 03:51

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Antarsuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    gjithe te mirat e kesaj bote per gjithe enjejt se jane kaq te bukur ne shpirt, e na falin vetem dashuri dhe kenaqesi, kam shume gjera qe kam arritur ne jete por femijet e mi jane gjeja qe me bene me shume krenare se gjithcka qe kam. eshte nje shprehje " prind mos qofsh" eshte then ne aspektin se te qenurit prind te ben shume te lendushem por une do te thoja se " mallkimi me i math qe dikush mund te marri eshte te mos behet prind" .
    te gjithe prinderve te kesaj bote do ti uroja te gjithe te mirat per femijet e tyre dhe ju lutem edhe ne momentet me te veshtira te jetes suaj mos ua prishni lumturine.
    failure is not an option!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Antarsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,682
    Te qenurit nene eshte nje nga kenqesite me te vecanta. Me kujtohet momenti kur linda femijen e pare. Kur ma dorezuan cunin ne duart e mia menjehere pas lindjes. Ajo qenie e vogel,e embel, e brishte me perkiste mua. Ishte e imja. Kjo ndjenje me beri te lumtur, por njekohesisht perjetova dhe nje fare ndjenje frike. Lumturia e tij, vet jeta e tij ishte ne duart e mia. Varej nga une, por kjo ndjenje kaloj shpejt, sa e shtrengova ne kraharorin tim.
    Feelings change - memories don't.

  7. #7
    cherry blossom girl
    Antarsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Jeta eshte e bukur, por ama te jesh nene eshte akoma me shume, eshte sublime.


    Femijet tuaj nuk jane bijte tuaj,
    Jane bij e bija te etjes qe jeta ka per vetveten,
    ata vijne nepermjet jush por jo nga ju,
    edhe pse jetojne me ju, nuk u perkasin.
    Mund tu dhuroni atyre dashuri por jo mendimet tuaja:
    ata kane mendimet e veta.
    Mund tu jepni strehim trupave te tyre por jo shpirtrave te tyre:
    ata banojne shtepine e se nesermes,
    te cilen nuk do u lejohet ta vizitoni as ne enderr.
    Mund te provoni te jeni si ata jane, por jo ti beni te ngjashem me ju:
    jeta ecen e nuk vonohet me te shkuaren.
    Ju jeni harqet, prej ku bijte, si shigjeta te gjalla, jane hedhur perpara.
    Harketari sheh pikesynimin ne horizontin e pafund,
    dhe ju tendose me force derisa shigjetat e tij te shkojne shpejt e larg.
    Besohuni me gezim ne doren e harketarit,
    pasi, si don fluturimin e shigjetes, ashtu don dhe shtrengimin e harkut.

    (Kahlil Gibran)

  8. #8
    bubbly
    Antarsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,662
    Fiori, po kaloka ate fazen e pare e te qenit prind,


    une mbaj mend, ato 2 muajt e para te jetes se tim bir, nuk lejoja njeri ta prekte. Per asgje. Ua jap une thosha, me duart e mia. lol
    Isha pak obssesed fillimisht, e doja cdo gje perfekt, as une nuk e dija veten per te tille. Po ja qe kur behesh me femi, zbulon ane te tjera te karakterit tend. Eshte pjese e trupit tend. Eshte jeta ime.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Antarsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Fiori ,urime , jet t gjat
    edhe u boft plak i katunit

  10. #10
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011
    Bashkohem me te gjitha mendimet tuaja, s'ka gje me sublime. Gjithashtu faleminderit per urimet Pink, jo vetem vete por i bera gjithe te tjeret me fiksime.

    Gjithsesi mendoj qe ky forum te sherbeje jo vetem per prinderit e rinj por per te gjithe te tjeret. Te diskutohen probleme qe mund te kene femijet ne shkolle, aktivitete qe mund te organizoni per femijet e familjen tuaj etj.


    Shume e lumtur,
    Fiori

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Antarsuar
    30-11-2008
    Postime
    2,625
    Ska gje me te bukur te jesh prind eshte nje pergjegjesi e madhe, jo vetem kur je i /e re qe je si e marre por dhe ne mosh te madhe je me shume e fiksuar dhe teper e kujdesshme,une me 28 vjece kam lindur femijen e pare dhe ne gjume e ruanja a po merr fryme se kur qante per dy hapa isha te ai te gjithe me quanin te cmendur..................por se hiqnja ate ves se lenja me qare vetem ne krah e kisha gjith diten
    Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi

  12. #12
    Walk a little slower... Maska e ♥ Ela ♥
    Antarsuar
    11-07-2009
    Postime
    373
    Fiori, urime per cunin.
    Nuk e dija ate ndjesi, dhe vertete deri kur je nene vete nuk e ndjen. Djali im po behet rreth 2 muajsh tani dhe eshte jeta ime... Qe kur e kisha ne bark i thoja burrit "si mund ta duash nje njeri kaq shume kur se ke pare dhe takuar akoma?". E vetmja e keqe tani eshte qe e mbajne te tjeret dhe atehere ishte vetem dhe vetem i imi lol. E di qe do kete gjera te tjera te cilat do me terheqin me shume tek ai, por gjeja e re qe ma ka shtuar jeten eshte qeshja e tij e bukur te cilen e pash para disa ditesh... I am in love!

  13. #13
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011
    Ela, urime dhe ty...ai imi sapo beri tre muaj dhe te kuptoj shume mire kur thua per te qeshuren. Po e pashe ne sy gjithmone fillon qesh dhe jo vetem me shprehjen e fytyres por me ze, me mbrekullon. Ose naten kur me zgjon per te pire, sa e shikoj une ne sy fillon qesh, ma heq gjithe lodhjen

    Ka tre kater jave qe e ul dhe i bej poza te ndryshme, vetem ta shikosh, si i madh i vockel me duket hahaha merr poze dhe qesh zemra.

  14. #14
    _____
    Antarsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Sa nen-forum i bukur.....bravo qe e hapet, ne te ardhmen mbase do me duhet te shfletoj temat ketu.

  15. #15
    B@NeS@XhIe Maska e B@Ne
    Antarsuar
    04-01-2010
    Vendndodhja
    .............
    Postime
    4,339
    Urime, urime mameve , prinderve te rinj dhe me jete te gjate te gjithev kalapucat

    Nuk ka fjale te pershkruash ket gje ... Periudha qe adhurova ishin kur isha shtatezane dhe vitet e para ( se kam 2 ) Sidomos ajo e dhenies se gjirit ...Mezi iu bera idese t'ua hiqja ...
    Qyqa nuk e oj neper mend tani jeten pa pellumbat e mi te adhuruar ...jane jeta , zemra ime...( mund te them qe tani marr fryme vetem per to )

  16. #16
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,283
    te te rroje djali Fiori
    Nje pyetje kam per mamat e forumit. Sic e dim pas 12 muajsh eshte e lejueshme ti japesh qumesht qe blen ne pazar, ama ka femij qe jan shume "picky"...vajza ka pire qumesht natyral qe kur ka lindur, dhe vec me qumesht ushqehet pothuajse 98% ne dite...ama per dy muaj do mbushi nje vjece dhe dua ta introduce me qumshtin qe blen ne pazar...duke e ditur sa koke forte qe eshte, keni ndonje sugjerim sesi mund ta bej te pij regular milk?
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,283
    Citim Postuar m par nga ♥ Ela ♥ Lexo Postimin
    Fiori, urime per cunin.
    Nuk e dija ate ndjesi, dhe vertete deri kur je nene vete nuk e ndjen. Djali im po behet rreth 2 muajsh tani dhe eshte jeta ime... Qe kur e kisha ne bark i thoja burrit "si mund ta duash nje njeri kaq shume kur se ke pare dhe takuar akoma?". E vetmja e keqe tani eshte qe e mbajne te tjeret dhe atehere ishte vetem dhe vetem i imi lol. E di qe do kete gjera te tjera te cilat do me terheqin me shume tek ai, por gjeja e re qe ma ka shtuar jeten eshte qeshja e tij e bukur te cilen e pash para disa ditesh... I am in love!
    aww congratz Ela un vdes per buzeqeshjen e vajzes, "me shkrin zemren"
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,241
    Fiori, urime pr djalin , t rritet me prind, t ket shndet, jet t gjat dhe gjith t mirat q ju ndrroni. Gjithashtu edhe pr ju nnat/baballart tjer t forumit.


    P.S; Rexhi, sa kmbn e rnd q e paske pas ti mi xhan, i more pas vete t gjith kto t forumit. lol

    #VamosArgentina

  19. #19
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,283
    hahah thekthi po ti kur e ke rradhen ?
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,241
    Ehuu rexhi, jam shum larg ksaj.
    Hajt se kur t bhem prind do vi n forum do ju tregoj lol, qofshim gjall e shndosh.


    P.S; Mashalla upka , sa muaj ka br?
    #VamosArgentina

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •