Mexhid YVEJSI, Tiranë

Seminari ndërkombëtar

“Filozofia dhe Shkenca në Kulturën Perëndimore dhe atë Lindore”


Në Tiranë, në Hotel International, me 10 nëntor 2010, me rastin e “Ditës botërore të Filozofisë” u zhvillue Seminari ndërkombëtar “ me temën bosht:

“Filozofia dhe Shkenca në Kulturën Perëndimore dhe atë Lindore”

Seminari ndërkombëtar, i cili zgjoj një interesim të madh, meqë salla ishte mbushur përplotë, ku shquheshin pjesëmarrës të njohur si ish-deputeti, diplomati, publicisti, autori i shumë librave me vlerë, z.Abdi Baleta, imami nga Durrësi, z.Jetmir Çela, orientalisti nga Tirana, Ermal Bega, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, e të tjerë, programi filloi me fjalën përshëndetëse nga Drejtori i Fondacionit “Rumi” dr. Ali Asghari. Pastaj përshëndeti edhe Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, dr. Ali Amui. Në emër të Universitetit të Tiranës përshëndeti dr. Theodori Karai. Kryetari i shoqatës, Bedri Bylyku, përshëndeti n’emër të “Shoqatës të Miqësisë Shqipëri-Iran”.
Pas këtyre përshëndetjeve, nga intelektual të dëshmuar ku përmes punimeve të ndryshme, nga ligjërues të ndryshëm, u lexuan temat si vijon:

1.Prof. Dr. Shahram Pazouki, prof. i filozofisë, Instituti i Filozofisë në Teheran, Iran., lexoi kumtesën me titull:”Problemi i raportit subjekt – objekt në filosofinë islame: zgjidhja e Mulla Sadrës”
2. Prof. Dr. Gjergj Sinani, përgjegjës i Departamentit të Filozofisë në Tiranë, lexoj kumtesën me titull: Dasein dhe qenia-e vërtetë sipas Aristotelit
(Një interpretim i Aritotelit nga Haidegeri).
3. Dr. Muzaffer Ikbal, Kryetar i Qendrës për Islam e Shkencë, (Kanada) në projektor shpjegonte dhe analizonte temën me titull: Tradita intelektuale islame dhe pasojat e zhvillimit modern...“
4. Prof. Dr. Alfred Uçi, akademik, (Shqipëri) u paraqitë me kumtesën: Postmodernizmi në epokën e globalizimit të sotëm. Me këto kumtesa interesante u mbyllë pjesa e parë e Programit, për të fillue, pas një pushimi të shkurtër prej 30 min., me pjesën e dytë me këtë renditje:
1. Dr. Mirela Sinani, (Shqipëri) lexoj kumtesën me titull: „Erosi sokratik dhe besimi i Kierkegaardit në marrëdhënie me të vërtetën.“
2. Prof.Dr. Sokrat Ahmataj (Shqipëri): “ Shkenca në vlerësimin filozofik e fetar të Islamit“
3. Mexhid Yvejsi, nga Gjakova, i vetmi nga Kosova, lexoj kumtesën:“ Filozofia dhe zhvillimet bashkëkohore”.
4. Dr. Majlinda Keta, (Shqipëri) me kumtesën: „Cilësia e Auditorit të Studentëve të Filozofisë, si e Vlerësojnë dhe Çfarë Presin nga Formimi Filozofik“.
5. Prof. Isabelle Milon (Francë) lexoj kumtesën në anglisht me titull: “Philosophy is a Practice for Every One.” (Filozofia është praktike për të gjithë).
6. Dr. Genciana Abazi (Shqipëri)me kumtesën: “Mbi Dimensionet Mistike në Poezinë e Nezim Beratit.”
7. Dr. Albana Avrami (Shqipëri): “Gëte dhe Divani i Tij”
8. Prof. Jolanda Lila (Shqipëri): ” Idealizmi Objektiv në Poezinë e Vehxhi Buharasë”
9 Prof.Arben Sulejmani, (Tetovë, Maqedoni): “Ndikimi I filozofisë bektashiane në zhvillimin e trashigimisë kulturore dhe shpirtërore të kombit tonë”.
Pas një pushimi prej 30min, filloj pjesa e tretë me këtë program :

1- Promovimi i librit: “Islami, Shkenca, Muslimanët dhe Teknologjia”

2. Isabelle Milon, Institut de Pratiques Philosophiques – Francë, Workshop: Philosophy is a Practice for Every One, (Filozofia është praktike për të gjithë.)

Klodiana Malushaj paraqiti librin: “Islami, Shkenca, Muslimanët dhe Teknologjia” . Ky libër është shkruar nga Dr. Sejjid Hysein Nasr në bisedë me Dr. Muzzafer Ikbal, ndërsa shqipërimin me një parathënie shembullore e ka bërë z.Edin Q.Lohja.
Se ky libër është i mrekullueshëm, lexuesi e vëren qysh në parathënie e cila fillon me dy citate, ku shkruan:
“Ç’i duhet njeriut të fitojë gjithë botën e të humbas shpirtin”.
- Jezi Krishti (Hz.Isai (a.s.)
“Ju nuk duhet të habiteni me numrin e paktë të atyre që ndjekin rrugën e drejtë” - Imam Aliu
Libri ka 174 faqe dhe është botuar nga Fondacioni “RUMI”, Tiranë, 2010.
Seminari ndërkombëtar dëshmoi, siç tha, dr.Ali Asghari, drejtori i Fondacionit “RUMI” se: “Çdo qytetërim, ka vulën e mendimit filozofik e shkencor të kohës. Çdo qytetërim ka të përbashkëta e dallime me të tjerët, bashkëkohës a pararendës, pikërisht falë qasjeve filozofike të ndryshme në hapësira e kohë të ndryshme. Njohja e tyre i shërben respektimit të ndërsjelltë të vlerave që sjellin në histori, si dhe një bashkëveprimi sa më të frytshëm midis tyre”.
Organizatorët e Seminarit ndërkombëtar, përveç Fondacionit “RUMI” në Tiranë, janë edhe: Universiteti Ndërkombëtar el-Mustafa, Universiteti i Tiranës, Instituti Iranian i Filozofisë, Teheran, Akademia e Shkencave, e Shqipërisë, Tiranë, Qendra për Islam dhe Shkencë, Kanada dhe UNESCO.

Mexhid YVEJSI, Gjakovë