Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Qemal Vogli ne hetuesi:Arratisjen e planifikova me Sulejman Maliqin

    Qemal Vogli ne hetuesi:Arratisjen e planifikova me Sulejman Maliqin

    E martė, 09 Nentor 2010 08:15


    Prej ditės sė sotme, "Panorama Sport" do tė botojė historinė e vėrtetė tė arratisjes sė ish-portierit tė Dinamos dhe ekipit Kombėtar, Qemal Vogli, nė 1956-ėn. Gazeta ka mundur tė sigurojė pyetėsorin qė hetuesi i Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, kapiten i I, Petrika Mushi dhe kapiteni i II, Gaqo Meēi, kanė bėrė me Qemal Voglin. Ish-portieri tregon nė vetė tė parė tė gjithė historinė duke filluar qė nga mėngjesi i ditės sė arratisjes, kalimin nė Gjermaninė Perėndimore, Austri, Hungari dhe deri tek kthimi nė Rinas. Nė hetuesinė e Voglit natyrisht nuk mungojnė edhe personazhe tė panjohur, tė cilėt patėn tentuar ta rekrutojnė nė Gjermani, po edhe persona tė botės sė sportit dhe politikės, protagonistė tė asaj periudhe, relativisht ndikues nė veprimin qė pati ndėrmarrė ish-ylli i portės kuqezi.

    1.Vendimi i burgosjes, si dhe sekuestrimi i pasurisė sė Qemal Voglit.

    2.Portieri tregon arsyet qė ēuan nė aventurėn e tij pėrtej botės komuniste.

    3.Agjentja gjermane qė e joshi dhe e ndihmoi tė arratisej, si dhe shqiptaro-amerikani qė donte ta rekrutonte, me qėllim qė tė punonte kundėr regjimit komunist.

    4.Oferta e presidentit tė klubit tė futbollit Mynih 1860 dhe arsyeja e vėrtetė e largimit nga klubi, treguar nga vetė Qemal Vogli.

    6.Si u shpėtoi plumbave tė ushtarėve nė kufirin austriako-italian dhe si arriti tė shkonte deri nė Vjenė pėr t'iu bashkuar skuadrės sė trajnerit hungarez, Bukovi.

    7.Konfiskimi i pasurisė, dėnimi dhe ajo ēfarė mbeti nga Qemal Vogli pas burgosjes.
    Kush ishte Qemal Vogli?(Ne fotografine me ekipin Q.Vogli luante me besen ne vitin 1946)

    Qemal Vogli lindi mė 29 shtator 1929 nė Kavajė, ku edhe nisi karrierėn e tij sportive. Me Besėn luajti 2 kampionate, kur nuk kishte mė shumė se 15 vjeē. Mė pas familja e tij u transferua nė Durrės dhe ai u bė pjesė e skuadrės sė Yllit tė Kuq tė kėtij qyteti. Kėtu luajti pėr tri kampionate, duke merituar edhe grumbullimin nė Kombėtare. Ishte vetėm 17 vjeē kur trajneri i ekipit pėrfaqėsues, Adem Karapici, e thirri pėr ndeshjen ndaj Rumanisė nė Tiranė mė 25 maj 1947. Si fillim, Qemal Vogli ulet nė pankinė dhe vetėm pasi skuadra jonė me Bonatin nė portė kishte pėsuar 3 gola, trajneri vendos t'i besojė portėn pėr disa minuta edhe Voglit. Ky i fundit bėri menjėherė njė paraqitje tė mirė duke pėsuar vetėm njė gol dhe duke mėnjanuar edhe tė paktėn dy tė tjerė. Nė kėtė kohė vjen edhe goditja e parė e regjimit ndaj tij: i arrestojnė dy vėllezėrit, Xheladinin dhe Mahmutin, ndėrkohė qė vėllai mė i madh, Myslimi, i kishte vdekur nė moshėn 33-vjeēare. Por talenti i tij i padiskutueshėm bėri qė pushtetarėt e asaj periudhe tė mendonin mė shumė pėr ta shfrytėzuar nga ana sportive. Ndaj, nė krijimin e skuadrės sė Dinamos ai kaloi menjėherė nė klubin e Ministrisė sė Brendshme. Me kėtė skuadėr Qemal Vogli arriti njė sukses qė lartėsoi edhe mė shumė figurėn e tij. Ai fitoi 6 tituj kampionė (1950, 1951, 1952, 1953, 1955, 1956) si dhe 5 Kupa tė Republikės.
    Kur Vogli i kėrkonte Sul Maliqatit qė tė arratiseshin bashkė

    Ēėshtja nė ngarkim tė portierit tė Dinamos dhe ekipit tonė pėrfaqėsues Qemal Vogli, sipas dokumenteve, nisi mė 19 tetor 1956. Petrika Mushi, nė rolin e hetuesit tė Drejtorisė sė Sigurimit tė shtetit, pasi mori nė dorė tė gjitha materialet nisi nga verifikimi dhe pėrgatitja e aktakuzės ndaj Voglit. Portieri dinamovit akuzohej sipas nenit 64 tė Kodit penal tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė pėr tradhti ndaj atdheut dhe shkelje tė kufirit. Po atė ditė, tė 19 tetorit hetuesi nxori njė vendim ku thuhej se kishte marrė nė ngarkim ēėshtjen dhe se kishte urdhėruar arrestimin e menjėhershėm nė shtėpinė e tij, tė Qemal Voglit dhe kontrollin e banesės. Urdhri i nxjerrė mban numrin 61 dhe daton mė 20 tetor 1956.
    Ndėrkaq, prej mė shumė se dy javėsh, hetuesi tjetėr i Drejtorisė sė Sigurimit tė shtetit, Gaqo Meēi, vėrteton me anė tė njė shkrese se ka bėrė tė gjitha kontrollet e mundshme lidhur me shtetasin Qemal Vogli, ndaj tė cilit kishte nisur procedimi penal dhe nuk kishte gjetur asnjė pasuri tė paluajtshme ose tė luajtshme pėr ta konfiskuar. Nė kėto momente, Qemal Vogli ishte nė qelitė e paraburgimit, akt i cili ishte bėrė qė nė 20 tetor tė 1956-ės. Madje nė procesverbal tė mbajtur njė ditė mė vonė, mė 21 tetor, kapiteni i parė, Petrika Mushi listonte edhe tė gjitha sendet personale tė cilat i ishin marrė Voglit para se tė burgosej. Ndėr to ishte: njė orė dore, kravatė ngjyrė blu, dy ēakmakė tė markės "Viena", shtatė copė ēokollata "Budapesti", njė krehėr, njė shami dore, njė brisk rroje i papėrdorur, njė dokument i lėshuar nga konsullata hungareze nė kufirin e kėtij vendi me Austrinė dhe tri kartolina, prej tė cilave dy tė pashkruara dhe njė e shkruar. Sendet e mėsipėrme tregonin nė njė farė mėnyre edhe rrugėtimin e Qemal Voglit deri nė momentin kur ai u pėrcoll pėr nė qelitė e paraburgimit. Po atė ditė, mė 21 tetor 1956, hetuesi, Petrika Mushi mori nė pyetje Qemal Voglin. Seanca, sipas procesverbalit tė mbajtur filloi nė orėn 10:00 (paradite) dhe mbaroi nė orėn 14:10.
    Pyetje: Na tregoni nė ē'kohė jeni larguar nga Shqipėria dhe lėvizjet nė shtetet demokratike?
    Pėrgjigje: Mė 1 gusht, unė sė bashku me skuadrėn e Dinamos u larguam pėr nė Ēekosllovaki pėr tė bėrė ndeshje. Kėtu neve zhvilluam ndeshje nė Pragė me pėrfaqėsuesen e Pragės mė 4 gusht mbasandaj, nė 8 gusht luajtėm nė qytetin Kladno, tė Ēekosllovakisė dhe mė datė 15 gusht u larguam pėr nė Gjermani. Kėtu neve luajtėm me skuadrėn Stefenberg mė 22 gusht dhe 29 luajtėm nė Berlin ndaj Dinamos sė Berlinit. Nė datėn 30 gusht na nisėn nė qytetin e Lajpzing ku ndenjėm dy ditė dhe mė pas na ēuan nė kampin e Dinamos, qė ndodhet 35-40 km larg Berlinit. Kėtu unė kam ndenjur dy ditė dhe tė tretėn u arratisa pėr nė Gjermaninė Perėndimore, pra mė datė 3 shtator rreth orės 12:30.
    Pyetje: Na tregoni kur ju lindi ideja pėr t'u arratisur?
    Pėrgjigje: 10-12 ditė para se tė arratisesha. Kėtė gjė ia pata thėnė disi me shaka Sul Maliqatit, por ai filloi tė qeshte dhe e kuptoi se unė po tallesha.
    Pyetje: I propozuat herė tjetėr Maliqatit veē kėsaj here?
    Pėrgjigje: Jo, nuk i propozova.
    Pyetje: Na thoni nė ē'mėnyrė ia bėtė propozimin, ku dhe nė ē'rrethana?
    Pėrgjigje: Kur ishim nė Gjermani, paradite, data nuk mė kujtohet ekzaktėsisht, mė kujtohet se kam qenė me Sul Maliqatin, u shtrimė nė bar para shtėpisė ku banonim dhe unė i thashė Sulės se jam mėrzitur fort. Me gruan u ndava, shokėt nuk mė duan, mė ėshtė mėrzit jeta dhe mendoj tė shkoj andej dhe le tė vdes vetėm se u bėhet qejfi disave.
    Pyetje: Cilėt persona keni pasur parasysh se mund t'u bėhej qejfi nėse ju arratiseshit?
    Pėrgjigje: Unė isha zėnė me Jorgji Kodarin, me kolonel Ganiun, isha zėnė nė njė dy-tre raste. Mua mė dukej sikur askush nuk mė donte dhe sikur nuk mė trajtonin mirė.
    Pyetje: Si u pėrgjigj Sul Maliqati kur ju i propozuat pėr t'u arratisur?
    Pėrgjigje: Ai nuk m'u pėrgjigj fare. Mė tha, do vish tė blejmė ndonjė plaēkė se mos fitojmė mė pas ndonjė lek nė Shqipėri dhe asgjė mė tepėr. Prej andej shkuam tė hanim drekė se ishte kohė dreke dhe tjetėr herė me kėtė person nuk kemi folur.
    Pyetje: Me cilėt persona tė tjerė keni folur pėr t'u arratisur?
    Pėrgjigje: Me asnjė person tjetėr nuk kam biseduar pėr t'u arratisur.
    Pyetje: Me ē'qėllim ju i thatė Sul Maliqatit se ju ishte mbushur mendja pėr t'u arratisur?
    Pėrgjigje: Unė isha mėrzitur shumė atė ditė dhe me Sulėn shprehesha mė tepėr dhe kėtė ia thashė nga mėrzia e tepėrt qė kisha. Unė mendoj se Sula nuk do t'ia ketė vėnė veshin kėtyre fjalėve.
    Pyetje: Keni pasur si qėllim qė tė merrnit edhe Sul Maliqatin me vete?
    Pėrgjigje: Jo, nuk e kam pasur kėtė qėllim.
    Pyetje: Ēfarė u kishte penguar qė tė arratiseshit mė pėrpara?
    Pėrgjigje: Unė vetėm kur mėrzitesha mė shkonte mendja pėr t'u arratisur, ndėrsa kur luaja isha tjetėr njeri, nuk mė shkonte mendja fare.
    Pyetje: Siē dihet ju keni qenė edhe herė tė tjera me skuadrėn jashtė shtetit, na tregoni keni tentuar pėr t'u arratisur?
    Pėrgjigje: Mė 1949 unė kam qenė nė Rumani, Poloni, Bullgari. Nė 1950 kam qenė nė Hungari, Ēekosllovaki dhe Rumani. Mė 1953 kam qenė nė Rumani, Bashkim Sovjetik dhe Poloni. Mė 1954 kam qenė nė Bullgari. Nė 1955 kam qenė nė Poloni, Rumani dhe Hungari. Prej andej kemi ardhur me vapor, por asnjėherė nuk kam menduar pėr t'u arratisur.
    Pyetje: Hetuesia ka tė dhėna se ju keni dashur tė arratiseni, por nuk keni mundur?
    Pėrgjigje: Jo, nuk ėshtė e vėrtetė. Unė kam pasur mundėsi nė shumė raste, por nuk kam menduar asnjėherė nė kėtė drejtim. Unė kam kaluar Dardanelet mė 1950, 1953, 1954, 1955, por nuk kam pasur kurrė njė mendim tė tillė dhe kėsaj here e bėra nga budallallėku.
    Pyetje: Ju thatė se jeni arratisur mė datė 3 shtator nė orėn 12:30, na tregoni veprimet qė keni bėrė deri nė orėn e arratisjes.
    Pėrgjigje: Rreth orės 9 tė mėngjesit jam ngritur nga gjumi dhe vajta tė ha mėngjesin. Shokėt ishin ngritur tė gjithė dhe kishin ikur. Unė isha ngritur vonė, ndaj hėngra mėngjes rreth orės 9:30 dhe aty pėrjashta takova Miēo Papadhopulin dhe Fatbardh Deliallisin. Miēua mė propozoi qė tė dilnim nė pazar. Pasi u vėrtitėm sa nė njė dyqan nė tjetrin, rrugės u takuam edhe me shokėt Vasil Prifti, Andon Mazreku, Jorgji Kodari, Zihni Gjinali dhe shkuam bashkė nė njė dyqan tjetėr. Me kėta shokė u ndamė dhe unė mbeta me Miēon. Mė pas takuam Skėnder Begenė, Skėnder Jarecin dhe Fatbardh Deliallisin e u nisėm tė gjithė drejt shtėpisė. Rrugės disa u ndalėn pėr t'u qethur dhe unė mbeta vetėm me Skėnder Begenė. 100 metra afėr shtėpisė u ulėm nė bar dhe pasi u mėrzitėm duke ndenjur aty, shkuam nga liqeni. Aty ishte duke u larė njė vajzė, kurse njė tjetėr po rrinte. Unė shkova afėr vajzės, u ulua dhe fillova t'i bėj muhabet. Nė kėtė rast mė vjen Gani Kodra dhe unė i bėrtita: edhe kėtu nuk m'u ndave dhe u ngrita me inat qė tė shkoja. Ashtu i mėrzitur, dola rrugės dhe takova Gani Merjen dhe i thashė: Do vish tė qethemi? Ai m'u pėrgjigj jo. Rrugės takova Refikun (Resmjen) dhe Skėnderin (Jarecin), mė pyetėn se ku shkoja e unė u thashė tė qethem dhe se vajza qė kisha pėr krahu ma shkeli syrin, ndaj po shkoja. Nė fakt ajo vajza as qė mė bėri ndonjė shenjė. Ashtu siē isha, unė u arratisa drejt rrugės pėr nė Berlin rreth orės 12:10.
    Pyetje: Ēfarė pėrgatitje bėre atė ditė pėr t'u arratisur?
    Pėrgjigje: Asaj dite unė as qė e kisha menduar pėr t'u arratisur. Vetėm pasi u mėrzita me Gani Kodrėn, m'u mbush mendja qė tė ikja. Unė mė pėrpara nuk kisha menduar pėr t'u arratisur, por vetėm kur inatosesha, ndėrsa kur mė dilte inati, as qė mė shkonte mendja pėr tė ikur.
    Pyetje: Na tregoni itinerarin qė ndoqėt nė 3 shtator.

    Pėrgjigje: Deri nė orėn 12:10, siē ju thashė, isha me shokėt mė pas. Pasi u mėrzita me Gani Kodrėn, mora rrugėn i vetėm drejt Berlinit. Rrugės pyeta njė grua plakė se nė ē'drejtim ishte Berlini dhe ajo, pasi ma tregoi, unė i rashė pėr shkurt, nėpėr fushė e pyje. Nė orėn 6 tė mbrėmjes arrita nė njė qytet tė vogėl, emrin nuk ia dija. Pyeta njė njeri aty dhe ai ma tha qė Berlini ishte 7 kilometra larg, ndaj ose tė prisja trenin, ose tė merrja rrugėn e trenit. Unė mora rrugėn drejt stacionit dhe rreth orės 9:00 - 9:30 e natės mbėrrita nė Berlin. Nė rrethinat e qytetit takova njė djalė, tė cilit i thashė se doja tė shkoja nė ambasadėn shqiptare nė Berlin se isha sportist. I thashė se kisha ardhur me njė vajzė deri kėtu, por kisha harruar portofolin nė shtėpi, ndaj iu luta tė mė priste njė biletė tramvaji. Ai mė pyeti nėse e dija vendndodhjen e ambasadės dhe unė i thashė qė ishte nė rrugėn "Valter Ulbriē", ndaj ai mė preu njė biletė pėr deri nė atė vend. Ai u ul afėr meje nė tramvaj dhe faturinos i tha qė unė isha sportist shqiptar dhe se kur tė vinte stacioni i ambasadės tė mė lajmėronte qė unė tė zbrisja, pasi vetė ai, pra djali, zbriti mė pėrpara. Pasi faturinoja mė lajmėroi, unė zbrita dhe u drejtova nga stadiumi. I rashė rreh e pėrqark dhe kalova nė zonėn franceze. Shkova te kufiri tė cilin e dija qė mė parė. Stadiumi ndante kufirin, ndaj unė u drejtova aty. (vijon nesėr)
    Sul Maliqati, ose "macja e zezė" e portės kuqezi

    Ai ishte 28 vjeē kur Qemal Vogli i kėrkonte qė tė largohej me tė drejt Gjermanisė Perėndimore. Asokohe, ca nga padituria e ca nga frika, ai nuk mori guximin pėr t'u larguar, duke vazhduar kėshtu karrierėn e tij sportive jo vetėm nė mbrojtje tė katėrkėndorit tė Partizanit, por edhe tė ekipit tonė pėrfaqėsues. I lindur nė vitin 1928, Maliqati u shqua pėr talentin e tij, ndaj edhe u rekrutua menjėherė nga Partizani. Me kėtė skuadėr ai luajti pėr mė shumė se njė dekadė duke fituar titujt kampionė nė vitet 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1962-1963 dhe 1963-1964. Karrierėn e nisi nė vitin 1947-1948, me ekipin e sindikatave tė Kavajės, ku luajti pėr tri sezone. Mė pas e gjithė jeta e tij u lidh me skuadrėn e kuqe. Mes hegjemonisė qė vinte Partizani i Sul Maliqatit nė vitet 1957-1964 vlen tė pėrmendet suksesi i 1958-ės, kur skuadra e kuqe me njė super-Maliqat do tė mundte njėri pas tjetrit Dinamon e Zihni Gjinalit, 17 Nėntorin e Panajot Panos dhe tė Skėnder Merjes (Halilit), por edhe Besėn e lavdishme tė Shevqet Topit, Hasan Gėrmanit, Qemal Gavardarit dhe Mit Dimroēit. Me Kombėtaren ka luajtur nė ndeshje tė tilla si ajo ndaj Hungarisė nė 1950, kur pėrballė kishte Pushkashin e madh, kundėr Ēekisė, Rumanisė, Danimarkės, ku edhe ka qenė kapiten i ekipit. Kėto ndeshje kanė qenė pėrfaqėsim nė nivel kombėtar, ndėrsa nė vitin 1958 Partizani do tė merrte pjesė nė spartakiadėn e ushtrive komuniste, pat bėrė njė pėrfaqėsim mjaft dinjitoz, kjo edhe falė talentit tė Sul Maliqatit. Ndėrsa pas kėtij turneu, nė Lajpcig tė Gjermanisė, gazeta "Deutche Sport Echo" do ta konsideronte Maliqatin si "macja e zezė" e portės shqiptare. Padyshim mjaftojnė kėto fjali pėr tė kuptuar se bėhet fjalė pėr njė legjendė.

    1950 Dinamo: Xhevdet Shaqiri, Besim Boriēi, Koēi Sherko, Taq Murati, Sabri Peqini, Bahri Kavaja, Qemal Vogli, Hamdi Bakalli, Pal Mirashi, Skėnder Jareci, Zihni Gjinali, Sulejman Vathi, Qamil Teliti, Qemal Cungu, Leonidha Dashi, Muhamet Vila, Skėnder Begeja, Hamdi Tafmizi, Grigor Sheshi, Latif Thermia, Kostandin Xhani. Trajner: Zihni Gjinali



    1951 Dinamo: Xhevdet Shaqiri, Zihni Gjinali, Muhamet Vila, Hamdi Bakalli, Sabri Peqini, Besim Boriēi, Qemal Vogli, Qemal Cungu, Leonidha Dashi, Skėnder Begeja, Koēi Sherko, Taq Murati, Qamil Teliti, Pal Mirashi, Hamdi Tafmizi, Grigor Sheshi, Met Metani, Kostandin Xhani, Skėnder Jareci, Kol Engjelli. Trajner: Zihni Gjinali



    1952 Dinamo: Zihni Gjinali, Hamdi Bakalli, Xhevdet Shaqiri, Muhamet Vila, Skėnder Jareci, Sabri Peqini, Skėnder Begeja, Leonidha Dashi, Besim Boriēi, Qemal Cungu, Koēi Sherko, Taq Murati, Qamil Teliti, Pal Mirashi, Hamdi Tafmizi, Grigor Sheshi, Hysen Verria, Qemal Vogli, Kostandin Xhani.
    Trajner: Zihni Gjinali



    1953 Dinamo: Hysen Verria, Hamdi Bakalli, Besim Boriēi, Qemal Cungu, Leonidha Dashi, Xhevdet Shaqiri, Muhamet Vila, Sabri Peqini, Zihni Gjinali, Skėnder Jareci, Skėnder Begeja, Koēi Sherko, Taq Murati, Qamil Teliti, Pal Mirashi, Hamdi Tafmizi, Grigor Sheshi, Dhimitraq Gjyli, Shyqyri Rreli, Suat Hamzi, Mile Qoshja, Thimo Thimio, Qemal Vogli.
    Trajner: Zihni Gjinali



    1955 Dinamo: Leonidha Dashi, Shyqri Rreli, Besim Boriēi, Muhamet Vila, Xhevdet Shaqiri, Skėnder Jareci, Qemal Vogli, Stavri Lubonja, Hamdi Bakalli, Skėnder Begeja, Esat Beliu, Qamil Alluni, Grigor Sheshi, Hysen Verria, Dhimitraq Gjyli, Zihni Gjinali.
    Trajner: Zihni Gjinali



    1956 Dinamo: Xhevdet Shaqiri, Muhamet Vila, Zihni Ginali, Skėnder Jareci, Skėnder Begeja, Leonidha Dashi, Shyqyri Rreli, Qamil Alluni, Stavri Lubonja, Grigor Sheshi, Hysen Verria, Eqerem Tallushi, Haxhi Pellumbi, Esat Beliu, Abdulla Duma, Dhimitėr Gjyli, Qemal Vogli, Hasan Behushi.
    Trajner: Zihni Gjinali



    Nga Panorama Sport

    Pergatitieonard Karaj
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx Kat per kte shkrim.
    shum interesant..

    gjynaf te shkretet sportista..
    ne koh te keqe u qelloj te jetojn e futboll-erojne..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Qemal Vogli: Si donin tė mė rekrutonin amerikanėt

    Qemal Vogli: Si donin tė mė rekrutonin amerikanėt

    E shtunė, 13 Nentor 2010 07:59


    Qemal Vogli ka qenė anėtar i Partisė sė Punės si dhe njė prej njerėzve qė shihej disi pozitivisht nga ana e nomenklaturės. Kjo gjė bėri qė nė fillim ku ai u arratis sigurimi i huaj u mor gjerė e gjatė me tė (francezėt, gjermanėt, austriakėt), por mė sė shumti ishin amerikanėt ata qė pasi u siguruan 100 pėr qind se nuk bėhej fjalė pėr njė agjent shqiptar tė infiltruar, por pėr njė tė arratisur, tentuan qė ta rekrutonin. Nė deponimin e tij nė hetuesi, Vogli tregon me detaje bisedat e gjata qė pat bėrė me njė djalė rreth 35 vjeē, i cili iu paraqit si amerikan nė kampin e Nyrenbergut, por qė faktikisht ishte shqiptar. Qemal Vogli, natyrisht edhe nėn presionin e hetuesit Gaqo Meēi, tregon tė gjitha pyetjet dhe rreth ku vėrtitej interesimi i shqiptaro-amerikanit. Portieri pohon se i ka dhėnė informacion tė vakėt rreth ushtrisė shqiptare, lidhjeve mes Partisė dhe popullit, mėnyrėn e jetesės, dhe mbi tė gjitha mbi personazhe tė njohur tė botės politike tė asaj kohe nė vendin tonė, duke filluar qė nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, etj.

    Pyetje: Kur erdhėn dhe ju larguan nga ajo shtėpi, a ju pyetėn prapė dhe pėr ēfarė iu pyetėn?

    Pėrgjigje: Nė datėn 5 shtator, nė mėngjes, erdhi shoferi me gjithė njė grua tė vjetėr qė mė tha se jam gjermane e se kishte ardhur pėr tė mė gatuar. Duke biseduar me kėtė shoferin, mė tha se amerikanėt e kanė marrė vesh qė unė isha sportist i mirė, se kisha luajtur edhe nė Gjermani. Unė i kėrkova qė tė dilja nga shtėpia por ai mė tha, jo dhe u largua. Unė mbeta me gruan vetėm dhe e pyeta pėr disa shtėpi tė tjera, si kjo qė isha unė. Plaka mė tha se janė tė gjitha tė amerikanėve. Plaka gatoi drekėn dhe iku. Nė orėn gjashtė tė pasdites erdhi shoferi bashkė me kėtė plakėn. Unė i thashė se dua tė dal e tė bėj xhiro se u mėrzita. Shoferi mė tha mirė, por tė dilja me makinė, jo nė kėmbė. Kur dolėm me makinė, nuk kish asnjė njeri, veēse nė cep tė rrugės jashtė ishin dy civilė qė shoferi ua bėri me dorė.

    Pyetje: Ku shkuat me shoferin?


    Pėrgjigje: Mė ēoi nė njė tavernė. Pas njė gjysmė ore, mė mori prapė me makinė dhe mė ēoi atje ku isha, nė shtėpi. Kėtu kur u futa, pashė plakėn gjermane dhe njė burrė nja dyzet vjeē. Shoferi ma prezantoi, me tha se ky ėshtė polak, ka ardhur nga Polonia. Nė kėtė kohė ra zilja e telefonit, bisedoi shoferi dhe mė pas u largua. Me polakun, kam biseduar pak rusisht e me shenja. Ai mė pyeti pse ke ardhur, unė iu pėrgjigja se dua tė iki nė Itali. Nuk e di i thashė se pėrse mė mbajnė mbyllur, se unė nuk marr erė nga politika. Polaku mė tha mos thuaj kėshtu, po thuaj kam ikur se jam kundra politikės nė Shqipėri. Nė mbrėmje erdhi shoferi dhe mė tha mua: “ti nesėr do tė nisesh, do tė shkosh nė Frankfurt, atje thuaj se do tė shkosh nė Itali dhe ata do tė nisin nė Itali”.

    Pyetje: A tė ēuan ditėn tjetėr siē tė thanė nė Frankfurt?

    Pėrgjigje: Po, nė mėngjes ky shoferi mė mori nė makinė dhe mė ēoi nė aerodrom, nė njė aeroplan ushtarak. Kėtu ishin dhe ata polaket qė pėrmenda ditėn e parė dhe tė tjerė emigrantė polakė e ēekė me familje. Pėr nė Frankfurt bėmė tri orė me aeroplan. Tė gjithėve na futėn nė njė kamp qė nuk e di si quhet, vetėm nė njė tabelė munda tė lexoj “Service army U.S.A.”, mė duket, edhe fjala “Inteligent”. Duke biseduar me emigrantėt thoshin, njeri do tė shkoj nė Kanada, tjetri nė Amerikė etj. Kėtu ishin plot vetura e makina ushtarake si edhe ushtarė. Kėtu nė kamp mua mė ēuan nė njė dhomė bashkė me njė hungarez. Deri nė mbrėmje nuk mė pyetėn pėr asgjė. Ditėn tjetėr mė datė 7 shtator, nė mėngjes, kur shkova tė ha bukė takova njė fėmijė tė vogėl. I thashė kot, hajde ke xhaxhi dhe ajo erdhi, pas kėsaj vjen i ati. Fėmija foli shqip e tha “xhaxhi” dhe kėshtu unė e mora nė dorė. I ati i kėsaj fėmije quhej Shehat Osmani, nga Dibra. U pėrshėndetėm, u ulėm bashkė nė mensė, i tregova si kam ikur, ndėrsa ai mė tha se kishte kohė qė kishte ikur qė nga Jugosllavia. Kishte mbaruar Akademinė Ushtarake nė Itali, se kishte qenė oficer nė Shqipėri. Mė tha se vitet 1948-1950 kishte qenė nė burg nė Shqipėri dhe mė pas ishte arratisur nė Jugosllavi, ku kishte punuar si pėrgjegjės i emigrantėve shqiptarė.

    Pyetje: Po, ai pse ishte larguar nga Jugosllavia? Apo ishte spiun?

    Pėrgjigje: Mė tha se kishte ikur nga Jugosllavia, pasi ishte zėnė me ta. “Bėmė njė konferencė tė gjithė emigrantėt, mė tregoi, - dhe aty erdhi njė i Veēes sė Jugosllavisė e mbajti fjalim (nuk mė kujtohet viti 1951 ose 1952) dhe donte qė ta bėnte Shqipėrinė Republikė tė shtatė tė Jugosllavisė etj. Unė u ngrita fola kundėr dhe ata mė internuan dy vjet, pastaj ika nė Itali”. Kėto mė tregoi Shehati dhe mė pas mė pyeti se ēfarė mė kishin thėnė amerikanėt. I tregova arsyen se pse isha aty dhe pėr tjetėr gjė nuk biseduam.
    Nga mensa shkuam nė njė sallė. Na thėrritėn tek e tek tė gjithėve me njė zyrė dhe na morėn shenjat e gishtave. Prej asaj zyre mua mė ēuan nė njė zyrė tjetėr veē, ku brenda ishte njė civil amerikan. Ky mė pyeti: Alban? Unė i thashė se po, futbollist dhe dua tė shkoj nė Itali (me shenja). Ky mė pėrmendi me radhė ē’gjuhė di dhe unė i thashė se di pak italisht. Gjithashtu mė tha se prit pak se tė bėzajmė vetė. Ai fliste shumė pak italisht.

    Pyetje: Me atė shqiptarin nuk u takove mė?

    Pėrgjigje: Jo, rreth orės 14-15 mė thirrėn e mė ēuan nė njė zyrė ku ishte njė amerikan qė faktikisht ishte shqiptar, por mua m’u paraqit si amerikan. Ishte i ri nga mosha, mė i gjatė pak se unė, mė i trashė, nė fytyrė i mbushur e nga fytyra i ngjante shumė Mersin Kroit. Fliste njė dialekt si dibranēe, si tiranēe tė trashė e ishte i veshur civil me rroba bojė qielli. Tjetėr njeri kėtu nuk kishte. Nė fillim mė pyeti se nga ke ardhur, i thashė. Mė mori gjeneralitetet, mė pyeti se pse ke ikur, i thashė se nuk mė pėlqente politika dhe dua tė shkoj nė Firence tė Italisė se atje njoh njė njeri tė familjes dhe dua tė luaj futboll. Ky mė tha ē’tė duhet tė luash futboll, do tė luash edhe disa vjet sport dhe pastaj ēka do tė bash, prandaj duhet tė punosh me ne, dhe tė tė ēojmė nė Amerikė. Tė ēojmė nė shkollė, tė bėsh si tė them unė se unė ta dua tė mirėn, mė tha ai.

    Pyetje: Na tregoni mė konkretisht, ēfarė u pyetėn kėtu, ēfarė keni deponuar?

    Pėrgjigje: Mua ai shqiptari, qė m’u paraqit si amerikan, mė bėri kėto pyetje: Pse ke ikur nga Shqipėria, i thashė se ika se nuk mė pėlqente politika dhe se doja tė shkoja nė Itali. Mė pyeti trego drejt, ēfarė di pėr nė Shqipėrinė, unė i thashė mė pyesni, ato qė di, do t’u pėrgjigjem. Nga ana politike unė nuk marr vesh, di vetėm punė futbolli. Ky filloi tė mė pyesė po unė nuk mbaj mend radhėn e pyetjeve, por pyetjet qė mė bėri janė kėto: Si ėshtė jeta ekonomike nė Shqipėri. Unė i thashė se nė pėrgjithėsi nuk ėshtė e mirė. Ai tha ēfarė nuk ėshtė e mirė, ēfarė fabrikash ka, unė i thashė se nuk ka, vetėm kombinati i tekstilit ėshtė qė prodhon stofra. Mė tha se prej vitit 1948 e kėtej deri nė vitin 1950 a ma vonė, si ėshtė gjendja e popullit nė pėrgjithėsi? I thashė se nė krahasim me vitin 1948 gjendja ėshtė mė e mirė. Mė pyeti a ka ushtarė sovjetikė, unė i thashė se nuk ka, nuk kam parė. Mė pyeti po civilė sovjetikė dhe unė i thashė se ka ca inxhinierė dhe profesorė shkolle.

    Pyetje: Po pėr Partinė dhe shokun Enver tė pyeti?

    Pėrgjigje: Mė pyeti pėr Partinė se a e do populli Partinė, unė i thashė se shumica e duan, nė vitet e mėparshme nuk kishte simpati, po tani ka. Mė pyeti pėr fushėn e aviacionit se ku ėshtė, unė iu pėrgjigja se ėshtė aty ku ka qenė. Sa ushtri ka nė Shqipėri, unė i thashė se nuk e di. A ka tė ēmobilizuar ushtarė? Unė i thashė se kanė liruar para vaktit, kam parė djem qė janė liruar. Ai mė tha se t’i gėnjen, nuk di gjė, e dimė ne mė mirė. Mė pyeti se si shkon Enver Hoxha me Mehmet Shehun. I thashė se sigurisht mirė shkojnė. Mė tha pėr Tuk Jakovėn dhe Bedri Spahinė pėr ēfarė arsye janė hequr nga pėrgjegjėsia, ē’thotė populli pėr kėta, pėr Tukun dhe Bedriun. Unė i thashė se nuk e di se pse janė hequr, pėr popullin i thashė se thonė interesant, ata kanė luftuar. Mė pyeti se kush ėshtė ministėr i komunikacionit, unė i thashė se ėshtė Tonin Jakova.

    Pyetje: Pėr cilin ishin tė interesuar mė shumė nga njerėzit tanė?

    Pėrgjigje: Mė ka pyetur shumė pėr Mersin Krojin, ēfarė pune bėn, ku ėshtė, ku rri, a e ke parė tani shpejt, si ėshtė etj. Unė i thashė se e kam pa kohėt e para nė “Dajti” (hotel), ishte nė Ministrinė e Jashtme me punė dhe e kanė hequr pėr arsye se kur erdhi delegacioni sovjetik nė Shqipėri, nuk ngriti as flamurin tonė as flamurin sovjetik. I thashė se nuk e di se ku punon. Unė i thashė se e kini gjė ju Mersin Kroin? Ai mė tha jo, jo, por ka qenė ministėr nė Itali? Unė i thashė se i pėrngjan pak nė fytyrė atij, ai mė tha jo, jo dhe qeshi. Mė tha kur luani sport nė qarqe, a ke parė ēfarė ushtrie ka andej? Unė i thashė se nuk e di. Mė pyeti a di gjė pėr ushtrinė bregdetare, ēfarė armatimesh ka, a ka nėndetėse nė bregdet, unė i thashė se nuk di gjė, po s’ka mundėsi tė ketė nėndetėse. Mė tha se a e njeh Stavri Xharėn dhe a ėshtė mė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme? Unė i thashė se e njoh, ėshtė tifoz sporti dhe ėshtė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Mė tha pėr ministrin, kush ėshtė Ministėr i Punėve tė Brendshme, unė i kallėzova pėr Gjeneral Kadri Hazaninė. Mė tha kur i merrni rrogat a hyni nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Unė i thashė se i marrim nė shoqėrinė “Dinamo”. Tė tjera pyetje nuk mė bėri mė. Nė kohėn qė mė la ky, shkova nė mensė. Para se tė ndahesha mė tha se ke kohė qė tė mendohesh dhe nesėr bisedojmė. Unė i thashė kėto kam.

    Pyetje: Ēfarė bėre mė vonė? Tė mori mė njeri tjetėr nė pyetje?

    Pėrgjigje: Jo, shkova te mensa dhe qėndrova me njė ēekosllovak qė ishte me gjithė familjen. Kėtu kam qėndruar deri nė mbrėmje. Aty takova prapė Shehat Osmanin, i cili mė tha: “A bisedove me atė, kush ishte ai?” Unė i thashė se ish njė djalė i ri, mė tha se ishte amerikan, po ai e fliste shqipen mirė. Shehati tha se kush e di se kush ka qenė. Kėtu ishte dhe e shoqja e Shehatit, unė thashė karakteristikat e atij qė mė pyeti, dhe e shoqja e Shehatit tha se kush e di se kush do tė ketė qenė. Nuk mė pyetėn se ēfarė bisedova. Folėm mė shumė rreth ikjes time nė Itali. Kėta mė thoshin se nė Itali s’ka bukė me hėngėr, ndaj nuk ai vlen tė shkosh. Shehati mė tha se pėr tė ikur nė Itali, duhet tė sjellė garanci njė njeri qė tė tė marrė pėrsipėr. Shehati mė dha edhe adresėn e Met Gjinalit, tė vėllait tė Zihni Gjinalit. Gjatė kėsaj kohe, Shehati me thoshte se mos mėrzitesha. Mė vonė shkova tė fle dhe nuk takova njeri.

    Kur Vogli stėrvitej me tė famshmin, Lev Jashin

    Pėr tė kuptuar talentin e Qemal Voglit do tė mjaftojė fakti se pėr tė ka folur me superlativa edhe portieri mė i madh i tė gjitha kohėrave, Lev Jashin. Rusi, i vetmi futbollist-portier qė ka marrė deri mė sot “Topin e Artė”, jo vetėm qė ka vlerėsuar Qemal Voglin, por edhe ka pranuar qė me kėtė tė fundit tė kryejė njė seancė stėrvitore. Mė 1953-in skuadra jonė pėrfaqėsuese ndėrmori njė turne nė Bashkimin Sovjetik ku do tė zhvillonte disa ndeshje me skuadrat ruse tė Dinamos sė Moskės, Zenitit tė Leningradit (Peterburgut sot) dhe me Spartakun e Moskės. Mė 22 gusht kuqezinjtė e drejtuar asokohe nga hungarezi, Miklos Vadash do tė luanin ndaj Dinamos sė Moskės (humbėm 4-0), katėr ditė mė vonė ndaj Zenitit (sėrish humbje 3-0) dhe mė 30 gusht ndaj Spartakut (3-0). Edhe pse Qemal Vogli pėsoi 10 gola teksa skuadra jonė nuk arriti tė shėnonte qoftė edhe njė gol, sėrish loja e skuadrės sonė u vlerėsua mjaft, sidomos ajo e Voglit. Duhet theksuar se nė atė periudhė skuadrat ruse ishin ndėr mė tė mirat nė botė. Pas ndeshjes Qemal Vogli u takua me Lev Jashinin, duke programuar sė bashku edhe njė seancė stėrvitore, dy ditė mė vonė. “Je njė portier i madh!, mė tha. Jo i dashur Jashin, unė jam njė portier i vogėl nė njė vend tė vogėl, sepse Shqipėria e tillė ėshtė. Jo, - thotė ai, kėtė do ta kesh kujtim nga unė. Unė iu luta tė bėja njė seancė stėrvitore me tė, gjė qė e priti me kėnaqėsi dhe e realizuam pas dy ditėsh ku mė mori me makinėn e tij. Aty pashė cilėsitė e shkėlqyera, vullnetin dhe kėmbėnguljen e Jashinit. Bėmė njė stėrvitje tė rregullt me vrapime dhe me ushtrime me top. Duhet tė them se u djersita mjaft nė ato dy orė me Jashinin, por ndjeva edhe njė lloj privilegji, sepse po stėrvitesha me njė nga portierėt mė tė mirė nė botė”, kujton Qemal Vogli mes paragrafėve tė librit “Portierė tė mėdhenj” tė Ismet Bellovės.

    Vogli, idhulli i Ministrit tė Brendshėm, Kadri Hazbiu

    Lajmi i arratisjes sė Qemal Voglit, kishte mbėrritur shumė shpejt edhe nė Tiranė, por askush nuk guxonte tė fliste hapur. Ata qė ishin vėnė nė alarm mė sė shumti ishin Ministria e Brendshme dhe Sigurimi i Shtetit. Ishte arratisur njė shqiptar, dhe jo njė dosido, por njė talent i futbollit dhe pėr mė tepėr “idhull” i Ministrit tė Brendshėm tė asaj periudhe, Kadri Hazbiut. Po, po, ky i fundit ishte i fiksuar pas Qemal Voglit, aq sa mbante nė tryezėn e tij tė punės foton e Voglit. Ndonėse nuk gjen kėrrkundi konfirmim, ishte pikėrisht ky tifozllėk i Kadri Hazbiut qė lejonte nė njė farė mėnyre Qemal Voglin tė kishte mundėsi tė udhėtonte edhe jashtė Shqipėrisė. Kjo, pasi sipas rregullave tė atėhershme, nėse njė person kishte pasur ose kishte njerėz ose farefis nė burg kundėr regjimit, as qė mund t’i shkonte ndėrmend qė tė dilte jashtė shtetit. Por, Qemal Vogli, edhe pse kishte dy vėllezėr nė burg, pėrsėri kishte pasur mundėsi qė tė luante si me Kombėtaren dhe me Dinamon jashtė Shqipėrisė nė turne tė ndryshėm. Ndaj nė kohėn kur Vogli u arratis, ishte Kadri Hazbiu ai qė u inatos ndoshta mė shumė se cilido. Sipas Ismet Bellovės (ka shkruar njė libėr “portierė tė mėdhenj”, ku ka njė kapitull tė tėrė pėr Voglin), Kadri Hazbiu nuk e mbante dot inatin e arratisjes sė Qemal Voglit. “Sapo hyra nė zyrėn e ministrit ai mė ftoi tė ulesha dhe menjėherė ngriti xhamin qė zinte gjithė sipėrfaqen e tavolinės sė tij. Poshtė kishte foto, kalendarė, shėnime qė i mbante. Nga aty nxori njė foto dhe duke ma treguar, mė tha: ka ikur qeni, dhe unė e mbaj kėtu nė tavolinė, ku as fėmijėt e mi nuk kam!, mė tha gjithė inat. Gjithsesi, nuk e grisi fotografinė por e futi poshtė tavolinės nė njė sirtar”, pohon Bellova lidhur mbi kėtė fakt. Me gjithė zemėrimin e madh tė njė komunisti tė asaj kohe ndaj njė “tė arratisuri”, i cilėsuar menjėherė si armik i popullit, Kadri Hazbiu nuk mund tė fshinte gjithēka sa hap e mbyll sytė. Kjo edhe pėr faktin se e pėlqente shumė lojėn e Qemal Voglit. E megjithatė, thuhet (ende e pakonfirmuar) se ka qenė Kadri Hazbiu ai qė nuk lejoi nė 67-ėn rikthimin e Voglit nė fushėn e lojės. Kjo, pasi ish-Ministri i Brendshėm i druhej ndonjė problematike qė mund tė vinte, mė shumė pėr tė sesa pėr Voglin, nga Komiteti Qendror.



    Panorama Sporteonard Karaj
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    "Pse ika nga klubi i Mynihut dhe biseda me Bukovin e Pushkashin"

    "Pse ika nga klubi i Mynihut dhe biseda me Bukovin e Pushkashin"

    E martė, 16 Nentor 2010 08:06

    [(Nė rreth) Qemal Vogli Nė ndeshjen Vllaznia-Besa 1946, sfida e parė e kampionatit]

    (Nė rreth) Qemal Vogli Nė ndeshjen Vllaznia-Besa 1946, sfida e parė e kampionatit

    Qemal Vogli ka pasur njė shans tė artė pėr tė luajtur me njė skuadėr mjaft tė njohur pėr atė kohė nė arenėn evropiane. I gjendur nė mes tė katėr rrugėve, ai ka mundur tė kontaktojė me presidentin e Mynih 1986, i cili, i ekzaltuar nga talenti i portierit, i dha atij menjėherė njė vend ku tė qėndronte, para dhe rroba tė reja. Por as kėto nuk i mjaftuan Voglit, i cili pėr tė realizuar ėndrrėn e quajtur "Itali" e braktisi kėtė klub. Pas peripecish tė ndryshme, atij iu desh qė t'i lutej trajnerit tė Hungarisė, Marton Bukovi dhe yllit tė kėsaj skuadre, Ferenc Pushkash, qė tė mund tė shkonte mė kėtė tė fundit deri nė Budapest dhe mė pas tė kthehej pėr nė Shqipėri.

    Pyetje: U takuat prapė me atė amerikanin qė fliste shqip?

    Pėrgjigje: Po, nė datėn 8 shtator, nė orėn 10 paradite mė bėzani dhe shkuam nė zyrėn e tij. Aty mė dha nja dy letra dhe mė tha tė shkruaj tė gjithė biografinė time, emrin e babės, vėllait, motrat, nėnėn, etj. Unė shkrova tė gjithė biografinė time, ku kam punuar, vendet e punės, duke filluar prej vitit 1945 e kėtej. U tregova se kam punuar deri nė vitin 1949 nė kantierin detar dhe prej 1949 e deri mė sot nė klubin "Dinamo". Shkrova se jam anėtar i PPSH-sė, se kam qenė n/oficer e se kėtė e kishim tė gjithė sportistėt si justifikim rroge. Tjetėr gjė pėr vete nuk shkrova. Kam shkruar pėr anėtarėt e familjes, pėr gruan time dhe fėmijėn. U thashė se ėshtė shtėpiake dhe se me gruan jam nė gjyq pėr t'u ndarė. Kam shkruar pėr vėllezėrit, emrat, si edhe ku punojnė. Kam shkruar pėr motrat e mia dhe nė fund e firmosa. Tjetėr gjė nuk tha, vetėm mė tha se ti nuk do tė punosh kėtu, prandaj do tė shkosh nė Nuremberg. Unė i thashė pėr nė Itali, ai mė tha se nė Nuremberg do t'i bėjnė tė gjitha veprimet gjermanėt. Unė i thashė pėr ndonjė lek se nuk kisha, ai mė tha "sigurisht ju japin amerikanėt". Vetėm me pėrsėriti se nė Itali ka dy milionė tė papunė dhe do pendohesh kur tė shkosh atje.

    Pyetje: Po me atė dibranin, Shehatin, u takove? Ēfarė tė tha?


    Pėrgjigje: Nė drekė u takova me Shehatin. Ai mė pyeti dhe i tregova se si mė morėn biografinė dhe se do tė shkoj nė Nuremberg. Shehati mė tregoi se atje ėshtė kamp i madh shumė. I thashė se amerikanėt do mė ndihmojnė, por ai mė tha se ėshtė e pamundur, amerikanėve po nuk u shėrbeve, nuk pyesin as pėr babėn e tyre. Kėtu me Shehatin i bėmė njė letėr Metit (Met Gjinalit) nė Itali, ku unė i shkrova se fati mė ēoi kėtu nė Gjermani, megjithėse nuk njihemi sė bashku, tė mė bėnte njė garanci e tė mė tėrhiqte nė Itali. Shehati mė dha edhe adresėn e vet, qė unė t'i shkruaja nė rast se do tė mbetesha nė Gjermani. Mė datėn 9 shtator qėndrova nė Frankfurt, ku u takova me Shehatin, mė dha nja 10 marka pėr tė blerė diēka. Bėmė vetėm biseda sporti, ku kisha qenė jashtė, etj. Pasdite, ishim nja shtatė vetė qė na thirrėn e na thanė se do tė ikim nė Nuremberg. Tė tjerėt ishin njė familje polake, njė hungarez dhe njė ēek. Deri nė mbrėmje nuk takova mė ndonjė njeri, vetėm me Shehatin nė mensė e nuk biseduam pėrveēse pėr punėn e gjetjes sė ndonjė skuadre qė tė luaja futboll.

    Pyetje: Po te ky kampi i madh tė ēuan apo jo? Nėse po, ēfarė tė pyetėn atje?

    Pėrgjigje: Nė datėn 10 shtator 1956, nė mėngjes u nisėm pėr nė Nuremberg tė gjithė sa pėrmenda. Mbėrritėm rreth orės 13:30 pasdite. U vendosėm nė njė kamp me baraka prej dėrrase, nė tė dalė tė Nurembergut nja 12 km. Kėtu ishin njėmijė e ca vetė, nuk takova asnjė shqiptar. Kėtu, pėrgjegjės i barakės ku flija unė ishte njė jugosllav. Kėtij i thashė pėr nė Itali, po ai mė tha "mos thuaj pėr nė Itali, po thuaj se kam ardhur me ndenj nė Gjermani, se ndryshe nuk tė japin qė tė hash gjermanėt". Ata mė thanė se ishte kamp gjerman dhe unė kėtu nuk pashė amerikanė. Kėtu nė kamp u njoha me njė jugosllav, qė ishte nja 40 vjeē dhe quhej Vllado dhe me njė jugosllav qė ishte djalė i ri, me emrin Zoran Jovanoviē. Ky kishte dy javė qė kishte ardhur nga Italia pa dokumente. Me kėtė flija nė njė barakė. Zorani mė tha se mund tė ikja nė Itali kur tė doja. Mė tregoi se nga Jugosllavia ikin djem dhe vajza plot pėr Itali e ktheheshin nė Gjermani. Kėto muhabete nuk i bėra ditėn e parė, por pas dy ditėsh.

    Pyetje: Sa ditė qėndruat aty?

    Pėrgjigje: Prej datės 10 shtator deri nė datėn 18 ose 19 shtator. Gjatė gjithė kėsaj kohe nuk kam takuar njeri, vetėm nė fillim qė na morėn emrin, mbiemrin dhe na nxorėn fotografi, me qėllim qė tė kishim njė dokument si emigrant. Ah, kur ikėm nga Frankfurti, amerikanėt na patėn dhėnė nga 30 marka secilit. Nė ditėn e pestė, nė kamp, duke biseduar me Zoranin, vendosa qė tė ikja nė Itali pa pasaportė dhe prej kėtu tė shkoja nė Ambasadėn Shqiptare pėr t'u kthyer nė Shqipėri, po kėtė nuk ia thashė Zoranit. Mendoja tė kaloja kufirin, duke pasur edhe skicėn e rrugės pėr tė shkuar nga ana e Austrisė nė Itali. Nuremberg-Mirben-Frelasing, kėtu duhej qė tė zbrisja nė kufirin gjermano-austriak. Afėr kufirit ishte Salzburgu. Nga aty do shkoja deri nė kufi me Italinė dhe mė pas do tė kaloja nė Trevizo.

    Pyetje: Do ikje vetė nė Italia apo do vinte edhe ndonjėri nga ata jugosllavėt?

    Pėrgjigje: Jo, do shkoja vetė. Atė ditė, me Zoranin shkuam nė qytet pėr tė prerė biletėn me tren deri nė kufi dhe mė pas tė kaloje nė kėmbė pėr nė Austri. Ditėn tjetėr bisedova me njė doktor rumun, qė vinte nė kamp pėr tė sėmurėt. I tregova se jam sportist, etj. Nuk e di si e quanin doktorin. Ky mė tha se kam njė tė njohur nė Mirer, qė ėshtė president i klubit sportiv e po bisedoj me tė. Kur erdhi doktori ditėn tjetėr mė tha tė shkoja nė Mirer. Unė i thashė nuk kam lekė, ai mė tha se mund tė mė shoqėronin. Aty bėri njė copė letėr pėr presidentin nė Mirer, e futi nė zarf dhe ma dha. Mė dha adresėn me njė letėr tė vogėl. Tė nesėrmen unė u nisa pėr nė Mirer. Aty shkova direkt te klubi i Mynih 1860. Prita sa erdhi presidenti, i cili mė pyeti dhe i tregova tė gjitha ndeshjet ndėrkombėtare. Ky mė dha nja pesė marka qė tė haja nė njė restorant qė ishte aty pranė. Tė nesėrmen dola nė stėrvitje, nė prova. Sa dolėm prej provave, unė fillova qė tė dridhesha se isha vetėm me tuta. Presidenti mė futi nė makinė dhe mė ēoi nė magazinė, ku mė bleu kėpucė dhe kostum tė gatshėm. Ai mė tha se do tė mė ēonte tė punoja nė njė fabrikė dhe do mė paguante 500 marka nė muaj: si sportist dhe pėr punėn nė fabrikė. Nė fakt, qėllimi im ishte qė tė merrja ca marka dhe tė ikja. Edhe te fabrika nuk shkova, se i thashė qė jam dobėsuar dhe se dua tė rri disa ditė e tė pushoj. Ato ditė unė vetėm bėja prova, ndėrsa lojtarėt e tjerė punonin edhe nė fabrikė. Nuk e di nėse punonin pasdreke apo jo, po nė rast se punonin, ata nuk dilnin nė prova.

    Pyetje: Ēfarė bėre mė pas? Si ike nga klubi?


    Pėrgjigje: Pas provave i kėrkova disa lekė presidentit (disa marka) qė tė shkoja deri nė Nuremberg, me qėllim gjoja se do i jepja borxhin doktorit dhe tė takoja shokėt e mi jugosllavė. Kėshtu i thashė presidentit, ndėrsa unė doja qė tė ikja nė Itali. Atė natė, presidenti mė dha 25 marka dhe 5 marka qė m'i kishte dhėnė mė pėrpara m'u bėnė 30 marka, tė cilat unė i kisha ruajtur, nuk i kisha harxhuar se nė restorant haja pa marka, pa paguar. Tė nesėrmen (ditėn e pestė) u nisa pėr nė Frellasing me tren, me qėllim qė tė shkojė nė Itali nė Ambasadėn Shqiptare. Nė Frellasing mbėrrita nga ora 10:30. Prej andej jam nisur mė kėmbė pėr nė Salsburg. U futa nė njė pyll, ishte ujė, nuk kaloje dot dhe i kam rėnė nėpėr katunde, duke kaluar nė periferi tė katundeve e kalova nė Salsburgun, nga ora katėr e ca pasdreke. Aty preva biletė direkt pėr nė Filla, qė ishte nė kufi me Italinė. Paret e trenit i pagova nė shilinga austriake, pse theva markat nė shilinga. Treni u nis nga ora gjashtė, bėmė pesė orė rrugė me tren dhe mbėrritėm nga ora 11. Atė natė fjeta nė stacion. Tė nesėrmen preva biletė pėr nė Itali. Pasi eca nja 10-12 km me tren, mė kapi policia austriake, mė pyetėn pėr dokumentet qė nuk kisha e mė ēuan nė xhandarmėri.

    Pyetje: Tė morėn prapė nė pyetje edhe aty apo thjesht tė kthyen mbrapsht?
    Pėrgjigje: Nė fillim u thashė emrin Zoran Ivanoviē, pastaj u dhashė emrin tim, se mė prunė njė jugosllav e unė nuk dija tė flisja jugosllavisht. Kjo ndodhi nė njė zyrė policie te treni. Prej kėtu mė ēuan nė xhandarmėri. Ika prej xhandarmėrisė, ngaqė pata frikė se do tė mė kthenin nė Gjermani e do tė mė futnin nė burg.
    Pyetje: Si ike nga xhandarmėria?


    Pėrgjigje: Isha nė njė dhomė lart, pa roje, u hodha nga penxherja e u largova nė pyll. Kalova sėrish kufirin italo-austriak, por mė kapėn karabinierėt italianė dhe mė kthyen mbrapsht duke mė dorėzuar tek austriakėt, tė cilėt mė futėn nė burg. Mė ēuan nė Filla, te burgu i madh ku kishte mjaft jugosllavė. Nuk mė pyetėn fare, vetėm emrin e mbiemrin, nga ke ardhur, se ata e kishin marrė emrin tim qė mė parė. Kėta mė thanė se do mė ēonin nė kampe dhe se mė pas do mė bėnin dokumentet. Nė fillim mendova tė qėndroja aty, me qėllim qė tė ikja mė pas nė Jugosllavi. Ishte mali pėrpara, qė ma treguan disa jugosllavė qė ishin aty. Mė mbajtėn disa ditė aty, nja gjashtėmbėdhjetė deri shtatėmbėdhjetė ditė dhe pastaj na ēuan nja 40 vetė nja 12-15 km larg, nė njė kamp. Na futėn tė gjithėve brenda, na dhanė batanije, nga njė copė bukė dhe asgjė tjetėr. Kėtu na bėnė edhe nga njė injeksion. Nė kėtė kamp takova edhe njė shqiptar me emrin Ymer, nga Shkodra. Ky mė tha se pati ikur nė Jugosllavi nga viti 1948 e kishte vetėm dy muaj qė kishte shkuar nė Austri. Donte qė tė kthehej nė Shqipėri, po kishte frikė se e futnin nė burg. Mund tė ishte nja 36-40 vjeē.

    Pyetje: Takove shqiptar tjetėr kėtu nė kėtė kamp, qė donte tė vinte nė Shqipėri?

    Pėrgjigje: Jo. Takova njė futbollist jugosllav me emrin Simonoviē, qė kishte luajtur nė Austri, nė qytetin Linsk. Ky mė tregoi fotografitė dhe gazetat qė shkruanin pėr tė. Ky mė tha qė mund tė mė prezantonte me drejtuesit e klubit, por nė fakt nuk e bėri. Ditėn tjetėr nė gazetė pashė se skuadra austriake do luante futboll me atė hungareze, nė datėn 14 tetor. Kėshtu qė unė u nisa pėr nė Linsk dhe preva biletėn pėr nė Vjenė. Nė kamp, deri 20 e ca km larg kampit tė linin me dalė, po ashtu dhe nė Linsk, mė larg nuk tė linin. Nga ora 9:00 u nisa pėr Linsk e nga kėtu nė Vjenė. Zbrita prej trenit, pyeta njė shofer taksie se ku flenė futbollistėt hungarezė, ky mė tha se duhej tė shkoja te "Hotel Park". Kur mbėrrita afėr, pashė fėmijėt qė ishin grumbulluar dhe u merrnin firma (autografe) lojtarėve. Kėtu takova Bukovin, trajnerin e Hungarisė, si dhe Pushkashin, tė cilėt mė njihnin. Fola edhe me njė tė Ambasadės Hungareze, i cili mė bėri njė dokument fals dhe kėshtu shkova nė Legatėn Shqiptare nė Budapest.

    Pyetje: Kė takova nė Budapest dhe ēfarė tė thanė?


    Pėrgjigje: Pėrveē atyre tė Legatės Shqiptare nė Budapest, takova Sabri Peqinin, Cuf Pelingun dhe Ramazan Voglin. Kėtyre u tregova tė gjitha kėto qė po ju them kėtu, veēse pėr ikjen nga Gjermania Lindore u thashė se u bashkova me njė vajzė gjermane nė kamp dhe bashkė me tė, me makinė, shkova nė Berlin. Tė nesėrmen nuk e pashė mė vajzėn. Ata nuk mė pyetėn si kalova kufirin nga zona nė zonė nė Berlin. Tjetėr gjė nuk u kam treguar. (Fund)

    Pranohet akuza, hetuesia jep vendimin me burgim

    Pas gati dy javėsh hetuesi, hetuesi i Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, kapiten Gaqo Meēi, i lexon akuzėn Qemal Voglit duke e ēuar drejt gjyqit dhe dėnimit tė sigurt. Natyrisht, Vogli nuk do tė kishte as shansin mė tė vogėl qė tė mos i bindej hetuesit, paēka se nė leximin e vendimit nė disa prej akuzave, ish-portieri u doli kategorikisht kundėr.
    Hetuesi: Ju paraqitėm vendimin mbi njoftimin e akuzės, ē'keni pėr tė thėnė pėr kėtė vendim, e pranoni akuzėn?
    Vogli: Unė e dėgjova dhe e kuptova mirė vendimi qė m'u lexua me zė tė lartė dhe jam dakord me kėtė vendim.
    Hetuesi: Akuzoheni se kur keni qenė me skuadrėn nė Berlinin Lindor, keni bėrė pėrpjekje pėr t'u informuar nė lidhje me kufirin midis zonave dhe pėr kėto veprime kini pasur qėllim qė tė arratiseni, tė tradhtoni atdheun, ē'keni pėr tė thėnė pėr kėtė?
    Vogli: Unė nuk kam pyetur njeri se ku janė zonat qė ndajnė Berlinin, se nuk kam pasur qėllim pėr t'u arratisur nė atė kohė. Kufirin e mėsova nga njė gjerman dhe e shoqja e tij qė patėn ardhur tek ne pėr tė parė ndeshjen. Gruaja e gjermanit ishte imorale dhe me kėtė femrėn kam shkuar unė. Nė fakt, kanė shkuar edhe tė tjerėt, por unė kam kryer marrėdhėnie seksuale me tė. Ndėrsa ideja pėr arratisje mė lindi kur isha nė kamp.
    Hetuesi: Akuzoheni se mė datėn 3 shtator 1956, u arratisėt pėr nė Gjermaninė Perėndimore, se keni qėndruar andej rreth njė muaj e gjysmė deri sa jeni kthyer. Nė kėtė mėnyrė ju kryet aktin e tradhtisė karshi atdheut. Ē'keni pėr tė thėnė nė lidhje me kėtė akuzė, e pranoni?
    Vogli: Unė, jam dakord se duke qenė nė kampin e pushimit me skuadrėn "Dinamo", u arratisa dhe shkova nė Gjermaninė Perėndimore, si edhe mė vonė nė Austri, etj., siē kam thėnė gjatė nė proces, si edhe pėr arsyet e mėnyrėn e arratisjes. Por unė kur kam shkuar andej, nė moment jam penduar dhe kam menduar tė kthehesha nė atdhe.
    Hetuesi: Ē'keni pėr tė thėnė tjetėr nė lidhje me akuzėn ose pėr ta plotėsuar akuzėn?
    Vogli: Unė pranoj se kam bėrė faj shumė tė rėndė qė jam arratisur nė vendet imperialiste. Kam dėmtuar shtetin, por pėr kėtė faj unė jam penduar dhe jam kthyer.

    Ekzekutimi

    Pas leximit tė akuzės, kryetari i degės sė Hetuesisė, kolonel Nevzat Haznedari dha njoftimin e vendimit ku thuhej: Unė, hetuesi i Drejtorisė Sigurimit tė Shtetit i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, kapiten Gaqo Meēi, pasi studiova materialet e dosjes hetimore nr.185, konstatova se materialet e Hetuesisė provojnė nė mėnyrė tė mjaftueshme veprimtarinė armiqėsore kundėr RPSH qė ka kryer i arrestuari, Qemal Vogli. Kėshtu, nė bazė tė sa u tha mė lart, n/toger Qemal Vogli ka kryer krimin e paraparė nga neni 64 i Kodit Penal tė RPSH-sė, prandaj, nė mbėshtetje tė nenit 127, 128 tė KP Penale tė RP tė Shqipėrisė, vendosa:
    N/togerin Qemal Vogli ta marr si tė pandehur, duke e akuzuar pėr kryerjen e krimeve tė parashikuar nga neni 64 i Kodit Penal.
    Kėtė vendim do t'ia njoftoj tė pandehurit duke i marrė dhe firmėn.

    Kush ishte Adalbert Vetzel?

    Ish-presidenti i Mynih 1860, Adalbert Vetzel, ka lindur mė 18 shkurt 1904 nė Baden-Vuertemberg, nė Gjermani dhe ėshtė ndarė nga jeta nė shkurt tė 1990-s. Ai ka qenė Njėshi i kėtij klubi prej 1952-shit deri mė 1969. Vetzel konsiderohet si njeriu mė i rėndėsishėm dhe presidenti mė rezultativ nė gjithė historinė e klubit. Gjatė kohės sė mbretėrimit tė tij te Mynih 1980, kjo skuadėr luante nė kampionatin e Gjermanisė sė Jugut (Oberliga Sud), tė cilin arriti ta fitojė mė 1964. Mė 1965, skuadra fitoi Kupėn e Gjermanisė dhe mori pjesė nė Kupat e Evropės (Kupėn e Kupave), nga ku u eliminua nga skuadra angleze, Uest Ham. Mė 1966, Mynih 1860 arriti tė fitonte titullin e vetėm deri tani tė Kampionit tė Gjermanisė, pikėrisht falė punės sė Vetzel. Ishte ky president qė i ofroi njė rrogė tė majme, "mercedes" nė dispozicion dhe njė shtėpi nė Mynih, Qemal Voglit. Por ish-legjenda e portės shqiptare e pati refuzuar bujarinė e Vetzel, duke shpresuar se do tė mund tė shkonte nė Itali, nga ku do tė startonte njė karrierė tė lavdishme.

    SEKUESTRIMI

    Vogli me duar nė xhepa, shteti i merr gjithēka

    Pas dėnimit mė 22 nėntor 1956, kapiten Gaqo Muēi, nė prezencė tė Pranvera Madhit, tė dy efektivė tė degės sė Hetuesisė dhe Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, nxjerrin njė proces-verbal ku marrin nė dorėzim (sekuestrim) tė gjitha tė mirat materiale tė Voglit, sende tė cilat i kishte marrė nė kthim nga Budapesti. Ja lista:
    1. Dy valixhe nė gjendje tė mirė.
    2. Pesė copė kapele llastiku tė reja
    3. Tetėdhjetė copa kuti tė vogla me krem pėr fytyrė
    4. Nėntė copė kuti tė mėdha me krem pėr fytyrė
    5. Dy palė kėpucė fėmijėsh
    6. Njė kukull fėmijėsh
    7. Njė kuti me njė stilograf dhe njė stilolaps
    8. Njė aparat fotografik (tė vogėl) tė markės "Zeis-Ikon"
    9. Njė palė ēizme llastiku pėr fėmijė
    10. Njė top ping-pongu
    11. Njėqind e njėmbėdhjetė krehra koke, rreth 20 cm tė gjatė
    12. Kėmishė tė pėrdorura me mėngė tė shkurtra, copė dy
    13. Njė palė pantallona tutash tė vjetra me ngjyrė tė kaltėr
    14. Dy copė kėmisha tė pėrdorura me mėngė tė gjata
    15. Dy kėmishė (triko sporti) tė vjetra me mėngė
    16. Njė komplet tuta sportive tė papėrdorura, me ngjyrė tė kuqe (pantallona e xhaketė)
    17. Njė bluzė fėmijėsh me ngjyrė tė kuqe
    18. Njė komplet fėmijėsh i papėrdorur
    19. Njė shami dore e papėrdorur
    20. Njė palė kėpucė verore tė pėrdorura
    21. Dymbėdhjetė copė pako moline pėr qėndisje me njėzet e katėr copė moline secila pako brenda
    22. Dy copė sapunė fytyre
    23. Njėqind gram kalobron
    24. Njė kuti cigaresh metale
    25. Njė palė vathė grash-tė bardhė tė vegjėl
    26. Njė shishe kolonjė dhe njė shishe kanfuro pėr masazh
    27. Njė rrjetė dore plaēkash prej llastiku
    28. Njė sasi basme sa pėr njė fustan me ngjyrė blu me pika
    29. Njė copė nejlon tė bardhė sa pėr njė bluzė grash
    30. Tre palė ēorape burrash tė papėrdorura, si dhe dy palė ēorape grash tė shkurtra
    31. Njė palė gjyzlykė dielli me skelet ēeluloit trasparent
    32. Nėntė palė ēorape fėmijėsh, tė reja
    33. Dy copė triko tė reja fėmijėsh
    34. Njė fanellė sporti (burrash) e pėrdorur e vjetėr
    35. Dy palė ēorape burrash tė pėrdorura (tė vjetra)
    36. Njė fustan fėmijėsh leshi tė pėrzier punuar nė formė trikoje
    37. Dy palė kėpucė futbolli tė pėrdorura
    38. Dy palė brekė futbolli tė pėrdorura
    39. Njė zymbyl pėr plaēka, mushama e kuqe
    40. Njė shall qafe burrash i papėrdorur
    41. Njė xhaketė kadifeje e pėrdorur
    42. Njė portofol dore grash llastiku
    43. Kėmishė e re, e bardhė me mėngė tė shkurtra e markės ēeke
    44. Njė palė rruaza tė bardha dhe ndėrmjet disa rrathė me gurė tė ndritur
    45. Njė rrip grash kauēuk me ngjyrė tė kuqe
    46. Njė kravatė e pėrdorur e kuqe mė pikė
    47. Njė pomadė e markės ēeke e pėrdorur
    48. Njė fanellė sporti, e vjetėr, e grisur dhe njė kanotiere e vjetėr sporti
    49. Dy palė ēorape tė vjetra sporti dhe njė copė lidhėse llastiku (mesi) futbollit





    Per Panorama Sporteonard Karaj
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    "Qemali u arratis pėr 500 marka. I thyen nofullat se e morėn pėr agjent" E enjte, 1

    "Qemali u arratis pėr 500 marka. I thyen nofullat se e morėn pėr agjent"

    E enjte, 11 Nentor 2010 08:35

    Sulejman Maliqati,tashmė nė moshėn 82-vjeēare, tė befason pėr thjeshtėsinė dhe mėnyrėn e komunikimit. Ndonėse ėshtė larguar nga futbolli nė vitin 1964, ai mbetet njėlloj i preferuar, por tani nė rolin e heroit tė shumė ngjarjeve, episodeve, dukurive qė lidhen me historinė e futbollit shqiptar. Emri i tij ėshtė kthyer nė legjendė jo vetėm pėr nofkėn qė i vuri shtypi gjerman nė vitin 1958 nė Laipsig, "macja e zezė", por edhe pėr mitin e krijuar tė njeriut tė "dorezave", tė cilit pasuesit zor se i afrohen. Njė burrė me shtat mesatar, me trup elegant pėr ta pasur zili, me njė ecje tė ngadaltė, nuk mungon nė asnjė ndeshje qė luan Teuta e Durrėsit. Fama e tij ėshtė aq e madhe, saqė zor se mund tė bindet kush se ky njeri kaq modest ėshtė Sulejman Maliqati. Ndonėse nuk u aktivizua qoftė edhe njė orė nė futbollin e kėtij qyteti, ai ka lidhur jetėn, pasurinė dhe katandinė e tij me Durrėsin. Sa herė qė i kthehesh retrospektivės sė shumė ngjarjeve tė bujshme, makineria e kujtesės sė Sulejman Maliqatit vihet nė lėvizje, pėr tė nxjerrė prej saj fakte qė pėr brezat e tanishėm pėrbėn leksion tė ēmuar. Ėshtė ai qė tregoi ngjarjen tepėr interesante tė vitit 1963, kur orientoi bandėn daneze tė ekzekutonte himnin tonė kombėtar kur Shqipėria luante nė kėtė shtet verior tė Evropės. Dhe tani i kėrkohet pėrsėri ndihmė "maces sė zezė" pėr tė zbardhur njė nga dukuritė mė spektakolare tė futbollit shqiptar: arratisjen e bujshme tė Qemal Voglit nė Gjermani.


    Nė moshė si vinit me Qemalin?

    Ishte nė mos gaboj dy vjet mė i madh nga unė. Nė gazetė e pashė qė ishte 1929 dhe unė 1928. Megjithatė le tė mbetet ashtu siē po shkruhet. Por ai ishte mė i madh se unė dhe kėtė e di fort mirė. Nė vitin 1950 do tė shkonim tė luanim nė Hungari dhe ishim sė bashku. Kombėtarja jonė pėr efekte tė luftės sė klasave u pėrgjysmua dhe ne ikėm atje si kokoshi katandisur njė thelė. Kur u krijua Dinamo nė vitin 1950, Qemalin e thėrriten atje. Ndėrsa kur u kthyem nga Hungaria, mua mė kaluan me Partizanin. Me kėtė ekip para meje kanė qenė portierė si: Ramazan Njala, Rexhep Gruda, Raqi Pisku etj. Megjithatė, miqėsinė me Qemalin e ruajtėm gjithnjė. Pas Hungarisė vlen tė kujtoj se trajneri Bukovi i Hungarisė nisi tė na stėrviste. Kam qėndruar disa ditė edhe me Pushkashin, qė na gjuante nė portė nė ato ditė stėrvitore. Me Qemal Voglin stėrviteshim bashkė.

    Si njeri, si ishte Qemali?

    Njeri shumė i mirė. Nuk dinte tė "hante" prapa shpine. Ishte i besuar i emrave tė njohur si Kadri Hazbiu, Mihallaq Ziēishti, Maqo Ēomo, Zoi Themelko dhe qėndronte gjatė me ta. Flas pėr vitin 1952-1953, por ishte shok shumė i mirė.

    Kur e krijoi Qemali familjen?

    Aty nga viti 1953 u fejua me Hyrmeten, motrėn e futbollistit Fatbardh Deliallisi. Me tė ka edhe njė vajzė, Mimozėn, tė cilėn unė e takoj edhe tani. Duhet tė jetė 56-57 vjeēe. Por para se tė iknim nė turne me Dinamon, ai u divorcua me gruan dhe kjo padyshim i krijoi njė ngarkesė tė madhe shpirtėrore.

    Ēfarė ishte ky turne i vitit 1956?

    Ishte turne miqėsor i Dinamos. Ekipi ishte pėrforcuar nė nivelet e ekipit kombėtar. Edhe kur dilte jashtė Tirana, Shkodra a ndonjė ekip tjetėr na merrnin ne. Turneu pėrfshinte Ēekosllovakinė, Gjermaninė dhe Bashkimin Sovjetik. Turneu nisi nė Ēekosllovaki. Luajtėm me Bratislavėn, nė Pragė. Nė ndeshjen e dytė luajta unė, sepse Qemali u dėmtua. Ishim tė dy tė njė niveli. S'kishte rėndėsi se cili vihej nė portė: ikte njė "mace", vendosej njė "mace" tjetėr.

    Po mė tej, si vijoi turneu?

    Nga Ēekosllovakia shkuam nė Gjermaninė Lindore. Zhvilluam atje tri ndeshje. Tė tretėn e luajtėm me ekipin e Lajpcigut. Dinamo fitoi 1-0. Kėtu ėshtė rasti tė evidentoj njė moment qė mund tė lidhet me ngjarjen e mėvonshme tė arratisjes sė Qemal Voglit. Pala gjermane, e mėrzitur nga humbja, i propozoi palės sonė tė luanim edhe njė ndeshje tjetėr dhe pėr kėtė jepnin 500 marka pėr futbollist. Qemali insistoi qė ndeshja tė zhvillohej, natyrisht pėr kėtė shpėrblim financiar qė u vendos. 500 marka ishin shumė pėr kohėn. Mirėpo drejtuesit e ekipit nuk dėgjuan. Ishin shumė punonjės tė Sigurimit si Gani Goxhi, Gani Kodra, Vasil Prifti etj. E kėshtu, u vendos tė mos luhej. Qemali u mėrzit shumė dhe filloi tė nervozohej me tė gjithė drejtuesit. Madje edhe me Zihni Gjinalin. U bė edhe mbledhja e organizatės bazė tė partisė, ku nga lojtarėt komunistė ishin Qemal Vogli dhe Xhevdet Shaqiri. Ishin pa dyshim edhe njė qerre punonjėsish tė Sigurimit tė shtetit qė na shoqėronin. Dhe u vendos tė mos luhej. Mbase kjo mund tė ketė ndikuar nė veprimin e mėvonshėm tė arratisjes sė Qemal Voglit.

    Si ndodhi ngjarja dhe a kishit dijeni, siē ka deponuar Vogli nė hetuesi?

    Gjėrat nuk janė kaq tė thjeshta, sepse tani je i lirė tė thuash ēfarė tė duash. Pasi mbaruam ndeshjen me ekipin e Lajpcigut ne u vendosėm nė njė kamp, qė ngjasonte me kavalishencėn e Ministrisė sė Brendshme. Atje ishin sistemuar rreth 4000 veta. Nė ditėn qė do tė arratisej, po qėndronim nė njė pishinė tė bukur, teksa po ndiqnim disa hedhje nga trompolina sė bashku me Leonidha Dashin, Gani Goxhin, Gani Kodrėn dhe me Vasil Priftin. Qemali vjen tek unė e mė thotė tė shkoja me tė nė njė qytezė tė vogėl, ku ai kėrkonte tė kalonte disa orė. Nuk mund tė them se kishte vendosur tė arratisej dhe aq mė pak tė bėnte ndonjė plan me mua, apo pėr kurthe, siē mund tė mendohet.

    Cila ishte pėrgjigja juaj?

    Nuk vi, i thashė. E theksoj edhe njėherė, pa ditur se ē'kishte ndėrmend tė bėnte. Ai u mėrzit edhe me mua. Kur erdhi mbrėmja dhe futbollistė tė ndryshėm po ktheheshin nė qendrėn e grumbullimit, Qemal Vogli nuk po dukej. Me sa mė kujtohet, personi i fundit qė kishte qenė me Qemalin ishte Miēo Papadhopulli.

    Veprimet qė u bėnė pasi u mėsua mosardhja e Qemalit?

    Ne nuk po kuptonin se ēfarė kishte ndodhur. Policia gjermane u njoftua menjėherė. Berlini ishte ndarė nė disa pjesė, sepse ishte edhe prezenca e aleatėve tė Luftės sė Dytė Botėrore. Mė kujtohet qė erdhėn 15 policisė tė xhandarmėrisė sė Berlinit me 15 qen. Pa dashur tė bėj humor, i ofrova qenve kėpucėt e Qemalit pėr t'i nuhatur, qė ta kėrkonin. Pastaj u besua se Qemal Vogli ishte arratisur. Policia e zonės lindore tė Gjermanisė u lodh sė kėrkuari, por nuk gjetėn gjė. Tė nesėrmen do tė niseshim pėr nė Bashkimin Sovjetik, por mė parė duhej tė merrnim vesh ēfarė kishte ndodhur me Qemalin. Nė mbrėmje vonė vjen nė kampingun tonė zėvendėsministri i Brendshėm i Gjermanisė Lindore dhe na informon se Qemal Vogli ishte parė nė Gjermaninė Perėndimore. Mua m'i tregonte kėto Zihni Gjinali.

    Dini gjė, si mund tė jetė orientuar Qemal Vogli pėr tė shkuar nė njė vend tė Gjermanisė ku tė ndihej i qetė pėr arratisjen?

    Me sa mė ka thėnė kur doli nga burgu, disa kalimtarė e kanė dėrguar nė ambasadėn franceze. Atje ėshtė rrahur rėndė, derisa i kanė thyer nofullat. Tė mos harrojmė qė lufta e ftohtė ishte shumė e ashpėr. Akuzat pėr depėrtime agjentėsh nė tė dy kampet ishin tė kohės, pėr rrjedhojė Qemal Vogli u mendua se ishte nė shėrbim tė Sigurimit shqiptar. Francezėt mė pas e dėrguan nė njė ambasadė tjetėr, derisa pėrfundoi nė atė amerikane. Kur ishim nė Bashkimin Sovjetik, krejt papritur e kemi dėgjuar Qemal Voglin duke folur nė Zėrin e Amerikės.

    Dhe cilėt ishin komentet e tij?

    Kritikonte shumė regjimin pėr kushte tė vėshtira jetese.

    Dhe nga komunikimi me Voglin ē'gjė tjetėr keni mėsuar?

    Pas ambasadės amerikane ėshtė dorėzuar tek autoritetet gjermane. Ato e kanė dėrguar nė njė kamp, siē trajtohen tė arratisurit.

    Raportet me futbollin si janė ruajtur nė Gjermani?

    Gjithnjė sipas tregimeve tė Qemalit, nė kampin ku strehoheshin tė arratisurit iu dha mundėsia tė kryente disa seanca stėrvitore. Ata qė e panė, u befasuan nga pėrgatitja e portierit tonė dhe i dhanė fjalėn se shumė shpejt do ta kalonin nė njė ekip tė Bundesligės. Por hijet e dyshimit ruheshin pėr Qemalin, gjithnjė ėshtė fjala pėr luftėn e ftohtė.

    Mund tė na tregoni diēka pėr kthimin e tij nė Shqipėri?

    Edhe pasi doli nga burgu, Qemali mbeti njė mik i ngushtė i imi. Njė ditė po mė tregonte se si kishte ndodhur qė u kthye.
    Ėshtė folur sikur Sigurimi i shtetit e ka sjellė nė Tiranė tė futur nė njė thes...
    Nė Austri do tė vinte tė luante pėrfaqėsuesja hungareze. Qemali ishte natyrė e shkathėt dhe i futur. I kėrkon 200 dollarė rojės sė objektit ku stėrvitej, duke i thėnė se sė bashku me njė gjerman do tė shkonin tė ndiqnin kėtė ndeshje. I duhej tė shpenzonte pėr taksi, pėr ushqim etj. Pasi i merr dollarėt, niset pėr nė Austri. Me sa mė tha, ka kaluar shumė peripeci rrugės, sepse taksi nuk kishte gjetur. Qėllimi i Qemalit nuk ishte thjesht ndeshja. Ai kishte vendosur tė kthehej nė Shqipėri. Ndoshta ajo qė kishte menduar se do t'i servirej nė Gjermani, nuk i doli siē e mendoi. Njihte nga afėr Pushkashin, Bukovin (trajnerin e Hungarisė), Groēiēin etj. Ne kemi qėndruar me hungarezėt. Kemi pirė kafe me ta dhe lidhėm miqėsi tė ngushtė. Kur ata e kishin parė atje, e patėn pyetur tė habitur: "Vogli, si ėshtė e mundur qė ndodheni kėtu?". Dhe Qemali i ishte pėrgjigjur se e kishte rrėmbyer njė vajzė gjermane dhe se donte tė kthehej nė Shqipėri.

    Ēfarė kėrkonte nga hungarezėt portieri ynė?

    Qemali me zgjuarsinė e tij i kishte bėrė mirė planet. Ai u kėrkoi hungarezėve tė udhėtonte me ta, pėr tė shkuar nė ambasadėn tonė nė Budapest. E nė fakt ashtu ndodhi. Ata e morėn nė avionin e tyre, pasi atyre nuk u kėrkohej pasaporta, e mė pas e dorėzuan Qemal Voglin nė ambasadėn shqiptare.

    Po nė Budapest ku qėndroi?


    Nė shtėpinė e Sabri Peqinit, i cili studionte nė kėtė shtet. Atje qėndroi disa ditė dhe mė pas me linjėn Budapest-Tiranė mbėrriti nė Shqipėri.

    Ju e keni ditur kur do tė kthehej Qemal Vogli?

    E si ta dija! Ėshtė koincidencė interesante. Unė kam qenė duke qėndruar me njė Raqi, komandant aviacioni. Aeroporti ishte pranė klubit Partizani. Shikoj qė mbi kokat tona po ulej njė avion. Dhe ky Raqi mė thotė: "Sule, po vjen ai shoku jot. - Cili shok, - i them? - Qemal Vogli". Provokimet ishin me zarar. Duhej tė ishe shumė i kujdesshėm. "Ėshtė shoku jot, - i them kėtij Raqit, - sepse Qemali ėshtė anėtar partie dhe oficer sigurimi. Ndėrsa unė nuk i kam kėto tė dyja". Kujtoj qė isha sė bashku me Besim Fagun dhe Xhep Spahiun. Kur zbriti nga avioni pashė qė shoku im i fėmijėrisė ishte i prangosur. Kur filloi tė ecė nė pistė, i hodhėn njė batanije mbi kokė. Ky ėshtė ai thesi qė u fol se e kanė sjellė Qemal Voglin nė Shqipėri.

    Ka shumė hipoteza se ai ėshtė shoqėruar me njė grua gjermane, qė besohet se ishte nė shėrbimin e fshehtė tė kėtij shteti?

    Them se jo. Nėse qėndron ky version duhet tė jetė i gabuar. Ajo grua qė pėshpėritet mund tė ketė qenė agjente, por me tė Qemali ka luajtur tenis dhe pingpong nė mjediset e kėtij kampingu ku ne po qėndronim. Por kjo hipotezė edhe tani e kėsaj dite nuk ėshtė vėrtetuar. Gjykimi im ėshtė se Qemali e njihte mirė Berlinin, se ne kishim shkuar disa herė atje. Dinte mirė vendndodhjen e ambasadave tė huaja dhe ndarjen territoriale tė tyre brenda Berlinit. Kur bėnim nxemjen nė mjediset sportive, shumė studentė shqiptarė na ruanin se mos kalonim nė pjesėn perėndimore. Kėshtu i kishin urdhėruar.

    Si shpjegohet fakti qė nė hetuesi Vogli ju ka pėrmendur edhe ju nė planin e arratisjes?

    Nuk ėshtė kėshtu. Ne flisnim shok me shok gjithmonė. Bisedonim gjėra tė ndryshme, ndėrmjet tė tjerash bėnim edhe shaka. Edhe nė vitin 1950 Qemali mė thoshte se sikur tė kisha ikur edhe unė, kur u arratisėn Bule Vathi me Bahri Kavajėn. Po asnjėherė nuk janė marrė seriozisht.

    Nė gjyqin e Qemal Voglit jeni thėrritur me cilėsinė e dėshmitarit, mbani mend se ēfarė keni thėnė?

    Kam qenė nga tė paktit nė atė gjyq. Mbaj mėnd kur e futėn Qemalin nė sallėn e gjyqit. Ai me shumė kujdes luajti gishtat e njėrės dorė, pėr tė treguar se nuk kam folur gjė. Sigurimi i shtetit mbase kishte dėshirė tė mė sakrifikonte edhe mua dhe mund tė luante lojė tė dyfishtė. Unė thashė hapur se nuk dija gjė pėr atė qė kishte bėrė Qemal Vogli. Nuk ia di emrin prokurorit, i cili mu hakėrrua duke me thėnė pse nuk tregon pėr atė qė kishte vendosur tė bėnte Qemal Vogli. I thashė se kam ardhur me cilėsinė e dėshmitarit dhe jo tė akuzuarit.

    Ēfarė ju tha prokurori nė gjyq?

    Mė foli me ton: Pse nuk ke denoncuar pėr arratisjen? Kush ju tha ju qė unė e dija kėtė gjė, iu pėrgjigja. Isha i bindur se Qemali nuk kishte shpifur dhe as mund tė mė rrezikonte pėr dukuri tė tilla shumė me zarar pėr kohėn. Unė pėr kėtė isha plotėsisht i bindur. Por nė gjyq di qė kam thėnė edhe kėtė: qė Qemali ėshtė njė "Haxhi pishman". E bėn edhe pendohet. Dhe Koēo Dilo, avokati i ēėshtjes e shfrytėzoi kėtė duke thėnė se, Maliqati bėri dėshmi tė sinqertė dhe se Qemal Vogli ėshtė vėrtet "Haxhi pishman". Dhe fakti ėshtė se u kthye, pasi gaboi.

    Sipas jush cilat duhet tė kenė qenė arsyet e arratisjes?

    Puna e ndarjes me gruan e vrau shumė. Qemali ka kaluar peripeci familjare. Pasi doli nga burgu u bashkua me tė shoqen dhe u divorcuan sėrish. Ėshtė martuar me motrėn e futbollistėve Gjoci dhe nė mos gaboj ka dy djem me tė. Por edhe mospranimi pėr 500 markat qė vendosen tė na jepnin gjermanėt pėr njė ndeshje tė dytė me Lajpcigun, duhet tė ketė pasur pasojat e veta.

    Me kė jetoi Qemali pas burgut?

    Me tė ėmėn.

    Sa u dėnua?

    15 vjet, por 5 vite burg bėri.

    Ka pasur tentativa pėr rikthimin e Qemal Voglit pėrsėri nė portė?

    Koha e burgut kishte bėrė punėn e vet. Qemali kur doli nga burgu duhet tė ketė qenė 32-33 vjeē. I vėrtetė ėshtė edhe ky fakt qė po tregoj tani. Nė njė 28 nėntor, kur Enver Hoxha ndodhej nė Vlorė nė vizitė tek njė familje patrioti, i ėshtė thėnė nga i zoti i shtėpisė qė tė ndikonte pėr rikthimin nė futboll tė Qemal Voglit. Enver Hoxha ėshtė shprehur qė i thoni Kadri Hazbiut. Por kjo nuk do bėhej mė kurrė. Kadri Hazbiu jo vetėm qė nuk ndikoi pėr kėtė, por na bėri thirrje ne qė tė mos qėndroni mė me Qemal Voglin, mos i flisni dhe braktiseni.

    Pse jeni lakuar nga Qemal Vogli nė kėtė deponim, sipas jush ēfarė do tė ketė shėrbyer pėr kėtė?

    Pa qėllim. Vazhdimisht Qemali mė prekte problemin e arratisjes. Kur pėsuam 12 gola nė Hungari dhe pas arratisjes sė Bule Vathit dhe Bahri Kavajės, kishte raste qė mė ngacmonte me idenė e arratisjes. Nuk arrita ta kuptoj asnjėherė: e bėnte pėr shaka me mua apo tė mė nxiste tė mbėshtesja kėtė ide. Dhe unė i thosha: kush tė beson ty, ti je anėtar partie dhe oficer sigurimi.

    Mendoni se ishte njė vendim i menjėhershėm ai i arratisjes, apo i kishte bėrė planet me kohė?

    Nuk jam nė gjendje ta shpjegoj.

    Kishit konstatuar qė Vogli e dėshironte arratisjen?

    Edhe e kisha, pasi njėherė nė Dardanele e pashė tė vishte rrobat e banjės. Vathi dhe Kavaja ishin arratisur ndėrkohė. Deti kishte shumė dallgė. Por shyqyr qė u mbyllėn dyert me ēelės dhe nuk na lanė tė dalim mė. Por asnjėherė nuk e kam menduar se do tė vinte njė ditė, qė ai do ta zbatonte versionin e arratisjes.

    Si implikohet Maliqati nė arratisjen e Qemal Voglit



    Prej ditės sė martė, 9 tetor, "Panorama Sport" ka nisur botimin e historisė sė vėrtetė tė arratisjes sė ish-portierit tė Dinamos dhe ekipit kombėtar, Qemal Vogli, nė 1956-ėn. Gazeta ka mundur tė sigurojė pyetėsorin qė hetuesi i Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, kapiten i I, Petrika Mushi dhe kapiteni i II, Gaqo Meēi, kanė bėrė me Qemal Voglin. Ish-portieri tregon nė vetė tė parė tė gjithė historinė, duke filluar qė nga mėngjesi i ditės sė arratisjes, kalimi nė Gjermaninė Perėndimore, Austri, Hungari dhe deri tek kthimi nė Rinas. Nė hetuesinė e Voglit natyrisht nuk mungojnė edhe personazhe tė panjohur, tė cilėt patėn tentuar ta rekrutojnė nė Gjermani, po edhe persona tė botės sė sportit dhe politikės, protagonistė tė asaj periudhe, relativisht ndikues nė veprimin qė pati ndėrmarrė ish-ylli i portės kuqezi.
    Nė pyetjet nė hetuesi doli fillimisht edhe emri i Sulejman Maliqatit, shok i ngushtė i Qemal Voglit jo vetėm nė Kombėtare por edhe nė jetė. Implikimi i Maliqatit nė arratisjen e Voglit vjen si rrjedhojė e njė pohimi tė kėtij tė fundit nė hetuesi se i kishte thėnė para se tė largohej nga ekipi kombėtar, Maliqatit se do arratisjes. Madje edhe i kishte propozuar qė tė shkonte me tė por ky i fundit nuk e kishte marrė seriozisht, duke mos pranuar. Kjo gjė vėrtetohet edhe nė pyetje-pėrgjigjet nė hetisi si dhe nga vetė Maliqati nė intervistė.

    Maliqati, "macja e zezė" e kuqezinjve



    Ai ishte 28 vjeē kur Qemal Vogli i kėrkonte qė tė largohej me tė drejt Gjermanisė Perėndimore. Asokohe, ca nga padituria e ca nga frika, ai nuk mori guximin pėr t'u larguar, duke vazhduar kėshtu karrierėn e tij sportive jo vetėm nė mbrojtje tė katėrkėndorit tė Partizanit, por edhe tė ekipit tonė pėrfaqėsues. I lindur nė vitin 1928, Maliqati u shqua pėr talentin e tij, ndaj edhe u rekrutua menjėherė nga Partizani. Me kėtė skuadėr ai luajti pėr mė shumė se njė dekadė, duke fituar titujt kampionė nė vitet 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1962-1963 dhe 1963-1964. Karrierėn e nisi nė vitin 1947-1948, me ekipin e sindikatave tė Kavajės, ku luajti pėr tri sezone. Me Kombėtaren ka luajtur nė ndeshje tė tilla si ajo ndaj Hungarisė nė 1950, kur pėrballė kishte Pushkashin e madh, kundėr Ēekisė, Rumanisė, Danimarkės, ku edhe ka qenė kapiten i ekipit. Ndėrsa pas turnet, nė Lajpcig tė Gjermanisė, me Partizanin, gazeta "Deutche Sport Echo" do ta konsideronte Maliqatin si "macja e zezė" e portės shqiptare.



    Panorama Sportujar Qesja
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •