Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1

    (Ne) Shqiptarët duhet t'i kthehemi Evropës dhe fqinjësisë së mirë me fqinjët

    Duke lexuar disa shkrime të postuara sidomos kohëve të fundit, ndjehem i zhgënjyer me mentalitetin e politikës sonë, prandaj e shoh të udhës t'i them nja dy tri fjalë.
    Trojet shqiptare janë Ballkan e Ballkani është Evropë. Është anakroni të jetosh në Evropë e të sillesh e të kesh mendim jashtë evrope. Nëse mendojmë të vazhdojmë me Evropën duhet të mendojmë e të sillemi evropianisht.
    Mbi të gjitha duhet të kemi fqinjësi të mirë me fqinjët tanë. Po s'qemë mirë me fqinjët tanë është e kotë edhe nëse e gjithë bota na do. Nëse e duam të huajin për t'i bërë keq fqinjit tonë, të gjithë fqinjët do t'i kemi armiq, të gjithë do të na urrejnë.
    Të mendojmë pra ndryshe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 08-11-2010 më 12:56
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Nuk eshte qeshtja se a i duam ne fqinjet, por a na duan ata neve.

    Po harrojme shume shpejt sa cka ka ndodhur dhe cka po vazhdon te ndodhe.

    Shqiptaret asnjehere nuk kemi pasur pretendime territoriale ndaj fqinjeve, asnjehere nuk ushtruam gjenocid, asnjehere nuk kemi pretenduar qe ne menyre artificiale te krijojne minoritete te fqinjet tane, asnjehere nuk ju cenuam lirine apo sovranitetin fqinjeve, asnjehere nuk ju bllokuam mallerat ne kufi, asnjehere nuk u morrem me propagande denigruese ndaj fqinjeve tane, asnjehere nuk copetuam trojet e fqinjeve tane etj.

    Fqinjet tane jane ata qe duhet te shprehin gatishmerine per pajtim.
    Pajtimi do te ndodhte pas kerkimfaljes, pas kthimit te territoreve qe na i morren, pas pageses se demshperblimit, pas hapjes se kufijve per mallrat made in Kosova etj.

    Per mendimin evropianisht.
    Europianet e kane kuptuar se cili komb eshte me proeuopian. Jane realizuar me qindra sondazhe dhe eshte deshmuar edhe me vepra se populli shqiptar eshte populli me proeuropian ne rajon.


    Po e ngatrroni viktimen me kriminelin.

  3. #3
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Ne n'pergjithesi kemi fqinjesi te mire me te gjithe. Me MeZ, Maq., Kroacine, Sllovenine, Rumanine (edhe pse s'na ka njofte-na s'kemi naj problem me ta), Hungarine, Bullgarine, Turqine, Greqine (ashtu-keshtu), Bosnjen (nom edhe ky) keshtu qe nuk po e shoh kete si problem prej anes tone. Kojshilleku ne nivel osht!

    Me Servine, muhabet tjeter osht ai!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 08-11-2010 më 16:22

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    I nderuar miku im ,une mendoi se duhet te bejm perpjekje ,dhe perpjekje ne maksimum qe te behemi pjes tamam, qe do mburret edhe evropa m ne.
    Por duhet e pari ta respektojm veten ton,qe te na respektojn tjeret.

  5. #5
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Mbi të gjitha duhet të kemi fqinjësi të mirë me fqinjët tanë. Po s'qemë mirë me fqinjët tanë është e kotë edhe nëse e gjithë bota na do. Nëse e duam të huajin për t'i bërë keq fqinjit tonë, të gjithë fqinjët do t'i kemi armiq, të gjithë do të na urrejnë.
    Të mendojmë pra ndryshe!
    Për fqinjësi të mirë duhen dy palë që sillen mirë me njëri tjetrin ndryshe nuk ka asnjë kuptim kjo që po thua.

  6. #6
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    ne jemi shqiptar dhe ne nuk duhet te imitojm evropianet por ne duhet te jemi vetvetja ne duhet te punojm jo qe te hyjm ne evrop sepse neve evropa sna ka dasht kurr por vetem qe na ka shkatrru duke na coptu trojet tona por ne duhet te punojm qe te ndertojm shtetin ton te ndihmoj popullin ton dhe te mos i lejojm rinin ton te bredh rrugve te evropes dhe te botes por tju mundsojm te jetojn ne shtetin e tyre , ne nuk duhet te mundohemi te hym ne evrop por duhet te mundohemi te zhdukim varfrin ne shtetin ton ti ndihmojm te smurit tan qe per qdo dit vdesin neper spitale ne munges te parave dhe tju sigurojm qe vellezerit tan te jetoj te lir ne shtepit e tyre evropa nuk mundet te na sjell keto gjera keto duhet ti bejm ne vet

    ne duhet ta duam mikun dhe jo ti duam ata qe nuk na duan dhe te sillemi me te gjith fqinjit tan dhe me te gjitha shtetet tjera ne menyre me te mir

    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Nuk besoj se duhet tu kërkohet shqiptarëve të respektojnë fqinjësinë e mirë se e kanë bërë.Kjo duhet tu kërkohet fqinjëve të saj që historikisht kanë patur dhe vazhdojnë të kenë pretendime teritoriale tashmë të tejkaluara me futjen në Europë.Ne, për të mos prishur muhabet me fqinjët,kemi bërë disa herë një vesh shurdh dhe një sy qorr por pikërisht për këtë na kanë keqkuptuar fqinjët tanë!
    Të paktën për zonën time këtu.
    21 djem na ka vrarë ushtria maqedonase në kufi dhe ne për të mos e prishur me fqinjin,edhe sot e kësaj dite nuk e marrim guximin ta kujtojmë se na ka vrarë ata djem!
    Sa për grekun,besoj se e dini vetë që ka arritur të na vrasë djemtë edhe për një ndeshje futbolli!!!Dhe ne nuk marrim guximin ta përkujtojmë atje në Greqi atë datë që atë na e vranë!Dhe pse?Për të mos ta prishur me fqinjin!!!
    Italia na mbyti 87 fëmijë,burra dhe gra në Otranto por ne,për hir të fqinjësisë,e bëjmë prap një vesh shurdh dhe një sy qorr!!!
    Kjo nuk do të thotë që ne të rrëmbejmë armët.Kurrsesi jo por përsa i përket fqinjësisë së mirë,kjo tu kërkohet fqinjëve tanë.

  8. #8
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Ne n'pergjithesi kemi fqinjesi te mire me te gjithe. Me MeZ, Maq., Kroacine, Sllovenine, Rumanine, Hungarine, Bullgarine, Turqine, Greqine ashtu keshtu, Bosnjen (nom edhe ky) keshtu qe nuk po e shoh kete si problem prej anes tone. Kojshilleku ne nivel osht!
    Mali i Zi - a i fale territoret a?...s'ka problem, kemi mjaft.
    Maqedoni - edhe ketij a?...hajt se kemi teritore edhe pa ate gjysmen e atij 'shteti'
    Greqia - hajgare a?...(fjale qe e perdor Ti, Rina)
    Bosnja - nuk pranon mallra made in Kosova, nuk pranon pavaresine.

    Bullgaria - nuk eshte fqinji yne
    Turqina - nuk eshte fqinji yne
    Kroacia - nuk eshte fqinji yne
    Sllovenia- nuk eshte fqinji yne

    Edhe une jam pro fqinjesise se mire...por nuk jam pro faljes se territoreve, pro mohimit te te drejtave te bashkekombasve te mi, pro harrimit te historise se kemi mesuar se ajo perseritet me vone etj etj...

  9. #9
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Patriot? E ku te na mbetet fqinjesia e mire?!


    Jo more une s'ua fala, por keta qe po brengosen per fqinjesi te mire ! Une vetem po ua rikujtoj qe nga ana jone nuk ka ndonje prirje te prishjes se raporteve fqinjesore . tamam puna, kojshilleku osht shume me rendesi!

  10. #10
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Rina_87;2918458]Patriot? E ku te na mbetet fqinjesia e mire?!


    Jo more une s'ua fala, por keta qe po brengosen per fqinjesi te mire ! Une vetem po ua rikujtoj qe nga ana jone nuk ka ndonje prirje te prishjes se raporteve fqinjesore . tamam puna, kojshilleku osht shume me rendesi!
    Nuk e kapa. Me befasove me t'thene te drejten.

  11. #11
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    "Me rendesi osht me pase fqinjesi te mire, ani cka qe ne jemi te vetmit qe sakrifikohemi ne emer te saj!" Edhe eshte interesant se vetem per tjeret brengosemi edhe flasim. Nuk e di a ka popull ne bote qe mendon, flet, mbron, shahet (per) popujt tjere si ne. S'e besoj!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 08-11-2010 më 16:54

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Me rendesi eshte me pas,normal po kur ata nuk na dojne?Me shume me vjen inat nga bosnja qe te njejtin armik kemi pas serbin,e nuk na pranon per shtet ende.

  13. #13
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Nete Lexo Postimin
    Me rendesi eshte me pas,normal po kur ata nuk na dojne?Me shume me vjen inat nga bosnja qe te njejtin armik kemi pas serbin,e nuk na pranon per shtet ende.

    Ne Bosnje eshte situata shume e komplikuar. Atje eshte nje lemsh qe nuk i gjendet fija. Jane tre kombe shtetformuese, tre presidenta, tre religjione etj.

    Pengesat per njohjen e Kosoves dhe per mallrat e Kosoves vijne nga ndikimi i Republika Srpska, nje krijese artificiale dhe bombe e kurdisur ne ballkan.

    "Me rendesi osht me pase fqinjesi te mire, ani cka qe ne jemi te vetmit qe sakrifikohemi ne emer te saj!"
    E qudishme, por e vertete!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •