Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Thumbs down Bisedimet me Serbinë nisin këtë muaj për kufirin

    Prishtinë, 6 nëntor – E përditshmja Koha Ditore shkruan sot se autoritetet ushtarake serbe kanë kërkuar nga komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, që të bisedojnë për ndryshimin e vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë. Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën një burim ndërkombëtar, sipas të cilit takimi i parë do të zhvillohet këtë muaj në Nish të Serbisë.
    “Takimi do të mbahet më 18 nëntor dhe do të zhvillohet në Nish. Ky takim do të mbahet me kërkesë të autoriteteve ushtarake serbe, të cilat kanë kërkuar që të ndryshohet vija kufitare me Kosovën, ajo vijë që është caktuar sipas Marrëveshjes së Kumanovës”, ka thënë ky burim me kusht anonimiteti. Sipas tij, për këto bisedime janë njoftuar edhe autoritetet në Kosovë, e po ashtu është biseduar edhe në takimin që komandanti i KFOR-it ka mbajtur të premten me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.
    Për shkak të mosdefinimit të saktë të vijës kufitare, banorët e Kosovës në anën e Anamoravës në kufi me Serbinë, shpesh herë janë konfrontuar me policinë kufitare të Serbisë. Muaj më parë në Kamenicë madje ka pasur edhe protesta nga banorët të cilët janë ankuar se autoritetet serbe të kufirit janë futur në pjesën e Kosovës.
    Sipas Marrëveshjes së Kumanovës, të nënshkruar në mes të forcave të NATO-së dhe autoriteteve të atëhershme të Serbisë, kufizimi i Kosovës me Serbinë nuk është i definuar si “Kufi”, por si “Vijë administrative kufitare”. Më gjerësisht për këtë në numrin e sotëm të gazetës.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Mire do ishte te viheshin kufinjte nje here e mire, se me vone dalin probleme.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •