-
Katarët dhe Templarët - Enigmat dhe historitë rreth tyre
Graal,kupa e shenjte e Krishterizmit, mbase humbi per gjithmon ne 16 mars te 1244,ne naten ne te cilen Montsegur,tempulli e keshtjella kryesore e Occitanias katare,binte ne duart e kalorseve te mbretit e ne duart e Inkuzicionit?
Vazo e shenjte,xhevahir i ardhur nga qielli,send misterioz i perbere nga fuqi mbinatyrore,i padukshem per te keqinjte,bujar me te miret,simbol i pushtetit shpirteror,simbol i rezistences e i supremacis kristiane Papale.
Sigurisht qe ky mit pagan,manikeo,e katar, eshte "kristjanizuar" me vone;kjo vazo romanceske kthehet ne nje pjate ne te cilen ju dha Krishtit Qinqi i Pashkes,ose ne nje kupe ne te cilen ai theu buken e hodhi veren ne Darken e tij te fundit,gjithashtu eshte dhe vazo qe mblodhi gjakun e tije mbi kryq.
Po asnje nuk mund te japi nje pergjigje te sakte misterit te mbremjes e te pushtimit te Montsegur nga ana e kryqetareve.Kryqetaret fitues mbi"Albigesi"(qytetar te nje qyteti Francez) o Kataret,te cilet quheshin edhe "Patarini"(patera,pjate) ne gjuhen e D'oc,ose "mbjajtesit e Patera".Patera nuk ishte mbase il Graal?Nuk u çua ajo ne nje vend sekret nga te kater te arratisur te asaj mbremje?.E bashke me te humbasin dhe librat e shenjte te Katarizmit,pa lene menjane thesaret e mbledhura,te pagjetur,ne monedha floriri e argjendi,.bashke me guret e çmuar qe i kishin sherbyer ne fuqizimin e tyre,e ne rezistencen ndaj kishes romane per vite me radhe?.
Te konsideruar per nje kohe te gjate si heretik,sot ata shikohen ne nje kendveshtrim te ndryshem,edhe se i Katari bashke me thesaret e tyre moren me vete shume sekrete qe nuk mund te gjehen kurre.Megjithate kane lene shume deshmi perpara gjyqeve te Inkuzicionit,aq sa te dihet qe ambicionet e tyre ishin fisnike po aq ose dhe me teper te gjykatesve te Inkuizicjonit qe donin ti denonin.
Mbas maskes se herezis qe Kisha kotolike ju vuri atyre per interesat e saja,shfaqet nje civilitet i perparuar,ai i tradicionit filozofik e shpirteror,ne te cilen permbidhet mistiçizmi i Orientit e dituria greko romane.
I Katari ose te ashtequajtur "i puri"(puro),besonin ne nevojen e tyre per te jetuar e praktikuar ne nje menyre tjeter fene ose kristjanizmin e tyre,ata besonin ne nje ideal tjeter te kishes,ku nuk mbizotronte gjerarkia dhe strukturat e saja.Per i Katari kisha duke zgjedhur pushtetin e pasurine kishte zgjedhur te keqen,ose simbas doktrines se tyre midis Zotit e Djallit kishte zgjedhur kete te fundit.Suksesis ose famen e tyre,nuk e kishin aritur vetem duke predikuar doktrinene ose fene e tyre,e kishin aritur duke e jetuar ne varferi e ndeshmeri.Ky ishte morali i vetem qe shpegonin e ndiqnin.
-
-
Ndertimi i keshtjelles,ne formen e saj,e ngritur afersisht rreth vitit 1204 eshte veper e Katareve.Rrenojat e kesaj keshtjelle ndodhen akoma dhe sot siper ne Col du Tremblement,midis Foix e Mirepoix..(france).Edhe se e perdorur si keshtjelle mund te kete qene nje tempull kushtuar diellit.Kjo teori,nuk eshte e provuar nga asnje dokument historik,mund te vertetohet si teori vetem nga vendosja e saj.
Sipas deshmive te prodhuara perballe Inkuzicionit del me qartesi qe dy veskové,prifterinj katare, i kishin kerkuar nje zoterie te Montsegur qe quhej Ramon de Parella qe te restauronin rrenojat egzistuese.Ramon de Parella e konfirmoi 40 vjet me mbrapa,edhe ai gjate pyetjeve te bera nga Inkuzicioni.
Punimet kishin filluar nga arkitekti katar Beccalaria,nxenes i Escot de Linars,ekspert ne fortifikimin e keshtjellave.
Vendi i zgjedhur per fortifikim eshte nje vend qe le per te deshiruar e pare nga ana strategjike ushtarake,edhe punimet e bera per ta fortifikuar nga ky inxhiner i mirnjohur ushtarak,qe kishte ndertuar ne shume vende te tjera,jane mediokre.Si eshte e mundur qe nje inxhinier me fame te tille te kete realizuar nje sistem mbrojtje kaq te dobet?Pse e perse?.
Mura te larte rrethojne nje kopesht qendror prej 54 metrash me 14,brenda afer hyrjes ndodhet nje kulle e vogel shume pak praktike per vet mbrojtesit.Nuk kishte dritare o te çara mbrojtese ne murret e saj,porta shume te largeta per te qene mbrojtese,struktura e bere me llaç e me trare druri,shenjester e lehte per shiqetat me zjarr te sulmuesve.Te gjitha ndertimet tregojne qe keshtjella e Montsegur nuk ishte nje projekt keshtjelle.Ishte nje ndertim i bere per perdorim tjeter e me vone i fortifikuar nga nevoja.
Kjo teze mund te argumentohet duke pare kullen e vogel,e cila ishte prere ne nje pjese per te ndertuar nje çistrne uji me 60 000 litra,e cila mund te jepte per te pire per 80 dite 150 personave.Dihet se te gjitha keshtjellat e asaj kohe ishin te perbera nga nje çisterm o me shume e qe kishin kapacitete akoma me te madhaja.
Pse Bertrant de Beccalaria mund te bente nje gabim te tille?Mbase keshjella eshte fortifikuar provizorisht e ne menyre te shpejte,per tu mbrojtur nga nje sulm me kohe te shkurte;e mbase ndertimet mbrojtese te ndertuara mund te prisheshin me vone pa i hequr origjinalitetin e perdorimit nderteses.
Sipas deshmive te epokes dihet qe Kataret frekuentonin Monsegur perpara 1204.Vendosmeria e tyre per te ndertuar ne ate vend ka bere qe shume te mendojne se ata donin te ngrinin nje tempull,vend per lutjet i rezervuar ndjekesve te setes se tyre.Kerkime te ndryshme kane zbuluar se Montsegur mund te kete qene nje tempull i kushtuar diellit e shenjave te zodiakut.
Kjo teori i pershtatej Papes e Inkuizimit,sepse sipas tyre Kataret nuk ishin gje tjeter veçse pagane,adhurues te diellit,domethene ishin"manikei.(doktrine,qe ndan reptesisht te miren nga e keqja,ishin heretik.)Dhe manikeizmi per gati nje mije vjet ishte per kishen kristjane ishte nje nga kercenimet me te mbedhaja.
-
-
Episodi me i rendesishem o episodi i fundit i "luftes" se gjate fetare qe behej nga Papa o papet dhe nga mbreteria Franceze kunder Katareve dhe Albigezeve fillon ne maj te vitit 1242,me vrasjen e Guglielm Arnaud,i urdherit te"frateve predikator",dhe te Stefan di Narbona,i urdherit te "frateve minor".Kush ishin keta?Pergjegjesit o drejtuesit e Inkuzicionit ne token e konteve te Tolozes.
Te vene direkt nga autoriteti i Papes,nuk mund te kontrolloheshin nga asnje autoritet fetar lokal,keta inkuzitor kishin nje fame te tmereshme.Sa dhe vet Papa Gregori IX duhet te nderhynte per te moderuar sjelljen e tyre te ashper.(kjo ndrehjyrje eshte bere me ane te nje letre qe Papa i dergon arkiveskovit te Vjenes ne shkurt te 1237).
Ne krye te komandes te inkuizimit,Gulielm Arnaud pershkonte gjithe teritorin e Tolosez franceze ne kerkim te heretikeve.I ndimuar nga nje grup njerezish o bashkepunetor,kryente hetime te shpejta nga qyteti ne qytet,gjykonte e denonte me reptesin me te madhe.
Metoda e tije ishte e thjeshte.Me disa gjykues,nje kançeljer,e nje xhandar burgu vendosej ne nje vend o qytet,ne pergjithesi ne nje manastir te Domenikaneve,e ne mungese banimi fetar,vendosej ne nje keshtjelle qe sigurisht sekuestrohej.Pastaj shpallte diten e oren kur do te fliste.E kush nuk vinte per ta degjuar ishte i dyshuar per herezi.Ne fjalimet e tij deklaronte se do te zhdukte herezin nga qyteti.Ishte nje ultimatum per heretiket e vendit.Megjithate ketyre u jepej nje periudhe kohe qe te ndryshonin.Se ata prezantoheshin vete me vullnetin e tyre,mekatet e tyre pezulloheshin per njefar kohe.E gjate kesaj kohe gjyqi i inkuzicionint nuk i denonte si te fajshem.Keshtu ata nuk rezikonin denimin me vdekje,e as konfiskimin e pasurise.Por mbasi mbaronte kjo periudhe kohe keto persona thireshin prape gjykoheshin e trajtoheshin si fajtor.
Me te dobetit,o ata qe mendonin qe nuk kishin bere faj,ose ata qe kishin shume pak lidhje me heretiket,shkonin e vet-akuzoheshin,keshtu mendonin se mund edhe te shpetonin.Por kishte dhe nga ata qe vet-akuzoheshin per gjera te vogla per te lare gjynahe me te medhaja.
Te gjitha keto konfesjone degjoheshin e dokumentoheshin nga Inkuzicioni ne dyer te mbyllura.Segreti ishte apsolut.Nuk ishte drejtesi o bamiresi,ishte thjeshte nje menyre e shpejte per te mbledhur informacjone.Frika qe shtinte inkuzimi e dobesia e disave,e bente punen e gjykimit shume te thjeshte.Dhe ne fakt nuk mjaftonte vetem te vet-akuzohesh,por duhet te spiunoje e te sillje emra,te jipje adresen,se perndyshe konsideroheshe bashkepunetor.
Keshtu perfundonte nje liste e gjate,ku brenda saj ndodhej kushdo,armiq personal,ose emera te personave qe ishin te ndryshem nga masa,kush kokefort,kush me talent,e keshtu me rradhe.
Te dyshuarit si fillim futeshin ne burg,pastaj merreshin ne pyetje.Egzistonte nje rregull i Inkuizimit dhe gjykatesit e ndiqnin pike per pike.(egzistojn me mijera ne arkivat e Inkuizicionit).Te gjitha pyetjet ndiqnin te njejten skeme:
"Keni takuar nje heretik?"
"Ku?.Ne çfar date?"
"E dinit qe ishte heretik o ju a kane thene?"
"Kishit raporte te regullta me te?"
"Si mund ti quani raportet me te?"
"Kush ju ka njohur me te?"
"E keni pritur ne shtepi?"
"Keni qene ju tek ai?"
"Ishit vetem apo te shoqeruar?"
"Jeni takuar jashte shtepise se tije o ne shtepine tuaj?"
"Vetem o ne grup?"
"çfare thoshte?"
"E njihni pershendetjen e heretikeve?"
"E keni perdorur dhe ju?"
"Keni qene te pranishem ne fillimin e herezis?"
"Pse nuk besoni ne fene kristiane?"
Siç shikohet,pyetjet beheshin qe pergjigjet te ishin te caktuara.Personi i marre ne pyetje kishte shume pak mundesi te dilte i pafajshem,sepse ishte i detyruruar te pohonte qe njihte o kishte njohur nje heretik,dhe ne qofte se mohonte gjitheçka,ateher vihej perballe testimonive te te tjereve qe kishin vene dhe ate ne liste.Pra Inkuzicionit i interesonte qe lista o "katallogu" te ishte sa me e gjate.Keshtu qe nje person te dilte fajtor.Te dilje i pafajshem nuk ishte e veshtire,ishte e pamundur.
-
-
Misioni i Inkuizimit i eshte dhene direkt fratit Gulielm Arnaud nga Papa,i cili do te zhduki o te heqi perfundimisht herezin katare nga Occitania.
Historia e Inkuizimit permban ne fakt dy periudha.Periudha e pare fillon me "concilion e Lateranos (concilio-mbledhje e autoriteteve fetare) ne 1179,dhe periudha e dyte pikerisht ne 1242.
Ne periudhen e pare Inkuzicioni vepron per llogari te Romes e nen autoritetin e Papes.Ata respktojne te drejtat e vena nga koha e imperatorit Xhustiniano,qe garantonin te drejtat e te akuzuarve.Per kete nuk quheshin prova deshmite e nje personi armik,ose te familjareve,te sherbetoreve,edhe te personave qe ishin te denuar per herezi.Dhe tortuara nuk ishte e lejuar.
Ne keshillin e Lateranos ne nje tekst shkruhet jo qartesisht mbi nje aleance te kishes e princerve kunder Katareve.Kjo mbase provon qe inkuizicioni i asaj kohe nuk kishte te gjitha mjetet e nevojshme.
"Edhe se Kisha,perdor ose i mjafton vetem nje gjykim "prifteror" dhe nuk perdor gjykime gjaklenese,deklarohet gjate Keshillit te Lateranos,ajo megjithate perfshin ligjet dhe principet,deri sa njerezit te kthehen ne rrugen e drejte shpirterore.Si eshte e mundur atehere qe heretiket,qe quheshin Katari,o Patarini,o Publikani,kane perparuar kaq shume ne Guaskonja,Albigeze,ne rajonin e Tolozes e ne vende te tjera?Kataret u mesojne publikisht herezit e tyre e kerkojne te konvertojne te dobetit;ne do ti skomunikojme,bashke me ta bashepunuesit e kolaboratoet e ndalojme reptesisht te mbajne raporte me ta;se ata do te vdesin ne mekatet e tyre,nuk do tu jepet varrim ne vendet o midis kristianeve"
Rreth njezete vjete me vone,ne 1198,papa Inoçensi III,ne nje leter derguar te gjithe princerve kristjan shkruan:Ne urdherojme princerve,konteve,baroneve,e te gjitheve njerezve te larte,te heqjen e mekateve te tyre,te perdorin gjithe peshen e autoritenin e tyre kunder heretikeve.....ata qe jane skomunikuar,tju konfiskohet pasuria....e te largohen nga vendi ku qendrojn"
"Ne i lutemi te gjithe popujve te tokes te armatosen kunder heretikeve......Ata te cilet i perkrahin heretiket do te skomunikohen,si dhe te tjeret qe do ti ndimojne o qe jetojne me ta".
Tete vjete me vone,veskovi i Osma,Diego,shkone nga Roma per ne Spanje me zevendesin e kishes se tije Domenik Guzman.Gjate kalimit te tyre ne teritoret katare takojne te derguarit e Papes qe do te luftonin heretiket.Por duke pare qe per tu luftuar heretiket,duhet te jipje shembull,ashtu siç e jipnin Kataret,te cilet jepnin shembull ne varferi e ne drejtesi morale,atehere Domenik Guzman vendos te veproje o te imitoje ata.Ai pershkon te gjithe teritoret e vendeve pereth,duke predikuar gjithandej,edhe duke dialoguar me predikatoret Katar,e si ata ngrinte lart vlerat e varferise e te modestise.Domeni Guzman do te krijoje urdherin e frateve predikues,qe me vone do te quhet urdheri i Domenikaneve.Perveç urdherit te Domenikaneve,atij do ti jepet detyra qe te ktheje heretiket,e me vone organizimi i Inkuizicionit,o me drejte ne kohen e Guljem Arnaud,represjonit.
-
-
Perleshjet e para fillojne ne 1208 me vrasjen e delegatit papal Pierre de Castelnau.Inocenci III therret per nje kryqezat kunder heretikeve te gjithe arqiveskovet e Provences,te gjithe kavaljeret e Frances e mbretin Filip Augusti.
Konti i Tolozes,Raimondi VI,i akuzuar se ka provokuar vrasjen e Castelnaut,duhet te kerkoje falje,per te menjanuar skomuniken e kishes,eshte i detyruar te marri pjese ne kete kryqezat kunder vasaleve o popullit te tije.Rreth 300 000 civil e ushtare vendosen ne jugun francez katar.Lufta o perleshjet,por edhe traktativat,do te vazhdojne per rreth pesedhjet vjete.
Meghithate,mbas vdekjes te kontit Rajmondi VI,i biri i tije kerkon te arrije ne njefar paqe.Mbas disa sukseseve e perforcimit te pushtetit te tije ne Toloza,e mbasi i ka treguar mbretit se ushteria franceze do ta kete te veshtire ta pushtoje,ne 1229 ai pranon te firmosi nje traktat paqeje ne Meaux,traktat i demshem e i pashpegueshem.Ne kete traktat i jepet mbretit te Frances te gjitha fortifikimet e dy te tretat e teritorit qe ai zoteron,e pranon te paguaje nje shume te madhe parash per Kishes.Premton se do te hyje ne rradhet e Kishes,si besimtar model,e qe do ti ri besnik mbretit te Frances.E vazhdon akoma, te kerkoje falje per gabimet e tije,pranon te rihet publikisht me kamzhik perpara Notre-Dam,ashtu si dhe babai i tije ne Saint-Gilles.
Me keto veprime,mendon se te pakten do te fitoje metoda me njerezore nga ana e Inkuizimit.Mbasi e ka kuptuar se eshte vetem zhgenjyer,ai vendos ti kundervihet vet inkuzitoreve.Ne nje leter te famshme vendos te demaskoj veprimet e qendrimin e Domenikaneve,qe simbas tije;"jane veprime qe bejne njerezit te vihen kundra Kishes e jo te jene besnik ndaj saje".Kjo deshmi degjohet edhe ne Rome e Papa ndrehyn per te moderuar egersin e menyrat e perdorur nga prifterinjt domenikan.
Po Rajmondi VII nuk ndalet vetem ketu,ai vendos te mbylli te gjitha portat e Tolozes Inkuizitoreve,duke sfiduar hapur Romen e mbretin e Frances.
Shume dokumente o shkrime munde te tregojne ngjarjet o klimen qe mbizoteronte ate vend rreth viteve 1230-40.Nje prift o frati Pelhiisson shkruan:"Qe te mbedhejte e vendit o borgezet e princerit kryesor,mbronin e ndimonin heretiket,i kunderviheshin,i plagosnin,i vrisnin,personat qe donin te deshmonin kunder tyre;vete konti kishte pereth tije njerez me besim te korruptuar.Per kete ai vepronte shume keq kunder Kishes,vendit e njerezve te tije.....".Frati vazhdon:"Katoliket e ndjejn veten te shtypur e te persekutuar dhe akuzatoret e heretikeve shpesh here vriten,edhe se konti Rajmont ne traktatin e paqes kishte premtuar dy marka te argjenta,per pese vjet,per çdo heretik burre o grua qe do te ishte kapur,e nje marke per pese vjete me mbrapa....."
"Ne te njejten kohe-shkruan akoma frati Pelhizon-vdiq nje heretik me emrin Galvanne,arkimandriti i madh i Valdezeve.(arkimandriti-prift superior).Mbasi kishte vdekur,inkuizitoret shkuan ne shtepine ku kishte vdekur heretiku,mbasi e shkateruan plotesisht,e shnderuan ne nje vend plehrash,pastaj nxorren Galvanne nga varri,e djegin duke e shetitur neper rruget e qytetit.Kjo gje u be per nder te Zoteris Sone e te Shen Domenikut,e per nder te Kishes romane,nena jone e shenjte,ne 1231...."
-
-
Situata behej gjithmone e me e tensjonuar,ne vitin 1235 prifti Gulielm Arnaud,inkuizitori,u kerkon dymbedhjete mbeshtetesve te heretikeve te Tolozes te paraqiten perball tije.Keta jo vetem qe nuk pranojne te paraqiten perballe priftit,por e paralajmerojne qe te mos beje asnje proçes kundra tyre e te mos i therasi me.Por duke e pare qe prifti Gulielm nuk bente as nje hap mbrapa,dakort me kontin e Tolozes,e lajmerojne se duhet te pushoje inkuzicionin e te largohet nga qyteti.Kunderpergjigje e inkuzitorit Gulielm, mbledh keshillin e inkuizimit ku vendoset qe ata kurre nuk do te largohen nga ai vend e qe do te vazhdojne "luften"kunder heretikeve akoma e me te vendosur.Ateher mbrojtesit e heretikeve rebelohen,marin priftin dhe e nxjerrin jashte qytetit,duke e lajmeruar se ne qofte se do ti therasi o akuzoje prap do ta kishin vrare pernjehere.
Lufta e hapur e konflikteve midis inkuizimit e heretikeve kishte filluar te kthehej ne nje rezisten klandestine.Nga njeri krah rritja e presjonit te Inkuizimit sjell padrejtesi e gabime,nga ana tjeter keto gabime provokojn reaksione te forta nga ana e heretikeve,te cilet nuk mund te durojn dot me abuzimet kundrejt tyre,pa lene menjane qe shpesh ishin te detyruar te konfesonin mekate qe nuk i kishin bere.
Me ashperimin e gjendjes e me persekutimin ne te cilen ndodhen dhe Kataret,i shtyn ata te organizojne mbrojtjen e tyre ne menyre te fshehte.Ata detyrohen te mbedhin shuma te medha parashe per te perballuar nje situate te tille.Sipas nje shkrimi te epokes kisha katare ishte mjaft e pasur.Ata jetonin me ndihmat o parate e lena nga besimtaret,gjithashtu ndimoheshin financjarisht edhe nga fisniket e zones.Kataret vendosin te organizohen edhe me nje rjet informatoresh per te qene gjithmon te informuar e ne kete menyre dirigjentet Katar mund te vendosnin e te vepronin ne menyre me te shpejte per mbrojtjen e interesave te setes se tyre.Organizimi i komunitetit katar perbehej nga "besimtar"e "Perfektet",pastaj ne sherbim te tyre kishin dhe agjentet e lidhjes e mbledhes te fondeve,ku keta ruanin e kontollonin rruget,vendbanimet e depozitat.Pjesa me e madhe e pasuris katare ndodhej ne keshtjellen e Montsegurit,po "Perfektet"qe leviznin vazhdimisht,kishin mundesi ne qofte se u nevoitej te gjenin para midis vendqendrimive e depozitave,si ne fshat ashtu dhe ne qytet.
Ne Montsegur Katarer jetonin ne paqe.Me mijra besimtar shkonin per te degjuar lutjet e veskovit plak Guilabert de Castris,i vdekur ne 1240.Deri nga fundi i 1242 kopeshti i keshjelles ishte gjithmon i mbushur plot me njerez,deri aq shume sa lajme te tilla i arine edhe Luigjit, i cili i kerkon kontit te Tolozes ti japi fund keti skandali.Rajmondi VII eshte i detyruar ti bindet,o te pakten ben sikur i bindet;ne 1241 rethon keshtjellen me trupat e tije.Pa ndonje rezultat,por vetem per te treguar besnikerine e tije ndaj mbretit e natyrisht peruljen e tije kundrejt Kishes.
Ky kercenim e rrethim fantazem i ardhur nga lart,ben Kataret qe te shpejtohen ne organizimin e tyre,mbushin magazinat me ushqime e municione.Garnizoni i mbrojtjes perforecohet duke aritur shifren e 120 njereve te armatosur mire.I urdherohet te gjitheve mbledhesve te fondeve qe te sjellin ne Montsegur pjesen me te madhe te thesarit katar.
Kjo ishte situata e fillimi te vitit 1242;Inkuizicioni perforcohet,mbreti i Frances i shtyre nga Papa kerkon nga Rajmondi VII nje aksjon me te vendosur,rezistenca katare ndihet e rrethuar,por me e mbrojtur e me e vendosur,opinioni katolik eshte i ndare midis besimit kristian e sentimentit te liris vendase oçitane,fisniket e borgjezia vendase nuk duan te njohin supremacin e Veriut e intolerancen e Romes.Lufta nuk eshte larg.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt