Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Danimarkë: Arben Cici emërohet ambasador në Danimarkë

    Bëhet e ditur tashmë, se ambasadori i ri nga Republika e Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës do të jetë dr. Arben Cici.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    për më shumë do të mësojmë së bashku

    Ambasadori i sapoemëruar, dr. Arben Cici do të jetë mysafir në Radio "Projekti21", Kopenhagë të Danimarkës, më 7 nëntor, nga ora 20:00.
    Shpresojmë me ambasadorin e ri të kemi një bashkëpunim edhe më të mirë i gjithë komuniteti shqiptar që jeton në Skandinavi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 04-11-2010 më 09:29
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3

    ca të dhëna për ambasadorin

    Dr. Arben Cici u lind në Korçë më 5 maj 1960.

    Nga 1979 deri më 1981 përfundoi studimet në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës në Departamentin e gjuhës frënge.

    Në 1984 ai u diplomua nga Universiteti i Algjerisë, në Fakultetin e gjuhëve, ku ai mori diplomën për intepretim/komunikim në frëngjisht-arabisht.

    Në qershor të 1999 mori titullin doktor shkence për histori.

    Në vitin 1991 ai përfundoi specializimin në Qendrën “Amiot Jacque” në Paris.

    Nga viti 1993 deri 1995 ai ka përfunduar studimet pasuniversitare, në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse në Moskë.

    Në tetor 1997 ka përfunduar specializimin e plotë mbi integrimin evropian në Qendrën për Studime Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë në Athinë.

    Gjatë periudhës 1988-1992 ai ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Departamentin e gjuhës frënge.

    Nga qershori 1992 deri në tetor 1992 ai punoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

    Nga 1992 deri 1995 Dr Cici shërbeu si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse dhe në Bjellorusi, Moldavi, Armeni, Gjeorgji, Kazakistan dhe Uzbekistan.

    Gjatë 1995-1996 ai punon përsëri në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Drejtorinë e Evropës.

    Nga 1996 deri më 2000 ai shërbeu si drejtor i Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në të njëjtën periudhë ai ishte një pedagog i gjuhës frënge në Departamentin e Gjuhësisë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

    Gjatë 2000-2006 Dr Cici shërbeu si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë.

    Nga viti 2003 deri më 2006 ka shërbyer ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, si jo rezident, në Bosnje-Hercegovinë.

    Nga gushti i vitit 2006 deri në gusht 2007 ka mbajtur postin e Drejtorit të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

    Dr. Cici është një njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja dhe autor i një numri të publikimeve shkencore-historike.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    me kete CV qe paska ky duhej cuar ambasador ne ndonje vend arab ose sllav

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir duket.. nga pergatitja..

    shkoll boll eksperienc boll..

    te shohim sa kompani daneze ndertuse industriale do ti coje ne shqiperi..



    keshtu ju a mas une punen ambasadoreve..

    suksese,, zoti Cica..

    lol

  6. #6
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Ky duhet te jete nji nga kopuket e shumte, dhe sahanlepires i mafies shqiptare. E pamundur te jete ndryshe kur sheh tere kete administrate te felliqur ne Shqiperi. Te njejte jane te gjithe keta ne kete pike, JANE TE PANDERSHEM.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse paragjykon o meriajmun?


    mund te jete shum i mire e shum i afte e shum i ndershem..


    kujdes..

  8. #8
    ta ndjekim një herë intervistën. bëni pyetje duke i shkruar apo duke e marrë direkt në telefon. pastaj mund të diskutojmë.
    unë uroj që ky të jetë më i afërt me komunitetin shqiptar.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pergezime o projekt.. per kte angazhim..

    bravo..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Urime.Edhe se eshte lajm normal.....
    Po shpresojm mos jet edhe ky",nje nga ata,qe i ka bere leket si ambasador ne Danimark.....
    Se ka njerez qe kan punuar edhe ne Kosove..e jane bere te pasur.....lere pastaj kur kan punuar per OKB.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •