Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 49
  1. #1
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Diskutime nga te krishterėt!

    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Atehere, si mendon ti se si ka mundesi qe te gjithe ata ungjillore, qe e kane pranu Krishtin ne zemren e tyre si zot personal, duke pase secili nji zbulese individuale me biblen, nuk arrijne KURR ne te njejtin interpretim, por, ne te kundert, arrijne ne mohim te tij?

    A kane ata me te vertete nji zbulese personale, apo bindjet e tyre biblike nuk jane vecse nji personalizim i lavazhos kolektive ne levizjet e tyre komunitare?
    Disa kane nji zbulese personale por qe nuk e kanė plotėsinė e fesė! Disa me bindjet e tyre biblike vertetė jane vecse "nji personalizim i lavazhos kolektive ne levizjet e tyre komunitare'

    Seminarist, dua ta jap njė pergjigje te shkurtė dhe besoj se do te kuptohemi.

    Dua tė citoj nga njė citat - shkrim i imi qe edhe mė parė e kam perdorur ne njė temė ne debat me ty:

    Kisha Katolike me shumė arsye ėshtė lidhur edhe me tė gjithė tė krishterėt e tjerė jokatolikė, tė cilėt me besim nė Krishtin dhe me pagėzim janė nė njė lidhje tė thellė, megjithėse jo nė bashkim tė plotė me tė. Ata nuk e ruajnė bashkimin me pasardhėsin e shėn Pjetrit. Disa nuk e kanė as plotėsinė e fesė. Ndėrkaq disave prej tyre – sidomos kishave ortodokse – u mungon shumė pak pėr bashkim tė plotė, qė do tė mundėsonte edhe kremtimin e pėrbashkėt tė Euharistisė sė Zotit.


    Pra nuk e kanė as plotėsinė e fesė dhe nuk di se ēka te them tjeter veq se duhet tė lutemi qe ta kuptojnė te vereten. Ajo qe kerkohet edhe ma shumė ėshtė se kėta njerez duhet ta largojnė nga mendja bindjen per vetveten se "ata jane Krishti"!

    Plotėsia nuk arrihet edhe aq lehtė dhe unė i kuptoj dobėsitė njerzore, por problemi eshte se kėta nuk po duan ta kuptojnė Ungjillin qe Jezusi thotė; "une erdha qe te bėj tė verbėrit tė shohin dhe ata qė pretendojnė se shohin, tė verberohen"

    Unė zakonisht kam deshirė tė degjoj te krishterin duke thėnė “Rabbuni! Du qė tė shoh!” mirpor unė po shoh dhe po lexoj krenari dhe perbuzje ndaj te tjerėve - gjithnjė duke thėnė "unė shoh"!

    Biblen, ėshtė mirė nėse njeriu e lexon, edhe ma mirė nėse e beson, por unė shoh disa probeleme te keto sekte lidhur me kėtė - lexim besimin e Bibles:

    1. Mendojnė se vetem ata e lexojnė Biblen dhe te tjeret "shiqojnė certani filma"!

    2. Harrojnė dhe injorojnė Kishen e Krishtit katolike-ortodokse, (ata qe sollen pagabueshmerisht ne jete Biblen), kėta njerez sot perpiqen ta shtjellojnė Biblen dhe duke shtjelluar Biblen akuzojnė pikėrisht Kishen e Zotit tė gjallė.

    3. Mendojnė se janė duke interpretuar mirė Biblen duke pershtatur ne ato sektet-doktrinat e tyre mirpor bindjet e tyre biblike vertetė jane vecse "nji personalizim i lavazhos kolektive ne levizjet e tyre komunitare'

    4. disa kane nji zbulese personale por nuk e kan plotėsinė e fesė.

    5. Si perfundim, besojnė dhe shtjellojnė mbi doktrinen e Trinitetit, por harrojnė se kjo nuk ka qene e vetmja doktrinė e Eterve te Kishes. Pjesen tjeter nuk deshirojnė as tė lexojnė edhe pse edhe keto mėsime ishin nga Eterit e Kishes!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 02-11-2010 mė 18:42
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    A kane ata me te vertete nji zbulese personale, apo bindjet e tyre biblike nuk jane vecse nji personalizim i lavazhos kolektive ne levizjet e tyre komunitare?
    Ajo qe duhet kuptuar eshte se Fryma/Shpirti Shenjt vepron dhe jashte kufijve te Kishave qe kane prejardhje apostolike. Nga ana tjeter, te pasurit e zbulesave personale nuk eshte "damke" vetem e ungjilloreve.Dhe besimtaret katolike dhe orthodhokse mund te kene zbulesa personale. Ajo qe eshte e rendesishme eshte qe keto zbulesa personale te shihen ne driten e doktrines qe kemi trasheguar nga eterit e shenjte. Psh nje "zbulese" personale qe do te thoshte qe Krishti nuk e perfundoi misionin e Vet por ka nevoje per nje tjeter profet qe ta plotesoje, kjo do ishte e qarte se vjen nga Satani.
    Apo "zbulesa" te tjera qe bien ne kundershtim me frymen e pergjitheshme te Kishes. Psh nje "zbulese" qe do te thoshte qe aborti nuk eshte mekat, eshte e qarte qe vjen nga Satani, etj...

    Kisha ka dimensionin personal dhe dimensionin kolektiv. Nuk mund te ekzistoje nje Kishe vetem me individe qe kane zbulesa personale dhe pa nje zbulese kolektive. Nga ana tjeter nuk mund te ekzistoje nje Kishe qe ka vetem zbulesa kolektive qe jane shnderruar ne doktrina te konfirmuara dhe nuk ka zbulesa personale. Kisha e pare do ishte konfuzion, Kisha e dyte do ishte statike, e ngurte.Fryma/Shpirti Shenjt eshte Ai qe i jep jete Kishes duke e ushqyer vazhdimisht me Jeten e Zotit (qe eshte Krishti), ne nivel personal dhe kolektiv.

    (Shume shenjter apo te lume katolike dhe orthodhokse kane pasur zbulesa te mahniteshme ne lidhje me Krishtin etj.. Psh Ana Katerina Emmerich ju zbuluan ngjarjet e fundit te jetes se Krishtit. Shen Kozmait te Etolise ju zbuluan profecite per ngjarjet e ardhme etj...)

    Dhe si perfundim, do te thoja se Etaloni/ Njesia Matese qe e dallon nje zbulese te vertete nga nje zbulese false eshte perulesia e atij qe e sjell kete zbulese. Zbulesa ne vetvete eshte dhurate nga Perendia/Hyji, pra nuk eshte qellim ne vetvete. Kjo zbulese jepet per ndertimin dhe forcimin e Kishes, ndaj perulesia dhe dashuria qe tregon ai qe ka zbulesen madje dhe per kundershtuesit e kesaj zbulese, eshte fakti qe tregon nese kjo zbulese eshte Hyjnore dhe sa vlere ka realisht ne jeten e personit qe i zbulohet.


    1 Pra, nė qoftė se ka ndonjė ngushėllim nė Krishtin, ndonjė ngushėllim dashurie, ndonjė pjesėmarrje tė Frymės, ndonjė mallėngjim e dhembshuri,
    2 atėherė e bėni tė plotė gėzimin tim, duke pasur tė njejtin mendim, tė njėjtėn dashuri, njė unanimitet dhe njė mendje tė vetme.
    3 Mos bėni asgjė pėr rivalitet as pėr mendjemadhėsi, por me pėrulėsi, secili ta ēmojė tjetrin mė shumė se vetveten.
    4 Mos mendojė secili pėr interesin e vet, por edhe atė tė tė tjerėve.
    5 Kini nė ju po atė ndjenjė qė ishte nė Jezu Krishtin,
    6 i cili, edhe pse ishte nė trajtė Perėndie, nuk e ēmoi si njė gjė ku tė mbahej fort pėr tė qenė barabar me Perėndinė,
    7 por e zbrazi veten e tij, duke marrė trajtė shėrbėtori, e u bė i ngjashėm me njerėzit;
    8 dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e pėruli vetveten duke u bėrė i bindur deri nė vdekje, deri nė vdekje tė kryqit.

    Filipianeve 2
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 03-11-2010 mė 04:50
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Mire, mire Matrix, por une e kisha thjeshte se ne shumicen e rasteve nuk sheh ndonje evangjelist te thote se bindjet biblike qe ka i ka se ashtu i jane mesuar ne bashkesine ku shkon. Perkundrazi, ajo cfare me siguri u eshte mesuar, ta shesin si zbulese personale.

    Dhe te mos ngaterrojme ne kete rast pseudo-zbulesat me zbulesat verteta te shenjtoreve katolike e ortodokse.

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin
    5. Si perfundim, besojnė dhe shtjellojnė mbi doktrinen e Trinitetit, por harrojnė se kjo nuk ka qene e vetmja doktrinė e Eterve te Kishes. Pjesen tjeter nuk deshirojnė as tė lexojnė edhe pse edhe keto mėsime ishin nga Eterit e Kishes!!


    Une nuk kam pa ndonji evangjelik, shembull ne forum, qe te besoje sakte ne Trini.

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Jo se dua te bej avokatin e ungjilloreve, por ceshtja eshte se ne Kishat Ungjillore nuk i vihet rendesi primare detajimeve ne doktrine. Aty i vihet rendesi marredhenies me Zotin. Pra, nje marredhenie e gjalle me nje Zot te gjalle. Detajimet ne doktrina nuk sjellin domosdoshmerisht dhe nje gjalleri ne marredhenien me Zotin. Jam dakord se pajtimi me doktrinen e pranuar gjeresisht ne Kishat apostolike eshte kusht i nevojshem per te percaktuar autencitetin e nje zbulese, por zbulesa kryesisht nuk ka te beje me ceshtjet doktrinore, por me nje reagim qe varet nga rrethana te caktuara dhe ne nje kohe te caktuar. Zbulese mund te jete pershembull se a duhet te behet ungjillezim ne nje grup apo menyre te caktuar. Pra kryesisht zbulesat kane te bejne me punen e Kishes dhe jo me anen doktrinale.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Pėrgjigje tė sakta Matrix! Me sa duket ke "ke dalė nga udha e Hyjit". Tė ishe nė njė shekull tjetėr, pisk do ta kishe punėn me mbrojtėsit e flaktė tė krishtėrimit.

    Seminiarist, tek ty dalloj njė krenari frymore qė vetėm i shton telashe vetes pėr ditėn kur do takohesh me Krishtin. Krishti pastė mėshirė pėr ty.

    Ėshtė njė shprehje e popullit qė thotė: Mė mirė tė dish se sa tė kesh. Nė gjėrat frymore mendoj se ndodh e kundėrta. Mė mirė tė kesh (Krishtin) se sa tė dish (pėr Krishtin).

    Njohuria vetėm tė fryn, ndėrsa Dashuria (Krishti) ndėrton!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga marcus1 Lexo Postimin
    Seminiarist, tek ty dalloj njė krenari frymore qė vetėm i shton telashe vetes pėr ditėn kur do takohesh me Krishtin. Krishti pastė mėshirė pėr ty.
    Ja ky eshte nje shembull tipik evangjelistesh, ku merret persiper me'shume perulesi' te qenit profet dhe gjykues frymerash.

    Vetem me behet qejfi qe te pakten nuk ke mare persiper qe meshiren per te cilen paskam nevoje te ma japesh ti.

    Apo, mos me "Krishti paste meshire per ty" eshte nje identifikim i yti me Krishtin, ku ti merr persiper te thuash se cfare i duhet Krishtit te beje!!!!!

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Jo se dua te bej avokatin e ungjilloreve, por ceshtja eshte se ne Kishat Ungjillore nuk i vihet rendesi primare detajimeve ne doktrine. Aty i vihet rendesi marredhenies me Zotin. Pra, nje marredhenie e gjalle me nje Zot te gjalle. Detajimet ne doktrina nuk sjellin domosdoshmerisht dhe nje gjalleri ne marredhenien me Zotin. Jam dakord se pajtimi me doktrinen e pranuar gjeresisht ne Kishat apostolike eshte kusht i nevojshem per te percaktuar autencitetin e nje zbulese, por zbulesa kryesisht nuk ka te beje me ceshtjet doktrinore, por me nje reagim qe varet nga rrethana te caktuara dhe ne nje kohe te caktuar. Zbulese mund te jete pershembull se a duhet te behet ungjillezim ne nje grup apo menyre te caktuar. Pra kryesisht zbulesat kane te bejne me punen e Kishes dhe jo me anen doktrinale.
    Si nuk u vinka theksi ne detaje doktrinore nder ungjillore? Ata per piken me te vogel jane gati madje te ndahen mes veti ne aq grupime sa edhe mendime ka.

    Nje GABIM tjeter eshte kur e quan te gjalle llojin e marredhenies se nje evangjelisti me Zotin!
    Si mund te jete e gjalle nje marredhenie qe nuk ka per baze Sakramentin, por MOHIMIN e tij?

    Ndoshta ti ngaterron gjallerine e psikozes se tyre kur i referohen Krishtit, sikur Ai te ishte nje SuperStar i vecante i kohes, nje idhull sikur celebritite e shumte, me te cilin ata kane nje mardhenie kaq individuale.
    Por kjo marredhenie eshte thjeshte PSIKOZE. Eshte ne nivelin e ndjenjave dhe logjikes mendore.


    Nuk ka mundesi qe dikush te kete marredhenie personale me Zotin dhe ideja e tij per Zotin te jete e gabuar!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Ja ky eshte nje shembull tipik evangjelistesh, ku merret persiper me'shume perulesi' te qenit profet dhe gjykues frymerash.

    Vetem me behet qejfi qe te pakten nuk ke mare persiper qe meshiren per te cilen paskam nevoje te ma japesh ti.

    Apo, mos me "Krishti paste meshire per ty" eshte nje identifikim i yti me Krishtin, ku ti merr persiper te thuash se cfare i duhet Krishtit te beje!!!!!
    Siminarist, unė po vė nė pah atė qė unė personalisht vėshtroj, njė krenari frymore. Kėtė lloj krenarie unė nuk e kam vėnė re nė etėrit apo nė murgjėrit e shenjtė tė kishave katoliko ortodokse. Njė pyetje kam unė ndaj teje: Ty qė beson se ke dotkrinėn e saktė, ēfarė tė duhet mė tepėr tė bėsh, nė mėnyrė qė t'u ngjash etėrve dhe murgjėve shenjtorė dhe tė marrėsh pak sa nga pėrulėsia e tyre? Po tė isha nė vendin tėnd, kėtė pyetje do i bėja edhe vetes sime, dhe nuk do qetėsohesha deri sa tė gjeja pėrgjigjen.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #10
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pse ti, cfare do mendoje se do benin Eterit e Kishes, nqs do tu thoje me kembengulje se je i krishtere (se jep Krisht!), por sipas mesimeve te Paulit te Samosates?

    Ma gjej kete pergjigje te Eterve ndaj teje dhe pastaj vazhdojme diskutimin.

    Shkurt. Me te krishteret diskutoj per ngjashmeri me eterit, me heretiket doktrinen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 05-11-2010 mė 13:53

  11. #11
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga marcus1 Lexo Postimin
    Kėtė lloj krenarie unė nuk e kam vėnė re nė etėrit apo nė murgjėrit e shenjtė tė kishave katoliko ortodokse. Njė pyetje kam unė ndaj teje: Ty qė beson se ke dotkrinėn e saktė, ēfarė tė duhet mė tepėr tė bėsh, nė mėnyrė qė t'u ngjash etėrve dhe murgjėve shenjtorė dhe tė marrėsh pak sa nga pėrulėsia e tyre? Po tė isha nė vendin tėnd, kėtė pyetje do i bėja edhe vetes sime, dhe nuk do qetėsohesha deri sa tė gjeja pėrgjigjen.
    markus1,ndodhė se guximi dhe hidherimi ndaj njė heretku nxitohet edhe nga vet Hyji, bile bile edhe te sulmoihet me fjale por ndoshta edhe te goditet ne fytyrė heretiku - mashtrues sepse Zoti nuk deshiron qe dikush te flet ne emer tė Tij dhe tė sjellė botes hereti - mashtrime.

    Ne kete rast jam pak i ashper pasi qe janė pikėrisht keta protestant heretik qe kan krenari, smirė dhe perbuzin te tjeret. Kam plote deshmi edhe ne kete forum i dashuri vėlla.

    Ti e din se si u pat sjellur njė heretik - ne forumin protestant duke mashtruar opinionin kinse e paska gjetur Zotin pse ka ikur nga Kisha katolike, ndersa realisht ai person e ka zėvendesuar Zotin me pasuri, per arsye perfitimi ai eshte konvertuar. Nuk eshte problemi pse ai eshte konvertuar, por problemi eshte pse ai apo dikush tjeter, del ne opinion dhe genjenė, nuk te duket ty krenari kjo?

    Personalisht ty edhe nuk poe te kuptoj, nuk po kuptoj pse ti i mbronė protestanėt derisa nuk i perket ketij sekti. Unė me ty nuk kam diēka dhe te konsideroj te krishtere te mirė - nuk e ke ende plotesinė e fesė - je shumė afer te Vertetes, por je njeri qe ne ty kam takuar Krishtin, - te mungon vetem edhe njė hap - eja ne Kishen katolike dhe pranoj SAKRAMENTET.

    Mos harro se Eterit e Kishes ka ndodhur se jan pajtuar "dhe Eterit e Keshilit rane dakord se guximi i shenjtorit ishte i pelqyeshem nga vet Hyji"!

    Postuar mė parė nga toni77_toni

    Me 6 dhjetor nga kalendari kishtar pėrkujtohet Shėn Nikolla, ipeshkėv



    .......................

    Ne Keshillin e Pare Ekumenik ne vitin 325, Shen Nikolla ishte pjesemarres. Ky keshill shpalli Simbolin Besimit, dhe ai foli kunder heretikeve si Arius me shenjtoret e tjere.

    Ishte jashtzakonist guximtar dhe i mbushur me zellė. Shen Nikolla, i mbushur me zell per ti sherbyer Hyjit, e sulmoi heretikun Arius me fjale dhe e goditi ate ne fytyre. Mirpor per kete arsye, atij iu hoq emblema e ipeshkveit dhe u vendos nen kontrollin e rojeve. Por disa prej Eterve te Shenjte paten te njejtin vegim, pane Vete Zotin dhe qe ia ktheu Shenjtorit Ungjillin dhe emblemen e ipeshkvit. Eterit e Keshilit rane dakord se guximi i shenjtorit ishte i pelqyeshem nga vet Hyji dhe ia riktheun shenjtorin postin qe kishte me parė.

    Pasi u kthye ne dioqezen e tij, shenjtori i solli paqe dhe bekime duke mbjelle fjalen e se Vertetes, duke shkulur me rrenje herezite, duke ushqyer tufen e tij me doktrine te shendoshe dhe duke u dhene ushqim per trupin.
    ................................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 06-11-2010 mė 05:32

  12. #12
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ton, Marcus do arrije te shohe vetveten dhe jo te tjeret vetem atehere kur ai te kthehet ne shtepi te vete, ne kishen katolik. Atehere do me kujtoje!

    Kur une shoh Marcus them se inkuizitoret do kene pas pune me te vertete te veshtire.

  13. #13
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Une mendoj se duhen kuptuar arsyet se perse sot jemi ne nje gjendje te tille ku ka shume doktrina dhe ku jane perhapur shume sekte.
    Eshte e lehte qe t'i akuzosh ata si heretike dhe te larguar nga besimi, por a deshiron me te vertete Krishti qe ne ta bejme kete?

    Ka disa lloj kategorish ungjilloresh.

    Ka nga ata qe e kane njohur Krishtin ne nje Kishe Ungjillore dhe jane bere pjese e saj. A duhet te akuzohen keta per dicka? Fakti eshte qe ata mund te kene qene ateiste ose muslimane dhe kane besuar ne Krisht. A mund te akuzohen keta se pse kane shkuar ne Kishen Ungjillore dhe jo Ortodokse apo Katolike? Ne asnje menyre. Ata jane si femijet qe ishin jetime dhe dikush u perkujdes per ta. Nuk eshte faji i tyre se kujdestaret e tyre rrjedhin nga rryma qe jane ndare nga Kishat Katolike dhe Ortodokse. Perkundrazi ne duhet t'ju jemi mirenjohes ketyre qe jane kujdesur per ta, sepse ata bene pikerisht ate qe duhet te kishim bere ne, (besimtaret e doktrines se drejte).

    Ka nga ata qe kane qene Ortodokse dhe Katolike dhe me pas jane larguar per arsye se jane skandalizuar nga ndonje prift. Dhe ne kete rast, faji nuk eshte i tyre por i atyre qe i kane skandalizuar

    Ka dhe nga ata qe jane bere protestante vetem per qellime fitimi. Me kete kategori jam dakord qe jane mashtrues, por nuk duhet te na shqetesojne keto gjera. Ata do japin llogari para Krishtit dhe nuk kemi pse i gjykojme ne. Ata bien ne sy, 100 kilometra larg qe nuk ndjekin Krishtin. Heret ose vone ata do zbulohen qe jane mashtrues dhe do diskreditohen para njerezve. Perendia yne eshte AI qe heton zemrat dhe i ekspozon ato ne kohen e duhur.
    Ajo qe duhet te na frikesoje ne, eshte pikerisht zemra jone. Cfare ka brenda saj dhe jo se cfare ka brenda zemres te te tjereve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 06-11-2010 mė 07:52
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  14. #14
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ajo qe duhet te shqetesoje te gjithe eshte VETEM e verteta. Nqs dikush e sheh te verteten, eshte perballe saj, dhe me "perulesi" qendron ne herezi, pjeserisht ose plotesisht, ky ka probleme me krenarine e "perulesise". Eshte kapur fort pas kesaj "perulesie" dhe injoron cdo arsyetim te shendoshe, madje ky arsyetim u duket persekutim!!!!!

    C'me duhet mua se per cfare arsye nje individ gjendet ne nje besim te caktuar?

    A po mos duhet te falenderojme edhe ata ateiste qe se paku pranuan ekzistencen e Zotit krijues dhe u bene muslimane?

    Ajo qe me duhet eshte se kur te gjendet perballe meje, ne nje menyre ose tjeter, dhe nqs diskuton, une ta ve perballe te vertetes.


    Dhe nuk ka Kisha Ungjillore, Matrix, ashtu sikurse nuk ka Buke e Vere tek Ungjilloret qe te jete Trupi dhe Gjaku i Krishtit.

    Kjo teme u hap me arsyetimin se te gjithe ungjilloret vijne e ti shesin mesimet qe i kane mare brenda komunitetit te tyre si Zbulesa qe kane nga marredhenia e "gjalle" me Zotin e gjalle.

    Po te kishin nje marredhenie te tille, te pandikuar, ata patjeter qe do binin dakord me mesimet e Kishes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 06-11-2010 mė 08:19

  15. #15
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Ajo qe duhet te shqetesoje te gjithe eshte VETEM e verteta
    Ashtu eshte Seminarist, vetem e VERTETA, por jo e verteta si doktrine por e verteta si Person. Kush ka Krishtin e ka te Verteten, kur nuk ka Krishtin dhe po nuk e pati te verteten si doktrine, ka Jeten dhe Jeta eshte mbi Doktrinat.
    Nqs ne do arrijme te shohim se e verteta, doktrinat, jeta, misteret, dashuria, perulesia, jane vetem atribute te KRISHTIT, atehere do jemi ne poziten qe deshiron Ai te jemi.
    KRISHTIT i dhimbsen shume here me teper ata qe kane rene ne herezi se sa na dhimbsen ne. Ai do i drejtoje ne te verteten doktrinale, nqs e sheh te rendesishme, nqs jo perseri eshte vullneti i Tij.
    Ai kur u largua nga toka, nuk la ndonje doktrine te percaktuar qarte dhe sakte, por la premtimin e Frymes qe do vije brenda te krishtereve dhe do i udheheqe ne cdo te vertete qe Ai deshiron.

    Apostujt serisht nuk lane ndonje definim te qarte te doktrinave ne letrat e tyre. I vetmi vendim qe moren Apostujt ishte nese Krishti do u shpallej paganeve dhe nese paganet do duhej te ndiqnin Ligjin dhe Rrethprerjen apo jo. Ne asnje rast nuk shohim qe apostujt te shqetesoheshin per gjera qe filluan te shqetesonin te krishteret e mevonshem (psh cfare ndodh ne sakrament, si percaktohet Triniteti, si vjen shpetimi, a humbet shpetimi, etj...).
    Shqetesimi kryesor i Apostujve ishte qe Kishat lokale te mos i shtonin gjera te tjera Krishtit, te mos influencoheshin nga paganet dhe nga judenjte dhe te ruanin Lirine ne Krisht. Te mos roberoheshin nga ambicjet e kesaj bote dhe te mos humbisnin Thjeshtesine e tyre ne marredhenie me Krishtin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 06-11-2010 mė 08:54
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  16. #16
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ia ke bere pyetjen vetes, nese eshte Mesim i Kishes dallimi mes Ungjillit (te Vertetes, ose Doktrina e Kishes) dhe Krishtit Person?

    Si na benke nje dallim mes personit Krisht dhe Zbuleses se Tij?

    Nje ndarje e tille eshte katastrofale dhe Kishemohuese me gjithe rrjedhojat e saj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 06-11-2010 mė 08:36

  17. #17
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pastaj, ku ka krenari dhe kryelartesi me te madhe se sa te krenohesh me nje person ne shek.3 si Pauli i Samosates dhe ta deklarosh veten pasardhesi i tij, meqe, nder te tjera, ky na qenka ngrejtur kundra sistemit kishtar te kohes?

    A do e clironte padituria dhe injoranca nje person me nje bindje te tille nga herezia dhe anti-kristianizmi?

    A eshte perulesi, pervujteria e mesimeve te nje heretiku?

  18. #18
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Ia ke bere pyetjen vetes, nese eshte Mesim i Kishes dallimi mes Ungjillit (te Vertetes, ose Doktrina e Kishes) dhe Krishtit Person?

    Si na benke nje dallim mes personit Krisht dhe Zbuleses se Tij?

    Nje ndarje e tille eshte katastrofale dhe Kishemohuese me gjithe rrjedhojat e saj.
    Une nuk bera ndarje mes Krishtit dhe Zbuleses se Tij, por thashe qe doktrina eshte atribut, cilesi e Krishtit. Doktrina eshte nje profil, nje projeksion mendor i realitetit Shume-dimensional te Krishtit. Eshte sikurse nje fotografi qe tregon dicka nga Personi, por nuk eshte vete Personi.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  19. #19
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ungjilli, sinonimisht doktrina e Trupit te Krishtit, Kishes, eshte e njejte jo me lenden, substancen e personit Krisht, por me perkufizimin e asaj se cfare Personi i tij beri per ne qe ta besojme Ate.

    Ne shprehjen biblike "pranimi i ungjillit" = pranim te Personit Krisht. Ndersa mohim i ungjillit = mohim te personit Krisht, asaj cfare Ai beri.


    Diksh mund te jete i perulur dhe me baze doktrinen e besimit vetem tek Ati, te nje Zoti, pa besuar ne Trini.

  20. #20
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pikerisht pra eshte vete Ungjilli qe deshmon qe E Verteta eshte Krishti. "Une jam Rruga, E Verteta dhe Jeta"
    (Te pranosh se Krishti eshte e Verteta, eshte te pranosh ne thelb Ungjillin)

    Ashtu sikurse Ai u tha judenjve: "Ju kerkoni ne Shkrimet sepse mendoni se do te keni jeten permes tyre, por jane ato qe deshmojne per Mua!"

    E njejta gje vlen dhe per ne sot(dhe per ungjilloret po ashtu), ne kerkojme detajime ne doktrine duke menduar se do kemi jeten permes tyre, por harrojme se Jeta eshte vete Krishti
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 06-11-2010 mė 09:42
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •