Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kaloritë dhe shëndeti i tepërt

    Kaloritë dhe shëndeti i tepërt

    01/11/2010



    Kaloria është energjia që marrim përmes ushqimit. Nëse marrim shumë kalori, pasoja është shëndoshja. Deri këtu të gjithë janë të një mendjeje. Po sa kalori kanë produkte të ndryshme ushqimore?

    Kur jemi në supermarket, apo në çdo vend që shitet ushqim, gjëja e parë që bëjmë, kur marrim në dorë një produkt të caktuar është të shohim se sa kalori përmban. Jemi apo nuk jemi në dietë kjo nuk ka shumë rëndësi, sepse thuajse gjithmonë njerëzit janë të prirur që të blejnë ushqimet që kanë më pak kalori duke menduar se kanë bërë zgjedhjen e duhur. Por sipas disa ekspertëve mund të ndodhë që pikërisht numërimi, apo marrja në konsideratë e kalorive mund të na shëndoshë më shumë. Kjo sepse mënyra aktuale e numërimit të kalorive ka shumë të meta në vetvete dhe si pasojë numri i kalorive që gjendet në etiketat e produkteve ushqimore dhe në librat e dietave është gabim në masën 25%.

    Po të hani ushqime me 20 kalori më shumë në ditë do të thotë që brenda një viti do të shtoni pa frikë 2 kilogramë. Tani bëni një llogaritje që këto 20 kalori më shumë i merrni nga çdolloj ushqimi. Në këtë rast kemi një efekt të shumëfishuar dhe një shtim në peshë në dukje të pa shkak dhe të pajustifikuar. Nëse kjo teori është e drejtë, ajo mund të shpjegojë se përse ata që përpiqen me të gjitha forcat që të bien në peshë duke llogaritur kaloritë e ushqimeve që konsumojnë, vazhdojnë që të shëndoshen dhe të çuditen nga një gjë e tillë. Mos vallë dietologët i kanë bërë më kot llogaritë e kalorive. Le të shohim se çfarë thotë studimi në fjalë.


    Kaloria është energjia që marrim përmes ushqimit. Nëse marrim shumë kalori, pasoja është shëndoshja. Deri këtu të gjithë janë të një mendjeje. Po sa kalori kanë produkte të ndryshme ushqimore? Mënyra aktuale e numërimit të kalorive të ushqimit bazohet në tabelat e krijuara 100 vjet më parë nga një kimist bujqësor që quhej Wilbur Olin Atwater. Ai përdori një pajisje që quhej kalorimetër dhe funksionimi i saj konsistonte në djegien e porcioneve të caktuara ushqimore dhe më pas në matjen e sasisë së energjisë që përftohej. Më pas ai llogariste sasinë e energjisë që përdorte trupi, përmes llogaritjes së energjisë së ushqimit të patretur në jashtëqitje apo mbetjet e tjera. Kështu ai arriti në përfundimin se çdo gram karbohidrati prodhonte 4 kalori, një gram yndyrë prodhonte 9 kalori dhe 1 gram proteinë prodhonte 4 kalori. Këto shifra janë konsideruar si “të shenjta” deri më sot. Megjithatë, sipas studimit të fundit të sapobotuar në revistën “New Sientists”, disa ekspertë të të ushqyerit e kanë vënë në dyshim këtë mënyrë përllogaritjeje të kalorive që përmbajnë produkte të ndryshme ushqimore. Disa prej tyre janë partizanë të një mënyre të re të llogaritjes së kalorive. Në bazë të kësaj përllogaritjeje të re yndyra ka 8.7 kalori për gram (jo 9) dhe karbohidratet kanë 3.8 (jo 4) dhe së fundi proteinat kanë 3.2 (jo 4). Kjo diferencë tregon se për vite të tëra ne kemi nënvleftësuar numrin e kalorive të disa ushqimeve në masën 25%.

    Një nga kritikat kryesore ndaj mënyrës aktuale të përllogaritjes së kalorive të ushqimeve që përzgjedhim është që trupat tanë e shpërbëjnë ushqimin në mënyrë mekanike dhe djegia e kalorive në organizmin njerëzor nuk mund të matet me të njëjtën mënyrë me të cilën kimisti Atwater mati kaloritë 100 vjet të shkuara. Sipas mënyrës së re të matjes së kalorive të produkteve të caktuara ushqimore, kjo është një nga arsyet që tregon se metoda e deritanishme nuk është plotësisht e saktë dhe mund të konsiderohet më shumë si një vlerë e përafërt. Ndërkohë, sasia e energjisë e domosdoshme për të zhbërë, apo copëtuar ushqimin kimikisht është e ndryshme. Kjo sepse përbërja e ushqimeve është e ndryshme dhe përbërja ndikon në sasinë e energjisë së harxhuar për tretjen e tyre. Ushqimet me përbërje të butë nuk kërkojnë ndonjë përpjekje të madhe për t’u shpërbërë e për t’u tretur, ndaj organizmi në këtë rast përdor shumë më pak kalori se në rastin e ushqimeve me përbërje të fortë që kërkojnë më shumë përpjekje dhe si pasojë harxhojnë më shumë. Dy vjet të shkuara, një studim i Universitetit të Tokios testoi 450 gra të reja dhe vlerësoi dietën e tyre në varësi të vështirësisë së ndryshme që i duhej organizmit për të tretur ushqimin. Sipas këtij rezultati gratë që hanin sasi më të madhe “ushqimesh të forta” kishin dukshëm një bel më të hollë se ato që hanin ushqime të buta, pra që treten pa shumë sforco nga organizmi. Përbërja e ushqimeve mund të jetë një nga faktorët më të rëndësishëm të parandalimit të obezitetit. Në një tjetër studim japonez, shkencëtarët ushqyen një grup minjsh me ushqim me përbërje të fortë dhe një grup me ushqim me përbërje të butë për të parë nëse lloji i ushqimit kishte apo jo ndikim në sasinë e kalorive të konsumuar nga trupi për tretjen e tyre. Në përfundim të eksperimentit ata zbuluan se minjtë që ishin ushqyer me ushqim të butë kishin më shumë prirje për t’u bërë obezë, krahasuar me grupin tjetër. Dhe të mendosh se të dy grupeve iu dhanë vërtet ushqime me përbërje të ndryshme, por me kalori të njëjta. Sipas shkencëtarëve, shumë e rëndësishme është edhe mënyra e gatimit të ushqimit që ndikon dukshëm si në përftimin e kalorive, ashtu edhe në kaloritë e përdorura për tretjen e ushqimit. Gatimi e tjetërson strukturën e ushqimit, duke e zbutur atë dhe duke e reduktuar kohën që i duhet organizmit për ta tretur. Ai mund ta bëjë ushqimin më të këndshëm dhe të shijshëm, por nga ana tjetër duke e zbutur ul “përpjekjen” e organizmit për ta tretur. Në fakt, mësimi i gatimit të ushqimit u mundësoi paraardhësve tanë që të kursenin shumë kohën dhe energjinë që u duhej për ta mbllaçitur dhe më pas tretur ushqimin gjallë. Kur njeriu i parë nisi që të gatuajë ushqimin energjia që deri në atë kohë shpenzohej për përtypje dhe tretje mund të kanalizohej për gjëra të tjera, për shembull për të zhvilluar më tej trurin dhe për të kryer veprimtari të tjera fizike. E ndërsa në këtë rast i fituari ishte truri, trupi doli i humbur, ose më mirë beli që nisi të bëhej gjithnjë e më i trashë. Në ditët tona pjesa më e madhe e ushqimeve tona është e gatuar, pra e butë, e parapërgatitur, madje në disa raste shumë e gatuar, çka do të thotë që ne nuk shpenzojmë shumë energji për ta përtypur dhe tretur. Rezultati i kësaj është beli ynë gjithnjë e më i trashë. Sipas një profesori të dietologjisë, paraardhësit tanë shpenzonin 5 orë në ditë, ose 425 të kohës së tyre për përtypjen dhe tretjen e ushqimit. Sot një person normal në botën perëndimore shpenzon një mesatare prej 36 minutash për tretjen e ushqimit. Ndikimi i gatimit të ushqimit është konfirmuar edhe në disa studime që i janë bërë disa pitonëve, një gjarpër që nuk lëviz për ditë të tëra pasi ka ngrënë, pasi këtë kohë e kalon me përtypjen dhe tretjen e ngadaltë të ushqimit. Profesorët matën sasinë e kalorive që pitoni shpenzonte për të tretur një copë mishi të gjallë, të grirë dhe të gatuar. Nëse bëhej fjalë për mish të gatuar energjia që shpenzohej për përtypjen dhe tretjen reduktohej në 13%. Nëse mishi do të ishte i grirë, ose i gatuar atëherë trupi do të harxhonte 23.4% kalori më pak për ta tretur.

    Një tjetër test është bërë me karotat dhe zarzavatet e tjera. Kur kafshët konsumonin karota, që janë të forta harxhonin shumë më tepër kalori se në rastin kur konsumonin zarzavate të tjera të buta. Pyetja që lind është: çfarë ndodh me kaloritë që nuk harxhohen për tretjen e ushqimit të gatuar? Ato thjesht magazinohen rreth trupit dhe shtojnë dhjamin e yndyrat.

    Sipas një kërkimi shkencor për trupin është shumë më e lehtë që të marrë kalori nga ushqimet e përpunuara që kanë në përbërje të tyre miell të pastër. Sipas sistemit konvencional të përllogaritjes së kalorive mendohet se 10% e ushqimit që kalon nëpër zorrë është e patretshme. Megjithatë, sasia e tretjes së disa ushqimeve ndryshon. Rreth 30% e miellit jo të rafinuar nuk tretet, ndërsa produktet që kanë miell të rafinuar treten pothuajse tërësisht. Kjo do të thotë që veçanërisht të gjitha kaloritë në ushqimet e përpunuara treten dhe kaloritë që nuk harxhohen ruhen në trup në formën e rezervave dhe shtresave të dhjamit. Sistemi i llogaritjes së kalorive duhet të japë realisht vlerat që reflektojnë mënyrën e tretjes së ushqimit dhe llojin e ushqimit. Sipas tij, përmbajtja kaloritike e ushqimeve duhet që të rillogaritet sipas një mënyre të re ose sipas energjisë së tretur neto. Ajo përfaqëson sasinë e kalorive që mbeten në trup pasi ky ka harxhuar kaloritë e tretjes. Ndërkaq, një tjetër teori rekomandon edhe këshillimin për mënyrën e gatimit të ushqimeve për të optimizuar sasinë e energjisë që duhet përdorur për ta tretur ushqimin me sa më shumë kalori. Për shembull një këshillë është që ushqimi nuk duhet të zihet shumë, kur bëhet fjala për zarzavatet. Ato duhet të lihen në gjendje sa më të papërpunuar që të jetë e mundur. Në vitin 2002 u mbajt një konferencë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë e cila hetoi në lidhje me mundësinë e ndryshimit të etiketave të kalorive dhe zëvendësimin e tyre me sistemin e ri të përllogaritjes në të cilin përfshihen edhe kaloritë e harxhuara për tretjen e ushqimit. Në mbyllje të konferencës u dol në përfundimin se “problemet që do të dilnin nga një ndryshim i tillë do të ishin shumë më të mëdha se përfitimet që do të përftoheshin nga ndryshimi”.

    SHQIP.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Kaloritë dhe shëndeti i tepërt

    Pse Kaloritë Mund Të Mos Jenë Aq Të Rëndësishme Për Humbjen E Peshës?

    Burime nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thonë se prevalenca globale e mbipeshës dhe obezitetit është rritur në 5 dekadat e fundit.

    Ekziston një konsensus domethënës në komunitetin shkencor ku faktorët mjedisorë, veçanërisht disponueshmëria e lehtë e ushqimeve të përpunuara dhe jeta sedentare, kanë kontribuar në rritjen e normave të obezitetit.

    Rritja e marrjes së kalorive për shkak të qasjes së lehtë të ushqimeve të përpunuara që janë shumë të shijshme dhe të lira dhe aktiviteti fizik i reduktuar, kanë kontribuar në rritjen globale të obezitetit.

    Në këtë pikë ekspertët sugjerojnë që nëse po përpiqeni të humbisni peshtë duhet të zvogëloni marrjen e kalorive dhe praktikimin e rregullt të aktivitetit fizik.

    Por pse marrja e përgjithshme e kalorive mund të mos jetë aq e rëndësishme?

    Një rol kritik në menaxhimin e peshës trupore luan edhe cilësia e ushqimit. Krahasuar kjo edhe me marrjen e përgjithshme të kalorive.

    Në mënyrë të veçantë, konsumi i karbohidrateve të përpunuara që shkakton një rritje të shpejtë të niveleve të glukozës në gjak dhe rezulton në ruajtjen e tyre si yndyrë.

    Akumulimi i shtuar i yndyrës krijon një sërë reagimesh në organizëm, si shtimi i urisë dhe konsumimi i mundshëm i ushqimeve të pasura me kalori.

    Ekspertët besojnë se është pikërisht rritja e depozitimit të yndyrës për shkak të konsumit të karbohidrateve të përpunuara dhe rritja e marrjes së kalorive, ajo që çon në obezitet.

    Por sipas të dhënave të AgroWeb.org, krahas kalorive të tepërta, ndryshimet metabolike dhe hormonale që ndodhin si përgjigje ndaj konsumimit të ushqimeve të caktuara, janë shkaku kryesor i shtimit në peshë.

    Megjithëse marrja e kalorive tenton të rritet gjatë pubertetit, disa ekspertë mendojnë se ndryshimet biologjike janë një ndër shkaqet kryesore të shtimit në peshë.

    Për më tepër, zvogëlimi i marrjes së kalorive mund të jetë e suksesshme si një strategji për humbjen e peshës vetëm për një afat të shkurtër kohor.

    Kjo është për shkak të përshtatjes së trupit me marrjen e ulët të kalorive, e cila shpesh here rrezikon të cojë edhe në rritje të urisë.

    Në përputhje me këto përfundime, studiuesit rekomandojnë se një person ka më shumë gjasa të arrijë të humbasi peshë duke modifikuar cilësinë e mënyrës së të ushqyerit, në vend që të zvogëlojë marrjen totale të kalorive.

    Një strategji praktike është zëvendësimi i ushqimeve të përpunuara më me ushqime me yndyrna të shëndetshme si arrorët, fara, frutat, perimet, vaji i ullirit, duke lejuar kështu marrjen e moderuar të karbohidrateve.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/pse-kalo...bjen-e-peshes/

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Kaloritë dhe shëndeti i tepërt

    Sa Kalori i Duhen Trupit çdo Ditë – Si të Mbani Peshën e Duhur

    Në kohët e sotme kur shumë njerëz janë në kërkim të perfeksionit, kaloritë janë si gogoli.

    Kaloritë janë një term me të cilin abuzohet shumë, sidomos për njerëzit që kanë nevojë të dobësohen.

    Ekspertët e AgroWeb.org sqarojnë se kaloritë janë shumë më tepër se një njësi matëse e një ushqimi që të shëndosh.

    Në terma ushqimorë, kaloritë janë sasia e energjisë që ofron një ushqim.


    Sa Kalori Ju Nevojiten Në Ditë

    Sipas udhërrëfyesve të Departamentit të Ushqimit në Shtetet e Bashkuara, një grua ka nevojë për 1,600-2,400 kalori në ditë.

    Burrat nga ana tjetër kanë nevojë për 2000-3000 kalori në ditë.

    Sidoqoftë, sasia e saktë e kalorive për një njeriu është në varësi të këtyre faktorëve:

    Mosha,
    Pesha,
    Gjatësia,
    Stili i jetesës,
    Shëndeti
    Aktiviteti fizik

    Me kalimin e moshës, ritmi i metabolizmit të njeriut ngadalësohet shumë.

    Kjo pakëson edhe nevojën e njeriut për energji.

    Për shembull, vajzat nga 19-25 vjeç kanë nevojë për deri në 2000 kalori në ditë.

    Pas moshës 51 vjeçare, sasia e nevojshme e kalorive zbret në 1600.


    Djegia e Kalorive Në Mënyrë Të Shëndetshme

    Trupi i njeriut ka nevojë për energji që të funksionojë.

    20 përqind e energjisë që marrim nga ushqimet (pra kaloritë) janë të nevojshme për trurin.

    Pjesa tjetër është për funksionet bazë siç është qarkullimi i gjakut, tretja dhe frymëmarrja.

    Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se njeriu mund të djegë kalori edhe duke ngrënë shëndetshëm, pa qenë domosdoshmërisht në dietë.


    Mëngjesi duhet ngrënë rregullisht. Sigurohuni që të konsumoni proteina për një ngopje më të gjatë.

    Vaktet e tjera të ditës duhet të jenë të rregullta. Kësisoj do të humbisni më shumë kalori.

    Mos harroni rregullin e artë të pesë frutave dhe perimeve në ditë. Ato janë të pasura me fibër.

    Hani më shumë kalori që digjen ngadalë. Thjerëzat dhe yndyrnat e shëndetshme siç është avokadoja, kërkojnë më shumë kohë që të çlirojnë energji. Kësisoj nuk do t’ju marrë uria shumë shpejt.

    Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për djegien e kalorive të tepërta ndaj nuk duhet ta anashkaloni.

    Uji është gjithashtu i dobishëm për të ruajtur peshën ideale. Shmangni lëngje dhe pije të tjera jo të shëndetshme.

    Racionet, janë një aspekt i nevojshëm që duhet marrë në konsideratë. Zvogëlimi i racioneve do ju ndihmojë të humbisni peshë në mënyrë të shëndetshme.


    / AgroWeb.org /

    https://agroweb.org/ne-forme/trupi-s...-mbani-peshen/

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926

    Për: Kaloritë dhe shëndeti i tepërt

    Për të mbajtur një peshë të duhur, është e rëndësishme të kontrolloni sasinë e kalorive që konsumoni në ditë. Nëse kaloritë e konsumuara janë më shumë se ato që ndërlidhen me nevojat e energjisë së trupit, atëherë trupi do të ruajë kalori ekstra në formë yndyrnash, duke çuar në rritjen e peshës.

    Për të zbritur peshën, duhet të keni një deficit kalorik, pra të konsumoni më pak kalori se sa i nevojiten trupit. Për të mbajtur një peshë të duhur, duhet të konsumoni kalori në nivelin e duhur për nevojat e trupit tuaj.

    Nevojat e kalorive të trupit ndryshojnë nga personi në person, dhe variojnë në varësi të faktorëve si mosha, gjatësia, pesha dhe aktiviteti fizik. Një mënyrë e thjeshtë për të llogaritur sasinë e kalorive që duhet të konsumoni në ditë është të përdorni një kalkulator online të kalorive, duke përdorur informacione si mosha, gjatësia, pesha dhe nivelet e aktivitetit fizik.

    Në përgjithësi, për të mbajtur një peshë të duhur, ekspertët rekomandojnë që gratë të konsumojnë rreth 2000-2200 kalori në ditë, ndërsa burrat rreth 2500-2800 kalori në ditë. Megjithatë, këto vlera mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve individualë.

    Për të arritur këto nivele të kalorive, është e rëndësishme të konsumoni një dietë të shëndetshme dhe të ushqyesh trupin me ushqime të pasura në nutrientë si proteina, karbohidrate komplekse, fruta dhe perime. Gjithashtu, është e rëndësishme të bëni aktivitet fizik të rregullt, siç është ndërtime muskulare, për të ndihmuar në rritjen e metabolizmit dhe konsumimin e më shumë kalorive.

    Për të mbajtur një peshë të duhur, është gjithashtu e rëndësishme të shmangni konsumin e ushqimeve të pasura në yndyrna dhe sheqer, siç janë ushqimet e procesuara dhe fast food-i. Këto ushqime kanë sasi të lartë të kalorive dhe mund të çojnë në rritjen e peshës nëse konsumohen në sasi të tepërt.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Kaloritë dhe shëndeti i tepërt

    Ndiqni këto katër mënyra për të djegur më lehtë kaloritë

    Djegia e kalorive është gjithçka që ju duhet për të rënë nga pesha por pastaj vjen stërvitja, dieta dhe ndryshimet e jetesës që asnjëri prej nesh nuk dëshiron t’i bëjë.

    Nëse doni të hani, dhe ju mendoni se është e shëndetshme dhe e mirë për ju që të keni tre deri në pesë vakte ose ushqime në ditë.

    Ka disa mënyra për të djegur kalori dhe pa ngrënë si p.sh:

    Pini më shumë ujë – Shumica prej nesh nuk e dinë se jemi të dehidratuar por vetëm uji është një mënyrë e mriz për të humbur peshë,pasi shumë prej nesh ngatërrojnë sinjalet e etjjes me ato të urisë. Ka qindra përfitime shëndetësore pirja e ujit.

    Hani më shumë super ushqime – Nëse nuk e dini cilat janë po i listojmë më poshtë: frutat e thata, perimet dhe proteinat. Ata janë plot me vitamina, minerale dhe ushqyes të tjerë që do t’ju mbushin me energji të qëndrueshme dhe do të punojnë më mirë metabolizmin tuaj.

    Zgjidh një hobi aktiv – Nuk ka asgjë më të këndshme sesa një hobi që ju pëlqen vërtet. Sigurohuni që të jetë një aktivitet fizike. Është sikur të ushtrohesh, por nuk e kupton se po e bën për qëllimin dobësimit. Është sikur të mashtrosh trupin tënd me ushtrime.

    Pini kafe – Studimet kanë treguar se kafeina ju ndihmon të digjni kalori më shpejt.


    / Shqip.com / Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/ndiqni...ehte-kalorite/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •