Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549

    Të vdesësh si "fans i Stresit"

    Të vdesësh si "fans i Stresit"

    Denisi i mbushi 19 vjeç në shtratin e spitalit. Prej 6 muajsh ai nuk është as i gjallë, as i vdekur. E vetmja shenjë jete është një .. klithmë e lehtë, e rrallë e shoqëruar me një ngërç të fytyrës në pjesën e syve, si fillimi i një lotimi.. As zë nuk është tamam. Mjekët janë habitur fillimisht por më pas prindërit e kuptuan. Denisi as flet, as ha, as lëviz.. Por ai ndjen vetminë.
    "Nëse njëri nga ne nuk i lëviz këmbën vazhdimisht ose ta prekë në faqe, ai lëshon atë klithmën. Ndaj i rrimë gjithnjë te koka. Djali nuk do të rrijë vetëm.. Dhe unë nuk do ta lë kurrë vetëm..". Nënës së tij, Xhevit, i dridhet zëri.. Denisi është në vdekje klinike.


    ***
    Në 28 prill të këtij viti, Denis Dollapi u sulmua nga bashkëmoshatarë të tij. Denisi ishte fans i Stresit, kurse agresorët fansa të Noizy OTR. Të dy këta këngëtarë kanë mjaft ndikim te fansat e tyre. Të dy shkëmbejnë kërcënime njëri me tjetrin. I fundit prej këtyre kërcënimeve, kaloi gjithë barrierat e etikës dhe u dha në transmetim direkt në televizion dy net më parë në "Zonën e Lirë" të Arjan Çanit. Dhe fansat jashtë studios, janë gjithë sy e veshë.
    Rastet e dhunës mes të rinjve adoleshentë, ndjekës të këtyre dy këngëtarëve, janë shtuar frikshëm. Denisi është njëri nga viktimat. "Ishte gjithnjë i qetë, i pëlqente të pikturonte, të shkruante tekste këngësh dhe të vishej bukur,- thonë shokët. Por djali me origjinë nga Tropoja, që ëndërronte të bëhej muzikant tashmë dergjet në koma në shtëpinë e tij, pasi kaloi disa muaj në spital, pa mundur të rikthehet në jetë pas sulmit. Ai u qëllua 14 herë me thikë. Sulmuesit, "rivalët" e grupit të fansave, e arritën në një lokal të rinjsh, dhe e qëlluan në fillim në këmbë, pastaj në trup e më pas, në zemër..
    Babai i tij, Kujtim Dollapi, nuk e mban dot dhimbjen as sot: "Më treguan shokët.. Ashtu i plagosur djali ka kërkuar ndihmë ta sjellin në spital. Ka shkuar i gjakosur me lekë në dorë tek dy taksi, më pas tek një makinë dhe askush nuk ka dashur ta marrë.. Deri sa është rrëzuar përdhe. Nëse do të shkonte pak më herët në spital nuk do të ishte në këtë gjendje"..


    Kujtim Dollapi kërkon drejtësi. Bashkë me gruan, Xhevin, dhe vajzën ata i rrinë mbi kokë Denisit, me shpresën se do të rikthehet sërish mes tyre si më parë. Nuk largohen asnjë minutë. Një prej tyre duhet të jetë patjetër aty. Ndryshe Denisi nxjerr atë klithmën që ia shtrëngon zemrën nënës së tij, Xhevit:
    "Im bir u bë 19 vjeç dhe nuk më ka trokitur askush në derë për ndonjë problem me të. Nuk e kuptoj se pse duhet të ma bënin djalin kështu për një këngë.. pa asnjë arsye". Ajo gjen forca të tregojë për "Shekullin", tmerrin e ditës kur morën vesh ngjarjen
    "Shkuam menjëherë në spital dhe e pashë që trupi i djalit ishte bërë shoshë. Ai ende mbahej dhe më shikonte në sy, diçka donte të më thoshte. Infermierja më tha të bëhem e fortë dhe të mos reagoja në sy të tij, ndryshe ai do të vdiste menjëherë. Ashtu bëra, durova.. Por zemra ime e di..",- ofshan Xhevi. Por ajo ka besim: "Zoti nuk do ma marrë djalin..."


    Prindërit dhe motra e Denisit thonë se do luftojnë deri në fund dhe me të gjitha mundësitë që Denisi të jetë sërish mes tyre. "Im bir meriton të jetojë. Edhe shteti mund të na ndihmojë, së paku të mund ta çojmë djalin jashtë sepse këtu nuk ka një qendër rehabilitimi për ta trajtuar", - thotë Kujtim Dollapi.

    Liridona: Nuk dua të ndahem nga vëllai, Zoti do bëjë mrekullinë

    "Interesoheni për Denin vëllain tim?!" Liridona është paksa e habitur që një gazetare pyet për Denisin. Motra e vetme e Denisit del të na presë afër shtëpisë së saj dhe na shoqëron me shumë mirësjellje brenda. Ajo ka një fytyrë të trishtuar, shumë të trishtuar. "Unë nuk e di nëse ju keni parë ndonjë njeri në gjendjen e vëllait tim. Është e rëndë. Megjithatë unë prapë rri me të. I tregoj kujtimet që kemi kaluar.. Mami nuk më beson po ai më buzëqesh mua ndonjëherë. Unë e dua, mjafton të jetë mes nesh, është drita e shtëpisë tonë, është gjithçka për ne..".

    Liridona na tregon edhe besimin që ka Denisi, ajo dhe familja e saj tek një vend i shenjtë që quhet Tyrbe në Tropojë. Beson se atje mund të ndodhë mrekullia dhe Denisi të jetë sërish si më parë. "E di që Zoti dhe Tyrbja do bëjnë mrekulli për vëllain tim të mirë. Ai nuk ka bërë kurrë keq në këtë botë, është vëllai më i mirë në botë. Jo, Zoti nuk do na e marrë.."
    Tek shtrati i Denisit vijnë shpesh edhe shokët e tij. I bëjnë muhabet edhe pse nuk janë të bindur se Denisi po i dëgjon. "Denisi nuk ishte nga ata të sherreve. Kurrë nuk bënte sherre me askënd. Adhuron muzikën, shkruan bukur tekste edhe bën vizatime vërtet interesante. S'e kuptojmë pse duhej t'i ndodhte pikërisht Denit kjo",- thotë Ermali që e gjejmë pranë shtratit, gjatë vizitës zonë në familjen Dollapi. Ai dëshiron ta quajë Denisin vëlla sepse ka pirë gjakun e gishtit me të dhe për të gjithnjë kështu do të jetë.

    Mjekët: Është rast i rrallë..

    Për mjekët Denisi është një rast i rrallë. Më saktë, është ngjarje e rrallë, që ai vazhdon e jeton. "Është rast i rrallë që thika të godasë zemrën në ato përmasa dhe pacienti të mos vdesë. Por tashmë problemi është se nga kjo goditje i ka ardhur si pasojë dëmtimi i trurit.. Nga mungesa e qarkullimit të gjakut truri është dëmtuar",- pohon kirurgu që e ka pritur adoleshentin, Skënder Buci. Mjeku shton se 19-vjecari me kalimin e kohës mund të përmirësohet dhe të reagojë.


    Nga Facebook te Zonë e Lirë, një valë mesazhesh dhune që duhen ndalur

    Mesazhet e dhunës në TV dhe në 'Facebook'


    A mund të arrihet "sukses" nëpërmjet dhunës? Kjo është rruga që kanë zgjedhur dy nga të rinjtë e hip-hopit shqiptar Stresi (Arkimed Lusha) dhe Noizy (Rigels Rjaku). Sikur të mos mjaftonin fyerjet në tekstet e këngëve, këngëtarët e kanë çuar konfliktin e tyre në një tjetër nivel: në një luftë bandash që të kujtojnë përleshjet e fund-viteve '80 mes bandave amerikane të rrepit East Coast-Ëest Coast. Konfliktet e atjeshme u pasuan me disa vrasje. Nëpër këtë rrugë po ecin me shpejtësi edhe mbështetësit e dy këngëtarëve, ndaj kjo duhet ndalur sa pa pasur viktima të tjera si Denisi.


    Në emisionin e fundit "Zonë e Lirë" këngëtari Stresi tha se dëshira e tij ishte që konflikti i disa muajve me parë mes mbështetësve të tij dhe atyre të këngëtarit Noizy "të kishte përfunduar ndryshe". Gjatë një evenimenti muzikor, të rinjtë u përplasën me njëri-tjetrin, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk pësoi gjë. Por për Stresin ky happy end, nuk ishte fundi i duhur. "Do të doja një fund ndryshe u shpreh ai", duke dhënë një mesazh që fansat e tij ndoshta do ta lexojnë në një tjetër mënyrë. "...S'ka mëshirë për bandën tjetër". Madje në bisedë e sipër me drejtuesin e emisionit Stresi jep edhe një tjetër mesazh me nënkuptim. Duke përshkruar armën të cilën kishin adhuruesit e tij, "jo shot gun por sharrs" - saktëson ai moderatorin kurioz.


    "Një ditë o ai o unë" - vijon më tej në transmetim direkt. Ky ultimatum i drejtohej vetëm Noizyit. Moderatori i "Zonë e Lirë" e zhvendos bisedën te familja, duke e pyetur 24 vjeçarin se si reagonte babai i tij kur dëgjonte këtë vendim të të birit. "ai e di se si jam", përgjigjet këngëtari, duke buzëqeshur. Biseda përfundoi me një tjetër deklaratë. "I love geto, I ëill day for geto" (e dua geton do vdes në geto). Po në cilën geto?
    Në vendin tonë, në rast se nuk ekziston një etikë transmetimi, të paktën në letër ekziston një ligj për transmetimet televizive. Ky ligj ndalon transmetimin e mesazheve apo pamjeve të dhunës, të cilat ndikojnë tek fëmijët dhe adoleshentët. Por kur Stresi bënte këto thirrje, mbi ekran nuk kishte asnjë shenjë. Çuditërisht logoja u vu pas bisedës me Stresin. Vetë moderatori i emisionit Arjan Çani i pyetur dje nga Shekulli, lidhur me këto mesazhe dhune, nuk donte të komentonte duke dhënë vetëm disa lëvdata për "emisionin e tij ndryshe". Në polici është e pamundur të marrësh një prononcim zyrtar për gjëra të tilla. I pyetur nëse duhej të arrestohej dikush që jep mesazhe dhune në TV, një zyrtar policie (edhe ky duke kërkuar të ruajë anonimatin) u përgjigj me një kundër-pyetje: "Po pse nuk e dini ju, djali i kujt është ai tipi..?!"


    FACEBOOK
    Armë dhe poza kërcënuese të imituara. Këto janë ajo çka gjen në profilin në Facebook të njërit prej "rivalëve" muzikorë të Hip-Hopit, Stresit. Në profilin që ka mijëra fansa është e vështirë të hysh për shkak të masivitetit, por pasi hyn ajo që sheh janë këto foto.

    Shekulli
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    hahahahhahahhahahhahahahah

    loooooooooooooooool

    ca injorantesh mban kjo bote
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Eh!Stresi eshte pun muti.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Don't Lexo Postimin
    hahahahhahahhahahhahahahah

    loooooooooooooooool

    ca injorantesh mban kjo bote
    ...duke filluar qe nga ty. Ca ka per te qeshur me kete histori?! Nje 19 vjecar po perpiqet te luftoje me vdekjen se njerezit jane kthyer ne kafshe. Ajo qe me ben pershtypje me teper ne gjithe kete histori eshte se si ky djale me leke ne dore shkoi te tre makina dhe asnje nuk e ndihmoi. Njerez te paskrupullt.

  5. #5
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Shume e dhimbshme, te iki djali 19vjecar per nje kenge. Kafsheria dhe injoranca atje. Pu pu pu, e tmerrshme!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    ...duke filluar qe nga ty. Ca ka per te qeshur me kete histori?! Nje 19 vjecar po perpiqet te luftoje me vdekjen se njerezit jane kthyer ne kafshe. Ajo qe me ben pershtypje me teper ne gjithe kete histori eshte se si ky djale me leke ne dore shkoi te tre makina dhe asnje nuk e ndihmoi. Njerez te paskrupullt.
    Faleminderit infinty

    te pakten me injorant se nje injorant qe degjo kenge te "stresit" apo "eminemit" dhe qe i duket vetja ... ca di une ... nuk jam prandaj dhe qesha.

    Nuk na duhen te rinje me injorante se une, te vdesi.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Don't Lexo Postimin
    Nuk na duhen te rinje me injorante se une, te vdesi.
    Nuk besoj se dicka e tille eshte e mundur se dukesh qe jua merr te gjitheve ne kthese. Kush je ti qe i uron vdekjen nje te riu se pelqen nje kengetar qe ty s'te pelqen? O zot i madh ca mban kjo toke.

  8. #8
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    INFINITY ajo është një fatkeqësi vërtet por është një fatkeqësi e kërkuar.
    Kot që të pyes, e ke parë ndonjëherë "Stresin"?
    Të japësh jetën për "Streçen" është vërtet ta hedhësh dëm.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Nuk besoj se dicka e tille eshte e mundur se dukesh qe jua merr te gjitheve ne kthese. Kush je ti qe i uron vdekjen nje te riu se pelqen nje kengetar qe ty s'te pelqen? O zot i madh ca mban kjo toke.
    Dakort, me trego ti mua se ku ka te vej me injorance se kaq ? Te vdesesh per nje tr@p qe eshte plehre, qe sdi ca shkruan, sdi ca flet, sdi te lidhi dy fjale etj. Per nje tr@p te cilin as nuk e njef, po ta shihte "stres VIP-a" kete injorantin qe po vdes tani ne rruge/club apo dic te tille do bente me gisht nga ky (qe po vdes) dhe do thoshte: "Shikojeni se ca budallai, ai do qe te bej foto me mua"!

    Stresi si dhe te gjithe raperet tjere te cilet frymezojne katunaret si puna e ketij injorantit qe po vdes qe te vrasin njeri-tjetrin, ne kohen kur rrijne gjithe kohes duke bere shaka me ta ... jane plehrat me te medha ne bote, me te ndyra, ndersa ky eshte dhe me plehre se ai ... qe degjon/frymezohet do te behet si ai plehra .
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    INFINITY ajo është një fatkeqësi vërtet por është një fatkeqësi e kërkuar.
    Kot që të pyes, e ke parë ndonjëherë "Stresin"?
    Të japësh jetën për "Streçen" është vërtet ta hedhësh dëm.
    Une po diskutoj ne parim se as nuk e kam idene se kush eshte Stresi dhe ajo qe e ka bere Stresin. Megjithate ti po flet sikur ky 19 vjecari donte te vdiste per nje kenge.

    Mqs me pare u permend Eminem dhe po flisni per keta fansat e flakte, me kujtuat nje histori kur punoja ne ER. Eminem kishte ardhur ne Chicago dhe kishte nje koncert te madh ne AllState Arena. Zakonisht ka vullnetare, mjeke dhe infermier, qe shkojne ne kete koncerte ne rast se ndodh dicka dhe shkuan disa nga ER-i jone. Nje te plasur nje sherr aty mes ca fansave dhe kur policet dhe keta mjeket u futen ne turme se njeri u ca keq ne koke, Eminemi ne vend qe te bente thirrje per ndalimin e sherrit, por ju bente thirrje ne mikrofon fansave qe te hidheshin kunder policeve dhe mjekeve dhe ketyre te ambulances. Kur u kthyen ne ER keta miqte, dukeshin sikur kishin qene ne ring boksi se kishin filluar te gjuheshin me fansat rreth e perqark per te dale qe aty, dhe te gjithe thane qe nuk e dime se si i kemi shpetuar vdekjes. Tani me thuaj pak, keta policet dhe mjeket e infermier vajten atje per te dhene jeten per Eminem-in?!

    Fansa te tille ke kudo megjithate ajo nuk do te thote qe ata kerkojne vdekjen.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •