Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    Poezia juaj e preferuar nga poetë shqiptarë apo të huaj!

    Kjo ketu poshte eshte dhe kenge ne gjuhen spanjole dhe angleze por gjithashtu dhe poezi nga nje poet qe tgjithe e njihni. Une e kam sjellur si kenge.

    Ne se bashku
    nga atje u larguam
    kerkuam prova
    qe t'argumentojme
    faktin qe ai ze
    ishte i cuditshem

    ai ze ishte i cuditshem (4x)

    Ai ze ishte vete ai
    ai qe e kemi frike
    ai qe s'vdes
    pa te vrare
    ai qe te lendon
    pa e lenduar
    ai qe te gjen
    pa e kerkuar

    ai ze ishte i cuditshem

    jam i sigurte
    qe ishte aiii (qe ishte) aiiiii

    Ai do te te vras
    nga brenda
    do perfundosh
    si e cmendur
    por (por) por (por)
    ti po thua
    (realitetin) realitetin (realitetin)
    ti s'je e cmendur
    ti je viktima
    (ti je viktima
    ti je viktima)
    ti je viktima
    (ti je viktima)

    Zoti s'te ndihmon
    kerkon qe ta besh
    veteeee
    shpeto veteeen
    largoje ateee
    digje shpirtiiiiiin
    mos kerko
    meshireeeee
    ndihmeeee
    fuqiiiii
    s'do gjeeeesh

    Ndihmojeee
    meshirojeee
    shpetojeeee
    veteeen
    nje hereeeeeeeeeee
    pergjithmoneeeeeeeee

    ai ze ishte i cuditshem.
    Kjo per mua eshte poezia me e mire ... por per ju ?

    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Don't , kush e ka shkrue ?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    José de Espronceda
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2010
    Postime
    146
    Don`t, e kam veshtire te percaktohem per nje te vetme.
    Nga poetet e huaj,kjo me poshte (nga J.W.Goethe) eshte njera nga me te dashurat per mua


    Kushtim

    Sërish m’afrohi, hije luhatore,
    Që në rini iu shfaqët syrit tim.
    A të përpiqem tash t’ju ndal përdore?
    Prap më qan zemra për atë vegim?
    Po grahni! Mirë! Me fore urdhrore
    Rreth meje çohi tymit n’agullim;
    Dhe ma trondit si në kërthi krahrorin
    Fryma magjike që ju ndriçon korin.

    Sillni fytyra motesh të gëzuar,
    Hije të dhëmshura me çmallin synë;
    Si një përrallë e vjetër gjysmë e shuar,
    Vjen dashuri e parë me miqësinë.
    Përtrihet dhimbja, ngjallet gjëmë e shkuar
    E jetës nëpër shteg plot labirinte
    Dhe grish të mirët që, për aq orë hareje
    Të rrejtur fatit, vanë para meje.

    Shpirtrat, q’u kam kënduar më së pari,
    Këngët e ra s’po m’i dëgjojnë dot;
    Sa miq që pata tash i mbulon varri,
    Jehonë e tyre ushton e mekur sot;
    Turmës së huaj i ligjëroj së qari,
    Edhe lëvdat’ e saj më duket kot;
    Dhe sish që kënga m’i gëzoi më parë,
    Ndë rrojnë, harbojnë botës së përndarë.

    Një mall që e pata zvjerdhur më zë prapë
    Për shpirtrat që po heshtin n’amëshim,
    Piptimë e këngës sime, si nga nj’arpë
    Eljane, e shkretëz endet pa caktim.
    Më rrjedhin lot’ e drithma më ka kapë,
    E rrepta zemër rreh me mallëngjim:
    Atë q’e kam e shoh si në përrallë,
    Dhe ç’ishte e zhdukur po më del e gjallë.

    E mora nga forumi ketu dhe ne mos gabofsha shqiperimi eshte bere nga
    Prof.S.Luarasi,po s`jam shume i sigurt.

  5. #5
    çarli_mangup Maska e çarli_mangup
    Anëtarësuar
    22-03-2007
    Vendndodhja
    ch
    Postime
    250

    Për: Poezia juaj e preferuar nga poetë shqiptarë apo të huaj!

    Lasgush Poradeci


    Zemra

    Bëj e ri mendohem,
    Të mos t'afërohem,
    Bën e ri mendohesh
    Të mos m'afërohesh.

    Dhe ri bëj e bëjnë
    Mos të shkoj andejnë,
    Dhe ri e bën bejnë
    Mos të shkosh këtejnë.

    Ha! tek bëj kështuzë,
    Hop! të shoh këtuzë!
    Ha! tek bën ashtuzë,
    Hop! buzë-për-buzë.

    Pa me puth një herë,
    Pa të puth dy herë,
    Pa më puth tri herë,
    Të puth tridhjet herë,

    Uf! moj zemrë-e mjerë...

    Zemër-lule-e-verë,
    Gas-e-vrer-përherë,
    Zemër-kopsht-me-erë,
    Zemëra-skëtere.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Për: Poezia juaj e preferuar nga poetë shqiptarë apo të huaj!

    Anës Lumenjve (Poezi nga Fan Noli)
    Arratisur, syrgjynosur,
    Rraskapitur dhe katosur
    Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
    Anës Elbë-s, anës Spree-së.
    Ku e lam' e ku na mbeti,
    Vaj-vatani e mjer mileti,
    Anës detit i palarë,
    Anës dritës i paparë,
    Pranë sofrës i pangrënë,
    Pranë dijes i panxënë,
    Lakuriq dhe i dregosur,
    Trup e shpirt i sakatosur.

    Se ç'e shempnë derbederët,
    Mercenarët dhe bejlerët,
    Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
    Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
    Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
    Ç'e shkretuan anembanë,
    Nënë thundrën e përdhunës
    Anës Vjosës, anës Bunës.

    Çirem, digjem i vrerosur,
    Sakatosur, çarmatosur,
    As i gjall', as i varrosur,
    Pres një shenj' e pres një dritë,
    Pres me vjet' e pres me ditë,
    Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
    Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
    Lark prej vatrës dhe prej punës,
    Anës Rinit, anës Tunës.
    Çakërdisur, batërdisur,
    Përpëlitur dhe zalisur,
    ËndËronj pa funt, pa shpresë,
    Anës Elbë-s, anës Spree-së.

    Dhe një zë vengon nga lumi,
    Më buçet, më zgjon nga gjumi,
    Se mileti po gatitet,
    Se tirani lebetitet,
    Se pëlcet, kërcet furtuna,
    Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
    Skuqet Semani dhe Drini,
    Dridhet beu dhe zengjini,
    Se pas vdekjes ndriti jeta
    Dhe kudo gjëmon trumbeta.
    Ngrehuni dhe bjeruni,
    Korini dhe shtypini,
    Katundar' e punëtorë,
    Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

    Ky ilaç e ky kushtrim
    më bën djal' e më bën trim,
    më jep forc' e më jep shpresë,
    anës Elbë-s, anës Spree-së.
    Se pas dimrit vjen një verë,
    që do kthehemi njëherë,
    pranë vatrës, pranë punës,
    Anës Vjosës, anës Bunës.

    Arratisur, syrgjynosur,
    Raskapitur e katosur,
    brohoras me bes' e shpresë,
    anës Elbë-s, anës Spree-së.


    Besoj se ka plot poezi shqiptare te bukura por kjo me duket e shkruar per te gjithe kombin.Te gjithe ne e kuptojme njesoj kete madheshti.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Besa001
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Postime
    59

    Për: Poezia juaj e preferuar nga poetë shqiptarë apo të huaj!

    Ner shume to, po filloje me te keto (qe pash te jen publikuar edhe ne kete forum):

    FËMIJËVE TË MI

    Këmbëkryq tek dera ua lash zanatin e skamjes
    Dhe të drejtën për ta shikuar atdheun
    Përherë në sy

    Sabit Idrizi


    KA DIELL PËR TË GJITHË
    (Shkruar më 17 shkurt 2008)

    Asgjë e jashtëzakonshme, biri im
    Dielli lindi

    Në gjoksin tënd të njomë
    Në ballin tënd të hapur
    Po dritëson

    Merre hisen tënde të qiellit
    E qëndisi shekujt e dashurisë
    Me rreze

    E as mos ia lë
    E as mos ia merr kujt kurrë

    Sabit Idrizi


    LIRIA
    Liria është e drejta që të mos kesh kurrë të drejtë
    Ta bësh pazar diellin

    Ajo është gjithçka e mirë që e dëshiron
    Edhe për atë tjetrin

    Liria është vënia e dorës në zemër
    Kur të vjen në shteg të bësh çka të duash

    Sabit Idrizi

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Besa001
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Postime
    59

    Për: Poezia juaj e preferuar nga poetë shqiptarë apo të huaj!

    Atdheu eshte dhimbje

    Atdheu s'eshte sa sedilja e makines tende,
    sa karrigia e zyres,
    sa dhoma komode
    A me degjon,
    ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,
    per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?
    Atdheu s'eshte loje kalamajsh.
    Atedheu eshte dhimbje.
    O Zot,
    Dhembje!

    Bardhyl Londo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Besa001 : 08-01-2013 më 11:57 Arsyeja: korrigjim

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •