Nė mund

Nė mund t’u shpėtosh flakėve tė ferrit,
kur nė prag tė shtėpisė tė vijnė.
E tė mos rrish, po tė shkosh drejt territ,
tė bėhesh drita qė dot s’po ndrin.

Nė mund t’ia dalėsh nderit e besės
e fjalėn e burrit gjithmonė ta mbash.
Tė kesh durim me fijen e shpresės,
tė jesh trim, po jo tė mos qash.

Nė mund gjith’ njerėzit t’i njohėsh
pa thėnė kurrė i kontrolloj.
Tė gjithė botėn tė shkosh ta shohėsh,
por dheun tėnd ta duash njėsoj.

Nė mund e po pate mundėsi,
tė ulėsh kokėn e tė punosh.
Nė mund tė bėsh njė pasuri
dhe vetė lekut t’i rezistosh.

Tė punosh kur tė gjithė rrin’,
derisa djersa curg tė shkojė.
Nė mund ta bėsh pa ‘njė ankim,
ta bėsh dhe tjetrin punėn ta dojė.

Nė mund t’arrish gjer nė majė
e nga lart ta shohėsh botėn.
Nė mund atje lart tė shohėsh djaj
dhe prapė lart ta mbash kokėn.

Shpirtin djajve t’ua shesėsh vėrtet
dhe pa dhimbje ta flakėsh at’ shpirt.
Pėr kė pas teje pret kjo jetė,
pėr mrekullinė qė solle nė drit’.

Se jo gjithmonė e drejta fiton,
nė mund tė drejtėn tėnden ta bėsh.
Nė mund tė fitosh njė luftė qė s’mbaron
e me shpirtin gjithmon’ nė paqe tė jesh.

Vec nė mund, atėherė mė thuaj,
mė thuaj miku im, tė shkoj i qetė.
Fjalėt e mia me thonj do t’i shkruaj.
Pėrtej kėsaj bote, fillon tjetėr jetė...